Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Rrexhep Qosja: "Realitet i shpėrfillur"
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare -Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, ėshtė mbėshtetur ne premisa te gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qe te dėgjohet pėr disa oktava me larte zėri i tij, me pare i peshperitur, kundėr identitetit mysliman
-Ėshtė shume e nevojshme qe kėto ide dhe kėto pėrfytyrime te Ismail Kadaresė te hidhen poshtė me kohe dhe hamendjesime
-Kritiken e pikėpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues te vetėdijes se tejshquar fetare ne shoqėrinė e sotme shqiptare prandaj edhe ne identitetin kombėtar,Ismail Kadare e fillon ashtu siē filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e komunizmit.


Shkruan: Rexhep Qosja

Premisa te gabuara
Siē e kam parapare ne parafjalėn e saj, trajtesa mbi idetė ēintegruese ne shoqėrinė e sotme shqiptare e botuar ne vazhdime ne gazetėn e Prishtinės "Epoka e re" dhe ne gazetėn e Tiranės "Korrieri" e pastaj e botuar edhe si libėr me titullin ideologjia e shpėrbėrjes nga Shtėpia botuese TOENA , ka shkaktuar njė sere reagimesh si ne Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe ne Kosove. Nuk e di a ėshtė me i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i reagimeve mospajtuese. Si te paret ashtu edhe te dytat dėshmojnė, ndėrkaq se ceshtjet e ngritura ne atė trajtese ishte e nevojshme te ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas., Horhe Luis Borhes, thotė se "Libri qe nuk e pėrmban kunderlibrin mund te konsiderohet i panevojshėm". Ēdo libėr, pavarėsisht a ėshtė letrar a shkencor, e pėrmbarojnė lexuesit,miq kundėrshtar te autorit, qofte duke e pohuar, qofte duke e mohuar.

Pėr t'iu pėrgjigjur te gjitha reagimeve do te duhej te shkruaja njė libėr me te madh se Ideologjia e shpėrbėrjes, i cili sigurisht do te shkaktonte reagime te reja te pėrshkuara edhe prej me shume ndjenjash se reagimet e deritashme.

Ne vend se te gjithave, do t'i pėrgjigjem vetėm reagimit te Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve. Kjo domethėnė se mbesin pa pėrgjigje te gjithė reaguesit e tjerė ndaj trajtesės Ideologjia e shpėrbėrjes:

1.predikuesit e identitetit kombėtar kosovar, si identitet kombėtar i ri ne Ballkan:

2. predikuesit e gjuhės se dyte standarde pėr folėsit me identitet kombėtar kosovar:

3. thirrėsit pėr kthimin e shqiptareve mysliman ne "fenė e te pareve", si gjoja kusht pėr pranimin me te shpejtuar te Shqipėrisė shtetėrore dhe te Kosovės ne Bashkimin Evropian!

Ne reagimin e Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptareve do pėrgjigjem pėr kėto arsye kryesore: e para , pse e ka shkruar njė shkrimtar dhe publicist i njohur me popullorėsi te veēante; e dyta pse ne ketė reagim ėshtė i pėrmbajtur njė shpėrdorim i disa pikėpamjeve te mia, sidomos te pikėpamjeve mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues te vetėdijeve te tejshquara fetare ne shoqėrinė e sotme shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehone nder lexuesit shqiptare si ne Shqipėrinė shtetėrore ashtu edhe ne Kosove dhe , e katėrta, dhe , me vendimtarja, pse ne ketė reagim janė shprehur ide dhe janė krijuar pėrfytyrime , qe nuk e nderojnė kulturėn shqiptare.

Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, ėshtė e mbėshtetur ne premisa te gabuara: ne pėrpjekje pėr te dėshmuar, ne njėrėn ane kundėrshtitė kulturore mes Evropės dhe Lindjes myslimane, kurse ne anėn tjetėr sipėrinė e identitetit evropian ndaj identiteteve tjera, para se gjithash ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipėri ėshtė –te pėrdorė njė togfjalėsh te Zhan-Pol Sartrit- sipėri raciste.

Gjykimet e kėtilla te Ismail Kadaresė, gjithsesi shume befasuese, nuk mund te mos shikohen si rrjedhoje e disa dukurive dhe disa disponimeve te pėrshtatshme politike dhe fetare ne bote. Nuk mund te mos mendohet se tani kur , si pasoje e fundamentalizmit islamik, te tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, ėshtė rritur disponimi kundermysliman ne disa vende perėndimore; kur kryetari Xhorxh Bush bėn mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i profetit Muhamed dhe fjalėt islam,mysliman, xhami, shkaktojnė sėndisje ne mjedise te ndryshme perėndimore; kur si thonė studiues, po kthehet epoka e konflikteve mes krishterimit e islamit dhe e kryqėzatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosove e quajnė politike te leverdishme pėr karrierėn e vet te ndėrrojnė fenė; kur, si pasoje e sjelljeve shpėrfillėse te disa politikaneve shqiptare mysliman ne Kosove e ne Shqipėri ndihen te diskriminuar, ja , tani, Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur ēasti i dėshiruar qe te dėgjohet pėr disa oktava me larte zėri i tij, me pare i pėshpėritur, kundėr identitetit mysliman,ne te vėrtet kundėr perbereseve mysliman ne identitetin e pėrbashkėt, te pėrgjithshėm, historik, te shqiptareve!
Pėr kėtė arsye ėshtė shume e nevojshme qe kėto ide dhe kėto pėrfytyrime te Ismail Kadaresė te hidhen poshtė me koheshe pa hamendjesime.

Do ta bej kėtė vendosmėrisht, edhe pse me shume keqardhje pėr shume arsye ne kėtė pėrgjigje detyrimisht te gjate.
Nuk e bej kėtė pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.
Nuk e bej kėtė pse shkoj ne Xhami a pse i fali pese vaktet e ditės! Jo. As nuk shkoj ne xhami pėr t'u lutur as nuk falem ne asnjė vakt te ditės. Jo

E bej kėtė pėr hir te perėndive te mi : te Vėrtetės dhe te Drejtės.
E bej kėtė pėr te njėjtėn arsye pėr te cilėn kam shkruar mijėra faqe gjate shume viteve te kaluara : pėr te mbrojtur bashkėkombėsit, bashkėqytetaret, prej padrejtėsive te pushtetit, prej dhunės se shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarėsisht kush e bėn kėtė diskriminim sot.
E bej kėtė pėr te njėjtėn arsye pėr te cilėn ne vitin 1994 kam mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh te disa bashkėqytetareve tepėr te pėrkushtuar si mysliman, pėr c'gje kam shkruar ne librin Tronditja e shekullit.
E bej kėtė pėr te qene shpirtėrisht i lire pavarėsisht prej ēmimit qe paguaj pėr kėtė liri. E unė jam i lire sepse kam zgjedhur te Vėrteten dhe te Drejtėn.

Sprova e Ismail Kadaresė, Identiteti evropian i shqiptareve, nuk ėshtė reagimi i tij i pare mospajtues ndaj pikėpamjeve te mia letrare dhe kulturore. Ne shkrimin Rreth ndikimeve te huaja dhe karakterit kombėtar te letėrsisė, te botuar ne gazetėn Zėri i popullit me 8.4.1973, me te cilėn i pėrgjigjke shkrimit tim Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve, te botuar ne pėrmbledhjen Panteoni i rralluar ne vitin 1972, ai me akuzonte si "tellall i kozmopolitizmit", qe , me gjuhen e atėhershme politike do te thoshte se po predikoja evropianizimin dhe amerikanizmin e letėrsisė shqipe. Tani, 34 vjet me vone, ai me akuzon se kinse po e mohoj atė qe atėherė e predikoja!
Unė, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenė tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veēimin e Shqipėrisė dhe identitetin Stalinist, ne te vėrtet predikonte kunderevropianizimin! Unė vetėm po ve ne dukje se perėndia i shndėrrimeve Protej, i cili e ka dhuruar Ismail Kadarenė edhe me dhuntinė e nxitimshndrrimeve pėr te qene politikisht sa me i koniunkturshem, ia ka parathėnė edhe kėtė nxitimshndrrim, fryt i te cilit ėshtė sprova Identiteti evropian i shqiptareve.

Po, t'i leme njėherė pėr njėherė kėto dy shkrime te njė kohe te kaluar dhe te merremi me reagimin e tanishėm te Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptareve ndaj trajtesės sime Ideologjia e shpėrbėrjes, ne te vėrtet ndaj kreut te kėsaj trajtese Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare, qe sigurisht nuk do te jete nxitimshnderrimi i tij i fundit. Dhe te shohim sa te vėrteten dhe te drejtėn do t'ia filloj qėllimit te tij: shpėrfilljes se identitetit mysliman si njeri nga perversit fetare te IDENTITET KOMBETAR SHQIPTAR.

Shprehitė e vjetra

Kritiken e pikėpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshėm ēintegrues te vetėdijes se tejshquar fetare ne shoqėrinė e sotme shqiptare, prandaj edhe ne identitetin kombėtar, Ismail Kadare e fillon ashtu siē filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike- duke ia vene gishtin tregues komplotit te armiqve te brendshėm dhe te jashtėm politike e klasore dhe duke kėrkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i shėrbejnė Ismail Kadaresė pėr te bere politikisht dhe ideologjikisht te dyshimta, ne te vėrtetė kombetarisht te dėnueshme, pikėpamjet e mia mbi ceshtjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit te Bashkimit Evropian, Baroso, ne Tirane ne lidhje me nėnshkrimin e afėrm te marrėveshjes se Shqipėrisė me Evropėn dhe, e dyta fillimi i bisedimeve pėr statusin e ardhshėm te Kosovės, qe sapo kishin filluar ne Vjene. Unė isha ai qe , ja me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qe sapo dukeshin ne horizontin shqiptar!
Po,t'ia japim fjalėn vete Ismail Kadaresė:
" Sa me shume qe nėnshkrimi i marrėveshjes se Shqipėrisė shtetėrore me Evropėn afrohej, aq me fort ndiheshin murmurimat. Sa me shume qe afrohej caktimi i staturist te Kosovės,me fjalėt tjera, besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale, aq me shume kembengulese behej krrokama se shqiptaret ishin si mish i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn".
"S ishte mbushur as java e fillimit te bisedimeve te Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s'kishin kaluar veē disa ore qe avioni i kryekomisionarit evropian Baroso, ishte ulur ne aeroportin e Tiranės, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqen madje edhe atje ku priteshin me pak, si pėr shembull, ne ndonjė deklarim te akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja".

