Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Humor :: Intervistė me shkrimtarin satirik, Luan Laze
Postuar nga: Albo

Humor Intervistė me shkrimtarin satirik, gazetarin dhe drejtuesin televiziv, Luan Laze.

Kėtu nuk njihen tė drejtat e njeriut, jo tė autorit

Librat e botuar

Hajduti romantik 1998
Njė jetė fallco 1999
Maskat e tejdukshme 2000
Dyqani i gėnjeshtrave 2001
Ju vjedhim pėr tė mirėn tuaj 2003

Luan Laze, shkrimtar i satirės dhe gazetar televiziv. Ka shumė lexues tė gjinisė sė tij dhe shikues qė e adhurojnė. Emisioni “Njė kafe me Luanin” kujtohet nga shumė qytetarė anembanė shqipėrisė. Ka punuar nė ekrane tė ndryshme si “TVA” “TV Koha” “Tv Tirana” “Shijak Tv” “Top Channel” nė emisionin “Fiks Fare”. Si drejtues emisionesh ėshtė origjinal dhe mjaft komunikues. Por satirės nuk i ndahet pėr asnjė ēast. Edhe nė kėtė gjini letėrsie ėshtė i veēantė. Satirat e Luan Lazes nuk tė kujtojnė asnjė shkrimtar tjetėr shqiptar tė kėsaj fushe, ndonėse ai flet me respekt pėr disa prej tyre. Ka njė kėndvėshtrim shumė origjinal. Nuk bėn humor dhe satirė si qėllim nė vetvete. Nė to ka fantazi, ironi, zgjuarsi, dhimbje dhe filozofi. Humori shkrihet natyrshėm nė krijimet e kėtij shkrimtari. Prandaj shpesh, ai vetė thotė, se nuk jam shkrimtar i humorit, por i satirės. Nė faqet e internetit, po tė klikojė emrin e kėtij autori, lexuesi do tė gjejė nė rubrikat “Forum” paradokset e tij tė hedhura pėr debat nga emigrantėt nė tė gjithė botėn. Konsiderat janė me superlativa. Pėr Luan Lazen, vetėm nėna ėshtė temė tabu. Me tė nuk mund tė bėsh humor publik apo t’a ironizosh. Ai nuk e thotė, por ndoshta fakti qė nėna i ka vdekur dhe e ka lėnė tė vogėl, ka bėrė qė emrin dhe figurėn e saj t’a konsiderojė tė shenjtė. Madje, dhe tė paprekshme nė gjininė e humorit dhe satirės. Laze ka botuar disa libra dhe nė shtypin e pėrditshėm ėshtė i pranishėm nė faqet speciale.

-E ke ndjerė veten ngushtė pėr shkak tė satirave?

-Shumė herė. Kritikėn nuk e durojmė dot. Aktualisht jam pa punė, pėr arsye tė satirave. E meqė jam i papunė, merrem me satira. Para disa ditėsh, lexova diku njė intervistė tė njė personaliteti qė ankohej se, ne shqiptarėt jemi shumė hakmarrės, nuk jemi tolerantė. Pikėrisht, ky person ka dhjetė vjet qė nuk mė flet me gojė, se dikur e kisha futur nė njė fjalor politik.

-Atėherė, pse nuk ndėrron zanat?

-Nuk ėshtė ide e keqe. Nė kėtė vend, disa analistė gjejnė punė lehtė. Nxjerrin furēen, i bėjnė elozhe partisė fituese, dhe pas dhjetė shkrimesh, mėson se janė bėrė drejtorė diku. Satirėn nuk e do kush. Ke dėgjuar qė ndonjė kritikues nė rregjimet shqiptare tė jetė lavdėruar apo dekoruar? Tani nuk tė fusin nė burg, po tė lenė pa punė. Papunėsia e njė satiriku pėr shkak tė krijimtarisė, tregon tolerancėn dhe emancipimin e njė qeverie. Kur janė nė opozitė mė kėrkojnė tė bėj satira nė gazeta apo televizione. Kur fitojnė harrojnė dhe mė thonė: Shko pėrsėri me opozitarėt e rinj!

