Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: 1 qershori, ditėlindja e rilindasit Sami Frashėri
Postuar nga: Albo

Elita Sami Frashėri dhe debatet e sotme mbi identitetin

(Nė 156 vjetorin e lindjes)

Pėrvjetori i lindjes sė Sami Frashėrit pėrkon me debatin e sotėm Kadare-Qosja, e, pas tyre, tė dhjetėra publicistėve e studiuesve mbi identitetin e shqiptarėve. Ky ėshtė, nė thelb, debat mbi ēėshtjen ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė jetė Shqipėria dhe shqiptarėt. Megjithatė thuajse askush nuk i ėshtė referuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė Samiut dhe sidomos veprės sė tij kryesore "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", kėsaj "Bible tė shqiptarizmit", vepėr e cila u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Por kush ėshtė Sami Frashėri dhe cili ėshtė projekti politik i tij?

Sami Frashėri dhe formimi i tij

Samiu lindi nė Frashėr tė Pėrmetit, mė 1 qershor 1850. Aty kaloi fėmijėrinė, mbaroi shkollėn fillore, mėsoi turqisht e arabisht. Mė 1865 u vendos nė Janinė, nė atė kohė qendėr vilajeti, sė bashku me vėllezėrit dhe motrat. Nė Janinė kreu shkollėn greke "Zosimea" e mėsoi edhe greqishten e re dhe tė vjetėr, latinishten, frėngjishten, italishten, turqishten dhe persishten. Kur ishte 22 vjeē u vendos nė Stamboll, ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė publicistike, shkencore e patriotike. Ai botoi e njė varg veprash letrare, punoi si gazetar, redaktor e kryeredaktor gazetash (si Fener, Kopshti, Mėngjesi, Interpreti i Lindjes, Java etj.), mori pjesė nė themelimin e "Shoqėrisė sė tė Shtypurit tė Shkronjave Shqip" dhe u zgjodh kryetar i saj, drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe Drita dhe Dituria, botoi fjalorėt dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi) dhe arabisht-turqisht (Kamus-i Arabi), hartoi "Abetare e gjuhės shqipe", "Shkronjėtorja e gjuhės shqipe" (gramatika) dhe "Dhe'shkronjė" (Gjeografia) po nė gjuhėn shqipe etj. Si kurorėzim tė veprimtarisė sė tij shkencore-intelektuale dhe patriotike, Samiu botoi mė 1899, Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet.

Samiu ėshtė, gjithashtu, autor i romanit tė parė dhe i dramės sė parė tė botuar nė Turqi, me ēka ai hodhi bazat e gjuhės letrare turke, tė cilėn e shkėputi nga osmanishtja. Pėrveē kėsaj, ai shkroi veprėn e tij mė madhore nė gjuhėn turke, Enciklopedia, nė gjashtė vėllime (e para enciklopedi nė gjuhėn turke), si dhe fjalorin normativ tė gjuhės turke me mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore. Nė rreth 30 vjet Samiu shkroi 57 vepra, duke lėnė 11 tė tjera nė dorėshkrim. Samiu vdiq nė Stamboll, mė 18 qershor 1904, kur ishte vetėm 54 vjeē.

Samiu ishte njė intelektual me kulturė tė gjerė enciklopedike, me interesa shkencore tė shumanėshme dhe aftėsi tė jashtėzakonshme. Ėshtė e vėshtirė tė veēosh anėn mė tė spikatur tė veprimtarisė intelektuale tė Samiut. Ai ishte njė mendimtar i shquar humanist, po aq i madh ndoshta sa edhe Monteskje apo tė tjerė filozofė e mendimtarė europianė, para tij apo tė kohės sė tij.

