Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Femija qe fle rritet, kombi qe fle vdes ..."
--- Ismail Qemali

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Muzika :: Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu nxjerr albumin e parė
Postuar nga: Albo

Muzika “Universal” njė nga shtėpitė diskografike mė tė mėdha nė botė hedh nė tregun muzikor albumin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu, “Angelo, casto e bel”

Saimir Pirgu, ėngjėll, i thjeshtė dhe i bukur

Askush nuk do ēuditej tė quanin njė kėngėtar me njė barrė vitesh mbi supe, “Pavaroti shqiptar”. Po kur bėhet fjalė pėr njė 24-vjeēar, duket e pabesueshme. Prej dy vitesh edhe nė Tiranė po flitet pėr Saimir Pirgun, ndėrkohė qė nė skenat e Vjenės, Berlinit, Hamburgut, Londrės… tenori ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit. Korr suksesin e radhės, qė deri mė sot nuk e ka arritur asnjė kėngėtar tjetėr shqiptar. “Angelo, casto e bel” (Ėngjėll, i thjeshtė dhe i bukur) ėshtė albumi i tij i parė qė realizohet nga njė prej shtėpive mė tė mėdha diskografike nė botė “Universal”. Ka ndodhur tė realizojė albume nė shoqėrinė e sopranos sė madhe ruse Anna Netrebko e kėngėtarėve tė tjerė me emėr, por tani Saimiri provon tė ecė vetė. Dhe fakti qė vetė “Universal” merr pėrsipėr albumin e djaloshit shqiptar, do tė thotė se e ka dhėnė njė shenjė. Albumi i Pirgut pėrmban 11 arie nga opera si “Instant charmant” nga Manon, “Dalla sua pace” nga Don Giovani, “Un aura amorosa” nga Cosi fan tutti, etj. Tė gjitha nėn shoqėrimin e njė orkestrės “Haydn” me dirigjent Gustav Kuhn. Fotografitė e albumit i ka realizuar Kanjo Take, ndėrsa dedikimin, vetė bashkėatdhetari i tenorit, shkrimtari Ismail Kadare. Dhe tashmė zėri i shqiptarit, qė nė Itali njihet si “i pėrkėdheluri” i Pavarotit dėgjohet nė shumė vende tė botės. Nė muajin janar, Saimiri ndodhej nė Tiranė pėr rikthimin nė skenė tė “Traviatės” verdiane. Interpretoi pėr herė tė parė rolin e Alfredos dhe u pėlqye e u duartrokit si tė kishte njė jetė qė e luante rolin. Atėherė albumi i tij kishte pėrfunduar dhe po i jepej dora e fundit, por Saimiri nuk tha asgjė pėr tė. Ndoshta jo pėr supersticion, por pėr modesti. Saimir Pirgu ėshtė njė nga ata tė rinj qė i ėshtė dashur tė punojė shumė pėr tė arritur diēka. Pa asnjė traditė familjare, pa njė mbėshtetje tė fortė prej saj. Vetėm me vullnet. Pas sukseseve tė njėpasnjėshme nė skenat evropiane, ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr talentin qė e administron mirė, sado i ri. Nuk e mohon se ėshtė e vėshtirė t’i shpėtosh delirit tė madhėshtisė, megjithatė ai thotė se “sa herė qė ndiej se po pėrfshihem nga njė dallgė e tillė, takoj miqtė e mi mė tė mirė qė nuk kanė asnjė lidhje me muzikėn dhe artin dhe zbres sėrish prej reve me kėmbė nė tokė”. Dhe nė tė vėrtetė ėshtė njė djalė me kėmbė nė tokė. Teatri Shtetėror i Vjenės lidhi njė kontratė 8-vjeēare me tenorin shqiptar. Drejtori i teatrit, mjaftoi vetėm njė herė ta dėgjonte pėr tė lidhur njė kontratė tė gjatė. E ndėrkohė emri i tij figuron edhe nė kalendarėt artistikė tė Bolonjės, Berlinit, Hamburgut. Suksesi i papritur nuk ia shkėputi lidhjet me Tiranėn, qė i dha vetėm 4 vjet shkollė nė Liceun Artistik “Jordan Misja”. Nė vitin 2004 ai interpretoi kėtu pėr herė tė parė rolin e Nemorinos tek “Elizir d’amore” i Donizetti-t, pėr tu rikthyer me njė rol mė pretendues nė “Traviatėn” e Verdit, ku interpretoi pėrkrah sopranos Mariana Leka. Nė Teatrin e Operės dhe Baletit Saimirin e duan. Kėngėtaret nuk ngurrojnė t’i “shkulin” faqen dhe ai thotė me tė qeshur “Tė gjithė kėtu mė trajtojnė si tė vogėl, kush mė thotė kėlysh e kush manar”. Nuk kanė faj, ai ėshtė gjithnjė i qeshur dhe rrezaton mirėsi, ndryshe nga ē’mund ta imagjinojė shumėkush duke dėgjuar pėr karrierėn e tij artistike. “Mė ndodh shpesh qė tė dal para pasqyrės dhe tė pyes veten, mos ėshtė ėndėrr kjo qė po jetoj tani. Kur prindėrit e mi erdhėn pėr tė mė ndjekur nė konkursin e madh tė Salszburgut, i pritėn me limuzinė dhe pėr ta kjo ishte e paimagjinueshme. Unė jam rritur si gjithė fėmijėt e tjerė, kam njohur realitetin e njė punėtori tė thjeshtė nė Itali, qė punonte dhe studionte dhe tani, po pėrjetoj njė tjetėr realitet. Pėr mua ėshtė ėndėrr tė cilės ende nuk i besoj, por qė shpresoj qė tė mos mbarojė shpejt, pasi gjithēka e kam arritur vetė”, - thotė Pirgu nė njė nga intervistat dhėnė pėr gazetėn “Shekulli”. Edhe sot qė emri i tij ėshtė i lakuar nė skenat mė tė mėdha tė Evropės, ai i rikthehet kohėve tė shkuara, atėherė kur duke dėgjuar koncertin “Tre tenorėt” vendosi tė bėhej tenor, tė vinte nga qyteti i lindjes Elbasani nė Tiranė pėr tė vazhduar liceun e mė pas tė shkonte nė Bolzano tė Italisė, ku i duhej tė punonte edhe si larės pjatash. I rikthehet kohėrave kur ende kishte njė gjysmė regjistri zė dhe ėndėrronte tė futej qoftė edhe nė njė kor operash dhe nuk e imagjinonte se do fitonte shumė, do shkelte shumė skena, se gazetat do flisnin pėr tė dhe se “Pavaroti i ri do tė vinte nga Shqipėria”.


