Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: 40000 pėrdorues droge nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Shendeti Flet presidenti i “Aksion plus”, Genc Muēollari

“10 % e tė droguarve janė fėmijė politikanėsh”

Shqipėria numėron rreth 40 mijė pėrdorues tė drogės, prej tė cilėve numrin mė tė madh e zė grupmosha 15-20 vjeē. Ndryshe nga vendet e tjera tė botės, pėrdoruesit e drogės nė vendin tonė, marrin kryesisht drogė tė rėndė, si heroinė dhe kokainė.

Sipas drejtorit tė qendrės pėr trajtimin e tė droguarve, “Aksion Plus”, pranė Ambasadės Amerikane, Genc Muēollari, rreth 10 pėr qind e kėtyre pėrdoruesve janė fėmijė politikanėsh ose intelektualėsh nga fusha tė ndryshme tė kulturės dhe artit. Gjatė njė interviste pėr “Tirana Observer”, ai tregon pėr efektet e metadonit, ilaēit qė “zėvendėson”, drogėn si dhe pėr kategoritė e personave qė trajtohen vazhdimisht nė kėtė qendėr.

Ēfarė kategorie personash trajtohen nė qendrėn tuaj dhe a ėshtė i mjaftueshėm ky trajtim pėr ta?

Nė kėtė qendėr trajtohen thuajse tė gjitha kategoritė, duke filluar qė nga personat e rrugės tė cilėt marrin drogė e deri tek personat qė vijnė nga familje me ekonomi tė mirė. Dua tė pėrmend kėtu, qė 10 pėr qind e kėtyre pėrdoruesve janė fėmijė politikanėsh ose vipash tė quajtur ndryshe, por nuk mungojnė edhe persona tė njohur nėpėr media. Njė fakt, problematik ėshtė se pėrdoruesit e heroinės, sidomos ata tė cilėt vijnė nga rruga, ėshtė shumė e vėshtirė t’i bindėsh pėr t’i futur nė terapi, gjė e cila nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė gjithė personat qė vijnė nė qendėr, pasi tė gjitha vendet janė tė zėna dhe kėto ditė kanė ardhur nė qendėr rreth 50 persona, tė cilėt i kemi kthyer mbrapsht pėr arsye sepse nuk kemi mjekim dhe vendet janė plotėsuar. Nga ana tjetėr, trajtimi i kėtyre personave me metadon bėhet vetėm nė kėtė qendėr, pasi nuk ka njė tė dytė nė vendin tonė.
Sa ėshtė numri i persona qė trajtohen nė “Aksion Plus” dhe ēfarė i siguroni ju pėrdoruesve tė drogės?
Deri tani nė qendrėn tonė trajtohen rreth 150 tė rinj, tė cilėt pėrveē ndihmės mjekėsore e cila u bėhet nga terapia me metadon, i cili ėshtė njė ilaē qė pėrdoret si kundėrveprues ndaj heroinės, ata trajtohen gjithashtu edhe me kėshillim psikologjik, pėr problemet e ndryshme qė mund tė kenė. Natyrisht ne si qendėr mund tė mos mbulojmė gjithēka pėr tė cilėn ata kanė nevojė, por me trajtimin me metadon ata humbasin dėshirėn, pėr tė marrė pėrsėri heroinėn. Tė gjithė personat qė kanė ardhur nė qendėr tė motivuar pėr tė lėnė heroinėn dhe e kanė bėrė tė rregullt terapinė me metadon, ia kanė dalė mbanė.

Ēfarė ėshtė metadoni dhe si mund tė sigurohet ai?

Metadoni ėshtė njė preparat dhe nė gjuhėn e folur mund ta pėrcaktojmė si njė ilaē, i cili ka edhe efektet e drogės, por jo ato efekte negative qė japin drogat e tjera dhe sidomos heroina. Nuk ka efekte tė cilat ndikojnė nė ndryshimin e sjelljes dhe tė gjithė personat qė bėjnė terapinė me metadon nuk bėhen tė varur ndaj tij siē ndodh me drogat e tjera. Po tė marrėsh metadonin nuk ke dėshirė pėr tė marrė heroinė. Ky ilaē ėshtė shpikur vetėm pėr tė zėvendėsuar heroinėn, sidomos pėr ata persona qė e pėrdorin heroinėn me injektim. Ne ua japim pėrdoruesve falas metadonin dhe si qendėr e sigurojmė atė nga Maqedonia. Metadoni i jepet pėrdoruesve ēdo mėngjes dhe ēdo pasdite, nga njė dozė. Ka shumė nga pėrdoruesit qė vijnė me dėshirė pėr ta marrė dozėn e metadonit.

