Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bie njė fjalė e nxjerr njė mijė tė tjera
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Shuhet "Pishtari i Demokracisė" Pjetėr Arbnori
Postuar nga: Albo

Elita Ndahet nga jeta Pjetėr Arbnori

Ish-Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė, shkrimtari dhe publicisti Pjetėr Arbnori vdiq nė njė spital nė Napoli. Shėndeti i zotit Arbnori ishte pėrkeqsuar ditėt e fundit, nė kėtė mėnyrė ai nuk i ka bėrė dot ballė njė hemoragjie celebrale. Pjetėr Arbnori ishte njėri prej themeluesve tė Partisė Demokratike, me njė jetė politike tė pasur nė 15 vjetėt e fundit. Pjetėr Arbnori vuajti 25 vjetė burg pėr motive politike gjatė diktaturės komuniste. Emri i tij ishte pėrmendur rishtaz si njė kandidat i mundshėm pėr President tė Republikės.

Bota shqiptare humbi politikanin dhe njeriun e madh, simbolin dhe legjendėn e qėndresės antikomuniste

Ndahet prej nesh Pjetėr Arbnori

Pjetėr Arbnori, politikan, ish-deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, shkrimtar, ka ndėrruar jetė nė njė spital nė Napoli (Itali) nė moshėn 71 vjeēare nga sėmundja e hemoragjisė cerebrale.

Kush ishte simboli i qėndresės dhe persekutimit

I njohur si Mandela e Shqipėrisė, Ish Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, deputet nė pesė legjislatura,(1992-2005) njė nga kundėrshtarėt e regjimit komunist, i burgosur politik pėr 28 vjet,

Pjetėr Arbnori u lind nė qytetin e Durrėsit ė 18 janar 1935. Gjatė 71 viteve tė jetės sė tij, ai ėshtė nderuar me titujt "Mėsues i Popullit", "Pishtar i Demokracisė", "Qytetar Nderi" i qytetit tė Vaut tė Dejės.

Asambleja parlamentare e vendeve frėngjishtfolėse i ka dhėnė titullin "Oficer i Madh i Urdhrit tė Plejadės". Presidenti i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova, i ka dhėnė medalionin e argjendė "Nėnė Tereza" dhe prerjen e artė "Georgus Castriotus-Scanderbeg" 27.11.1996, Instituti Biografik i Kembrixhit dhe Instituti Biografik Amerikan kanė futur biografinė e Pjetėr Arbnorit nė "Ėho is Ėho" tė intelektualėve dhe nė Fjalorin Biografik Ndėrkombėtar botimi 26-27. Ka marrė medaljen e shekullit XX pėr merita. Akademia Kulturore Romė i ka dhėnė medaljen "Scodrinon" dhe diplomėn 2001.

Pavarėsisht nga fakti se mbaroi shkollėn e mesme me medalje, nuk iu dha e drejta pėr tė vazhduar studimet e larta. Mė 1953 filloi punėn si mėsues. Mė 1954 pushohet nga puna pėr motive politike. Mė 1956 filloi punėn si punėtor krahu nė bujqėsi.

Me anė tė dokumenteve tė rreme mundi tė fillojė studimet nė Universitetin e Tiranės. Mbaroi nė dy vjet e gjysmė, nga pesė vjet qė ishte, studimet me korrespondencė nė Fakultetin e Filologjisė dhe u diplomua me motivacionin "shkėlqyeshėm". Mė 1960, mėsues letėrsie. Qė nė moshėn 14 vjeē u pėrfshi nė aktivitetet e grupeve ilegale kundėr komunizmit. Shtypi e shpėrndau trakte e sė bashku me intelektualė tė tjerė mori pjesė nė themelimin e njė organizate ilegale socialdemokratike, programin e sė cilės e hartoi vetė.

Nė pranverėn e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua pėr krimin e krijimit tė Partisė Social Demokrate dhe pas njė procesi tė gjatė prej dy vjetėsh u dėnua me vdekje. Mbas tre muajsh dėnimi iu kthye nė 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundėr diktaturės, duke shkruar dhe organizuar tė burgosurit kundėr regjimit. Pėr kėtė, iu shtuan edhe dhjetė vjet tė tjera burg me akuzėn "pėr agjitacion dhe propagandė, si dhe pėr arsye tė shkruarjes sė njė romani dhe tregimeve tė ndryshme tė shkurtra. Mbasi kreu dėnimin mė tepėr se 28 vjet, u lirua nė gusht tė viti 1989, dhe mė pas punoi si punėtor nė njė zdrukthtari.

Qė nė fillimet e lėvizjes demokratike mori pjesė aktivisht dhe nė demonstratėn e parė antikomuniste, mė 14 janar 1990, nė qytetin e Shkodrės, pėr tė rrėzuar bustin e Stalinit. Mė 12 dhjetor, nė tribunėn e mitingut themelues tė PD-sė, i dorėzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishės njė mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Mė 13 dhjetor 1990 qe njėri nga organizatorėt e demonstratės antikomuniste nė Shkodėr, ku u hodh nė erė busti i diktatorit Enver Hoxha.

1991-1992 Kryetar i Degės sė PD-sė Shkodėr
1991-2001 Anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit Kombėtar tė PD-sė
1991, 31 mars - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Laē Shkodėr
1992, 22 mars - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Shkodėr qytet
1996, 26 maj - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Laē Shkodėr
1997, 29 qershor - Deputet i Partisė Demokratike, Zona Bushat Barbullush, Hajmel
1992-1996 - Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė
1996-1997 - Kryetar i Kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė
1991-1992 - Nėnkryetar i Komisionit parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut
1997-2000 - Sekretar i Komisionit parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut
2001- 2005 Deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė pėr zonėn Bushat, Barbullush, Hajmel 1999, shtator - Sekretar i PD-sė pėr Marrėdhėniet me Publikun
2005-2006-Anėtar i Kryesisė sė PD


Pjetėr Arbnori Shkrimtar

Ka shkruar ditarin sekret me titull "Lufta pėr tė mbetur njeri", qė ka mundur ta mbajė gjatė 28 viteve tė burgut dhe nuk ka parė ende dritėn e botimit. Ka pėrkthyer shumė libra nga anglishtja, frėngjishtja, italishtja dhe rusishtja.

