Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Egoizmi eshte nje ndjenje qe me ben te perbashket me te gjithe njerezit e tjere, e une s`kam turp ta pohoj se vetja ime me eshte shume e shtrenjte.
--- Euripide

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Tė njohim shkrimtarėt shqiptarė
Postuar nga: Fiori

Letersi Pjesė nga libri Funerali i Pafundmė - Visar Zhiti (Lindi nė Durrės, nė vitin 1952).
Libri ėshtė botuar nė Tiranė nga shtėpia botuese "OMSCA -1".

Redaktor: Loredan Babani
Redaktore teknike: Viola Robo
Kopertina: Llazar Taēi

"altoreliev i njė metafore me bronz tė munguar"

" Flete e grisur nga fundi per tu lexuar ne fillim"

Mesper mes fushetires se perdhunuar, nje hulli e gjere dhe teper e gjate, qe s'niste aty dhe nuk mbaronte kurrkund, te jepte ndjesine sikur toka qe leruar egersisht, jo me plugje, por me tanke.Nuk kuptohej pse e kishin bere ashtu, per c'shkak, c'hordhi e ka shkelur edhe pse ajo zvarritje masive, aq tragjike. Mbi balten e thare gjeje kepuce njeriu, te vecuara , te pakalbura, cizme te mbetura , taka te thyera andej kendej, dhe tmerri arrihej kur zbuloje kembe te harruara, zhytur pergjysem ne llucen e dikurshme, keputur keq ne gju, dhunshem , si te ishin kercunj. C'ikanake te mallkuar do te kene kaluar ketej , aq te percundnuar si te kishin qene ajrore, te frikshem , dhe si bujten ne kete toke? Prap kembe te vetmuara te pashkulura dot, dhe te lena aty pergjithmone per tu kalbur . Po si mund te kete vazhduar ky rrugetim , me c'rober te shkrete dhe ku do te kene vajtur , nese kane arritur gjekundi? C'i ka shtyre perpara, c'furi, c'detyre a detyrim , ne mos nje magji e rende?
Nje helikopter fluturonte ulet, gati rrafsh me fushetiren. Shiheshim qarte pas dritareve te tij njerez qe xhironin hulline e madhe te asaj heqjeje zvarre, aq te cmendur dhe teresisht absurde, fotografonin kepuce te hedhura, gjurme pa kuptim dhe kembet e vetmuara te pashkulua dot nga toka ...Skelete njerezish...Here pas here ato largonin aparatet nga syte , sa per te fshire lotet.


Pjesa e parė

Udhėtimi i zi

I

_____11_____


...te ikesh larg. Sa me teper kembe,aq me
..................pak lodhje.
Te qenet bashke , shume njerez njeheresh, te
ngjall ndjenjen e fuqise , e cila shtohet edhe
nga e ecura. Koket jane te rrezikshme. Te
menduarit ndryshe gjithmone prish pune.
Rrugetimin e ben te lehte mendimi i
njejte, i vetem , i perbashket. I ngjashem
me yllin e karvanit qe ndrit njelloj per te gjithe.
Dhe ai eci me te gjithe , i larget digjet si
plaga e tjetrit qe nuk dhemb kurre. Eshte me
mire te mos mendosh, se jo vetem nuk
lodhesh, por shmang edhe medyshjet, qe
gjithmone behen pengese. Vetem te ecesh. Ka
me siguri, kur mendimi mungon fare. Ky
eshte ideali;mungesa e tij. Tkesa ecen , ndien
se forcohesh vazhdimisht. Behesh i bronzte.
Statuje. (S'ke pse e pret pas vdekjes.Ta
thyesh edhe ate kufij dhe te triumfosh mbi
..............te pamunduren,







II

_____12_____

gjithesesi , dhe duke braktisur vetveten, qe nuk e meritojme.)
...Sic duket sipas nje zakoni tim ,
kisha dale per te pare vendet ku kisha
dashuri, kolonat ku kisha mbeshtetur ate te
panjhuren e mbremshme me ata floket e kuq
dhe e puthja , shkallet ku e shtriva dhe s'i bera
dot gje. Shpresoja me kot qe renkimet t'i kishin
perftuar mermeri,eksatzen e dikurshme dhe,
ashtu te paperfunduara ti degjoja serish.
Pashe pllanga te rastesishme uji, orgazma
pellgjesh te dites mashtruese, kur befas u
gjenda mes njerezve.S'e kuptova si e qysh ia
behen e nga dolen. Provova durajtje, dhe
s'kam pse e fsheh, edhe pasiguri, por s'desha
ta qortoja veten, se cdo gabim i imi me ka dale
per mbare, madje u ngazelleva kur s'po
mundja te dilja dot nga turma, si nga nje pyll
ku je i mbrojtur nga ererat. Po qyteti si
u zhduk papritur?
Nisa te hidhja hapat kuturu , pa e ditur ku
shkohej, ne c'rruge, se ashtu te ngjashur sic u
beme , here here me krijohej pershtypja se
shkelja mbi gure, pastaj mbi balte, mbi bar,i
kapja ndryshimet dicka si zhaurime ose
thyerje kercejsh a kocka zogjsh, mermerima dhe
renkime te asaj qe shtypej , teksa me