-Nga demokratėt qė janė nė pushtet a pret ndonjė ftesė?

-Sigurisht qė e pres. Por ende nuk po vjen sepse emri im nuk ėshtė nė listėn e antarėsisė sė kėsaj partie. Megjithatė njė telefonatė besoj se do tė mė vijė. Aq sa pėr tė mė treguar qė me zanatin tim tė satirikut, nuk mbajnė inat. Qeveria Nano, ndėrkohė qė unė bėja emisionin saririk “Kokėposhtė” nė “Shijak TV”, mė ndėrpreu linjėn e telefonit tė shtėpisė. Pas disa ditėsh, njė miku im nė Albtelekom, mė sqaroi se emri im ishte futur nė listėn e verdhė: qė do tė thotė, klientit i pritet me urdhėr nga lart sinjali. Pėr kėtė ishte kujdesur direkt motra e ish sekretarit tė tij. Si abonent jam tepėr i rregullt dhe kurrė nuk e kaloj afatin pa paguar detyrimet. Por nė kėtė rast, nuk ishte kjo arsyeja. Nuk kisha plotėsuar atė detyrimin tjetėr, tė mos kritikoja. Nanon e kritikoja nga kėndvėshtrimi im personal, si satirik, dhe jo si anėtar i PD-sė, sepse nuk kam qenė asnjėherė. Tani, satirat ndaj qeverisjes aktuale nuk besoj tė merren si frymėzime socialiste. Shpesh herė unė tallem edhe me veten time apo me tė afėrmit e mi. Ja, po u them vetėm njė paradoks qė kam shkruar kohėt e fundit: Nuk ēuditem kur shoh aq shumė idiotė. Por habitem kur konstatoj se vargu i tyre zgjatet deri tek ata qė kanė lidhje me ADN-nė time.

-Humori dhe satira a bėhet nga pozicionet politike?

-Po, bėhet, por nuk duhet tė bėhet. Nuk e quaj tė drejtė. Nėse satirizon, kjo bėhet pėr arsye shumė humane, njerėzore dhe tė drejta. Nga pozicioni i kundėrshtarit politik nuk bėhesh i besueshėm. Nuk mund t’a imagjinoj veten tė strehohem nė shtėpinė e njė alternative politike, dhe prej atje, tė sulmoj tjetrėn. Shqetėsimi qė mė sjell e keqja, e shėmtuara, apo e padrejta, mė mpreh penėn pėr tė shkruar satira, dhe jo tesera e partisė, qė pėr fat, asnjėherė nuk kam patur.

-Duket se paradokset jane gjinia jote mė e preferuar. Pse tė pėlqejnė kaq shumė?

-Si blici i fotografit, ashtu mė shkrepin edhe mendimet sapo shikoj njė fenomen apo dėgjoj njė absurd. Mė pėlqejnė paradokset e shkurtėra, se nėpėrmjet tyre shpreh gjithēka mendoj mbi njerėzit, politikėn, dhe shoqėrinė. Sigurisht, jo drejtpėrdrejtė, por me gjuhėn e satirės dhe humorit. Pse mė pėlqejnė, kėtė nuk di t’a them. Kėshtu kam qenė qė i vogėl. Ndoshta, sepse atėhere dhe tani, nuk shikoj aq anė tė bukura, tė mira, sa t’u kėndoj apo t’u thur lavde. Ne kemi shumė pėr t’u kritikuar. Pastaj, mjek i mirė ėshtė ai qė tė thotė, ke kėtė sėmundje, dhe jo ai qė veremliut i thotė je plot shėndet.

-Kur e ke shkruar paradoksin e fundit dhe ēfarė thotė ai?