Veprat e botuara nga viti 1992, deri nė vitin 2000

"Kur dynden vikingėt" novelė, 1992
"Mugujt e mesjetės" roman, 1993
"Bukuroshja me hijen" novelė, 1994
"E bardha dhe e zeza" roman, 1995
"E panjohura" - Vdekja e "Gebelsit" novela, 1996
"Shtėpia e mbetur pėrgjysmė", roman 1997, pėr tė cilin Pjetėr Arbnorit iu shtuan dhjetė vjet burg
"Vorbulla", roman, 1997
"Letėr nga burgu"
"Nga jeta nė burgjet komuniste", studime historike 1992
"Brajtoni, njė vetėtimė e largėt", roman 2000
"Lufta pėr tė mbetur njeri" - intervista 1990-2000
"Andre Morua, Historia e Anglisė", pėrkthim 1996

Nė pranverėn e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua pėr krimin e krijimit tė Partisė Social Demokrate dhe pas njė procesi tė gjatė prej dy vjetėsh u dėnua me vdekje. Mbas tre muajsh dėnimi iu kthye nė 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundėr diktaturės, duke shkruar dhe organizuar tė burgosurit kundėr regjimit. Pėr kėtė, iu shtuan edhe dhjetė vjet tė tjera burg me akuzėn "pėr agjitacion dhe propagandė, si dhe pėr arsye tė shkruarjes sė njė romani dhe tregimeve tė ndryshme tė shkurtra. Mbasi kreu dėnimin mė tepėr se 28 vjet, u lirua nė gusht tė viti 1989.



Vendim i Kėshillit tė Ministrave nė nderim tė kujtimit tė Arbnorit

E diela shpallet Ditė Zije Kombėtare

Kėshilli i Ministrave shpalli ditėn e diel, 9 Korrik 2006, Ditė Zije Kombėtare. Pėr tė nderuar kujtimin e burrit tė shquar tė kombit, zotit Pjetėr Arbnori, kryeministri Berisha nėnshkroi dje vendimin e posaēėm, qė detyron institucionet shtetėrore dhe publike tė ulin flamurin kombėtar nė gjysėm shtize.

"Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 4, tė nenit 4, tė ligjit nr.8926, datė 22.7.2002, "Pėr formėn dhe pėrmasat e flamurit kombėtar, pėrmbajtjen e himnit kombėtar, formėn dhe pėrmasat e stemės sė Republikės tė Shqipėrisė dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre", si dhe tė pikės 8, kreu VI, tė vendimit nr.229, datė 23.04.2004, "Pėr miratimin e ceremonialit zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė", tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, pėr tė nderuar kujtimin e burrit tė shquar tė kombit, humanistit Pjetėr Arbnori-it, legjendės sė qėndresės sė njeriut pėr liri dhe dinjitet njerėzor, simbolit tė sakrificės dhe triumfit tė vlerave tė lirisė, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave vendosi shpalljen ditė zije kombėtare, ditėn e dielė, datė 9.7.2006, nė nderim tė humanistit, tė ndjerit Pjetėr Arbnori. Nė tė gjitha institucionet shtetėrore dhe publike tė ulet flamuri kombėtar nė gjysėm shtize."

Berisha: Kombi humbi kryeparlamentarin e lirisė

Mbrėmė, nė njė spital tė Napolit, u nda nga jeta burri i shquar i kombit shqiptar, politikani, ish-kryeparlamentari i vendit, njėri ndėr themeluesit dhe udhėheqėsit kryesorė tė Partisė Demokratike, shkrimtari dhe humanisti i njohur, Pjetėr Arbnori.

Me vdekjen e Pjetėr Arbnorit, familja humbi bashkėshortin, prindin, familjarin e shkėlqyer dhe shembullor, kurse Shqipėria dhe kombi shqiptar humbėn "Mandelėn" e tyre dhe tė mbarė Europės, legjendėn e qėndresės sė njeriut pėr liri dhe dinjitet njerėzor, kryeparlamentarin e lirisė.

Partia Demokratike humbi udhėheqėsin dhe themeluesin e saj tė menēur, tė vendosur, tė shquar; letrat shqipe, njėrin prej kalorėsve tė tyre mė nė zė; shoqėria shqiptare, humanistin e madh, bashkėvuajtėsin, simbolin e qėndresės dhe sakrificės sė tyre mbinjerėzore.

Sot, ēdo shqiptar pėrulet me nderim tė madh para kujtimit tė veprės sė Pjetėr Arbnorit dhe ndjehet i pakėsuar me humbjen e tij. Ju ftoj tė nderojmė kujtimin e Pjetėr Arbnorit me njė minutė heshtje. I paharruar kujtimi i tij!

Topalli: Arbnori-mbrojtėsi i paepur i tė drejtave tė njeriut

Kryeparlamentarja Topalli, gjatė njė konference pėr shtyp, shprehu nė emėr tė Kuvendit ngushėllimet pėr humbjen e mikut, politikanit tė madh, simbolit tė rezistencės ndaj regjimit komunist dhe simbolit tė besimit tek vlerat e demokracisė. Jam kėtu, pėr tė shprehur dhimbjen dhe ngushėllimet mė tė thella, nė emėr tė Kuvendit, por edhe personalisht, pėr humbjen e politikanit tė madh, mikut tim, tė familjes time, mikut tė tė gjithėve, pėr humbjen e simbolit tė rezistencės ndaj regjimit komunist, simbolit tė "luftes pėr tė mbetur njeri", i besimit te vlerat e demokracisė. "Pjetėr Arbnori, pėrfaqėsuesi i denjė i letėrsisė jozyrtare shqiptare, tė shkruar nė kushte terrori e me rrezik pėr jetėn, do tė mbetet njė ikonė e historisė sė re tė pluralizmit shqiptar, pėrfaqėsues dhe zėdhėnės i shtresės mė tė nėpėrkėmbur tė shqiptarėve gjatė 50 viteve tė diktaturės.

