Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Politike :: Opozita e majtė, protesta nė shesh kundėr qeverisė
Postuar nga: Albo

Politike Pesė parti tė opozitės manifestojnė kundėr veprimeve tė qeverisė dhe kryeministrit

Opozita, mijėra nė sheshin “Skėnderbej” kundėr qeverisė

Rama: O liri pėr tė jetuar si tė barabartė pėrpara Kushtetutės, ose nė rrugė pėr tė fituar lirinė me protesta

TIRANĖ- Partitė e opozitės manifestuan mbrėmė pėr mė shumė se njė orė nė Sheshin “Skėnderbej” nė Tiranė duke kėrkuar zgjedhje tė parakohshme dhe largimin e kryeministrit Sali Berisha. Pesė parti tė opozitės sė bashkuar u ngjitėn nė podium pėr tė shprehur kundėrshtimin ndaj praktikave dhe politikave tė qeverisė dhe shumicės kuvendare ndaj ligjit, Kushtetutės, gjendjes ekonomiko-shoqėrore dhe veēanėrisht pėr atė qė e quajnė pėrpjekje tė kryeministrit pėr tė vėnė nėn kontroll institucionet e pavarura dhe manipulimin e zgjedhjeve tė ardhshme. Tė bindur pėr gabimet qė krerėt opozitarė thonė se po bėn shumica nė pushtet, ata i bėnė thirrje nė tubimin qė nisi nė orėn 19.00, kryeministrit qė sikurse u shpreh kryetari i PS-sė, Edi Rama “ėndėrron ta bėjė Shqipėrinė, Bjellorusi, ndaj ne i themi njėzėri: Ndalu sa nuk ėshtė vonė”! Shqetėsimin pėr politikat e mbrapshta tė qeverisjes sė sotme, e shprehėn veē Ramės edhe krerėt e tjerė partiakė; socialdemokrati Skėnder Gjinushi, i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta; i Demokracisė Sociale, Paskal Milo dhe Aleancės Demokratike, Neritan Ceka, tė cilėt ishin tė njėzėshėm nė kėrkesat pėr kryeministrin pėr tė hequr dorė nga kėto praktika. “Nė rast se ky pushtet uzurpator tė paaftėsh, gėnjeshtarėsh e vandalėsh nuk do tė pranojė tė na e njohė tė drejtėn qė tė jetojmė nė njė vend me Kushtetutė dhe zgjedhje tė lira e tė ndershme, ne do tė zbresim nė rrugė. Pėr tė mos u kthyer mė nė shtėpi pa garantuar kėto tė drejta elementare pėr njė familje njerėzish tė lirė! O liri pėr tė jetuar si qytetarė tė barabartė pėrpara Kushtetutės e ligjit edhe nė opozitė, ose nė rrugė pėr tė fituar lirinė me protesta tė pandalshme! Duke mos bėrė mė kot paudhėsi tė reja, duke mos pėrgatitur mė kot manipulime tė reja, duke mos ėndėrruar mė kot njė mandat tė ri!”-ka thėnė kryetari i opoiztės, Rama. Mandej, ai, ka vijuar nė emėr tė tė gjithė atyre qė cėnohen nga politikat e gabuara qeverisėse qė t’i kėrkojė Berishės, tė ndalet nė rrugėn qė ka nisur. “Ndalu o plak i paudhė dhe mos e provoko mė tutje me matrapikun tėnd antishtet e antiligj shumicėn qė kurrė nuk e ke pasur, qė kurrė nuk e ke dhe qė kurrė nuk do ta kesh me vete! Ndalu o plak i paaftė dhe mos luaj me zjarrin e zemėrimit tė qindramijėra tė pakėnaqurve qė duan tė jetojnė jo tė luftojnė, duan tė flasin jo tė heshtin, duan tė dėgjohen jo tė dhunohen, duan tė informohen jo tė manipulohen! Ndalu o plak gėnjeshtar dhe mos u gėnje nga qetėsia jonė, sepse toleranca jonė ėshtė forcė jo dobėsi, durimi ynė ėshtė urtėsi jo nėnshtrim, kultura jonė ėshtė dialogu jo konflikti!”