Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Muzika eshte zhurma e mendimit.
--- Hugo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Kulture :: Kultura arbėreshe dhe vendi i saj nė kulturėn shqiptare
Postuar nga: Albo

Kulture Altimari: Kultura arbėreshe e ka vendin nė historinė dhe kulturėn shqiptare

Dr. Franēesko Altimari prej kohėsh ėshtė angazhuar me kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e Universiteteve tė Kalabrisė dhe tė Palermos qė e kanė epiqendrėn e veprimit nė arealet arbėrishtfolėse historikisht mė aktive. Kėta janė prof. Matteo Mandalą, prof. Anton Nikė Berisha, prof. Vinēenc Belmonte, por edhe disa studiues mė tė rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna. Tė gjithė kanė njė objektiv tė pėrbashkėt: botimin e “klasikėve” tė trashėgimisė letrare arbėreshe.

Nė intervistėn e tij Dr. Franēesko Altimari pohon se puna e madhe qė ėshtė bėrė deri sot, duke nisur qė nga veprimtaria studimore dhe filologjike e madhe e prof. Matteo Mandaląs, shto edhe kompletin e veprave tė Zef Skiroit, nė nėntė vėllime, lė vend pėr tė folur edhe pėr njė angazhim tė rėndėsishėm tė kolegėve dhe miqve si Anton Nikė Berisha dhe Vinēenc Belmonte qė janė marrė sistematikisht me kontribute tė rėndėsishme me autorėt rilindės dhe bashkėkohės tė letėrsisė arbėreshe. Dr. Franēesko Altimari (1955) ėshtė titullar i katedrės sė gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Kalabrisė, nė Kozencė. Ka qenė edhe profesor pėr tė njėjtėn lėndė nė Institutin Universitar Lindor tė Napolit, dhe nė Universitetet e Leēes, tė Triestes dhe tė Universitetit katolik tė Milanos. Koordinon doktoratėn ndėrkombėtare kėrkimore nė Albanologji, drejton projektin “Opera Omnia” pėr botimin e tė gjitha veprave tė Jeronim De Radės dhe drejton projektet shkencore pėr krijimin e njė biblioteke elektronike tė teksteve letrare arbėreshe (BETLA) dhe tė arkivit leksikografik tė arbėrishtes sė Italisė (ALA). Zhvilloi deri sot njė veprimtari tė gjerė kėrkimore nė fushėn e studimeve albanologjike, me interesa shkencorė edhe nė ballkanologji, duke pėrqendruar kohėt e fundit kėrkimet e tija sidomos nė filologjinė arbėreshe dhe shqiptare. Ndėr botimet e tij tė fundit mė tė rėndėsishme pėrmendim “Vėzhgime gjuhėsore dhe letrare arbėreshe”, Prishtina 2002, “Homazh pėr De Radėn” (nė DVD), Kozencė 2005 dhe “Jeronim De Rada”, “Kėngėt para Milosaut” ( 1883-1835). Botim teknik, Catanzaro, 2006.

Intervista

Arbėreshėt, edhe duke mos qenė nė trojet e tyre etnike e disi tė shkėputur nga toka amė, gjithmonė jetuan nė "dhe tė huaj" me krenarinė se janė "gjak arbri". A e kanė harruar sot arbėreshėt gjuhėn, kulturėn, traditėn... ?

-Siē dėfton nė mėnyrė domethėnėse historia e arbėreshėve, njė popull mund ta mbajė kulturėn dhe gjuhėn e vet nuk edhe duke mos jetuar nė trojet e veta “etnike”. Nė bazė tė mbajtjes sė identitetit mund tė dėftohet vendimtare – flas kėtu natyrisht pėr komunitetin tonė – krenaria e origjinės sė vet, por sidomos lidhja e ngushtė me njė identitet qė pati njė fleksibilitet qė e shpėtoi. Nga kjo anė komuniteti arbėresh u bė historikisht pararoja e njė fluksi qė nga trojet shqiptare tė Ballkanit mori hov nga fundi i shekullit XX dhe u drejtua nė Perėndim, duke karakterizuar historinė dhe duke kushtėzuar identitetin e vet tė kėtij komuniteti. Nėse e shikojmė pak me objektivitet shikojmė se si identiteti shqiptar karakterizohet nė njė pjesė e mirė si identitet i farkėtuar nga diaspora, dhe ky referim i shėrbeu edhe komunitetit arbėresh, kur pėrballoi krizat e saj mė tė thella. Nė gjendjen e re arbėreshėt po luftojnė, deri sot me sukses, me tė gjitha vėshtirėsitė objektive qė pėrmendja mė parė, pėr tė mbajtur tė gjallė gjuhėn, kulturėn, traditat e tyre, edhe kur jetojnė jashtė komuniteteve tė tyre historike dhe nė diasporėn e re.

Jeni njohės i mirė i letėrsisė sė autorėve arbėreshė, por edhe tė letėrsisė shqipe nė pėrgjithėsi. Nė kėndvėshtrimin tuaj kritik si gjuhėtar dhe studiues i mirėfilltė, cili ėshtė niveli artistik i kėsaj letėrsie nė krahasim me letėrsinė e autorėve tė tjerė qė u krijua nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni apo nga radhėt e shqiptarėve nė Mal tė Zi.?