Samiu e kaloi rininė dhe u formua si intelektual nė Janinė, atėherė njė qytet i zhvilluar tregtar. Por ai nuk lė pa nėnvizuar faktin se ai u formua mė shumė me frymėn oksidentale se turkoarabe. Samiu ishte dishepull i iluministėve dhe enciklopedistėve tė shquar francezė tė shekullit tė 18-tė. Trajtimi i problemeve nė lėmin e filozofisė, tė shkencave tė ndryshme dhe tė sociologjisė tregon se ai ishte nė korrent me rrymat dhe pikėpamjet e ndryshme tė asaj kohe. Problematika e mirėfilltė politiko-sociologjike qė trajtoi Samiu ishte, nė fakt, preokupim i pėrbashkėt i shumė sociologėve tė tjerė europianė qė jetuan e krijuan si ai nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė, si Spenser, Dilthey, Tonies, Durkheim, Veber etj.

Por mendimi filozofik e politiko-sociologjik i Samiut u formulua nė lidhje tė ngushtė e nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Pra, krejt ndryshe nga debatet e sotme (pa njė objektiv tė qartė) mbi identitetin e shqiptarėve, mendimi politiko-filozofik i Samiut u orientua ndaj njė qėllimi themelor, tė ardhmes sė Shqipėrisė, i cili u trajtua mjeshtėrisht, nė mėnyrė koherente e nė tė gjitha aspektet e tij nė veprėn monumentale "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet."

Madje, referuar kėsaj vepre, mund tė vėrejmė disa fakte interesante qė lidhen me debatet e sotme mbi identitetin. Ai nuk anashkalon identitetet e veēanta (katolik, ortodoks, mysliman, gegė, toskė etj., etj.), pėr tė cilėt merakoset aq shumė R. Qosja. Por ai thekson nė thelb se identitetet e veēanta, nėse shprehemi me gjuhėn e Qoses, i nėnshtrohen identitetit "mėmė", identitetit kombėtar shqiptar. Samiu thotė se shqiptarėt, pėr nga besimi, janė myslimanė (dy tė tretat thotė ai) dhe tė krishterė (njė e treta), nga tė cilėt ½ katolikė dhe ½ ortodoksė. Por ai thekson se ndryshe nga shumė vende tė tjera, jo vetėm tė Lindjes por edhe tė Perėndimit, nė Shqipėri nuk kanė ndodhur kurrė grindje apo konflikte ndėrfetare. Njė grek, thotė Samiu, me tė ndėrruar besimin ka ndėrruar edhe kombėsinė. Ndėrsa "Shqiptari ėshtė shqiptar pėrpara se tė jetė mysliman apo i krishterė (Shqipėria..., fq. 47). Ose, thėnė ndryshe, "shqiptari, mysliman qoftė, ortodoks qoftė, katolik qoftė, ėshtė gjithnjė shqiptar" (fq. 54).

Platforma e Samiut pėr njė Shqipėri europiane

"Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet" ėshtė vepra kryesore e Samiut nė gjuhėn shqipe. Ajo u botua nė Bukuresht mė 1899. Noli e pėrktheu atė nė greqisht. Mė pas ajo u pėrkthye nė turqisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht dhe bullgarisht. Shumė shpejt u shndėrrua nė njė manifest teorik e politik tė Lėvizjes Kombėtare, nė njė periudhė vendimtare pėr fatet e Shqipėrisė.

Por nė Shqipėri kjo vepėr madhore e Samiut mbeti mė shumė e pėrfolur se e studiuar, sidomos pėrmbajtja politiko-sociologjike e saj. Kjo lidhet, sė pari, me barrierat ideologjike tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Mbivlerėsimi i "kufizimeve ideore" (sikurse i tėrė tė veprave tė sė kaluarės) pengoi gjykimin e analizėn shkencore tė pėrmbajtjes sė saj. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri e asaj periudhe, pretendohej se ishin pėrmbushur ėndrrat e rilindėsve tanė, duke realizuar njė shoqėri qė kishte arritur "modelin e pėrsosmėrisė" sė marrėdhėnieve shoqėrore. Vetė Samiu, sikurse mendimtarė tė tjerė tė sė kaluarės, ėshtė vlerėsuar si njė nga ata njerėz tė mėdhenj me tė cilėt "kemi tė drejtė tė krenohemi", por jo si autor i njė vepre qė sugjeron dhe vazhdon tė ketė aktualitet.

