Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte resultat i pershtatjes se shpirtit me budallallekun kombetar.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Emigracion :: Qeveria italiane lehtėson proēesin e legalizimit tė emigrantėve
Postuar nga: Albo

Emigracion Sipas shefit tė zyrės sė emigrimit pranė Ministrisė sė Punės, Hatibi, projektligji synon legalizim brenda shtetit

Itali, lehtėsohet legalizimi pėr emigrantėt

Hatibi: Qeveria italiane ka deklaruar se do tė trajtojė me prioritet emigrantėt qė vetėdeklarohen

Tashmė legalizimi i punėtorėve tė paligjshėm nė Itali mendohet tė bėhet pa qenė i nevojshėm rikthimi nė vendin e origjinės pėr tė marrė vizėn e rihyrjes. Prej tė cilit do tė pėrfitojnė natyrisht edhe emigrantėt tanė atje, qė presin tė legalizohen. Sipas shefit tė zyrės sė emigrimit pranė Ministrisė sė Punės, Durim Hatibi, para 2 ditėsh ministri i Solidaritetit Social nė Itali, Ferraro, ka deklaruar se synimi i qeverisė “Prodi”, tashmė ėshtė rrėzimi i ligjit “Bosi-Fini”, sipas tė cilit, statusi i emigrantėve duhet tė rregullohet brenda shtetit italian, pa pasur nevojė tė rikthehen nė Itali. Duke iu referuar deklaratės sė ministrit italian, Hatibi sqaron se “Ferrero e ka komentuar funksionimin e kėtij ligji si tė papėrshtatshėm, pasi nuk bėn pėrqasjen ofertė-kėrkesė qė do tė thotė pėrqasjen punėdhėnės-punėmarrės”. Sipas ministrit italian, ”ligji Bosi-Fini ka funksionuar vetėm duke rritur numrin e emigrantėve klandestinė ndaj dhe duhet rregullimi i statusit tė emigrantėve tė paligjshėm brenda Italisė”. Ndėrkohė, Hatibi thekson se aktualisht synimi i qeverisė italiane ėshtė qė tė legalizohen rreth 450 mijė emigrantė qė kanė paraqitur kėrkesė pėr t’u legalizuar. Megjithėse nuk ka shifra tė sakta, studimet dėshmojnė pėr mbi 250 mijė shqiptarė nė Itali.

Kriteret

“Nuk ėshtė e thėnė se je emigrant nė Itali dhe mund tė ligjėrohesh. Kėtė nuk e ka as ligji “Bosi-Fini” dhe as ligji ri qė pritet tė miratohet nuk e parashikon njė gjė tė tillė”, -thotė Hatibi. Sipas tij, kriteri i parė qė njė emigrant tė futet nė rrugėn e legalizimit, ėshtė qė ai tė jetė nė marrėdhėnie pune dhe kėtė ta vėrtetojė me anė tė kontratės sė punės tė nėnshkruar nga punėdhėnėsi i tij. “Punėdhėnėsi nė kėtė rast hyn garant pėr emigrantin, tė cilin e ka punėsuar dhe ky ėshtė hapi i parė”, - shpjegon Hatibi. Ndėrkohė, ai pohon se emigranti duhet tė ketė edhe njė vėrtetim nga komisariati i policisė qė nuk ka ndonjė precedent penal. Nė procedurėn e legalizimit, qeveria italiane ka propozuar se do tė trajtojė me prioritet tė gjithė ata emigrantė qė pavarėsisht mėnyrės se si kanė hynė nė Itali, tė bėjnė vetėdeklarimin.

Stinorėt, 30 mijė hyrje tė reja

Bashkė me tė rejat pėr legalizimin, pėr emigrantėt shqiptarė qė kėrkojnė punėsim pėrtej detit vjen edhe njė tjetėr lajm. Sė fundi, nė Itali ėshtė propozuar njė dekret i veēantė pėr hyrjen e rreth 30 mijė punėtorėve stinorė nė Itali pėr kėtė vit. Sipas Hatibit, tė dhėnat e fundit qė vijnė nga qeveria italiane flasin pėr hyrje tė reja emigrantėsh nė kėtė vend. Pėrfitues, natyrisht, do tė jenė edhe shqiptarėt, ndonėse ėshtė herėt tė flitet me shifra. “Krahas kėsaj, nga informacioni qė kemi marrė nga pala italiane, nė shtator pritet tė miratohet ligji pėr rregullimin e statusit tė emigrantėve, pa u kthyer nė vendin e origjinės pėr tė marrė vizėn hyrėse”, - thotė Hatibi.

Shqiptarė, mė shumė se vjet

“Pavarėsisht se asgjė nuk ėshtė miratuar nga qeveria e “Prodit”, pėr emigrantėt, tashmė e reja mė e rėndėsishme ėshtė njoftimi pėr njė dekret tė posaēėm, lidhur me punėtorėt stinorė, i cili duhet tė autorizojė hyrjen e 30 mijė punėtorėve stinorė nė Itali”, - pohon Hatibi, duke shtuar se kjo shifėr do t’i shtohet kategorive tė tjera tė tė punėsuarve nė Itali. Ndėrkohė, ai pohon se nga informacioni qė kanė marrė nga pala italiane, numri i emigrantėve stinorė kėtė vit do tė jetė mė i madh dhe shqiptarėt pritet tė kenė njė kuotė tė kėnaqshme, mbi 4 500 qė ishin vitin e kaluar. Duke iu referuar gjithmonė informacioneve italiane, Hatibi sqaron se dekreti i ri do tė marrė nė konsideratė tė gjitha kėrkesat e paraqitura pėr kuotat e rezervuara pėr ato shtetas qė bashkėpunojnė nė luftėn kundėr imigrimit klandestin.

