Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 81 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Kryeministri Berisha, vizitė historike 3-ditore nė Kosovė
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Kryeministri Berisha dje nė Prishtinė, takon krerėt mė tė lartė tė shtetit. Shpallet “Qytetar nderi” i Prishtinės

Berisha: Shtėpia ime, bazė e UĒK

“E rėndėsishme ėshtė ta njohė Grupi i Kontaktit, por njohja e Shqipėrisė ėshtė e vetėkuptueshme”

PRISHTINE - Me ftesė tė pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Soren Jesen Petersen dhe kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, po qėndron pėr njė vizitė treditore nė Kosovė. Vizitėn nė Kosovė kryeministri Berisha e ka filluar duke bėrė homazhe te varri i ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Me pas kryeministri Berisha ka vijuar takimet me pėrfaqėsuesit politik nė vend. Gjatė vizitės sė ditės sė djeshme, kryeministri i Shqipėrisė u pyet nga media e Prishtinės nėse do tė jetė Shqipėria ndėr vendet e para qė do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Nga ana e tij, Berisha citoi se ajo pėr tė cilėn ka nevojė Kosova, ėshtė njohja nga Grupi i Kontaktit. “Kosova dhe Shqipėria janė dy vende vėllezėr, janė motra. Pėr Kosovėn e rėndėsishme ėshtė ta njohė Grupi i Kontaktit, por njohja e Shqipėrisė ėshtė e vetėkuptueshme, por duhet tė jemi realistė, njohja e Grupit tė Kontaktit ėshtė ajo qė ka nevojė Kosova”, - tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka theksuar gjithashtu se qėndrimi i Prishtinės zyrtare ka ndihmuar shumė nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė statusit. Ai ėshtė shprehur thuajse nė tė gjitha takimet se qėndrimi ndaj pakicės serbe nė Kosovė ka rėndėsi tė madhe kombėtare.
Vizita
Rreth orės 15:00, kryeministri i Shqipėrisė i ėshtė drejtuar Parlamentit tė Kosovės, ku ka mbajtur edhe njė fjalim. “Kosova po ecėn sigurt nė rrugėn drejtė pavarėsisė, ndėrsa Shqipėria drejtė strukturave tė Bashkimit Evropian, ku sigurisht do tė takohet edhe me Kosovėn, si shtet i pavarur dhe sovran. Tirana zyrtare do tė kontribuojė pėr tė pėrshpejtuar finalizimin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, duke mbėshtetur vendimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr respektimin e kufijve aktualė, si mėnyra mė e mirė qė mundėson tė ardhme evropiane pėr popujt dhe vendet e rajonit”, - tha Berisha nė Kuvendin e Kosovės. Ai shtoi se, “ne mbėshtesim fuqimisht pėrpjekjet e Komunitetit Ndėrkombėtar, Kėshillit tė Sigurimit, Grupit tė Kontaktit dhe Misionin e tė Dėrguarit Special tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari, sė bashku me pėrfaqėsuesit e Kosovės pėr gjetjen e njė zgjidhjeje, qė merr parasysh vullnetin e plotė tė popullit tė Kosovės. Shqipėria gjithashtu mbėshtet fuqimisht parimet bazė tė formuluara nga kėto organe ndėrkombėtare, mbi tė cilat do tė ndėrtohet kjo zgjidhje: jo kthim nė situatėn para vitit 1999, jo ndarje tė Kosovės dhe jo bashkim me njė vend apo pjesė tė njė vendi tjetėr. Ne mendojmė se prezenca ndėrkombėtare, civile dhe ushtarake, ėshtė e domosdoshme nė Kosovė edhe nė periudhėn e pas statusit”.
Gjatė ditės sė parė tė vizitės nė Kosovė, Berisha ėshtė takuar edhe me krerėt e institucioneve tė Kosovės, kryesinė e Kuvendit tė Kosovės, liderėt e partive politike tė opozitės dhe me shefin e UNMIK-ut, i cili tashmė po i kalon ditėt e fundit nė Kosovė. Kryeministri Sali Berisha gjatė takimeve ka bėrė thirrje pėr tolerancė tė shqiptarėve karshi minoriteteve. Berisha u ka bėrė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė secili tė japė kontributin e tij pėr realizimin e projektit pėr pavarėsinė e Kosovės.