Meqenėse presjet i ve edhe ku s'duhet, nuk ėshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare nuk e ve pikėēuditjen ku duhet: ne fund te kėsaj fjalie.
Po te leme rregullat e pikėsimit e te gramatikės e te shohim logjiken.
Pėr te pare sa larghedhėse ėshtė kjo logjike politike po i kthejmė dy pasuset e cituara ne trajtėn e bashkėbisedimit sepse, kėshtu, do te mėsojmė me mire ēka ne thelb mendon autori dhe si mund t'i pėrgjigjet ndonjė lexues.
Ēka po ngjante nder shqiptaret ne ēastet kur po afrohej nėnshkrimi i marrėveshjes se Shqipėrisė shtetėrore me Bashkimin Evropian?
Po ndiheshin murmurimat.
( Mungon pikėēuditja).
Ēka po ngjante ne ēastet kur po afrohej caktimi i statusit te Kosovės, me fjale te tjera besimi i Evropės e i Amerikės se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale?
Aq me kembengulese behej krrokama se shqiptaret ishin si mishi i huaj, pra i padashur, pėr Evropėn!
Cilit ishin kėta krrokates?
S'ka pėrgjigje!
Ēka ngjau pak para se te mbushej java e fillimit te bisedimeve te Vjenės pėr statusin e Kosovės, e s'kishin kaluar veē disa ore qe avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur ne aeroportin e Tiranės?

Murmurimat kaotike u shtuan edhe me shume.
Prej nga erdhėn ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin me pak.
Prej nga priteshin me pak?
Nga ndonjė deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetėm nga Kosova? Ai ne zemėr s'e ndan Shqipėrinė nga Kosova. Pėr ta larguar prej Shqipėrisė shtetėrore apo pėr te treguar se nuk njihet ne Shqipėrinė shtetėrore?
S'ka pėrgjigje!
Mos kur thua se priteshin me pak do te thuash se , megjithatė, nuk ėshtė qe nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojės se tij?
Si mund te priteshin murmurima te tilla qe t'i pandeh kaotike prej tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe pėr ceshtjen e Kosovės dhe ceshtjen shqiptare ne pėrgjithėsi dhe te gjitha kėto faqe janė dėshmi e pėrpjekjeve te tij pėr t'u ēelur dyert e shtėpisė se madhe evropiane edhe pėr shqiptaret? Si mund te priteshin murmurima te tilla kaotike prej tij, qe ti i pandeh kunderevropiane kur aq pėrpjekje mendore dhe politike ka bere dhe bėn ai pėr te sjelle vlerat dhe standardet evropiane ne jetėn e popullit te vet?
S'ka pėrgjigje.


Pėrdorimi politik i Nėnė Terezės
Po cila ėshtė e vėrteta pėr qėndrimin tim ndaj mbajtjes sė portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės, nė tė vėrtetė nė njė institucion partiak dhe nė njė institucion administrativ tė Kosovės? Nuk ėshtė e vėrtetė se jam ngritur me "nervozizėm" kundėr mbajtjes sė portretit tė Shenjtores Nėna Tereze, nė institucionet e Kosovės; e vėrtetė ėshtė, vetėm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizėm kundėr pėrdorimit politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė misionares dhe humanistes, Nėna Tereze, prej disa fundamentalistėve fetarė dhe disa koniunkturistėve politikė gjithnjė pėr interesat e tyre fetare - nė rastin e parė dhe kushtetore - nė rastin e dytė. Tė them se menjėherė pas vdekjes sė saj, pėr Nėnėn Tereze kam botuar njė sprovė dhe kam dhėnė dy deklarata: njėrėn tė kėrkuar prej BBC-sė e tjetrėn prej mediave tė Prishtinės. Qėndrimi im ndaj emrit dhe portretit tė Nėnės Tereze sot nuk mund tė mos jetė i kushtėzuar nga pėrdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij emri dhe atij portreti. Mbas gjithė asaj qė ėshtė bėrė dhe po bėhet rreth Nėnės Tereze, domethėnė mbas gjithė kėtij pėrdorimi e shpėrdorimi politik tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombėtarisht tė menēur mbajtjen e portreteve tė saj qoftė nė institucionet politike e shtetėrore tė Kosovės, qoftė nė institucione politike e shtetėrore tė Shqipėrisė shtetėrore. Jo. Ėshtė tejtheksuar se veprimtaria prej humanisteje e Nėnės Tereze ėshtė e pandarė, madje, e kushtėzuar, nga veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytė ka shpallur disa qindra tė shenjtė, gjithsesi, thonė njohės tė tij, mė shumė se tė gjithė papėt para tij. Ndėr shenjtorėt dhe shenjtoret qė ka shpallur Ai dhe qė kanė shpallur papėt para tij, natyrisht se nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Tė gjithė janė shpallur shenjtorė dhe shenjtore sepse ishin tė jashtėzakonshėm si katolikė. Ėshtė e kuptueshme se prej tė gjithė atyre qė e shikojnė portretin e Nėnės Tereze, kudo qoftė i vėnė ai, qė e shikojnė shtatoren e saj kudo qoftė e ngritur ajo, qė e lexojnė emrin e saj kudo qoftė i shkruar ai, Nėna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot pėrpiqen tė na e mbushin mendjen pėrdoruesit fetarė dhe politikė tė emrit, tė portretit dhe tė veprimtarisė sė saj humaniste, se Nėna Tereze meriton tė jetė portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotėrues nė institucionet politike e shtetėrore, nė institucionet kulturore tė qyteteve shqiptare, sepse ėshtė fituesja e vetme shqiptare e Ēmimit Nobel. Ēmimi Nobel i ėshtė dhėnė edhe shkencėtarit dhe humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i tė cilit ėshtė i rėndėsishėm pėr tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kontinentet dhe jo vetėm pėr tė sėmurėt, tė varfrit e tė braktisurit e botės, para sė gjithash, tė Indisė. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund njė shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjė institucion kulturor, nuk vihet portreti i tij nė ndonjė institucion politik e shtetėror. Pse? Sepse Ferid Murati nuk ėshtė i krishterė, prandaj emri dhe portreti i tij nuk mund tė shpėrdoren pėr nevojat e mobilizimit politik tė krishterimit dhe pėr nevojat karrieriste tė koniunkturistėve tanė politikė dhe kulturorė.
Nė fund tė shtjellimit tė sipėrthėnė ėshtė e kuptueshme tė shtrohet pyetja: ku i ēon shqiptarėt pėrdorimi i tillė i tejshtrirė e i tejmadhėruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisė sė Nėnės Tereze? Ēka u sjell shqiptarėve, tė cilėt u takojnė jo vetėm dy a tri, po pesė feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante dhe ateiste) pėrdorimi aq irracional i emrit, i figurės dhe i veprimtarisė sė njė shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit tė Tiranės pagėzohet me emrin e saj: NĖNA TEREZE, edhe pse ēdokush mund ta dijė se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej ēdo aeroporti nė kėtė botė, mund tė ngrihen nesėr edhe aeroplanė luftarakė, qė do tė bombardojnė fshatra e qytete e tė vrasin burra, gra, fėmijė, tė varfėr e tė sėmurė, tė cilėve ajo ua kishte kushtuar jetėn? Ēka do tė thotė ky mitologjizim nė thelb fetar, pėr arsye fundamentaliste fetare dhe tė koniunkturshme politike, i njė shenjtoreje nė njė vend shumėfetar? Logjika e jep kėtė pėrgjigje: do tė thotė nxitje e pjesėtarėve tė feve tė tjera, para sė gjithash, tė fesė myslimane, qė e njėjta gjė tė bėhet me emrat dhe me portretet e figurave tė shquara fetare tė fesė sė tyre. Pėr kėtė arsye emri, portreti dhe shtatorja e Nėnės Tereze duhet vėnė nė mjedise fetare, humanitare dhe shėndetėsore e jo edhe nė aeroportin e Tiranės, e jo edhe nė institucione politike e shtetėrore, e jo edhe nė sheshe tė qyteteve. Bashkėjetesa e harmonishme mes feve, tė cilave u takojnė shqiptarėt, baraspesha historike midis kėtyre feve, interesat historike tė popullit shqiptar e kėrkojnė sot si dje, nesėr si sot, qė emrat, portretet dhe shtatoret e figurave tė njohura, tė shquara e tė mėdha kombėtare, historike dhe kulturore, siē janė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashėri, Ēajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem Ēabej, Aleksandėr Moisiu dhe tė sa e sa piktorėve, skulptorėve, kompozitorėve, shkencėtarėve, krijuesve e artistėve tė tjerė tė mos zėvendėsohen nga emra, portrete, shtatore klerikėsh, shenjtoresh, qė perceptohen para sė gjithash si vetje fetare - katolike, myslimane, ortodokse. Tė sipėrpėrmendurit janė emra vetjesh qė mbahen mend pėr veprat kulturore qė kanė lėnė a pėr bėmat historike qė kanė bėrė, qė kanė pasur, kanė dhe do tė kenė funksion integrues nė jetėn e popullit shqiptar, sepse vepra e tyre, krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqėrore, politike i shėrbente Shqipėrisė, u shėrbente tė gjithė shqiptarėve. Pavarėsisht sė cilės fe i takojnė, ata perceptohen ndryshe se ē'perceptohet Nėna Tereze: perceptohen kryekėput si krijues e veprimtarė atdhetarė e jo si fetarė.