Ju si qendėr financoheni nga donatorė tė huaj apo nga qeveria shqiptare?

Fondet pėr qendrėn tonė janė dhėnė nga “Sorros”, me tė cilin ne jemi krijuar edhe si qendėr. Nė vitin 2005 kemi bėrė njė projekt pėr zvogėlimin e dėmit. Pėrdoruesit e drogės janė aktivė dhe objektivi i kėtij projekti ėshtė qė tė zvogėlohet dėmi pėr kėto kategori. Terapia me metadon ka vetėm 6 muaj qė aplikohet nė Shqipėri dhe do patjetėr mbėshtetjen e shtetit. Nga ana e tij shteti na ka dhėnė me qira vetėm godinėn ku ne jemi, gjithashtu ne jemi tė licencuar nga Ministria e Shėndetėsisė dhe projekti mbėshtetet plotėsisht nga fondet e U.N.F.P.A, Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr Popullsinė nė Botė, e cila ka njė interes tė madh pėr pėrdoruesit e drogės nė kryeqytet.
Nga analizat vjetore qė keni bėrė ju si qendėr, sa pėrdorues droge rezultojnė nė Shqipėri?
Nga bashkėpunimet qė kemi bėrė nė me PNUD-in ose me Bankėn Kombėtare, nė vendin tonė gjendja pėr pėrdoruesit e drogės ėshtė mjaft e vėshtirė sepse numėrohen rreth 40 mijė pėrdorues, nė shkallė vendi, njė pėrqindje e madhe e kėtyre ėshtė mosha 15-20 vjeē, tė cilėt vijnė nga rruga, por nuk mbeten pas edhe persona nga shtresat e mesme dhe tė larta, dhe kjo e fundit qė zė 10 pėr qind tė kėtyre pėrdoruesve. Ne si qendėr dhe personalisht, do t’i bėja thirrje shtetit qė t’i kushtojė mė tepėr vėmendje kėtij kontingjenti dhe sidomos politikanėt, sepse duke pasur fėmijėt e tyre nė kėtė rrjet tė madh, ata duhet tė investojnė, por deri tani nuk ėshtė bėrė asnjė lėvizje nga organet shtetėrore dhe shpresojmė qė ky investim do tė bėhet nė tė ardhmen.

Metadoni

Metadoni ėshtė nė formėn e tabletave qė pėrmbajnė 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta qė shkrihen nė ujė dhe administrohen nė doza tė ndryshme pudėr, qė gjithashtu shkrihet nė ujė, qė matet dhe shpėrndahet nga njė pompė automatike. Nė kėtė mėnyrė dozat mund tė maten dhe nė 1 ose 2 mg. Pėr shumicėn e njerėzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orė nė njė marrje tė vetme. Metadoni ėshtė pėrdorur pėr disa vjet si trajtim si kundėrveprues pėr heroinėn. Ka veprim tė gjatė dhe mund tė merret vetėm njė herė gjatė ditės. Gjendet nė formė tė lėngėt dhe merret nga goja pa e injektuar nė ndonjė pjesė tė trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varėsinė psikologjike.

“E vėshtirė t’i bindėsh narkomanėt pėr t’u kuruar”