Titulli
Nė kuadėr tė vizitės qė po i bėn Kosovės, Sali Berisha, nga Kuvendi Komunal i Prishtinės ėshtė nderuar me ēmimin “Qytetar nderi” i Prishtinės, si simbol tė kėtij vendimi i kryetari i Prishtinės, Ismet Beqiri, i dhuroi kryeministrit ēelėsin e Prishtinės. Kryeministri Berisha me kėtė rast ka thėnė se ky ēmim nuk e nderon vetėm atė, por tė gjithė bashkėqytetarėt e tij, tė cilėt e kanė pėrkrahur Kosovėn nė kohėt e vėshtira. “Me kėtė ēmim nderohet i gjithė kombi shqiptar, i cili gjatė gjithė kohės ka luftuar pėr idealet e njėjta”, - ka thėnė ai. Vendimi pėr ta shpallur kryeministrin shqiptar Berisha “Qytetar nderi” tė kryeqytetit tė Kosovės, ėshtė marrė nė mbledhjen e fundit tė Kuvendit Komunal me vendim unanim. Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha do tė qėndrojė nė Kosovė deri tė shtunėn.


Sejdiu: Nėnshkrimi i MSA, ndihmė pėr Kosovėn

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ėshtė takuar dje edhe me presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu. Pas takimit tė zhvilluar, kryeministri Berisha u shpreh se, “udhėheqja politike e Kosovės, me gjithė ndarjen nga jeta tė presidenti Rugova nė njė moment tepėr tė rėndėsishėm pėr popullin e Kosovės, ia doli tė formulojė, tė paraqesė dhe tė mbrojė projektin e vizionit tė Kosovės sė lirė, stabėl, tė pavarur, para komunitetit ndėrkombėtar”. “Shqipėria mbėshtet dhe insiston nė respektimin e plotė tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve nė Kosovė, tė shtetit ligjor, si kushtin mė themelor tė njė shoqėrie tė lirė. Po shohim me shumė kėnaqėsi ēdo ditė se kėto standarde janė nė rritje e konsolidim, ndaj dhe ne dėshirojmė qė tė mos ketė proces tė zgjatur dhe bashkėrisht tė ecim, edhe me vendet e tjera tė rajonit, drejt Evropės", - tha Berisha. Ndėrsa presidenti Sejdiu, nga ana e tij, ėshtė shprehur, ndėr tė tjera, se gjatė takimit ėshtė diskutuar edhe pėr forcimin e komunikimit nė nivel qeveritar, duke pasur parasysh edhe marrėveshjet e deritanishme dypalėshe, si dhe pėr nevojėn e thellimit te bashkėpunimit nė tė gjitha fushat. Duke pėrshėndetur nėnshkrimin e marrėveshjes sė Stabilizim- Asociimit mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian, presidenti Sejdiu theksoi se ky zhvillim do tė jetė njė ndihmesė e madhe edhe pėr Kosovėn. Gjatė vizitės nė Kosovė, kryeministri Sali Berisha zhvilloi takime tė veēanta me kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj dhe ish-kryeministrin, Bajram Kosumi. Nė kėto takimeve u diskutua mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės, bashkėpunimin mes dy vendeve nė tė gjitha fushat dhe tė ardhmen evropiane tė Shqipėrisė dhe Kosovės.

