Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ėshtė zotėsi e madhe tė dish si duhen trajtuar tė mundurit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Tė gjithė hebrenjtė nė Shqipėri i shpėtuan holokaustit
Postuar nga: Skampa

Feja Pėr hebrenjtė e asaj kohe, Shqipėria jepte shpresė dhe shpėtim.

Kur gjendesh larg Shqipėrisė, ashtu siē ngjet me lartėsistė, merr vlerė reale gjithēka e mirė qė nė historinė e trazuar ėshtė brujtur nė truallin shqiptar. Nėn pushtetin e kėsaj ndjenje, bashkėsia shqiptare kanadeze me qendėr nė Toronto, nė bashkėmiratim me bashkėsinė hebrenje kanadeze, nderuan nė njė takim tė pėrbashkėt veprimin njerėzor tė strehimit dhe shpėtimit tė tė gjithė hebrenjve gjatė pėrndjekjes nazistė para e gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Takimi u zhvillua nė sallėn zyrtare tė kėshilltarėve tė bashkisė North York tė Torontos. Organizimi i takimit u mbėshtet nga Dr. Peter LiPreti, Kėshilltar i Bashkisė sė Torontos, Dr. Mario Varano, Kryetar i Kėshillit Etnik tė Redaktorėve dhe Botuesve tė Kanadasė dhe Presient i Qendrės sė Veprimit tė Bashkėsive, si dhe nga Akademia Kanadeze pėr Shkėmbimet Kulturale, Shoqata Shumėkultorore Ndėrkomėbtare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan (FSHA).

Kryetari i Shoqatės sė bashkėsisė shqiptaro-kanadeze nė Toronto, Prof. Saimir Lolja, nė fjalėn e hapjes sė kėtij takimi tė parė tė kėtij rangu, u shpreh se ėshtė emocion dhe admirim pėr kombin tonė tė dallosh nė ēdo foltore veprimin e madh njrėzor dhe tė njė qytetarie tė trashėguar, qė shqiptarėt rishfaqėn me strehimin dhe shpėtimin e tė gjithėhebrenjve qė pėrjetuan genocidin nazist. Nė kėtė takim tė pėrbashket, shqiptarėt dhe hebrenjtė ndanė sė bashku nderimin e tė shpėtuarve hebrenj dhe shpėtimtares Shqipėri gjate viteve tė tmerrshme tė luftės sė dytė botėrore. Mė tej Saimir Lolja ka shprehur kėnaqesinė qė gjen rastin pėr tė falenderuar bashkėsinė hebrenje nėpėr botė pėr ndihemesėn e dhėnė nė pėrballimin e genocidit nė Kosovė mė 1999, dhe nė vitet mė pas pėr miratimin pėrfundimtar tė statusit tė Kosovės sė pavarur. Ky takim pėrbėn hapin e parė tė bashkėpunimit ndėrmjet bashkėsisė shqiptar dhe asaj hebrenje nė Kanada.

Ėshtė virtyti shqiptar BESA i cili i kėrkon shpirtit shqiptar t’i hapė derėn kujtdo qė ka nevojė. Ishtė njė kulturė e tėrė, kultura shqiptare, qė i rezistoi ēmendurisė shfarosėse naziste; pėr hebrenjtė e asaj kohe, Shqipėria jepte shpresė dhe jo fatalitet. Ishte i njėjti shpirt shqiptar kur ushtria austro-hungareze kapitulloi mė 1917, kur ushtria italiane kapitulloi mė 1943, dhe mė 1999 kur shqiptarėt e pėrzėne tė Kosovės erdhėn nė Shqiperi dhe shumica prej tyre u mbajt nga shtėpitė shqiptare.

Ėshtė detyrė njerėzore, nė rradhė tė parė e shqiptarėve, qė ta pėrhapin faktin qė tė tėrė hebrenjtė u shpėtuan nė Shqipėri gjatė viteve tė Luftės II Botėrore. Dhe se ėshtė admirim i madh tė ndėgjosh qė Shqipėria ihste i vetmi vend nė Europė qė pati mė shumė hebrenj nė mbarim tė luftės se nė fillim tė saj. Gjithashtu, shumė hebrenj tė tjerė hynė nė Shqipėri para dhe gjatė luftės ose me emra tė tjerė ose nuk u regjistruan nga zyrat shqiptare; e megjithatė tė tėrė pa dallim u shpėtuan nga Shqiptarėt.

