Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur e sheh jeten ashtu sic e ka bere zoti, s`te ngelet vecse ta falenderosh qe ka bere vdekjen.
--- Dumas

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Art :: Kėrcimtari shqiptar Toni Dovolani pushton ekranin amerikan
Postuar nga: Albo

Art Tony Dovolani, njė shqiptaro-amerikan qė jeton prej 2 dekadash nė SHBA me familjen e tij, ka pėrjetuar njė sukses tė jashtėzakonshėm dhe tė padiskutueshėm ne profesionin e tij si kėrcimtar. Prej rreth 8 javėve, ai dhe partneria e tij me njė bukuri mahnitėse, Stacy Kibler, diva e Wresling pėr femra nė SHBA, kanė bėrė pėr vete me kėrcimet e tyre gjithė publikun amerikan ne emsionin "Dancing with the stars" te rrjetit te madh televiziv ne SHBA, ABC. Ky program artistik ishte konceptuar si konkurim i 10 cifteve te perbera prej nje ylli te afirmuar ne SHBA, me nje kercimtar profesionist. Edhe pse Tony & Stacy u eleminuan naten finale te ketij konkurrimi, gati te gjithe shikuesit ne salle dhe perballe ekraneve te televizioneve vleresuan kete cift si ciftin me simpatik dhe mbreselenes nga te gjithe konkurrentet.



TONI DOVOLANI VALLĖZON ME YJET

“Dancing with the Stars” (Vallėzimi me yjet) ėshtė njė ndėr programet mė tė ndjekura nga teleshikuesit nė kanalin ABC nė SHBA. Ēdo ēift konkurrues pėrbėhet nga njė profesionist dhe njė amator. Tė gjithė amatorėt janė tepėr tė njohur nga publiku amerikan dhe disa janė aktorė, sportistė, etj., prandaj edhe show e ka marrė titullin “Vallėzim me yjet”. Kėrcimtarėt profesionistė, qė nė njė farė mase kanė barrėn mė tė rėndė pėr tė mėsuar “yjet” se si tė kėrcejnė sa mė profesionalisht nė pistėn e vallėzimit, bėjnė koreografinė dhe zgjedhin muzikėn.

Nė program marrin pjesė edhe tre gjyqtarė kėrcimi profesionist, tė cilėt japin mendimin e tyre nė lidhje me kėrcimin qė bėjnė ēiftet, por sidoqoftė vota vendimtare ėshtė ajo e teleshikuesive, tė cilėt votojnė pėr ēiftin e tyre tė preferuar ose nėpėrmjet numrave tė telefonit qė shfaqen nė ekranin televiziv pėr secilin ēift, ose nėpėrmjet internetit. Ajo qė e bėn mė interesante kėsaj radhe kėtė cikėl spektakli ėshtė se nė finale, qė do tė organizohet ditėn e djel mė datėn 26 shkurt, kanė dalė tre ēifte, por ēifti qė mendohet se mund tė dalė fitues ėshtė ēifti mė simpatik, mė i kombinueshėm, Stacy dhe Tony, dhe qė komuniteti shqiptar kudo nė SHBA ėshtė entuziazmuar dhe po pėrpiqen qė tė komunikojnė me njėri?tjetrin sa mė shumė nė mėnyrė qė tė nxiten pėr tė votuar e shtuar numrin e votave pėr ēiftin Tony dhe Stacy.

Toni Dovolani, ky shqiptar ka bėrė pėr vetė publikun amerikan me aftėsinė e tij profesionale tė padiskutueshme, por numri i fansave po rritet gjithnjė e mė tepėr pasi talenti ėshtė harmonizuar jo vetėm me pamjen e tij burrėrore, por edhe me karizmėn sa elegante, po aq edhe tunduese.

Po kush ėshtė Toni Dovolani?! Ai ka ardhur nė SHBA mbas viteve 1990 me familjen e tij, kur ai ishte vetėm 14 vjeē dhe qė nė fillim ka shfaqur interes nė fushėn e kėrcimit. Ai pati mundėsinė qė tė ndjekė Akademinė e Vallėzimit “Fred Astaire”, ku padyshim pasioni i tij u shpalos dhe jeta e tij do tė merrte drejtim krejt tjetėr. Toni Dovolani ka udhėtuar nėpėr botė si kėrcimtar profesionist dhe ka fituar edhe kupa tė ndryshme. Nė 2005 ka qenė kampion i “Ritmit Botėror” tė vallėzimit. Toni ka ndihmuar nė realizimin e filmit “Shall we Dance?” (A do tė vallėzojme?) ku kanė marrė pjesė aktorėt mė tė njohur tė Hollivudit, Richard Gere dhe Jennifer Lopez.

Z. Dovolani trajnoi Jennifer Lopez si tė kėrcejė por gjithashtu luajti njė rol tė vogėl nė film, rolin e njė djali negativ latin. Por do tė ishte pikėrisht spektakli “Vallėzim me yjet” qė me tė vėrtetė do ta bente Toni Dovolanin njė “yll” jo vetėm tė afirmuar nė fushėn e vallėzimit por tė admiruar edhe nga miliona shikues. Eshtė mahnitėse se si talenti i tij e ka shndėrruar sportisten e famshme tė restling Stacy Keibler, nė njė madamė tė vėrtetė vallėzimi. Ēifti “Stacy & Toni” padyshim ėshtė ēifti mė i preferuar pėr miliona shikues, por e diela do ta finalizojė kėtė garė spektakolare tė vallėzimit. Konkurrimi asnjėherė nuk ėshtė i lehtė, pasi votės nuk i dihet dhe nuk do tė jetė aq e lehtė pasi rivaliteti ėshtė edhe tepėr i fortė. Ēifti rival pėr “Stacy & Toni” ėshtė edhe “Drew & Cheryl”. Drew Lachly ėshtė vėllai i Nick Lachly, i cili ėshtė aq i pėrfolur nga shtypi amerikan pasi po kalon njė divorc tė hidhur me kėngėtaren e famshme tė pop muzik Jessica Simpson.

Prandaj, tė tėrė shqiptarėt kudo qė janė nė SHBA, janė entuziastė por edhe optimistė nė fitoren e kėtij spektakli nga ana e Tonit, qė disa thonė se ėshtė nga Peshkopia e Shqipėrisė, disa thonė kosovar, e ē’rėndėsi ka, Toni Dovolani ėshtė njė shqiptar qė kultivoi talentin e tij nė vendin e mundėsive dhe ėshtė kėnaqėsi pėr ne shpiptarėt qė nė fushėn e artit kėtu nė SHBA, shqiptari, ky kėrcimtar i talentuar, po bėn njė emėr kaq tė mirė. Le t’i urojmė suksese dhe fitore tė dielėn mė 26 shkurt.

Pėrgatiti: Diana Brozi,
Washington D.C. SHBA


Shenim: Stafi i Albasoul ka krijuar nje album te vecante per kete artist shqiptar tek Galeria Shqiptare. Mund ta vizitoni duke klikuar ketu. Te bindur se ky eshte vetem fillimi i karrieres se Tonit, i urojme atij ne emer te gjithe shqiptareve ne mbare boten qe vizitojne kete komunitet, suksese te metejshme!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.