Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne nje demokraci te paster, tirania "popullore" shkakton po aq dhune e tmerr sa edhe nen despotizmin me absolut, por me nje ndryshim: eshte me lehte tu shpetosh agjenteve te nje mbreti tiran se sa fyerjeve te vulgaritetit qe na rrethon kudo.
--- Lord Brougham

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Intimitet :: 80 vjetori i aktores Violeta Manushi: "Dua tė vdes nė skenė"
Postuar nga: Albo

Intimitet “Kam Dėshirė tė vdes nė skenė. Unė u lidha me skenėn. Skena ishte shtėpia ime, rolet ishin fėmijėt e mi, ndėrsa kolektivi–familja ime”. Kėshtu ėshtė shprehur herė pas here ajo nėpėr biseda e intervistat qė ka dhėnė. E identifikuar me emra tė ndryshėm personazhesh, jo rrallė atė e thėrrasin Teto Ollga, Zonja Olimbi, Rita, Sofka, Tana e plotė tė tjerė

Intervista nė 80 vjetorin e lindjes sė Artistes sė Popullit, Violeta Manushi

Hyrja me detyrim nė teatėr

Mė 6 mars Violeta Manushi-Artiste e Popullit mbushi 80 vjeēe. Me kėtė rast ajo nderohet edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Tiranės. Tė gjithė ata qė e kanė ndjekur nė skenė apo nė ekran e urojnė nga zemra pėr gjithēka ajo ka bėrė me artin e saj nė shėrbim tė argėtimit dhe fisnikėrimit tė shpirtit njerėzor.

“Kam dėshirė tė vdes nė skenė. Unė u lidha me skenėn. Skena ishte shtėpia ime, rolet ishin fėmijėt e mi, ndėrsa kolektivi–familja ime”. Kėshtu ėshtė shprehur herė pas here ajo nėpėr biseda e intervistat qė ka dhėnė. E identifikuar me emra tė ndryshėm personazhesh, jo rrallė atė e thėrrasin Teto Ollga, Zonja Olimbi, Rita, Sofka, Tana e plotė tė tjerė …

Zonja Violeta, si e keni arritur kėtė?

Ndeshja ime me jetėn qė nė moshė shumė tė vogėl mė dha mbresa, tė cilat pastaj i shfrytėzova nėpėr rolet e mi. Qė nė moshėn 12 vjeēare u futa nėpėr dyert e atyre qė mė thėrrisnin pėr ndonjė shėrbim, nėpėr punishte tė ndryshme, duke dhėnė edhe unė kontribut ekonomik nė familjen time shumė tė varfėr. Jo lypse, por tė varfėr.

Ku keni lindur ju?

Kam lindur nė Korēė nė vitin 1926. Ėndrra e babait tim ishte tė mė bėnte mėsuese.

Kur dhe si erdhėt nga Korēa nė Tiranė?

Motra e madhe u martua kėtu nė Tiranė. Pėr tė hequr njė gojė nga sofra e babait, ajo mori me vehte edhe atė motrėn e dytė. Pastaj ata mė gjetėn edhe mua punė. Kishin biseduar me pronarin e shtypshkronjės “Dielli”. Erdha dhe unė tipografe, nė pedalinė.

Deri nė ē’kohė?

Deri nė Ēlirimin e Shqipėrisė, derisa mė urdhėruan tė vete e tė mar pjesė nė njė shfaqe. Mė urdhėruan dhe do ta zbatoja, se unė isha e re komuniste qė nė Korēė. Nė 1945-ėn do tė festohej pėr herė tė parė nė mėnyrė tė organizuar festa e Njė Majit dhe pėrgatitej njė pjesė e V. Eftimiut, “Akimi”. Pjesėn e vinte Sokrat Mio, regjisor i talentuar, i vjetėr e me kulturė. Ato vajzat partizane qė qenė, dikush u largua, dikush tjetėr shkoi me detyra dhe kėta nuk kishin vajza. Meqė dola mirė aty, ngulėn kėmbė pėr tė mė marrė. Nuk desha tė shkoj por mė detyruan.