Tė dy kryeministrat theksuan nevojėn e marrėdhėnieve mė tė mira me pakicat nė Kosovė

Berisha-Ēeku: Kombi serb e ai shqiptar, tė ndahen nga e shkuara

TIRANE - Njė takim tė veēantė, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar edhe me kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku. Duke mos e fshehur dot faktin se vizita e zhvilluar nė Kosove ka qenė mė e mirėpritura nė jetėn e tij, kryeministri Berisha ka theksuar se Shqipėria mbėshtet pavarėsinė e Kosovės, sikundėr ka bėrė me dije se i qėndron faktit pėr respektimin e lirive dhe tė drejtave tė serbėve dhe tė pakicave tė tjera nė Kosovė, si njė kusht pėr paqe dhe stabilitet nė Kosovė. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatė fjalės sė tij se marrėdhėniet dhe qėndrimi i shqiptarėve tė Kosovės ndaj pakicave, ndaj pakicės serbe nė veēanti, kanė njė rėndėsi tė madhe kombėtare. “Kėto marrėdhėnie, jo vetėm pėrcaktojnė standardet demokratike nė Kosovė, por pėrcaktojnė edhe kanė njė ndikim shumė tė madh nė marrėdhėniet midis kombit shqiptar dhe kombit serb, dy kombe tė cilat duhet tė shohin me pėrgjegjėsi tė madhe tė ardhmen e tyre pėr tė shkruar njė kapitull miqėsie dhe bashkėpunimi, pėr t’u shkėputur nga e shkuara dhe pėr tė ecur drejt Evropės”, - tha Berisha. I pyetur nga pėrfaqėsues tė medias se si do tė ndihej nė vizitėn e tij tė ardhshme nė Kosovė, ku ndoshta nė vend tė flamurit shqiptar do tė ishte njė flamur tjetėr, Berisha u pėrgjigj: “Dy vėllezėr tė bashkuar, projekt i Bashkimit Evropian, jo vetėm pėr ne qė jemi njė komb i vuajtur, por edhe pėr kombet mė tė zhvilluar, ėshtė mrekullia mė e madhe, siē e ka thėnė ish-kryeministri i Spanjės, Gonzales, qė nga rilindja e deri mė sot. Absolutisht, bashkimi ynė me Evropėn, si dy vende vėllezėr, ėshtė e ardhmja mė e shkėlqyer pėr tė cilėn ne duhet tė punojmė”. Kreu i ekzekutivit shqiptar informoi gjithashtu se gjatė takimit me homologun tij kosovar ishte diskutuar edhe pėr bashkėpunimin nė fushėn e infrastrukturės. “E informova zotin Ēeku se kėto ditė shpallen fituesit e tenderit tė rrugės Qafė-Morinė-Kalimash, ndėrkohė qė po negociohet pėr investime me njė kompani serioze pėr pjesėn mė tė vėshtirė tė kėsaj rruge. Rruga do tė bėhet. Dhe nuk do tė jetė rruga e vetme. Sė shpejti pėrfundon edhe rruga tjetėr Qafė Morinė-Fierzė, e parametrave shumė tė mirė”,- tha ai Ndėrsa kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, duke vėnė theksin se nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit ėshtė njė meritė e veēantė e qeverisė shqiptare, shtoi se, Kosova dhe Shqipėria kanė vetėm njė axhendė politike dhe ajo ėshtė integrimi i tė dy vendeve nė strukturat euroatlantike. Kryeministri Ēeku falėnderoi qeverinė shqiptare pėr rolin, sipas tij, shumė konstruktiv nė procesin e vendosjes sė statusit tė Kosovės “dhe i inkurajoj qė tė vazhdojnė ta mbėshtesin kėrkesėn tonė pėr pavarėsi tė pakufizuar”.