-ka thėnė Rama, pasi qė vėrejti me njė shumicė dėrmuese keqqeverisjen dhe dėshtimet, dhunėn institucionale dhe konfliktin e interesave tė pushtetarėve tė sotėm, varfėrinė dhe shtimin e vėshtirėsive tė jetesės qėkurse ka ardhur nė pushetet PD-ja. “Sot ne po humbasim edhe ato garanci kushtetuese dhe ligjore qė kishim deri njė vit mė parė. Ne bashkė do ta shpėtojmė Kushtetutėn dhe do vendosim barazinė para Ligjit. Jemi kėtu, me mijėra e mijėra, pėr tė dėshmuar pėr mbarė popullin shqiptar pakėnaqėsinė pėr qindra premtimet e pambajtura tė pakicės qė qeveris Shqipėrinė. Sot ne kemi njė ekonomi mė tė dobėt se njė vit mė parė. Ne bashkė do ta ngremė nivelin ekonomik tė vendit tonė aty ku nuk ka qenė kurrė mė parė. Jemi kėtu pėr varfėrinė qė po vret shpresat tona dhe pabarazinė qė ka nėnshtruar shoqėrinė”-ka thėnė Rama. Kryetari i opozitės gjithashtu ka pėrmendur njė varg tė atyre qė i kujtoi si “premtime” tė Berishės njė vit mė parė, uljen e taksave, rritjen e rrogave e pensioneve, ndėrtimin e apartamenteve apo pagimin e listave tė mbetura nė shitore pėr shkak tė pamundėsisė ekonomike. “A u kujtohen listat qė kryeministri ynė na i tregonte nė dyert e dyqaneve njė vit mė parė? Ato sot janė shtuar bashkė me pabarazinė dhe koston e jetesės. Ne bashkė do ta luftojmė varfėrinė e pabarazinė si asnjėherė mė parė, duke i trajtuar si armiq tė egėr tė shqiptarėve. Jemi kėtu pėr ēmimin e rritur tė energjisė dhe pėr krizėn e ujit qė ka hyrė nė tė gjitha shtėpitė tona. A u kujtohen angazhimet e kryeministrit njė vit mė parė pėr ēmim tė ulur tė energjisė dhe pėr ujė 24 orė nė sezonin turistik? Sot jo vetėm kemi hyrė nė njė cikėl tė ri tė krizės energjitike, qė qelbet era korrupsion, por ēmimi i energjisė ėshtė 40% mė i lartė dhe faturat afrofe po bėjnė kėrdinė nė xhepat e shqiptarėve. Kurse kriza e ujit me tė cilėn do tė pėrballen qytetet tona kėtė verė do tė jetė e njėjtė me atė tė zonave turistike, ku praktikisht uji shkon vetėm nė shishe. Bile edhe uji i detit ėshtė ndaluar pėr shqiptarėt duke shkatėrruar me mijėra ekonomi tė vogla familjesh qė jetojnė me peshkimin. Ne bashkė do t’i japim fund Shqipėrisė pa drita e pa ujė. Jemi kėtu pėr pensionet e pėr rrogat e parritura, ndėrkohė qė ilaēet nuk rimbursohen mė dhe kostoja e pleqėrisė ėshtė bėrė marramendėse. A u kujtohen lotėt e kryeministrit njė vit pėr parė pėr mė tė moshuarit qė lėngojnė nga mungesa e kujdesit shėndetėsor? Sot pensionistėt kanė 35 artikuj mė pak nė listėn e ilaēeve qė deri njė vit mė parė i paguante shteti. Vuajtjeve tė tyre u ėshtė shtuar tashmė edhe fytyra e kryeministrit qė i gėnjen pa pikė turpi. Ne bashkė do tė kujdesemi pėr pensionistėt mė shumė sesa ēdokush tjetėr deri mė sot”-tha kreu i PS-sė.

