Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E drejta ka rrugėn e gjatė, por vjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Muzika :: Intervista me fituesit e ēmimit tė parė nė Fest 44
Postuar nga: Albo

Muzika Flet kompozitori i kėngės fituese tė Fest 44, Klodian Qafoku

“Tani ambicia jonė pėr Festivalin Evropian”

Emri: Klodian
Mbiemri: Qafoku
Datėlindja: 08.03.1980
Vendlindja: Skrapar
Vendbanimi: Tiranė
1999- 2003, Akademia e Arteve, Fakulteti i Muzikės, dega Kompozicion, pranė klasės sė dr. Prof. Vasil S. Tole
2002, ēmim tė parė nė konkursin e kompozitorėve tė rinj “Ēesk Zadeja”, Tiranė
2003, pjesėmarrja si kompozitor nė Festivalin e Muzikės sė Re nė Prishtinė
2004, ēmim tė tretė po nė tė njėjtin konkurs
Aktualisht jep mėsim si pedagog i jashtėm nė Akademinė e Arteve dhe punonjės shkencor nė Institutin e Kulturės Shkencore


Eshtė vetėm 25 vjeē. Quhet Klodian Qafoku. Ka pėrfunduar Akademinė e Arteve tė Bukura pėr kompozicion dhe po nė kėtė degė sot ėshtė pedagog. Por vetėm njėzet e katėr orė mė parė ylli i tij u ngjit nė zenit. Ėshtė fituesi i ēmimit tė parė nė Festivalin e 44-t tė Radiotelevizionit. Duke qenė autor i kompozimit tė kėngės ėshtė njė status i jashtė zakonshėm pėr moshėn e tij, por mbi tė gjitha pėr talentin. Mjafton tė themi qė pėr herė tė parė ėshtė pjesėmarrės nė njė eveniment tė tillė, siē ėshtė Festivali i Kėngės nė Radiotelevizion dhe pėr herė tė parė merr njė ēmim tė parė. Ky djalosh nuk flet shumė, por duket se talentin e ka me shumicė. Por, nė njė intervistė dhėnė ekskluzivisht pėr “Tirana Observer”, Klodi veē emocioneve, shprehet pėr ambicien aktuale, pėr tė momentalisht mbetet paraqitja me dinjitet nė Eurovizion.

Si ndodhi bashkimi i kompozitorit Qafoku me kėngėtarin Ejlli?

Fillimisht ideja ka qenė krijimi i njė kėnge bazuar mbi iso-polifoninė shqiptare, e cila mbetet njė trashėgimi e madhe kulturore, qė kohėt e fundit ka marrė dhe ēmimin e UNESCO-s”. Kėshtu, pėr rrjedhojė tė frymėzimit tematik folklorik, mė lindi ideja qė kėtė kėngė t’ia besoja kėngėtarit Luis Ejlli, nė bashkėpunim me autorin e tekstit dr. Flori. Nė realizimin e produksionit tė kėngės meritė tė veēantė ka studio “Muza”, me producent Edi Balilin, i cili mė ka ndihmuar gjatė realizimit tė kėngės, gjithashtu dėshiroj tė falėnderoj tė gjithė ata artistė qė janė bėrė pjesė e realizimit si: kitaristi A. Gjici, zėrat e korit, Fabi, Armaldo, Ermali. Dua tė theksoj se pa performancėn e shkėlqyer qė bėri grupi polifonik nė skenė, kėnga nuk do tė kishte kuptim. Njė falėnderim tė veēantė dua tė bėj pėr tė gjithė stafin, organizatorėt e RTSH-sė, gjithashtu falėnderoj edhe jurinė prestigjioze, pėrshėndes dhe dirigjenten e kėngės, Shpresa Tafajn dhe orkestrėn e RTSH-sė.

Si e prisni pjesėmarrjen nė Eurovizion?

Pas fitimit tė ēmimit, mbetet pjesa mė e vėshtirė, pasi pėrfaqėsimi i kėngės nė Eurovizion duhet tė jetė sa mė dinjitoz nė bashkėpunim me RTSH-nė. Uroj qė tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė tė mbeten me tė njėjtin entuziazėm si nė festival.

Si e vlerėsoni konkurrencėn?

Nuk e prisja kėtė ēmim, pasi nė festival u paraqitėn dhe shumė kėngė tė bukura. Konkurrenca ishte mjaft e fortė, sepse merrnin pjesė shumė personalitete tė muzikės shqiptare. Pėr mua ishte hera e parė dhe jam munduar qė t’i pėrmbahem karakterit tė kėngės shqipe. Njė ndihmesė tė veēantė nė shfrytėzimin e lėndės folklorike e kam dhe nga Instituti i Kulturės Popullore, ku unė jam punonjės shkencor.