Identiteti dhe identitetet
Pėrveē, si e pamė, pėr nervozizmin qė "nuk lė pa prekur mbajtjen e portretit tė Nėnės Tereze nė institucionet e Kosovės", Ismail Kadare mė fajėson edhe se po e ndaj "identitetin evropian" tė shqiptarėve nė "identitet mysliman" dhe nė "identitet tė krishterė". Dhe, kjo ndarje, qė bėkam unė, i ngjan atij si njė muzikė e njohur, qė e ka dėgjuar shumė herė. I shqetėsuar prej tingujve tė kėsaj muzike tė dėgjuar shumė herė, ėshtė e kuptueshme pse ai ua pėrkujton lexuesve shumė i sėndisur pasojat e njė ndarjeje tė tillė, domethėnė tė njė muzike tė tillė! Nė vend tė gjithė fjalive, nė tė cilat numėrohen ato pasoja, po e citoj vetėm fjalinė pėrmbyllėse: "Pėrēartje tė tilla, nė prag tė afrimit tė portave tė Evropės, pėrpara se tė ishin komike, janė thellėsisht tragjike. Si tė tilla, ato kėrkojnė njė pėrgjigje tė qartė, serioze dhe pse jo, tė prerė. Nė raste tė tilla parimi kryesor ėshtė se njė popull ėshtė ai qė ėshtė dhe s'ka nevojė as pėr pudėr zbukurimi e as pėr blozė pėrēmuese".
Bukur apo jo!
Njė popull ėshtė ai qė ėshtė.
S'ka dyshim.
Dhe, s'ka nevojė pėr pudėr zbukurimi.
Pa dyshim.
As pėr blozė pėrēmuese.
Pa dyshim.
Kur e zbukurojmė njė popull me pudėr zbukurimi?
Kur e quajmė evropian dhe tė krishterė, pa dyshim.
E kur e shėmtojmė me blozė pėrēmuese?
Kur e quajmė joevropian dhe mysliman, pa dyshim!
Domethėnė: pudra zbukuruese mund tė qitet vetėm nė fytyrėn evropiane dhe tė krishterė, kurse bloza pėrēmuese vetėm nė fytyrėn joevropiane dhe myslimane! Kjo ėshtė pėrgjigjja e qartė, serioze dhe, pse jo e prerė e Ismail Kadaresė! Bukur apo jo! Muzika ngjan shumė e njohur apo jo!

Po, t'i kalojmė njėherė pėr njėherė gjykimet e kėtilla "serioze", serioze nė mėnyrė raciste,tė Ismail Kadaresė dhe tė merremi pak me katekizmin e tij tė identitetit.
Prej sprovės sė tij Identiteti evropian i shqiptarėve shihet se Ismail Kadare e trajton identitetin si diēka tė dhėnė njėherė e pėrgjithmonė, qė e pėrcaktojnė gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e lėkurės dhe... hajde gjeje ēka mė! "S'duhej ndonjė filozofi pėr tė kuptuar se fetė mund tė ishin tė ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonė njė"! Kultura materiale dhe shpirtėrore, feja, tradita, zakonet, historia- si tė mos ishin fare: ato nuk lėnė kurrfarė shenjash nė identitetin e vetjeve, grupeve etnike dhe popujve! Ku ėshtė dėgjuar kjo? Maturanti qė do tė gjykonte ashtu pėr identitetin nė Bashkimin Evropian dhe nė SHBA-tė do tė pėrsėriste klasėn. Ndikimin e fesė nė pėrbėrjen e identitetit Ismail Kadare jo vetėm se e mohon, por edhe e pėrbuz! Thuajse nuk ka parė dhe thuajse nuk ka dėgjuar se fetė janė pėrbėrės shumė i rėndėsishėm i identitetit, aq tė rėndėsishėm sa shumė herė dhe shumėkund janė bėrė pėrcaktues tė tij. Po tė mos ishte kėshtu, nuk do tė flitej, pėr shembull, pėr qytetėrimin e krishterė dhe pėr qytetėrimin islamik. Dhe, po tė mos ishte kėshtu, nuk do tė shkruante Semjuel Hantingtoni veprėn e tij Konflikti i qytetėrimeve, nė tė cilėn bazė tė qytetėrimeve qė ai, fatkeqėsisht, i pandeh nė konflikt, quan fenė myslimane, nė njėrėn anė dhe fenė e krishterė, nė anėn tjetėr!
Nė sprovėn e tij Ismail Kadare gjykon dhe bėn pėrgjithėsime pėr identitetin, duke mos pasur parasysh se kemi identitet tė veēantė dhe identitet tė pėrgjithshėm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet tė ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetėror. E tė tjera. Tė gjitha kėto identitete, qė janė identitete mė pak a mė shumė tė veēanta, tė njė rrafshi mė tė ngushtė, bashkohen nė njė pėrgjithėsi, nė njė tė tėrė, qė do t'i themi identiteti kombėtar.
Dhe, mė konkretisht: kemi shqiptarė me identitet kosovar, shqiptarė me identitet lab, shqiptarė me identitet gegė, shqiptarė me identitet toskė, shqiptarė me identitet mirditas, shqiptarė me identitet malėsor, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, tė pėrgjithshmen, tė tėrėn, qė i themi identiteti kombėtar shqiptar.
Dhe, mė tej: kemi shqiptarė me identitet katolik, shqiptarė me identitet ortodoks, shqiptarė me identitet mysliman, shqiptarė me identitet protestant dhe shqiptarė me identitet ateist, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta, mė tė ngushta, mė tė vogla, nė sajė tė pėrbashkėtave tė pėrmbajtura nė secilin prej tyre bashkohen nė atė pėrgjithėsinė, nė atė tė pėrgjithshmen, nė atė tė tėrėn qė i themi IDENTITETI KOMBĖTAR SHQIPTAR.
Ai qė i ka tė qarta kėto, ai qė ka kuptim pėr marrėdhėnien e tė veēantave me tė pėrgjithshmen, nuk do tė akuzojė kė se po ndan shqiptarėt nė tė krishterė dhe nė myslimanė vetėm pse konstaton se kemi shqiptarė me identitet tė krishterė dhe shqiptarė me identitet mysliman - se ata si tė krishterė (katolikė, ortodoksė, protestantė) dhe myslimanė janė tė gjithė shqiptarė: janė shqiptarė nė sajė tė pėrbashkėtave shqiptare tė pėrmbajtura nė secilėn prej feve tė tyre.
Pse, atėherė, Ismail Kadare ēel derėn e ēelur prej meje para tij?!

Evropa shumėkulturore
Ashtu siē nuk do ta kuptojė drejt marrėdhėnien e identiteteve fetare shqiptare me identitetin kombėtar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare nuk do ta kuptojė drejt as marrėdhėnien e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin evropian! Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė parė se togfjalėshin identitet evropian ai e njėjtėson me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, si bashkėsi e shteteve dhe popujve evropianė, nė njėrėn anė dhe me krishterimin, nė anėn tjetėr. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, qė do tė pėrbėjnė Evropėn e Bashkuar, do tė kenė njė identitet politik-shtetėror, si njė pėrgjithėsi, si njė e tėrė, si njė e pėrbashkėt e tė veēantave politike dhe shtetėrore tė shteteve qė do ta pėrbėjnė. Evropės sė Bashkuar tė gjitha shtetet qė do ta pėrbėjnė do t'ia dhurojnė, tė mos thuhet do t'ia flijojnė, tė veēantat e tyre politiko-shtetėrore, por nuk do tė mund tė thuhet se Evropės sė Bashkuar do t'ia flijojnė, sė paku tani pėr tani, identitetet e tyre kombėtare, nė tė cilat janė tė pėrmbajtura veēantitė qė nėnkuptojnė historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e tė tjera. Nuk e di si do tė jetė sot pesėdhjetė a sot njėqind vjet, por sot pėr sot shihet se tė gjithė popujt evropianė, qė pėrbėjnė Bashkimin Evropian, kujdesen tė ruajnė pėrbėrėsit e identitetit tė tyre kombėtar: historinė, gjuhėn, fenė, kulturėn, traditėn e pėrbėrėsit e tjerė. Bashkimi Evropian bėhet Evropė e kombeve.
Pėrpos me projektin politik evropian, domethėnė me Bashkimin Evropian, togfjalėshin identitet evropian Ismail Kadare e njėjtėson edhe me krishterimin. Ky njėjtėsim, historikisht i shikuar, nuk ėshtė i saktė. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetėm tė krishterė. Ėshtė i madh numri i intelektualėve dhe i politikanėve evropianė tė cilėt vitin e kaluar e kanė kundėrshtuar nismėn pėr tė futur nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian, Umberto Eko, e kundėrshton atė nismė pėr dy arsye:
e para, pėr arsye politike, dhe,
e dyta, pėr arsye historike.
Arsyeja politike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, sepse Evropa e ardhshme duhet tė jetė, thotė ai, projekt politik dhe vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion antropologjik, pėr tė e nėnkupton Evropėn shumėkulturore, shumėfetare dhe, gjithnjė e mė dukshėm, shumėracore, shumėngjyrėshe - jo vetėm tė bardhė.
Arsyeja historike: nuk duhet tė futet nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit sepse e kaluara e kontinentit, thotė ai, nuk ėshtė plotėsisht e krishterė. Kulturėn evropiane e kanė pasuruar: matematika e Indisė, mjekėsia arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar nė Evropė pėrmes arabėve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhė e ritualeve tė shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e politeizmit, monoteizmi i hebrenjve. E tė tjera.