Po nė Teatrin e Shtetit ose Teatri Kombėtar qė i thonė sot, kur keni filluar?

Ka qenė njė prilli i 1946-ės. Mė pritėn me zemėr tė hapur, se ishte njė kolektiv shumė i vogėl. Nga shoqet gjeta aty Behije Ēelėn, Liza Vorfin, Ana Kēirėn edhe njė Ollga Shuraja, njė ish partizane qė i bėnte mirė rolet e nėnave, por qė kishte njė djalė qė e deshte dhe ky i nxirte pengesa. Edhe pse e la teatrin, ai nuk e mori dhe ajo iku nė Pėrmet ku u martua dhe lindi fėmijė.

Domethėnė, ju keni shkuar nė teatėr me detyrim?

Me urdhėr. Por ėshtė e ēuditėshme. Megjithėse vajta me urdhėr, hėngra edhe dru, pa e ditur se pse, magjia e skenės tė bėn pėr vehte. Pastaj edhe dru tė mė jepnin unė nuk ikja. U lidha shpirtėrisht. Nė 1947-ėn erdhi regjisori i parė. Se Qeveria preokupohej qė tė na arsimonte e tė na kulturonte, se ne s’kishim ardhur asnjėri nga bangat e shkollės. Dikush nga fshati, dikush nga puna. Unė isha me pesė klasė fillore tė kohės sė Zogut. Qenė nja dy-tre me tė mesme, si Prokopi, Sandri, qė erdhi mė vonė mė 1949-ėn. Andon Panua po, ai ishte i arsimuar, ndėrsa tė tjerėt jo. Prandaj sollėn pedagogė, tė cilėt na bėnin teori nė mėngjez dhe praktikė me ato pjesėt qė filluan tė vėnė. I tėrė brezi ynė i asaj kohe e bėri atė kurs, tė cilin mund ta quajmė njė universitet pa diplomė. Unė plotėsova arsimin e mesėm, mėsova shumė gjėra qė nuk i dija. Bėja edhe turnetė e asaj kohe, qė zgjatnin nga njė e nga dy muaj dhe kur tė gjithė pushonin, unė veja jepja provime. Bile merja edhe nota tė mira. Kam qenė nxėnėse e mirė e asaj kohe dhe rrija gjithėnjė nė tabelė tė nderit.

Ju patėt fatin qė punuat me regjisorė tė njohur.

Me regjisorė tė mėdhenj dhe me dramaturgji tė madhe botėrore, klasike dhe kontemporane. Pastaj, ne kemi ushqyer njėri-tjetrin me punė. Ne nuk ndaheshim. Kishim apo s’kishim rol, ne rrinim aty dhe shihnim njėri-tjetrin. Kishim dashuri tė madhe pėr njėri-tjetrin.

Me cilėt aktorė keni qenė mė shumė partnere?

Viktor Gjoka, Naim Frashėri, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Besa Imami, Prokop Mima…me tė tėrė. Edhe me mė tė rinjtė.

Ju ishit si njė ansambėl, qė u rritėt me njėri-tjetrin, u lidhėt, jetonit, madje shkėmbenit edhe vizita me njėri-tjetrin.

Edhe vazhdojmė. Ne qė kemi mbetur gjallė, vazhdojmė. Ndėrgjegja pėr punė ka qenė e madhe dhe ne u bindėm qė fėmijė, se pa punė s’jetohet. Unė s’kam bėrė kurrė fjalė, merja kryerol, merja figurant apo statist, kur duhej, gjithmonė mundohesha qė tė sillja diēka tė re nė skenė, nėpėrmjet asaj figure, me fjalė apo pa fjalė. Pra, ēdo gjėje i jepja rėndėsinė e duhur. Po ju sjell njė shembull. Unė, pothuajse fėmijė, kurse Mihal Popi, baba me njė rreth fėmijėsh. Kur bėnte sakrificė ai ose Loro Kovaēi, qė erdhi mė pas, unė dhe tė tjerėt rrinim sus. Ata kishin njėqind halle dhe atje i prisnin fėmijtė, por pėrpara punės nuk vinin asgjė. Ata, me kėshillat e tyre na edukuan edhe ne me disiplinėn, me dashurinė pėr punėn. Shto kėtu edhe teorinė dhe praktikėn qė bėnim me pedagogėt qė erdhėn mė vonė.