_____13_____

perndrutej dicka leshrakuqe, paruke magjike
.............qe largohej.
Ndoshta po flsija me vete, me kapi nje ankth i
mire filllimisht e sikur po dihatja.
Para meje s'shihja asgje tjeter, por koke
anen e tyre te pasme, floke te gjate, te
shkruter ose fare, vezullime te shpifura
guackash te medha , leshterike bionde, te zinj,
jeshile, lunga , ruarje te kudesshme qafash
pa kuptim, lekure te fishkura macesh te
semura, copa kokesh me tej , qe mbulonin
njera-tjetren, masaker absurde; vec e vec
njerezit jane te padurueshem, por duke u bere
nje mase e vetme tallazitese ne nje
shurdheri joshese, edhe pse e percudnuar, te
perpine me gjithesejine vet dhe te vjen mire, se
humb vetveten per te fituar shume te tjera.
Behesh edhe anonim , edhe me i fuqishem.
Po shkelnim gjethe, s'ishin te kalbura, por te
rrezuara para kohe nga era dhe ndricimi
i mekur i dites dritheronte i llamarinte. E
ktheja koken pas, edhe qe te provokoja veten
per t'i krijuar mundesine e keqe te te
mbeturit pas, ne fund , nese mund te behej
shkeputja, por paskesha qene me fat;dallga
e njerezve me shtynte per me tutje e fundi
ashtu si fillimi , nuk shiheshin, pervec
fytyrave me te aferta, lekundese, aspak te



_____14_____

shqetesuara, pa ndonje shprehje te vecante,
te zbrazeta heret dhe me nje si tendosje te
ftohte e une s'arrija te zbuloja gje te
dyshimte, qofte dhe te njera, se ato
nderroheshin shume shpjet, ia linin
vendin njera tjetres, ndersa ballina e perbashket
mbetej e njejte, mur i gjalle levizes,
i kudogjendur, qe ma shtonte sigurine e
pasigurte e jo pasigurine e sigurte-leri
persiatjet, qortova veten, por ec-mur me
vrima te llojllojshme sysh, si te hapura s'dihej
me c'gozhde- sa i kam dashur gozhdet te
thjshta dhe te verteta, mjete te bashkimit
s'ka gje pse me rrahje dhe rrapellima.
(Gozhdet e pergjakura njefare Krishti sikur e
kane bere te paharrueshem, te madh dhe te
bukur, e kane mberthyer ne kujtesen e
njerezimit, keshtu thone . Edhe ai ecte).Te
ecnim. Mijera e mijera kembe bashke.
Trandet rruga. Nuk e di ku jemi, s'shoh dot
pertej te tjereve. Floket perpara , qe dukeshin
sikur donin ta lehtesonin pamjen e ngushte, e
acaronin moskuptimin e saj. Degjoja
mermerima, pa kuptuar c'thuhej, sikur te
mos ishin te gjuhes qe dija une, nderkohe
s'dalloja goje qe flisnin. Mermerima sikur
ishte tjeter gje, luzme siper nesh, mjegullt e
pakte e pluhur i padukshem hutues.



_____15_____

Nuk doja te ndillja keq e, ne kisha gabuar qe
dola, ja, ndoshta kisha ndeshur me nje turme
te porsavershuar nga stadiumi. Po pse
s'eshte aq e zhurmshme e s'ngjan e atille?
Edhe sikur te kishin qene mundur (skuadra e
tyre, natyrisht, se turmat ndihen te
perfaqesuara), kjo heshtje eshte e tjeterllojte,
e rende, dicka si dru e lidhur me hekur. Te
jete turme operash? Njerez qe kane dale nga
muzika dhe kenga, nga lozhat dhe puthjet e
duarve e lenie takimesh per t'u puthur me
shume? Eshte shume luks ajo turme, vjen si e
perhenuar, si ata qe dalin nga portat e
kishave. Mos jane protestues, qe shkojne ne
ndonje miting, por nuk bertasin, vec ecin,
ecin ashtu sic me pelqen mua, te vendosur,
gati solemne, parade e cuditshme, qe te shtyn
perpara edhe kur dyshon a nuk do.
Anash pershfaqej ndo nje skice peme, e
shtriget. Dhe nje tjeter me pas, e kundert:
robinje e bukur. Nje dore e paduruar u zgjat
te prekte nje dege hutaqe, qe kishte gabuar
dhe nderej mbi koket e te gjitheve (pra, te
askujt) dhe mua me kaploi nje si shprese
lekundese. Ne anen e kundert nje ballkon
varej ne ajer dhe nje dritare e ndezur ne
boshesine gri te erret. Nje shtylle me tej si
karnival hollak, i vetmuar pikellueshem.



_____16_____

Klithi nje bori e trembur makine. S'duhej te
ishte civile. C'klithme, si ato sinjalet kur
shkerbehen shpendet para ndo nje sulmi
te fshehte.

