Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria, miqesia, respekti nuk formojne lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashkėt.
--- Tchehov

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Humor :: Ndėron jetė publicisti i mirėnjohur i "Hosteni" Niko Nikolla
Postuar nga: Albo

Humor Publicisti, shkrimtari, kryeredaktori i revistės “Hosteni” nė gjurmė qė nuk zhduken

Niko Nikolla, faraoni i tetė

Shuhet Niko Nikolla

Dionis Bubani

U nda nga jeta, dje mė 4 janar, nė moshėn 84-vjeēare publicisti dhe shkrimtari Niko Nikolla. Ai do tė mbahet mend si kryeredaktori mė jetėgjatė i revistės sė humorit dhe satirės “Hosteni”, i vetmi organ qė mundi tė bėjė njė farė rezistence tė sinqertė nė diktaturėn komuniste. Dhe pėr kėtė dėshmon nė shkrimin e mėposhtėm kushtuar Niko Nikollės, njė nga bashkėkohėsit e tij, gazetar i “Hostenit”, shkrimtari Dionis Bubani. Kėto radhė Bubani i hodhi nė letėr ditėn kur Nikolla ra nė koma. Redaksia e Kulturės nė gazetėn “Shekulli” i shpreh ngushėllimet, koleges, vajzės sė publicistit, Flora Nikolla. Ngushėllimi mė i madh ėshtė puna e kėtij njeriu, qė edhe nė mungesė tė jep forcė pėr tė vazhduar, pėr tė qenė gazetar edhe atėherė kur i humb tė gjitha, veē pasionit, siē i ėshtė gėzuar ai vetė, Niko Nikolla.