Si politikan, deputet i plejadės sė parė politike tė viteve '90, ai ėshtė pjesė e filozofisė liberal-demokrate, me frymė tė theksuar sociale, shenjė e tolerancės dhe kulturės politike. Ndėrsa, si Kryetar i Parlamentit, si deputet dhe si burrė shteti ai do tė mbetet nė kujtesėn e tė gjithėve si njė personalitet qė tė kujton figurat mė tė ndritura shtet-formuese shqiptare", tha znj. Topalli. "Kuvendit, politikės dhe tė gjithė shqiptarėve do t'i mungojė politikani me mentalitet paqėsor perėndimor, frymėzuesi i qėndresės dhe mbrojtėsi mė i paepur i tė drejtave tė njeriut", shtoi ajo. Znj Topalli tha se: "Kuvendi ėshtė i pėrkushtuar maksimalisht pėr t'i bėrė tė gjitha nderimet shtetarit tė madh Pjetėr Arbnori sė bashku me familjen e tij".

Topi: Arbnori, figura e qėndresės qytetare

Drejtues dhe pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare vlerėsuan figurėn dhe kontributin e ish-Kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, i cili u nda nga jeta nė njė spital nė Napoli (Itali). Kreu i deputetėve tė PD-sė, Bamir Topi, Kryetari i Grupit parlamentar tė PS-sė Pandeli Majko, kreu i deputetėve tė LSI-sė, Sabit Brokaj dhe Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, nė prononcimet e tyre vlerėsuan figurėn e zotit Arbnori, si njė nga politikanėt e veēantė qė ka njohur tranzicioni shqiptar, si njė figurė tė pėrmasave kombėtare, simbol tė demokracisė dhe anti-komunizmit.

Kryetari i Grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, shprehu keqardhjen mė tė thellė pėr humbjen e ish-Kryeparlamentarit Pjetėr Arbnori. Zoti Topi nė njė prononcim tha se, "nė sytė e tė gjithė demokratėve shqiptarė, por edhe nė pjesėn mė tė civilizuar tė kombit, zoti Arbnori mbeti figura e qendresės qytetare ndaj sistemit komunist totalitar". "Pa dyshim, pėr ne qė kemi punuar me tė, ai mbetet njė intelektual me horizont tė gjerė dhe me njė urtėsi shembullore, humbjen e tė cilit ne do ta ndjejmė", tha zoti Topi.

Moisiu: Arbnori, simbol i disidencės politike

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu priti me hidhėrim tė madh lajmin e ndarjes nga jeta tė politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit tė njohur, Pjetėr Arbnori. Nė komunikimin me familjen e tė ndjerit, Presidenti Moisiu shprehu ngushėllimet e tij tė thella pėr humbjen e personalitetit politik dhe familjarit tė devotshėm, si dhe vlerėsimin e tij mė tė lartė njerėzor dhe zyrtar pėr jetėn dhe veprimtarinė politike e shoqėrore qė Pjetėr Arbnori realizoi nė 71 vitet e jetės sė tij. "Pjetėr Arbnori ishte shembulli i njė njeriu me vlera tė larta qytetare, simbol i disidencės antikomuniste, krijues me talent tė rrallė dhe modeli i njė politikani tė ndershėm dhe me vizion, i cili me punėn e tij i dha nder Shqipėrisė", - u shpreh Presidenti Moisiu.



INTERVISTE E PJETER ARBNORIT DHENE ANTON CEFES:

Anton Cefa : Nė krahasim me politikėn, vėshtirėsitė, rrugėt e rrugicat e saj, zhgėnjimet e dėshtimet e saj, ju keni vlerėsuar mė shumė hapėsirėn e ndriēme tė artit letrar; por, nė momente tė caktuara e periudha tė veēanta, epėrsinė e ka pasė e para. Si e konceptoni shtysėn e brendshme shpirtėrore ndaj kėtyre dy veprimtarive, qė kanė karakterizuar mė sė shumti jetėn dhe personalitetin tuaj?