“Kushėrinjtė e Berishės menaxherė tė fondeve publike”

“Nė Bruksel kryeministri pėrgjėrohet pėr standarde europiane, luftė kundėr krimit e korrupsionit dhe konsensus me opozitėn. Ndėrsa nė Shqipėri ai ėshtė mishėrimi i despotizmit bjellorus. Nipat e tij, tė veshur policė jashtė ēdo kriteri ligjor punėsimi nė polici, nxjerrin pushkėt nė bulevardin e Tiranės pa u hyrė gjemb nė kėmbė. Kunetėrit, dhėndurėt, krushqit, i tėrė soji dhe sorollopi kryeministror, janė bėrė menaxherėt e rinj tė interesave, enteve dhe fondeve publike. Merimanga e korrupsionit ėshtė mbėshtjellė me flamurin e Partisė Demokratike. Ndėrsa Parlamenti ėshtė kthyer nė poligon qitjeje ndaj ēdo institucioni tė ngritur me pėlqimin e opozitės sė deridjeshme. Nė tryezat e ndėrkombėtarėve Ministri i Brendshėm raporton suksese nė luftėn kundėr krimit. Ndėrsa, nė tryezat e lokaleve tė Shijakut e tė Durrėsit, ha ēorbėn e prishur tė grupeve kriminale qė i siguruan mandatin dhe zhvesh e vesh policė e oficerė tė lartė policie vetėm nė funksion tė dhunimit profesional tė zgjedhjeve tė ardhshme. Ministri qė qesh, lulja e re e oborrit tė Partisė Demokratike, u tregon shqiptarėve ligjin duke ekzekutuar dėnimin politik tė njė vepre publike, ndėrkohė qė pėr llogari tė klanit kryeministror koordinon proceset korruptive qė shtrihen nga tenderat skandalozė tė rrugėve nacionale - ku kompanitė e mėdha shqiptare po trajtohen si tė njerkės -, deri tek lejet e ndėrtimit nė Tiranė qė janė kthyer nė triska tė Partisė Demokratike. Kėsaj maskarade, qė nė emrin e luftės kundėr krimit e korrupsionit, po kufizon pėrditė liritė politike dhe ekonomike tė shqiptarėve, ne do t’i japim fund pėrmes kėtij fronti tė madh opozitar”.

Gjinushi: E majta sė bashku nė federatė “
Nė 2007 ėshtė koha pėr tė sjellė nė pushtet tė majtėn e ndryshuar. E majta nuk mund tė pėrfaqėsohet nga Lefter Xhuvelėt apo Lefter Lefterėt. I vetmi investim i Berishės ėshtė shembja e Zogut tė Zi. Kur tė gjithė shihnin botėrorin dhe mendonin pėr golat, Saliu mendonte pėr Zogun e Zi. Po tė mbjellė Saliu kanabis nė shtėpi, dėnohet Edi Rama si bashki. Shqipėria do tė ēlirohet kur tė largohet Saliu. Le tė jemi sė bashku nė njė federatė tė majtė siē kemi qenė pėrherė tė bashkuar. T’i themi “Ndal”, pushtetit tė Berishės, e majta ėshtė alternativa mė e mirė pėr ne. Tė bashkuar nuk do tė pėrsėrisim gabimet dhe tė majtėt kanė qenė pėrherė mė shumė nė Shqipėri”.

Ceka: Koha pėr tė thėnė “Sali ik”
“Jemi kėtu pėr qėndresėn qytetare kundėr njė pushteti dhe njė qeverisjeje hileqarėsh dhe mashtruesish, e cila ka marrė edhe 7 deputetė tė majtė dhe tė qendrės. Ka ardhur koha tė themi “Sali, ik”! Ne dimė tė korrigjojmė gabimet tona dhe kemi njė staf tė aftė dhe profesionistėsh gati pėr tė filluar menjėherė punėn sapo tė jemi nė pushtet”.

Milo: Shteti drejt rrėzimit “
Ne kemi nevojė pėr ndihmėn tuaj. Ne nuk manifestojmė kundėr shtetit ligjor, por nė mbrojtje tė tij, tė tė drejtave qytetare, kundėr autoritarizmit si sjellje politike dhe metodė qeverisjeje. Sindromat qė po shfaqen mund ta ēojnė pėrsėri vendin nė rrėzimin e shtetit. Opozita e ka njohur pėrgjegjėsinė pėr gabimet e bėra nė qeverisjen e saj, por nuk mund tė lejojė qė tė hidhet baltė mbi tė gjithė qeverisjen e saj. Nuk ka mė shumė nė 1 vit qeverisjes tė PD, tė pastrehėt nuk u strehuan, tė papunėt u shtuan, pensionet dhe pagat nuk u rritėn. Ēmimet janė rritur, bizneset po asfiksohen”.