Zonja Violeta, si keni punuar ju pėrgjithėsisht pėr realizimin e njė roli?

Unė s’kam bėrė kurrė fjalė, merja kryerol, merja figurant apo statist, kur duhej, gjithmonė mundohesha qė tė sillja diēka tė re nė skenė, nėpėrmjet asaj figure, me fjalė apo pa fjalė. Pra, ēdo gjėje i jepja rėndėsinė e duhur. Po ju sjell njė shembull. Unė, pothuajse fėmijė, kurse Mihal Popi, baba me njė rreth fėmijėsh. Kur bėnte sakrificė ai ose Loro Kovaēi, qė erdhi mė pas, unė dhe tė tjerėt rrinim sus. Ata kishin njėqind halle dhe atje i prisnin fėmijtė, por pėrpara punės nuk vinin asgjė. Ata, me kėshillat e tyre, na edukuan edhe ne me disiplinėn, me dashurinė pėr punėn. Shto kėtu edhe teorinė dhe praktikėn qė bėnim me pedagogėt qė erdhėn mė vonė.

Sa femra kishte teatri kur vajtėt ju?

U bėmė gjashtė gra, po secila kishte planin e vetė dhe bukuria e trupės sonė kjo ishte, se qėlluam tė gjithė nė plane tė ndryshme. Rolet e Dritės nuk i bėja dot unė, ashtu si ajo nuk bėnte dot rolet e mija ose tė Marie Logorecit. Dhe seicili kishte ēiftin e vetė, si nė balet. Pėr njė kohė tė gjatė Behija ishte partnere me Mihalin, se ata e kishin filluar punėn qė me lėvizjen amatore. Unė isha me Viktorin. Ai e kapėrxente njė ēikė masėn dhe unė e detyroja tė mė pėrgjigjej direkt, pa e lejuar tė kalonte. Mė vonė, kur erdhi Sula, mbeti ai partneri im. Me Sulėn kemi qenė ēift i mirė, se shkonim edhe si trupa. Ai ishte edhe i humorit, edhe i dramės. Njeri me kulturė, qė shkruante. Ishte njė partner shumė i mirė.

Pra ju u profilizuat, pėr tė luajtur disa karaktere.

U profilizuam. Duheshin luajtur edhe nėnat, edhe gratė, dhe unė kėto i kisha mė kollaj, megjithėse isha 20 vjeēe. Nėnat dhe gratė, por jo vajzat. P.sh. si dashnore kam dalė vetėm njė herė nė skenė dhe atėhere nuk i ngrita sytė kurrė. Qe njė pjesė e Gorkit, “Mikroborgjezėt”, ku kisha Pavlinėn, atė shėrbėtoren, me tė cilėn bie nė dashuri ai djali i adoptuar. Por nuk i bėja dot kėto, kisha shumė siklet. Ndėrsa kėto tė tjerat ishin mė tė lirėshme dhe i bėnin.

Ju keni qenė vazhdimisht aktore kryesore e komedisė. Ajo gjallėria juaj, vitaliteti, potenca aktoreske kanė buruar gaz e mirėsi nė skenė dhe publiku ju ka pristur vazhdimisht me duartrokitje. Ku e keni patur sekretin?