Pjetėr Arbnori: Veprimtaria politike dhe letrare janė tė ndėrthurura nė jetėn time dhe nuk shkėputen dot nga njėra-tjetra. Qė nė fėmini kam pasur njė jetė shumė tė dendur me ngjarje dhe shumė tė ngjeshur me mbresa tė pashlyeshme qofshin tė mira qofshin tė dhimbshme. Vėshtirėsitė e jetės dhe gėzimet e pakta mė kujtojnė ditėt e vranta
kur dielli pėr disa ēaste e nxjerr syrin e ndriēėm, tė cilin e mbyll sapo fillon rrebeshi. Kryesorja nė jetė ka qenė grumbullimi i pėrshtypjeve qė shtresohej muaj pas muaji, vit pas viti. Jo vetėm shikoja, ndieja por edhe mbaja mend dhe nxirrja pėrfundime. Pėr natyrė nuk kam qenė njeri agresiv, as ekspansiv, por jam pėrpjekur t’i bluaj ato qė kam jetuar. Jo gjithmonė e kam shprehur atė qė pėrjetoja, kėshtu qė rruga mė e mirė ka qenė nė fillimet poezia ajo qė mė ndihmonte tė shpreh shpirtin tim tė ndjeshėm. Me mėsime kam shkuar shumė mirė, kėshtu gjatė viteve jo vetėm qė kam dalė i pari i klasės, po mė dukej krejt e natyrshme qė tė isha i pari. Ambicja positive mė ka shoqėruar gjithė jetėn: “kam luftuar tė ndėrtoj njė strehė pėr vete pa lėnė tjetrin nė shi; tė siguroj njė kafshatė bukė pa ia hequr tjetrit kafshatėn nga goja.; tė pėrpiqem tė shkollohem pa e lėnė tjetrin nė errėsirė; tė rropatem nė pranga pėr tė ndriēuar robėrinė time pa ia rėnduar jetėn shokut pranė.” Ėshtė krejt e natyrshme qė nė kėto rrethana ėshtė letėrsia ajo qė do tė mė tėrhiqte pėr tė paraqitur gjithēka qė kisha provuar dhe ndier. Qė nė fėmini kam lexuar shumė. Babai mė ka lėnė njė pasuri tė madhe: njė bibliotekė qė e kam shfrytėzuar si duhet. Jam rritur me Fishtėn, Lasgushin, Mjeden, Nolin, Konicėn, Migjenin, Koliqin, Kutelin. Nuk e fsheh se kam dashur t’u ngjas sadopak kėtyre. Po kėtu hyn politika: tre prej tyre isha i detyruar t’i lexoja fshehtas, se i quanin reaksionarė. Veē kėsaj, nė fillim tė vitit 1948, mė futėn motrėn nė burg pėr arsye politike. Nėnėn dhe motrėn tjetėr, m’i kanė pushuar disa herė nga puna, sado qė ato bėnin punė tė rėndė krahu. Veē kėsaj, pas vitit 1945, filluan kontrollet, arrestimet, gjyqet e pushkatimet nė qytetin tim, Shkodrėn, madje nė gjithė Shqipėrinė.
Tė gjitha kėto bėnė qė tė pėrzihej politika me letėrsinė dhe tė pasqyroja mbresat dhe ndjenjat duke shkruar ndonjė poezi apo duke mbajtur ndonjė ditar, qė natyrisht shpesh grisej ose digjej nga frika e kontrolleve. Vuajtja mė bėri tė merrem me politikė, politika mė ēoi me ndėrgjegje drejt burgut; burgu mė pasuroi shpirtėrisht dhe mė bėri tė njoh anė tė paprovuara tė jetės; nė kushtet e njė mbylljeje hermetike, iu drejtova letėrsisė pėr tė dytėn herė me dėshirėn tė pasqyroj tė vėrtetėn.
Kur u arrestova, shumicėn e shkrimeve tė rinisė m’i konfiskuan dhe m’i zhdukėn. Qė kur munda tė marr shėnime nė burg, nisa tė mbajė njė ditar tė fshehtė me titullin e dukshėm: Pjetėr Arbnori-Folklor (mbledhur nga goja e popullit ose vjelė nga shkrime tė ndryshme)-Proverba-Gjė e Gjėza-Toponomastikė-Gazmore-Kėngė popullore-Grimca historike, etj., etj. Titulli i fshehtė ka qenė: LUFTA PĖR TĖ MBETUR NJERI. Njė pjesė tė kėtij ditari tė fshehtė, tė mbajtur pėr afėr 28 vjet, e kam nxjerrė me shumė kujdes, sakrificė e rrezik dhe shpresoj qė heret a vonė ta botoj pas deshifrimit tepėr tė vėshtirė qė i duhet bėrė. Kush ka vizituar studion time-papafingo- e ka parė, shfletuar dhe fotografuar.
Tė gjitha kėto i kam bėrė i shtyrė nga lufta pėr ta bėrė padrejtėsinė drejtėsi. Kuptohet qė kjo mbetet njė pėrpjekje qė nuk mund tė realizohet kurrė plotėsisht as nė realitet, duke u marrė qoftė me politikė qoftė me letėrsi. Nė letėrsi je mė i lirė se nė politikė.

Edhe pse pjesėn mė tė mirė dhe mė tė bukur tė jetės e keni kaluar nė robėrinė e errėt tė burgut, ju e keni ndjerė veten gjithnjė shpirtėrisht tė lirė. Cila do tė ishte marrėdhėnia mes lirisė shpirtėrore dhe letėrsisė artistike, si atribut shpirtėror, nė kushtet e robėrisė fizike, nė veēanti, dhe nė kushtet e njė jete normale, nė pėrgjithėsi?

