Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Beni vetem bamiresi anonime. Ato kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin.
--- Alexandre Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Muzika :: Parashqevi Simaku rikthehet me njė album te ri pėr publikun shqiptar
Postuar nga: Albo

Muzika Kėngėtarja ka gjetur veten nė muzikėn folk. Njė vit pasi ėshtė bėrė nėnė, Simaku pėrgatit albumin e ri: “Me Robertin kemi bashkuar dy botė tė ndryshme shpirtėrore dhe duke i shkrirė nė njė tė vetme kemi krijuar njė muzikė tė re qė do ta dėgjoni shpejt”

Parashqevi Simaku, me njė album folk

Anila Leka

Qė nga dita qė ėshtė larguar nga Shqipėria gjithnjė gjen njė surprizė pėr tė risjellė nė kujtesėn e shqiptarėve kėngėtaren qė ka lėnė gjurmė, jo vetėm nė muzikėn e lehtė, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikėn popullore. Pėr herė tė parė pas ikjes nė Amerikė u shfaq me njė imazh tė ri. Spektatorėt nė Pallatin e Kongreseve mbetėn tė befasuar me ndryshimin qė kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Njė ndryshim tėrėsor jo vetėm muzikor, por tashmė nė jetėn e saj ishte Roberti.
Prej pak kohėsh ka pėrjetuar ēaste tė mrekullueshme nga ardhja nė jetė e Lukės sė vogėl, dhe Simaku nėnė tregon qė e ka pritur me shumė emocion kėtė moment. Albumi mė i ri i Parashqevi Simakut ėshtė ende njė surprizė qė e ka ruajtur pėr ta ndarė me publikun e saj nė Shqipėri.

