Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Fillojnė bisedimet nė Vjenė pėr statusin final tė Kosovės
Postuar nga: Albo

Njoftime Vjenė: Raundi i parė i bisedimeve mbi tė ardhmen e Kosovės

Sot u hapėn nė Vjenė bisedimet e shumėpritura pėr tė vendosur nėse Kosova e administruar nga Kombet e Bashkuara, do tė jetė e pavarur apo do tė mbetet pjesė e Serbisė.

Procesi i negociatave do tė drejtohet nga ish presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Shqiptarėt kėrkojnė pavarėsi, ndėrsa Beogradi kėrkon qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė. Njė zyrtar tha se biseidmet po ecin mirė. Kreu i delegacionit shqiptar Lutfi Haziri, tha para fillimit tė biseidmeve tė sotme se pala e tij kėrkon zgjidhjen e statusit tė Kosovės sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

Diplomatėt thanė se sesionet e para do tė pėrqėndrohen nė tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė, qė pėrbėn 10 pėrqind tė popullsisė prej dy milion banorėsh. Shumė serbė i tremben hakmarrjes nga shumica shqiptare nė se Kosova shkėputet nga ish republika jugosllave.

Hapja e bisedimeve u shty pėr njė muaj, pėr shkak tė vdekjes sė presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova nė janar, vetėm disa ditė para datės sė planifikuar tė hapjes sė tyre. Tė gjashtė vendet anėtare tė grupit tė kontaktit, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanė thėnė se Kosova nuk mund tė kthehet nėn regjimin serb dhe as mund tė ndahet sipas vijave etnike, apo tė bashkohet me njė vend tjetėr.


Ēfarė pritet nga bisedimet e Vjenės?

Megjithėse nė bisedimet e Vjenės nuk do tė diskutohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, qytetarėt e thjeshtė presin qė prej tyre tė ketė njė sinjal pėr pavarėsinė, ndėrsa analistėt presin ballafaqime tė vėshtira mes palėve me qėndrime diametralisht tė kundėrta.

Bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Kombet e Bashkuara janė njė pėrpjekje pėr tė zgjidhur njė nga mosmarrėveshjet e fundit mė problematike tė lėna pas luftės sė pėrgjakshme nė Ballkan nė vitet 1990 ndėrsa mbarė rajoni shpreson qė njė ditė tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian.

Shqiptarėt qė pėrbėjnė 90 pėrqind tė popullėsisė prej 2 milion banorėsh tė Kosovės kėrkojnė pavarėsi nga Serbia. “Nga bisedimet e Vjenės pres njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se kemi vuajtur pėr njė kohė tė gjatė. Pas kaq vuajtjesh ėshtė koha qė tė zgjidhet statusi i Kosovės me pavarėsinė e plotė. Asgjė tjetėr nuk ėshtė e pranueshme pėr ne”, thotė Ise Borovci, pronar i njė stende tregėtare nė Prishtinė.

Serbia megjithatė kėmbėngul qė tė ruajė kontrollin e saj nė disa pjesė tė Kosovės qė ajo e konsideron si pjesė tė vetėn. Nė fshatin e Graēanicės, Vlasimir Todiē thotė se nuk pret shumė nga bisedimet, por cilido tė jetė rezultati ai ka nė plan tė qėndrojė: “Nuk pres shumė nga kėto bisedime. Amerikanėt, qeveria amerikane ka qėnė dhe ėshtė shumė e qartė pėr atė qė kėrkojnė shqiptarėt. Rezultati do tė jetė ai qė thonė Shtetet e Bashkuara – Pavarėsinė pėr shqiptarėt! Ajo qė kėrkoj unė ėshtė tė jetojė kėtu dhe tė kem njė jetė mė tė mirė dhe kushte tė sigurta jetese”, thotė zoti Todiē.

Analistėt thonė se bisedimet do tė jenė tė vėshtira, megjithėse pritet shumė prej tyre. “Ky ėshtė ballafaqimi i parė midis shqiptarėve tė Kosovės dhe qeverisė serbe nė tė cilin tė dyja delegacionet do tė masin realitetet politike ekzistuese, si dhe ndikimin e tyre dhe tė forcave tė tyre politike”, thotė Dukagjin Gorani.

Tė dyja palėt nuk kanė rėnė dakort lidhur me kompetencat qė duhet t’u lihen vendorėve. Pakica serbe kėmbėngul qė tė ketė kompetenca tė gjera dhe lidhje tė veēanta me Beogradin. Diplomatėt e grupit tė kontaktit kanė rėnė dakort pėr njė seri parimesh mbi tė ardhmen e Kosovės. Kėtu pėrfshihet mos kthimi i vendit nėn regjimin serb, mos ndarja sipas vijave etnike dhe mosbashkimi me asnjė vend tjetėr nė rajon.

Kortezi e Zėrit tė Amerikės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.