Kam shkruar nė ligjėratėn mbajtur nė Universitetin e Romės “La Sapienza”: “Jeta ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zgjėruar ēdo ditė kufijtė e lirisė, pėr tė hapur ēdo ditė kufijtė e kontaktit me botėn, me realitetin. Kur nuk mund t’i thyesh kufijtė qė tė rrethojnė ka edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė hyrė nė botėn e lirisė qė ėshtė mjaft e mundimshme, por mė efikase: zgjėrimi i lirisė nė veten tėnde, nė mendjen dhe nė shpirtin tėnd. Kjo bėhet me anėn e punės serioze intelektuale, me anė tė mendimit, diskutimit dhe shkrimit”.
Nė burg, nė diktaturė mendimi nuk mund tė ndalohet dot, pėrkundrazi nxitet edhe mė tepėr, diskutimi ėshtė me shumė rreziqe, po jo i pamundur; ndėrsa shkrimi ėshtė njė provė materiale nė bazė tė sė cilės mund tė dėnohesh pėr tė dytėn herė, siē mė ka ndodhur mua kur mė shtuan dhjetė vjet pėr romanin “Shtėpia mbetur pėrgjysmė”. Shkrimi nė burg ėshtė shkrirja e pėrvojės tėnde, e kujtimeve, e vėzhgimit tė pėrditshėm, e diskutimeve. Mendja tė ndihmon pėr tė sajuar metoda qė realisht tė bėjnė pėrherė e mė tė lirė derisa i afrohesh lirisė absolute. Unė kisha gjetur njė metodė qė mė dukej origjinale. Duke qenė se pėr ēdo mendim tė shprehur mund tė gjindej shkaku pėr tė tė dėnuar, shumicėn e veprave tė mia unė i kam quajtur tė pėrkthyera nga anglishtja, nga frėngjishtja, nga italishtja, nga rusishtja apo nga gjermanishtja. Vija poshtė kopėrtinės: pėrkthyer nga Pjetėr Arbnori. Autorin e vija ose tepėr tė madh ose tė panjohur. Kisha edhe njė metodė tjetėr: ngjarjet ose i ndėrroja nė kohė ose vende. Ngjarjet apo personazhet ishin tė ndodhura nė Shqipėri dhe unė i kaloja nė Gjermaninė naziste (1933-1939): “Kur dynden vikingėt” ose nė Bashkimin Jugafrikan (1960-1970): “E bardha dhe e zeza” ose nė Irlandė e Angli, nė kohėn e luftės sė irlandezėve pėr pavarėsi: “Brighton-njė vetėtimė e largėt” ose ngjarjet e arrestimit tė Grupit tė Rezistencės (1950) i kaloja nė ngjarjet tek “Vorbulla” e pas Lidhjes sė Prizrenit 1878-1882, e kėshtu me radhė. Analogjia mė ndihmonte pėr tė pėrshkruar personazhe reale qė i kisha njohur vetė nė liri apo nė burgje, apo pėr tė cilėt iasha dėgjuar nga bashkėvuajtėsit. Nė kėto rrethana “tė sajuara” kam qenė krejtėsisht i lirė nė plazmimin e personazheve, tė dialogeve, tė ngjarjeve, aq sa tani qė i kam shpėtuar, nxjerrė e botuar romanet, kur m’i lexojnė shokėt e vuajtjes qė kanė mbetur gjallė, mė thonė “sa bukur e ke pėrshkruar Ndrekė Kakarriqin apo filanin e filanin, pra mė thonė emra personash tė vėrtetė dhe jo personazhesh tė romanit.
Pėrshkrimi i burgut dhe i tė burgosurve, hetuesve dhe policėve a gardianėve te romani “Vorbulla” ėshtė identik me ato qė kam parė me sytė e mi ose dėgjuar prej shokėve tė mi qė njiheshin pėr besnikėri pėrshkrimi. Kur lexoja faqet e shkruara emocionohesha vetė po aq sa emocionoheshin shokėt qė i lexonin.

Cilėn arritje tuajėn vlerėsoni mė shumė nė fushėn e politikės, tė letėrsisė artistike dhe tė vetė jetės?


Kam luftuar pėr tė drejtėn me anėn e mė tė dobėtit; kur kam arritur tė bėhem i fortė me fitimtarėt nuk i kam vėnė kėmbėn nė fyt kundėrshtarit. Nė letėrsi kam pėrshkruar tė vėrtetėn pa e lustruar, kam dialog tė gjallė dhe humor tė shėndoshė: romani “Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”. Nė jetė nuk e kam humbur besimin edhe kur isha nė grykėn e varrit; nė tė gjitha rrethanat tė gjej anėn gazmore, edhe nė kushtet tragjike. Ndjek parimin: po tė thuash mirė, bėhet mirė.

Ku e ndjeni veten mė tė talentuar: nė politikė a nė letėrsi dhe cila ju ka dhėnė mė shumė kėnaqėsi nė jetė?

Kam qenė i detyruar tė merrem me politikė, megjithatė gjithė jetėn e kam bėrė pa hile qoftė ndaj shokėve qoftė ndaj kundėrshtarėve. Pėr natyrė unė ia them cilitdo tė vėrtetėn nė sy (pa mendimin qė ta denigroj ose qė t’ia fus stėrkėmbėsėn). Krenohem qė nuk kam tradhtuar miqtė nė kushte tė vėshtira. Si shembull talenti nė politikė: njė herė duke folur nė Kuvend u thashė spontanisht kundėrshtarėve: ju nuk jeni socialistė por jeni “specialistė”. Unė shpresoja t’i indinjoj, t’i bėj tė bėrtasin, por tė gjithė djathtas e majtas shpėrthyen nė gaz. Kanė kaluar vite dhe ende qoftė njerėz tė thjeshtė qoftė me pozitė, tė njohur e tė panjohur, si me gojė si me shkrim ma pėrsėrisin”Pjetėr ia ke gjetur pikėn: “nuk janė socialistė, por specialistė”. Nė letėrsi shkrimtari ėshtė si babai qė ka shumė fėmijė dhe nuk dallon asnjėrin veēanėrisht, por unė kam mė kanakar romanin “Shtėpia e mbetur pėrgjysmė” pėr realitetin e Shkodrės mė 1943-1944, pėr humorin nė vuajtje dhe pėr dialogun e gjallė. Ajo ėshtė arritja ime. Nė jetė shokėt mė mbajnė mend qė nuk kam bėrė njėherė uh! , as oh!, as nė prak tė vdekjes, as nė hekura, as gjatė mė se 28 vjetėve nė burg. Gjeta nėnėn gjallė dhe mė pa tė martuar, deputet tė respektuar. Talenti im i madh ėshtė se kam njė djalė e njė vajzė si pėllumba, tė bekuar nga Nėnė Tereza vetė, siē mė ka bekuar edhe mua dhe gruan time. A ka talent mė tė madh dhe arritje njėherėsh.

Letėrsia e krijuar nė burgje u bė e njohur mbas rėnies sė diktaturės. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė letėrsi: sa e si e dėshmon ajo veten si njė kapitull i veēantė i historisė sė letėrsisė sonė? Lidhur me kėtė, kjo letėrsi, pėrveē jush, njeh krijues tė tillė tė fuqishėm si Trebeshina dhe Zhiti. Ka emra tė tjerė qė i bėjnė vetes njė vend tė merituar kėtu?