Berisha, takim kortezie me Petersen

Tiranė- Ka qenė njė takim falėnderimesh, mes pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Soren Jesen Petersen dhe kryeministrit Sali Berisha. Nė tė njėjtėn kohė, Berisha ka bėrė me dije se mbėshtet plotėsisht vendimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr respektimin e kufijve aktualė. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjithashtu se Serbia duhet tė njohė pavarėsinė e Kosovės, ashtu sikurse bėri me Malin e Zi. “Administratori ndėrpreu detyrėn e tij nė Kosovė, duke bėrė qė Kosovės t’i mungojė njė administrator i shquar. Por ai largohet si njė mik i madh i qytetarė tė Kosovės dhe fqinjėve tė saj. Unė e sigurova se Shqipėria do tė bėjė ēdo pėrpjekje, duke dhėnė kontributin e saj nė kėtė proces tė finalizimit tė statusit tė Kosovės. Ne besojmė se ky proces nuk duhet tė zgjatet. Shqipėria mbėshtet plotėsisht vendimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr respektimin e kufijve aktualė. Kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė qė mundėson tė ardhmen evropiane tė vendeve dhe kombeve tona”, -tha Berisha. Kryeadministratori nė largim e sipėr, Sorren Jessen Petersen, veēoi atė qė ėshtė mė e rėndėsishme nė punėn qė ka bėrė qeveria e kryeministrit Berisha, luftėn kundėr krimit. “Mė nė fund, e urova kryeministrin pėr shtysėn dinamikėn qė ai ka nisur qė nė momentin qė mori detyrėn si kryeministėr pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”. Petersen tha se ky ėshtė njė problem serioz edhe kėtu, dhe shėrben si shembull edhe pėr udhėheqėsit e Kosovės.



Kryeministri Berisha vazhdon qėndrimin nė Kosovė, viziton Prekazin, Fushė-Kosovėn, takon shumė politikanė

Berisha pėrlotet nė kullėn e Jasharajve

Berisha: Fonde dhuratė pėr kishėn serbe tė Fushė-Kosovės


Bashkim SHALA

Serbi, Dragisha Miriq: “Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė, presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”.

Oliver Ivanoviq: “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”.

Kryeministrit Sali Berisha i kanė rrjedhur lotėt nė Prekaz. Ka duruar gjatė gjithė kohės sa ka bėrė homazhe para varreve, por nuk ėshtė pėrmbajtur kur ėshtė ulur nė odėn e madhe tė Jasharajve. Me dorė ka fshirė lotin qė po e tradhtonte. Para kėsaj kishte vizituar varret e Jasharajve dhe kishte kaluar pranė shtėpive rrėnoja tė kėsaj familje. Kishte dėgjuar gjithė rrėfimin pėr flijimin e kėsaj familjeje nga i biri i saj, Murat Jashari. Kryeministri ka qėndruar dje, herėt nė mėngjes nė Prekaz, fshatin e familjes sė heroit kombėtar Adem Jashari, qė do ta quante si tempull i lirisė dhe shtėpi tė komandantit qė luftoi pėr dinjitetin kombėtar tė shqiptarėve. Dy kurora lulesh janė vėnė nga Berisha nė varre. Murat Jashari i ka treguar emrat e familjarėve tė vrarė. “Ky ėshtė varri i gjyshit, ky i Hamzės e ky tjetri i Ademit...”,- ka thėnė ai, teksa shoqėronte kryeministrin shqiptar nėpėr varreza. Njė histori e treguar pėr dhjetė minuta, nė njė rrugė nga varrezat, nėpėrmjet dy shtėpive tė shkatėrruar e deri te shtėpitė e reja tė familjes mė tė sakrifikuar nė Kosovė. Gjithsesi, emocionues ka qenė momenti, kur Murati ka folur pėr granatimet e shtėpive. “Kjo ka qenė shtėpia e burrave, odė, qė e themi ne. Tjetra kėndej, ka qenė shtėpia e grave, ku ėshtė pėrgatitur buka”,- ka thėnė ai. “Kėtu kanė vdekur tė gjitha, me pėrjashtim tė vajzės sė Ademit qė ėshtė futur nėn magje”. Berisha ka dėgjuar pa bėrė zė gjithė kohėn. Ka marrė vesh qė ėshtė njėri nga gjashtė milionė vizitorėt, qė deri tash e kanė vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”. Ka marrė vesh qė Jasharajt janė ripėrtėrirė si familje e madhe dhe se pas luftės kanė edhe shtatė fėmijė. “Pa Prekaz, nuk do tė kishte Kosovė!”, ka thėnė ai pasi ka nisur tė flasė nė odė, me emocione. “Nė Prekaz janė themelet e lirisė sė Kosovės”. Kėto emocione nuk do t’i shmangeshin as nė momentin kur do dilte nga aty. “Vizita nė Prekaz ėshtė vizita nė tempullin e lirisė, flaka e sė cilės kėtu nuk u shua kurrė”,- ka thėnė ai.