Meta: Jemi shumicė politike
“Pas 10 vjetesh jemi rikthyer, tė gjithė sė bashku, nė kėtė shesh, pėr tė paralajmėruar Berishėn: Ndal revanshin, ndal hakmarrjen primitive politike, ndal shkatėrrimin e vendit! Njė vit pas 3 Korrikut tė turpshėm, jemi kėtu, pėr t’i thėnė minorancės-mazhorancė tė Dushkut, se nuk mund tė luajė me tė ardhmen e vendit dhe votėn e shqiptarėve; Jemi kėtu, pėr t’i rikujtuar Sali Berishės, se ne jemi shumica politike, legjitime nė kėtė vend; Jemi kėtu, pėr t’i treguar shqiptarėve dhe gjithė miqve e aleatėve tanė ndėrkombėtarė, se Shqipėrinė dhe tė ardhmen e saj kurrė s’mund ta marrė peng asnjė Berishė; Jemi kėtu, pėr tė treguar, se kjo opozitė e bashkuar do tė jetė garancia e sigurtė e sė ardhmes sonė europiane. Nė njė vit tė sundimit tė Berishės kemi 0 km rrugė te reja, 0 km ujėsjellėsa tė rinj, energji 55% mė tė shtrenjtė se mė parė, mė pak pensione pėr ish-ushtarakėt e veteranėt, mė pak ilaēe tė rimbursueshme pėr tė sėmurėt, varfėrim tė mėtejshėm tė shqiptarėve, mė pak se kurrė mė parė investime publike, mijėra nėpunės tė kualifikuar, tė larguar abuzivisht nga detyra, arbitraritet e represion ekstrem ndaj biznesit, e mė pak autonomi pėr qeverisjen vendore dhe universitetet tona”.

Deputetėt e opozitės, nė rreshtin e parė tė mitingut

TIRANĖ- Deputetėt opozitarė nė njė tjetėr formė organizimi u rreshtuan pėrpara mėse 50 mijė pjesėmarrėsve te monumenti i Heroit Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut, ndėrsa nė podium krerėt e partive tė opozitės paraqisnin listėn e gjatė tė premtimeve tė pambajtura, sipas tyre tė qeverisė dhe tė djathtėve e po sipas tyre tė shkeljeve tė pafund qė pushtetarėt po i bėjnė ligjit dhe Kushtetutės. Parullat “Stop Berisha”, “Rrezik Berisha”, “Ndalni Berishėn”, “O Sali o Zog Zi”, “Kjo ėshtė koha pėr ndryshim” ishin nė shesh, pėrballė slloganit tė tubimit “Qytetarė tė bashkuar, opozitė e bashkuar”. Ndėrkaq, edhe nė Athinė ėshtė zhvilluar qė nė orėn 18.30 tubimi i emigrantėve i organizuar nga PS, dega e Greqisė dhe me mbėshtetjen e deputetėve tė socialistėve vendas (PASOK).





Reflekto Zoti Kryeministėr!