A e kujtoni ditėn kur jeni larguar pėr herė tė parė nga Shqipėria? Ishte njė ikje e rastėsishme apo njė veprim i menduar mirė pėr tė realizuar njė ėndėrr?
Hera e parė kur dola jashtė Shqipėrisė ka qenė Danimarka. Bashkė me njė delegacion tė rinisė shqiptare ishim tė ftuar nė festivalin Roskilde, i cili ėshtė edhe sot festivali mė i madh muzikor nė Europėn Veriore. Mbaj mend qė kėndova rreth tridhjetė kėngė popullore dhe tė muzikės sė lehtė. Koncertet mbaheshin pėrjashta nė “netėt e bardha” tė skandinavisė. Ishte njė eksperiencė e jashtėzakonshme pėr mua, por nė fund mezi prisja tė kthehesha nė shtėpi. Edhe sot ndodh po kėshtu. Jam shumė e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thotė mirė populli ynė: ”gur i rand n’vend t’vet”. Mė pas kam kėnduar dhe nė vende tė tjera, si nė Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmonė kthehesha nė Shqipėri.
Ka qenė viti 1992 kur erdha nė Amerikė. Rrallėherė i kthehem ditės sė parė, sepse gjithnjė preferoj tė mendoj dhe punoj pėr tė ardhmen. Ishte njė vendim, jo thjesht pėr tė realizuar ėndrrėn time. Sepse pėr mua, vetė jeta ėshtė njė ėndėrr. Por ambicia pėr tė promovuar muzikėn shqiptare nė njė skenė botėrore ėshtė njė motiv qė mė shoqėron hap pas hapi, pėr ta amshuar kėngėn popullore shqiptare. Muzika jonė folklorike ėshtė nga mė tė vjetrat dhe nga mė origjinalet qė ekziston. Me tė vėrtetė e adhuroj dhe gjithnjė arrij tė prek mrekullinė qė tė ofrojnė tingujt muzikorė tė folkut tonė.
Jeta nė njė vend si Amerika sigurisht qė tė ofron mundėsi dhe mė shumė hapėsira pėr tė bėrė karrierė. Por edhe vėshtirėsitė nuk janė tė pakta.
Unė kujtoj kthimin tuaj tė parė nė Shqipėri pas largimit nė vitin 1992 kur befasuat publikun me njė imazh, me njė mėnyrė tė re interpretimi, shumė gjėra kishin ndryshuar tek ju. Mė pas u larguat sėrish dhe pėr njė kohė tė gjatė heshtėt. Pėrse?
Unė nuk jetoj dot pa kėnduar, mė vjen pak ēudi qė mė pyet se kam heshtur pėr njė kohė tė gjatė, pėrkundrazi kam qenė tejet e zėnė gjithmonė duke kėnduar. Nė ēdo ditė tė vitit unė kėndoj, nė koncerte, nė studio tė ndryshme, nė shtėpi apo edhe nė njė kafene tė vogėl, kudo. Gjithnjė gjej mundėsi pėr tė bashkėpunuar me muzikantė tė njohur brenda dhe jashtė vendit.
E kam fjalėn pėr koncerte tė tjera nė Shqipėri...
Nė vitin 1999 unė u riktheva nė Shqipėri me njė turne qė e pagėzova me emrin “Kėngėt e popullit tim”. Koncertin e parė e dhashė nė Kavajė nė qytetin tim tė lindjes. Me kėtė rast dėshiroj tė falenderoj tė gjithė ata qė mė kanė mbėshtetur, jo vetėm publikun qė mė priti shumė ngrohtė, por edhe shumė artistė e krijues qė mė mbėshtetėn nė kėtė turne, grupin karakteristik tė Kavajės, dhe nė mėnyrė tė vecantė dua tė falenderoj mikun tim, aktorin Mirush Kabashi. Po kėshtu edhe nė Tiranė, Vlorė, Elbasan, Fier, kam pėrjetuar emocione tė vecanta, nė stadiumet e mbushura plot kam kėnduar deri nė mesnatė. Njė turne tjetėr me titullin “Mos ja prishni lumturinė” e kam realizuar nė Zvicėr, Kosovė dhe Greqi.
Pas kėtyre realizova disa koncerte nė Amerikė, me kėngė tė kėnduara anglisht, bashkė me njė formacion tė vogėl orkestral nė disa klube nė Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, nė Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmonė vėmendja ime ka qenė dhe mbetet tek kėnga popullore shqiptare.
Si nisėn bashkėpunimet e para nė Amerikė?
Njė nga kėngėt e para kėtu nė SHBA ishte njė bashkėpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas kėndova kėngėn “Noi siamo uno”, njė bashkėpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar kėngė pėr Rei Ēarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkėpunuar edhe me producentė tė tjerė amerikanė, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si njė pike ujė nė oqean tė madh. Ndjeja se po bėja diēka qė nuk prezantonte thellėsinė e botės time shpirtėrore. Ju ktheva muzikės popullore sepse vetėm aty gjej frymėzimin qė mė mungonte pėr tė bėrė diēka tė veēantė artistike. Pėr mua kėnga popullore ėshtė si njė lidhje gjaku. Fillova tė shkruaja kėngėt e mia tė para, duke i kėnduar me kitare dhe i incizoja me bashkėshortin tim Robert C. Nolf.
Roberti, me origjinė nga jugu i Amerikės, duke pasur rrėnjėt nė muzikėn e bluzit dhe kulturėn e Nju Orleans, e gjeti tė natyrshme dhe misterioze tė lidhej me muzikėn e vendlindjes sime. Madje ai shpesh mė thotė se kjo, muzika popullore, ėshtė e paprekur, si tė them si molla e ndaluar.
Cilėt janė kompozitorėt me tė cilėt mbani bashkėpunim tė vazhdueshėm nė Amerikė apo Shqipėri?
Nga me tė preferuarit do tė pėrmendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajkėn, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulėn, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.
Nė Amerikė ka njė koncept tjetėr pėr muzikėn. Pėr tė shkruar kėngė, ti nuk duhet tė kesh diplomė nė kompozicion, por tė shkruar njė poezi dhe melodi nė njė stil krejt tė lirė, ėshtė njė frymėzim qė nuk i vjen kujtdo. Bashkėshorti im Robert mė ka ndihmuar shumė. Muzika jonė ėshtė virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojnė kėngėtarė tė lindur pėr kėtė lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe tė ndryshme polifonike.
Gjithnjė kam bindjen se gjithēka ėshtė nė ndryshim, vetėm mbretėria e muzikės tonė mbetet njė thesar i pazbuluar. Unė dhe Roberti shkruajmė shumė kėngė sė bashku, gjithashtu kemi bashkėpunuar me kompozitorė amerikanė nė Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo, unė preferoj tė shkruaj poezitė e mia dhe pastaj bashkėpunoj pėr melodinė dhe ritmin.
Lidhja me Robertin, si bashkėshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikur tek ju si kėngėtare?
Prej tij kam mėsuar edhe se si tė shkruaj kėngė, kam mėsuar artin e incizimit, qė ėshtė njė gjė e re dhe shumė e rėndėsishme pėr mua. Unė dhe Roberti kalojmė njė kohė tė gjatė sėbashku, deri nė orėt e vona, nė studion tonė nė shtėpi. Shkruajmė kėngė, incizojmė, bėjmė prova.
Keni qenė gjithnjė e lidhur me muzikėn popullore, ka qenė i dukshėm afeksioni juaj i veēantė me kėtė muzikė. Pėrse?
Fėmijė kėndoja ēdo tė diel me gjyshin, babėn dhe nėnėn time. Nga babai im Kito Simaku mėsova tė kėndoj, si tė mbaja iso me e,e,e dhe…o,o,o kjo muzikė ėshtė e pavdekshme ėshtė si ilaē pėr shpirtin njeriut ėshtė e vetmja pasuri shpirtėrore qė as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo ėshtė muzika popollore shqiptare.