* * *

Duhej te kishte edhe ca pasdite. Qielli, ndersa
zvarritej edhe ai persiper, thethinte bashke
me mugetiren e fundit pezmin gri qe s'kishte
te sosur, edhe dyshimin. Ne mbremje, kur
gjithcka erret, si nje kundershti, do te
sqarohej e tera. Aq sa duhet. Se duhej te
kishte pushim dhe ca gjume. Te dyja ngjanin
me sfungjere te medhenj e te thate, te brejtur
anash nga minj yjesh te zeza.
Te mbeteshe prape vetem te nesermen,
s'kishte kuptim.
Nuk e doja nje menxyre te tille. Me te gjithe
je gjithcka.
Profilet e njerezve ne te dy anet e gjithsecilit
zbardhellenin te pagjalla, emblematike, qe,
duke u kembyer ashtu pa nderprerje,
e shtonin edhe me mosketueshmerine.



_____17_____

III

tej, ne thellesine e mugelluar, turma po
ngjiste nje si te perpjete, ndoshta kishte dhe
shkalle nen kembe, beri dhe nje si kthese te
mundimshme tere ai trup i perbashket i
turmes si nje rrjedhe e turbullt lumi a gjarper
gjigant, perbindesh fare. Duhej ta kaptonin
ate koder te ulet me ullinj te eger, por udha a
shtegu do te kene qene me te ngushte a u
tkurren nga frika e turmes, sic ndodh
gjithmone, pra, ndersa vargani hollohej
padurueshem mbas dyndjeve te para, ndersa
tehollej dhe s'keputej dhe ecnin e ecnin, pak
me ketej u pa siperthi ajo qe s'pritej, habia
ime kubiste, nderkohe aq e lehte, fluide -
patjeter largesia e bente te dukej ashtu, arke
thesaresh, senduk perrallash, jo, jo, varke
princesash, qe rreshqet dhe s'rreshqet, e
mbetur mbi supet... Pse e mbartnin, c'ishte,
mos valle qilimi fluturues i mbeshtjelle, po
per se...? Arkemort... obobo, c'dua une ketu,
arkivol i pangjyre, jo aq i zi qe, pak me tej,
teksa lekundej pa zhurme mbi njerez -
ndoshta i ra drite s'dihej nga ku, si kashte e
arte e hedhur me duar - mori nje si prarim,
vishnje e dhembshme dhe, teksa rrekesha te
zgjatesha edhe me, ndersa ecja ne maje te



_____18_____

kepuceve, mes turmes, por larg, shume larg
kreut, arkivoli m'u perzbardh, sikur mbartnin
nje re gjatoshe. Nga anet e mia pleqte
e vdekur i mbyllin ne arkivole te zeza, te
rinjte ne te kuqe, por edhe heronjte ashtu si
te dashuruarit. Kur i mbartim mbi supe
arkivolet, shprehim nderim te vecante. Me
shenjtoret veprojme ndryshe, i mbajme me
krahet lart, pellembet e duarve rresht nen
arkivol si gjethe laurash. Ne shtrate topash
vendosen udheheqesit, te vdekur, natyrisht.
Sikur zevendesojne grykat gjemimtare.
Vdekja, qe duket e njellojte, e ben jeten
ndryshe dhe arkemortet i ka te llojllojshme:
edhe gur, edhe dru, edhe ar, e shpesh s'ka
fare. Arka e hicit. Mund te jesh me gjalle
i vdekur dhe e ndersjellta.
Armiqte nuk i varrosim fare, si te paqene. I
leme ne fushetire, t'i hane korbat. I shqyejne
me sqep. Pra, arkivoli i tyre jane gjallesat dhe
ai, ne njefare menyre, i copezuar, flatron lart.
Ah, s'ka shprehje te vertete te qiejve, as cicerima e
ylbere, por masaker lirike kufomash.
- Mjaft, s'te kam pyetur per asgje.
- S'i the?
- S'fola.
- As une.
Sidosofte, ndodhesha ne nje varrim te madh,
gjersa kishte aq shume popull.



_____19_____

IV

... ecnim. Na terhiqte nje arkivol ne krye. Ne
thellesine ku vete horizonti lekundej. Me
ngashnjimet e lindjeve dhe te perendimeve te
diellit pranveror. Arkivoli keshtu. Te vinte te
kendoje ate kengen marciale per nje bote te
vdekur. Ecnim. Doja te falenderoja fatin, qe,
megjithese i verber, me zgjodhi edhe mua...



_____20_____

V

cuditerisht funerali mori rrugen tjeter, jo ate
qe te conte te varrezat ne rrethine. Qiparisat
po pakesoheshin sikur i perzinte dikush.
Ndoshta do te benin nje parakalim ceremo-
nial ne qytetin prane me arkivolin mbi supe.
I vdekuri yne mund te kete qene nje
personalitet i shquar i ketij vendi a ketej
mund te kete sherbyer, kryetar bashkie,
deputet, qytetar nderi, mund t'i kete dhuruar
qytetit ujesjellesin, kishen a cmendinen dhe,
sipas nje zakoni te lashte ballkanas,
arkemorti edhe hapet.
I vdekuri, i veshur me kostum dhenderie e
kemishe te bardhe, duket sikur e sheh
vdekjen e vet, ndersa derdhen rreke te
pikelluara drite mbi ballin e tij, qe gjithnje e
me shume merr ngjyren e floririt. Vdekja
eshte kapak floriri, thote nje fjale e urte
popullore. Arkemortit ia heqin kapakun, e
ngrene ne kebe te mbeshtetur pas murit
dhe gjindja takohet me radhe me te vdekurin
e vet, qe te dy te afert a oficere te gardes e
mbajne te mos bjere. Tej, nese do te degjohej
kuje, do te ishte e grave.
Pemet anash rruges ngjanin me vajtore te
heshtura.



