Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Shqipėria firmos Marėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE
Postuar nga: Albo

Politike Nėnshkruhet nė Luksemburg Marrėveshja e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian

Firmoset MSA, Berisha: Fundi i tranzicionit 15-vjeēar

Tiranė- Ashtu siē ishte edhe pritej, dje nė mesditė u nėnshkrua nė Luksemburg Marrėveshja e Stabilizim-Asociimit, midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. MSA-ja u nėnshkrua pėr palėn shqiptare nga kryeministri Sali Berisha, pėr Presidencėn e BE-sė nga presidentja nė detyrė e Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plassnik, pėr Komisionin Evropian nga komisioneri pėr zgjerimin, Olli Rehn dhe pėr Bashkimin Evropian nga ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare.

Njė moment historik ky pėr Shqipėrinė, qė u shoqėrua dje edhe me kėrkesėn e Bashkimit Evropian qė Shqipėria ta shfrytėzojė tė ashtuquajturėn Marrėveshje tė Stabilizim-Asocimit pėr t’u dhėnė shtytje reformave. Nė kėrkesėn e BE-sė vihet theksi nė ato qė cilėsohen si pėrmirėsime tė nevojshme, qė duhen bėrė nė Shqipėri, si kthimi i pronave, tė drejtat e pakicave, liritė e shtypit dhe tė qeverisjes. Nė tė pėrmenden gjithashtu masat inkurajuese tė qeverisė sė Tiranės pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndėrsa kryeministri Sali Berisha ėshtė shprehur dje se firmosja e marrėveshjes shėnon edhe fundin e njė tranzicioni tė zgjatur dhe tė lodhshėm 15-vjeēar qė pėrfundoi suksesshėm. “Nėnshkrimi Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nga ju ėshtė vlerėsimi i madh qė ju i bėni shndėrrimit paqėsor tė vendit tim gjatė kėtyre 14 viteve, nga vendi i komunizmit me totalitar, ateizmit tė imponuar, hiperkolektivizmit tė plotė dhe shkatėrrimit tė iniciativės sė lirė, nė vendin e pluralizmit politik tė konsoliduar, lirisė sė besimit fetar dhe tolerancės sė shkėlqyer fetare, me njė sektor privat nė rritje e zhvillim, i cili kontribuon pėr mė se 80% tė prodhimit tė brendshėm dhe ku tė ardhurat pėr frymė janė rritur 11 herė”, - tha dje Berisha

Bashkėpunimi
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se qeveria mbetet e hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha forcat politike, me tė gjitha grupet e interesit dhe mbarė qytetarėt. Nė kėto kushte, ai premtoi se Shqipėria do tė bėjė ēdo pėrpjekje, do tė ndėrmarrė ēdo reformė, nė mėnyrė qė Marrėveshja e Stabilizim- Asociimit, tėrėsia e normave, standardeve dhe kritereve tė saj, tė partneritetit evropian, si dhe kriteret e Kopenhagenit “tė shndėrrohen nė themele solide tė demokracisė bazuar nė tregun e lire, garantimin e lirive dhe tė drejtave tė qytetareve dhe minoriteteve, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e institucioneve tė pavarura, pavarėsinė e mediave, luftėn zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit”

E kaluara
Ai ka pranuar gjithashtu dje se “nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje vjen nė njė kohė ku nė memorien e qytetareve tė vendeve tuaja janė ende tė pazbehura lajme, skena dhe ngjarje tė pakėndshme nga Shqipėria dhe nė njė kohė kur sindroma e lodhjes nga zgjerimi i BE-sė ėshtė realitet”. “Por unė jam sot kėtu pėr t’u garantuar ju, qeveritė dhe kombet tuaja, se krimi i organizuar shqiptar dhe sistemi i korrupsionit po ēmontohen me shpejtėsi dhe se Shqipėria do tė jetė ndėr vendet mė tė sigurta nė rajon”, - tha ai.

Olldashi: Zgjedhjet do tė pėrmbushin standardet e MSA

Tiranė- Ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, garantoi dje se "zgjedhjet e ardhshme lokale do tė pėrmbushin standardet e Bashkimit Evropian". Olldashi ishte dje i pranishėm nė ceremoninė e nėnshkrimit tė MSA-sė mes Shqipėrisė dhe BE-sė nė Luksemburg. Pas pėrfundimit tė ceremonisė, Olldashi tha se, "ministria qė drejtoj, ndonėse ka kontribuar me disa rezultate pozitive nė luftėn kundėr krimit, duhet tė jetė e pėrgjegjshme se ky ėshtė vetėm fillimi, nė kuadrin e plotėsimit tė angazhimeve tė qeverisė shqiptare kundėr kriminalitetit, korrupsionit dhe trafiqeve”. Ndėrsa ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, vlerėsoi dje nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit mes Shqipėrisė dhe BE-sė, duke shtuar se pėrfaqėsuesit e mazhorancės dhe ato tė opozitės reflektuan gjatė gjithė kohės entuziazmin qė u takonte."Shqipėria ėshtė e pėrgatitur qė ratifikimi i MSA tė bėhet sa mė shpejt tė jetė e mundur, pasi ka shumė kohė qė po negociohet", - tha ai. Mustafaj theksoi se ekzistojnė njė platformė reformash komplekse qė Shqipėria duhet t'i pėrmbushė. “Jam i bindur se institucionet shqiptare kanė njė eksperiencė pėr tė pėrmbushur angazhimet, sikundėr ka njė vullnet dhe nuk mund tė gjej arsye pėr tė menduar se gjėrat nuk do tė ecin ashtu siē duhet", - tha Mustafaj.



