Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte e qarte qe si diskutimet e gjata ashtu si edhe te shkurterat te cojne ne te njetin vend.
--- Epikur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Elita :: Krenarė se u renditėm mes fituesve
Postuar nga: Albo

Elita Fjala e Presidentit te Republikes dje ne ceremonine e zhvilluar ne qytetin e Vlores

Cdo mbremje te 28 nentorit shqiptaret, ne Shqiperi dhe kudo qe ndodhen ne bote, mblidhen se bashku per te festuar Diten e Flamurit, Festen tone Kombetare te Pavaresise. Ne kohe lufte dhe ne paqe, ne dite te veshtira e te lumtura, mes hallesh te shumta dhe gezimesh te medha, 28 nentori na ka falur nje ndjenje te shtrenjte: krenarine kombetare, solidaritetin njerezor dhe shpresen per nje te ardhme me te mire.

Natyrshem gjejme rastin te kujtojme dhe te nderojme sonte me respektin me te thelle te gjithe ata shqiptare, idealiste dhe atdhetare, politikane dhe luftetare, qe me kurajo, aftesi dhe mencuri te ralle, me vepren e tyre te pavdekshme i rikthyen shqiptareve shtetin dhe identitetin e tyre kombetar. 93 vjetorit te pavaresise i bashkohet neser edhe 61 vjetori i fitores mbi fashizmin. Duke respektuar mendimet dhe ndjenjat qe nganjehere edhe nuk konvergojne, jam i sigurte se te gjithe shqiptaret ndjehen krenare me qendresen heroike antifashiste dhe kontributin e dhene ne luften kunder pushtuesve te huaj, te cilat e renditen Shqiperine ne koalicionin fitues boteror.

Te dashur bashkeqytetare,
Kur kthejme koken pas dhe shohim rrugen qe shoqeria e shteti shqiptar kane kaluar, nuk mund te mos vihet re se sa shume perpjekje, lufte, sakrifica dhe akte mbijetese jane dashur te arrijme tek Shqiperia e sotme. Me shume se dy breza i kushtuan jeten dhe energjite e tyre aspiratave per Shqiperine ideale, nje vendi te lire, te begate dhe te bashkuar me familjen europiane. Sot atdheu yne, edhe pse ne gjendje larg vizionit tone ideal, eshte e mbetet nje vend vital qe me vullnet e kurajo la pas izolimin e gjate, tranzicionin e veshtire dhe po ben hapa perpara me rendesi drejt progresit dhe demokracise. Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rotacioni politik thellesisht paqesor jane nje shenje e forte e ndryshimit, e bindjes se shqiptaret kane mesuar nga gabimet e te kaluares, duan te tejkalojne pengesat dhe te shpejtojne ritmet per te fituar kohen e humbur.

Ne jeten e perditshme secili prej nesh ndeshet me pasojat dhe trashegimite negative te se kaluares: kemi probleme me energjine, punesimin, nivelin e jeteses, shtetin e se drejtes, korrupsionin apo me krimin dhe krizat ne familje. A ka nje zgjidhje magjike per te gjitha? Sa do te zgjase tranzicioni? Deri kur do te vazhdojme te besojme ne Shqiperine ideale? Une do te mbetem nje optimist i pakorrigjueshem sepse pervoja jetesore, vitet mbi supe dhe pozicioni im ne pemen e shtetit, me japin te drejten te besoj se ne dhe vetem ne kemi ne dore celsin e te sotmes dhe te ardhmes tone.
Te paret tane fituan mbi cdo rrezik e veshtiresi sa here qe u bashkuan dhe lane pas ndarjet politike dhe interesat personale.

Le te mesojme prej tyre, te mesojme prej historise dhe gabimeve tona. Ata shkrine pasurine dhe vune jeten ne rrezik per te bere Shqiperine; ne na kerkohet te punojme pareshtur per te cuar Shqiperine perpara. Duke respektuar dhe forcuar pasurine tone te madhe, pluralizmin politik, le te bashkojme energjite tona, mazhorance dhe opozite, media e shoqeri civile, klerike dhe besimtare, politikane e qytetare, per te arritur ato synime madhore qe u perkasin te gjitheve. Asnje qytetar nuk duhet te ndjehet i tepert apo i menjanuar, pasi vetem duke qene bashke ne qellimet e mira, do te arrijme te veme gur te qendrueshem ne ndertimin e Shqiperise europiane. Secili, duke respektuar Kushtetuten dhe pergjegjesite publike, duhet te bashkepunoje dhe ndihmoje pozitivisht per tu bere pjese reale e ketij procesi. Vendi ka nevoje per mirekuptimin dhe kontributin e te gjitheve per te forcuar institucionet dhe veprimin e ligjit, per te luftuar fenomenet negative dhe per te realizuar ato reforma e kerkesa qe shkurtojne rrugen tone te integrimit euroatlantik. Ne kemi detyrimin qe me punen dhe angazhimet tona tu japim brezave te rinj optimizem dhe besim ne te ardhmen e tyre.

Vitin e ardhshem shqiptaret ndodhen perpara sfidash dhe momentesh me rendesi historike. Shqiperia pritet te nenshkruaje Marreveshjen e Asocim Stabilizimit me Bashkimin Europian, ndersa Kosova te fitoje pavaresine e mohuar prej gati nje shekulli. Sfida te tilla e bejne pergjegjesine tone, sidomos te politikaneve, shume here me te madhe. Me cilesine e kryetarit te shtetit apeloj te gjitha partite, institucionet dhe qytetaret te lene pas merite, ndarjet e rastit, ideologjite dhe interesat meskine, per t’ia kushtuar cdo minute dhe energji ne radhe te pare interesave tona madhore, interesave qe prekin dhe duhet te bashkojne gjithe shqiptaret, qe forcojne kohezionin shoqeror dhe kthejne besimin e plote per nje te ardhme te sigurte per kombin. Permes sherbimit sa me te mire ndaj qytetareve, punes per perballimin me sukses te sfidave dhe rritjes se ndjenjes kombetare pasurojme identitetin tone, i cili natyrshem do te jete i dobishem per te ardhmen tone europiane.

Miq e te ftuar,
Shqiperia u eshte mirenjohese shteteve mike dhe institucioneve nderkombetare per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju ftoj qe bashke me kete mesazh tua transmetoni qeverive tuaja edhe deshiren e gadishmerine tone te plote per te thelluar e forcuar akoma me shume lidhjet e miqesise e bashkepunimit. Nje politike e tille qendron ne prioritet e shtetit shqiptar. Shqiptaret jane pjese e Europes, pjese e te kaluares, historise, te sotmes dhe padyshim qe do te perfaqesohen me vlera te dobishme edhe ne te ardhmen e saj.

Vendi yne, me angazhimet tona ne politiken e bashkepunimit rajonal dhe koalicionin kunder terrorizmit nderkombetar sot e ne te ardhmen, si nje partner aktiv e i besueshem, do te kontribuoje akoma me shume per paqen, sigurine dhe stabilitetin.
Me lejoni qe ne mbyllje te fjales time te apeloj edhe njehere per bashkimin e vlerave, te energjive dhe vullneteve, per te bere, sic thoshte shqiptarja e madhe, Nene Tereza, “pune te vogla, por me dashuri te madhe”. Edhe njehere uroj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen, gezuar festen e Flamurit, 93 vjetorin e Pavaresise, gezuar diten e clirimit!
Mbaresi dhe gezime ne cdo familje!
Zoti qofte me ne!




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.