-Nė krahasim me pakicat e tjera historike, ajo arbėreshe ka nė letėrsinė njė ndėr elementet themeluese tė identitetit tė vet dhe kjo traditė, qė u bė tėrheqėse brenda letėrsisė sė Rilindjes shqiptare edhe pėr letėrsinė e re shqipe qė po krijohej nė trojet ballkanike, i ka rrėnjėt e saj tė largėta dhe tė fuqishme nė vatrat e tė dy komuniteteve arbėreshe mė tė forta nga ana kulturore pėr shkak tė pranisė sė inteligjencies sė kishės katolike lindore tė Kalabrisė dhe tė Sicilisė qė prej dy dhjetėvjetėshave tė parė tė shekullit XVIII. Qė prej asaj kohe lindi te ne Rilindja – natyrisht me baza mė parė fetare dhe pra iluministe – nė pėrpjekjen serioze intelektuale qė bėnė qė prej asaj kohe kishtarėt e kishės arbėreshe pėr tė dalluar nga ana historike, kulturore dhe gjuhėsore, pėrpos anės fetare, identitetin arbėresh –shqiptar nga identiteti grek. Dhe kjo pėrqasje ‘rilindėse’ para kohe qė gjejmė pra tė thelluar gjatė Rilindjes romantike, shoqėroi angazhimin e figurave mė tė ndritura tė inteligjencies arbėreshe, sidomos tė asaj siciliane (kujtojmė kėtu figura tė shquar si ato tė Gjergj Guxetės, Pal Maria Parrinos, Nikollė Keta) qė u bėnė ndėr shtyllat e pėrtėritjes sė parė intelektuale panshqiptare gjatė shekullit tė Iluminizmit. Kjo rrymė e letėrsisė sė pėrbashkėt shqiptaro-arbėreshe, qė i njohu pikat mė tė larta artistike gjatė shekullit XIX, dhe qė ushqeu nė mėnyrė vendimtare krejt procesin e Rilindjes sė Shqipėrisė me njė veprimtari tė gjerė dhe domethėnėse politiko-kulturore-letrare nė shkallė tė gjerė, e rimori hovin e saj pas Luftės sė dytė botėrore me njė letėrsi tė re qė u bė deri nė vitet ’90 dėshmi e njė rryme tė lirė ose liberale nė letėrsinė e diasporės, brenda njė letėrsie shumėdegėshe si ajo shqiptare ballkanike tė kushtėzuar nė mėnyrė tė rėndė nga realizmi socialist dhe nga sundimi i ideologjisė komuniste nė shoqėrinė shqiptare nė vendet e ndryshme tė Ballkanit. Natyrisht sot ajo pėrfaqėson njė ‘rrymė’ e vogėl nė diasporė e kėsaj letėrsie shumės si ėshtė letėrsia shqiptare ballkanike - por nuk ėshtė mė e drejtė ta identifikojmė krejt letėrsinė shqipe nė shumės si letėrsitė nė gjuhėn shqipe? - dhe pėr masat qė ka nuk mund tė krahasohet me letėrsitė simotra, por botimi i veprave komplete tė disa figurave kryesore dhe mė domethėnėse tė kėsaj rryme (pėrmendim kėtu ndėr tė tjerėt shkrimtarė dhe poetė tashmė ‘klasikė’nė letėrsinė moderne arbėreshe si Dushko Vetmo, Voreja Ujko, Lluka Perrone, Zef Skirņ di Maxho, Enxa Skutari, etj.por edhe shkrimtarė arbėreshė sot tė afirmuar nė shkallė kombėtare dhe ndėrkombėtare si Karmine Abate, qė megjithėse shkruajnė veprat e tyre italisht, duhen inkuadruar qoftė brenda letėrsisė italiane, qoftė brenda letėrsisė arbėreshe, duke qenė plurilinguizmi njė ndėr tiparet shprehėse historike tė kėsaj letėrsisė sonė gjatė shekujve.

A mendoni se autorėt arbėreshė kanė zėnė vendin qė e meritojnė nė letėrsinė tonė?