Flet fituesi i ēmimit tė parė nė Fest 44, Luis Ejlli

“Nė Eurovizion do paraqitem denjėsisht, 100 herė mė mirė se kėtu”

Nė dy edicionet e fundit tė Festivalit nė Radiotelevizion ai nuk ka zbritur mė poshtė se dy vendet e para. Flasim pikėrisht pėr Luis Ejllin, fituesin e edicionit tė dyzet e katėr tė Festivalit nė Radiotelevizion. Luisi ėshtė vetėm njė djalosh njėzetvjeēar, “produkt” i “Ethet e sė premtes mbrėma”. Me performancėn e tij e tė grupit shoqėrues, Luisi elektrizoi sallėn dhe i rrėmbeu ēmimin e madh atyre artistėve qė mund tė quhen legjenda tė skenės sė festivalit. Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Luisi shprehet se nė Eurovizion do tė paraqitet 100 herė mė mirė se nė Festivalin 44.

Si e pritėt momentin e marrjes sė ēmimit?

Tė jem i sinqertė, tė gjithė pjesėmarrėsit e prisnin tė fitonin dhe sigurisht qė emocionet ishin tė pranishme qė nė prova e deri nė momentin e shpalljes sė ēmimit. Tė mos i bėj qejfin vetes, merita mė e madhe dhe duartrokitjet mė tė forta e mė tė sinqerta i shkojnė kompozitorit Klodian Qafokut, i cili ka tre–katėr muaj qė punon pa ndėrprerje dhe pa pushim pėr realizimin e kėsaj kėnge, duke marrė parasysh dhe faktin qė ėshtė pjesėmarrja e tij e parė nė festival. Gjithashtu, falėnderoj edhe autorin e testit dr. Florin, i cili jo vetėm qė mė ndihmoi me tekstin, por dhe mė ndihmoi me fjalėt e tij inkurajuese pas kuintave.

Si e pėrjetoni faktin e pjesėmarrjes ne Eurovizion?

Nuk e kam provuar kurrė nė jetėn time qė tė marr mbi shpatulla flamurin shqiptar dhe ta ēoj atė jashtė kufijve tanė. Po ta marrim nga ana personale, ėshtė njė kėnaqėsi dhe njė privilegj i jashtėzakonshėm, por po ta marrim nga njė tjetėr anė mund tė quhet edhe “detyrim” qė duhet tė kryhet. Meqenėse unė nuk kam qenė kurrė me kombėtaren e Shqipėrisė dhe nuk e kam provuar se ēdo tė thotė kjo gjė, do tė mundohem me sa kam parė dhe dėgjuar nė Eurovizion tė paraqitem denjėsisht, 100 herė mė mirė se kėtu dhe ta ēoj sa mė lart punėn e grupit, gjithashtu dhe flamurin shqiptar.

Shumė prej pjesėmarrėsve nė “Ethe” janė bėrė pjesė e fuqishme e skenave shqiptare, si e shpjegoni kėtė fakt?

Ne na ka ndihmuar shumė puna qė kemi bėrė tek “Ethet” dhe pėr mua, personalisht, mbi tė gjitha mė ka shėrbyer tė kėnduarit direkt. Kjo gjė mė pėlqen jashtėzakonisht shumė dhe po ta keni vėnė re nuk marr pjesė nėpėr festivale qė kėndohet me play back. Unė vetėm te tė kėnduarit live gjej veten time dhe transmetoj emocione.


Dr. Flori, autori i kėngės fituese tė Festivalit tė 44

Njė pjesė shumė e rėndėsishme e fitores sė kėngės fituese ėshtė padyshim edhe autori i tekstit tė kėngės, dr. Flori. Dr. Flori njihet si njė ndėr pjesėtarėt mė aktivė tė grupit tė mirėnjohur "West Side Family", por koha e ka treguar se ai ėshtė gjithashtu edhe mjeshtėr i teksteve tė kėngėve, e madje dhe i muzikės. Dr. Flori ndeshet mjaft mirė nė lidhje me "rrokjen" e ēmimit tė parė nė Festivalin e 44-t nė Radiotelevizion. "Nuk ka dyshim qė ndihem mjaft i kėnaqur, pasi ky festival ėshtė njė kompeticion kombėtar dhe madje kėta dy vitet i fundit i kalon kufijtė tanė pėr tė shkuar nė Eurovizion". Kėshtu shprehet dr. Flori, nė njė prononcim pėr "Tirana Observer". Ai i uron Luisit dhe gjithė stafit realizues tė kėngės fat dhe sa mė shumė vullnet, pasi deri nė Eurovizion ėshtė njė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė qė i pret. Kjo padyshim kėrkon njė punė tė palodhshme dhe njė vullnet tė hekurt, thekson dr. Flori.

Kortezi e Tirana Observer


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.