Nė "Shqipėria..." Samiu pėrcaktoi qėllimin e vėrtetė tė shqiptarėve sikurse mjetet dhe rrugėt pėr realizimin e tij. Mendimi politik i Samiut preokupohet, para sė gjithash, pėr formėn e regjimit tė ardhshėm tė shtetit shqiptar. Samiu parashikonte rėnien e shpejtė tė Perandorisė Osmane, siē parashikonte ai, nė dhjetė apo e shumta njėzet vjet. Shqipėria fitoi pavarėsinė 13 vjet mė vonė. Pra u provua saktėsia e parashikimit tė tij.

Por pavarėsi do tė thoshte kalim i pushtetit nė duart e vetė shqiptarėve. Nė kėto rrethana detyrė kryesore nuk dilte pėrpunimi i njė teorie mbi shtetin as vetė identitetin e tyre. Samiu u tha shqiptarėve atė qė ata mund tė pėrvetėsonin. Pra misionin e tij Samiu e shihte nė njė plan konkret, praktik e agjitativ. Dhe ai e vuri theksin, nga njėra anė, te fakti se pushtetmbajtėsit nė Shqipėri ishin tė huaj dhe se pushteti i tyre nuk kishte kurrfarė legjitimiteti. Nga ana tjetėr, ai vuri nė dukje se kombi shqiptar kishte aftėsitė pėr t'u vetėqeverisur.
Samiu u shpreh hapur kundėr njė regjimi tė mundshėm monarkik. Madje kohė para se tė botonte "Shqipėria ē'ka qenė…", nė njė letėr qė i dėrgonte De Radės mė 1881, ai shkruante: "Nė u bėftė dot [Shqipėria] mė vete, nuk do tė kemi nevojė pėr princėr e mbretėr, as tė krishterė as muhamedanė..."

Sigurisht Samiu mbante parasysh veēoritė konkrete, strukturėn demografike e fetare tė popullsisė sė vendit, ndarjet gjeografike tė saj, karakteristikat dhe psikologjinė e njė kombi nė formim e sipėr. Bazuar nė veēoritė e identitetit tonė ai thotė lidhur me njė monark tė mundshėm se "nė qoftė gegė, s'e duan toskėt, nė qoftė toskė s'e duan gegėt; nė qoftė mysliman, s'e vėshtrojnė me sy tė mirė tė krishterėt; nė qoftė i krishterė, s'u vjen mirė myslimanėve… Shqiptarėt nuk do tė gjenin karar as me njė tė huaj nga Europa, as me njė princ a mbret mysliman tė huaj" (Shqipėria..., fq. 83).
Mendimi i tij politik ishte nė linjė me proceset e mėdha transformuese qė kishin ndodhur nė Europėn e shekullit tė 18-tė dhe 19-tė, siē ishin kapėrcimi i monarkive absolute, humbja e sė drejtės "hyjnore" pėr pushtet monarkik tė pakufizuar, ndarja e pushteteve nė legjislativ, ekzekutiv e gjyqėsor etj.

Pėr Shqipėrinė Samiu aspironte njė formė regjimi demokratik, qė tė organizohej e tė funksiononte sipas modeleve europiane. Ideali europian ishte njė tipar thelbėsor dallues nė veprėn e Samiut. Europa ishte pikėrisht shembulli qė duhej ndjekur. Sami Frashėri e pėrfytyronte Shqipėrinė e ardhshme si njė shoqėri nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt do tė mund tė jetonin si njerėz. Shteti kombėtar shqiptar, sipas tij, do tė duhej tė ishte njė shtet i moderuar, i bazuar nė ligje, para tė cilave, tė gjithė qytetarėt duhet tė jenė tė barabartė. "Ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh dėshirės sė njė njeriu, por nuk ėshtė skllavėri t'i nėnshtrohesh njė ligji e rregulli… Ligji ėshtė ekuilibri i shoqėrisė njerėzore", theksonte Samiu.