Sa herė e kujtoj Niko Nikollėn, kryeredaktorin e revistės “Hosteni” mė del para sysh njė skenė nga marsi i vitit 1971. Ai qėndronte te hyrja e gazetės “Zėri i Popullit” i rėnė nė mendime. Si e vėshtrova njė copė herė iu avita dhe i thashė:
- Eja Niko, eja se tė presim. Shejtani nuk ėshtė dhe kaq i zi!
E kishin propozuar nė kėtė post tė rėndėsishėm, por i kishte marrė vesh grindjet, pėrēarjen nė kolektivin e “Hostenit” (saqė u shkri organizata e Partisė)... por mė nė fund ai na erdhi. Mė bėri pėrshtypje dėshira e tij e zjarrtė ta ngrinte me ēdo kusht nivelin e “Hostenit”. Nė radhė tė parė u mbėshtet te bashkėpunėtorėt mė tė zgjedhur, me nė krye mikun e tij tė ngushtė Dritėro Agolli, pastaj me radhė Shefqet Musaranė, Qamil Buxhelin, Sabri Godon, Ymer Minxhozin, Nonda Bulkėn, Spiro Ēomorėn, Koēo Devolen, Gaqo Veshin, Naum Priftin, Skėnder Haskon, Gjik Kurtiqin, Filip Ēakulin dhe plot tė tjerė se lista ėshtė shumė e gjatė.
Ndjemė menjėherė se filloi tė rritet tirazhi i “Hostenit”, por Nikoja nuk u kėnaq vetėm me kaq. Vendosi tė krijonte kryeartikullin e revistės pėr ēdo numėr. Kėshtu u paraqit rubrika “Letėr pa zarf” qė trajtonte problemet mė tė rėndėsishme nė fushėn ekonomike, kulturore, shkencore. Kryeredaktori energjik tė cilin e cilėsoja shpeshherė “faraoni i tetė” (pėr mua ishte i teti kryeredaktor), nė kėto letra pa zarf kritikonte me ashpėrsi tė gjitha rastet negative tė shoqėrisė sonė. Ne tė gjithė e dinim se ēdo numėr i “Hostenit” kontrollohej nga Komiteti Qendror. Pėr ēdo kritikė tė botuar ose merreshin masa pėr njeriun e kritikuar, ose dėnohej redaktori nė rast se i kishte rėnė nė qafė kot sė koti filan personi dhe duhej tė botohej patjetėr pėrgėnjeshtrimi.
Dėgjoheshin zilet nė zyrėn e kryeredaktorit vetėm disa orė pas daljes sė revistės dhe jo rrallėherė e ngrinte zėrin i shqetėsuar, nė telefon tė njė personaliteti tė lartė kur flitej pėr sektorin e tij. Pėrgjigja ishte e prerė dhe e saktė.
- Nė kėtė numėr, pėr problemin tėnd kemi shfrytėzuar pesė materiale. Mos harro se kemi edhe pesė materiale pėr kėtė problem dhe po vazhdove tė ankohesh mund t’i botojmė nė numrin tjetėr.
Ja se ē’telashe tė vazhdueshme i kishte krijuar kryeredaktori me botimin e kritikave kaq tė forta dhe me ēfarė tensioni punonim edhe ne pranė tij. Dhe kur e mbaronte edhe paketėn e dytė tė cigareve, pėr tė krijuar pak humor mes tėrė atyre mėrzitjeve, ai e vinte buzėn nė gaz:
- Mos harroni se unė si kryeredaktor shpėrmblehem mė tepėr se ju ēdo ditė vetėm me njė paketė cigare!
***
Mė 24 qershor tė vitit 1971 erdhi nė vendin tonė, shkrimtari i shquar rumun me origjinė shqiptare (i lindur nė Boboshticė tė Korēės), Viktor Eftimiu. Meqenėse e kisha njohur qė nė Bukuresht, gjatė viteve ’30, pas disa takimeve tė pėrzemėrta me tė, fitova tė drejtėn qė tė vetmen intervistė tė Viktor Eftimiut, ta botonin nė revistėn tonė. Entuziast shkova nė redaksi dhe i lajmėrova pėr kėtė intervistė tė rrallė (vetėm me kushtin tė shkonim me tė nė Boboshticė), por u habita kur dėgjova disa zėra “revolucionarėsh”.
- A ia vlen barra qiranė tė nisim makinėn deri nė Korēė, pėr njė shkrimtar qė vjen nga njė vend revizionist?
Nuk e prisja kurrė kėtė logjikė naive. Por ēdo gjė u sqarua shumė shpejt. Ndėrhyri kryeredaktori Niko Nikolla i cili urdhėroi tė bėhej gati makina. Dhe tė nesėrmen u nisėm qė tė dy drejt Boboshticės ku Eftimiu na dha intervistėn qė u botua nė numrin e parė. Mė 20 nėntor tė vitit 1971 ai pėrfundoi poemėn “Skėnderbeu”. Dhe nė numrin e “Hostenit”, me rastin e Vitit tė Ri, Niko Nikolla i telefonoi shkrimtarit nė shtėpi dhe botuam urimet mė tė pėrzermėrta tė tij pėr Vitin e Ri 1972.