_____21_____

Funerali vazhdonte rrugetimin, jo dhe aq
i heshtur.
Arkemorti ne krye, andej duhej te ishte;
ngaqe s'dukej me, nuk mund te vendoste dot
heshtje te plote edhe ketej nga mesi i turmes,
dhe jo me nga fundi i saj. Nodhte te
harronin qe ishin ne funeral, e beheshin
biseda te cfaredollojshme, per sportin dhe
politiken, per cmimet pak me tej, per gjyqet,
por edhe per dashurine: Falimentoi banka e
huaj... U be aktor, kur la futbollin... E
dashura s'e mbante mend qe e kishte
dashnor... po, po, abortoi, se gjate kontrollit
mjekesor shkencetaret konstatuan se femija,
kur te rritej, do te behej kriminel. Pse, pak
kriminele ka? Kot u hoq denimi me vdekje.
Pasqyra e madhe qe bleva me ulje cmimi e
virgjer me floket te gjate beri gol te paligjshem
e internuan atje ku Prometeu vrau veten te
dielen matane perroit tek ajo shtepia publike
ne autostraden blu qe e gelltiti nje tiger cirku
me proteze ne goje.
Zerat krijonin ate si zukatje persiper kokeve
te funeralit, makine qethese, mori bletesh te
trasha, qe s'dine si behet mjalti, gjithe qime,
te pandashme dhe te padukshme.



_____22_____

VI

- Ku po shkojme?
- Ne varrim. S'e di te kujt.
- E lame pas varrezen...
- Njeriu eshte i lire te vdese kudo.
- Dhe kudo mund te varroset. Ne vetem ikim.
- Ashtu?
- Po. Dhe s'ndalim ne asnje varreze.
- Mbase. Duhet...
- Ti, kur te vdesesh, bej si te duash. Po ku po
shkojme? Ne c'varrim?
- Te rendesishem. Sic jane varrimet.
- Si eshte e mundur?!
- E mundur eshte te vdesesh.
- Po ku po shkojme? Pas vdekjes jemi?
- C'do te te pelqente ty, te varrosje apo te te
varrosnin?
- Te dyja... asnjeren... s'te kuptova.
- S'mund te flas me shume, aq kam ngrene.
- Edhe une kam uri. Nuk duhet te jemi pas
vdekjes.
- Pusho, pra. Dhe, kur te ndahet ushqimi,
mos e ha te gjithe.
- Nuk ngopem kurre.
- Fut ndo nje copez buke ne xhep. Pertype
duke ecur. genje urine.
- Po ku po shkojme te uritur?



_____23_____

- Te thashe: ne varrim.
- Edhe une te thashe, ketej s'ka varreza.
- Ku e di ti?
- Jam vendas.
- Askush nuk eshte vendas. Kudo eshte
varreze.
- Jo. Pse?
- ...
- ...
- Cfare?
- Kam uri.
- Ne qofte se te pelqen te hash prape, mos hap
goje.
- Po nga te ha, si?
- Ne varrime heshtin.



_____24_____

VII

u ndodha ndane udhe, ndersa funerali ecte
i heshtur. ne s'duhej te harronim qe ishim
nje funeral me nje arkivol ne krye, por dhe
duhej te harronim, qe te vazhdonim te ecnim.
Ne pllajen tej u pershfaq nje varreze e
pjerret. Ndoshta dhe varrezat ecin e tani ajo
jona po clodhej. Zbardhellente dhe mua m'u
duk duk bore e mbetur. Po, kur dallova kryqet si
shpende flatrahapur, te ngrira ashtu, m'u
rrallua ajri ne kraheror dhe zemra, nese ishte
imja, i dendesoi te rrahurat. Sa shume me
lumturoi pamja anash e asaj varreze, aq sa
desh klitha "Eureka!", por menjehere u
rroposa ne nje tjeter deshperim a ne ate te
meparshmin, kur shihja se si funerali yne iu
shmang dhe i largohej qetesisht varrezes.
Patjeter kerkohej nje tjeter, ndryshe, e nje
besimi tjeter a me e rendesishme. Kembet
m'u renduan edhe me e i ndjeva te fryra si
drunjte kur ngopen me uje. Iknim dhe iknim.
Ktheva koken pas. Arrita ta shoh prape
varrezen, teksa zvogelohej e zbardhte si nje
kope e mbetur delesh, e palevizshme ne
vapen e mesdites. Dhe dielli i ftohte m'u duk.



_____25_____

si nje kafke dordolecesh per te trembur
gjithcka.

* * *

Pse na largohen varrezat? Ne u afrohemi, ato
ikin dhe ikin...