Ismail Kadare
“Nė njė qytet tė pluhurosur tė Shqipėrisė sė mesme, njė djalė 14-vjeēar, me emrin Saimir Pirgu, nė njė kasetofon tė vjetėr gjithė zhurmė, ka dėgjuar pėr herė tė parė “Tre tenorėt” dhe ka vendosur tė bėhet tenor. Kjo ka ndodhur nė vitin 1995. Pas mbarimit tė Liceut Artistik nė Tiranė, djaloshi niset pėr nė Itali, pėr tė plotėsuar ėndrrėn e vet, u shkruante prindėrve se studionte pėr muzikė, por ata e kishin tė vėshtirė ta besonin. Kishte raste kur shqiptarėt shkruanin se po studionin pėr art apo pėr diplomaci, e nė tė vėrtetė ishin bėrė banditė. Kur ai u kthye pėr herė tė parė nė Shqipėri prindėrve iu duk tėrėsisht i pakuptueshėm. Thoshte se ishte bėrė tenor. Dhe, bashkė me honoraret, u tregoi afishet qė mbanin emrin e tij. Ēmimet “Tito Schipa” dhe “Caruso”, Claudio Abbado, Mozart, Gustav Kuhn, Staatsoper Ėien, Donizetti. Royal Covent Garden, London. Salzburg festival. Kishte kėnduar nė ato salla, ishte duartrokitur, ishte vlerėsuar si rrallė kush. Por prindėrit, siē e tregon ai vetė, prapė nuk e besuan. E kishin mė lehtė tė kujtonin se ishte thyes bankash sesa tenor. Kjo ishte Shqipėria dhe imazhi i saj. Pėrpara se tė besonin se nxirrte art, besonin te gangsterėt e saj. Ndėrkaq, njė tufė djemsh dhe vajzash tė reja, me libra, me piktura, violina dhe arie operash, po rrekeshin t’i kthenin letrat e fisnikėrisė popullit tė vet. Saimir Pirgu ėshtė njė ndėr ata. Zėri i tij tronditės ngjan se vjen njėherėsh nga thellėsitė e lartėsitė. Ai ka veēantinė e rrallė tė zėrave qė, bashkė me kėngėtimin, kėrkojnė ringjalljen shpirtėrore tė popullit qė i lindi.”


Alma Mile


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.