30 mijė ėshtė kuota pėr punėtorėt stinorė nė Itali, sipas dekretit tė fundit
4500 ishte kuota e miratuar pėr shqiptarėt si punėtorė sezonalė pėr vitin e kaluar
170 mijė ishte kuota pėr punėtorė nga shtete jo tė BE-sė e miratuar nga qeveria e “Berluskonit”
450 mijė emigrantė mendohet tė legalizohen nga qeveria italiane

Kėrkesat

Pala italiane, sipas drejtorit tė emigrimit pranė Ministrisė sė Punės, Hatibi, ka pohuar se kanė nevojė pėr fuqi punėtore tė re, ndryshe nuk do tė kenė rritje tė nivelit tė ekonomisė, pasi, sipas tyre, janė njė vend me nivelin e lindshmėrisė zero. “Kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme pėr emigrantėt, sepse kanė mė shumė mundėsi pėr tė marrė shtetėsi italiane”, - thekson Hatibi, duke shtuar se vetė zėvendėsministri i Ekonomisė nė Itali, Visko, ka pohuar se duhet marrė shembulli i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku gjatė 15 viteve tė fundit ėshtė rritur numri i popullsisė me 20 pėr qind. Duke iu referuar pėrsėri deklaratave tė zėvendėsministrit Visko, ai thekson se pala italiane mund tė jenė mė konservatore nė kėtė fushė, por disa punėtorė imigrantė, sipas tij, duhet tė merren nė mėnyrė tė pashmangshme.

Votimi

“Nga informacioni qė kemi nga pala italiane, njė ndėr ēėshtjet kryesore qė po diskutohet nga qeveria “Prodi”, ėshtė e drejta e votės pėr emigrantėt. Kjo tashmė ėshtė njė ēėshtje qė po diskutohet me zjarr nė mjedise politike dhe tė shoqėrisė civile, qoftė edhe ajo pėr zgjedhjet administrative do tė pėrbėnte hapin e parė, si kundėrvėnie e perceptimit, apo trajtimit tė vėrtetė si familje tė huaja”, - shpjegon Hatibi, duke shtuar se edhe e drejta e emigrantėve pėr tė votuar ėshtė propozuar dhe pritet pėr t’u miratuar. Kjo, sipas Hatibit, do tė ishte shumė pozitive, pasi emigrantėt tanė atje do tė ndiheshin akoma mė shumė qytetarė dhe me tė drejta tė barabarta me italianėt.

Studimi, 60 pėr qind e familjeve emigrante nuk duan tė kthehen nė atdhe

Njė studim i fundit i realizuar nga Instituti Kėrkimor-Shkencor nė Itali tregon se 6 nė 10 ose 60 pėr qind e familjeve emigrante deklarojnė se duan tė qėndrojnė pėrgjithmonė nė Itali, sidomos ata qė kanė projektuar njė tė ardhme “italiane pėr fėmijėt e tyre. Ky studim, sipas shefit tė emigrimit nė Ministrinė e Punės, Durim Hatibi, mbėshtetet nė njė kampion pėrfaqėsues prej njė mijė familjesh imigrantėsh, nga 31 shtetėsi tė ndryshme. “Anketimi pėrkatės, pjesė e kėtij studimi nxjerr se 58 % e familjeve tė intervistuara mendon se e drejta e votės nė shtetin italian iu takon edhe atyre. Po sipas kėtij studimi, 63 pėr qind e familjeve tė imigrantėve rezidentė nė Itali, jetojnė nė kėtė vend prej tė paktėn qė prej tetė vitesh dhe nė njė rast nė ēdo tre pjesėtari i familjes qė dha intervistė, kishte hyrė nė Itali, pa asnjė lloj lejeje qėndrimi”, - thotė ai. Sipas tij, nga studimi del se numri i hyrjeve tė parregullta ka njė ulje tė qėndrueshme: nga 38 % e atyre qė hynė nė Itali, mė shumė se tetė vite mė parė, nė 32% tė atyre qė hynė nė Itali nga pesė nė tetė vite mė parė, pėr tė ardhur te 24 % e atyre qė kanė ardhur nė katėr vitet e fundit. Njė prej tė dhėnave mė domethėnėse tė studimit, sipas tij, ka tė bėjė me hyrjet pėr motive punėsimi, ku, sipas tij, pavarėsisht se “Ligji Bosi-Fini”, u konceptua pikėrisht pėr tė favorizuar imigrimin me motive punėsimi, kjo kategori vizash u rrit me vetėm 2%, krahasimisht me legjislacionin pararendės. Ndėrkohė, pavarėsisht vėshtirėsive ekonomike dhe mangėsive strukturore tė shėrbimeve mbėshtetėse, sipas studimit, njė pjesė e madhe e familjeve tė imigrantėve dhe realisht 50 pėr qind e tyre, mendon se i kanė pėrmirėsuar shumė kushtet e tyre qėkurse kanė ardhur nė Itali.


Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.