Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat dhe parfumet jane te holla (subtils), e per kete ato duhen mbajtur te mbyllura mire.
--- Mahomet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Histori :: Kastriotet dhe Mirdita
Postuar nga: Albo

Histori Preng Cub Leshi - Per origjinen e Kastrioteve dhe territoret ku shtriheshin ata, ka shume teza nga autore vendas dhe te huaj, te cilat shpesh jane kontradiktore.

Pa i vene qellim vetes analizen e disa prej tyre, per te zbuluar pemen gjenelogjike te Kastrioteve, e shoh te nevojshme te sjell para historianeve shqiptare dhe dashamiresve te historise se Shqiperise e ne vecanti, te historise se treves se Mirdites, disa mendime qe lindin ne driten e dokumentave te ndryshem, te cilet vene ne diskutim tezen, tashme te pranuar zyrtarisht, qe i nxjerr Kastriotet nga Kastrioti i sotem i Dibres, ne kerkim te se vertetes se madhe mbi origjinen e kesaj dere princerore dhe te viseve ku shtrihej ky fis lavdimadh.

Kur mesojme se bashkeluftetare te Gjergj Kastriotit ne betejat e tij legjendare kunder turqve ne shekullin XV, ishin, sic pohon historiani Ali Hashorva, Moisiu i Dibres - nipi i Gjergj Arian Topise, Uran Konti ose Kont Urani - nipi i Simon altisterit, i mbiquajtur "Kryezot i Shqiperise, Tanush Topia - nip i Andrea Topise, Ajdin Muzaka - i shoqi i motres se Gjergj Kastritiotit-Vllajkes, Muzaku i Angjelines - nip tjeter i Skenderbeut, Mirjan Spani - kusheri i Pjeter Spanit princit te malesive te Shales dhe te Shoshit, Zaharia - Gropa pinjoll i familjes "Gropa" qe zoteronte Dibren, Gjon Stres Balsha - biri i Jelles (ose i Gjeles), te motres se Gjergj Kastriotit, Pjeter, Ndre e Gjon Perlati luftetare besnike te Gjergjit te madh, te cilet sic deshmon mbiemri i tyre, jane nga Perlati i Mirdites, Pal e Gjergj Kuka nga fshati Shebe i kesaj krahine, Gjegj Stres Balsha - djali i motres se Gjergj Kastriotit, i biri i Pal Stres Balshes, princit te trevave midis Lezhes dhe Krujes, Pal, Leke e Nikoll Dukagjinit, qe i kishin zoterimet e tyre ne trevat e Mirdites, Koje Zaharia - nipi i Tanush Dukagjinit, vellezerit Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli - bij te fshatit Gazull te Mirdites mendojme se edhe origjina e Kastrioteve dhe territoret e shtrirjes se tyre, duhen kerkuar me shume ne trevat brenda vijave kufizuese: Vau i Dejes, qe perben kufirin veriperendimor te Mirdites, Qafe Mali, Kukes, aty ku ndahet me krahinen e Fanit, per te shkuar me larg ne histori, Lure aty ku ndahet me Seliten e Mirdites, brigjet e Matit, Kurbin e lezhe, per t'u kthyer perseri ne Vaun e Dejes.

Ku bazohet kjo teze?

Kesaj teze i vijne ne ndihme dy pohime te rendesishme: Se pari, pohimi i historianit Skender Riza, i cili thote: "Sipas burimeve osmane, Kastriotet ishin pronare te tokave ne mes te Shkodres e te Lezhes, te cilet, pas vdekjes se Balshes II (1385), u bene perseri zoterues te tokave te veta dhe kufijte i zgjeruan ne drejtim te viseve verilindore te Shkodres, duke perfshire nje pjese te Mirdites". Se dyti, Pohimi i Fan Nolit, qe thote:"Nga 18 mije forca qe dispononte Skenderbeu, tri te katertat e tyre ishin nga principata arberore e Skenderbeut, krutane, matjane, mirditore dhe dibrane". Dhe duke u shtuar ketyre pohimeve edhe faktin qe Skenderbeu u varros ne kishen e Shenkollit ne Lezhe dhe jo ne Has te Kukesit, ne Kastriot te Dibres, ne Mat, apo diku afer keshtjelles se Krujes, sic ishte ne zakonet dhe besimet e katolikeve, na lind e drejta per t'i besuar me shume tezes qe sjell Athanas Gega sipas te cilit: "Mbiemri Kastrioti, qe ka mbijetuar ne histori, lidhet me shume me lokalitetin (fshatin, shenimi im) e Kastrit ne Mirdite, qe ndodhet midis fshatrave te Dibres, (duhet te jete Dibrri si bajrak - shenimi im) Minelles, (duhet te jete Mneles - shenimi im), Kashnjetit e Vigut, se sa me lokalitete te tjera, qe kane te njejtin emer.

