Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Martesa eshte forma me e genjeshtert e mardhenjeve seksuale. Kjo eshte arsyeja qe ajo gezon aprovimin e koshiencave te pastra.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 155 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Muzika :: Genta Ismajli fiton ēmimin e parė tek "Kėnga Magjike 2005"
Postuar nga: Albo

Muzika Eshtė zhvilluar mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve edicioni i shtatė e Festivalit “Kėnga Magjike”

“Kėnga Magjike”, kolegėt zgjedhin Gentėn

Alma Mile

Trofeu magjik ka shkuar nė Prishtinė. Me njė kėngė tė kompozuar nga Adrian Hila, tė titulluar “S’dua tjetėr”, Genta Ismaili ka fituar ēmimin e parė tė Festivalit “Kėnga Magjike”. Ajo ka marrė 292 vota nga kolegėt e saj, duke u pasuar nga grupi “Aurora” me 269 pikė dhe Flori me 221 pikė. Mes dritash dhe shiut tė improvizuar, 16 kėngėtarėt finalistė janė ngjitur nė skenėn e Festivalit “Kėnga Magjike”. 16 kanė qenė dhe trofetė e ndara natėn finale, duke i nxjerrė tė gjithė fitues, tė gjithė tė kėnaqur e tė vlerėsuar nga kjo mbrėmje. Pas dy netėsh prezantimi dhe 16 tė tjerave nė ekranin e Tv “Klan”, mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve ėshtė mbyllur edicioni i shtatė i Festivalit “Kėnga Magjike”, qė ndryshe nga herėt e tjera, ka ardhur nėn regjinė e dy regjisorėve tė rinj nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi dhe jo mė tė Vera Grabockės. Por duket se realizimi i njė edicioni tėrėsisht tė ri ka qenė qėllimi i producentit Ardit Gjebrea, i cili jo vetėm “ndėrroi” regjisor, por ka ngulmuar nė ndryshimin e pamjes sė skenės. Skena e kėtij vitit, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj nuk ka pasur asgjė tė pėrbashkėt me imazhet e edicioneve tė tjera, larg klasikes, me njė mori dritash qė tė jepnin herė-herė pėrshtypjen e njė diskoje, por edhe njė shi uji, qė tė krijonte njė ndiesi tė kėndshme nė njė stinė vjeshte, fatkeqėsisht tė thatė. Por tė gjitha kėto risi kanė ardhur dhe si rrjedhojė e kėngėtarėve pjesėmarrės nė festival. Nėse herėt e tjera janė dalluar edhe emra kėngėtarėsh me njė eksperiencė tė gjatė, si Libohova, Ēako, Makashi, Konēi, etj, kėtė herė skena i ėshtė dorėzuar e gjitha tė rinjve. Nė skenėn e “Magjikes” ėshtė ngjitur njė brez i tėrė kėngėtarėsh, i preferuar nga publiku dhe qė janė bėrė tė njohur gjatė viteve tė fundit, qofshin kėta nga Shqipėria, apo Kosova si Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Flori, Genta Ismajli, Shpat Kasapi, Orinda Huta, Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Soni, “Aurora”, Blero, etj. Nė pėrshtatje me moshėn e kėngėtarėve kanė qenė edhe ritmet e kėngėve tė tyre, si hip-hop, regaton, pop-folk, dens dhe shumė mė pak baladė, duke bėrė pėr vete mė tepėr adoleshentėt. Nė kuadrin e modės, interpretimet e kėngėtarėve janė shoqėruar me performanca koreografike, madje Julka ėshtė shoqėruar edhe nga njė DJ (DJ A.N.D.Y). Sa pėr lookun e kėngėtarėve, ai mund tė quhet i “nxehtė”. Duke qenė se nė “garė” ėshtė edhe njė ēmim “look”, kėngėtaret janė paraqitur me veshje ekstravagante, ku mbizotėronin fustanėt e shkurtėr e dekoltetė e hapura. Nė formė tė re ka ardhur edhe prezantimi i festivalit. Nė krahė tė producentit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea nė skenė ėshtė ngjitur Denada Dajlani, njė vajzė qė dilte pėr herė tė parė nė skenė. Ajo solli njė tjetėr imazh prezantueseje, jo fort koketė e bukuroshe, siē jemi mėsuar tė shohim rėndomė, por simpatike, pa komplekse dhe e saktė. Mbrėmjes finale nuk i kanė munguar edhe surprizat. Gjebrea ka vėnė tė kėndojnė jo vetėm shoqet e Pallatit tė Pionierėve, por edhe deputeten Majlinda Bregu dhe politikanen Monika Kryemadhi, tė cilat kanė kėnduar bashkė me tė njė version tė pėrpunuar tė kėngės “Dimėroj”.
Sa i pėrket trofeve, si tradicionalisht tre ēmimet e para u pėrzgjodhėn nga vetė artistėt. Ndėrkohė qė nga interneti, telefonatat, radioja, u pėrcaktuan kėngėt mė tė pėlqyera tė publikut, si “Kėnga Hit”, “Ēmimi i internetit”, dhe i “Spektatorit”. Ndėrsa njė juri e pėrbėrė nga profesionistė si Robert Radoja nė pozicionin e kryetarit, Edit Mihali, Zhuliana Jorganxhi, Irma Libohova, Zana Ēela, Pirro Ēako, Florin Kelmendi, Enkel Demi dhe Dr Flori, pėrzgjodhėn ēmimin e “Kritikės”, tė “Interpretimit mė tė mirė”, “Ēesk Zadeja”, “Magjia e parė”.