-S’ka dyshim se figurat mė tė ndritura tė letėrsisė dhe tė kulturės arbėreshe e kanė vendin e tyre edhe nė kuadrin e pėrgjithshėm tė historisė sė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare. Disa here ndodhi edhe se kjo ‘pjesė’ e letėrsisė dhe e kulturės kombėtare nuk ėshtė trajtuar se si duhet, dhe ‘hapėsira’ qė u rezervua asaj ėshtė objektivisht mė e ngushtė se sa nė praktikė ajo meriton tė ketė. Ndikoi ndoshta kėtu dėshira tė zmadhohej nė disa faza historike pjesėmarrja e rrymės shqiptare nė kulturėn e pėrbashkėt pėr tė mos t’i jepej opinionit publik tė jashtėm pėrshtypjen se gjoja ėshtė meritė e diasporės dhe veēanėrisht e diasporės arbėreshe nxitja e disa proceseve tė rėndėsishme kombėtare, si p.sh. fenomeni i Rilindjes, qė siē thosha nuk lindi, si edhe sot vazhdohet tė shkruhet pa pėrqasje kritike, nė vitin 1836, kur De Rada e botoi nė Napoli poemėn e tij tė parė ‘Kėngėt e Millosaut’, por sė paku qė prej gjysmės sė shekullit XVIII! Edhe vet figura e De Radės duhet tė ketė centralitetin e duhur brenda kėsaj letėrsie dhe vet letėrsia e shprehur historikisht nga shkrimtarėt dhe nga poetėt arbėreshė si njė kontinuum, qė prej Matrėngės (1592) deri nė ditėt tona, dhe jo si njė ‘aksident’ tė njė faze tė pėrcaktuar letrare-kulturore si ka qenė Rilindja., si njė parantezė e shkurtėr gjallėrie kulturore dhe letrare qė nuk zgjati mė shumė se njė shekull.

Prej kohe jemi angazhuar me kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e Universiteteve tė Kalabrisė dhe tė Palermos pėr botimin e 'klasikėve' tė trashėgimisė letrare arbėreshe. Kur mund tė presim botimin e kėsaj pjese tė rėndėsishme tė thesarit kulturor panshqiptar?

-Prej kohe jemi angazhuar me kolegėt dhe bashkėpunėtorėt e Universiteteve tė Kalabrisė dhe tė Palermos qė e kanė epiqendrėn e veprimit nė arealet arbėrishtfolėse historikisht mė aktive – e kam fjalėn sidomos pėr prof. Matteo Mandalą, pėr prof. Anton Nikė Berisha, pėr prof. Vinēenc Belmonte, por edhe pėr studiues mė tė rinj si Fiorella De Rosa dhe Mikelanxhelo La Luna - nė njė objektiv tė pėrbashkėt: botimin e ‘klasikėve’ tė trashėgimisė letrare arbėreshe. Puna e madhe qė ėshtė bėrė deri sot – mjafton tė pėrmend kėtu veprimtarinė studimore dhe filologjike tė madhe tė kolegut dhe mikut Matteo Mandalą qė pėrfundoi kompletin e veprave tė Zef Skiroit, nė nėntė vėllime, dhe gjithashtu angazhimin e rėndėsishme tė kolegėve dhe miqve Anton Nikė Berisha dhe Vinēenc Belmonte qė janė marrė sistematikisht me kontribute tė rėndėsishme me autorėt rilindės dhe bashkėkohės tė letėrsisė arbėreshe, ėshtė bėrė e njohur sot nė tėrė botėn shqiptare (dhe jashtė saj), duke u lidhur ngushtė edhe me kėtė iniciativė tonė, pėr tė botuar kėtė pjesė tė rėndėsishme tė thesarit kulturor panshqiptar nė kolanėn “Klasikėt e letėrsisė arbėreshe” tė shtėpisė sė mirėnjohur italiane Rubbettino.

Nė projektet e tuaja tė rėndėsishme shkencore mėsojmė se ėshtė krijimi i njė rrjeti arkivor dhe bibliotekar on-line midis qendrave albanologjike tė Kalabrisė dhe tė Shqipėrisė, qė me njė akronim domethėnės pėr kulturėn tonė e keni quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike) ? Cila do tė jetė rėndėsia e kėtij projekti ?

-Kemi nė njė fazė tė avancuar pjesėn e parė tė njė projekti evropian, qė do tė na lidhė me fondet bibliotekare dhe arkivore tė Bibliotekės Kombėtare tė Tiranės, tė Arkivit Shqiptar tė Shtetit dhe tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė pėr tė krijuar njė rrjet telematik ndėrkombėtar on-line midis qendrave albanologjike, duke filluar me ato tė Kalabrisė dhe tė Shqipėrisė, qė me njė akronim domethėnės pėr kulturėn tonė e kemi quajtur BESA (Biblioteka elektronike e siteve albanologjike). Kjo iniciativė i pėrgjigjet sfidės sė modernizimit qė investon komunitetin tonė shkencor dhe kulturor. Nė perspektivė kemi ndėrmend ta lidhim pra kėtė rrjet me qendrat e dokumentacionit libror dhe arkivor tė krahinave tė tjera italiane dhe me Vende tė tjera tė Ballkanit ku ka komunitete shqiptare dhe ku ka institucione shkencore dhe kulturore qė merren me albanologji – dhe kėtu natyrisht, nėse do tė kemi pėrkrahjen e institucioneve vendase, do tė konsiderojmė me shumė interes dhe me simpati pėrfshirjen e Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė qendrave shqiptare tė Malit tė Zi nė kėtė projekt tė rėndėsishėm ndėrkombėtar qė ēel perspektiva tė reja bashkėpunimi nė komunitetin shkencor dhe nė botėn kulturore tė bashkėsisė shqiptare.


Gjekė Gjonaj


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.