Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veshtiresite u japin njerezve te gjitha virtytet qe mireqenia ua heq.

--- Eugene Delacroix

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Zbulohen varret e betejės sė Sfetigradit nė Dibrėn e Madhe
Postuar nga: Albo

Histori Pas 558 vjetėsh sqarohet vendndodhja e njė prej pėrplasjeve mė tė mėdha tė Skėnderbeut me turqit

Zbulohen varret e betejės sė Sfetigradit

Pas 558 vjetėsh realizohet njė zbulim i jashtėzakonshėm pėr historinė shqiptare. Nė fshatin Koxhaxhik tė Dibrės sė Madhe zbulohen varret e viktimave tė betejės sė famshme tė Sfetigradit, ku heroi Kombėtar Skėnderbeu pėsoi humbjen e parė nėn drejtimin e Lidhjes.

Kanė qenė njė grup specialistėsh vendas, qė ditėt e fundit kanė ndėrmarrė njė ekspeditė tė thjeshtė, por qė pėr nga rėndėsia e zbulimit mund tė quhet njė punė e jashtėzakonshme. Burime nga pjesėtarė tė kėsaj ekspedite thanė dje pėr gazetėn “Tirana Observer” se bėhet fjalė pėr dy masive varresh tė vendosura nė dy anė tė pllajės, ku ishin tė vendosura varret e viktimave tė luftės sė Skėnderbeut me Sulltan Muratin II. Ėshtė folur shumė pėr kėtė betejė tė Heroit tonė dhe ėshtė vlerėsuar shumė, por asnjėherė nuk ėshtė pėrcaktuar vendi i saktė se ku u zhvillua ajo. Ndėrkohė pas mė se pesė shekuj e gjysmė vjen edhe zbulimi. Pikėrisht nė afėrsi tė fshatit Koxhaxhik, njė fshat qė ende banohet me njė etnitet turqish, janė zbuluar varret e atyre qė ranė nė betejė. Kjo pritet tė shoqėrohet mė tej me studime tė specialistėve tė historisė pėr tė sjellė akoma mė shumė fakte.

Ekspedita
Ėshtė nisur pa shumė pretendime nė fillim, por zbulimi ka njė vlerė tė jashtėzakonshme historike. Njė grup specialistėsh janė nisur nė vendin ku pesė shekuj e gjysmė mė parė ėshtė zhvilluar beteja e Skėnderbeut dhe kanė zbuluar dy masivet e varreve. Burimet thanė se bėhet fjalė pėr rreth 1200 varre, qė mendohet se janė tė ushtarėve tė Skėnderbeut dhe mė shumė nga pala turke. Ato janė tė vendosura nė dy anėt e njė pllaje dhe janė tė ndarė nė myslimanė dhe katolikė. Sipas specialistėve, kjo nėn kupton se tė parėt janė turq dhe tė dytėt janė ushtarėt e Skėnderbeut. Deri mė sot asnjė historian nuk kishte folur prerė dhe saktė pėr vendndodhjen e kėsaj beteje, por edhe pėr shumė tė dhėna tė tjera. Madje shkohet deri aty sa fjala Sfetigrad, qė nė serbisht pėrkthehej qytet i shenjtė, mund tė ndodhej nė Mirditė. Por ekspedita e fundit ka sqaruar njė herė e mirė tė gjithė kėtė dilemė.

Varret dhe viktimat
Gjithēka ėshtė e vendosur nė pllajėn e malit qė kap lartėsinė 1200 metra mbi nivelin e detit. Sipas historianėve, beteja ėshtė zhvilluar nė luginėn e Drinit tė Zi, por duhet thėnė se herė pas here tė plagosur, por edhe tė vrarė, tėrhiqeshin nė majėn e malit nga shokėt e tyre. Nė fund tė betejės aty ėshtė bėrė edhe varrimi i viktimave. Numri i ushtarėve tė vrarė mendohet tė jetė afro 1200 persona. Skėnderbeu duke luftuar nga jashtė kėshtjellės arriti tė korrte suksese tė mėdha. Nga varret e zbuluara mendohet se janė rreth 900 myslimanė(turq) dhe rreth 300 katolikė (shqiptarė).