_____26_____

VIII

patjeter qe duhej te kishim nje te vdekur te
madh atje ne krye, ngaqe nuk po ndalonim ne
varrezat e zakonshme. O do te shkonim ne
Panteonin Kombetar, megjithate une nuk e
dija ne ekzistonte ndo nje i tille, po njeriu s'i
di te gjitha c'ka vendi i vet; nderkohe ne po
largoheshim me kembe, pra s'duhej te
shkonim aq larg, se eshte e pamundur,
patjeter duhet te ndalnim ne majen e ndonje
kodrine, ku do te qe bere ndonje beteje a do te
behej, c'rendesi ka, edhe mund ta shpiknin, o
do te ndalnim te ndonje shkemb krenar. Ka
te tille. Mbase te shpellat: jane katakombe
natyrale. Mund te jete vdekje shenjti.
S'e di a te con drejt panteoneve dhe
katakombeve aroma e livadheve, qe po e
ndieja te perzier me duhme vdekjeje dhe nje
lloj makthi superb.
Livadhe s'ka, do te jete afer ndo nje grua.
Patjeter pak me tej do te qe ndertuar ndonje
varreze e re heronjsh.

- Po keto varre te herepashershme,
here te vetmuara e here ne grumbuj, c'jane?
Te rrumbullta si kube, mos valle jane murana
moderne gjakmarrjeje, kupola kishezash



_____27_____

te nendheshme?
- Jo, jo, jane bunkeret. S'e di ti?
- Kam qene emigrant. Tani kam ardhur.
- Aty punoja. Isha brigadier i betonit, por
gabova. Keshtu me thane ne gjyq, qe kisha
pranuar hekur me cilesi te dobet. Hekuri
eshte me i forte se skeletet, megjithate me
denuan. Shoket e grupit tim i pushkatuan me
akuzen se sabotuan ne vendosjen strategjike
te bunkereve.
- Po tani ku punoni?
- Te pushkatuarit s'punojne me, une, ne fu-
neral. Kam kaq kohe ketu.
Ecim.

* * *

Se nga u shpif prape ai qiell i keq qe te
shponte me ato gjembat e veta te ngritura
perpjete si iriq i semure...



_____28_____

IX

u futem ne rrugen kryesore te nje qyteti
te vogel dhe c'ishin njerez te rastesishem
perreth, fare pa kuptuar, u bene pjese e
funeralit. U degjuan edhe ankesa: dale,
c'eshte keshtu, hapu, une po shkoja ne
farmaci, kur afer shatervanit... lermeni, kam
pune, jam nisur ne varrimin tjeter, kam takim
me te dashuren, eeej... s'di ku lashe makinen,
kisha mbledhje me rendesi, Zoti i madh, por
s'po dilnin dot nga radhet. Cuditerisht s'dukej
kurrkush t'i pengonte, as degjohej ndonje
urdher, por i merrte dallga e njerezve te tjere.
Se si ndodhte dhe beheshin pengese tre-kater
veta si nje mur a gracke. U degjuan te qara
femije, zera te alarmuar grash, kolle e
panderprere, lutje, pastaj copa qetesie te
turbullta mbi ne, si vorbulla ne ajer, kurse
nen kembe zhaurima monotone e ecjes
shurdhane.
Koket ndiheshin si te ngulura ne rere te
lagesht, te ashper dhe hapat levrinin kuturu
neper nje qiell te ulet, te mpiksur. Dhe s'po
levizte funerali, por qielli i mbrapshte.
Shtyhej dhe shtyhej pas ngadale si paterice e
pambarimte.



_____29_____

X

perseri nje kthese e perpjete ne nje peizazh te
zhveshur, te gurte, ku rruga, jo shume
e gjere, kishte mure te uleta mbrojtese anash
e sigurisht trafiku i makinave do te qe ndalur
dhe une, ngaqe gjendesha mes njerezve ne
nje si rrepire te atille nga ku mund te
kundroja shumecka, zbulova, ndoshta, gati te
gjithe gjatesine e habitshme te funeralit.
Njerez pa fund, vargan me rreshta te
crregullt, vertet ngjanin me punetoret qe
shkojne ne fabrike, por me shume me te
debuarit, iknim. Mos ishim ndonje kryqezate
e re? Duke e tejkaluar deshperimin e
mundshem, pamja me jepte force dhe
frymezim funeber. S'isha me nga mesi, por
kisha arritur te jem midis kreut dhe mesit.
Pas ktheses, tani isha me prane, do te mund
te zbuloja me teper gjera. Pata fatin te shoh,
jo nga shume larg, arkemortin: tallazitej mbi
dallge kokesh pa fund e shkulme zerash, s'e
di pse m'u duk i holluar, i zgjatepsur, jo, jo,
perkundrazi, u mufat, zgjerohej dhe
pertrashej. Si eshte e mundur? Nje arkivol s'i
ndodhin gjera te tilla, pervec kalbjes nen dhe,
por ndryshimet do te kene qene vecse
mashtrime optike dhe emocionale qe me vinin