Se unė jam munduar qė pėr seicilin rol tė sjell detaje tė veēanta. Nuk ėshtė vetėm fjala. Atė duhet ta mbushėsh me emocionet e pėrshtatėshme, me detajet e pėrshtatėshme nė rrethanat qė ka dhėnė dramaturgu. Nuk mund tė sjellėsh gjithmonė vetvehten. Duhet ndarė karakteri nga karakteri, se njerėzit mund tė kenė halle tė pėrbashkėta, por reagimet janė tė ndryshme.




Si u ngjit vajza e pa arsimuar Violeta Manushi nė nivelin e Artistes sė Popullit?

Rolet e Nicės, Olimbisė, Ollgės

Zonja Manushi, ju keni interpretuar njė mori rolesh, nga dramaturgjia jonė dhe ajo botėrore. Ku e keni ndjerė vehten me tė vėrtetė rehat?

Mė shumė nė rolet e popullit tim. S’ka kėnaqėsi mė tė madhe se sa kur tė thonė: “E mo, e di qė ke patur parasysh filankėn”. Domethėnė se unė kam sjellė njė figurė reale nė skenė. Unė e njoh Ēajupin nga letėrsia, e dashuroj si poet pėr ato qė ka thėnė:

Burrat nėnė hije, qeshin, kuvendojnė, Pika qė s’u bie, se nga gratė rrojnė…

Kur kam luajtur “14 vjeē dhėndėrr” unė e mendova atė si njė grua tė ngarkuar, me kėpucė tė mėdha, me dy gėrsheta tė hollė, siē i mbajnė ato andej, dhe nxora njė Tanė qė mu pėlqye atėhere, kur e luajta nė skenė. Kishte ardhur njė doktor qė ėshtė andej nga ana e Ēajupit, nga Gjirokastra, edhe mė thotė: - Mė qafsh, ku e njeh ti atė filankėn? - Nuk e njoh,- i thashė. - Jo, po ne e kemi patur nė mėhallė, - tha. - Faleminderit. Domethėnė se paskam sjellė njė figurė tė vėrtetė tė asaj krahine, - i thashė. Po kėshtu edhe me Olimbinė. Me tė gjithė. Pra, bazėn e kam patur gjithmonė te njohja e jetės. Kam nėnė Nicėn (Gjenerali i ushtrisė sė vdekur). Nicėn e halleve tė mėdha, tė cilat i kujtonte pas kaq vjetėsh nė atė gjendje shpirtėrore. Nė skenė Nica ka tingėlluar jashtėzakonisht mirė. Atė e bėnė edhe film. Dhe unė i bėj vėrejtje Vladimir Priftit, se nuk ka punuar me dashuri pėr Nicėn. Nuk ishte e nevojėshme ėndrra e gjeneralit fashist, se si i mendonte ai tė vdekurit. Populli duhej tė shikonte Nicėn se si i zhvarros, i sjell ato dhe ua hedh turinjve atyre. Ajo ėshtė sa pėr njėqind tablo.

Si erdhi ky personazh tek ju?

Kishte kohė qė regjisori Piro Mani mė thoshte: Violeta, tė pret Nica. E kishte dramatizuar vetė ai. Njė herė, dy…I thashė: Ore Piro, ti tallesh me mua, apo?…Se, me sa kam lexuar nė roman, nuk jam unė pėr atė. Ajo ėshtė njė nėnė e mbledhur, e pakėt…E ke gabim, tha. Pamvarėsisht nga romani, ne do ta japim Nicėn me karakter tė fortė, qė e thotė fjalėn e vetė si bombė. Dhe kjo je ti. Kėshtu mu dha Nica. Por mua mė shqetėsonte prishja e dasmės. Ta jepje si tė ikur nga mendja prej fatkeqėsisė, nuk justifikohej. Ishte normale kundėrvėnia, po pse tė prishte dasmėn, ku ishte mysafire? Dhe unė mendova t’ia mar kėngės. Nė duf e sipėr, pasi prish dasmėn, ajo mbledh vehten dhe justifikohet kėnga. Edhe shumė kėngė qė kėndohen atje, nė fillim i kam provuar unė me Nicėn, qė nga “Filloi babai dasmėn” e deri te vallja “O ju vajza shqipėtare”. Unė kam patur miqėsi me njė familje labe dhe ajo e zonja e shtėpisė kishte mbetur shumė e re. I qe vrarė burri nė luftė dhe fėmijtė i thoshin nėn-o. Ai ishte dėshmor, por kjo kishte idenė se sahatin e tė shoqit ia kishte parė dikujt me tė cilin kishin fėrkime. Dhe thoshte: “Duhet ta ketė marė plumbi nga mbrapa, ma ka vrarė hasmi”. Domethėnė kishte dyshime. Kishte mbetur me njė vajzė dy vjeēe dhe me njė djalė tre muajėsh. Nuse e re. I thashė:

