Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'ha goja, tregon boja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: UNESCO: Iso-Polifonia shqiptare, kryevepėr gojore e njerėzimit
Postuar nga: Albo

Kulture “Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit”, mbrojtur nga UNESCO

Unesco, Paris 25 Nėndor, 2005


Pa mė tė voglin dyshim, data 25 nėntor 2005 ėshtė njė ditė historike pėr mbarė trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve por dhe pėr vetė Shqipėrinė. Nė kėtė ditė “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet nė listėn e “Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt qė u kumtua nė tė gjitha mediat e botės nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Pėrgjithshėm i UNESCO-s, nga selia qėndrore e UNESCO-s nė Paris.


Pėr tė dale me kėtė vendim, Juria Ndėrkombėtare e mbledhur nė Paris nga data 21-24 Nėntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura tė propozuara pėr t’u pėrfshirė nė listėn “Kryevepėr e njerėzimit”, propozime tė bėra nė rrugė zyrtare nga shtete tė ndryshme nė ēdo anė tė botės duke plotėsuar dosjet dhe kriteret e shpallura pėr kėtė qėllim.

Juria vendimarrėse pėrbėhej nga :

1. Dok. Antonio A. ARANTES - President i Institutit Kombėtar Brazilian pėr Trashėgiminė Historike dhe Artistike, Brazil.
2. H.R.H Basma BINT TALAL - Princeshė e Jordanisė
3. Aziza BENANINI - Ambasadore e Marokut nė UNESCO
4. Prof.Georges CONDOMINAS - Pėrfaqėsues i Francės nė UNESCO
5. Prof. Anzor ERMAICHVILI - Profesor nė Institutin Kombėtar tė Kulturės, Gjeorgji.
6. Carlos FUENTES - Pėrfaqėsues i Meksikės nė UNESCO
7. Mister Yoshikazu HASEGAWA - Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit pėr Teatrin e Ri, Japoni
8. Prof. Epeli HAU’OFA - Drejtor Themelues i Qendrės pėr Artin dhe Kulturėn, Oqeani
9. Prof. Alpha Oumar KONARE - Kryetar i Komisionit tė Bashkimit Afrikan, ish President i Malit
10.Elvira KUNINA - Drejtore e Shkollės Kombėtare tė Artit Folklorik, Rusi.
11.M.s.Olive W.M.LEWIN - Drejtore e tė Rinjve, Xhamajkė
12.Prof. Armandina LIHAMBA - Profesor nė Universitetin e Dar El Salamit, Tanzani
13.Dokt. Ahmed MORSI - Kryetar i Bibliotekės dhe Librarive Kombėtare, Profesor nė Fakultetin e Arteve nė Universitetin e Kajros, Egjypt.
14.Dok. Zhentao ZHANG - Profesor nė Institutin e Kėrkimeve Muzikore nė Akademinė e Arteve, Kinė.


Nga sot “Iso-polifonia” jonė popullore, kjo dukuri e jashtėzakonshme e tė konceptuarit dhe e komunikimit njerėzor ėshtė vendosur nė vendin qė meriton: nė listėn e kryeveprave tė botės shpirtėrore tė njerėzimit. Kjo listė e kryeveprave nė thelb pėrbėhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish tė kulturave shpirtėrore tė popujve tė ndryshėm tė botės tė cilat qėndrojnė nė themel tė kulturės njerėzore, dhe qė dallohen pėr frymėn dhe llojin unikal qė ato pėrfaqėsojnė. Ndėr to pėrmendim: makamet e Irakut, operan e Pekinit, vedat indiane etj. Pėr tė arritur kėtė rezultat, u desh tė ndiqej njė procedurė tepėr rigoroze e plotėsimit tė dosjes sė kandidimit tė “Iso-polifonisė”. Dosja, e pėrgatitur nga ne, mbėshtetur kritereve tė shpallura nga UNESCO, ndėr tė tjera, pėrmbante:


I. Dokumenta shkrimorė tė gjitha nė gjuhėn angleze:

1. Kėrkesėn zyrtare tė UNESCO’s National Commission of Albania pėr regjistrimin e iso-polifonisė si “Masterpiece of the human oral heritage”.
2. Formulurin e plotėsuar tė “Albanian folk iso polyphony”, fq. 1-29. sipas standarteve dhe modelit tė UNESCO-s
3. Bibliografinė e punimeve tė autorėve tė huaj mbi iso-polifoninė.
4. Bibliografinė e punimeve tė autorėve shqiptarė mbi iso-polifoninė.
5. Tė dhėna dhe botime zyrtare mbi zonat ku kėndohet nė iso-polifoni.
6. Draft Aksion Planin 2003-2008 mbi “Iso-Polifoninė”.
7. 5 format e tjera tė propozuara sic kėrkohet nė Formėn e Aplikimit Tip.
8. Ligjin nė gjuhėn angleze 9048, dt. 07.04. 2003 “Pėr trashėgiminė kulturore”.
9. Studimin e plotė shkencor mbi iso-polifoninė nga Vasil S. TOLE
10.Studimin “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit”, Uegen, 2005, nga Vasil S. TOLE