Ide raciste
Nuk mund tė them a ėshtė a s'ėshtė Ismail Kadare i njė mendjeje me intelektualėt dhe politikanėt evropianė, qė janė ngritur kundėr futjes nė Kushtetutėn e Bashkimit Evropian tė konceptit mbi prejardhjen e krishterė tė kontinentit, por mund tė them se disa ide dhe disa mendime tė tij tė pėrmbajtura nė Identitetin evropian tė shqiptarėve do tė priteshin mirė prej publicistes sė njohur italiane, Oriana Falaēi dhe prej kult-shkrimtarit francez, Mishel Uelbek, qė nė vendet e tyre janė akuzuar pėr ide raciste!
Pse do tė mund tė priteshin mirė prej asaj publicisteje dhe prej atij shkrimtari disa ide dhe mendime tė shkrimtarit tonė?
Sepse janė ide raciste.
"Letrat e Shqipėrisė - shkruan Ismail Kadare nė Identitetin evropian tė shqiptarėve - janė tė qarta. Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė, e dikujt nuk i intereson ta shohė".
Kush janė ata qė nuk dėshirojnė ta shohin kėtė identitet tė qartė tė shqiptarėve?
S'ka pėrgjigje!
Kush janė ata tė cilėve nuk u intereson ta shohin identitetin shqiptar, qė nuk ėshtė i "fshehur pas lajlelulesh mashtruese"?
S'ka pėrgjigje!
A ka identitete tė fshehura pas "lajlelulesh mashtruese"?
S'ka pėrgjigje!
Pse s'thuhet se edhe letrat e Kosovės janė tė qarta?
S'ka pėrgjigje!
Ēka thuhet mė tutje?
Thuhet: "Gjeografia, gjėja mė kokėfortė nė botė, dėshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre, qė me ēdo kusht duan ta zbehin disi edhe kėtė fakt kokėfortė, arrin disa herė tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė nė skaj tė Evropės dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndėrkaq, kur hedh sytė nė hartė, vėren se gjer nė atė kufi shtrihen sė paku tri shtete tė tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet "Turqia evropiane". Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė. Ashtu si gjuha, ajo quhet, nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve".
A ėshtė e mundshme?
Shkrimtari ėshtė bėrė mėsues i gjeografisė: po na tregon se Shqipėria ėshtė nė Evropė. Nxėnėsit qė do tė pėrgjigjeshin saktė do tė merrnin notė dhjetė!
A ėshtė e mundshme! Muzika, vėrtet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e njohur.
Shqipėria dhe Kosova, kur ėshtė fjala pėr identitetin, i paskan letrat e ndara! E mėsuam prej gojės sė Ismail Kadaresė se letrat e Shqipėrisė janė tė qarta, por ēfarė janė letrat e Kosovės. Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Maqedoni? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Mal tė Zi? Ēfarė janė letrat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės?
Tė paqarta!
Pse nuk qenkan tė qarta letrat e Kosovės? Pse nuk qenkan tė qarta letrat e gjithė shqiptarėve tė tjerė kudo qofshin ata? Pėrgjigjen na e jep, natyrisht, vetė Ismail Kadare: duke i ndarė letrat e Kosovės prej letrave tė Shqipėrisė shtetėrore!
Dhe, kjo pėrgjigje nuk ėshtė e bindshme pėr arsye se gjeografia, "gjėja mė kokėfortė nė botė", atė qė e dėshmon pėr Shqipėrinė shtetėrore do tė duhej ta dėshmonte edhe pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e tjerė, sė paku nė Ballkan.
Gjeografia ėshtė njė "gjė" shumė e dashur nga shkrimtari ynė. Pse? Sigurisht pėr dy arsye: e para, pėr arsye se e dėshmon evropianitetin e shqiptarėve tė Shqipėrisė shtetėrore dhe, e dyta, pse Evropėn e ndan, nė sajė tė Gjirit tė Bosforit, tė Mesdheut dhe tė Gjirit tė Gjibraltarit, prej Azisė dhe prej Afrikės! Ismail Kadare ėshtė i gėzuar pse Shqipėria shtetėrore ėshtė mė larg prej Azisė se disa shtete tė tjera evropiane me identitet evropian. Ai ėshtė i gėzuar pse midis Shqipėrisė shtetėrore dhe Azisė shtrihen tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. "Pėr tė mos pėrmendur atė qė quhet "Turqia evropiane"! Dhe, kėtė ēerekshtetin tjetėr, Turqinė evropiane, ai e fut nė thonjėza!
Pas kėtyre margaritarėve gjeografikė, me tė cilėt e stolis qafėn e Shqipėrisė, shkrimtari ynė na e dhuron kryemargaritarin gjeografik, me ēmimin e tė cilit shpreson tė na bėjė tė lumtur tė gjithėve: "Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithė kontinentit evropian, ėshtė e bardhė". Nė qoftė se gjeografia u ka caktuar shqiptarėve dhe evropianėve tė tjerė fatin qė tė jenė tė bardhė, mos gjeografia ua ka caktuar fatkeqėsinė aziatikėve dhe afrikanėve qė tė jenė tė verdhė, tė vrugėt, tė zinj? Mos ngjyra ėshtė arsyeja pse Ismail Kadare dėshiron tė na mbajė sa mė larg prej tyre?
Nuk ėshtė gjeografia e vetmja frymėzuese e idesė raciste tė Ismail Kadaresė: frymėzim tė njėjtė mund t'i sjellin atij edhe historia e arkeologjia. Dėgjojeni: "Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia shqiptare- R.Q) nė rastin mė tė favorshėm, pasardhėse e ilirėve, nė mė tė pafavorshmet, e trako-ilirėve"! Meqenėse, si e thonė studiuesit e tij, racizmi ėshtė "botėkuptim qė s'pranon t'i ēmojė dinjitetet tė barabarta", atėherė na del se rumunėt e shkretė, si pasardhės tė dakėve, fis trakas, nuk mund tė kenė dinjitet tė barabartė me pasardhėsit e ilirėve, madje, as tė iliro-trakasve.
Po, t'i lėmė pėr pakėz idetė raciste dhe tė merremi me frymėzuesen e tyre kryesore: me gjeografinė.


Gjeografia lėvizėse

Ėshtė e ēuditshme pse Ismail Kadare, megjithėse do tė ketė qenė nė kontinente tė ndryshme, sigurisht, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Afrikė, nuk do tė shohė se deri ku arrin roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve dhe tė grupeve tė ndryshme etnike. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė, edhe nė qoftė se nuk kemi pasur fatin qė, pėrpos Evropės, tė shohim edhe kontinente tė tjera, tė pranojmė se gjeografia, vėrtet, flet shumė pėr identitetin e popujve e tė grupeve etnike por, megjithatė, nuk i thotė tė gjitha pėr tė. Pėrpos gjeografisė, edhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė marrin pjesė, cili mė pak e cili mė shumė, nė pėrcaktimin e identitetit tė tyre. Mund tė thuhet se dikur, para, fjala vjen, katėr-pesė shekujsh, gjeografia, vėrtet, e pėrcaktonte plotėsisht ose pėrafėrsisht plotėsisht, identitetin e popujve dhe tė grupeve tė ndryshme, por mė vonė ky ndikim i saj do tė vijė duke u pakėsuar gjithnjė e mė dukshėm. Zbuluesit e kontinenteve e tė vendeve tė reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuēi dhe hulumtuesit e kontinenteve tė zbuluara, mandej, posaēėrisht tė Afrikės, Azisė dhe Amerikės Jugore do tė jenė tė merituar – do tė thoshin kozmopolitėt apo do tė jenė fajtorė - do tė thoshin kundėrshtarėt e tyre - pse lartmadhėria e saj gjeografia pothuaj ka rėnė prej fronit tė lartė tė identitetit.

Pse mund tė thuhet kėshtu?

Mund tė thuhet kėshtu sepse janė tė shumtė shembujt qė e dėshmojnė shfronėsimin e gjeografisė nė mbretėrinė e identitetit.

Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit tė kontinenteve tė reja, gjeografia e kontinentit tė Australisė e pėrcaktonte identitetin (fizik, shoqėror dhe kulturor) e aborixhanėve; gjeografia e Amerikės e pėrcaktonte identitetin e majėve, inkėve, shoshonėve, ēejenėve, apaēėve, komanēėve e tė fiseve tė tjera indiane; gjeografia e kontinentit tė Afrikės e pėrcaktonte identitetin e zezakėve, tė arabėve dhe tė popujve a grupeve tė tjera qė nė atė kontinent jetonin; gjeografia e kontinentit tė Azisė e pėrcaktonte identitetin e persianėve, tani tė quajtur iranas, tė afganėve, tė kinezėve, tė japonezėve, tė vietnamezėve, tė hindusve, tė tajlandezėve e tė tjerėve. Ajo kohė, ndėrkaq, ka kaluar pėrgjithmonė dhe nuk do tė kthehet mė. Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, janė banuar me popullsi tė kontinenteve tė vjetra, para sė gjithash, me popullsi tė Evropės, tė Afrikės dhe tė Azisė. Prej gjysmės sė dytė tė shekullit njėzet, lėvizjet e njerėzve prej shteti nė shtet, prej kontinenti nė kontinent janė bėrė mė tė shpeshta. Tani njerėzit sikur e marrin gjeografinė me vete: nė shpinė dhe nė shpirt.

Ēka po shohim tani?

Tani po shohim, natyrisht ata qė duan tė shohin, se anglezėt, skocezėt dhe irlandezėt, fjala vjen, tė cilėve dikur ua pėrcaktonin identitetin ishujt britanikė, e kanė ruajtur identitetin e tyre historikė edhe nė Amerikė, nė Kanada, nė Australi dhe nė Republikėn Jugafrikane, natyrisht, tė pasuruar me pėrbėrės apo me ngjyresa pėrbėrėsish, qė ka sjellė koha dhe qė ka sjellė bashkėjetesa me popuj tė tjerė nė ato kontinente. Apo jo? Arabėt jetojnė nė dy kontinente, nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Afrikės, prej tė cilėve Ismail Kadare, pikėrisht pse arabėt jetojnė atje, pėrpiqet aq shumė ta largojė Evropėn, sidomos, Shqipėrinė, por arabėt e kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojnė prej arabėve tė kontinentit afrikan: kanė tė njėjtin identitet - arab, me prejardhje, me gjuhė, me fe, me kulturė, me qytetėrim pothuaj tė njėjtė.

