Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia eshte nje cader qe ka difektin te kthehet sa here qe fillon koha e keqe.
--- Veron

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Gjuha :: Arbėreshėt, standardi shqip i pėrjashtuar
Postuar nga: Albo

Gjuha Profesor Italo Fortino titullar prej vitesh i Katedrės sė Gjuhės Shqipe flet pėr “Shekullin”.

“Nė njė fshat arbėresh ku studiuesit arbėreshė flitnin nė njė arbėrishte tė pėrbashkėt, njerėzit e pranishėm kuptuam mjaft mirė, ndėrsa kur folėn studiuesit shqiptarė patėm nevojė pėr pėrkthimin, pėr tė ndjekur punimet. Prandaj parimi themelor ėshtė tė kuptuarit: nuk dėshirojmė tė shkruajmė pėr njė pakicė ekstreme, pėr njė elitė studiuesish shumė tė kufizuar”

A ėshtė i mundshėm njėnjėsim gjuhėsor i tė folmeve arbėreshe nėpėrmjet hartimit tė gramatikave apo fjalorėve? Nė pjesėn e dytė tė intervistės, Profesor Italo Fortino drejtuesi i Departamentit tė Europės Lindore nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė tė Universitetit tė Napolit “L’Orientale” dhe titullar prej vitesh i Katedrės sė Gjuhės Shqipe pranė kėtij Departamenti, pėrgjigjet mes tė tjerash pėr “Shekullin” se pėrjashtohet absolutisht gjuha standarde shqipe. Kjo pėr faktin e thjeshtė se arbėreshėt, me aq njohje tė zakonshme tė gjuhės, nuk e kuptojnė atė. Nisur nga parimi i tė kuptuarit do tė bėhen tė gjitha zgjedhjet e mundshme tė ardhmen.

Sa ndihmojnė tradita e shkruar e hershme si dhe pėrpjekjet e sotme pėr hartimin e gramatikave apo fjalorėve tė tė folmeve arbėreshe nė njė njėsim tė mundshėm gjuhėsor?

Duhet tė mbajmė parasysh qė Ligji 482 i vitit 1999, i cili mbron pakicat gjuhėsore historike nė territorin italian, prandaj edhe atė arbėresh, flet pėr mbrojtjen e gjuhės sė folur, dmth. mbron variantet arbėreshe qė fliten nė ēdo fshat, por, meqė bėhet fjalė edhe pėr kulturėn arbėreshe, kuptohet qė duhet tė studiohet edhe letėrsia arbėreshe, pra gjuha e shkruar, si edhe nė nivelin mė tė lartė edhe shqipja, sepse disa autorė arbėreshė kanė shkruar dhe shkruajnė shqip. Kur flasim pėr njė njėsim tė gjuhės arbėreshe i referohemi gjuhės sė shkruar, dhe njė gjuhe tė shkruar qė mund ta kuptojnė tė gjithė arbėreshėt ose sė paku shumica e arbėreshėve. Pėrjashtojmė sė pari gjuhėn standarde shqipe, sepse arbėreshėt, me njohje tė zakonshme tė gjuhės, nuk e kuptojnė. Njė shembull sqaron gjendjen e kuptimit tė shqipes: mė 1 maj 2004 me rastin e promovimit tė librit Opera letteraria tė Vorea Ujkos nė njė fshat arbėresh ku studiuesit arbėreshė flitnin nė njė arbėrishte tė pėrbashkėt, njerėzit e pranishėm kuptuam mjaft mirė, ndėrsa kur folėn studiuesit shqiptarė patėm nevojė pėr pėrkthimin, pėr tė ndjekur punimet. Prandaj parimi themelor ėshtė tė kuptuarit: nuk dėshirojmė tė shkruajmė pėr njė pakicė ekstreme, pėr njė elitė studiuesish shumė tė kufizuar. Nga ky parim rrjedhin tė gjitha zgjedhjet. Edhe kur flasim pėr ndihmėn qė mund tė japė tradita e shkruar e sė kaluarės duhet tė dallohen autorėt qė kanė shkruar nė mėnyrė tė qartė, me njė leksik tė kuptueshėm, nga autorėt qė paraqesin vėshtirėsi nga pikėpamja leksikore, si edhe nė disa raste edhe nga pikėpamja sintaksore. Gramatikat arbėreshe mė tė fundit qė janė shkruar me qėllime didaktike, mendoj qė kanė shumė rėndėsi, si edhe fjalorėt, sepse janė njė pėrpjekje pėr tė sistemuar nė mėnyrė organike kategoritė gramatikore, si edhe leksikun. Nga kėto studime shfaqet njė prirje, patjetėr interesante, qė na ēon nė njė njėfarė forme gjuhėsore tė pėrbashkėt. Pėr sa i pėrket leksikut, nė veēanti, shpresoj qė tė arrihet nė njė fjalor qė dallon leksikun e gjallė, atė ende tė pėrdorur nė fshatrat arbėreshė, dhe leksikun e gjuhės sė shkruar, atė qė rrjedh nga vjelja e veprave. Nė fund do tė ishte interesante tė njihet sa nga leksiku i shkruar sot ėshtė i kuptueshėm, pra i pėrshtatshėm tė hyjė nė pėrdorimin e zakonshėm tė gjuhės sė shkruar dhe tė folur. Nė kėtė drejtim i sugjeroj Autorit tė Fjalorit tė Arbėreshvet (E. Giordano) tė planifikojė njė botim tė dytė qė mban parasysh njė punė tė tillė.