- O nėno, sikur tė vinte nė dasmėn e djalit tėnd ai hasmi, qė ti e urren aq shumė, ē’do tė bėje? Do t’i suleshe? Do ta prishje dasmėn?

- Unė tė prishja dasmėn e djalit!? Unė do t’i kėrreja sytė atij me thonj dhe do t’u thosha atyre: Vazhdoni dasmėn, se e mora hakėn. Dhe do tė merja njė kėngė, - tha. Ia tregova Piros kėtė dhe kėshtu e bėmė.

Ju keni luajtur Olimbinė te “Karnavalet e Korēės”, e vėnė nė skenė nė vitin 1946, kur ishit vajzė e re. Keni luajtur edhe Ollgėn te “Zonja nga qyteti”, e shkruar nga Ruzhdi Pulaha dhe e vėnė nė skenė nė vitet ’70? Ku ndryshon Ollga nga Olimbia?

Pėr “Karnavalet e Korēės” mė erdhi Spiro Ēomora aty te klubi, ku ėshtė Bingo sot, edhe mė thotė: “Kam njė komedi, tė lutem lexoma, se kam dėshirė tė ma luash ti”. E lexova dhe mė pėlqeu. Olimbia ėshtė njė grua borgjeze, qė kėrkon ta martojė vajzėn me prikė, me mall, pėr tė ruajtur famėn e familjes. Kurse Ollga ėshtė njė grua e ditėve kur ėshtė shkruar pjesa, e cila ka dhėnė kontributin e saj nė ndėrtimin e kėsaj shoqėrie. Edhe kjo ka njė vajzė, tė cilėn kėrkon ta martojė dhe disa njerėz menduan se kėto do tė ishin tė njėjta, kurse unė nuk mendoja kėshtu. Unė nuk e njihja Ruzhdi Pulahėn kur mė ndali nė rrugė e mė tha: “Kam ēuar njė komedi nė teatėr dhe kam dėshirė tė ma luash ti”. E pashė kėtė djalė tė imėt, tė verdhė, se vuante nga stomaku, edhe i thashė:”Faleminderit more djalė dhe paē fatin qė tė tė aprovohet. Se unė, edhe e njėqinta tė jem, do ta luaj, nėse ti ke menduar vėrtetė pėr mua”. E lexova dhe rash nė dashuri. Mua s’mė ka bėrė vaki nė jetėn time qė, edhe duke interpretuar Olimbinė, tė cilėn e desha shumė dhe qė mė pritej ēdo batutė me duartrokitje, tė mė rrinte mendja te skenat e kėsaj tjetrės. Kurrė s’mė ka bėrė vaki. Kam patur halle, gėzime, unė jam pėrqėndruar tek ajo qė bėja nė skenė. Kurse pėr Ollgėn mė ikte mendja, d.m.th. jetoja me tė nė gjumė, nė rrugė edhe nė skenė.

Mesa duket, Ruzhdiu e kishte shkruar vėrtetė pėr ju atė rol.