Synimi i diktaturės ishte qė tė zhdukte do gjurmė tė mendimit tė lirė dhe ēdo faqe artistike tė krijuar nė kushtet e burgut, internimit ose fshehtėsisė. Dihet se veprimi i parė qė bėhej nga njerėzit e ndjekur kur kėrcėnoheshin nga arrestimi ishte djegia e letrave tė shkruara ose fshehja e tyre. Janė shumė tė paktė krijuesit, qoftė edhe ata tepėr tė kujdesshėm, qė nuk kanė pasur njė fletė pėr tė zhdukur, kur janė kėrcėnuar ose kanė pasur dyshim se do tė kontrolloheshin. Unė vetė, megjithėse shumicėn e kohės kam ndenjur i izoluar ose me shoqėri tė kufizuar burgu, mund tė dėshmoj se kam njohur njė numėr njerėzish tė talentuar qė nė kushtet mė tė vėshtira kanė shkruar njė faqe, dy faqe, dhjetė faqe qė i kanė qarkulluar nė shokė tepėr tė besuar. Letėrsia, pėrgjithėsisht arti, nuk mund tė gjallojė pa i lexuar njeri krijimet, pa i parė ose pa i dėgjuar kush. Nė burgun e Burrelit qarkullonin poezi qė u recitoheshin shokėve e miqve gjatė ajrosjes (kurrė nuk recitoheshin me zė nė dhomė), kėndoheshin kėngė me zė tė ulėt nė ajrosje (pasi kėnga nė dhomė ishte e ndaluar me kėrcėnimin e ndeshkimit). Nuk duhet harruar se kontrollet e imta bėheshin ēdo javė, duke nxjerrė dyshekėt nė oborr, ushqimet, librat, fletoret. Rrėmoheshin edhe fletėt e pusullat e vogla. Mė e pakta asgjėsoheshin. Di qė shkruheshin dhe kam lexuar prej tyre ese nga Mirash Ivanaj e Xhevat Korēa, leksione juridike nga Engjėll Ēoba, leksione estetike dhe logjike nga Koēo Tasi, leksione filozofike nga At Pjetėr Meshkalla. Kam dėgjuar kėngė tė bukura nga Gac Ēuni dhe Tanush Kaso; kam lexuar poezi tė ndjera nga Kudret Kokoshi, Jorgo Bllaci, Pano Taēi, proza poetike nga Astrit Delvina. Por mund tė them se secili autor i ruante krijimet e veta vetė dhe mendonte si mund t’i kalonte jashtė, gjė qė nuk ishte aspak e lehtė.
Edhe unė si ju mendoj se emėri i Kasėm Trebeshinės dhe i Visar Zhitit janė tė spikatur, por i takon kritikės kompetente dhe tė ndershme tė thotė fjalėn e vet pėr tė tjerėt.

Vihet re rėndom, nė kėtė periudhė tė trysnisė sė ēoroditur politike, tė kėsaj gjendjeje shpirtėrore traumatike dhe tė kėtij ēorientimi tė pėrgjithshėm kulturor, pėrveē mungesės sė njė kritike tė shėndoshė letrare, edhe njė pėrpjekje dashakeqe pėr ta lėnė nė heshtje kėtė letėrsi, mos edhe pėr ta pėrbuzur dhe bile pėr t’ i nxjerrė namin e keq.


Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Kritika e shėndoshė letrare ėshtė e mangėt dhe ka qenė e dukshme pėrpjekja dashakeqe e njė kategorie tė caktuar pėr ta lėnė nė heshtje kėtė letėrsi disidente, madje edhe ėshtė denigruar ajo me qėllim. Sidomos pėr shkakun se mijėra firma, miliona faqe e miliarda lekė tė shpenxuar pėr tė ngritur nė qiell njė ideologji tė rreme, njė letėrsi tė shpifur, njė lavdi tė fryrė si tollumbace doli bosh. Ish-shkrimtarėve u dhimbset letra e shpenzuar kot dhe u vjen edhe mė keq qė nuk mund tė krijojnė nė liri vepra tė reja pėr tė qenė, prandaj janė dashakeqės ndaj tė tjerėve.

Letėrsia rreh tė zbulojė botėn e brendshme tė njeriut, nė pėrpjekje pėr tė depėrtuar nė thellėsitė e saj mė tė panjohura dhe pėr ta humanizuar atė. Ēfarė mendimi keni pėr letėrsinė e realizmit socialist, qė lulėzoi nė vendin tonė, duke u nisur nga fakti qė ajo pati njė hero tė rremė, pasqyroi njė realitet tė shpikur dhe jetėsoi njė mesazh tė pamoralshėm?

Realizmin socialist unė e kam quajtur publikisht RRENALIZMI SOCIALIST dhe jo pa arsye.

Nė veprat mė tė arrira tė realizmit socialist u ngjiz njė kontradiktė e fuqishme mes mjeshtėrisė sė lartė artistike dhe mesazhit tė saj negativ, gjė qė dėmtoi sė tepėrmi formimin e bereznive tė reja. Si i gjykoni kėto vepra ?

Me gjithė pėrpjekjet pėr rrafshimin e mendjeve dhe talenteve, edhe diktatura kishte nevojė pėr disa mjeshtra tė spikatur tė fjalės artistike, tė cilėt pėrpiqej t’i kishte nėn kontroll dhe tė lavdėrohej me ta nėpėr botė. Kėta mjeshtėr herė pas here goditeshin mė rėndė ose mė lehtė sipas planifikimit. Ndodhte rrallė qė ata i dilnin edhe nga kontrolli diktaturės siē ka ndodhur me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili nė shumicėn e rasteve i kapėrcente kornizat. Ky shkrimtar i shquar mė kujton njė thėnie tė Bedri Spahiut, ish-udhėheqės komunist mė vonė disident nė burgjet e diktaturės, i cili mė thoshte: “Unė jam i lirė nė ujė, por nuk jam i lirė nga uji. Kur mė vjen dėshira e madhe pėr pavarėsi kėrcej disa herė si peshku mbi sipėrfaqe, shikoj botėn po edhe mė shikon bota siē jam dhe sa vlej…”

Sado e egėr qė qe diktatura, tek ne pati njė disidencė politike tė hapur e tė organizuar dhe ju keni qenė njė ndėr pėrfaqėsuesit e saj mė tė mėdhenj. Si e shpjegoni qė nuk ndodhi njė gjė e tillė nė fushėn e krijimtarisė artistike, ku, nė kėtė drejtim, pati vetėm pėrpjekje tė veēuara tė ndonjė personaliteti?