Dituria rreth kėsaj vepre madhore dhe sinqeritetit tė pėrzemėrt tė treguar nga kombi Shqiptar e ka zanafillėn me vizitėn e parė zyrtare nė Shqipėri nė Qershor 1990 tė Kongresmenit Ton Lantosh dhe ish-Kongresmenit Xhozef DioGuardi, dhe njėkohėsisht President i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane (LQSHA). Gjatė asaj vizite, ato morėn prej Presidentit Shqiptar njė seri tė gjatė dosjesh qė pėrmbanin veprimet e panjohura tė shqiptarėve pėr tė shpėtuar hebrenjtė gjatė luftės II Botėrore. Ato dokumenta u mbėshtetėn nga qendra Yad Vashem nė Izrael dhe mbi kėto tė dhėna mbėshtetet libri i famshėm “Shpėtimi nė Shqipėri” i autorit hebre Harvey Sarner. Ky libėr iu shpėrnda pjesmarrėsve tė shumtė nė kėtė takim. Gjithashtu pjesėmarrėsit e takimit patėn kėnaqėsinė tė kishin nė dorė edhe revisten “Njė pėrshėndetje pėrlejimit shqiptar” qė pėrmbante takimin e organizuar nė Nju Jork nga LQSHA dhe FSHA pėr tė nderuar pėrpjekjet heroike dhe vistyrtin e kombit Shqiptar nė shpėtimin e hebrenjėve gjatė Luftės II Botėrore.

Nga bashkėsia shqiptare foli edhe Admir Salillari, i cili tregoi njė histori konkrete tė shpėtimit tė hebrenjėve nga familja e tij, rilidhja pas 45 vjetėsh dhe vizita e babait tė tij nė Izrael i ftuar nga miku i tij hebre i shpėtuar gjatė Luftės II Botėrore. Ndėrsa Arben Kallamata bėri njė pėrmbledhje serioze tė librit tė Harvey Sarnerit. I pranishėm ishte edhe konsulli i Shqipėrisė nė Kanada, Fotaq Nano.

Nga bashkėsia hebreje ishin tė pranishėm pėrfaqsues tė Qendrės sė Holokaustit tė Torontos, tė Kongresit Kanades tė Hebrenjėve, tė Shoqatės Kanadeze tė Pėrkujtimit tė Holokaustit, tė organizatės B’nai Brith, tė organizatės Marshimi i Jetės, gazetarė dhe avokatė hebrenj.Fjalimet e pėrfaqsuesve hebrenj, duke vlerėsuar veprėn e popullit shqiptar, patėn njė mesazh tė fortė njerėzor duke theksuar qė njerėzimi ynė i pėrbashkėt ėshtė themeli pėr bashkė-ndihmė pėr njėri tjetrin.

Ndėrsa Arnold Friedman, bashkėvuajtės i kampeve tė pėrqėndrimit, pohoi se nė kohėn kur kombe tė qytetėruar si Franca, Austria, etj. mbushnin trenat qė shkonin drej kampeve tė shfarosjes, Shqipėria e vogėl u bė njė kėshtjellė pėr ēdo hebre qė pati fatin e madh tė shkelė kėtė truall. Kjo vepėr ėshtė njė pasuri pėr qytetėrimin botėror dhe historia duhet tė bėjė thirrje pėr borxhet ndaj fateve tė kėtij kombi.

Kėshilltari i bashkisė sė Torontos, Peter LiPreti, theksoi se pėr njė vend shumė kulturor si Kanadaja vepra njerzore e shqiptarėve gjatė asaj stine tė errėt tė historisė sė kombeve merr vlera tė veēanta. Ai shprehu besimin se shqiptarėt qė jetojnė nė Kanada do paraqesin kėtė kulturė tė rashėuar nėpsr shekuj. Ndėrsa fjalimi i arbėreshit Mario Varano ishte shumė domethėnės dhe mjaft i ndjeshėm. Midis tė tjerave ai theksoi se takime si ky i sotmi nuk bėhen pėr tė kėrkuar shpėrblim nga shqiptarėt, sepse ato jo vetėm qė nuk e bėnė atėhere por edhe njė sjellje tė tillė e kanė pėrsėritur shumė hėrė tė paktėn vetėm nė shekullin XX.

Ka pasuruar takimin shfaqja e filmit dokumentar “ unė dua ta kujtoj, ai don ta harrojė” me autor Prof. Iēak Adizes. Ky dokumentar tregonte historinė e gjallė tė familjes Adizes, me banin nė Maqedoni, e cila i shpėtoi shfarosjes duke u futur e jetuar nė Shqipėri pėr dy vjet e gjysėm. Pas 45 vjetėsh babė e bir kthehen pėrsėri nė vendet ku kishin qenė duke e filluar me Shkupin, Manastirin dhe pastaj nė Shkodėr dhe fshatin Vėrdicė ku takuan me mjaft mallėngjim familjen shqiptare qė i pat mbajtur. Me kėmbėnguljen e Xhozef dhe Shirli DioGuardit, tė LQSHA dhe FSHA, dhe lejen Prod. Iēak Adizes, ky film po pėrhapet gjėrėsisht nėpėr botė. Ky film dokumentar u prodhua mė 1997 dhe po kėtė vit fitoi edhe ēmimin e parė tė festivalit tė filmit hebrenj nė Berkli tė Kalifornisė, SHBA.

Zef Luca

ILLYRIA 04-11-2005




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.