Si mund tė shmanget rreziku i krijimit tė njė gjuhe artificiale?

Duhet shumė kujdes tė mos krijohet njė gjuhė artificiale, me elemente qė popullsia nuk i njeh si tė vetat. Do tė ishte mbarimi i eksperimentimit tė mėsimit tė gjuhės arbėreshe, sepse asnjeri nuk do ta ndiqte. Ėshtė kjo arsyeja pse nuk mund tė pėrdoret shqipja nė tė shkruar nė fshatrat arbėreshė. Duhet njė ndjeshmėri tė veēantė e cila respekton nevojat psikologjike tė njeriut. Pėrballė mėsimit tė njė gjuhe, si arbėrishtja, qė nuk ka njė funksion tė fortė pėr sa i pėrket dobishmėrisė praktike, sidomos tė rinjtė arbėreshė janė nė rrezik tė kalojnė drejt nė italishten e shkruar, pa shumė probleme, sepse ėshtė gjuha mė e lehtė pėr ta shkruar dhe qė ka mė shumė mjete mėsimi dhe raste njohjeje, siē ndodh nė fakt tani nė tė gjitha fshatrat arbėreshė. Ruajtja e kulturės dhe e gjuhės arbėreshe, me tė folur dhe me shkrim, duhet tė bėhet nė mėnyrė harmonike me kulturėn e gjallė, prandaj duhet tė veprohet me kujdes. Arsyet psikologjike na thonė qė ėshtė e dobishme tė njihet kultura amtare, nė mėnyrė tė plotė, pėr arsye kulturore, psikologjike dhe etniko -humanitare: sė pari sepse ēdo kulturė ka njė vlerė mė vete e cila kujton historinė dhe pėrmban botėkuptimin e njė popullsie; sė dyti sepse gjuha, ashtu si kultura amtare nė pėrgjithėsi, ėshtė gjuha e zemrės dhe ruhet sepse identifikohet me familjen dhe me komunitetin mė tė afėrt. Nga respekti i kulturės dhe gjuhės familjare dhe fshatare varet edhe rritja e njeriut nė mėnyrė harmonike. Dhe sidomos sot nė njė botė tė ndėrlikuar dhe me shumė tronditje shpirtėrore, ka rėndėsi harmonia e zhvillimit psikologjik dhe kulturor tė njeriut pėr t’i garantuar ekuilibrin dhe qėndrueshėrinė mė tė plotė; sė treti sepse ēdo kulturė ose etni qė dobėsohet dhe vdes ėshtė njė dobėsim i pėrgjithshėm i tė gjithė njerėzimit. Me njė kulturė qė vdes, vdes njė pjesė tė njerėzimit.
Mekanizmi i cili mund tė garantojė esencialisht kalimin nė shkrimin ėshtė gradualiteti, nė mėnyrė qė studentėt tė mėsojnė tė shkruajnė duke e pėrvetėsuar gjuhėn qė shkruajnė, dmth. nuk duhet ta ndiejnė si gjuhė tė re, por si gjuhė tė vetėn qė ata provojnė tė shkruajnė. Prandaj sė pari ata mėsojnė tė shkruajnė gjuhėn qė flasin dhe gradualisht zgjerojnė horizontin me njė gjuhė qė pėrmban disa elemente qė e lartėsojnė atė gjuhė, siē ėshtė natyrisht gjuha e shkruar e ēdo populli.

