Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndershmeria eshte si shkrepsja: hyn ne pune vetem nje here.
--- Pagnol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: OKB i hap dritėn jeshile bisedimeve pėr statusin e Kosovės
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare U mbajt mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit nė Nju-Jork

OKB pėrkrah zgjidhjen e statusit tė Kosovės

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė i ka dhėnė dritėn e gjelbėrt fillimit tė procesit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, nė takimin e djeshėm nė Nju-Jork. Me anė tė njė Deklarate Presidenciale KS i OKB-sė pajtohet me rekomandimet e Kofi Ananit dhe tė ambasadorit Kai Aide se ka ardhur koha tė fillojė zgjidhja e statusit tė Kosovės si dhe pėr caktimin e tė deleguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr t’i prirė procesit politik tė zgjidhjes sė statusit. “Kėshilli i Sigurimit e mbėshtet Sekretarin e Pėrgjithshėm Kofi Anan pėr tė filluar procesin politik tė pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės, siē parashihet nė rezolutėn 1244 (1999)”, thuhet nė Deklaratėn Presidenciale, e miratuar nė seancėn e dytė tė takimit, qė u mbajt me dyer tė mbyllura. Po ashtu, nė Deklaratė thuhet se “Kėshilli i Sigurimit e mirėpret gatishmėrinė e Kofi Ananit pėr tė emėruar njė tė Dėrguar tė Posaēėm, qė do ta kryesojė procesin pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės”. Ambasadori Kai Aide dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen –Petersen, tė cilėt ishin tė parėt qė iu dha fjala nė pjesėn e hapur tė takimit tė Kėshillit tė Sigurimit, janė angazhuar qė tė fillojė porcesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Nė anėn tjetėr, folėsi i tretė nė kėtė takim, kryeministri i Serbisė Vojisllav Koshtunica tha se SMZ kėrkon qė gjatė procesit tė definimit tė statusit tė Kosovės duhet tė respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Unionit Serbi & Mali i Zi.

Kai Aide pėrshėndet punėn e liderėve kosovarė

Qėllimi i vlerėsimit gjithėpėrfshirės ka qenė qė tė vėrtetohet se a janė pjekur kushtet qė tė fillohet me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ka thėnė ambasadori Kai Aide nė fillim tė fjalės sė tij. “Unė kam theksuar se nuk do tė ketė kurrė moment tė mirė pėr tė adresuar kėtė ēėshtje dhe kjo pėrshtypje ėshtė konfirmuar edhe gjatė misionit tim tė fundit”, ka thėnė ai.
Pėrcaktimi i statusit tė ardhshėm tė Kosovės, siē tha ai, mbetet njė ēėshtje me ndjeshmėri tė lartė politike nė rajon dhe do tė ketė edhe implikime ndėrkombėtare. Zhvillimi i institucioneve ka qenė impresiv ka thėnė Aide, duke numėruar disa nga tė arriturat mė tė rėndėsishme qė i ka parė gjatė misionit tė mbledhjeve tė fakteve. “Institucionet vendore po marrin kompetenca dhe gjithnjė e mė shumė po bėhen efikase. Unė i pėrgėzoj liderėt kosovarė pėr kėto arritje”, ka theksuar Aide.
Ka ende probleme nė Kosovė, ka thėnė Aide nė vazhdim, prandaj, sipas tij, bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ofrojė ndihmė afatgjate zhvillimit tė institucioneve duke pėrfshirė edhe ngritjen e kapaciteteve.