Historia e betejės sė Sfetigradit, mė 1448

Nė qershor tė vitit 1448, njė ushtri e madhe osmane e komanduar nga Sulltan Murati II sė bashku me tė birin e tij 21-vjeēar, Mehmetin II, i cili mė pas do tė bėhej edhe ai sulltan. Ajo u pėrqendrua mbi kėshtjellėn e Sfetigradit, si baza kryesore nė sistemin mbrojtės tė brezit lindor. Garnizoni i pėrbėrė kryesisht nga dibranė dhe i drejtuar nga matjani Pjetėr Perlati, jo vetėm hodhi poshtė kėrkesėn pėr dorėzim pa luftė, por e mbajti me heroizėm kėshtjellėn, duke thyer tė gjitha sulmet e njėpasnjėshme tė trupave osmane. Skėnderbeu godiste pa ndėrprerje ushtrinė me sulme tė befasishme dhe arriti tė hynte deri nė kampin e ushtrisė osmane. Kjo e lehtėsoi detyrėn mbrojtėse tė kėshtjellės. Garnizoni rezistoi deri sa osmanėt arritėn tė zbulonin e tė prishnin kanalin e furnizimit tė kėshtjellės me ujė tė pijshėm. Pas bisedimeve me sulltanin, Pjetėr Perlati dorėzoi kėshtjellėn, me kusht qė tė largohej i lirė bashkė me armėt. Nė korrik tė vitit 1448, Sfetigradi kaloi nė duart e osmanėve. Pėr lidhjen e Lezhės kjo ishte njė humbje. Kėshtjella e Sfetigradit ishte baza ushtarake kryesore e pjesės jugore tė brezit kufitar lindor tė trojeve shqiptare.

Kane thene per betejen e sfetigradit

Marin Barleti, historian

Historiani, i cili ka bėrė njė nga veprat mė tė plota pėr figurėn e Gjergj Kastrioti-Skėnderbeun Marin Barleti ka thėnė pėr Sfetigradin ėshtė njė vend i lartė me shikim nė luginėn pėrreth dhe pa burim uji. Dibra e ėshtė si portė e shtetit tė Skėnderbeut. Pėr kėtė arsye ai nuk donte kurrsesi ta linte nė duart e osmanėve.

Kasėm Biēoku, historian
Sfetigradi nuk ka qenė nė Koxhaxhik, por nė krahinėn e sotme tė Demir Hisarit tė Maqedonisė. Nė kėtė pėrfundim ėshtė arritur nėpėrmjet shqyrtimit tė kujdesshėm tė tė dhėnave tė regjistrave kadastralė osmanė tė shekullit XV, tė botuara prej autorėve sllavė.

Historiografia sllave
Disa historianė sllavė janė shprehur se Sfetigradi nuk ka qenė nė Koxhaxhik. Pėr vendndodhjen e tij ata kanė dy qėndrime. Njėri qėndrim e lokalizon Sfetigradin nė fshatin Rahovnik (qyteti i sotėm i Dibrės) dhe tjetri nė Malin e Shenjtė tė Mirditės. Kėto nuk mbėshteten nga burimet historike dhe as nga vėzhgimi i terrenit (dėshmitė materiale). Nė Rahovnik dhe nė Malin e Shenjtė tė Mirditės nuk ka pasur kėshtjella nė kohėn e Skėnderbeut.

Tė dhėnat e para pėr Sfetigradin

Emri i Sfetigradit pėrmendet nė dokumentet e kohės sė Skėnderbeut nė kronikat e autorėve bizantinė, nė veprat e historianėve tė vjetėr osmanė, mbi tė gjitha nė historinė e Marin Barletit, qė ėshtė vepra themelore dhe mė e rėndėsishmja pėr tė njohur jetėn dhe veprimtarinė e Heroit tonė Kombėtar. Kronisti bizantin, Laonik Halkokondili ėshtė burimi tregimtar mė i hershėm qė flet pėr kėtė kėshtjellė. Ai e pėrmend atė me emrin Sfeti.

Te dhena per betejen

1. Beteja e Sfetigradit u zhvillua nė qershor tė vitit 1448
2. Kjo shėnonte humbjen e parė tė Lidhjes sė Lezhės nga turqit
3. Sipas kronikanėve tė kohės janė vrarė 1200 ushtarė
4. Mori emrin e Sfetigradit (qyteti i shenjtė), sepse aty ndodhen shumė vende kulti
5. Ajo zgjati njė muaj, nga qershori deri nė korrik
6. Skėnderbeu nuk ishte nė kėshtjellė, por sulmonte nga malet
7. Pa betejės aty u shpėrngulėn shumė turq, ku nisėn jetėn e tyre. Dhe sot fshati Koxhaxhik ėshtė i banuar nga popullsi turke
8. Vetė fshati Koxhaxhik e ka marrė kėtė emėr nga turqishtja, qė do tė thotė “betejė e madhe”
9. Varrezat ishin ndarė nė dy pjesė, nė myslimane, rreth 900, dhe katolike, rreth 300
10. Pasi iu ndėrpre uji nga osmanėt, kėshtjella u dorėzua

Erion HABILAJ


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.