Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė.
--- I/e panjohur

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: SHBA: Pronat, problemi kryesor pėr komunitet fetare nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Feja Raporti i SHBA-sė pėr lirinė fetare nė Shqipėri theksoi se marrėdhėnia mes feve ėshtė miqėsore

SHBA: Komunitetet fetare, probleme me pronat

Raporti: Nė Shqipėri, 65-70% myslimanė, 20-25 % ortodoksė dhe 10 % e popullsisė, katolikė

Shekulli

TIRANĖ- Marrėdhėnie pėrgjithėsisht miqėsore midis feve nė shoqėrinė shqiptare. Kėshtu cilėsohet ēėshtja e lirisė fetare nė Shqipėri, nė raportin monitorues tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr vitin 2004. Duke iu referuar kėtij raporti, qeveria shqiptare ka respektuar Kushtetutėn, pėrsa i pėrket lirisė fetare.
Sipas raportit tė SHBA, qytetarėt me origjinė myslimane pėrbėjnė grupin mė tė madh fetar tradicional nė Shqipėri, qė vlerėsohet rreth 65 - 70 pėr qind e popullsisė, e ndarė nė dy bashkėsi: ata qė identifikohen me njė formė tė moderuar tė islamizmit sunit, dhe ata qė identifikohen me shkollėn bektashiane, njė formė veēanėrisht liberale e sunizmit shiit. Bektashinjtė vlerėsohet se pėrfaqėsojnė afėrsisht njė tė katėrtėn e popullsisė myslimane tė vendit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe Kisha Katolike Romake janė dy bashkėsitė e tjera tė mėdha nė Shqipėri. Vlerėsohet qė 20- 25 pėr qind e popullsisė u pėrket bashkėsive, qė janė tradicionalisht ortodokse shqiptare dhe afėrsisht 10 pėr qind janė katolikė romakė.
***
Duke iu referuar Komitetit Shtetėror tė Kulteve, raporti i SHBA thotė se gjatė vitit 2004 pati rreth 17 shoqata dhe grupe tė ndryshme myslimane, tė cilat vepronin nė vend; disa prej tyre tė huaja. Kishte 30 shoqata kristiane, pa pėrfshirė kėtu grupe evangjeliste, qė pėrfaqėsonin mė shumė se 74 organizata tė ndryshme. Nė Shqipėri ka edhe 571 misionarė kristianė, Baha’i dhe tė Dėshmitarėve tė Jehovait si dhe 379 misionarė katolikė dhe 115 misionarė myslimanė. Grupet mė tė mėdha misionare tė huaja ishin amerikane, britanike, italiane, greke dhe arabe. Nė Janar 2005 u hap nė Tiranė njė universitet i ri Katolik me 200 studentė: “Zonja e Kėshillit tė Mirė”. Gjithashtu, Qeveria shprehu pėrkushtimin e saj pėr tė lejuar zhvillimin e njė universiteti mysliman. Ekzistojnė 85 qendra tė formimit profesional me afėrsisht 6,000 nxėnės, qė administrohen nga bashkėsitė fetare. Disa organizata shprehėn vėshtirėsi pėr regjistrimin e shkollave fetare. Si rezultat, shkollat fetare apo qendrat e formimit profesional nėn administrimin e bashkėsive fetare ose vazhduan tė veprojnė si shkolla fetare tė paregjistruara, ose shndėrruan programet e tyre nė shekullare, ose u mbyllėn. Inspektimet e Ministrisė sė Arsimit ēuan nė mbylljen e 12 shkollave dhe kopshteve fetare.
***
Nė vitin 1967, qeveria komuniste ndaloi tė gjitha praktikat fetare dhe shpronėsoi pronat e bashkėsive islamike, ortodokse, katolike. Sipas raportit tė SHBA, problemi mė i madh i komuniteteve fetare nė vend ėshtė moskthimi i pronave. Nė rastet ku ndėrtesat fetare janė kthyer, qeveria nuk arriti tė kthente tokėn qė rrethon ndėrtesat. Qeveria nuk i ka burimet qė tė kompensojė bashkėsitė nė mėnyrė adekuate pėr dėmtimet e gjera, qė pėsuan shumė prona fetare. Megjithėse ajo ka rikthyer disa prona tė konfiskuara, pėrfshi njė copė tė madhe toke pranė sheshit qendror tė Tiranės, ku po ndėrtohet njė katedrale. Kisha Ortodokse ka pretenduar pėr vonesa nė miratime vendore pėr ndėrtimin e kishave dhe ndėrtesave tė tjera tė lidhura me Kishėn. Pėrveē kėsaj, Kisha Ortodokse shprehet pėr mungesė veprimi nė lidhje me njė numėr pretendimesh pėr prona tė tjera nė mbarė vendin si dhe pėr vėshtirėsi pėr rikthimin e disa ikonave fetare pėr restaurim dhe ruajtje.Edhe bashkėsia katolike romake ka gjithashtu pretendime tė pazgjidhura pronėsie, por ishte nė gjendje tė bekonte njė katedrale tė re nė qendrėn e Tiranės nė vitin 2002, mbi njė tokė tė ofruar nga qeveria si kompensim pėr tė tjera toka konfiskuar gjatė epokės komuniste. Bashkėsitė e myslimanėve sunitė dhe ajo bektashiane gjithashtu kanė kėrkuar qė qeveria tė kthejė njė numėr pronash fetare, pėrfshi njė pjesė tė madhe toke, qė ndodhet pėrballė ndėrtesės sė Parlamentit nė qendrėn e Tiranės, mbi tė cilėn dikur ngrihej njė xhami. Megjithatė, Plani i Ri Rregullues Urban pėr Tiranėn ka vėnė mėnjanė tokė pėr njė xhami tė re nė njė vendndodhje tjetėr. Bashkėsia Islamike nuk ėshtė nė njė mendje me kėtė vendndodhje dhe as nuk ka marrė leje pėr tė ndėrtuar njė xhami nė vendin e miratuar.