Petersen: Zgjidhja e statusit do tė ketė ndikim nė Kosovė, rajon edhe Serbi

Decentralizimi i gjerė, do tė jetė element i rėndėsishėm pėr tė siguruar njė Kosovė shumetnike ku tė gjitha komunitetet marrin pjesė nė vendimmarrje, ka thėnė ai.
Pėrkundėr problemeve nė Kosovė, Aide tha se beson fuqishėm dhe sinqerisht se ka ardhur koha pėr tė filluar procesin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. “Nuk ka gjasa qė shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė ēojė nė pėrparimin e standardeve. Pėrveē kėsaj ekziston njė bindje nė Prishtinė, Beograd dhe nė rajon se procesi pėr definimin e statusit duhet tė fillojė tani. Unė besoj se tė gjithė do tė pėrfitojnė nga qartėsimi i statusit tė Kosovės, nga qartėsimi se ēfarė do tė jetė e ardhmja e Kosovės”, ka theksuar ambasadori Aide.
“Procesi i zgjidhjes sė statusit nuk duhet tė ngutet, por pasi qė tė fillojė duhet tė vijė nė pėrfundim brenda njė afati tė arsyeshėm kohor”, ka shtuar ai. Ndėrkaq, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen –Petersen tha se gjatė 12 muajve tė kaluar nė Kosovė ka pasur zhvillime pozitive nė fushėn e sigurisė dhe zbatimin e standardeve.
“Unė jam i bindur se zgjidhja e statusit do tė ketė vetėm ndikim pozitiv nė rajon duke pėrfshirė edhe Serbinė nė kuptimin e stabilizimit politik, pajtimit dhe rritjes ekonomike. Pra, pėrderisa rruga pėrpara, padyshim se do tė jetė e vėshtirė, duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė se vazhdimi i status-kuosė nuk ėshtė zgjidhje e qėndrueshme”, ka thėnė ai.
Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Jesen –Petersen ka pėrmendur letrėn e kryeministrit Kosumi drejtuar Kėshillit tė Sigurimit nė tė cilėn, siē tha ai, Kosumi shpreh zotimin e Qeverisė sė Kosovės pėr tė ecur pėrpara dhe pėr t’i trajtuar me vendosmėri ato pengesa nė rrugėn drejt Europės.

Koshtunica: Beogradi ofron autonomi pėr Kosovėn

Prioritet tjetėr, sipas tij, ėshtė vazhdimi reformės nė vetėqeverisjen lokale dhe pėr tė pėrfshirė Beogradin nė kėtė reformė. “I kam njoftuar presidentin Tadiē dhe kryeministrin Koshtunica gjatė vizitės sime nė Beograd se IPVQ janė tė gatshėm tė vazhdojnė punėn qė ėshtė nisur nė takimin e Vjenės nė Beograd. Ky dialog i drejtpėrdrejtė mund tė pėrqendrohet fillimisht nė ēėshtjet e kompetencave tė vetėqeverisjes lokale pėr tė t’i siguruar pakicat se ardhmja e tyre duhet tė bazohet nė njė autoritet domethėnės”.
Prioriteti tjetėr, tha ai, ėshtė fusha e sigurisė. “Do tė fillojmė bartjen e kompetencave nė ministritė e reja tė punėve tė Brendshme dhe tė Drejtėsisė deri nė fund tė vitit”, tha ai. Sipas tij, “bartja e kompetencave nė kėto fusha do tė jetė graduale dhe do tė varet nga transparenca dhe jo politizimi”.
Si prioritet tė veēantė, Jesen –Petersen pėrmendi edhe sektorin pėr shqyrtimin e sigurisė me tė cilin do tė identifikohen nevojat e Kosovės nė arkitekturėn e sigurisė. “IPVQ dhe UNMIK-u dhe donatorėt duhet t’i rrisin kapacitetet qė IPVQ tė jenė tė gatshme t’i marrin kompetencat, pa marrė parasysh se cili do tė jetė statusi”, tha ai.
Prioriteti i pestė i UNMIK-ut do tė jetė vazhdimi i ristrukturimit tė UNMIK-ut gjatė procesit tė statusit, duke bashkėpunuar me Bashkimin Europian, OSBE-ne dhe NATO-n. Ndėrsa, prioriteti i gjashtė, sipas kryeadministratorit, ėshtė ėshtė sigurimi i njė ambienti tė qetė dhe tė sigurt nė Kosovė nė bashkėpunim me KFOR-in.
Folėsi i tretė dhe i fundit para se tė fillojė seanca e mbyllur e Kėshilit tė Sigurimit ishte pėrfaqėsuesi i SMZ-sė, kryeministri Vojislav Koshtunica. “Sot kur po flitet pėr Kosovėn dhe Metohinė ne presim me bindje tė plotė qė Kėshilli i Sigurimit me autoritetin e vet, tė sigurojė qė nė asnjė mėnyrė tė mos shkelet parimi i respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė SMZ-sė”, ka thėnė ai.
Nėse ndodh e kundėrta, sipas Koshtunicės, kjo do tė ishte kundėr vullnetit tė SMZ-sė dhe do tė ishte rast i pashembullt nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe praktikėn e OKB-sė, por edhe njė precedent i rrezikshėm me pasoja tė papara afatgjata nė rendin botėror.
Duke bėrė tė ditur se SMZ ėshtė plotėsisht e gatshme tė marrė pjesė nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, Koshtunica ka theksuar se “Beogradi pa asnjė rezervė ėshtė i vendosur pėr kompromis duke i ofruar Kosovės njė autonomi substanciale nė kuadėr tė SMZ-sė”.