Po, po. Bile e thotė Bakua, atje nė njė vend: “Po ti je edhe e shėndoshė, moj Ollgė”. Kishte parasysh edhe fizikun tim.

“Zonja nga qyteti”, pra Ollga mė pas u bė edhe film. Meqė e kishit luajtur nė skenė, ju e kishit tė lehtė edhe pėr ekran, apo jo?

Kur filloi xhirimi, unė pash qė kėta, regjisori me operatorin diēka bisedonin pėr mua. I thash: Mė fal Piro. E mira ėshtė tė ma thoni edhe tė mirėn, edhe tė metėn nė sy. Se qė tė dyja vlejnė. E meta do tė mė bėjė tė mendohem pėr ta rregulluar, kurse e mira do mė verė nė pozita pune pėr tė ecur mė tej.

- Mirė, mirė, - tha Pirua. Piro Milkani ėshtė djalė i mirė, i qetė. – Je pak teatrale, - tha.

- Dėgjo kėtu, - i thashė. – Nėse Ollga nuk mbledh buzėt kur vjen nė fshat (nė fillim), nuk hyn nė valle nė fund. Unė e kam tė ndėrtuar kėtė rol, - i thashė. Edhe aktorėt e tjerė, ata tė Korēės, e kishin gati atė, se e kishin realizuar nė teatėr, dhe hynin lehtė nė planin e vetė. Pra, nuk kishte nevojė pėr shumė plane dhe ai film u bė me kursime shumė tė mėdha. E, nejse, bėra edhe njė plan ashtu, me indiferentizėm.

- Jooo, - tha Pirua. Pastaj m’u dha kartabianka dhe e bėja rolin siē e mendoja unė. Bile, kur xhiruam atje te uji nė fshat, mė vunė njė dėrrasė pėr tė kaluar, ngaqė ishte pak e lartė.

- Pse e keni vėnė? – i pyeta.

- Se mos biesh, - mė thanė.

- Po kjo ėshtė komedia, se unė nuk e njoh terrenin dhe bie,- u thashė. Mirėpo, ata qė mė favorizonin, ishin fshatarėt. Ata punonin natėn, se ishte verė, korrnin grurin, ndėrsa ditėn rrinin si spektatorė. Kur qeshnin ata, merja aprovimin unė.

Xhirimet e atij filmi janė bėrė tė gjitha nė Tushemisht, tė Pogradecit?

Nė Tushemisht.

Ai film ka momente interesante dhe me humor. Sidomos skenat me Koēin tė cilat Vasillaqi i ka realizuar mrekullisht.

Eh, Koēi…Ėshtė mirė si figurė. Dhe ishte njeri qė i pėrshtatej kolektivit Vasillaqi, i kėndėshėm, me humor. Njeri shumė i mirė.

Po skena e hedhjes sė postjerit nė ujė si ėshtė realizuar?

Ajo qe njė shaka, por mbeti nė favor tė rolit. I shkreti Hasan… Ishte kaq i dashuruar me punėn, por nuk fliste dot. Ai e kishte me pasion artin. Por edhe e shfrytėzonin figurėn e tij. Nejse. Tani, ai njė plan qe, dy fjalė kishte.

- Nisu, Violeta, - mė thoshin kėta. Ky bėnte muhabet atje mbrapa dhe nuk mė vinte nė kohė.U thoshte atyre fshatarėve:

- E keni parė filmin? E, mo, atė ballistin qė e hanė qentė…Ai jam unė, - thoshte.

- Ky plan do tė hiqet, - thosha unė, qė ta dėgjonte ky. Se vdiste, po t’i hiqje ndonjė gjė.

- Pse, pse do ta heqin? - pyeste.