PROBLEME

SEKTI I JEHOVAIT

Nė fillim tė vitit 2005, disa elemente tė mediave “sulmuan” bashkėsinė e Dėshmitarėve tė Jehovait, duke pretenduar ndikimin e tyre nė njė seri vetėvrasjesh tė disa tė rinjve. Kėto akuza ēuan nė njė numėr tė rritur rastesh frikėsimesh dhe kėrcėnimesh pėr dhunė ndaj Dėshmitarėve tė Jehovait. Bashkėsi tė tjera fetare u shprehėn pėr probleme tė ngjashme mbas sulmeve tė mediave kundėr bashkėsisė sė Dėshmitarėve tė Jehovait.

SALIH TIVARI

Vazhdon hetimi lidhur me vrasjen nė vitin 2003 tė Salih Tivarit, ish-sekretar i pėrgjithshėm i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Megjithėse kanė kaluar dy vjet nga kjo ngjarje e rėndė, ende nuk ėshtė zbuluar nga organet e drejtėsisė autori i kėtij krimi

KISHA ORTODOKSE

Pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse shprehėn shqetėsime se disa kisha, kryqe dhe ndėrtesa tė tjera ishin shėnjestra tė vandalizmit, ndonėse kėto incidente ishin raste tė izoluara dhe besohet tė jenė rezultat i dobėsive nė mekanizmat pėr garantimin e rendit publik nė vend dhe jo pėr shkak tė intolerancės fetare


Raporti i plote i qeverise se SHBA 2005 per lirine e fese ne Shqiperi

Seksioni I. Demografia Fetare

Vendi ka njė sipėrfaqe totale prej 11,100 miljesh katrore dhe popullsia e tij ėshtė pėrafėrsisht 3,144,058 banorė. Ka njė popullsi etnike kryesisht homogjene tė pėrbėrė nga gegėt nė veri dhe toskėt nė jug. Bashkėsitė etnike greke, qė pėrbėjnė pakicėn mė tė madhe nė vend, janė tė vendosura nė pjesėn jugore tė vendit. Pakica tė tjera tė vogla pėrfshijnė romėt, bashkėsinė egjiptiane (njė grup etnik i ngjashėm me romėt, por qė nuk flet gjuhėn rome), vllehėt dhe maqedonėt.