Deklarata Presidenciale e KS pėr Kosovėn

Kėshilli i Sigurimit i OKB – sė mirėpret raportin e pėrgatitur nga i dėrguari i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB – sė pėr rishqyrtimin e standardeve, Kai Aide, pėr rishqyrtimin gjithėpėrfshirės nga ana e tij tė zbatimit tė standardeve, si dhe tė situatės nė dhe tė ndėrlidhur me Kosovėn. Kėshilli shpreh mirėnjohje pėr punėn e ambasadorit Aide gjatė hartimit tė kėtij raporti tė rėndėsishėm.
Kėshilli kujton raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, tė 23 majit 2005 (S/2005/335), nė tė cilin ai inicioi rishqyrtimin gjithėpėrfshirės, tė ndėrmarrė nga ambasadori Aide. Duke pasur parasysh konkluzat nė raportin e ambasadorit Aide, Kėshilli nėnvizoi se nevojitet njė pėrparim i mėtutjeshėm dhe mė i qendrueshėm dhe se duhet tė vazhdojė zbatimi i standardeve nė Kosovė, me njė energji tė pazbehur dhe me njė ndjenjė mė tė fuqishme tė angazhimit, siē ėshtė nėnvizuar nė letrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Ai apelon te udhėheqėsit e Kosovės qė tė sigurojnė zbatimin e standardeve nė tė gjitha nivelet, pėr tė lejuar qė rezultatet e dukshme t’iu ofrohen tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Njė vėmendje e veēantė duhet t’i kushtohet mbrojtjes sė pakicave, zhvillimit tė mėtutjeshėm tė procesit tė decentralizimit, krijimit tė kushteve tė domosdoshme pėr tė lejuar kthimin domethėnės, ruajtjes sė trashėgimisė kulturore dhe religjioze tė Kosovės dhe promovimit tė pajtimit.
Kėshilli gjithashtu apelon tek autoritetet nė Beograd qė tė bėjnė ēmos pėr formėsimin e kėtij procesi dhe qė tė angazhohen nė mėnyrė konstruktive. Kėshilli ripėrsėrit pėrkrahjen e vet tė plotė pėr Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Soren Jesen Petersenin si dhe pėr UNMIK-un, nė punėn e tyre tė vazhdueshme nė pėrkrahje tė zbatimit tė standardeve, proces ky i cili duhet tė vazhdojė gjatė procesit pėr statusin e ardhshėm dhe do tė jetė njė faktor i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e nivelit tė pėrparimit.
Kėshilli i Sigurimit pajtohet me vlerėsimin e pėrgjithshėm tė ambasadorit Aide se, pavarėsisht sfidat me tė cilat ballafaqohen ende Kosova dhe rajoni i gjerė, ka ardhur koha qė tė lėvizet drejt fazės tjetėr tė procesit politik. Pėr kėtė arsye, Kėshilli pėrkrah synimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr tė filluar procesin politik, pėr tė pėrcaktuar statusin e ardhshėm tė Kosovės, siē parashihet nė rezoluten 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Kėshilli riafirmon kornizėn e kėsaj rezolute dhe mirėpret gatishmėrinė e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė emėruar njė tė dėrguar special, pėr tė udhėhequr procesin pėr statusin e ardhshėm. Kėshilli mezi pret njė emėrim tė hershėm. Kėshilli ofron pėrkrahjen e vet tė plotė pėr kėtė proces politik, i cili do tė pėrcaktojė statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe riafirmon angazhimin e vet pėr njė Kosovė multietnike dhe demokratike, e cila duhet tė forcojė stabilitetin rajonal.
Kėshilli i Sigurimit mirėpret qėllimet e Grupit tė Kontaktit (Francės, Gjermanisė, Rusisė, Britanisė dhe SHBA-sė) qė tė mbetet i angazhuar nė procesin politik, i cili do tė udhėhiqet nga OKB-ja dhe pėr tė pėrkrahur tė dėrguarin e ardhshėm special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Kėshilli fton organizatat e interesuara rajonale dhe ndėrkombėtare, e nė veēanti BE-nė, qė tė kooperojnė ngushtė nė procesin e pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Roli i NATO-s gjithashtu do tė jetė i rėndėsishėm nė kontekstin e sigurisė, e qė do tė ushtrohet nėpėrmjet KFOR-it. Kėshilli gjithashtu pėrkrah pėrfshirjen domethėnėse dhe kooperimin e shteteve nė rajon.
Kėshilli i Sigurimit kėrkon qė Sekretari i Pėrgjithshėm tė ofrojė raporte tė rregullta pėr pėrparimin e procesit pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, siē ėshtė definuar me rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB – sė dhe do tė qendrojė aktiv sa i pėrket kapėrthimit me kėtė ēėshtje.