Tė gjitha produktet industriale, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore

MSA, tarifat doganore qė ulen

Tiranė- Njė ndėr beneficet qė do tė pėrfitojė Shqipėria, si rezultat i nėnshkrimit tė Marrėveshjes se Stabilizim-Asociimit, do tė jetė edhe liberalizimi i tarifave doganore. Sekretari i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Integrimit, Arben Kashahu, ka sqaruar dje pėr “Shekullin”, se ky liberalizim do tė zbatohet nė mėnyrė graduale, pas hyrjes nė fuqi (muajt e ardhshėm) tė marrėveshjes sė ndėrmjetme. Kashahu ka zbardhur gjithashtu detaje tė etapave qė do tė shoqėrojnė kėtė proces.
Produktet industriale
Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet industriale, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Sa i pėrket liberalizimit tė importeve, detyrimet doganore pėr importet nė Shqipėri tė disa prej mallrave industriale qė e kanė origjinėn nga vendet e BE-sė, do tė hiqen me hyrjen nė fuqi tė kėsaj marrėveshjeje. Ky grup produktesh pėrbėn rreth 83 % tė produkteve industriale. Pėr grupin tjetėr tė produkteve industriale, tė cilat janė konsideruar si produkte tė ndjeshme (rreth 17% tė produkteve industriale ose 155 linja tarifore) ėshtė pėrcaktuar njė liberalizim i pėrshkallėzuar i tarifės doganore. Liberalizimi parashikohet pėr njė periudhė 5-vjeēare dhe reduktimi i tarifave do tė bėhet sipas njė skeme tė tillė : nė momentin e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, tarifa doganore pėr importin do tė reduktohet nė 80% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė parė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes se Ndėrmjetme, nė 60% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė dytė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme nė 40% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė tretė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, nė 20% tė tarifės bazė; mė 1 janar tė vitit tė katėrt pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, nė 10% tė tarifės bazė dhe mė 1 janar tė vitit tė pestė pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme, tarifat e mbetura pėr importin do tė hiqen.
Produktet bujqėsore
Lidhur me produktet bujqėsore, pėr vetė specifikėn e kėtij sektori, ka njė kategorizim mė tė specifikuar tė liberalizimit tė tregtisė. Produktet bujqėsore ndahen nė produktet primare bujqėsore dhe produkte tė pėrpunuara bujqėsore. Nė produktet primare bujqėsore pėrfshihen prodhimet bujqėsore qė dalin direkt nga toka, pema, tė cilat pėrdoren pėr konsum, si lėndė e parė apo i nėnshtrohen pėrpunimeve tė mėtejshme, si frutat, perimet, qumėshti etj. Nė produktet e pėrpunuara bujqėsore pėrfshin ato prodhime tė cilat i janė nėnshtruar proceseve pėrpunuese dhe kanė vlerė tė shtuar likotė e frutave, turshitė e perimeve, bulmetet etj. Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet primare bujqėsore, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Nė bazė tė nenit 14 tė marrėveshjes pėrjashtim bėjnė vetėm produktet: mishi i qengjit tė njomė dhe bovine pėr tė cilėn do tė negociohet periudhėn e mėvonshme. Perimet pėr tė cilat komuniteti evropian ka hequr tarifėn doganore tė importit, por aplikon njė detyrim doganor specifik si dhe produktet me origjinė shqiptare, ku me kuotė tarifore vjetore prej 1 000 tonė, aplikohet pa tarifė doganore. E njėjta gjė vlen edhe sa i pėrket liberalizimit tė eksporteve pėr produktet bujqėsore. Ndėrsa pėr produktet e pėrpunuara bujqėsore, me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, tė gjitha produktet e pėrpunuara bujqėsore, me origjinė shqiptare, mund tė eksportohen nė 25 vendet e Bashkimit Evropian me tarifė doganore 0%. Sa i pėrket liberalizimit tė importeve, produktet e pėrpunuara bujqėsore janė tė trajtuara nė njė protokoll tė veēantė.