Shumica e shtetasve janė shekullarė nė orientim pas dhjetėvjeēarėsh ateizmi tė zbatuar fort nėn regjimin komunist, i cili mori fund nė vitin 1990. Pavarėsisht nga ky shekullarizėm, shumica e shtetasve zakonisht e identifikojnė veten me njė grup fetar. Shtetasit me origjinė myslimane pėrbėjnė grupin mė tė madh fetar tradicional (vlerėsohet tė pėrbėjė 65 deri nė 70 pėrqind tė popullsisė) dhe janė tė ndarė nė dy bashkėsi: ata, qė identifikohen me njė formė tė moderuar tė islamizmit sunit, dhe ata, qė identifikohen me shkollėn bektashiane (njė formė veēanėrisht liberale e sufizmit shiit). Sė fundmi, bashkesia myslimane, e njohur si Komuniteti Mysliman Shqiptar, ka rifilluar tė pėrdorė emrin e vet historik Komuniteti Islam Shqiptar. Nė vitin 1925, pas revolucionit tė Ataturkut dhe dėbimit tė bektashinjve nga Turqia, vendi u bė qendra botėrore e bektashizmit, megjithėse nuk ėshtė njohur si i tillė nga qeveria. Bektashinjtė vlerėsohet se pėrfaqėsojnė afėrsisht njė tė katėrtėn e popullsisė myslimane tė vendit.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė (referuar si Ortodokse) dhe Kisha Katolike Romake janė dy bashkėsitė e tjera tė mėdha. Vlerėsohet qė 20 deri 25 pėrqind e popullsisė u pėrket bashkėsive, qė janė tradicionalisht ortodokse shqiptare, dhe afėrsisht 10 pėrqind janė katolikė romakė. Kisha Ortodokse u bė e pavarur nga autoriteti i Kostandinopojės nė vitin 1929, por nuk u njoh si autoqefale (e pavarur) deri nė vitin 1937. Nė statutin e Kishės sė vitit 1954 thuhet se tė gjithė kryepeshkopėt e saj duhet tė kenė nėnshtetėsi shqiptare; megjithatė, kryepeshkopi i tanishėm ėshtė nėnshtetas grek, i cili ėshtė ende duke kėrkuar nėnshtetėsinė shqiptare.

Myslimanėt janė tė pėrhapur anembanė vendit, por janė pėrqėndruar kryesisht nė pjesėn qendrore tė vendit dhe mė pak nė jug. Ortodoksėt banojnė kryesisht nė jug dhe katolikėt nė veriun e vendit; megjithatė, kjo ndarje nuk ėshtė e prerė, veēanėrisht nė rastin e shumė qendrave urbane, tė cilat pėrbėhen nga popullsi tė pėrziera. Pakica greke, e pėrqendruar nė jug, ėshtė pothuaj e tėra pjesė e Kishės Ortodokse. Nuk ka tė dhėna tė disponueshme lidhur me pjesėmarrjen aktive nė shėrbesat fetare formale, por vlerėsohet se 30 deri nė 40 pėrqind e popullsisė praktikon njė fe. Pėrfaqėsues tė huaj fetarė, pėrfshi klerikė myslimanė, misionarė kristianė dhe Baha’i, anėtarė tė Dėshmitarėve tė Jehovait, anėtarė tė Kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtėve tė Ditės sė Pasme (Mormonėt), dhe shumė tė tjerė kryejnė lirisht veprimtari fetare.

Sipas Komitetit Shtetėror tė Kulteve, gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport, pati rreth 17 shoqata dhe grupe tė ndryshme myslimane, tė cilat vepronin nė vend; disa prej kėtyre grupeve ishin tė huaja. Kishte 30 shoqata kristiane, pa pėrfshirė kėtu grupe evangjeliste, qė pėrfaqėsonin mė shumė se 74 organizata tė ndryshme. Gjithashtu, ka edhe 571 misionarė kristianė, Baha’i dhe tė Dėshmitarėve tė Jehovait, dhe 379 misionarė katolikė dhe 115 misionarė myslimanė. Grupet mė tė mėdha misionare tė huaja ishin amerikane, britanike, italiane, greke dhe arabe.



