Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ariu nuk rron duke lėpirė shputat
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Mbahen zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni
Postuar nga: Albo

Politike Zgjedhjet nė Maqedoni

Votojnė vetėm 43%, opozita pėrpara

Pjesėmarrje e ulėt nė zgjedhjet pėr Parlamentin maqedonas. Vetėm 43% dalin pėr tė votuar nė fqinjin multietnik ku papunėsia arrin nė 36%


Ndėrsa ka patur disa akuza tė ndėrsjellta nė orėt e vona tė votimit mes palėve shqiptare nė zgjedhje dhe disa incidente tė vogla, nė pėrgjithėsi zgjedhjet e zhvilluara dje nė Maqedoni janė konsideruar tė qeta, ndėrsa pjesėmarrja ka qenė e ulėt me vetėm 43%. Rezultatet e para kanė treguar epėrsi tė opozitės, parti e djathtė nacionaliste, ndėrsa kanė vonuar rezultatet e besueshme pėr votat e marra nga partitė shqiptare nė kėto zgjedhje. Rezultatet zyrtare pėr zgjedhjet nė Maqedoni nuk priten tė dalin pėrpara tė premtes. Vėzhguesit e BE-sė nė vend do tė japin tė enjten njė mendim pėr zhvillimin e zgjedhjeve.

E djathta, e favorizuar
Maqedonia votoi e mbikėqyrur nga NATO-ja dhe BE-ja, duke u pėrpjekur tė tregojė shenjat e njė pjekjeje politike tė cilat munguan nė zgjedhjet e fundit, ku u vunė re shumė parregullsi. Sondazhet kishin parashikuar njė betejė tė fortė mes partisė qė drejtohet nga kryeministri aktual, Vlado Buēkovski (qendra e majtė) dhe opozitės sė qendrės sė djathtė nė kėtė vend, tė prekur nga tensione etnike ndėrmjet shumicės sllave dhe njė pjese tė rėndėsishme shqiptare tė popullsisė. Megjithatė, mė e favorizuar nga sondazhet ka qenė opozita.

Favoritėt
Nikola Gruevski, drejtuesi i opozitės nacionaliste, ėshtė njė ish-boksier dhe ish-aktor teatri si edhe ish-ministėr i Financave. Njė personazh shumė popullor, ai ka qenė favoriti kryesor pėr fitimin e zgjedhjeve. EuroNeės komenton se nga ana e partive shqiptare, favorit mbetet Unioni Demokratik pėr Integrimin, i drejtuar nga Ali Ahmeti, qė cilėsohet si ish-separatist shqiptar, por qė nė kėto zgjedhje ka dalė si i moderuar, duke u bėrė partneri kyē i qeverisė sė koalicionit Buēkovski. Partizan i integrimit nė BE dhe NATO, Ahmeti, siē shkruajnė mediat ndėrkombėtare, e ka humbur besimin e radikalėve shqiptarė tė DPA-sė, Partia Demokratike e shqiptarėve tė Maqedonisė. “Lideri i tyre, Arbėn Xhaferri, pas mbėshtetjes sė modelit multietnik, ėshtė kthyer nė pozita mė tė ashpra”, - komenton EuroNeės.

Papunėsi dhe rroga tė ulėta
Socialdemokratėt nė pushtet nuk u paraqitėn nė pozita bindėse pėrballė VMRO-DPMNE-sė sė opozitės, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė ekonomike nė ish-Republikėn jugosllave, 15 vjet pas pavarėsisė. Klasės politike i ėshtė bėrė thirrje pėr votim tė lirė dhe tė ndershėm pas njė fushate tė karakterizuar nga dhuna. Pėrpara pesė vjetėsh, Maqedonia shkoi pothuajse nė luftė civile. Politika e saj ekonomike nuk ka arritur tė zbusė papunėsinė qė vlerėsohet me 36% ose ta rrisė rrogėn mesatare mbi 250 euro nė muaj. Maqedonia ėshtė njė nga vendet mė tė varfra tė Evropės. Maqedonia shpreson tė hyjė nė NATO mė 2008-ėn dhe nė BE mė 2012-ėn. Ajo ėshtė zyrtarisht kandidate pėr pranim nė BE qė nga dhjetori i vitit qė kaloi, por data e fillimit tė negociatave nuk ėshtė fiksuar ende.