Origjina e Skenderbeut nuk eshte nga Kukesi, por nga Mirdita

Teza e mesiperme duket se e mohon prere origjinen e Gjergj Kastriotit edhe nga Hasi i Kukesit te sotem, edhe nga Kastrioti i Dibres, edhe nga trevat e Matit. Kjo behet e qarte kur mbajme parasysh se, sic pohon F.Noli: "Emri i Kastrioteve del ne shesh per here te pare me 1368, kur nje Kastriot permendet si kapedan i Kanines, kjo behet me bindese kur mbajme parasysh se edhe para vitit 1385, kur vdiq Balsha II, edhe pas vdekjes se tij, "Kastriotet ishin pronare te tokave ne mes te Shkodres dhe te Lezhes" (shih shenimin). Dhe bindjen na e shton perseri pohimi i Athanas Geges qe thote: "Sipas nje dokumenti venecian te vitit 1439, pronat e Kastrioteve ishin fqinj me Shkodren e Lezhen". Kjo flet ne favor te tezes, qe e kerkon origjinen e Kastrioteve diku ne trevat e Mirdites etnografike qe, sipas mendimit tim, dikur shtrihej nga Vau i Dejes ne Lezhe e Kurbin, nga Kurbini ne Dukagjin te Matit e prej kendej ne Pashtrik, per t'u kthyer perseri nga Qafa e Malit per ne Vaun e Dejes.

Per kete flet jo vetem etnografia e etnologjia, por edhe fakti i njohur qe ky territor ishte toke e banuar nga te paret e mirditasve, te pukjaneve e te matjaneve - pirustet, paraardhes te arberoreve dhe Dukagjinasve, qe shkonin gjer pertej Pashtrikut, ku fisi i Pirusteve takohej me dardanet. Dhe besojme se ketij mendimi i vjen ne ndihme edhe pohimi i M.Shuflait, i cili ne vepren "Serbet dhe Shqiptaret", shkruante: "Ne 1641 dalloheshin mbi Lezhe, ne rrjedhen e poshtme te lumit Mat dhe rreth Kurbinit shqiptare te maleve - mirditoret", kurse Pukevil dhe Bue e vendosnin Mirditen midis Prizrenit, Drinit, Shkodres, Lezhes, Krujes e Dibres - teze, qe nuk mund te kundershtohet as ne ditet tona.

Prej kendej del konkluzioni se: 1- Derisa sipas burimeve osmane Kastriotet ishin pronare te tokave ne mes te Shkodres dhe te Lezhes, 2- Derisa sipas nje dokumenti venecian te vitit 1439, pronat e Kastrioteve ishin fqinje me Shkodren dhe me Lezhen dhe 3-Derisa, sic thote Fan Noli: "Mirditen dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti", atehere edhe Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, diku ne pronat e babait te tij do te kete lindur me 1405, te cilat duket se i perkasin qarte Mirdites etnografike. Kesaj i shtohet edhe fakti i njohur qe keto treva po shnderroheshin, qe atehere ne nje oaz te katolicizmit ne Shqiperi.