Seksioni II. Gjendja e lirisė fetare

Kuadri ligjor i politikave


Kushtetuta siguron lirinė e fesė dhe qeveria pėrgjithėsisht e respekton kėtė tė drejtė nė praktikė. Sipas Kushtetutės sė vitit 1998, nuk ka ndonjė fe zyrtare dhe tė gjitha fetė janė tė barabarta; megjithatė, bashkėsitė fetare mbizotėruese (myslimane sunite, bektashiane, ortodokse dhe katolike romake) gėzojnė njė shkallė mė tė madhe njohjeje zyrtare (p.sh., festat kombėtare) dhe statusi shoqėror bazuar nė praninė e tyre historike nė vend. Tė gjitha grupet e regjistruara fetare kanė tė drejtėn tė mbajnė llogari bankare dhe tė zotėrojnė prona dhe ndėrtesa. Festat zyrtare pėrfshijnė ditė tė shenjta fetare nga tė katra besimet mbizotėruese. Lėvizje fetare mund tė marrin statusin zyrtar personit juridik duke u regjistruar nė Gjykatėn e Rrethit Tiranė sipas Ligjit pėr Organizatat Jofitimprurėse, i cili njeh statusin e shoqatės jofitimprurėse qoftė kjo me karakter kulturor, zbavitės, fetar apo humanitar. Qeveria nuk kėrkon regjistrim apo licensim tė grupeve fetare; megjithatė, Komiteti Shtetėror i Kulteve mban tė dhėna dhe statistika mbi organizatat fetare tė huaja, qė e kontaktojnė atė pėr mbėshtetje. Asnjė grup nuk raportoi vėshtirėsi nė regjistrim gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport. Tė gjitha bashkėsitė fetare kanė kritikuar qeverinė pėr mungesė vullneti pėr t’u akorduar atyre status, qė i pėrjashton nga taksat. Qė nga viti 2003 misionarėt e huaj fetarė janė pėrjashtuar nga taksa pėr lejen e qėndrimit.

Komiteti Shtetėror i Kulteve ėshtė ngarkuar me detyrėn pėr rregullimin e marrėdhėnieve midis qeverisė dhe tė gjitha bashkėsive fetare, tė mėdha dhe tė vogla. Kryetari i Komitetit ka statusin e njė zėvendėsministri dhe pėrgjigjet drejtpėrdrejt pėrpara Kryeministrit. Komiteti njeh barazinė e bashkėsive fetare dhe respekton pavarėsinė e tyre. Komiteti punon pėr tė mbrojtur lirinė e fesė dhe pėr tė promovuar bashkėpunimin dhe mirėkuptimin ndėrfetar. Komiteti deklaron qė tė dhėnat e tij mbi organizatat fetare lehtėsojnė dhėnien e lejeve tė qėndrimit nga policia pėr punonjėsit e huaj tė organizatave tė ndryshme fetare. Asnjė organizatė nuk deklaroi se Komiteti nuk lehtėsoi marrjen e lejeve tė qėndrimit gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport.
Megjithatė, nė tė kaluarėn, disa organizata tė huaja fetare kanė pretenduar qė angazhimi i Komitetit nuk e ka lehtėsuar aksesin ndaj lejeve tė qėndrimit. Asnjė organizatė nuk ngriti ndonjė pretendim tė tillė gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport. Gjatė vitit 2004 Komiteti Shtetėror i Kulteve ndihmoi 1,084 tė huaj pėr tė marrė leje qėndrimi.

Nuk ka ndonjė ligj apo rregullore qė t’i detyrojė organizatat fetare tė njoftojnė Komitetin mbi veprimtaritė e tyre; megjithatė, Neni 10 i Kushtetutės kėrkon marrėveshje tė veēanta dypalėshe pėr tė rregulluar marrėdhėniet midis qeverisė dhe bashkėsive fetare. Nė periudhėn e mbuluar nga ky raport qeveria hartoi marrėveshje tė veēanta dypalėshe me katėr bashkėsitė fetare mbizotėruese (Myslimane Sunite, Bektashie, Ortodokse dhe Katolike Romake). Derimėsot vetėm katolikėt kanė lidhur marrėveshjen e tyre dypalėshe me qeverinė. Pritet qė marrėveshjet e tjera dypalėshe tė lidhen gjatė vitit 2005.