A mbani lidhje me institucione simotra nė Shqipėri dhe ku kanė synuar ato? Ndjeheni tė pėrfshirė nė problematikat qė kalon shkenca gjuhėsore sot apo tė lėnė mėnjanė?

Prej gati 15 vjetėsh midis Universitetit “L’Orientale” tė Napolit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, dhe nė veēanti me Institutin e Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje kulturore qė po punon shumė mirė. Kemi organizuar disa seminare pėr probleme tė letėrsisė dhe tė gjuhėsisė shqiptare me shumė dobishmėri pėr tė dyja palėt. Mjafton tė shfletosh dy vėllimet e lartpėrmendura, Albanistica Novantasette si edhe Albanistica Duemiladue qė pėrmbajnė tė gjitha referatet e mbajtura nė kėto seminare. Falė kėsaj marrėveshjeje po botohet, siē kam kujtuar pak mė parė, Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe. Nė vitet e ardhshme marrėveshja do tė ketė njė funksion edhe mė tė rėndėsishėm sepse Departamenti i Studimeve tė Europės Lindore, qė drejtoj unė, do tė ndėrkombėtarizojė Doktoratėn pėr Kulturat e Europės Lindore, ku do tė ftohen tė marrin pjesė Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė dhe Universiteti i Tiranės pėr njė bashkėpunim shkencor dhe didaktik mė tė fortė dhe tė frytshėm.
Pėr sa i pėrket problematikės sė shkencės gjuhėsore shqiptare ndjek me interes tė veēantė zvillimet e debatit pėr ēėshtjen e shqipes standarde, nė veēanti gėzohem me tė vėrtetė shumė qė ėshtė krijuar njė Kėshill Ndėrakademik pėr Ēėshtjen e Shqipes Standarde. Siē mė duket ky Kėshill merr shumė rėndėsi nė njė moment tė tillė sepse pėrfaqėson tė gjithė botėn shkencore mbarėshqiptare. Nėse nuk gaboj ky Kėshill Ndėrakademik pėrbėhet nga anėtarė nga Shqipėria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Arbėria. Figura si Shaban Demiraj dhe Rexhep Ismajli na thonė se debati bėhet nė nivelin mė tė lartė dhe besoj qė, patjetėr, do tė japė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr pasurimin e gjuhės standarde. Mendoj edhe qė tė gjithė gjuhėtarėt do tė jenė tė kėnaqur sepse mirren parasysh gjuha shqipe dhe arritjet e saj pas 30 vjetėsh nga Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe. Pėrveē kėsaj, shpreh njė gjykim shumė pozitiv edhe pėr metodėn qė ndiqet nė debatin pėr ēėshtjen e shqipes standarde. Me duket qė nuk ėshtė diēka e improvizuar, por njė debat qė mbėshtetet mbi njohje shkencore mė tė avancuarat qė njihen. I referohem takimit shkencor me Prof. Tullio De Mauro, tė mbajtur nė Tiranė mė 5-8 tetor 2005, ku ėshtė rrahur ēėshtja nė vijat teorike tė pėrgjithshme nga tė cilat mund tė rrjedhin drejtimet e pėrshtatshme edhe pėr gjendjen e gjuhės shqipe.