***
Shkrimtari Nonda Bulka (njė ndėr themeluesit e revistės “Hosteni”) ishte prekur nga njė sėmundje shumė e rėndė. Sė shpejti do ta humbisnim “Chri-Chrinė” e shtrenjtė, pa marrė njė dekoratė. Niko Nikolla, kurdoherė fisnik, prekej nga kėto raste. Qė tė mos e kuptonte Nonda pėrse do tė dekorohej me Urdhrin “Naim Frashėri Kl.I”, nė prag tė vdekjes, i thanė:
- Dekorata tė jepet, sepse sivjet mbushen 40 vjet tė krijimtarisė letrare, nė vitin 1932.
Nonda kishte shkuar disa herė nė Rumani pėr shėrimin e sėmundjes. Sa herė qė kthehej, Nikoja i kishte gjetur nga njė arkė me qershi dhe kujdesej qė ēdo kokėrr e qershisė tė ishte sa mė e mirė.
Kur nė zyrėn e “Hostenit” u zhvillua ceremonia e dekorimit, kryeredaktori e ndiqte me shqetėsim qėndrimin e Chri-Chrisė, i cili nė ēastin e marrjes sė dekoratės, duke e mposhtur dhimbjen, tha:
- Do ta mund demonin e mallkuar (gjendrat e kancerit nė pjesėn e djathtė tė fytit).
Dhe kur mė 20 nėntor 1972 pushoi sė rrahuri zemra e Nonda Bulkės, kryeredaktori i mori tė gjithė masat pėr tė nderuar Chri-Chrinė. Caktoi njė faqe tė revistės pėr ta kujtuar, me organizimin e varrimit, kur ne, nxėnėsit e profesorit tonė, ndodheshim nė rreshtin e parė.
***
Humori i Nikos ishte shpeshherė spontan. Kur nga fundi i vitit 1972 vendin tonė e vizitoi shkrimtari i shquar rumun Valentin Silvestru, organizoi drekėn e mirėseardhjes nė restorantin e Hotel Dajtit. Silvestru sapo ishte kthyer nga Spanja dhe na pruri librin e tij tė fundit “1000 orė nė Spanjė” (me tė dhėna shumė interesante kulturore). Kryeredaktori ynė kishte ftuar dhe shkrimtarin Petro Marko dhe me ta parė librin e Silvestru-sė, iu drejtua mikut rumun.
- Ti ke qenė sivjet nė Spanjė dhe e ke shkruar bukur librin, por shkrimtari ynė Petro Marko ka luftuar nė Spanjė kundėr fashistėve tė Frankos dhe shkroi librin kushtuar kėsaj lufte, tė titulluar “Hasta la vista”.
Pėrqafimi i kėtyre dy shkrimtarėve ka qenė shumė i prekshėm, dhe ndoshta edhe mė i emocionuar ishte Niko Nikolla.
Miku mė i mirė i tij ishte shkrimtari Dritėro Agolli. Mė kujtohet se nga viti 1973, Dritėroi pruri nė revistėn tonė njė fletore tė vogėl ku kishte hedhur rreshtat e parė rreth Shokut Zylo. Me t’i lexuar, Nikos i pėlqyen aq shumė sa vendosi ta botonte krejt romanin satirik nė revistė. Dhe me botimin e Zylos nė “Hosteni”, Dritėroi sillte vazhdimisht fletore tė tjera me ndodhi tėrheqėse, plot humor dhe satirė. Kritika e ashpėr kundėr disa burokratėve tė tipit Zylo, shkaktoi probleme lart nė Qeveri dhe nė Komitetin Qendror.
Njė ditė e pyetėn nė telefon kryeredaktorin:
- Paske ndėrmend ta zgjatėsh kaq tepėr Zylon?
Nė numrat e fundit u botuan mė shumė faqe qė tė mbaronte romani “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, njė kryevepėr e letėrsisė sonė. Romani nuk do tė merrej pėrsipėr nga shtėpitė botuese, po tė mos e kishte botuar Niko Nikolla me mprehtėsinė dhe guximin e tij.
Si tė mos i kujtojmė kėto ngjarje qė lidhen ngushtė me njė personalitet tė veēantė. Dhe ky ėshtė kryeredaktori i “Hostenit” Niko Nikolla.
Nė kėto ēaste, kur shkruaj pėr njė njeri i cili luftoi njė jetė tė tėrė, me mish dhe me shpirt, pėr tė rrezatuar kudo vetėm mirėsi, mendoj i trishtuar se ai tashmė ndodhet i shtrirė nė njė sallon tė reanimacionit, i goditur me ashpėrsi nga njė sėmundje e rėndė. Por na ngushėllon vetėm mendimi se nė kėtė pėrleshje mes jetės dhe vdekjes, kurdoherė pėr publicistin, shkrimtarin, kryeredaktorin e gazetės “Hosteni”, gjurmėt qė na la do tė mbeten tė pazhdukura.

17 dhjetor 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.