Gjithashtu, Komiteti Shtetėror i Kulteve pėrgatiti njė projektligj mbi fene, i cili do t’i trajtonte tė gjitha bashkėsitė fetare sipas njė standardi tė pėrbashkėt megjithatė, deri nė fundin e periudhės sė mbuluar nga ky raport, nuk ishte ndėrmarrė ndonjė veprim lidhur me kėtė projektligj.

Nė dhjetor 2004 Qeveria organizoi njė samit rajonal me kryetarėt e shteteve tė Europės Juglindore pėr tė promovuar dialogun ndėretnik dhe ndėrfetar. Nė mars 2005, nė njė ceremoni tė organizuar nga grupi jofitimprurės “Fetė pėr paqen”, katėr bashkėsitė fetare mbizotėruese nėnshkruan njė deklaratė pėr pėrkushtim tė pėrbashkėt moral. Nė kuadėr tė kėsaj nisme, udhėheqėsit fetarė u angazhuan tė promovojnė tolerancė, bashkėekzistencė dhe respekt pėr besimet e tjera. Sipas shifrave zyrtare, nė vend ekzistojnė 14 shkolla fetare me afėrsisht 2,600 nxėnės. Ministria e Arsimit ka tė drejtėn tė miratojė programin e shkollave fetare pėr tė siguruar pėrputhjen e tyre me standardet kombėtare tė arsimit, dhe Komiteti Shtetėror i Kulteve mbikqyr zbatimin.

Nė Janar 2005 u hap nė Tiranė njė universitet i ri Katolik Romak me 200 studentė, “Zonja e Kėshillit tė Mirė”. Gjithashtu, Qeveria shprehu pėrkushtimin e saj pėr tė lejuar zhvillimin e njė universiteti mysliman.

Ekzistojnė 85 qendra tė formimit profesional me afėrsisht 6,000 nxėnės, qė administrohen nga bashkėsitė fetare. Disa organizata shprehėn vėshtirėsi pėr regjistrimin e shkollave fetare. Si rezultat, shkollat fetare apo qendrat e formimit profesional nėn administrimin e bashkėsive fetare ose vazhduan tė veprojnė si shkolla fetare tė paregjistruara, ose shndėrruan programet e tyre nė shekullare, ose u mbyllėn. Qeveria raportoi mbylljen e disa shkollave sepse figuronin tė paregjistruara ose kishin ndryshuar aktivitetet, pėr tė cilat ishin regjistruar. Inspektimet e Ministrisė sė Arsimit ēuan nė mbylljen e 12 shkollave dhe kopshteve fetare.



Kufizime tė lirisė sė fesė

Politika dhe praktika e qeverisė kontribuoi nė praktikimin pėrgjithėsisht tė lirė tė fesė. Qeveria ėshtė shekullare. Ministria e Arsimit siguron qė shkollat publike nė vend tė jenė shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Nė shkollat publike nuk jepet mėsim i fesė. Mbi familjet nuk imponohet ndonjė kufizim nė lidhje me mėnyrėn sesi ato rrisin fėmijėt e tyre nė lidhje me praktikat fetare.