Pjesėmarrja, 43%
Pjesėmarrja nė zgjedhjet e djeshme nė Maqedoni ėshtė dukur e mirė nė pjesėn e parė tė ditės, por ėshtė mbyllur me vetėm 43%, duke rezultuar e dobėt. Orėt e fundit tė votimit kaluan me akuza dhe kundėrakuza pėr manipulime zgjedhore, sidomos nė mesin e partive shqiptare.

Papunėsia, 36%
Nė njė vend ku papunėsia e tejkalon shifrėn 36%, sondazhet kishin parathėnė fitoren e opozitės sė djathtė tė VMRO-DPMNE-sė sė ish-ministrit tė Financave, Nikola Gruevski, partia e tė cilit ka qenė nė pushtet nė vitet 1998-2002.

Pėrfaqėsuesi i 25-es evropiane nė Shkup, Ervan Fouéré, vlerėson se vota e djeshme “pėrbėn njė test tė rėndėsishėm me anė tė tė cilit Maqedonia duhet tė dėshmojė maturim politik dhe se ėshtė njė kandidat serioz pėr t’u futur nė BE.” Ndėrkohė qė zgjedhjet lokale nė mars tė vitit 2005 janė shoqėruar nga parregullsi tė rėnda, Parlamenti maqedonas ka vendosur sė fundmi rregulla votimi rigoroze dhe dėnimin me gjoba tė rėnda pėr ata qė do tė pėrpiqen tė ndėrhyjnė nė kutitė e votimit. Rezultatet zyrtare nuk priten tė dalin pėrpara tė premtes. Vėzhguesit e BE-sė nė vend do tė japin tė enjten njė mendim pėr zhvillimin e zgjedhjeve.

Kortezi e Shekulli


Zgjedhjet ne Maqedoni, VMRO-DPMNE fitojne me 32.4 %, BDI ne vend te trete me 12.23 % te votave

SHKUP (6 Korrik) - Koalicioni "Pėr Maqedoni mė tė mirė" i kryesuar nga partia nė opozitė e VMRO-DPMNE-sė ka fituar nė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni me 32.46 % tė votave. Sipas tė dhėnave tė fundit tė Komisionit Shetėror Zgjedhor, nga 99.4 % e fletėvotimeve tė numėruara nė nivel shtetėror, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 303.149 vota.

Koalicioni qeveritar "Pėr Maqedoninė sė bashku", i kryesuar nga Lidhja Socialdemikrate e Maqedonisė (LSDM) ka fituar 217.650 vota ose 23.33 %.

Nė vendin e tretė me 114.300 vota tė fituara ėshtė koalicioni i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD) ose 12.23 %.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka fituar 70.133 vota apo 7.5 pėr qind, VMRO-Partia Popullore-57.121 apo 6.11 pėr qind, ndėrsa Partia e Re Socialdemokrate (PRSD)-56.922 vota apo 6.09 pėr qind.

Partia Rindėrtimi Demokratik i Maqedonisė (PRD) ka fituar 17.597 vota, Partia pėr Rindėrtim Ekonomik (PRE) 13.102 vota, ndėrsa Partia pėr Ardhmėri Evropiane (PAE), 11.437 vota.

Sipas KSHZ-sė, tė drejtėn e votės nė zgjedhjet parlamentare e kanė realizuar 56 pėr qind e elektoratit apo 975.132 mijė votues. Mbeten tė numėrohen edhe 41.238 vota prej gjithsej 17 vendvotimeve nė njėsinė e dytė, tė katėrt dhe tė gjashtė zgjedhore.

Kortezi e Balkanweb


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.