Edi Rama

Tė dashur bashkėqytetarė opozitarė,
Socialistė, progresistė, pėrkrahės dhe simpatizantė tė kėtij fronti tė vlerash progresiste, Jemi kėtu me vetėdijen qytetare, atdhetare dhe europiane, se vendi ynė po bėn hapa tė rrezikshėm mbrapa.
Sot nė Shqipėri jetohet mė keq se njė vit mė parė. Ne bashkė do ta ndryshojmė kėtė jetė!
Jemi kėtu me zemrėn e mendjen nė alarm pėr paudhėsitė e njėpasnjėshme tė atyre qė na qeverisin cdo ditė e mė keq. Sot ne po humbasim edhe ato garanci kushtetuese dhe ligjore qė kishim deri njė vit mė parė.Ne bashkė do ta shpėtojmė Kushtetutėn dhe do vendosim barazinė para Ligjit. Jemi kėtu, me mijėra e mijėra, pėr tė dėshmuar pėr mbarė popullin shqiptar pakėnaqėsinė pėr qindra premtimet e pambajtura tė pakicės qė qeveris Shqipėrinė. Sot ne kemi njė ekonomi mė tė dobėt se njė vit mė parė.Ne bashkė do ta ngremė nivelin ekonomik tė vendit tonė aty ku nuk ka qenė kurrė mė parė. Jemi kėtu pėr varfėrinė qė po vret shpresat tona dhe pabarazinė qė ka nėnshtruar shoqėrinė. A ju kujtohen listat qė kryeministri ynė na i tregonte nė dyert e dyqaneve njė vit mė parė? Ato sot janė shtuar bashkė me pabarazinė dhe koston e jetesės. Ne bashkė do ta luftojmė varfėrinė e pabarazinė si asnjėherė mė pare, duke i trajtuar si armiq tė egėr tė shqiptarėve. Jemi kėtu pėr cmimin e rritur tė energjisė dhe pėr krizėn e ujit qė ka hyrė nė tė gjitha shtėpitė tona. A ju kujtohen angazhimet e kryeministrit njė vit mė parė pėr cmim tė ulur tė energjisė dhe pėr ujė 24 orė nė sezonin turistik? Sot jo vetėm kemi hyrė nė njė cikėl tė ri tė krizės energjitike, qė qelbet era korrupsion, por cmimi i energjisė ėshtė 40% mė i lartė dhe faturat afrofe po bėjnė kėrdinė nė xhepat e shqiptarėve. Kurse kriza e ujit me tė cilėn do tė pėrballen qytetet tona kėtė verė do tė jetė e njėjtė me atė tė zonave turistike, ku praktikisht uji shkon vetėm nė shishe. Bile edhe uji i detit ėshtė ndaluar pėr shqiptarėt duke shkatėrruar me mijėra ekonomi tė vogla familjesh qė jetojnė me peshkimin. Ne bashkė do t’i japim fund Shqipėrisė pa drita e pa ujė. Jemi kėtu pėr pensionet e pėr rrogat e parritura, ndėrkohė qė ilacet nuk rimbursohen mė dhe kostoja e pleqėrisė ėshtė bėrė marramendėse. A ju kujtohen lotėt e kryeministrit njė vit pėr parė pėr mė tė moshuarit qė lėngojnė nga mungesa e kujdesit shėndetėsor? Sot pensionistėt kanė 35 artikuj mė pak nė listėn e ilaceve qė deri njė vit mė parė i paguante shteti. Vuajtjeve tė tyre u ėshtė shtuar tashmė edhe fytyra e kryeministrit qė i gėnjen pa pikė turpi. Ne bashkė do tė kujdesemi pėr pensionistėt mė shumė sesa cdokush tjetėr deri mė sot. Kurse ato gra e burra tė jashtėzakonshėm, qė luftuan me armė nė dorė pėr lirinė e kėtij vendi, veteranė tė Luftės sė lavdishme Nacionalclirimtare, ne do t’i trajtojmė sic meritojnė tė trajtohen shembujt mė tė shkėlqyer pėr rininė e pėr brezat qė vijnė. Jemi kėtu pėr mashtrimin e madh uljes sė cmimit tė naftės sė fermerėve dhe fshatin e mbetur nė mėshirė tė fatit. A ju kujtohen pėrbetimet e kryeministrit njė vit mė parė pėr clirimin e energjive tė mėdha tė fshatit shqiptar pėrmes uljes nė 400 lekė tė cmimit tė naftės pėr fermerėt? Sot fermerėt nuk e marrin mė naftėn as me cmimin e njė viti mė pare, po me dyfishin e tij, ndėrkohė qė njė rrjet i ri korruptiv thith tė ardhura marramendėse nga nafta, tė cilėn shteti bėn