Mė veēoni njė ngjarje tė vecantė qė e keni pėrjetuar me emocione tė forta
Kur u bėra nėnė ishte momenti mė sublim, e kam shumė tė lehtė tė veēoj pėrjetimin e mrekullueshėm qė tė jep lindja e fėmijės. Dhe kėtė mrekulli unė e preka njė vit mė parė me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyrė dhe ėshtė bėrė pjesė e frymėzimit nė krijimtarinė time. Sapo ka mbushur njė vjeē dhe ka nisur tė hedhė hapat e parė. Luka ka sjellė shumė mbarėsi dhe shumė gjėra tė reja nė jetėn tonė. Unė nuk jam shkėputur pėr asnjė ēast nga muzika, aq sa edhe atė e kam bėrė pjesė tė pandarė. Pėr ditėlindje i blemė njė piano tė vogėl druri dhe kėshtu ai ėshtė bėrė kompozitori ynė i ri. I bie fort dhe lėshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thotė Roberti. Nuk gjej fjalėt e duhura pėr ta pėrshkruar.
Si ėshtė njė ditė e Parashqevisė?
E dua shumė Nju Jorkun, parkun qėndror, shėtis, i kushtoj kohė djalit, mė pėlqen tė gatuaj, tė pikturoj dhe tė lexoj. Roberti shpesh mė thotė se ėshtė me fat: “Tė gjitha gratė preferojnė diamantė kurse ti kėrkon libra…” megjithatė edhe ato kam fatin t’i kem. Gjithsesi pjesėn mė tė madhe tė ditės e kaloj nė studio, inēizoj ose shkruaj, kėndoj nėn shoqėrinė e kitarės, pra gjithmonė muzika ėshtė rreth meje.
Nė karrierėn muzikore nė Amerikė e keni kapur ėndrrėn tuaj apo ende rendni drejt saj?
Do pėrgjigjesha se kulmi i tė gjithė punės sime ėshtė nė kėngėt e reja, nė muzikėn e re qė kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke pėrfunduar miksimet e albumit (CD) nė shqip, ku folklori shqiptar ėshtė bazamenti i kėtij projekti qė mezi pres ta ndaj me publikun tim sė shpejti. Jam munduar tė sjell nė variant origjinal kėngė tė mrekullueshme tė foklorit tonė qė mund tė them se janė pasuri nė trashėgiminė tonė shpirtėrore. Nė mėnyrė tė veēantė kėtė album ua kushtoj tė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė nėpėr botė. Unė e ndjej praninė e tyre sepse mė shumė se 200 vizitorė nė ditė nga 50 vende tė ndryshme tė botės shohin faqen time tė internetit ėėė.simaku.com. Por jo vetėm shqiptarėt, por edhe tė huajt kanė dėshirė tė njihen me kulturėn dhe muzikėn folklorike tė vendeve tė ndryshme. Sot ėshtė njė botė e hapur ēdo gjė ėshtė e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy botė tė ndryshme shpirtėrore dhe duke i shkrirė nė njė tė vetme kemi krijuar njė muzikė tė re qė do ta dėgjoni shpejt.

Si ju duken ndryshimet qė kanė ndodhur me muzikėn shqiptare kėto vitet e fundit?
Ēdo gjeneratė ka muzikėn e vet me tė cilėn edhe identifikohet, arti nė tėrėsi shpreh gjendjen shpirtėrore, tregon se ku ėshtė njė popull, njė vend. Edhe nė Hollivud, sot pėr sot e quajnė “music business”. Arti dhe biznesi nuk janė kombinim qė shkojnė sėbashku, ata janė si tė thuash nė opozitė me njėri-tjetrin unė mendoj se ndryshimet nė muzikėn shqiptare janė tė njėjta si nė tė gjithė botėn. Shumė artistė tė mėdhenj botėrorė sot nuk kėndojnė mė “live”… Kėngėt e sotme janė bėrė si moda e veshjeve, ndėrsa muzika e vėrtetė ėshtė si stinėt, kėngėt popullore janė ashtu si gjethet qė bien, dhe ringjallen pėrsėri nė pranverė. Arti i vėrtetė gjithmonė e ka gjetur rrugėn ashtu si njė dritė nė fund tė tunelit. Edhe muzika folk ėshtė njė muzikė qė i reziston kohės. Unė besoj se dhe publiku ėshtė i uritur pėr tė pėrjetuar dhe dėgjuar mė shumė muzikė tė re dhe tė gjallė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.