Nė vitin 1967, qeveria komuniste ndaloi tė gjitha praktikat fetare dhe shpronėsoi pronat e bashkėsive islamike, ortodokse, katolike dhe tė tjera. Qeveria nuk i ka kthyer tė gjitha pronat dhe objektet fetare nėn kontrollin e saj, qė qenė konfiskuar gjatė regjimit komunist. Nė rastet, nė tė cilat ndėrtesat fetare janė kthyer, qeveria shpesh nuk arriti tė kthente tokėn, qė rrethon ndėrtesat, nganjėherė pėr shkak tė pretendimeve tė rizhvillimit nga individė privatė, qė filluan ta punonin tokėn apo ta pėrdornin pėr qėllime tė tjera. Qeveria nuk i ka burimet qė tė kompensojė bashkėsitė nė mėnyrė adekuate pėr dėmtimet e gjera, qė pėsuan shumė prona fetare. Megjithėse ajo ka rikthyer disa prona tė konfiskuara, pėrfshi njė copė tė madhe toke pranė sheshit qėndror tė Tiranės, ku po ndėrtohet njė katedrale, Kisha Ortodokse ka pretenduar pėr vonesa nė miratime vendore pėr ndėrtimin e kishave dhe ndėrtesave tė tjera tė lidhura me Kishėn. Pėrveē kėsaj, Kisha Ortodokse shprehet pėr mungesė veprimi nė lidhje me njė numėr pretendimesh pėr prona tė tjera nė mbarė vendin si dhe pėr vėshtirėsi pėr rikthimin e disa ikonave fetare pėr restaurim dhe ruajtje.

Edhe bashkėsia katolike romake ka gjithashtu pretendime tė pazgjidhura pronėsie, por ishte nė gjendje tė bekonte njė katedrale tė re nė qendrėn e Tiranės nė vitin 2002 mbi njė tokė tė ofruar nga qeveria si kompensim pėr tė tjera toka konfiskuar gjatė epokės komuniste. Bashkėsitė e myslimanėve sunitė dhe ajo bektashiane gjithashtu kanė kėrkuar qė qeveria tė kthejė njė numėr pronash fetare, pėrfshi, nė rastin e sė parės, njė pjesė tė madhe toke, qė ndodhet pėrballė ndėrtesės sė Parlamentit nė qendrėn e Tiranės, mbi tė cilėn dikur ngrihej njė xhami. Megjithatė. Plani i Ri Rregullues Urban pėr Tiranėn ka vėnė mėnjanė tokė pėr njė xhami tė re nė njė vendndodhje tjetėr. Bashkėsia Islamike nuk ėshtė nė njė mendje me kėtė vendndodhje dhe as nuk ka marrė leje pėr tė ndėrtuar njė xhami nė vendin e miratuar. Edhe bashkėsia bektashiane kėrkon kompensim nga qeveria pėr viktimat e pėrndjekjes fetare gjatė regjimit komunist.

Nė korrik 2004, Parlamenti miratoi njė ligj tė ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė konfiskuara gjatė regjimit komunist. Sipas ligjit tė ri, bashkėsitė fetare kanė tė njėjtat tė drejta si edhe individėt privatė nė ēėshtje tė kthimit apo kompensimit tė pronave. Megjithatė, bashkėsitė fetare vėnė nė pikėpyetje kufizimet e ligjit pėr kthim tė pronave deri nė 150 akra. Qeveria nuk ka krijuar njė fond monetar pėr kompensim.

Aleanca Evangjeliste Shqiptare, njė shoqatė e afėrsisht 98 kishave protestante anembanė vendit, pretendoi qė kishte hasur pengesa pėr t’u shfaqur nė media. Megjithatė, pėrfaqėsues tė Aleancės Evangjeliste deklaruan qė nuk ishte e qartė nėse aksesi i kufizuar ishte pėr shkak tė pėrmasave tė vogla tė organizatės apo prej pėrkatėsisė sė vet fetare. Bashkėsia evangjeliste nė rritje ka zgjeruar marrėdhėnien e saj me institucionet e ndryshme publike tė vendit tė tilla si universitetet.

Nė pėrgjigje tė raportimeve nė media se, pėr shkak tė mesimeve tė tyre, Dėshmitarėt e Jehovait ishin pėrgjegjės pėr njė seri vetėvrasjesh tė disa tė rinjve (shih Seksionin III), policia e shtetit deklaroi se tė gjitha “sektet e dyshimta” nė vend do tė hetoheshin dhe kontrolloheshin. Nė kohėn e pėrgatitjes sė kėtij raporti, asnjė “sekt i dyshimtė” nuk ėshtė hetuar apo kontrolluar. Gjithashtu, Qeveria ndaloi shpėrndarjen e literaturės fetare nė “vende publike”. Qeveria nuk dha ndonjė pėrcaktim tė “vendeve publike”, por mendohet qė ky veprim ndalues t’u referohet shkollave publike dhe mjediseve qeveritare.