T'i afrohemi edhe mė tepėr Evropės.

Turqit jetojnė nė kontinentin e Azisė dhe nė kontinentin e Evropės, qė janė tė ndarė nga Bosfori, por turqit e Turqisė evropiane nuk ndryshojnė me asnjė pėrbėrės tė identitetit prej turqve tė Azisė.

Rusėt jetojnė edhe nė Evropė edhe nė Azi, por rusėt e kontinentit evropian kanė tė njėjtin identitet qė kanė rusėt aziatikė.

Shqiptarėt jetojnė nė Ballkan, nė kėtė pjesė tė skajshme tė Evropės, e jetojnė edhe nė SHBA-tė, nė Kanada dhe nė Australi, por shqiptarėt ballkanikė, qė kanė pasur rastin tė vizitojnė bashkėkombėsit e tyre nė ato kontinente, nuk thonė se e kanė ndryshuar identitetin, sė paku jo ata qė kanė lindur nė Ballkan. Pėrkundrazi. Thonė se shqiptarėt qė jetojnė nė kontinente tė tjera nuk janė mė pak shqiptarė se ne nė Ballkan: e kanė tejēuar atje identitetin kombėtar dhe e ruajnė traditėn kulturore me shumė dashuri.

Se sa ėshtė bėrė i paqėndrueshėm roli i gjeografisė nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike nė kėtė planet mė sė miri, ndoshta, e tregojnė hebrenjtė. Fati tragjik historik i ka shpėrndarė nė disa kontinente, nė vende tė ndryshme tė kontinentit evropian, tė kontinentit aziatik dhe tė kontinentit amerikan, por, prapė, edhe nėse pėrpiqen shumė qė t'u pėrshtaten kushteve politike, shoqėrore, kulturore nė vendet ku jetojnė, prapė e ruajnė identitetin historik tė hebrenjve.

Por, sa i paqėndrueshėm ėshtė bėrė ndikimi i gjeografisė nė identitetin e popujve e tė grupeve tė ndryshme na e thotė edhe deklarata e shkrimtares sė njohur amerikane, Emili Dikinson. I takonte brezit tė ashtuquajtur brezi i humbur i shkrimtarėve amerikanė; kishte vendosur tė jetonte njė kohė larg Atdheut tė vet - nė Evropė, nė Paris. Kur, mė njė rast, miqtė evropianė e pyesin: a frikėsohet se duke jetuar aq gjatė larg Atdheut, larg SHBA-ve, do tė mbetet pa rrėnjė, ajo do tė pėrgjigjet: "Ēka mė duhen rrėnjėt nė qoftė se nuk janė rrėnjė qė mund t'i marr me vete". Kjo shkrimtare, me popullorėsi, kryesisht, tė paktė, por, megjithatė, shkrimtare gjeniale, para Luftės sė Dytė Botėrore e kishte vėrejtur atė qė ne as shtatėdhjetė vjet pas saj nuk po e vėrejmė: se gjeografia nuk ėshtė mė ēka ishte. Kush ju beson tė dhėnave sendore mund tė bindet se tė njėjtėn fjali tė shkrimtares amerikane do tė mund ta shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė SHBA-tė, Naim Frashėri e Sami Frashėri, qė kanė jetuar dhe kanė vdekur nė Azi, nė Stamboll; Vaso Pasha qė ka vdekur nė Azi, nė Liban; Andon Zako Ēajupi qė ka vdekur nė Afrikė, nė Egjipt; Filip Shiroka qė ka jetuar dhe ka vdekur nė Azi, nė Liban, dhe, sot, Naum Prifti dhe Naim Balidemaj, qė jetojnė e krijojnė nė Nju-Jork.

Ē'duan tė thonė tė gjitha kėto tė dhėna?

Duan tė thonė, ndoshta, se gjeografinė mund ta shpallin edhe mė tej faktor vendimtar nė pėrcaktimin e identitetit tė popujve e tė grupeve tė ndryshme etnike vetėm ata politikanė e intelektualė, tė cilėt, kur flasin pėr gjeografinė dhe identitetin, nė thelb mendojnė pėr gjeografinė e kohės sė Kristofor Kolombos. Harrojnė se, pėrpos lėvizjeve tė njerėzve prej kontinenti nė kontinent, edhe teknika e teknologjia, mediat elektronike, interneti dhe globalizimi i egėr, ndikojnė nė identitetin e popujve mė shumė se gjeografia e shfronėsuar.

Ē'duan tė thonė tė gjitha kėto?

Duan tė thonė, ndoshta, se qė nga zbulimet e Kristofor Kolombos e kėndej e, sidomos, qė nga Revolucioni i Madh Francez, mė 1789 e kėndej, shumėfish mė tepėr se gjeografia ėshtė gjeopolitika, pra, politika e tė fuqishmėve dhe e tė pasurve, ajo qė luan rol tė "perėndishėm" nė identitetin e vartėsve tė tė gjitha llojeve.

Identiteti dhe kultura

Pėrpos gjeografisė, Ismail Kadare do ta vėrė edhe kulturėn nė shėrbimin e pėrpjekjeve tė tij pėr pėrgjithmonė me pėrbėrėsit myslimanė tė identitetit tė shqiptarėve. Ėshtė bindur, mė nė fund, se vetėm me gjeografinė nuk e ka kryer punėn. Pėrpos nocioneve, mė sė shpeshti tė pasqaruara a tė keqkuptuara, do tė pėrdorė ai edhe krahasime, metafora e simbole pėr t'imohuar e, kur nuk arrin t'i mohojė, pėr t'I zhvlerėsuar ata pėrbėrės. Si shkrimtar do ta quajė tė arsyeshme apo, ndoshta, edhe tė obligueshme qė mė sė pari tė qėrojė hesape me letėrsinė e bejtexhinjve, e cila, sipas tij, ėshtė fryt i luftės qė bėnte Perandoria otomane, "pėr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zėvendėsimin me atė otoman", edhe pse kjo letėrsi nuk ka luajtur ndonjė rol tė veēantė nė krijimin a mbajtjen e identitetit tė shqiptarėve myslimanė. Nė kėtė betejė fitoren e pandeh tė paracaktuar, pėr ē'arsye edhe mund tė shkruajė: "Letėrsia e bejtexhinjve, pėr shembull, njėfarė brumi i pėrzier shqiptaro-turk, u thye pėrfundimisht, si njė sajesė prej qerpiēi prej murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro-latine".

Sa mė kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjerė tė paktė para tij apo pas tij tė letėrsisė sė bejtexhinjve, nuk kanė shkruar se autorėt e saj ishin tė detyruar prej pushtetit turk qė tė shkruanin ashtu siē shkruanin, domethėnė se ajo letėrsi ishte e tillė ēfarė ishte sepse nė Perandorinė Otomane kishte njė doktrinė teorike-letrare dogmatike, sė cilės, deshėn s'deshėn, ishin tė detyruar t'i pėrmbaheshin shkrimtarėt, nė radhė tė parė shkrimtarėt shqiptarė. Sa dihet, nė Perandorinė Otomane nuk kishte njė formacion letrar, qė do tė quhej "realizmi otoman" apo, "realizmi despotik". Perandoria Otomane, si e thonė historianė tė saj evropianė, qė kanė jetuar nė Stamboll si pėrfaqėsues diplomatikė tė vendeve tė tyre evropiane, ishte njė shtet kur mė pak e kur mė shumė despotik, si mbretėritė e asaj kohe nė Evropė. Ka madje historianė evropianė qė thonė se Perandoria Otomane, sė paku deri nė shekullin XIX, ishte shtet qė e karakterizonte toleranca etnike. Mos tė ishte kėshtu, thonė ata, nuk do tė mbahej aq gjatė. Nė kėtė mbretėri ngjante, sigurisht, shpesh, qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė nguleshin nė hunj, por edhe nė mbretėritė evropiane ngjante qė fatkėqijtė e shpallur fajtorė tė digjeshin nė turrė tė drurėve!

Mund tė besohet se ndonjėri nga tė dėnuarit mė parė do tė zgjidhte djegien nė zjarr se nguljen nė hu, por mund tė kishte edhe tė tillė qė mė parė do tė zgjidhte nguljen nė hu se djegien nė zjarr! Barbaria politike ishte ligji i kohės edhe nė Azi edhe nė Evropė. Bejtexhinjtė shqiptarė shkruanin ashtu siē shkruanin jo pse ishin tė detyruar t'i nėnshtroheshin luftės sė Perandorisė Otomane "pėr zbehjen e identitetit shqiptar" dhe pėr "gjymtimin e trurit tė tyre", por pse vetė, vullnetarisht, kishin vendosur tė shkruanin ashtu: pėrzieshėm!

Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, qė kishin kryer farė shkolle fetare nė gjuhėn turke, arabe a persiane, ashtu siē shkruhej letėrsia e krishterė prej vetjeve qė kishin kryer farė shkolle a fakulteti nė gjuhėn latine. Ajo shkruhej prej vetjeve, tė cilėt, si shumėherė dhe shumėkund gjatė historisė, e kishin pranuar pushtetin, gjuhėn, kulturėn, p o l i t i k ė n , ideologjinė, zakonėsinė, rendin shoqėror tė pushtuesit: tė pushtuesit despotik, i cili, megjithatė, vėllezėrit e tyre tė besimit katolik dhe ortodoks i lejonte tė shkruanin qoftė shqip, qoftė latinisht, qoftė greqisht apo italisht. E tillė ēfarė ishte ajo pėrfaqėsonte pėr ta dhe lexuesit e tyre shijen e kohės, besimin dhe iluzionin e kohės. Letėrsia e bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autorėve tė saj, ashtu siē ishte letėrsia katolike apo ortodokse shprehje e vullnetshme e autorėve tė tyre, ashtu siē ishte letėrsia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe teorikisht e mbėshtetur, e Ismail Kadaresė nė kohėn e komunizmit. Letėrsia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat fetare, si edhe letėrsia e krishterė. Letėrsia e bejtexhinjve, ndėrkaq, mė shpesh se letėrsia e krishterė, shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do tė thotė se tematikisht ishte mė e pasur se ajo. Po t'i vlerėsojmė artistikisht, pa paragjykime fetare, letėrsinė e bejtexhinjve dhe letėrsinė e krishterė do tė mund tė themi se nuk dallojnė shumė njėra prej tjetrės, me pėrjashtim tė sibilave tė Pjetėr Bogdanit qė shquhen me vlerė estetike: janė letėrsi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq sa e ul vlerėn e letėrsisė sė bejtexhinjve leksiku i huaj - turk, arab dhe persian, po aq e shton vlerėn historike gjuhėsore tė letėrsisė sė krishterė, nė mėnyrė tė veēantė tė letėrsisė katolike, pikėrisht gjuha shqipe e pėrdorur nė tė sado me shumė shtresa tė huaja.

Ismail Kadare na bėn me dije, i gėzueshėm, se letėrsia e bejtexhinjve na qenka thyer pėrfundimisht "si njė sajesė prej qerpiēi" prej "murit hijerėndė e monumental, ndonėse tė ftohtė, tė traditės sė letėrsisė dygjuhėshe shqiptaro- latine". As historia e letėrsisė shqipe, as historia politike e popullit shqiptar nuk e dėshmojnė kėtė pohim poetik. Letėrsia dygjuhėshe shqiptaro-latine asnjėherė, gjatė asnjė shekulli, nuk ia ka vėnė pėrpara letėrsisė sė bejtexhinjve murin e saj "hijerėndė e monumental", prandaj edhe nuk e ka thyer, siē thuhet, "si njė sajesė prej qerpiēi". Letėrsitė nuk qėrojnė hesape mes vetes as me mure, as me qerpiēė! Letėrsitė dygjuhėshe shqiptarolatine, shqiptaro-greke dhe shqiptaro- turke, shqiptaro-arabe kanė bashkėjetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rrallė e tek, deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Jo ato njėra- tjetrėn, po vetėm letėrsia e Rilindjes Kombėtare, qė nė jetėn e popullit shqiptar sjell idenė laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, qė kryetemė tė saj bėn Kombin nė vend tė Fesė, do t'i tregojė historikisht jo pėrkatėse, historikisht tė tejkaluara ato letėrsi. Shkrimtarėt e Rilindjes do t'i pranojnė ato si traditė tė vetėn, pavarėsisht prej ideologjive fetare nė tė cilat mbėshteteshin jo pėr arsye artistike sa pėr arsye se, duke i pranuar qė tė tria, mund tė ndėrtohej ideologjia kombėtare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptarėve ėshtė shqiptaria. Ata I trajtonin ato letėrsi tė barasvlershme qoftė edhe pse ishin tė vetėdijshėm se nuk kishte arsye as etnike, as shoqėrore, as ideologjike qė autorėt e njėrės prej tyre tė shpalleshin mė tė aftė, mė tė talentuar se autorėt e tė tjerave.

Mendja e shėndoshė nuk do t'i quante mė tė pa dhunti krijuese bejtexhinjtė se krijuesit e letėrsisė sė krishterė vetėm pse ishin myslimanė.

Sado letėrsia e Rilindjes kombėtare e bėnte historikisht tė tejkaluar, letėrsia e bejtexhinjve, si edhe letėrsia e krishterė, do tė vazhdojė tė shkruhet edhe mė vonė, nė Kosovė, madje, deri te Lufta e Dytė Botėrore.

Qėndrimi tepėr subjektiv, nga pikėpamje historiko-letrare I paarsyeshėm, i Ismail Kadaresė ndaj letėrsisė sė bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se "gjatė kohės sė komunizmit u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rehabilituar kėtė letėrsi, me qėllimin meskin pėr t'ia kundėrvėnė letėrsisė tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, qė regjimit nuk i pėlqente kurrsesi". Dhe, kėto pėrpjekje pėr "rehabilitimin" e saj bėheshin pavarėsisht pse studiuesit, qė "e morėn nėpėr duar, e panė se, pėrveē qė ishte qesharake pėr nga niveli, ajo ishte thellėsisht e pamoralshme".

E pse ishte qesharake pėr nga niveli kjo letėrsi?

Ishte qesharake pėr nga niveli pse nuk pėrshkohej prej besimit tė krishterė si letėrsia e krishterė, sidomos ajo katolike, po prej besimit mysliman!

E pse ishte thellėsisht e pamoralshme kjo letėrsi?

Ishte thellėsisht e pamoralshme jo aq pėr shkak se pjesa e saj erotike ishte e "mbushur me motive ashikėsh e dylberėsh", qė Shqipėria mund t'ia paraqiste Evropės sot" si dėshmi tė habitshme tė vizionit tė saj tė emancipuar pėr homoseksualizmin, dy shekuj pėrpara Evropės sė sotme", por pse "e ashtuquajtura letėrsi erotike, nė njė pjesė tė madhe tė saj s'ishte gjė tjetėr veēse bejte dhe lavde pėr pedofilinė. Ne - vazhdon Ismail Kadare - i dėgjojmė kėto kėngė edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ē'thonė. Ato gjėmojnė disa herė nėpėr lokalet e natės, madje, nė programet televizive, e ne prapė shtiremi se nuk i kuptojmė".

Kjo qė thotė shkrimtari ynė ėshtė e vėrtetė: nė pjesėn erotike tė kėsaj letėrsie kishte, si tė themi, pornografi, kishte homoseksualizėm, kishte ashikė e dylberė, kishte, ndoshta, edhe "bejte dhe lavde pėr pedofilinė"! Kishte shumė ēka nga ato qė mund tė shihen e mund tė dėgjohen edhe nė njė pjesė tė nėnkulturės sė sotme masive. Por, lexuesit e sprovės sė Ismail Kadaresė Identiteti evropian i shqiptarėve, qė mund tė kenė dėgjuar dhe lexuar se kush ishte kush nė kohėn e komunizmit, mund ta pyesin Ismail Kadarenė: ti qė ishe gjatė deputet i Kuvendit tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, qė ishe, njėkohėsisht, nėnkryetar i Frontit Popullor tė Shqipėrisė, qė edhe deputet, edhe nėnkryetar i Frontit Popullor ishe pėrzgjedhur si pėrfaqėsuesi mė i shquar i letėrsisė, njė, si mund tė thuhet, ideolog i krijimtarisė artistike komuniste, pse nuk e ngrije zėrin kundėr rehabilitimit tė letėrsisė sė bejtexhinjve dhe kundėr diskriminimit tė letėrsisė sė krishterė, sidomos asaj katolike? Do tė kishe argumente tė fuqishme: ruajtjen e masave popullore prej atyre qė kėndoheshin nė atė letėrsi: prej homoseksualizmit, qė aq fort e dėnonte komunizmi dhe prej pedofilisė, qė aq fort e dėnonte edhe komunizmi dhe e gjithė bota? Pse i lejoje vetes tė shkruaje nė sprovėn Mbi ndikimet e huaja dhe karakterin kombėtar tė letėrsisė, me tė cilėn i jepje pėrgjigje sprovės sė Rexhep Qosjes Letėrsia kombėtare dhe letėrsia botėrore ose afrimi pėrmes ndryshimeve: "Nuk ishte pak pėr letėrsinė tonė (tė realizmit socialist - R.Q) qė nė kėta tridhjetė vjet tė jetės sė saj tė ngrihet si njė protestė kundėr botės sė vjetėr, tė ndante llogaritė njė herė e pėrgjithmonė prej letėrsisė reaksionare zyrtare, dekadente dhe klerikale tė sė kaluarės..."?

Po mirė, tė mos kėrkojmė mikut kosovar me uar Ismail Kadare tė gjeografisė nė ntitetit tė popujve ndryshme qė ata in e kulturės nė titetit tė shqiptarėve shumė prej Ismail Kadaresė nė atė kohė kur nuk ishte e lehtė tė thoshe lirisht ēka mendoje, sidomos ēka mendoje nė kundėrshtim me mendimet zyrtare, sado nė Shqipėri edhe nė atė kohė kishte intelektualė dhe qytetarė tė zakonshėm qė e thoshin mendimin mospajtues pavarėsisht prej pasojave. Por, hajde, ta kėrkojmė tė drejtėn dhe tė vėrtetėn prej Ismail Kadaresė sot! Nė qoftė se me tė drejtė ngre zėrin kundėr pornografisė tradicionale nė letėrsinė e bejtexhinjve e nė kėngėt popullore, pse nuk ngre zėrin edhe kundėr pornografisė nė nėnkulturėn tonė tė sotme? Mos pse ajo e para shprehet nė gjirin e ideologjisė fetare myslimane, kurse kjo e dyta nuk ėshtė nė lidhje me kėtė ideologji fetare? Nė qoftė se Ismail Kadarenė e shqetėsojnė lokalet dhe televizionet, nė tė cilat, ja, kėndohen kėngė pėr ashikėt, dylberėt, pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė po aq edhe filmat pornografikė, nė tė cilėt vajza tė reja pėrjetojnė pėruljen mė tė shtazėrishme qė mund tė imagjinohet e qė jepen rregullisht nė shumė televizione nė botė, qė i shohin tė rinjtė dhe qytetarėt tanė, qė duan t'I shohin? Nė qoftė se sinqerisht e shqetėsojnė kėngėt pėr dylberėt, ashikėt dhe pedofilėt, pse nuk e shqetėsojnė edhe kėngėt e shfrenimet pornografike nė klubet e natės, nė tė cilat pėr joshje ashikėrie pėrdoren edhe lloje tė ndryshme tė drogės? Pse nuk e ngre zėrin edhe kundėr kėtij zhgruanimi, "zhburrėrimi e zvetėnimi moral tė pashembullt"?


Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta Perėndim?

Mos pse kjo e dyta ėshtė dėshmi e identitetit modern evropian, kurse ajo e para ishte dėshmi e identitetit "lėngaraq", si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman, tė cilin identiteti shqiptar, "si njė luan i zgjidhur nga zinxhiri", bėnte pėrpjekje ta hidhte "si leckė"! Bukur! Identiteti, si luan me zinxhirė nė qafė! Ku ėshtė parė luan i tillė? Me zinxhirė nė qafė!

Betejės sė pabarabartė mes identitetit mysliman dhe identitetit shqiptar pas ēlirimit nga Perandoria Otomane i jep fund vetė Ismail Kadare kur thotė: "Kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet". Pėr tė dėshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qėndrueshėm ėshtė ky pohim i Kadaresė po e japim njė tė dhėnė. Nė Enciklopedinė linguistike tė Kembrixhit, tė autorit Dejvid Kristal, shkruan se deri sot, nė botė, janė shuar rreth njėzetmijė gjuhė, qė ishin gjuhė tė grupeve tė vogla etnike, tė fiseve dhe tė popujve. Me to mund tė besohet se janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė edhe folėsit e tyre. Dhe, mund tė besohet se numri mė i madh i kėtyre grupeve, fiseve dhe popujve janė shuar a janė pėrvetuar nga popuj tė tjerė si pasojė e pushtimeve dhe e kolonializmit.

Edhe historia shqiptare e pėrgėnjeshtron pėrgjithėsimin "teorik" tė Ismail Kadaresė: pushtimi turk ka sjellė konvertimin e mbi dy tė tretave tė popullit shqiptar, kurse ky konvertim ka sjellė njė identitet fetar, identitetin fetar mysliman, si pėrbėrės I identitetit tė pėrgjithshėm, historik shqiptar: i identitetit kombėtar shqiptar. Domethėnė: kombet mund tė ndryshohen shumė edhe nga pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

Thirrje pėr kthim nė fenė e tė parėve

Pėrpos nė Shqipėrinė shtetėrore, ku, thotė Ismail Kadare, pėrkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikės, kėngėve, veshjeve, nė pėrgjithėsi, traditės myslimane, shqiptarėt do t'ia shohin sherrin edhe nė ish-Jugosllavinė. Dhe, do t'ia shohin sherrin jo vetėm nė Jugosllavinė mbretėrore, por edhe nė Jugosllavinė komuniste.

Duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet, shkruan ai, shqiptarėt po treteshin: " I gjithė ngjyrimi kombėtar po zbehej me shpejtėsi. Muzika po orientalizohej mė fort se mė parė, veshjet e famshme tradicionale, ato qė edhe gjatė periudhės sė gjatė otomane ishin ruajtur, po zėvendėsoheshin, jo prej veshjeje tė kohės si kudo, por me petka arabe, qė nuk ishin njohur kurrė nė kėtė vend. Jugosllavia, kjo primadonė e "botės sė tretė", po i ofronte kėsaj bote popullsinė mė tė padėshiruar tė saj, shqiptarėt. Ajo pėrpiqej qė kėta tė ngjanin sa mė pak evropianė e aq mė shumė afrikano-veriorė e aziatikė". Megjithėse nė fund tė kėsaj fjalie do tė duhej tė vihej, sė paku njė pikėēuditje, Ismail Kadare e vė njė pikė tė zakonshme! Jugosllavia, "primadona" e botės sė tretė, po i afronte asaj bote popullsinė mė tė padėshiruar: shqiptarėt nė ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethėnė: popullsia mė e padėshiruar e kėsaj bote nuk ishin shqiptarėt, po vetėm shqiptarėt qė ngjanin "mė pak evropianė e aq mė shumė afrikanoveriorė e aziatikė"! Pėrfundimi i gjykimit tė kėtillė tė Ismail Kadaresė ėshtė ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, pėr shkak se dallojnė prej evropianit, nuk kanė dinjitet tė barasvlershėm me tė. Ja edhe njė shpėrthim racist i shkrimtarit tonė - edhe njė qėrim hesapesh me turqit dhe me arabėt!

Nuk ka dyshim se si nė Jugosllavinė mbretėrore ashtu edhe nė Jugosllavinė komuniste janė bėrė pėrpjekje tė ndryshme pėr shkombėzimin e shqiptarėve. Pėrpjekje pėr shkombėzimin e tyre, gjithsesi shumė djallėzore, ishte regjistrimi pa I pyetur, i njė numri shqiptarėsh si myslimanė apo si turq! Por, as nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste shqiptarėt as nuk janė kandisur, as nuk janė detyruar qė tė orientalizojnė muzikėn e tyre, veshjen e tyre, pamjen e tyre vetėm e vetėm qė tė ngjajnė sa mė pak evropianė e sa mė shumė aziatikė, domethėnė turq dhe afrikano- veriorė, domethėnė arabė. Jo. Pėrkundrazi: ka ngjarė qė detyrueshėm tė "ēaziatizohen" dhe tė "ēafrikanizohen"! Kėshtu, pėr shembull; grave, nė shumė raste, me dhunė u ėshtė hequr ferexheja. Aziatizim dhe afrikanizim folklorik i shqiptarėve nė Kosovė, "duke filluar prej viteve tė 50-ta tė shekullit njėzet", nuk ka ngjarė. As nė Jugosllavinė mbretėrore, as nė Jugosllavinė komuniste, turqit nuk janė pėrbuzur, pėrkundrazi: janė ēmuar. Kudo ishin nė Jugosllavi - nė Kosovė, nė Maqedoni, ata ishin njė si shtresė e lartė; nė Kosovė ata ishin qytetarėt e qytetėruar tė Kosovės, fisnikėt e Kosovės. Ata trajtoheshin kėshtu qoftė edhe pėr shkak se si Jugosllavia mbretėrore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte marrėdhėnie politike dhe shtetėrore me Turqinė tė mira, nė situata tė veēanta, jashtėzakonisht tė mira, kurse babai i Turqisė moderne, Ataturku, kishte qenė mik i mbretit Aleksandėr, ashtu siē kishte qenė kryetari i mėvonshėm, gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos.

Nė Serbi dhe, nė pėrgjithėsi, nė Jugosllavi nuk pėrbuzeshin siē i pėrbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veēori tė tjera orientale tė kulturės serbe shiheshin si njė mbetje historike, qė do tė duhej tė ruhej nė muze, nė teatėr apo nė festivale tė kėngės popullore. Tė rinjtė shqiptarė, qė kanė studiuar nė universitetin e Beogradit, mbajnė mend se nė dekanatin dhe sallat e Fakultetit tė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Serbe mbahej portreti I madh me fes nė kokė i themeluesit tė gjuhės letrare serbe, Vuk Stefanoviq Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton qoftė edhe njė serb ėshtė tokė serbe, qė do tė bėhet slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej gjysmės sė parė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Nė teatrot serbe, qoftė edhe nė Beograd, mė shpesh se asnjė shfaqje tjetėr do tė shihej shfaqja e punuar sipas dramės sė shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, nė tė cilėn tė gjithė personazhet janė tė veshur siē ishin veshur nė kohėn e Perandorisė Otomane - allaturka dhe argėtoheshin siē ishin argėtuar atėherė - allaturka!

Ata qė urreheshin nė Jugosllavi, ata qė pėrbuzeshin nė Jugosllavi, nė Jugosllavinė mbretėrore dhe nė Jugosllavinė komuniste, mund tė ishin vetėm shqiptarėt. Ata ishin tė paracaktuar pėr tė bėrė punėt mė tė rėnda dhe mė tė pista nė Beograd e nė qytete tė tjera si mė tė mėdha nė tė dy Jugosllavitė: pėr tė bartur qymyrin dhe pėr tė fshirė rrugėt.

Dhe ata qė ishin tė paracaktuar pėr dajakun e policisė dhe pėr plumbat e ushtrisė serbe kudo e, sidomos, nė kufirin me nėnėn Shqipėri, ishin kėsulėbardhėt - shqiptarėt, qė mbanin nė kokė qylafin, qė i binin fyellit dhe ēiftelisė! Vetėm ata, thuhej nė Klubin kulturor serb, ku pėrpunohej strategjia e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa Ēubrilloviqit Shpėrngulja e arnautėve - para Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė UDB-nė e Rankoviqit – pas Luftės sė Dytė Botėrore, e mbajnė kombin sepse vetėm ata nuk e ndėrrojnė qykėn lehtė! Nė kohėn kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar tė ashtuquajturin jogurt - revolucionin, me qėllim qė tė pėrmbyste autonominė e Kosovės tė njohur nė vitin 1974 dhe, ashtu, mandej, t'I ndryshonte marrėdhėniet kushtetutore mes republikave tė ish-Jugosllavisė, serbėve qė prej Kosovės shkonin nėpėr Serbi pėr ta shprehur zėshėm mosdurimin e tyre ndaj shqiptarėve, nė Novi Sad tė Vojvodinės, u thuhej: kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qėrojini hesapet me ato kokat e gjipsuara! Vetėm ata ju vijnė haqesh ju! Jo shqiptarėt qė Ismail Kadare i pandeh tė veshur nė rroba turke (aziatike -thotė ai) dhe arabe (afrikanoveriore - thotė ai) po shqiptarėt, me kokė "tė gjipsuar", ishin ata qė duhej tė dėboheshin prej Kosovės, sepse prej tyre, prej vitalitetit tė tyre, prej qykės sė tyre, frikėsoheshin serbomėdhenjtė. Do ta provojmė kėtė nė vitin 1998 dhe nė gjysmėn e parė tė vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi tė cilin u derdh gjithė tėrbimi i shtazėrishėm i paramilitarėve, I policive nė uniforma tė ndryshme dhe i ushtrisė serbe dhe I cili u "pastrua etnikisht", pėr fat, vetėm pėrkohėsisht. E, kėta, "primadona e botės sė tretė", Jugosllavia, nuk do tė denjonte t'i vishte nė veshjet e miqve tė atėhershėm politikė: tė turqve dhe arabėve.