_____30_____

prej pozicioneve te ndryshme te cilat i merrte
arkemorti, se krahet here-here e mbartin lart
fare, pezull, e me pas e ulnin, fundosej, duke
u mbuluar nga trupat e mbartesve fatlume,
por shume gjera vareshin dhe nga relievi dhe
urbanistika, nga dritehijet, muret, ngrehinat,
korijet, nga kthesat dhe gjendja shpirterore e
funeralit, nga gjysmekthesat, te paplotat,
pjerrinat, urdhrat, befasite.
Ne shihnim tabelat rrugeve, shigjetat dhe
simbolet e tyre, shpesh te pakuptueshme,
drejtimin per ne kryeqytet, ne kufi, zonat me
fantazma, telefonat dhe hotelet e ferrit,
repartet ushtarake, urat dhe humnerat,
mitingjet ne qiell, pyjet dhe kujdesi per ujqit,
shtepite publike, spitalet, varrezat qe s'dihej
ne ekzistonin vertet, se nuk i shihnim
gjekundi, dhe reklama, reklama te medha me
drita, here-here te harbuara, qe lavderonin
cigaret e reja, makinat, sklleverit,
politikanet, artistet, llojet e armeve, dhe
stilet e reja te marredhenieve seksuale. Kur
kisha qene me pas, s'e kisha pare ndonjehere
kete larushi ngacmuese. Pra, tabelat rruges
shkuleshin nga ndonje skuader e panjohur
pararoje e zbulim-asgjesimit, se tani shpesh e
me shpesh m'i kapte syri tabelat dhe
reklamat qe, duke u lekundur si nje ciklon
te marre, binin pa zhurme...



_____31_____

Sa shume popull ishim bere! Vargan-vargan.
Qe nga kreu, mbi te cilin po lundronte prape
arkemorti neper dallget e kokeve si nje
gondol luksoz neper kanalet e Venecies (ah,
Ura e Psheretimave!) e deri ku isha une, qe
marshoja krenar, andej-kendej pluskonin
borsalina, kokore, cadra zonjash, kapela letre
dhe republika udheheqesish; gjatesia e
funeralit ishte e tille, qe te mrekullonte, sa te
vinte te ulerije prej qejfit.
Po te ktheje koken pas, ku fundi i popullit
nuk dukej edhe pse dihet qe ne funde duhet
te jene funderrinat, lloje plebejsh e gjithfare
artistesh gjysmake, te semure me sida,
kryetare shoqatash te paqena, prostituta
plaka, nje funeral keshtu i papare, tek e
mbramja, edhe pse te fut ankth, te
lumturonte megjithate. Sidomos njeshmeria e
tij, qe qenet bashke.
Dallova tej ecjen kokulur, gjarperimet,
haperimat e buta e te ashpra, hepimet mbi
balte, nje si vorbull tej, mjegullinen siperane,
po mundoheshin te nxirrnin njerin, te rene
ne nje si grope (sa i deshirueshem qenkesh
nje varr!), shih, shih, ecnin edhe te moshuar
mitike; ngaqe s'kishin bastune,
mbeshteteshin ne hunj te shkulur nga
gardhet, ca leckamane me pas, lypes,



_____32_____

harbuteria, ja, ja, fshataret me kostume
folklorike, njeri terhiqte nje dele me nje copez
litari te vogel, blegerinte vajtueshem,
ndoshta ngaqe shihte te supet e tjetrit nje
gajde dhe e kuptonte me c'lekure qe bere, nje
student lexonte rruges, dy te dashuruar ecnin
dore per dore, pu-pu sa te mallengjente kjo
shpure fantaste, me shume se vete vdekja!
Duhej te qe me i rendesishem funerali se
i vdekuri dhe mortja vete. Shih, shih dhe nje
arkivol tjeter pas?! Edhe nje tjeter?...E
pamundur! Ishin syprina makinash. Ja,
veturat e policise, te ndihmes se shpejte,
furgone ushqimesh, frigorifere, WC levizese,
cadra e cirkut. Lum ai qe ka vdekur me kete
funeral mahnites, te jashtezakonshem!



_____33_____

XI

njė gjatovinė si i drunjtė po bėnte fjalė me atė
qė kishte nė anėn e majtė, gjatosh edhe ai,
i drunjtė tjetrazi, si mė i errėt. Ecnin dhe
shkembenin sharje pa e kthyer koken nga
njeri-tjetri. Syte e njerit kishin ftohme, te
tjetrit akull te piste. Maskara! As ketu nuk
m'u ndave. Shtrengoheshin nofullat sikur
nuk do te hapeshin me kurre. Ti gjithnje ke
dyshuar, por si mund te jem spiun ne nje
funeral te pakten! Dhe m'i rrudh buzet si
prapanice pule. U degjua nje krisme,
pellembe e arme s'u mor vesh. Apo ishte e
deshiruar dhe u ndje brenda dy grindesve dhe
jehoi tek te tjeret prane, qe po i degjonin me
zor perdellyes.
Megjithate, kur u nda ushqimi, ato qeset
plastike ku zverdhte buka si nje copez hene
e kapur rob - te lutem, leri poezite, nese do t'i
krahasosh patjeter, qeset e ushqimit ngjajne
me abortet - pra, kur ushqimi pasohej dore
me dore, ai ia dha atij pa mllef, mekanikisht.
Madje pine nga e njejta shishe plastike.
Hahej duke ecur. Njekohesisht.
Kur ata te kreut kishin mbaruar, afer mesit
s'kishin mberritur racionet dhe, kur nje pjese
tjeter hante dreken, ne fundin ketej fillohej



_____34_____

mengjesi dhe te kreu, nderkaq, jo vetem ishin
mbledhur mbeturinat, por po behej gati
darka, sikur te ishim ne kontinente te largeta
dhe ne gjysemhemisfera te ndryshme te
globit, qe, kur te njera lodronte dita,
tek tjetra pllakoste nata.
Vepronte nje mekanizem i cuditshem
shperndarjeje, i dukshem dhe i
pakuptueshem.