Jam i rezervuar pėr pohimin tuaj. Ka pasur pėrpjekje dhe tentativa serioze pėr disidencė politike tė hapur dhe tė organizuar qė nga 1945 deri mė 1990, por diktatura ka qenė e pamėshirshme, madje provokuese. Ėshtė pėr t’u nderuar inteligjenca shqiptare dhe shtresat e ndryshme tė popullsisė pėr rezistencėn qė i bėnė komunizmit. Kėtė e vėrtetojnė grupet e ndryshme tė dėnuara, mijėra njerėzit e pushkatuar, tė burgosur, tė internuar dhe tė arratisur. Kjo tregon papajtueshmėrinė e popullit tonė me ideologjinė e kuqe. Nga ana tjetėr ka pasur edhe shumė gjyqe false tė cilat sajoheshin pėr t’i futur frikėn pjesės tjetėr tė popullsisė.
Po kėshtu ka ndodhur edhe nė fushėn e krijimtarisė artistike, ku shkrimtarėt e afirmuar vdiqėn nė burg : Vinēenc Prennushi, Ethem Haxhiademi; bėnė burg: Mitrush Kuteli, Petro Marko, Kasėm Trebeshina, Visar Zhiti, Jorgo Bllaci, Pano Taēi, etj. . Ata qė nuk u burgosėn jetuan nėn trysni, gjithmonė tė kontrolluar: Lasgush Poradeci e tjerė, tė cilėt dogjėn vetė dorėshkrimet ose ia dogjėn tė afėrmit e tyre nga frika. Sot ėshtė e kotė tė vajtojmė pėr vlerat e humbura, por t’u japim vlerėn e vėrtetė atyre qė kanė mbetur si relike tė njė kohe qė duhet pasqyruar medoemos me vėrtetėsi nė mėnyrė qė tė mos pėrsėritėn shėmtirat e njė murtaje intelektuale qė brezi i ri duhet ta njohė.

Prof. Gradilone i Institutit tė Studimeve Shqiptare tė Universitetit “La Sapienza” tė Romės, nė monografinė pėr veprat tuaja, pasazhe tė ndryshme tė tyre i ka pėrqasur me emra tė tillė botėrorė si Verga, Manxoni e deri te Homeri. Po ashtu, novela juaj, “Kur dynden vikingėt”, nė parathėnien e Shefki Hysės, ėshtė krahasuar me “Fatin e njeriut” tė Shollohovit, “Shkretėtirėn tatare” tė Dino Buxatit, “Plakun e detin” tė Hemingueit. Cilėt nga autorėt e letėrsisė botėrore ju pėlqejnė mė shumė dhe cili prej tyre mendoni se mund tė ketė ndikuar nė punėn tuaj?

Profesor Giuseppe Gradilone, nxėnės dhe pasues i Ernest Koliqit, ka shkruar njė monografi me titullin “Pjetėr Arbnori – Shkrimtar”. E falėnderoj pėr analizėn serioze dhe dashamirėse me tė cilėn mė ka paraqitur. Sa pėr pėrqasjen me emra botėrorė, mua nuk mė rritet lehtė mendja, vetėm se ia shtoj detyrėn vetes pėr t’u pėrngjarė sadopak atyre titanėve dhe mė duhet tė mos e ndaj limėn nga dora. Me qė mė pyesni, unė do tė them se adhuroj Shekspirin edhe pse nuk kam mundėsi tė shkruaj asnjė tragjedi, dramė apo komedi; kam nderim pėr Tolstoin sadoqė ky i fundit kishte mendim tė gabuar pėr vlerat e Shekspirit. Ndėr prozatorėt pėlqej nė mėnyrė tė posaēme Ēehovin, Sarojanin, O’ Henrin, Heminguein e Buxatin. Kam lexuar pa kufi gjithmonė. Kur kisha kohė nuk kisha libra, tani kam libra nuk kam kohė. Lexoja ēdo gjė qė mė binte nė dorė, lexoja shpejt nė mėnyrė diametrale. Po kur mė bie nė dorė njė vepėr e mire, e lexoj dy herė, madje edhe dhjetė here, kur ėshtė fjala pėr njė autor si Shekspiri.
Shkrimtari i mirė nuk mund tė kopjohet, se bėhesh qesharak, por mjeshtri i madh depėrton me metodėn e tij sa tė hyn nė tė gjitha qelizat tuaja. Nuk e kam pėr turp tė ndikohem nga veprat e mėdha botėrore, por gjithmonė jam kujdesur qė tė kem tė dallueshme firmėn time.

Po i derjtohem prapė Gradilone-s qė ju ka cilėsuar si shkrimtar qė “i pėrket brezit tė rritur nėn regjimin komunist, por me kujtesė edhe parakomuniste”. Sa e si ėshtė pesha e kėsaj kujtese nė krijimtarinė tuaj?

Vėrtet jam i rritur nė regjimin komunist, por kujtesat e fėminisė i kam pėrherė tė freskėta. Pa adhuruar asgjė tė mykur, kam pėlqyer jetėn e lirė e tė pakomanduar. Po tė jetė pėr tė besuar, nuk kam dashur kurrė tė adhuroj perėnditė e tokės por perėndinė nė qiell, qė ėshtė mė i gjerė, mė i lartė, mė i pafund. Idetė komuniste nuk mė kanė marrė kurrė mendjen.

Pjesėn mė tė madhe tė veprave tuaja i keni shkruar nė burg, ku kishi kohė, kushte jo. Tani qė jeni i lirė ndodh e kundėrta. Mendoj qė kohėn mė tė madhe ia kushtoni politikės. A ėshtė e vėrtetė?