Dokumenta qe zbulojne origjinen e prijesit te shqiptareve

Duke ecur ne gjurmet e origjines se Kastrioteve dhe te territoreve ku shtriheshin ata, pa i vene qellim vetes te gjurmoje autore e vepra te ndryshme, toponime, gojedhana e legjenda, qe flasin per lidhjet e Gjergj Kastriotit me Mirditen, te cilat nuk mungojne edhe per trevat fqinje me te, e shoh te domosdoshme te ndalem tek nje dokument tjeter per te cilin, cuditerisht, ka heshtur historigrafia shqiptare per me shume se nje gjysem shekulli. Ky dokument na vjen nga perfaqesuesi i madh i Rilindjes Kombetare Gavril Dara i Riu, i cili ne jeteshkrimin e tij, duke folur per te ardhurit ne Palac Adriano fill pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, shkruante: "Nder keta, te paret, prinderit e mi, qe emerohen gjer me sot Merkuri e Njani i Dharenjeve, gjerinj (gjini, fis, gjak-shenimi im) te Kastriotit nga ana e Vojsaves, se jemes se tij, se biljes (bijes-shenimi im) se Prenkut te Mirditeve". Kjo e dhene, qe eshte me shume rendesi per kuptimin e te vertetave historike, ne nje variant tjeter paraqitet ne kete menyre: "Midis tyre nder te paret, (qe erdhen ne Palac Adriano - shenimi im) ishin gjysherit e mi, qe permenden gjer me sot Merkuri e Njani i Dharenjeve, gjerinj te Kastriotit nga ana e Vojsaves, nenes se tij, qe ishte e bija e princit te Mirditasve", variant qe nuk ndryshon esencialiasht nga i pari. Ky pohim qe eshte nje pjese e autobiografise se Gavril Dara i Riu, flet shume. Ai deshmon, se pari, se te paret e rilindasit te madh ishin shperngulur diku nga trevat e Mirdites disa vjet pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, pasi invadoret turq kishin pushtuar qytetin e Shkodres, porten veriperendimore te Mirdites e po suleshin drejt maleve te saj, duke djegur e shkaterruar gjithcka. Se dyti, duke reguar se te paret e Gavril Dara i Riu kishin zbritur ne Palac Adriano me 1482, ai behet me i besueshem se historianet e tjere, qe merren me origjinen e Kastrioteve dhe territoret ku shtriheshin ata; sepse kemi te bejme me nje njeri te ditur, qe na rezulton pinjoll i lavdishem i nje dere princerore te Mirdites, i cili duhet te kete pasur te dhena te sakta per fisin e vet. Keshtu Gavril Dara i Riu behet me i besueshem se Barleti, i cili e ben Vojsaven - nenen e Gjergj Kastriotit, "bije te princit te tribaleve", fis qe sic shenon perkthyesi Stefan Prifti, Barleti i quante "banore ne trevat e Maqedonise dhe te Bullgarise se sotme", "banore sllave te ketyre vendeve". Pohimi i Gavril Dara i Riu per origjinen mirditore te Vojsaves - nenes se Gjergjit zemadh, duket me i besueshem edhe se pohimi i F.Nolit, i cili thote se Gjon Kastrioti "ishte martuar me Vojsaven, te bijen e kryezotit te Pollogut, afer Tetoves. Kjo krahine, - shprehej me dyshim historiani yne, - dukej se ishte pjese e principates se Balshes dhe hynte nen influencen e Kastriotev". Dhe eshte me i besueshem pohimi i rilindasit tone te madh, sepse kur ai na thote qe familja e tij kishte zbritur ne Palac Adriano, me 1482, duket se ka ne dore dokumenta qe nuk i kishin pasur as Barleti, as F.Noli ne kohen e tyre. Pastaj nje njeri kaq i ditur e kaq i pergjegjshem per historine e fisit te vet, nuk kishte si te fantazonte per ta paraqitur Vojsaven si bije te nje princi mirditas, sic ben ne shenimet e tij autobiografike ne hyrje te poemes madhore "Kenga e Sprasme e Bales", ca me teper kur dihej qe treva e Mirdites ne shekullin XV thirrej me shpesh me emrin Dukagjin.

Origjina e pakundershtueshme e nenes se Skenderbeut

Origjina mirditore e Vojsaves, qe eshte veshtire te kundershtohet pa sjelle dokumente me te besueshme se te dhenat, qe sjell Gavril Dara i Riu, do ta nxirrte Gjergj Kastriotin vetem nip mirdite; ca me teper po t'i besohet prere tezes, qe e redukton Mirditen fillestare ne nje zone te ngushte, sic mund te ishte Kodra e Mashterkoreve. Por per te shkuar me tej ne kerkim te se vertetes per pemen gjenealogjike te Kastrioteve, na vijne ne ndihme edhe pohime te historianeve te ndryshem. Keshtu Kristo Frasheri permend se:"Udhetari freng Ami Bue shkruante se kishte degjuar se Skenderbeu kishte lindur ne fshatin Kaster te Mirdites, gjysem ore larg fshatit te sotem Vig". Kete pohim na e kujton edhe albanologu gjerman Johann von Hahn kur flet per "zbulimin" e "nje vendlindje te re te Skenderbeut" diku afer nje keshtjelle te vjeter, ne fshatin Kaster te Mirdites. Po kete te vertete e pohon edhe Athanas Gega kur shkruan: "Duhet pranuar se mbiemri Kastrioti vjen nga Kastri me origjine Romake". Edhe F.Noli, si pa dashur, ne kete perfundim vjen kur shkruan se "Thaloc dhe Jirecek (ne vepren Zeie Urkunden aus Nordalbanien-shenimi im) e quajne perralle sllaverin e Kastrioteve dhe shtojne se llagapi i tyre...tregon se i kishin rrenjet nga nje fshat i quajtur Kastri". Ne kete perfundim sikur vjen F.Noli edhe kur kundershton qe mbiemri Kastrioti te kete ardhur nga ne Kastrat i Shkodres a i Hasit, kur thote: "Etminologjikisht eshte shume e rende qe te dale llagapi Kastriot nga Kastrati".

Kastri vendlindja e Skenderbeut

Ne perfundimin se Kastri i Mirdites eshte vendlinja e Gjergj Kastriotit arrin lehte po ta analizosh thelle, me kujdes e pa anesi konkluzionin qe nxjerr F.Noli kur thote: "Te gjitha deshmite e ndryshme qe numeruam me siper, (dokumente per origjinen e Kastrioteve - shenimi im) mund t'i permbledhim e t'i pajtojme keshtu: Kastriotet rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibres, ose nga nje fshat i quajtur Kastria, qe ndodhej a ne Mat, a ne Mirdite, a ne Has.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.