Dihej, njerezit prane nuk ishin te njejtet
gjithmone, sepse ndodhte te mbeteshe pas,
nuk te ecej, ishte semure ose e kapje veten ne
nje ngut te pakuptimte, te hipte ne koke t'i
afroheshe arkemortit ne kreun e larget,
bestytni e re kjo, e befas mund te ndieje
deshire t'i aviteshe anes me te afert per te
keqyrur pak nga peizazhet e shtrembra, qe
edhe pse te ngjashme deri ne shkretim, prape
coc te jepnin ndryshe. Shpesh te kaplonte
trilli per te kunderten, jo i parrezikshem ky,
qe te mbeteshe sa me ne fund, se fundi duhej
te qe me interesant, me i cliret, me plot
mundesi. Edhe mund t'ia mbathje, po te ishe
penduar. Ndodhte qe fundi te ishte me i
veshtire per t'u arritur se kreu, edhe pse ky i
fundit, ne te vertete i pari, qe pothuajse
i pamundur, i plotesuar, ne unitet barbar.



_____35_____

Fundi vec shtohej e shtohej. Gjithmone me
njerez te rinj qe nje djall e merr vesh se si
bashkengjiteshin. Me c'lloj magjie e joshje,
me c'dredhi, dhune te fshehur, apel?
Megjithate funerali me i gjate qe mund te jete
pare mbi fytyre te dheut, vazhdonte ecjen...



_____36_____

XII

kengez bulthi, cingeritese, ccėėėėėėrrrrr, u
derdh perreth.
Alo, alo, po te degjoj. Paskesh qene zile
celulari. Fliste njeri nga ata ne ane, paksa
jashte funeralit. Ouu, i hipur mbi kale! Ia
terhoqi freret kafshes si per te ndalur rendjen
e lehte, trokthin, kurse me doren tjeter
ngjishte pas veshit aparatin e zi. Se c’fliste
nje si asnje gjuhe. Jerm. Me kod.
Permendeshin emra nga fauna, numra dhe
sende ordinere.
U degjua nje tjeter trok, i dendur, i shumte,
qe sikur e derrmonte zhaurimen monotone te
hapave te funeralit. Erdhen kuaj te tjere,
turfullonin bashke me kaloresin persiper.
Garda! Sigurisht e atij qe rrinte shtrire
Brenda ne arkemort, e te vdekurit te madh
dhe te mistershem, rojat e funeralit qe
mbikeqyrnin rregullin, ecjen massive, tere ate
shkeputje qe pershumohej ortekshem, rastet
e pushimeve, ngjarjet e mundshme, ato qe
s’duhej te ndodhnin, pra, pergjithesisht
mbarevajtjen e kurrgjese se madhe.
Urdhri ishte te neutralizoheshin ekseset.
Sepse s’ka beme me serioze se ecja e nje
funerali, absolutisht absolute. Te tjerat



_____37_____

s’kane sit e kene kaq vlere dhe ndjenje. Cdo
dashuri tjeter duhej te ishte e ndaluar.
Prandaj s’duhej te mbaronte ky marrshim
funeber.



_____38_____

XIII

ndriste nje floknaje e verdheme, flakerime, ne
muzg, dhe atij iu kujtua nje vezullime tjeter
e larget, mbetur ne femijeri. Copez ari me nje
xixellime te papermbajtur.
Te kishin fshehur thesar tek ajo gropa? Iu
afruan dhe gjeten nje shkarpe fosforeshente,
c’mrekulli, nuk ta digjte doren! E copetuan
per te pasur nga nje copez secili nga femijet.
Nuk i zinte gjumi, donin ta mbanin nen
jastek, ta shihnin net err ate thengjill aq te
mire e te urte. Keshtu ndritnin dhe floket e
asaj femres prane. Ai i shihte kurrizin, supet
e imeta, pardesyne e erret si per varrim, qe ia
mbulonte paksa cizmet. Ecte, ashtu e
hajthme, ndjellese. Sic qe zhgenjyer ne
femijeri, kur kishte kujtuar se kishin gjetur
nje enigma – “nje ndricues enigmash” thuaj
me mire e jo nje copez dru te kalbur – qe ia
flaken, se nuk e ndante nga vetja e s’donte te
bente gje tjeter, vecse ta shihte ne terr, tani
pati druajtje te nxitonte per te arritur gruan
perpara e ta keqyrte ne ishte e re, se i kishte
ndodhur neper bulevarde te pershpejtonte
hapat, i joshur nga ndonje trup i bukur
femre, e statujte e tera, me ate ujevaren e
nderprere te flokeve, dhe te zbulonte ndonje