Mesazhet pėr pajtim

Patriotizmi i Berishės i fituar nė Prekaz, ėshtė zbutur paksa nė vizitėn qė ky i ka bėrė komunės sė Fushė-Kosovės. Kėtu ai u ėshtė kthyer apeleve tė tij, pėr jetė tė pėrbashkėt tė shqiptarėve nė Kosovė me tė gjitha komunitetet e tjera. Njė takim nė zyrėn e kryetarit tė kėsaj komune, ku kanė qenė tė pranishėm edhe dy serbė dhe njė ashkali, e ka bėrė kreun e qeverisė shqiptare, tė nxjerrė fjalė pėr kujdes ndaj pakicave. Sidomos, pasi ka dėgjuar fjalėt e Dragisha Miriqit, njė serb dhe Sherif Garės, njė ashkali, nėnkryetar i kėsaj komune. “Partia ime dhe tė zhvendosurit serbė presim shumė nga ju dhe nga vizita juaj nė Kosovė. Ne besojmė se ju do ta shfrytėzoni autoritetin e madh qė keni te liderėt shqiptarė tė Kosovės, pėr tė na ndihmuar nė kthim dhe jetė tė pėrbashkėt”,- ka thėnė Miriq. Berisha ka lavdėruar atė qė ka parė nė Fushė-Kosovė. Nė tė vėrtetė, ai ka thėnė se e ka ditur qė kjo komunė qėndron mirė, pėrsa u pėrket raporteve ndėretnike. “Marrėdhėniet ndėretnike nė Fushė-Kosovė, janė dėshmi e njė bashkėpunimi dhe miqėsie qė duhet tė ndėrtojnė serbėt dhe shqiptarėt nė Ballkan”,- ka thėnė ai gjatė kėtij takimi, qė e ka quajtur momentin mė tė mirė tė gjithė vizitės sė saj nė Kosovė. “Fushė-Kosova ėshtė njė shembull i shkėlqyer, se si njerėzit mund tė shkėputen nga e kaluara dhe tė kapen pėr tė ardhmen. Gara mė fisnike pėr njeriun, ėshtė gara pėr njė tė ardhme tė ndritshme”. Berisha u ka thėnė pėrfaqėsuesve tė pakicave, se i ka pėrjetuar me njė ndjenjė shumė tė hidhur ngjarjet e marsit 2004. “Neve nuk na duhen grupet ekstremiste. Ato janė rrezik real pėr ne, qė dėshirojmė njė tė ardhme evropiane,- ka thėnė ai. Ne, shqiptarėt, jemi tė varfėr, por mė e shkėlqyera qė kemi ėshtė toleranca jonė fetare. Ajo qė ndodhi me objektet e kultit, ka qenė diēka kundėr praktikave tona”. Berisha ka thėnė se Fushė-Kosova ėshtė i vetmi vend nė Ballkan, qė nė mėnyrė perfekte ka shėruar dhe mbyllur plagėt e freskėta, tė krijuara mė 1998-1999 dhe 2004. Madje, ai u ka bėrė thirrje serbėve tė tjerė tė Kosovės, kudo qė janė, qė tė marrin si shembull serbėt e Fushė-Kosovės.