Pėrvoja europiane dhe tradita kombėtare

Por a mund tė ishte shteti i ri shqiptar europian dhe, njėherėsh, njė shtet qė tė mbėshtetej nė njė traditė kombėtare qeverisjeje demokratike? Sipas Samiut "po". Pra mund e duhej tė organizohej "njėfarė dhimokratie", si shtetet e tjera demokratike tė Europės. Ai mendonte si model Zvicrėn, njė vend me karakteristika demografike, klimaterike e territoriale tė ngjashme me ato tė Shqipėrisė. Por Samiu gjykonte se format konkrete tė organizimit politik tė shoqėrisė shqiptare duheshin gjendur nė traditėn mė tė mirė vetėqeverisėse tė popullit shqiptar. Sipas tij, pushtimi otoman e kishte ndėrprerė nė mėnyrė tragjike procesin e natyrshėm tė zhvillimit historik dhe traditėn politike tė shqiptarėve. Samiu i referohet njė gjeografi e historiani tė lashtė grek, Strabonit, sipas tė cilit, tė parėt e shqiptarėve, ilirėt, kishin mbi krye disa kėshilla (pleqėsi) qeverisėse. Kjo traditė demokratike e shqiptarėve, sipas Samiut, mund e duhej tė rimėkėmbej pasi ajo u pėrshtatej kushteve konkrete, interesave dhe psikologjisė sė popullit shqiptar. Sigurisht, e kaluara historike ofron mė shumė material pėr tė reflektuar, sesa pėr tė marrė modele tė gatshme e qė tė mund tė kopjohen nė periudha tė mėvonshme dhe krejt tė ndryshme historike. Ndaj duhet thėnė se referimi ndaj traditės sė lashtė vetėqeverisėse tė shqiptarėve ishte pėr Samiun jo aq njė synim pėr tė pėrshtatur njė model qeverisjeje, se sa njė pėrpjekje pėr tė ngjallur e frymėzuar ndjenjat, krenarinė dhe aspiratat kombėtare te shqiptarėt. Si nga natyra, ashtu edhe nga principet e funksionimit tė tij, shteti i ardhshėm i shqiptarėve, siē e pėrfytyronte Samiu, nuk do tė ndryshonte shumė nga ai i shteteve tė tjerė tė Europės Perėndimore. Sidoqoftė, do tė ishte gabim tė nėnvlerėsohej thelbi racional i idesė sė Samiut pėr tė zbuluar dhe vlerėsuar nė traditėn politike kombėtare anėt mė pozitive tė organizimit politik dhe formave vetėqeverisėse tė shqiptarėve.

Mendimi politik i Samiut pėr njė qeverisje demokratike (nė formėn e pleqėsisė) merr njė vlerė edhe mė tė madhe po tė mbajmė parasysh se shtetet e tjera qė ishin formuar deri atėherė nė Ballkan, tė gjitha pa pėrjashtim kishin vendosur formėn e monarkisė, dhe kur nė qarqe tė caktuara politike brenda e jashtė Shqipėrisė qarkullonte gjerėsisht ideja pėr tė venė nė krye tė njė shteti tė pavarur shqiptar njė mbret a njė princ tė huaj.

Interesant dhe me vlerė ėshtė edhe mendimi i Samiut lidhur me strukturėn e organizimit tė shtetit shqiptar. Sipas tij shteti shqiptar mund tė ndahej nė 15 njėsi administrative, "qeverindarje" ose "ngastra". Secila prej kėtyre njėsive administrative do tė zgjidhte njė pėrfaqėsues. Kėta 15 individė tė zgjedhur do tė formonin njė kėshill kombėtar, tė cilin Samiu e quan "Kėshill i Pleqėsisė" (emri s'ka rėndėsi dhe ai vetė thotė: "emri tė jetė ē'tė jetė"). Ky kėshill kombėtar do tė zgjidhte njė kryetar - i cili do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit - dhe njė zėvendėskryetar. Vetė Kėshilli i Pleqėsisė do tė kryente, pak a shumė, funksionet e presidencės. Por parim bazė i veprimtarisė sė Kėshillit tė Pleqėsisė do tė ishte kolegjialiteti.