Sipas psikologut tė qendrės, Andi Shkuri, nėse personat vartės tė drogės kanė vullnet, ata mund ta lėnė atė pėrfundimisht. Sipas tij, ėshtė shumė e rėndėsishme t’i bindėsh fillimisht pėr t’u trajtuar, mė pas ēdo gjė merr njė drejtim normal. “Takimet unė si psikolog i realizoj nė formėn e bashkėbisedimit dhe ėshtė shumė e vėshtirė t’i bindėsh kėta persona pėr t’i futur nė terapinė me metadon. Megjithatė shumė nga kėta e kanė bėrė terapinė me metadon dhe tani janė njerėz normalė, madje disa prej tė cilėve i janė rikthyer punės ose studimeve”, shprehet ai. Nga ana tjetėr ai tregon pėr “Tirana Observer”, se njė pėrqindje tė madhe nė ketė qendėr e zėnė vajzat, aktualisht nė qendėr trajtohen rreth 60 tė tilla. “Edhe pse nė qendėr bėjmė njė punė tė vazhdueshme, pėrsėri ėshtė njė pėrqindje e madhe, e cila e fillon terapinė me metadon dhe e lė atė pėrgjysmė. Takimet nisin nė formėn e njė bashkėbisedimi tė thjeshtė dhe janė vetė pėrdoruesit qė kėrkojnė ndihmė. Por ndihma jonė nuk i pėrballon tė gjitha kėrkesat e kėtyre pėrdoruesve, sepse nėse ėshtė e mjaftueshme terapia psikologjike qė ne u ofrojmė kėtyre personave, ne nuk pėrballojmė dot trajtimin me metadon, sepse ai ka kosto tė madhe dhe tė dyja kėto trajtime duhet tė jenė koherente me njėra-tjetrėn, pasi kėshtu pėrdoruesit kanė rezultate pozitive, dhe kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta shmangur marrjen e drogės”, tregon ai. Nga ana tjetėr, Shkurti tregon se kjo qendėr ka realizuar disa seanca nėpėr shkollat e mesme tė kryeqytetit pėr sensibilizimin e adoleshentėve, tė cilėt janė kategoria mė e prekur e fenomenit tė drogės. “Na vijnė shumė sinjalizime nga vetė mėsueset, sidomos tė shkollave tė mesme nga “Ēajupi”, “Petro Nini”, “Qemal Stafa””. Nga ana tjetėr ai tregon se pėrfaqėsuesit e qendrės do tė aplikojnė seanca tė tjera sensibilizuese dhe informuese nė qytetet tė ndryshme si Lushnje, Elbasan, Vlorė, Fier, qė sipas tij do tė jenė edhe qytetet mė tė prekura nga fenomeni i drogės. “Si fillim do nisim vetėm seancat nėpėr gjimnaze dhe mė vonė mendojmė qė tė hapim qendrat nėpėr rrethe”, pėrfundon Shkurti.

Si vepron metadoni tek narkomanėt

“Pėrpara se pėrdoruesi tė futet nė terapinė me metadon, ai duhet t’i nėnshtrohet njė sėrė analizave tė gjata, gjaku edhe urine, nė laboratorin tonė, mė pas i pėrcaktohet edhe doza qė ai duhet tė marrė”, tregon pėr gazetėn Karaman Harxhi, mjeku i qendrės “Aksion plus”. Sipas tij, njė dozė e pėrshtatshme metadoni nuk e lė pacientin tė ndjejė efektin e heroinės kur e pėrdor dozėn e zakonshme. “Ky quhet efekti i bllokadės. Kur metadoni merret rregullisht, pacienti ėshtė i qetė dhe nuk ka dėshirė pėr tė pėrdorur heroinėn ose opiatet e tjera qė blihen nė rrugė. Zakonisht duhet 6 muaj pėr personat qė marrin rregullisht metadonin, tė “harrojnė” heroinėn”, tregon ai. Nga ana tjetėr sipas Harxhit, “ekziston edhe njė dedoksifikim afatgjatė, i cili lejon tė krijosh njė sistem suporti pėr tė qėndruar i pastėr nga heroina”. Por zakonisht shumica e pėrdoruesve tė heroinės kanė frikė ta pėrdorin metadonin sepse (abstinenca e tij ėshtė mė e keqe). Metadoni ka njė abstiencė qė shkon 5-7 ditė, nganjėherė deri nė dy javė, por meqė metadoni ka veprim tė gjatė, akumulohet nė trup dhe kėshtu eliminohet ngadalė dėshira pėr tė marrė heroinėn. Mendoj se metadoni ėshtė mjekimi mė ideal pėr pėrdoruesit e heroinės, sepse me marrjen e tij njė pėrdorues droge mund tė largojė nga vetja njė sėrė problemesh”, shpjegon Harxhi. Sipas tij, “kjo mėnyrė tek njė pėrdorues droge ul pėrdorimin e opiateve tė paligjshme, gjithashtu pėrmirėson funksionin social, ul aktivitetin kriminal tė lidhur me marrjen dhe pėrdorimin e drogave, dhe mė kryesorja pėrmirėson ndjeshėm edhe shėndetin e ish-pėrdoruesve tė drogės. Por nga ana tjetėr mendoj se, nėse pas pirjes sė metadonit tė cilin ne e japim nė doza tė caktuara dhe tė kontrolluara, tė trajtuarit vazhdojnė tė marrin pėrsėri drogė ose edhe alkool, atėherė ky mjekim nuk ka efekt, madje nė disa raste kur ėshtė marrė doza e metadonit dhe kjo shoqėrohet menjėherė me dozėn e heroinės, atėherė personi mund tė kalojė edhe nė gjendje kome”, pėrfundon doktori.

Arta AGOLLI



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.