-Dje pasdite kam shkruar tre menjėherė. Nuk kisha bllok me vete dhe i shėnova nė celular:

Shokun zgjidhe mė tė mirė se vetja, ndėrsa politikanėt mė tė kėqij se shokun. Femrat e menēura por tė shėmtuara duhet tė kenė partnerė meshkuj tė pashėm dhe pak budallenj. Sepse e kundėrta nuk ka dhėnė rezultat.

-Shpesh nėpėr spektakle dėgjohen paradokset e tua. Ke protestuar, apo tė njohin tė drejtėn e autorit?

-Ėshtė e vėrtetė, qė shokėt e mi hajdutė mė vjedhin herė pas here. Nuk kam protestuar, por kam grumbulluar shumė nga kėto vjedhje, dhe sė shpejti do t’i ballafaqoj me krijimet e mia origjinale. Do tė jenė me emėr autori dhe hajduti. Do tė jenė mė datė, muaj, spektakėl, libėr, apo gazetė. Kudo qė janė botuar. Kėtu nuk njihen tė drejtat e njeriut, jo tė autorit. Prandaj do bėj vetėgjygjėsi nėpėrmjet shtypit.

-Si titullohet libri qė ke nė proēes?

-“Kush e shpiku tė qeshurėn”. Ėshtė pėrmbledhje me paradokse, tregime, dhe ese. Janė 550 paradokset mė tė mira tė pėrzgjedhura nga librat e mi.

­-Vėrtet, kush e ka shpikur tė qeshurėn?

-Politikanėt.



[b] PARADOKSE [/b]


Ne kemi mazhorancė, minorancė, dhe injorancė. Kjo e fundit gėzon shumicėn.

***

Nė njė vend ku pėlqejnė aq shumė gėnjeshtrėn, ėshtė budallallėk tė bėsh profesion tjetėr veē atij tė politikanit.

***

Nė errėsirė mė vijnė mendime tė mira, ndėrsa nė dritė nuk mendoj mirė pėr ata qė sjellin errėsirėn.

***

Kur ju thonė njė gjysėm gėnjeshtre, nuk do tė thotė se gjysma tjetėr duhet tė jetė e vėrtetė dhe, kur ju thonė njė gjysėm tė vėrtete, nuk do tė thotė se gjysma tjetėr nuk ėshtė gėnjeshtėr.

***

Megjithėse u bėra mesoburrė, ende nuk e kam kuptuar nėse duhet tė votoj njė hajdut tė ngopur apo njė hajdut tė etur.

***

Nuk ēuditem kur shoh aq shumė idiotė. Por habitem kur konstatoj se vargu i tyre zgjatet deri tek ata qė kanė lidhje me ADN-nė time.

***

Nė njė shoqėri budallenjsh individėt e menēur konsiderohen pėrherė tė marrė, ndėrkohė qė nė njė shoqėri tė menēurish, budallai bėhet drejtuesi i tyre.

***

Nė disa butik reklamohet: Paguaj 1merr 2! Sa mirė do ishte tė ishin femra!

***

Ndėrkohė qė tė ndershmit presin dritėn e semaforit dhe respektojnė vijat e bardha, horrat kanė mbaruar punė nė anėn tjetėr.

***

Kur ju flisni dhe tė tjerėt mbajnė qetėsi, do tė thotė se budallallėqet tuaja janė shumė serioze.

***

Ēuditėrisht, nga njė fije floku na vjen pėr tė vjellė, ndėrsa pėr tė gjitha leshrat thurim kėngė.

***

Mund tė bėhesh i pasur duke qenė edhe i menēur, por kurrsesi, nuk mund tė bėhesh i menēur vetėm duke qenė i pasur.

***

Nė qoftėse njė ditė shtėpitė ku banojnė disa politikanė tė sotėm do tė shpalleshin monument kulture, nė to do tė shkruhej: Kėtu ka jetuar, menduar, punuar, tradhėtuar dhe numėruar paratė qė vidhte nga populli i tij, zoti Horri Filan Fisteku.

Kortezi e Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.