- Po ē’mė kap mua ti! Mos mė kap kur tė kėmbehemi te ura, se do tė mbahem unė tek ti, - i thosha, qė tė kisha mundėsi ta hidhja. – Mos mė kap, se do t’u them qė ta heqin fare skenėn…

- E, mirė, mirė, se e bėj unė, - thoshte. I shkreti, ishte me tension dhe mė i moshuar se unė. Kur erdhi aty tek ajo ura e ngushtė, unė njė tė shtyrė i bėra dhe ra. Tė betohem qė u bėra pishman, se qe njė ditė e ftohtė dhe ai me zi i nxori ato fjalėt: Po ē’mė bėre, moj, ē’mė bėre…Hasani i gjorė, qe njeri shumė i bindur, njeri qė mbante shaka. Unė atje kam qeshur me tė madhe, por ata e kanė prerė.

Zonja Violeta, me punėn tuaj ju u bėtė njė ndėr aktoret mė nė zė tė skenės, ekranit dhe mikrofonit tė Radios, njė aktore me individualitet e aftėsi tė veēanta, me fuqi, me zė, me plastikė e temperament tė admirueshėm. Si i keni pėrpunuar kėto cilėsi tė domosdoshme pėr aktorin?

Unė kam bėrė njė jetė tė kufizuar dhe e kam ruajtur ēdo gjė pėr tė bėrė syrprizė nė skenė. Nuk kam abuzuar, as me duhan, as me pije. Se i shoh kėto vajzat e reja, qė sapo hyjnė nė shkollė edhe fillojnė me tualete, me cigare, me gotėn e konjakut pėrpara dhe u prishet zėri qė pa filluar akoma. Unė jam 75 vjeēe, por le tė vijnė tė konkurojnė, po tė duan. Sidomos pėr ato qė i venė detyrė vehtes tė bėhen artiste, unė ndjej dhembje, kur i shoh kėshtu, se dua qė tė jenė tė sakta, ta thonė fjalėn siē duhet nė skenė, siē i takon artistit, e jo tė jenė gjysmake.

Kjo e keqe nuk ėshtė vetėm e kėtyre vajzave tė fushės sė artit.

Po tė ishim nė moshėn e tyre, ndoshta edhe ne mund tė na rrėmbente kjo gjė. Por, nė moshėn tonė, ne nuk u rrėmbyem, edhe pse nė ēdo kohė ka patur degjenerim.

Dhe ju hytė nė art nė njė kohė qė nuk ishte e lehtė, pasi duhej tė ndesheshe me njė opinion konservator e tė pa zhvilluar.

Jo, ai tė duartrokiste, por nuse pėr djalin nuk tė merte. Janė ato tė skenės, thoshte. Bile, mua mė thoshin shoqet. Sa mirė pėr ty qė i ke rolet e ndershme, meqė luaja rolet e nėnave etj. Kurse ato tė shkretat duhej tė luanin edhe ndonjė ēapkėne, edhe ndonjė tė pėrdalė…


-Zonja Violeta, pėr punėn e madhe qė keni bėrė ju keni marė vlerėsimet dhe duartrokitjet e publikut, tė cilat e stimulojnė dhe e mbajnė gjallė artistin. Po, pėrveē kėtyre keni patur vlerėsime tė tjera?

V. Manushi:- Jam dekoruar zyrtarisht me rastin e pesė vjetorit tė Teatrit, me Medaljen e Punės, se kėshtu fillonin atėhere. Mihal Popi, mė duket se mori Urdhėri i Klasit tė Tretė, si mė me eksperiencė qė ishte. Po teatri nuk ka marė shumė dekorata. Pastaj, vonė, kur gjėrat po bėnin “bum”, kam marė Urdhėri ”Naim Frashėri”. Mė 1969-ėn kam marė titullin Artiste e Popullit, direkt. Nga kolektivi isha propozuar Artiste e Merituar, por mė erdhi Artiste e Popullit. Unė, Kadri Roshi dhe Mentor Xhemali jemi bėrė Artista tė Popullit nė njė ditė, me rastin e 25-Vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut. Pastaj kam marė Ēmimi i Parė i Republikės, pėr figurėn e Ollgės.

Bisedoi: Xhelil Aliu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.