Pėrkrah Kėshillit tė Pleqėsisė, sipas Samiut, do tė vepronte njė "Kėshill i Pėrgjithshėm", i pėrbėrė nga anėtarė tė zgjedhur nė 100 njėsi (zona) elektorale, me njė numėr pak a shumė tė barabartė zgjedhėsish (njė pėr ēdo 20 mijė banorė), me funksionet e njė kuvendi kombėtar apo parlamenti: pėr miratimin e ligjeve, tė buxhetit tė shtetit etj. I lidhur me kėto dy organe dhe nėn mbikėqyrjen e tyre do tė vepronte ekzekutivi, qeveria. Ky projekt politik ishte jo vetėm i ngjashėm me modelet e demokracive parlamentare tė Perėndimit, por edhe i kushtėzuar nga faktorė tė ngjashėm me ata qė ēuan nė krijimin e demokracisė parlamentare europiane.

Edhe pse Samiu u shpreh pėr principin demokratik tė pėrfaqėsimit pėrmes zgjedhjeve tė organeve mė tė larta shtetėrore - Kėshilli i Pleqėsisė dhe Kėshilli i Pėrgjithshėm - ai do tė shprehej pėr vendosjen e njė vargu kufizimesh nė tė drejtėn e shtetasve si pėr tė votuar, ashtu edhe pėr t'u zgjedhur nė organet drejtuese tė shtetit. Me kufizimet moshore, ekonomike dhe kulturore pėr tė drejtėn e votės dhe tė tė zgjedhurit, mbetej jashtė procesit politik pjesa mė e madhe e popullsisė sė atėhershme. Njė elitė politike e dalė nga zgjedhje me kufizime tė tilla do tė ishte aristokratike dhe forma pėrfaqėsuese e shtetit shqiptar tė ndėrtuar nė kėtė mėnyrė do tė ishte jo njė republikė demokratike, por njė republikė oligarkike.

Por bindja e Samiut mbi kufizimin e sė drejtės pėr tė votuar e pėr t'u zgjedhur, ishte e justifikuar historikisht po tė mbajmė parasysh se kufizime tė tilla ekzistonin pothuaj nė tė gjitha vendet demokratike tė Perėndimit. Pėr mė tepėr kėto kufizime tė parashikuara nė projektin politik tė Samiut ishin tė pėrkohshme. Sepse nė projektin e tij madhėshtor Shqipėria do tė zhvillohej ekonomikisht e kulturalisht, do tė kishte njerėz tė arsimuar nė shkolla e universitete etj., njėlloj si shtetet e tjera europiane, midis tė cilėve Shqipėria ka patur e duhej tė kishte vendin e saj tė natyrshėm.

***

A do tė ishte bėrė Shqipėria si Zvicra, sikur klasa politike shqiptare pas fitores sė pavarėsisė dhe pas Luftės sė Parė e tė Dytė Botėrore tė kishte ndjekur, nė vija tė pėrgjithshme, programin politik tė Samiut? Ėshtė vėshtirė tė flasėsh me "ēfarė do tė ndodhte sikur…?" Sidoqoftė ajo do tė ishte ndryshe. Shqipėria qė projektoi mendja e Samiut mund tė kishte evituar, ndoshta bashkė me copėtimin e territoreve tė saj, edhe format e autoritarizmit shtetėror: tė shekullit XX tė cilat, sė bashku, e lanė Shqipėrinė shumė prapa kombeve tė tjerė tė kontinentit, madje edhe krahasuar me njė vend fqinj si Greqia. Sot, 156 vjet nga lindja e Samiut, kur pėrpara Shqipėrisė shtrohet si detyrė e dorės sė parė ndėrtimi i njė shteti demokratik dhe integrimi i tij nė familjen e vendeve tė qytetėruara e demokratike tė Europės, vepra e tij pėrsėri rezonon menēuri. Ajo duket se ende mund tė ndihmojė qė tė kuptojmė se "ē'duhet tė jetė" e si duhet tė bėhet Shqipėria.

Dr. Lekė SOKOLI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.