Si i shihni zhvillimet e reja shoqėrore e gjuhėsore nė mbarė trevat shqipfolėse?

Studimi i gjendjes gjuhėsore nė pėrputhje me situatėn e re sociolinguistike mendoj qė ėshtė njė fakt pozitiv, sepse tėrheq vėmendjen e studiuesve pėr tė pėrmirėsuar disa aspekte gjuhėsore qė kanė ngelur tė fosilizuara: ėshtė problemi i gjuhės sė shkruar e cila ndryshon me mė shumė ngadalėsi nė krahasim me gjuhėn e folur. Por mendoj edhe qė duhet tė mbajmė parasysh qė riformulimi i gjuhės bėhet vazhdimisht vetvetiu sepse gjuha nuk ėshtė njė sistem statik, por njė sistem dinamik. Atė e ndryshojnė vazhdimisht folėsit si edhe shkrimtarėt. Prandaj para se tė mirren vendime teorike mendoj qė duhet tė kihet kuadri i situatės sė pėrdorimit tė gjuhės standarde dhe ndryshimet qė mund tė rrjedhin nga pėrdorimi i saj mėse 30-vjeēar. Nėse dihet se si ndryshon gjuha, pastaj edhe gjuhėtarėt kanė mė shumė elemente pėr tė diskutuar dhe pėr t’u orientuar nė kėtė fushė qė mbetet patjetėr delikate. Problemi nuk ėshtė riformulimi i kodit tė standardit vetėm me qėllimin e riformulimit, por duhet verifikuar mė parė nėse ekziston nevoja e riformulimit, dmth. nėse gjendja sociolinguistike kėrkon njė ndėrhyrje nė rishikimin e standardit pėr njė rivlerėsim tė tė gjitha mundėsive gjuhėsore. Besoj edhe qė gjendja e re e Kosovės, qė marshon nė drejtim tė pavarėsisė, kėrkon vėmendje tė veēantė pėr njė zhvillim harmonik tė problemit gjuhėsor. Dhe nėse mbahen parasysh tė gjitha elementet e ēėshtjes sė gjuhės standarde, rruga mė e pėrshtatshme ėshtė ajo e mbėshtetjes nė njė metodė shkencore tė pėrforcuar. Njė ndihmė nė kėtė fushė mund tė vijė nga debati qė sapo filloi me takimin shkencor tė organizuar nga Istituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė i Tiranės (5-8 tetor 2005), ku Prof. Tullio De Mauro u deklarua i disponueshėm pėr njė projekt qė pėrfshin rivelimin dhe skedimin e usus-it tė gjuhės shqipe. Nė fund mė duket njė sukses i madh nė kėtė drejtim Akt-Marrėveshja mes Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė (Akademia e Shkencave e Shqipėrisė) dhe Institutit tė Studimeve Gjuhėsore dhe Letrare (Universiteti “La Sapienza” i Romės) qė ka si qėllim kryesor organizimin e njė grupi studiuesish pėr tė hartuar njė projekt pikėrisht pėr rilevimin dhe skedimin e usus-it tė gjuhės shqipe tė shkruar dhe tė folur. Mendoj qė kjo ėshtė njė bazė e qėndrushme ku mund tė mbėshtetet ēdo debat pėr gjuhėn standarde shqipe dhe njė bazė qė do tė japė njė ndihmė vendimtare pėr sqarimin e pozitave tė rrymave tė ndryshme gjuhėtare.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.