Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cfaredo qe te thone kundershtaret, nje femer e bukur ka megjithate nje gje te perbashket me te verteten: te dyja japin me shume lumturi kur desherohen se sa kur zoterohen.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 67 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Lajme :: Jesen-Petersen jep dorėheqjen si kreu i UNMIK nė Kosovė
Postuar nga: Albo

Lajme Jesen-Petersen shpall pėrfundimin e mandatin tė tij nė Kosovė

Petersen sot ka bėrė tė ditur se do ta lėshojė postin e tij nė fund tė Qershorit. “Pas dy vitesh punė nė kėtė post, ėshtė koha qė ti bashkohem famlijes time nė Uashington”, thuhet nė kumtesėn e tij. ”Jam i vėtėdijshėm pėr punėt nga tė cilat do tė ndahem nė njė moment shumė tė rėndėsishėm dhe historik pėr Kosovėn. Megjithatė, jam i bindur se procesi politik drejt statusit ėshtė nė rrugėn e duhur” deklaroi Jesen- Petersen.

“Kur kam ardhur nė Kosovė, kam deklaruar bindjen time se nuk do tė ketė normalizim, nuk do tė ketė stabilizim nė Ballkanin Perėndimor pėrderisa tė mos jetė zgjidhur ēėshtja e Kosovės, si copa e fundit nė mozaikun e konfliktit te 99-tė. Eksperienca ime kėtu vetėm se e ka forcuar bindjen, ashtu si edhe vendosmėrinė time qė tė sigurohem se Kosova ka qenė vendosmėrisht nė rrugėn e qartėsimit tė statusit, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė qytetarėt e saj si dhe ata tė rajonit. Fati I Kosovės ėshtė i qartė dhe kursi i tė ardhmes drejt njė shoqėrie multienike dhe demokratike ėshtė mė shumė se kurrė mė parė nė dorėn e mirė tė popullit dhe tė liderėve politik tė zgjedhur. Bashkėsia ndėrkombėtare e udhėhequr nga UNMIK-u dhe KFOR-i do tė jenė kėtu pėr tė vazhduar me pėrkrahje”, thuhet ndėr tjera nė kumtesėn e tij.

Peteresen ka marrė detyrėn nė Kosovė mė 15 Gusht 2004 dhe ka shėrbyer mė gjatė se paraardhėsit e tij nė kėtė pozitė.
Petersen gjatė ditės ėshtė takuar me kryetarin Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarin Kolė Berisha, ndėrkohė qė takoi edhe liderėt e opozitės, Hashim Thaēi dhe Veton Surroi, si dhe do ketė njė drekė punė me kabinetin qeveritar.

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan pranoi dorėheqjen e kryeadministratorit Petersen

Sekretari i Pėrgjithshėm i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, ka pranuar vendimin e zotit Jessen Petersen pėr t'u larguar nga detyra e shefit tė UNMIK-ut, edhe pse Anan me kėtė rast ka shprehur keqardhjen pėr largimin e kryeadministratorit Petersen pasi, sipas tij, ai ka bėrė njė punė tė shkėlqyer nė Kosovė. Lidhur me pasardhėsin e zotit Jessen Petersen, njė zyrtar i lartė i OKB-sė tha se po vazhdon procesi i zgjedhjes sė kandidatit, i cili do tė emėrohet nė krye tė UNMIK-ut.

Institucionet e Kosovės e vlerėsojnė pozitivisht punėn e kryeadministratorit Petersen

Institucionet e Kosovės e vlerėsojnė pozitivisht punėn e kryeadministratorit Soren Jesen-Petersen, gjatė mandatit tė tij gati dy vjeēar nė krye tė administratės ndėrkombėtare. Zėdhėnėsja e kryeministrit, Ulpiana Lama, tha se cilėsia e bashkėpunimit me zotin Petersen ka qenė shumė e mirė dhe ai meriton konsideratat mė tė larta tė Qeverisė sė Kosovės. Misioni i danezit Soren Jesen-Petersen vlerėsohet si njėri nga mė tė suksesshmit nė historinė e UNMIK-ut.
“Qeveria e Kosovės shpreh konsideratat mė tė larta pėr punėn e tij gjatė gati dy viteve nė krye tė administratės ndėrkombėtare”, tha zėdhėnėsja e kryeministrit, Ulpiana Lama.
“Ka bėrė njė punė tė shkėlqyer nė Kosovė, ka treguar cilėsi tė lidershipit, aftėsi dhe autoritet. Cilėsia e bashkėpunimit mes pushtetit qendror dhe UNMIK-ut ka qenė e mirė".Ndėrkaq, Ramė Buja, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit nga radhėt e Partisė Demokratike, tha se Jesen-Petersen ėshtė njohės i mirė i rrethanave nė Kosovė, dhe ka ndihmuar nė avancimin e proceseve, sidomos tė atij tė statusit.“Kam pėrshtypjen se ka qenė njeri i cili e ka njohur mirė mentalitetin shqiptar dhe ka vepruar nė kėtė rrjedhė, dhe prandaj ėshtė ndoshta PSSP-ja mė simpatik pėr popullin e Kosovės”. Vlerėsime pozitive pėr Petersenin kanė shprehur edhe subjekte politike tė Kosovės. Kryetari i Partisė Reformiste Ora, Veton Surroi, e cilėsoi atė, edhe si “Kosovari mė i Madh”. “Natyrisht do tė ketė kohė tė elaborojmė se ēka ėshtė bėrė nė kėto dy vite, por duhet t’i falėnderohem publikisht pėr gati dy vite nė tė cilat, duke lėnė anash edhe nevojat familjare edhe angazhimet e tjera, ėshtė fokusuar jashtėzakonisht, pėr aq sa nė njė periudhė madje ka qenė kosovari mė i madh”.Zyra e kryeparlamentarit Kolė Berisha ka bėrė tė ditur se ai do tė dalė nesėr me vlerėsimet e tij, pas vendimit tė zotit Petersen qė t’i japė fund misionit nė Kosovė.