Nė vend ka patur pak hebrenj para Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore shumė hebrenj nga vende tė tjera gjetėn strehė nė Shqipėri, por pothuaj tė gjithė emigruan drejt Izraelit mbas vitit 1991. Besohet se janė mė pak se 100 hebrenj tė mbetur nė vend, dhe nuk ka informacion pėr funksionim tė sinagogave apo qendrave komunitare nė vend.

Nuk pati raportime pėr tė burgosur apo tė ndaluar fetarė.



Konvertimi Fetar i Detyruar

Nuk pati raportime pėr konvertim fetar tė detyruar, pėrfshi edhe tė nėnshtetasve minorenė amerikanė qė tė kishin qenė rrėmbyer apo larguar nė mėnyrė tė jashtėligjshme nga Shtetet e Bashkuara, apo pėr refuzim pėr t’i lejuar nėnshtetas tė tillė qė tė ktheheshin nė Shtetet e Bashkuara.



Abuzime nga Organizata Terroriste

Nuk pati abuzime tė raportuara qė tė vinin nė shėnjestėr fe tė caktuara nga organizata terorriste gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport.



Seksioni III. Qėndrime shoqėrore

Marrėdhėnia pėrgjithėsisht miqėsore midis feve nė shoqėri kontribuoi nė lirinė fetare. Shoqėria ėshtė kryesisht shekullare. Ndėrmartesat mes anėtarėve tė feve tė ndryshme janė jashtėzakonisht tė zakonshme. Bashkėsitė fetare krenohen me tolerancėn dhe mirėkuptimin qė mbizotėron midis tyre.

Nė fillim tė vitit 2005, disa elemente tė mediave sulmuan nė mėnyrė tė pėrsėritur bashkėsinė e Dėshmitarėve tė Jehovait, duke pretenduar ndikimin e tyre nė njė seri vetvrasjesh tė disa tė rinjve kohėt e fundit. Kėto akuzime ēuan nė njė numėr tė rritur rastesh frikėsimesh dhe kėrcėnimesh pėr dhunė ndaj Dėshmitarėve tė Jehovait. Bashkėsi tė tjera fetare u shprehėn pėr probleme tė ngjashme mbas sulmeve tė mediave kundėr bashkėsisė sė Dėshmitarėve tė Jehovait. Gjithashtu, media pretendoi se vdekja e dy burrave myslimanė ndėrkohė qė po pergatisnin eksplozivė ishte e lidhur me anėtarėsinė e tyre nė bashkėsinė islamike.

Vazhdoi hetimi lidhur me vrasjen nė vitin 2003 tė Sali Tivarit, ish-sekretar i pėrgjithshėm i Komunitetit Islamik.

Pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse shprehėn shqetėsime se disa kisha, kryqe dhe ndėrtesa tė tjera ishin shėnjestra tė vandalizmit, ndonėse kėto incidente ishin raste tė izoluara dhe besohet tė jenė rezultat i dobėsive nė mekanizmat pėr garantimin e rendit publik nė vend dhe jo pėr shkak tė intolerancės fetare.

Nė qrshor 2004, Kastriot Myftari, autor i librit “Islamizmi Kombėtar Shqiptar” ėshtė deklaruar i pafajshėm lidhur me tė gjitha akuzat pėr nxitje tė urrejtjes fetare.

Ndryshe nga vitet e kaluara, bashkėsia bektashiane nuk pėrjetoi frikėsime, kėrcėnime, vandalizėm ose dhunė.


Seksioni IV. Politika e Qeverisė sė SH.B.A.