Pėrgatiti: Frida Malaj



Kryeministri Berisha deklaron pas takimit me Kosumin se statusi i Kosovės ėshtė i panegociueshėm me Beogradin

Berisha-Kosumi: Pavarėsia e Kosovės, e panegociueshme me Beogradin

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ėshtė shprehur dje pas takimit me homologun kosovar, Bajram Kosumi se statusi i Kosovės nuk ėshtė njė ēėshtje qė mund tė diskutohet mes Prishtinės dhe Beogradit, pasi nė Serbi mungon realizmi pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtjeje.
Kryeministri shqiptar deklaroi pas takimit me Kosumin se ēėshtja e statusit final tė Kosovės do tė zgjidhet pas diskutimeve mes autoriteteve tė Kosovės dhe Grupit tė Kontaktit tė ngritur nga OKB. “Ne i konsiderojmė tė domosdoshme pėrpjekjet e mėdha pėr rikthimin e refugjatėve nė Kosovė si dhe dialogun Prishtinė-Beograd, pėr tė gjitha problemet e tjera pėrveē statusit. Jo se do ta konsideronim tabu ēėshtjen e statusit, por problemi ėshtė se pėr fat tė keq, nuk ekziston sens realizmi nė Beograd pėr kėtė ēėshtje. Prandaj ky problem, mendoj unė, mbetet pėr t’u zgjidhur mes autoriteteve tė qeverisė sė Kosovės, forumit negociator tė zgjedhur nga parlamenti, dhe grupit tė kontaktit. Por pavarėsisht nga kjo, ka mijėra probleme tė tjera, pėr tė cilat Prishtina dhe Beogradi do tė kenė njė dialog konstant, nė mėnyrė qė tė fillojnė tė shkruajnė njė kapitull tė ri bashkėpunimi miqėsor midis dy vendeve,” u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka deklaruar dje gjatė takimit me kryeministrin e Kosovės, Bajram Kosumi se Shqipėria mbėshtet pavarėsinė e Kosovės dhe se kjo duhet tė realizohet nė bashkėpunim tė ngushtė me interlokutorėt ndėrkombėtarė. Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim pasditen e djeshme me homologun e tij kosovar Bajram Kosumi nė Tiranė, ku kanė biseduar pėr statusin final tė Kosovės si dhe pėr bashkėpunimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve. Bajram Kosumi ėshtė shprehur se beson se Tirana zyrtare do tė jetė e angazhuar nė pėrcakimin e statusit final tė Kosovės duke thelluar bashkėpunimin dhe shkėmbimin e informacioneve mes dy vendeve. “Kosova po hyn nė njė fazė shumė tė rėndėsishme tė historisė dhe ajo do qė tė ketė njė rol edhe mė tė madh nė politikat zhvillimore tė Europės Juglindore. Njėkohėsht ne presim dhe besojmė nė angazhimin e fuqishėm tė shtetit shqiptar nė procesin e pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės. Mbeshtetja e Tiranės zyrtare pėr pavarėsinė e Kosovės, mund tė pasqyrohet nėpėrmjet thellimit tė bashkėpunimit tė shkembimit tė informacioneve mes dy qeverive tona nė kėtė periudhė tė rėndėsishme,” ėshtė shprehur Bajram Kosumi gjatė konferencės sė pėrbashkėt qė u mbajt pas takimit mes dy kryeministrave. Kryeministri Sali Berisha mendon se pavarėsia e Kosovės duhet tė shoqėrohet patjetėr me njė sėrė masash pėr garantimin e lirive tė minoritetit serb nė Kosovė dhe tė minoriteteve tė tjera. “Shqipėria nuk ka ndonjė rol direkt nė procesin e pėrcaktimit tė statusit dhe besojmė se ai duhet tė pėrcaktohet nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės shprehur kjo nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe nė mėnyrė tė ndryshme pėr pavarėsi dhe bashkėpunim tė ngushtė me Grupin e Kontaktit. Por ne mendojmė se ėshtė i domosdoshėm garantimi i standardeve mė tė mira tė sanksionuara nė Kartėn e Kopenhagenit, Konventėn Europiane tė tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve,” u shpreh Kryeministri i Shqipėrisė. Kryeministri Sali Berisha tha se ēėshtja e statusit tė Kosovės duhet tė zgjidhet sa mė shpejt nė tė mirė tė rajonit. “Ne mendojmė se procesi i statusit nuk duhet tė jetė njė proces i stėrzgjatur pasi nė gjykimin tim, fluiditeti i faktorit shqiptar, duhet tė marrė nė fund dhe nuk ėshtė nė interes tė stabilitetit tė rajonit kėshtu qė uroj qė fryma e bashkėpunimit tė predominojė dhe tė arrihet nė statusin pėrfundimtar nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės,” deklaroi kryeministri i Shqipėrisė.


