Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Doni qe t`ua perseris akoma kete? Tek ai qe do te jete thellesisht i drejte, edhe genjeshtra vete behet filantropike.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Art :: 10 piktorė shqiptarė prezantojnė artin shqiptar nė Athinė
Postuar nga: Albo

Art Biznesmeni grek prezanton 10 piktore shqiptare ne Athine

Dhjete artiste shqiptare te artit te piktures, terheqin vemendjen me artin e tyre ne ne nje nga galerite me te famshme te Athines. Mbeshtetesi i tyre ishte nje biznesmen grek, drejtuesi i firmes “Lowenbrou” Athanasios Sirjanos, qe e ka mbeshtetur kete aktivitet me mbi 40 mije euro. Ne te vertete babai i tij, Jorgos Sirjanos, e kishte per zemer kete prezantim te artisteve shqiptare ne kryeqyteitn e Greqise.

Ishte si nje amanet i fundit per te. Te nesermen e celjes se ekspozites ai vdiq, nga nje semundje qe e mbante prej shtate muajsh te mberthyer pas shtratit. Ekspozita e titulluar “Piktore shqiptare bashekohore” qe permbante 63 vepra te zgjedhura, u hap me 14 qershor ne Qendren Kulturore “Athinais”, galerite e se ciles jane me fame nderkombetare.

Ekspozita
Ne te njejten salle ku ekspozonin piktoret Ali Oseku, Ardian Isufi, Akilino Palushi, Bujar Arizi, Gazmend Leka, Najada Hamza, Polikron Musabelli, Sadik Kasa, Vasil Konomi dhe Vladimir Myrtezai, vetem pak kohe me pare ekspozonte nje personaliteteve te artit pamor evropian. Me nje inagurim te zhurmshem prej fotoreportereve te panumert, ne pranine e bashkshortit te saj te famshem, i njohur si “Agjenti 007”, Shon Koneri, ekspozoi veprat e saj piktorja e njohur evropiane, Misheline Koneri. Pikerisht ne kete salle, krijuesit shqiptare u prezantuan para publikut helen me tablo qe permbanin portrete realiste, vepra ekspresioniste dhe surrealiste, ku prania shqiptare here-here ishte dominuese. Ata kane sjelle para publikut artdashes grek, nje pjese te denje te arteve figurative shqiptare, per te shkeputur pershtypjet me te mira te te ftuarve te shumte, ne mbremjen e hapjes se ekspozites, qe ishin personalitete te ndryshme te jetes politike, kulturore e sociale greke. Jorgos Sirjanos, te cilin artistet shqipatre e therrisnin gjtihmone kapedan, deri diten e hapjes se ekspozites interesohej per te gjitha detajet e saj dhe per mikpritjen e artisteve miq nga Shqiperia. Diten e neserme pas ceremonise se celjes se ekspozites, Sirjanos priti ne vilen e tij ne Rafina, ashtu sic ishte ne krevat, te gjithe artistet shqiptare. Mbajti dhe nje fjale te shkurter, ne te cilen shprehu mirseardhjen per miqte e nderuar nga Shqiperia, keqardhjen per mos prezencen e tij ne hapjen e ekspozites dhe bindjen e madhe qe nje dite arti shqiptar do te pushtoje Evropen. Kerkoi nga familjaret, te hapej per nder te miqve shampanje dhe ngriti dolli per paqen dhe miqesine e dy popujve.

Arti shqiptar
Djali i biznesmenit grek, Athanasios Sirjanos thote se firma e tij tij ka lidhje me Shqiperine qe nga viti 1993. “Qe nga kjo kohe im ate pervec marredhenieve te biznesit, ka ndertuar edhe shume lidhje miqesore, kryesisht me artiste te arteve pamore. Kjo miqesi krijoi dashurine e madhe te tim eti per artin shqiptar”, - tha Athanasios Sirjanos , duke shtuar se cdo vit me mbeshtetjen e tyre zhvillohen 2 aktivitete te ketyre permasave dhe se edhe ne te ardhmen do te vijoje kjo tradite. “Ne filozofine e firmes “Lowenbrou” nuk duam te jemi vetem prodhues dhe shites te birres, pasi nuk ja vlen te jetojme vetem per kete qellim. Natyrisht kemi nevoje per me shume art dhe kulture, por mbi te gjitha, per te qene me njerezore”. Jorgos Sirjanos, miku i artisteve shqiptare, u nda nga jeta pikerisht pasi artistet e kishin lene pas Athinen, duke u kthyer ne vendin e tyre ne Shqiperi. Per ta do te jete nje lajm i trishte ikja e perjetshme e nje adhuruesi te artit shqiptar, i cili hapi nje dritare te re per ta dhe artin e tyre ne arenen e artit nderkombetar.

Vleresimet qe u dhane per kete ekspozite nga personalitet e pranishme ishin nje deshmi e kesaj njohjeje. Kritike arti, gazetare dhe personalitete te tjere jane shprehur me nota pozitive per artistet shqiptare. Anna Karamanu, ish-Eurodeputete greke, eshte shprehur se: “Jam e mrekulluar nga cilesia dhe niveli mjaft i larte i veprave te ekspozuara. Piktoret shqiptare, me artin e tyre ne kete eveniment, na japin ne grekeve te kuptojme nivelin shume te larte te Institutit te Arteve te Bukura te Shqiperise. Do te isha e lumtur sikur t’i blija une te gjitha keto vepra”. Ndersa z. Grigori Valjanatos, drejtor i pergjithshem per temen e emigranteve ne partine Passok dhe gazetar ne gazeten “To Thema”, ka theksuar se: “Ndihem shume i kenaqur qe me jepet rasti te shoh te ekspozuar ketu ne “Athinais” nje pjese te kultures shqiptare ne artin figurativ te piktures. I pergezoj nismetaret e ketij aktiviteti, qe na jep mundesine te njohim arritjet e larta te piktoreve te sotem shqiptare”. Kritiku i artit , Paulin Shestani e ka vleresuar si nje nga ekspozitat me te mira qe jane prezantuar kaq fuqishem ne Greqi.


Serafina Serani


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.