II. Audio, video materiale dhe libra:

1. Harta tė ndryshme tė Shqipėrisė.
2. 32 fotografi me ngjyra sė bashku me negativėt tė grupeve iso-polifonike shqiptare.
3. Njė dokument video 2 orėsh i cili ilustron tė kėnduarin iso-polifonik me zonat si mė poshtė:
a. Himara - Lab iso-polyphony
b. Kolonja - Tosk iso-polyphony
c. Tepelena - Lab iso-polyphony
d. Gjirokastra - Tosk iso-polyphony
e. Pėrmeti - Lab iso-polyphony

4. Njė listė tė publikemeve audio dhe video qė do tė shėrbejnė nė mbėshtetje tė dosjes sė paraqitur:
a. “Albania Intangible Heritage in CD”, Tirana 2004
b. Intangible Heritage-Iso-polifonia, Tirana 2003
c. The polyphonic group “Kristalet e Smokthinės”, Eurostar
d. The iso-polyphonic group “Djemtė e Vlorės”, Eurostar
e. The polyphonic group “Ergjėria”, Eurostar
f. The publication “Popullsia e Shqipėrisė” ­ “Albania’s population”, Tiranė 2001
5. Njė video profesionale e tipit (Betacam SP) e titulluar “Albanian Iso-polyphony” ~ 10 minutes’ e cila pasqyron elementet mė tė rėndėsishėm tė fenomenit muzikor tė iso-=polifonisė, pėrgatitur mbėshtetur Annex IV .
6. Autorizime dhe dokumenta qė provojnė Copyrightin e materialeve tė mėsipėrme.


Mbėshtetur kėtij konfirmimi tė rėndėsishėm pėr vlerat qė mbart trashėgimia shpirtėrore shqiptare, mund tė themi me plot gojėn se kultura shqiptare nė tėrėsi po shndėrrohet nė faktorin nr. 1 tė integrimit evropian dhe tė imazhit pozitiv pėr Shqipėrinė. Nuk ėshtė e pakėt qė nė kėto vitet e fundit vetėm nė fushėn e njohjes ndėrkombėtare tė vlerave tė trashėgimisė kulturore kemi: Parkun kombėtar tė Butrintit, qytetin e GJirokastrės dhe sė shpejti edhe qytetin e Beratit, si “Pasuri kulturore e njerėzimit’ mbrojtur nga UNESCO.
Vetė shteti shqiptar ka hartuar dhe implementuar ligje tė reja pėr kėtė fushė sic ėshtė ai “Pėr trashėgiminė kulturore”- 2003 apo “Pėr muzetė” 2005, por edhe ėshtė bėrė gjithashtu pjesė e standarteve globale ndėr tė tjera edhe duke aprovuar pothuaj tė gjitha konventat ndėrkombėtare nė kėtė fushė. Sė fundi pritet nėnshkrimi aprovues formal i konventės sė UNESCO-s “Pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore’, nga ana e Ministrit tonė tė Jashtėm, mbas Vendimit qė mori Kėshilli i Ministrave pėr njohjen nė parim tė saj tani sė fundi.
Futja e Iso-polifonisė nė listėn kryevepėr qė mbrohet nga UNESCO do tė sjell njė njohje dhe pėrhapje tė mėtejshme nė mbarė botėn brenda saj. Mė shumė kujdes dhe fonde pėr grupet popullore dhe studimet pėr iso polifoninė dhe sigurisht mė tepėr angazhime pėr kryerjen e aktiviteteve qė I kushtohen iso-polifonisė.



Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Drejtor i Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS
Eksperti i pėrgatitjes sė Dosjes sė kandidimit tė Iso-Polifonisė



Lista e disa nga kryeveprave te njerezimit ne fushen e trashegimise gojore :

1. Azerbaijan - Azerbaijani Mugham
2. Belgium - The Carnival of Binche
3. Bolivia - The Andean Cosmovision of the Kallawaya
4. Brazil - The Oral and Graphic expressions of the Wajapi
5. Cambodia - The Royal Ballet of Cambodia
6. Central African Republic - The Oral Traditions of the Aka Pygmies of Central Africa
7. China - The Art of Guqin Music
8. Colombia - The Carnival of Barranquilla
9. Cuba - La Tumba Francesa
10.Egypt - The Al-Sirah Al-Hilaliyyah Epic
11.Estonia - The Kihnu Cultural Space
12.India - The tradition of Vedic Chanting
13.Indonesia - Wayang Puppet Theatre
14.Iraq - Iraqi Maqam
15.Jamaica - The Maroon Heritage of Moore Town
16.Japan - Ningyo Johruri Bunraku Puppet Theatre
17.Korea (Republic of) - The Pansori Epic Chant
18.Kyrgyzstan - The Art of Akyns, Kyrgyz Epic Tellers
19.Madagascar - Woodcrafting Knowledge of the Zafimaniry
20.Mexico - The Indigenous Festivity Dedicated to the Dead
21.Mongolia - The Traditional Music of Morin Khuur
22.Tonga - Lakalaka, Dances and Sung Speeches
23.Turkey - The Art of the Meddah, Public Storytellers
24.Vanuatu - Vanuatu Sand Drawings
25.Vietnam - le Nha nhac, Vietnamese Court Music
26.Yemen - Song of Sanaa
Multinational
27. Estonia, Latvia and Lithuania - The Baltic Songs and Dance Celebrations
28. Tajikistan and Uzbekistan - Shashmaqom Music


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.