Qeveria e Sh.B.A. i diskuton ēėshtjet e lirisė fetare me qeverinė dhe si pjesė e politikės sė saj tė gjithanshme pėr promovimin e tė drejtave tė njeriut. Qeveria e Sh.B.A. ka pėrdorur shumė nisma pėr nxitjen e zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe shtetit ligjor nė vend, si dhe pėr tė ēuar mė tej lirinė dhe tolerancėn fetare. Ambasada e Sh.B.A. vazhdon tė nxisė qeverinė qė tė trajtojė pretendime tė pazgjidhura pėr prona fetare dhe t’u kthejė tokat kulteve, qė i humbėn ato gjatė sundimit komunist. Zyrtarė tė ambasadės, pėrfshi edhe Kreun e Misionit, takohen shpesh (si nė vizita zyrtare formale ashtu edhe nė veprimtari tė tjera pėrfaqėsuese) me krerėt e bashkėsive kryesore fetare nė vend.

Ambasada ka qenė aktive pėr nxitjen e tolerances dhe sjelljeve tė moderuara si njė tipar dallues i shoqėrisė. Zyra e Marrėdhėnieve me Publikun e Ambasadės u ka ofruar grante organizatave vendore pėr promovimin e tolerancės dhe mirėkuptimit ndėrfetar dhe pėr tė mbėshtetur mėsimin e ēėshtjeve qytetare dhe tolerancės fetare nė shkollat e mesme, pėrfshi edhe shkollat e drejtuara nga organizata me bazė besimin. Megjithe traditėn tolerante nė ēėshtje fetare, shoqėria ėshtė ekspozuar ndaj njė numri ndikimesh tė jashtme. Projekte, tė cilat mbėshtesin mirėkuptimin ndėrfetar dhe pėrforcojnė edukimin qytetar nė shkollat fetare, ndihmojnė pėr tė siguruar ruajtjen e traditės ndėrkohė qė forma tė Islamit and Krishtėrimit, qė janė tė reja pėr vendin, kėrkojnė tė hedhin rrėnjė.

Nė korrik 2004 njė grup udhėheqėsve fetarė mori pjesė nė njė program trejavor pėr Vizitorė Ndėrkombėtarė pėr tė parė nga afėr natyrėn e diversitetit fetar nė SH.B.A., pėrfshi rolin edukues tė institucioneve fetare dhe mekanizmat, nėpėrmjet tė cilėve bashkėsitė fetare luajnė njė rol pozitiv nė njė shoqėri civile plot gjallėri.

Nga shtatori 2004 deri nė prill 2005, falė njė granti tė dhėnė nga Ambasada, “Projekti pėr Edukimin Qytetar dhe Ndėrfetar” vazhdoi tė zgjerojė veprimtaritė e veta nė tė gjithė vendin duke sjellė bashkė autoritete vendore, mėsues, studentė, udhėheqė fetare dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile pėr tė diskutuar mėnyra pėr tė kultivuar vlera, qė mund tė kontribuojnė pėr njė shoqėri mė demokratike, tė larmishme dhe tolerante.

Projekti zgjeroi, gjithashtu, bashkėpunimin me Departamentin e Edukimit nė Komunitetin Islamik Shqiptar, i cili, si rezultat, vuri nė zbatim programe mėsimore konstruktive, bashkėpunuese pėr edukimin qytetar nė shkollat e mesme fetare myslimane nė Tiranė. Projekti kėrkon ta pėrhapė kėtė pėrvojė nė shkolla tė tjera tė mesme fetare myslimane nė mbarė vendin.

Gjithashtu, Ambasada vazhdoi tė mbėshtesė projektin “Ditėt e Tolerancės nė Shkollat Fetare”, me anė tė tė cilit udhėheqės tė bashkėsive shekullare dhe fetare, zyrtarė tė qeverisė, dhe tė tjerė diskutuan nė brendi mundėsi pėr tė pėrforcuar mirėkuptimin e ndėrsjellė midis feve. Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar vazhdoi projektin e saj pėr nxitjen e tolerances fetare. Ky projekt 2-vjeēar nisi nė maj 2004 dhe synon tė mbėshtesė bashkėekzistencėn e paqshme tė grupeve tė ndryshme fetare dhe tė nxisė mė shumė mirėkuptim ndėrmjet njerėzve tė besimeve tė ndryshme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.