Kryeministri i Kosovės konfirmon takimin nė fillim tė nėntorit mes kryeministrave tė Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Kosovės

Prishtinė, kryeministrat e rajonit takohen pėr statusin e Kosovės

Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi ka konfirmuar dje se do tė zhvillohet njė takim nė Prishtinė mes kryeministrave tė Shqipėrisė, Kosovės, Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė pėr tė diskutuar mbi ēėshtjet e rajonit dhe pėr pavarėsinė e Kosovės. “Unė shpresoj qė nė fillim tė nėntorit do tė jetė njė takim i tillė edhe nė Prishtinė, ku kryeministrat e Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Kosovės do tė takohen dhe do tė bisedojnė nė njė takim jo formal pėr tė gjitha problemet qė lidhen me vendet pėrkatėse. Ne shpresojmė qė shumė shpejt dhe nė njė kohė sa mė tė shpejtė edhe Serbia t’i bashkohet kėtij procesi dhe ajo ėshtė e mirėpritur t’i bashkohet kėtij procesi. Unė mund tė them se ky ėshtė vizioni i ri, qė jemi duke krijuar pėr vendet e rajonit. Kjo ėshtė fotografia e re qė neve po krijojmė pėr vendet e rajonit. Imazhi i ri i bashkėpunimit, i ndryshėm nga imazhi i deritashėm i konflikteve permanente, imazh i cili ėshtė i krijuar drejt krijimit tė njė klime tė besimit bashkėpunimit, drejt rrugės sė integrimeve europiane,” u shpreh kryeministri i Kosovės. Bajram Kosumi tha se ai ėshtė i angazhuar personalisht pėr takime tė tilla dhe qeveria e Kosovės i mirėpret. “Takimet bilaterale tė ditėve tė fundit mes kryeministrave tė disa vendeve tė rajonit shėnojnė hapin e parė tė ētendosjes sė raportve fqinjėsore. Angazhohem edhe unė personalisht edhe qeveria e Kosovės pėr takime tė tilla,” tha Kosumi. Ky takim mėsohet se ėshtė bėrė i mundur tė realizohet pas takimeve tė Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha me homologėt e tij nė Mal tė Zi dhe nė Maqedoni, ditėt e fundit.


Kortezi e Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.