sikur u’a shpėrndan fermerėve. Ne bashkė do ta bėjmė bujqėsinė prioritet tė prioriteteve dhe rritjen e ekonomisė sė fshatit njė objektiv madhor tė qeverisjes sonė. Tek ne fermerėt shqiptarė do tė gjejnė mbėshtetjen qė u duhet pėr tė dalė nga varfėria me prodhimin e duarve tė tyre. Jemi kėtu pėr mijėra bizneset e falimentuara dhe pėr sipėrmarrjen shqiptare tė gjunjėzuar nga dhuna selektive. A ju kujtohen akuzat e pafundme tė kryeministrit njė vit mė parė pėr taksidarėt dhe pėr qeveritarėt e deridjeshėm qė i binin nė qafė biznesit pėr qėllime korruptive? Po premtimet e bujshme qė pasonin akuzat e ju kujtohen? Po biznesi qė do tė lulėzonte bashkė me shtetin e sė drejtės ju kujtohet? Sot taksidari qeveritar ėshtė kthyer nė xhandar. Rryshfeti qė biznesmeni i paguan sot xhandarit pėr t’i shpėtuar gjobės arbitrare nuk ka tė krahasuar me rryshfetin e deridjeshėm. Sot premtimet qė i’u bėnė komunitetit tė biznesit i ka marrė lumi bashkė me tėrė premtimet e tjera tė zotit kryeministėr. Sot biznesi lulėzon vetėm po tė ujisė lulet e oborrit tė Partisė Demokratike, kurse shteti i sė drejtės ėshtė kthyer nė njė gjykatės abuziv qė e ndan biznesin nė mik dhe armik tė partisė. Ne bashkė do t’i japim sipėrmarrjes shqiptare lirinė pėr tė marrė frymė e pėr tė ecur pėrpara pa kthetrat e qeverisė nė fyt dhe pa hijen e pushtetit korruptiv nė kurriz. Me ne biznesi vendas do tė hyjė nė njė epokė tė re partneriteti me shtetin, duke shpėtuar njėherė e mirė nga dhuna e paligjshme e atyre qė qeverisin dhe e sekserėve tė tyre. Jemi kėtu pėr tė papunėt dhe tė pastrehėt qė nuk janė pakėsuar po janė shtuar nėn qeverinė e sotme. A ju kujtohet njė vit mė parė garancia kryeministrore se ulja e taksave do sillte njė bum tė madh punėsimi? Po premtimi pėr 4000 apartamentet a ju kujtohet? Sot tė papunėt janė mė shumė se njė vit mė parė dhe as edhe njė apartament i ri nuk ėshtė ndėrtuar. Ne bashkė do ta bėjmė punėsimin kauzėn e madhe tė betejės sonė pėr Shqipėrinė Europiane dhe do t’i mbyllim listat e tė pastrehėve duke u dhėnė celėsin e shtėpisė atyre qė janė gozhduar nė kėto lista prej vitesh. Jemi kėtu pėr mijėra qytetarėt e flakur nė rrugė pėr t’i liruar vendin e punės ushtarėve tė kėtij pushteti pushtuesish.
A ju kujtohen predikimet e kryeministrit njė vit mė parė pėr respektim tė plotė tė ligjit tė administratės publike dhe pėr ruajtjen e administratės shtetėrore si nė cdo shtet europian pas rotacionit demokratik tė pushtetit? Sot janė me mijėra tė flakurit nė rrugė pa asnjė tė drejtė ligjore. Ne bashkė do tė ndėrtojmė njė administratė tė denjė pėr njė shtet tė tė gjithė shqiptarėve qė kurrėkush mė nuk do tė guxojė t’i diskriminojė pėr shkak tė bindjeve politike. Jemi kėtu pėr rrugėt nacionale qė shemben pėrditė, pėr pyjet e lumenjtė qė shfrytėzohen barbarisht, pėr ndotjen e pashembullt tė qyteteve tona, pėr bashkitė e komunat e marra peng nga mė i paafti, mė gėnjeshtari dhe mė vandali i burrave tė kėtij vendi qė kanė drejtuar ndonjėherė shtetin shqiptar. Jemi kėtu sepse Shqipėria ėshtė sot nė duar tė rrezikshme! 15 vjet pas pėrmbysjes sė regjimit tė vjetėr, ne jemi mbledhur sot kėtu pėr lirinė dhe demokracinė nė rrezik. Shteti i ngritur me mundime tė mėdha mbi gėrmadhat e vitit ’97 po bie pėrsėri. Pushtetet e pavarura dhe autonome janė tė tėra nėn goditjen e njė revanshi antishtet. Rotacioni demokratik i pushtetit ka pjellė mbi kokat tona njė pushtet pushtuesish.