Qėllimin e kėtyre bredhjeve tė tij fetare, politiko-historike, nėpėr Jugosllavinė mbretėrore dhe Jugosllavinė komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegojė vetė kur shkruan: "Njė shekull mė pas - thotė ai - duke e zgjatur harkun kohor nė njė shekull edhe pse rrėfimin pėr orientalizimin e shqiptarėve nė Jugosllavi e kishte filluar nga vitet e 50-ta tė shekullit njėzet - kundėr propagandės serbe qė kėmbėngulte t'i jepte shqiptarėt si turq apo aziatikė tė ardhur vonė nė Ballkan, dhjetėra mijėra tė rinj myslimanė shqiptarė mė 1981-shin e 1991- shin, kėrkuan rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar, aspak pėr arsye fetare, por thjesht pėr tė treguar se populli I tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve".

Sa shumė do tė befasohen "tė rinjtė myslimanė shqiptarė" kur ta lexojnė kėtė pohim propagandistik tė koniunkturshėm tė Ismail Kadaresė. Rinia studentore dhe shkollore e Kosovės, as nė vitin 1981, as nė vitin 1989-1990, nuk ėshtė ngritur nė demonstrata "pėr tė kėrkuar rrėnjėt e krishterimit tė hershėm shqiptar". Demonstratat e vitit 1981 dhe tė vitit 1989-1990 nuk janė bėrė as pėr tė kėrkuar rrėnjėt e paganizmit ilir, as tė krishterimit tė hershėm, as tė krishterimit tė vonshėm, as tė myslimanizmit tė hershėm a tė vonshėm. Jo dhe jo. Kėrkimi i rrėnjėve tė krishterimit tė hershėm do tė bėhet zbulim I komunistėve tė kthyer shpejt e shpejt nė gjoja demokratė pas viteve tė '90-ta, tė cilėt do ta kuptojnė se duke i kėrkuar ato rrėnjė do tė mundė tė pėrfitojnė politikisht pėr karrierat e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do tė pėrfitojnė: do tė dėgjohet pėr ta dhe do tė jenė tė ndihmuar nė pėrparimin e tyre. Tė rinjtė e ngritur nė demonstratat e vitit 1981 dhe 1989-1990 nuk do tė kėrkojnė rrėnjė, sepse ata rrėnjėt i kishin me vete si nė shtėpi, nė shkolla e nė fakultete ashtu edhe nė demonstrata. Nė qoftė se, megjithatė, do tė pranojmė se do farė rrėnjėsh i kėrkonin, atėherė duhet tė thuhet e vėrteta: tė vetmet rrėnjė qė disa prej tyre kėrkonin mė 1981, fatkeqėsisht, ishin rrėnjėt marksiste-leniniste!

Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as "pėr tė treguar se populli i tyre kishte qenė ngulitur nė Kosovė shumė shekuj pėrpara sllavėve". Ata brohorisnin: jemi shqiptarė jo sllavė, jo pėr tė thėnė se shqiptarėt janė rrėnjės, banorė mė tė hershėm tė Kosovės se serbėt, po pėr tė thėnė se Kosova as etnikisht, as historikisht s'i takon Jugosllavisė. Ata nuk ishin ngritur nė demonstrata as pėr arsye fetare, as pėr arsye arkeologjike, historike a linguistike. Pėr kėtė as nuk kishin nevojė, as nuk kishin kohė. Ngulitjen e popullit tė tyre nė Kosovė pėrpara sllavėve e kishin dėshmuar arkeologėt, historianėt dhe gjuhėtarėt e shquar shqiptarė: Hasan Ceka, Skėnder Anamali, Muzafer Korkuti, Vangjel Toēi, Neritan Ceka, Aleks Buda, Arben Puto, Kristo Frashėri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem Ēabej, njė varg shkencėtarėsh tė huaj - gjermanė, francezė, italianė, bullgarė, kroatė, boshnjakė, madje, edhe ndonjė serb. Ata nuk e lodhnin mendjen atėherė tė shqiptojnė nė demonstrata parullat fetare qė Ismail Kadaresė do t'i duhen dhjetė a njėzetepesė vjet mė vonė pėr koniunkturėn e tij politike dhe letrare. Ata ishin ngritur nė demonstrata pėr ta bėrė botore njė kėrkesė shumė mė tė rėndėsishme: kėrkesėn pėr Kosovėn republikė e cila, mbasi tė bėhej republikė, do tė mundė tė bashkohej me, si thuhej atėherė, shtetin amė - Shqipėrinė.

Cili s'ėshtė misioni i Shqipėrisė

Nxitimi pėr tė qenė politikisht i koniunkturshėm atje ku ai shumė dėshiron tė jetė i koniunkturshėm, do tė bėjė qė Ismail Kadare tė predikojė njė ide politike oh sa tė palejueshme pėr Shqipėrinė dhe njė ide politike, oh sa tė palejueshme pėr tė si krijues!

Ta dėgjojmė me ē'vetėbesim e predikon kėtė ide ai.

"Klisheja krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu, thėnė ndryshe njė "vend i as-asit", s'na bėn kurrfarė nderi. Sė pari, sepse nuk ėshtė e vėrtetė, sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh "gjysmak", qė nė shqip midis tė tjerash do tė thotė "tarrallak". Ideja e pėrhapur andejkėndej, dhe fatkeqėsisht e pėrkrahur nga Qosja, se "fati ynė historik ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes dhe Perėndimit", tė kujton njė nga njollat (e) historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit. Ide tė tilla delirante, ato me tė cilat, Shqipėria, pėr njė kohė tė gjatė, u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve".

Ēfarė margaritari politik!
Ēfarė margaritari diplomatik!
Ēfarė margaritari historik!
Ēfarė margaritari gjuhėsorstilistik!
Pėr ta kuptuar plotėsisht, me tė gjitha ngjyresat politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike kėtė katekizėm politik tė Ismail Kadaresė ėshtė e nevojshme ta kthejmė nė trajtė tė bashkėbisedimit.
Ēka ėshtė pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i popullit shqiptar ėshtė i paracaktuar pėr tė sendėrtuar zbutjen e kundėrshtimeve midis Lindjes e Perėndimit?
Ėshtė njė klishe krejtėsisht e gabuar e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes e Perėndimit.
Thėnė ndryshe?
Thėnė ndryshe do tė thotė njė vend i as-as- it.
Ēka s'na bėn ky pohim i Rexhep Qosjes?
S'na bėn kurrfarė nderi.
Pse s'na bėn kurrfarė nderi pohimi pėr Shqipėrinė si vend ndėrmjetės, qė mund tė zbusė kundėrshtitė midis Lindjes dhe Perėndimit?
Sepse, kjo sė pari nuk ėshtė e vėrtetė.
E sė dyti?
Sė dyti, sepse tė lakmosh njė cilėsim tė tillė, tė lakmosh tė bėhesh ndėrmjetės ėshtė njėlloj si tė vetėshpallesh gjysmak.
Ēka do tė thotė gjysmak nė shqip?
Gjysmak nė shqip, midis tė tjerash, do tė thotė "tarrallak".
A ėshtė kjo ide qė i pari e paraqet publikisht Rexhep Qosja?
Kjo ėshtė ide e pėrhapur andej-kėndej?
Nuk mė kujtohet qė pėr kėtė ide tė kem lexuar nė gazetat tona a tė kem dėgjuar nė mediat tona elektronike.
S'ka pėrgjigje!
Idetė e pėrhapura andej kėndej kanė njė shqiptues tė parė.
S'ka pėrgjigje!
Duket, megjithatė, se shqiptues i parė publik I kėsaj ideje djallėzore, kėsaj klisheje, tė jetė Rexhep Qosja.
S'ka pėrgjigje!
Ēka tė kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e pėrftimit tė Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?
Mė kujton njė nga njollat e historisė shqiptare, kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
Ėhė! Po cili ėshtė kontributi yt nė kapardisjen e Shqipėrisė komuniste pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm-leninizmit?
S'ka pėrgjigje!
Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me tė cilat ti i ke shėrbyer posaēėrisht shumė asaj kapardisjeje tė Shqipėrisė nė kohėn e komunizmit pėr kinse misionin e saj planetar pėr mbrojtjen e marksizėm- leninizmit?
S'ka pėrgjigje!
A dėshiron t'i pėrkujtojmė titujt e tyre dhe tė shėnojmė ndonjė citat si mė tė gjatė? S'ka pėrgjigje!
Si mund tė cilėsohet ideja e Rexhep Qosjes pėr pėrftimin e Shqipėrisė si vend ndėrmjetės, njė sanduiē midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytetėrim as ashtu, as kėshtu?
Mund tė cilėsohet si ide delirante?
Deri ku ju kanė ardhur idetė e tilla delirante shqiptarėve?
Idetė e tilla delirante, me tė cilat pėr njė kohė Shqipėria u bė gazi i botės, u kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve.
E pse idetė e tilla delirante ju kanė ardhur nė majė tė hundės shqiptarėve? A vetėm pse i shqipton Rexhep Qosja?
Sepse idetė e tilla po "shkaktojnė ēoroditjen kryesore nė politikėn shqiptare. Njė pjesė e madhe e politikanėve flasin gjithė ditėn pėr Evropėn dhe Perėndimin, por mendjen, me sa duket, e kanė nga Lindja. Nga Lindja nė tė gjithė gamėn qė ajo ngėrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po tė mos mjaftojė kjo, edhe ajo kineze maoiste".
E pabesueshme! Vėrtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi! Myslimanofobia e Ismail Kadaresė, vėrtet, ėshtė delirante! Dhe, ėshtė e leverdishme!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.