Unė ēdo gjė e marr seriozisht nė jetė, edhe politikėn. Vazhdoj tė punoj edhe nė letėrsi. Nuk kam bėrė ndonjė gjė tė madhe, po jo edhe pa vlerė. Politika mė ka zėnė derėn, letėrsisė ia kam zėnė derėn dhe nuk them se mė ka dėbuar. Ngrihem ēdo ditė mėngjes heret, shpesh nė katėr e gjysmė ose pesė. Gruaja dhe fėmijėt flejnė, unė lexoj ose shkruaj. E ndiej qė gjithnjė kam shumė gjėra qė duhen kryer, plotėsuar. Nė politikė shpejt njerėzit harrohen. Pėrpiqem qė njerėzit mos tė mė kujtojnė pėr keq. Nė letėrsi, njė pjesė e njerėzve kujtohen mė gjatė. Dėshiroj qė brezat e ardhshėm, nėse do tė qėllojė qė tė mė kujtojnė, tė mos thonė se i kam gėnjyer, mashtruar ose kam shkruar me mllef.

Cili ėshtė mesazhi i jetės dhe i veprimtarisė suaj pėr breznitė e ardhshme ?

Mos qaj, mos vajto, qėndro gjithmonė drejt, jo nė gjunjė, po u rrėzove, ngrihu pėrsėri nė kėmbė dhe ec pėrpara. Thuaj dhe shkruaj gjithmonė tė vėrtetėn, dhe mbroje nė ēdo rrethanė e me ēdo kusht. Po besove gjithnjė, do ta kesh rrugėn tė hapur.

Ėshtė bėrė zakon ndėr intervista tė bėhen pyetje pėr planet e sė ardhmes.

Kur tė pushoj sė punuari, sė menduari, sė shkruari, atė herė kam vdekur. Edhe nė marrsha frymė pastaj, gjalloj mė kot.

Veprat e botuara tė Arbnorit:

Letėrsi artistike:
-“Kur dynden vikingėt”, novelė, 1992
-“Mugujt e Mesjetės”, roman, 1993
-“Bukuroshja me hijen”, novelė, 1994
-“E bardha dhe e zeza”, roman 1995
-“E panjohura – Vdekja e ‘Gebelsit”, novela, 1996
-“Shtėpia e mbetur pėrgjysmė”, roman 1997, pėr tė cilin autorit iu shtuan 10 vjet burg.
-“Vorbulla”, roman, 1997
-“Brajtoni, njė vetėtimė e largėt”, roman, 2000

Letėrsi dokumentare e publicistike:
-“Letėr nga burgu”
-“Lufta pėr tė mbetur njeri”, intervista 1992- 2000
-“Pjeter Arbnori: shkrimtar-politikan-njeri” 2001, botim i ilustruar autobiografik.
-“10300 ditė e netė nė burgjet komuniste”, 2003, (botuar nė shqip dhe nė anglisht).
-“Martirėt e rinj nė Shqipėri – i nuovi Martiri in Albania”, 2004, (botuar nė shqip dhe nė italisht).
-“Martirėt nė Shqipėri – The New Martyrs in Albania”, 2004, botuar nė shqip dhe nė anglisht).

Pėrkthime:
-Andrea Morua “Historia e Anglisė”, 1998
-William Shirer “Ngritja dhe rėnia e Rajhut tė tretė” (nė dy vėllime), pėrkthyer nė burg, nė vitin 1988.



Topalli tha se komisioni ka propozuar qė njė rruge pranė Kuvendit t’i vihet emri i Pjetėr Arbnorit

Arbnori, bust, edhe njė rrugė do tė marrė emrin e tij

TIRANĖ- Njė rruge pranė Parlamentit do t’i vihet emri i ish-kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori dhe paralelisht kanė filluar pėrgatitjet edhe pėr ngritjen e njė busti tė tij. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nė cilėsinė e drejtueses sė Komisionit pėr Organizimin e Ceremonisė Mortore tė Varrimit tė ish-kryetarit tė Kuvendit, deklaroi dje se ėshtė propozuar qė njė rruge pranė Parlamentit t'i vihet emri i Pjetėr Arbnorit. Nė pėrfundim tė homazheve tė zhvilluara dje nė sallėn e seancave plenare, ku ishte vendosur trupi i ish-kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori, i ndarė dy ditė mė parė nga jeta, Topalli tha se komisioni qė ajo drejton ka propozuar qė njė rruge pranė Parlamentit t'i vihet emri i Pjetėr Arbnorit. Po ashtu, sipas saj, do tė sigurohet njė fond pėr ngritjen e njė busti tė tij. “Kjo qė ne mund t'i bėjmė, nė fakt, ėshtė pak, krahasuar me vuajtjet e tij, me modelin e tij, si politikani mė tolerant qė ka parė ndonjėherė Shqipėria, nė kėto 15 vjet", tha ajo. Kryetarja e Kuvendit shtoi se Parlamenti i dha lamtumirėn e fundit Pjetėr Arbnorit, deputetit, ndėr tė parėt pas pluralizmit, tė zgjedhur me votėn e lirė, “kryeparlamentarit tė parė tė pluralizmit shqiptar, logos sė rezistencės shqiptare, njeriut qė diti sa tė buzėqeshte, aq edhe tė qėndronte pėr vlerat e mėdha". Topalli, e shoqėruar dhe nga dy nėnkryetarėt e Kuvendit, Fatos Beja dhe Ylli Bufi, nga zėvendėskryeministri Ilir Rusmali, kryetarėt e grupeve parlamentare tė PD-sė dhe PS-sė, Bamir Topi dhe Pandeli Majko, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, nderuan dje pėrmes kurorave me lule kujtimin e Pjetėr Arbnorit gjatė homazheve qė u zhvilluan nė kujtim tė tij nė sallėn e seancave plenare. Deputeti i pesė legjislaturave, i cilėsuar si “Mandela” shqiptare, Pjetėr Arbnori, u nda nga jeta dy ditė mė parė nė njė spital nė Napoli tė Italisė, nė moshėn 71 vjeēare.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.