Kushtetuta ėshtė kthyer nė njė libėr pėrrallash. Ligjet trajtohen me po atė respekt qė njė karrocier trajton kodin e qarkullimit rrugor. Partnerėt dhe institucionet ndėrkombėtare pėrqeshen me llafe tė bukura e statistika tė rreme. Nė Bruksel kryeministri pėrgjėrohet pėr standarte europiane, luftė kundėr krimit e korrupsionit dhe konsensus me opozitėn. Ndėrsa nė Shqipėri ai ėshtė mishėrimi i despotizmit bjellorus.
Nipat e tij, tė veshur policė jashtė cdo kriteri ligjor punėsimi nė polici, nxjerrin pushkėt nė bulevardin e Tiranės pa i’u hyrė gjemb nė kėmbė. Kunetėrit, dhėndurrėt, krushqit, i tėrė soji dhe sorrollopi kryeministror janė bėrė menaxherėt e rinj tė interesave, enteve dhe fondeve publike. Merimanga e korrupsionit ėshtė mbėshtjellė me flamurin e Partisė Demokratike. Ndėrsa Parlamenti ėshtė kthyer nė poligon qitjeje ndaj cdo institucioni tė ngritur me pėlqimin e opozitės sė deridjeshme. Nė tryezat e ndėrkombėtarėve Ministri i Brendshėm raporton suksese nė luftėn kundėr krimit. Ndėrsa, nė tryezat e lokaleve tė Shijakut e tė Durrėsit, ha corbėn e prishur tė grupeve kriminale qė i siguruan mandatin dhe zhvesh e vesh policė e oficerė tė lartė policie vetėm nė funksion tė dhunimit profesional tė zgjedhjeve tė ardhshme. Ministri qė qesh, lulja e re e oborrit tė Partisė Demokratike, u tregon shqiptarėve ligjin duke ekzekutuar dėnimin politik tė njė vepre publike, ndėrkohė qė pėr llogari tė klanit kryeministror koordinon proceset korruptive qė shtrihen nga tenderat skandalozė tė rrugėve nacionale - ku kompanitė e mėdha shqiptare po trajtohen si tė njerkės -, deri tek lejet e ndėrtimit nė Tiranė qė janė kthyer nė triska tė Partisė Demokratike. Kėsaj maskarade, qė nė emrin e luftės kundėr krimit e korrupsionit, po kufizon pėrditė liritė politike dhe ekonomike tė shqiptarėve, ne do t’i japim fund pėrmes kėtij fronti tė madh opozitar. Kėsaj qeverie qė votėn e popullit po e pėrdor si armė pėr tė asgjėsuar opozitėn, lirinė e votimit dhe median e lirė, ne do t’ia heqim tė drejtėn tė qeverisė shqiptarėt. Duke i treguar me fjalėn dhe aksionin tonė tė vendosur politik se nuk ka vullnet shtypės qė tė na pengojė nė rrugėn e fitores sonė. Kėtij kryeministri qė ėndėrron ta bėjė Shqipėrinė Bjellorusi ne i themi njėzėri: Ndalu sa nuk ėshtė vonė! Ndalu o plak i paudhė dhe mos e provoko mė tutje me matrapikun tėnd antishtet e antiligj shumicėn qė kurrė nuk e ke pasur, qė kurrė nuk e ke dhe qė kurrė nuk do ta kesh me vete! Ndalu o plak i paaftė dhe mos luaj me zjarrin e zemėrimit tė qindramijėra tė pakėnaqurve qė duan tė jetojnė jo tė luftojnė, duan tė flasin jo tė heshtin, duan tė dėgjohen jo tė dhunohen, duan tė informohen jo tė manipulohen! Ndalu o plak gėnjeshtar dhe mos u gėnje nga qetėsia jonė, sepse toleranca jonė ėshtė forcė jo dobėsi, durimi ynė ėshtė urtėsi jo nėnshtrim, kultura jonė ėshtė dialogu jo konflikti!
O ju mijėra motra dhe vėllezėr!