Si do tė bėhet reduktimi i tarifave tė importit?
Shembull:

Produkti industrial : Kripė e pėrshtatshme pėr konsum njerėzor
Kodi doganor : 2501 00 91
Tarifa doganore e importit e vitit 2006 ėshtė : 10% (tarifa bazė)

Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes, brenda vitit 2006, tarifat doganore tė importit tė kėtij produkti do tė reduktohen si mė poshtė:

Me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes (2006) 10% - (10%x20%) = 8%
1 janar 2007
10%- (10%x40%) = 6%
1 janar 2008 10% - (10%x60%) = 4%
1 janar 2009 10% - (10%x80%) = 2%
1 janar 2010 10% - (10%x90%) = 1%
1 janar 2011 0%

Peshku, eksport me tarifa doganore
Tiranė- Peshku dhe produktet e peshkut janė trajtuar njė tjetėr kapitull qė pėrfshihen nė liberalizimin e eksporteve. Kėshtu disa produkte peshku, me origjinė shqiptare, si krapi; koca; levreku; trofa; sardele e pėrgatitur ose konservuar dhe aēuge e pėrgatitur ose konservuar mund tė eksportohen nė tregjet e 25 vendeve anėtare tė BE me kuota tarifore. Gjithashtu, pėr tarifat doganore tė kėtyre produkteve, do tė ketė njė zvogėlim gradual tė tarifave doganore tė tyre pėr njė periudhė trevjeēare. Pėrveē produkteve mė sipėr, por edhe ndonjė kategori tjetėr peshku, pėr tė gjitha produktet e tjera me origjine shqiptare, do tė eksportohen me tarifė doganore 0%. Sa i pėrket liberalizimit tė importit, peshku dhe produktet e peshkut janė 100% tė liberalizuar. Tarifat doganore pėr importimin e peshkut dhe produkteve tė peshkut janė 0% qė nė vitin 2002. Kjo ėshtė bėrė nė kuadėr tė zbatimit tė angazhimeve qė ka ndėrmarrė Shqipėria nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė. Meqenėse BE-ja ėshtė vend anėtar nė kėtė organizatė dhe baza e negocimit, ka qenė regjimi aktual i Shqipėrisė, importet e kėtyre produkteve nga vendet e BE-sė kanė tarifė doganore 0%.

Tiranė- Verėrat janė gjithashtu njė kategori e trajtuar me njė protokoll tė veēantė. Protokolli pėrfshin: njė marrėveshje mbi koncesionet tregtare preferenciale reciproke pėr disa verėra, njė marrėveshje mbi njohjen, mbrojtjen, dhe kontrollimin e emėrtimit tė verėrave si dhe njė marrėveshje mbi njohjen, mbrojtjen, kontrollin dhe emėrimin e pijeve alkoolike dhe pijeve te aromatizuara. Nė kuadėr tė kėtij protokolli, Shqipėria ka tė drejtė tė eksportojė rreth 7 000 hl verė me origjinė Shqiptare me kod doganor: ex 2204 10; ex 2204 21 dhe ex 2204 29. Brenda kėsaj kuotė tarifore nuk do tė aplikohet detyrimi doganor. Shqipėria gjithashtu mund tė importojė rreth 10 000 hl verė me origjinė komunitare, me kod doganor : ex 2204 10 dhe ex 2204 21. Brenda kėsaj kuote nuk do tė aplikohet detyrimi doganor.

Struktura, pėr marrėveshjen do tė krijohet Kėshilli i Stabilizim-Asociimit
Tiranė- Me qėllim qė tė sigurohet dhe garantohet zbatimi korrekt i marrėveshjes, neni 116 i MSA-sė parashikon edhe ngritjen e Kėshillit tė Stabilizim-Asociimit, i cili shqyrton ēėshtjet kryesore qė mund tė ngrihen pėr trajtim gjatė zbatimit tė marrėveshjes si dhe ēėshtje tė tjera dypalėshe apo shumėpalėshe me interes tė pėrbashkėt. Ky kėshill do tė pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė palės evropiane dhe tė asaj shqiptare, ndėrkohė qė pėr ēėshtje tė caktuara i jep tė drejtėn e pjesėmarrjes si vėzhgues edhe Bankės Evropiane tė Investimeve. Nė rast mosmarrėveshje lidhur me zbatimin ose interpretimin e MSA-sė, Shqipėria mund t’i drejtohet Kėshillit tė Stabilizim-Asociimit pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjes. Shqipėria duhet tė zgjedhė njė pėrfaqėsues pėr tė bashkėkryesuar kėshillin, si dhe duhet t’i njohė si tė detyrueshme vendimet e tij dhe tė marrė masat e nevojshme pėr t’i zbatuar ato. Kėshilli i Stabilizim-Asociimit mund tė krijojė nėnkomitetet e tij. Njė vit pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė nė Kėshillin e Stabilizim-Asociimit duhet tė pėrgatiten pėr tė ngritur nėnkomitetet e nevojshme pėr zbatimin e pėrshtatshėm tė MSA-sė. Nėse njėra palė konstaton se pala tjetėr ka dėshtuar nė plotėsimin e njė detyrimi tė marrėveshjes, ajo mund tė ndėrmarrė masat e nevojshme, duke informuar pėr kėtė Kėshillin e Stabilizim-Asociimit. Nė pėrzgjedhjen e masave, Shqipėria duhet t’i japė prioritet atyre qė dėmtojnė mė pak funksionimin e marrėveshjes.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.