_____39_____

tė shkuar nė moshė, sirenė tė dalė ne pen-
sion, megjithatė me hijeshi te mbetur,
durohej, le t'i kishte perėnduar koha e
dashurisė, por jo t'i shpifej ndonjė mashkull a
trashedental, pale, qė mund tė buzėqeshte me
qėllim. Ndėrsa ngutej, ndjeu njė bėrryl tė
lehtė nė ijė, por s'i dhembi. Nuk e kuptoi nė i
shkeli kėmbėn dikujt apo ia shkelėn, dėgjonte
zemrėn qė i rrihte fort, aq sa mund t'ia
dėgjonin tė tjerėt, e kaloi dhe njė qenie tjetėr
me dy kėmbė dhe nė cep tė syrit i vagėlloi
dritė hėne dite. E ktheu kokėn pakėz. Pa
profilin e femrės. Cipa e lėmuar, e dėbortė. E
bukur, tejet e bukur! Nga shkaku i dashurisė
sė tepėrt, qė aq shumė do tė ketė bėrė nė jetė,
dhe dukej e pangopur, pra do tė bėnte ende.
Qerpikė e gjatė e tė drejtė s'duhej tė ishin
artificialė, ashtu tė palėvizshėm, i ndjeu t'i
shponin shpirtin.
-Ke cigare? - e pyeti ajo me njė zė
tė bardhė zambakėsh.
- Po, po, - nxitoi tė nxirrte paketėn, - mbaje tė
gjithė, - belbėzoi.
- Nuk tymos nga ky lloj, por do tė marr njė, sa
pėr tani.
Vuri cigaren nė buzė. Ai ia ndezi. Flaka e
shkrepėses rrezėlliu edhe te flokėt. Po
shikonte gojėn e gruas, e mrekullueshme pėr



_____40_____

njė puthje, qoftė dhe nė varrim.
- Ju lutem, ju jap njė cigare tjetėr, dy, pesė,
por lėrmėni ta vazhdoj unė tuajėn. Nuk duroj
dot, kur shoh filtrin qė ėshtė bėrė me tė kuq
buzėsh. Dua ta ha. Me njė cigare tė tillė
digjet bota.
Grauaja pranoi. Ia dha cigaren e saj pa
buzėqeshur, me njė vėshtrim tė natyrshėm,
dinak. Mori cigaren tjetėr. Thonjtė e saj tė
gjatė, artificialė sigurisht, kishin ngjyrėn gri
tė ditės sikur sapo ta kishin ējerrė, dhe nga
nje pikėl tė fortė manikyri tė kuq. Ndėrkaq
mėrmėriti:
- Edhe unė ju dua...
- Pas varrimit, - kėmbėnguli lehtė burri, -
hamė darkė bashkė, shpirt!
- Tė shpresojmė, - psherėtiu gruaja.
Pastaj iu bė sikur thyheshin pjata me
rrapėllimė tė shurdhėt, gota, servise,
qirimbajtėse. Pse, pjatat qė shtroni nėpėr
dreka mortore, pėrdorni edhe nė dasma?
Mėkat! Thyejini tė gjitha, digjeni restorantin!
Kujdes nusen, po vdes!...


_____41_____

XIV

i dukej e mangėt gjithēka, ndoshta
pėrgjithmonė, katastrofė, nėse s'do tė arrinte
andej nga Kreu pėr t'i vėnė supin e vet
arkėmortit. Nga larg e kishte parė si mirazh
mallėngjyes dhe nuk mbahej mend se sa
kishin ecur. Atje, atje duhej tė mbėrrinte.
Pa atė peshė do tė ndihej edhe vetė i papeshė,
i lehtė, fluturak, i kollajrėnshėm. Te Kreu me
ēdo ēmim, tė mbartte dhe ai, me tė paktėt,
arkė e hatashme, lavdidhėnėse. Aty tė
kėrrusej. Sado rrallė dhe ngadalė, ata qė e
mbartnin, duhej tė ndėrroheshin. Ndryshe
s'kishte kuptim. Kjo ėshtė logjika e gjėrave.
Ja, ja, ky njeriu pranė duhet tė ketė qenė nė
krye, shih si i mban supet shtrembėr. Njėrin
e ka mė tė ulėt prej peshės sė dikurshme.
Ende e ndien. Dhe mburret me atė sup tė
zgėrlaqur, gungen nė kurriz. Kreu mė takon
edhe mua. Pėr ate kam ardhur.
Ndryshe s'kam pse ndjek nga pas njė
arkėmort.
Ēdo varrim, ashtu si shteti, ka pjesėn e vet
irracionale. Ku i kishte dėgjuar sentenca tė
tilla pa kuptim, pėrveēse andej afėr fundit, ku
pėrfliten jo vetėm mesi dhe Kreu i funeralit,
por e gjithė bota? Sa mė pėrpara bėnte, aq

...



Pjesa e mėsipėrme u mundėsua pėr lexim nė Internet nga vizitorėt e Forumit Shqiptar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.