Ndihma pėr restaurimin e kishės

Kryeministri shqiptar i ka premtuar priftit serb, Dragisha Jeremiē tė kishės ortodokse tė Shėn Nikollės nė Fushė-Kosovė, se qeveria e tij do ta bėjė njė dhuratė pėr kėtė kishė, e cila nėnkupton restaurimin e saj pas shkatėrrimit nė mars 2004. Premtimi ėshtė bėrė gjatė vizitės qė Berisha i ka bėrė kėsaj kishe, nė kuadėr tė qėndrimit nė Fushė-Kosovė. Nė fakt, para premtimit tė bėrė nga Berisha, Jeremiē i ėshtė ankuar atij, se mjetet e ndara pėr rindėrtim tė kėsaj kishe nuk mjaftojnė. “Presim nga ju qė na vizituat, qė tė dėshmoni pėr atė qė patė kėtu, nė mėnyrė qė kjo kishė tė restaurohet dhe ne tė kthehemi,- ka thėnė ai. Vetėm kur ne do tė kthehemi tė kryejmė shėrbesat tona kėtu, Fushė-Kosova do tė jetė krejtėsisht multi-etnike”. Pėrgjigjja e Berishės ka ardhur menjėherė. “Pata kėnaqėsinė tė ofroja njė dhuratė financiare pėr restaurimin e Kishės sė Fushė-Kosovės, kėtij monumenti tė shkėlqyer tė kulturės. Ministria shqiptare e Kulturės dhe Institucioni i Restaurimit tė Monumenteve, do tė vijnė kėtu t’i sjellin kėtė dhuratė komunės dhe Kishės sė Fushė-Kosovės, pėr tė realizuar sa mė shpejt restaurimin e saj. Hirėsia e tij, Dragisha Jeremiē, mė tha njė fjalė, me tė cilėn jam plotėsisht dakord: Me restaurimin tėrėsor tė kishės, do tė jemi nė harmoni dhe mirėkuptim tė plotė”,- u shpreh kryeministri.

Berisha - Oliver Ivanoviē

Nė orėt e pasdites, Berisha ėshtė takuar me pėrfaqėsuesin e listės serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviē. Pas takimit me Berishėn, lideri i serbėve nė Kosovė ėshtė prononcuar pėr mediat. “Si pėrfaqėsues i njė vendi fqinjė, Berisha duhet tė ketė kujdes, sepse secila deklaratė e tij duhet tė jetė e matur. Ne tė dy jemi angazhuar pėr njė lloj procesi tė qetė dhe pėr gjetjen e njė zgjidhje kompromisi. Zgjidhja e njėanshme nuk do tė sillte qetėsi dhe stabilitet. I kemi shpjeguar se si do tė dukej kjo pėr tėrė rajonin. Pa qetėsi nė rajon, sigurisht nuk do tė ketė prosperitet, e mos tė flasim pėr investime, sepse nė rajon tė destabilizuar askush nuk do tė investojė. Pa investime nuk ka punėsim, kėshtu qė pėr kėto ēėshtjet e tjera flasim kot”,- tha Ivanoviē, pas takimit me Berishėn. Nė vijim, Oliver Ivanoviē ka thėnė se, ėshtė mirė qė tė gjithė tė angazhohen pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira nė mes tė serbėve dhe shqiptarėve. “Problemet e kanė filluar nė mes kėtyre dy bashkėsive etnike dhe kėto duhet ta gjejnė zgjidhjen. Tė gjithė duhet tė kuptojnė se duhet tė gjendet kompromisi e jo zgjidhje e njėanshme”,- tha pas takimit Ivanoviē. Ndėrkaq, kryesuesi i listės serbe pėr Kosovėn ka pohuar pas takimit me Berishėn, se kryeministri shqiptar ka pėrshėndetur iniciativėn rreth decentralizimit pa hyrė nė detaje. “Kryeministri i Shqipėrisė, konsideron se pala kosovare do ta shqyrtojė seriozisht propozimin serb dhe se politizimi i decentralizimit nuk ėshtė zgjidhje e mirė”,- tha Ivanoviē. Nė fund, ai deklaroi se kufijtė ndėrkombėtarė kanė qenė temė e bisedės midis tij dhe Berishės, dhe sipas Oliver Ivanoviēit, ndryshimi i kufijve ndėrkombėtarė nuk do tė ishte zgjidhje. “Ėshtė me rėndėsi, qė mos tė lejohet ndonjė zgjidhje unilaterale. Kėto zgjidhje mund tė sjellin destabilizim. Mos harroni Republikėn Serbe, ende situatėn e pazgjidhur nė Maqedoni, e gjithkund rreth nesh”,- pėrfundoi Oliver Ivanoviē, lideri i serbėve tė Kosovės. Ndėrkaq, kryeministri Berisha mė pas ka zhvilluar edhe njė takim me pėrfaqėsues tė minoriteteve joserbe nė Kosovė, dhe me pėrfaqėsues tė zyrave tė akredituara nė Prishtinė, qė pėrfaqėsojnė vendet e Grupit tė Kontaktit. Tė gjitha kėto takime janė zhvilluar nė selinė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė. Kryeministri Sali Berisha, ka vizituar edhe Akademinė e Shkencave tė Kosovės. Nė mbrėmje, kryeministri Berisha sė bashku me bashkėshorten, kanė realizuar njė vizitė private nė familjen e ish-presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė lagjen “Velani”.