PRISHTINĖ: KOMENTE TĖ NDRYSHME RRETH LARGIMIT TĖ PETERSENIT

Rrahman Paēarizi, Prishtinė

Largimi i zotit Jessen Petersen nga posti i shefit tė UNMIK-ut dhe paralajmėrimi i tij se do tė zėvendėsohet nga dikush tjetėr nė kėtė post, nuk mund tė ndikojė shumė mbi proceset aktuale nė Kosovės dhe lidhur me statusin, pasi nuk janė administratorėt ata qė i pėrcaktojnė politikat lidhur me Kosovėn, mendojnė analistėt nė Prishtinė.
Shkėlzen Maliqi, analist nga Prishtina, mendon se Petersen e ka kryer misionin e tij dhe puna ka mbetur tek instanca mė tė larta:
"Ai misionin e tij e ka kryer me sukses dhe ka qenė kryeadministratori mė i zellshėm, mė aktiv dhe mė i popullarizuar ndėr shqiptarėt, ndėr kosovarėt. Puna tash ka kaluar nė instancat e tjera, tek Ahtisari dhe ekipi i tij qė udhėheqė negociatat, te Grupi i Kontaktit, te Kėshilli i Sigurimit".
Mirėpo, Ibrahim Berisha, sociolog dhe analist mendon se Petersen ka qenė mė i pranishėm sesa administratorėt e tjerė, vetėm nė mėnyrė retorike:
"Peterseni nė mėnyrė retorike ka qenė mė i pranishėm, mė atraktiv vizualisht e medialisht, por nė esencė nuk ka ndryshuar ato ēėshtje pėr tė cilat Kosova nuk ka marrė nota tė mira edhe mė herėt, ėshtė fjala pėr zbatimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, plotėsim tė standardeve e tė tjera".
Prandaj, zoti Ibrahim Berisha mendon se nuk do tė ketė shumė ndryshime edhe pas shkuarjes sė tij:
"Mbėshtetur nė pėrvojat e mėhershme, pėrkatėsisht nė ndėrrimin e pėrfaqėsuesve specialė nė kėto vitet e fundit, mund tė mbėrrihet deri te njė konstatim i pėrafėrt, se nuk ka pasur shumė ndryshime nė trendin thelbėsor tė procesit nė Kosovė".
Nė anėn tjetėr, Shkėlzen Maliqi mendon se ėshtė perceptim i gabuar tė mendohet se politika varet nga njė pėrfaqėsues special:
"Ėshtė perceptim i gabueshėm jo vetėm pėr Petersenin, por edhe pėr kryeadministratorėt e tjerė, se ata kanė mundur tė realizojnė politikat nė Kosovė krye mė vete, ata kanė mundur tė kenė disa pika subjektive tė veprimit, vetėm nė kornizat tė mandatit dhe programit qė ua kanė dhėnė faktorėt qė edhe i kanė sjellė kėtu."
Sipas zotit Maliqi, kryeadministratori tjetėr do tė mund tė merret vetėm nė punė teknike:
"Shumė shpejt pas raportit tė Petersenit nė Kėshillin e Sigurimit, muajin tjetėr besoj se do tė adresohet edhe ēėshtja kryesore e statusit dhe nė kėtė aspekt puna e tij ėshtė e kryer. Administratori tjetėr mė shumė do tė ketė njė detyrė teknike qė ta pėrgatisė largimin e UNMIK-ut, ose ndryshimin e misionit tė UNMIK-ut," tha zoti Maliqi, pasi sipas tij, Kombet e Bashkuara do tė mbeten nė Kosovė me njė mision mė tė vogėl dhe ky do tė zėvendėsohet me njė tjetėr, qė beson se do tė jetė i drejtuar nga BE.
Edhe zoti Ibrahim Berisha beson se procesi i pėrcaktimit tė statusit do tė vazhdojė sipas dinamikės sė paraparė:
"Mendoj se pasi qė ka ardhur nė njė proces e gjithė kjo gjendje kur duhet tė merret njė vendim, mbase kushdo qė tė jetė, ata qė e pėrcaktojnė statusin kanė marrė disa vendime dhe ato vendime nė njė formė ose nė njė tjetėr pritet tė zbatohen".
Shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen, i cili dje ka njoftuar se nė fund tė muajit do tė largohet nga Kosova, ka thėnė se pas qershorit do tė emėrohet edhe njeriu qė do ta zėvendėsojė nė kėtė post, ndėrkohė qė detyra e fundit e zotit Jessen Petersen, mbetet raportimi nė Kėshillin e Sigurimit mė 20 qershor.

Kortezi e RTK dhe Europa e Lirė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.