Njė dhuratė nga ish-nxėnėsit
Nuk ka qenė thjesht njė dhuratė simbolike. Ish-nxėnėsit e mjeshtrit Robert Radoja i kanė bėrė atij njė dhuratė surprizė, njė makinė, qė prof. Radoja, nė tė vėrtetė nuk di t’i japė, por qė do t’i shėrbejė pa dyshim. Mbrėmė nė skenėn e Kongreseve, Gjebrea ka thėrritur shokėt e dikurshėm tė pallatit tė Pionierėve, Irma Libohovėn, Zana Ēelėn dhe Yllka Mujon. Pėr ish-mėsuesin e tyre nuk ka qenė e vėshtirė tė gjejė pa gabuar zėrat fėminorė tė Arditit, Irmės, Zanės e Yllkės. Nga arkivat e festivaleve tė fėmijėve ishin nxjerrė kėngė tė kėnduara gati 30 vjet mė parė, si Kėnga e Gjyshes, pėr tė vijuar me njė kėngė me ushtarė, aksione e mėsime. Pas kolazhit me zėrat fėminore, tashmė tė rritur, Libohova, Ēela, Mujo e Gjebrea kanė kėnduar nga njė refren tė kėngėve tė tyre mė tė dashura, si “Gabimi i Mirelės”, “Na llogarisni edhe ne”, “Kėnga e nėnės”, tė cilat edhe pse kėnduar vite mė parė janė tė njohura edhe pėr fėmijėt e sotėm. Kjo surprizė e shprehur nė kėngė, ėshtė shoqėruar edhe nga njė tjetėr. Njė ish –nxėnės i Robert Radojės, edhe pse nuk u bė dot kėngėtar apo artist si moshatarėt e tij, i ka dhuruar ish-profesorit njė makinė nė ngjyrė tė kuqe.

Ēmimi i parė Genta Ismajli
Ēmimi i dytė “Aurora”
Ēmimi i tretė Flori
Ēmimi i “Kritikės” Tuna
Ēmimi “Interpretimi mė i mirė” Jonida Maliqi
Ēmimi “Magjia e parė” Mirza Kėrēelli
Ēmimi “Ēesk Zadeja” Juliana Pasha
Ēmimi i internetit Genta Ismajli
Ēmimi “Kėnga Hit” “Aurora”
Ēmimi i Publikut Shpat Kasapi
Ēmimi “Paraqitja mė e mirė skenike” Orinda Huta
Ēmimi i producentit Tuna
Ēmimi “Diskografi” Blero
Ēmimi “Millenium” Soni
Ēmimi “Melodi” Burim Hoxha
Ēmimi Televiziv Bleona Qerreti
Ēmimi “Kantautor” Flori
Ēmimi “Best Dens” Julka



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.