Kryeministri: “Serbėt tė mos bėhen pre e manipulimeve, t’i afrohen institucioneve”

Tiranė - Kryeministri Berisha, zhvilloi nė Prishtinė njė takim me shefat e zyrave ndėrlidhėse tė Grupit tė Kontaktit, pėrfshi Austrinė, BE-nė dhe Komisionin Evropian. Ai iu pėrgjigj interesimit tė kėtyre pėrfaqėsuesve, nė lidhje me ēėshtjet e rėndėsishme tė politikės kosovare. Nė takim u theksua rėndėsia e madhe e tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Kryeministri Berisha, theksoi se kjo ka qenė ēėshtja kryesore e bisedimeve tė tij me udhėheqėsit kosovarė dhe se ai ka konstatuar pėrkushtimin e udhėheqjes kosovare pėr thellimin e mėtejshėm, pėr garantimin e kėtyre tė drejtave. Berisha theksoi, se ndėrsa ka progres nė zona tė tilla si Fushė-Kosova, Gjilani, ku standardet ekzistuese tė bashkėpunimit ndėretnik pėrmirėsohen dita-ditės, e njėjta situatė nuk mund tė thuhet pėr pjesėn veriore tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, Berisha theksoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qė minoriteti serb nė Kosovė tė mos bėhet pre e manipulimeve, por tė tregohet realist dhe t’i afrohen institucioneve dhe procesit tė qeverisjes nė Kosovė. Kryeministri nėnvizoi se dokumenti i paraqitur nga udhėheqja kosovare nė Vjenė, dėshmon vullnetin e qartė tė udhėheqjes kosovare pėr garantimin e standardeve pėr njė Kosovė multi-etnike evropiane. Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se vendimi i komunitetit ndėrkombėtar pėr tė respektuar kufijtė ekzistues ne Ballkan, ėshtė njė vendim i rėndėsishėm dhe pėrbėn njė garanci pėr paqe dhe stabilitet nė rajon. Berisha theksoi se pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė siguruar paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe nė rajon. Ai shtoi se procesi i pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės, nuk duhet tė jetė njė proces i gjatė dhe i zvarritur. Ai u shpreh, se e ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhmja evropiane.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.