Shqipėria ėshtė atdheu ynė, shtėpia jonė, prindi dhe fėmija ynė, gėzimi dhe halli ynė. Shqipėria ėshtė vendi qė cdo shqiptari duhet t’i japė dinjitet, punė, shpresė dhe ku asnjė shqiptar s’duhet tė ndjehet keq, i dhunuar dhe i braktisur nga qeveria e tij. Shqipėria ėshtė fati ynė. Kėtė fat ne nuk mund ta lemė nė dorėn e njė tė paudhi qė di vetėm tė shkatėrrojė e tė dhunojė. Jemi kėtu sot pėr tė dėshmuar vullnetin tonė tė hekurt pėr ta marrė nė dorė fatin tonė. Njė orė e mė parė! Me fitore nė Tiranė e nė tė gjithė Shqipėrinė! Me zgjedhje tė reja e tė parakohshme! Tė lira e tė ndershme! Asnjė ligj qė synon kontrollin qeveritar tė mediave dhe manipulimin e informacionit, asnjė ligj qė synon t’i lerė votuesit shqiptarė si tufė tė panumėruar delesh, asnjė ligj qė synon uzurpimin e sistemit tė drejtėsisė dhe tė administratės zgjedhore tė kėtij vendi nuk do tė jetė ligj pėr ne! Cdo pėrpjekje e kėtij pushteti pushtuesish pėr tė imponuar nė mėnyrė tė njėanshme rregullat e bashkėjetesės demokratike dhe pėr t’i kthyer zgjedhjet nė njė formalitet do tė marrė nga ana jonė pėrgjigjen e merituar! Ne jemi njė familje e madhe patriotėsh qė nė kėtė vend pėrfaqėson e mbron vlerat mė tė cmuara tė Europės demokratike dhe sociale. Ne kemi qenė dhe mbetemi forca qė dėshiron dialogun dhe normalitetin demokratik, qė qėnien nė opozitė e ndjen si mision nė tė mirė tė vendit e tė shoqėrisė dhe qė respekton Kushtetutėn, Kuvendin dhe shumicėn parlamentare. Por ne jemi gjithashtu njė familje e madhe shqiptarėsh krenarė pėr dinjitetin, vlerat e bindjet tona, njerėz tė lirė dhe aspak tė gatshėm pėr t’ia falur lirinė tonė cilitdo pushteti qė kėrkon tė na shkelė duke imponuar nė mėnyrė tė njėanshme rregulla tė mbrapshta bashkėjetese. Prandaj bėhuni gati pėr mė tė vėshtirėn, liria jonė ėshtė mė e shtrenjtė se cdo gjė tjetėr! Nė rast se ky pushtet uzurpator tė paaftėsh, gėnjeshtarėsh e vandalėsh nuk do tė pranojė tė na e njohė tė drejtėn qė tė jetojmė nė njė vend me Kushtetutė dhe zgjedhje tė lira e tė ndershme, ne do tė zbresim nė rrugė. Pėr tė mos u kthyer mė nė shtėpi pa garantuar kėto tė drejta elementare pėr njė familje njerėzish tė lirė! O liri pėr tė jetuar si qytetarė tė barabartė pėrpara Kushtetutės e ligjit edhe nė opozitė, ose nė rrugė pėr tė fituar lirinė me protesta tė pandalshme! Kjo protestė e paparė nė sheshin Skėnderbej duhet t’i shėrbejė uzurpatorėve si shkak pėr reflektim dhe ne do t’u japim kohėn e nevojshme qė ata tė reflektojnė e tė kthehen mbrapsht nga rruga e atentateve ndaj Kushtetutės, e pushtimit tė institucioneve dhe e manipulimit tė zgjedhjeve. Unė uroj megjithė zemėr qė Sali Berisha tė mos e pėrsėrisė gafėn historike tė 10 vjetėve mė parė duke mos e dėgjuar sa nuk ėshtė vonė zėrin e shumicės sė revoltuar!
Le tė pėrpiqet ta shfrytėzojė kohėn e shkurtėr qė i mbetur nė politikė pėr tė bėrė paqe me opozitėn, me shumicėn, me Shqipėrinė! Duke mos bėrė mė kot paudhėsi tė reja, duke mos pėrgatitur mė kot manipulime tė reja, duke mos ėndėrruar mė kot njė mandat tė ri! Ne jemi armiqtė e kėtij njeriu, ndėrsa ky njeri nuk ėshtė armiku ynė. Armiqtė tanė janė Varfėria, Pabarazia, Injoranca, Dhuna dhe Korrupsioni. Ne e kėrkojmė pushtetin pėr ta pėrdorur jo kundėr shqiptarėve opozitarė, po kundėr kėtyre armiqve tė tė gjithė shqiptarėve.
Pėrpara kėtij qėllimi tė madh qė ėshtė misioni ynė, arsyeja e ekzistencės dhe e bashkimit tonė, Sali Berisha ėshtė shumė i vogėl, shumė i dobėt, shumė i kotė. Ai as na mund e as na ndalon dot.
Shqipėria ėshtė e jona, shumica jemi ne!
Tė bashkuar do t’i fitojmė tė gjitha zgjedhjet qė na duhen pėr tė fituar njė jetė tė re nė njė Shqipėri tė re!


Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.