Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.
--- Dostoievski

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Ambasadoria amerikane: “Shqipėria sot: duke parė drejt tė ardhmes"
Postuar nga: Albo

Lajme Pėr pothuajse njė vit tani kam pasur privilegjin tė shėrbej si ambasadore amerikane nė Shqipėri – prandaj ėshtė kėnaqėsi tė vizitoj njė mike dhe aleate shumė tė mirė tė Shteteve tė Bashkuara pėr tė folur mbi njė vend tjetėr me tė cilin Shtetet e Bashkuara gėzojnė njė marrėdhėnie tė shkėlqyer. Shqipėria ėshtė njė partnere e jashtėzakonshme e Shteteve tė Bashkuara nė Luftėn Globale kundėr Terrorizmit, ka kontribuar nė mėnyrė bujare me trupa nė forcėn evropiane nė Bosnje, si edhe ka njė dislokim trupash komando nė Irak.

Dėshiroj tė flas mbi ku ėshtė Shqipėria sot dhe pėr ku mendoj se ėshtė drejtuar. Besoj fort qė Shqipėria po lėviz nė njė drejtim pozitiv, qė do tė thotė, drejt demokracisė sė mirėfilltė, anėtarėsimit nė strukturat euroatlantike, si dhe integrimit nė ekonominė globale tė tregut tė lirė.
Mund tė thoni, epo, diplomatėt i paguajnė pėr tė qenė optimistė, por do tė doja tė flas mbi ato lloje ndryshimesh qė shikoj ēdo ditė dhe qė janė shenja pėr drejtimin nė tė cilin Shqipėria si e tėrė ėshtė drejtuar. Ndoshta keni dėgjuar pėr ndryshimet shumėngjyrėshe nė Tiranė. Anembanė qytetit ndėrtesa tė reja tėrheqėse janė nė ndėrtim. Rrugėt po pėrmirėsohen. Shqiptarė tė rinj sipėrmarrės, shumė prej tė cilėve janė kthyer pasi kanė jetuar dhe punuar jashtė vendit, po hapin biznese tė reja ēdo ditė. Zhvillohen ekspozita ndėrkombėtare kulture, shfaqje kulturore, festivale filmi, ka restorante dhe bare tė mrekullueshme. Ēdo ditė takoj njerėz qė po punojnė fort pėr t'i dhėnė formė ndryshimeve pozitive nė qytet. Ky ritėm zhvillimi nuk ėshtė pėrhapur nė tė gjitha pjesėt e Shqipėrisė, por pėrparim ėshtė bėrė edhe nė qytetet provinciale. Industritė e udhėtimit dhe turizmit po zhvillohen: nė Tiranė, gjatė pak viteve tė fundit janė hapur dy hotele ndėrkombėtare tė klasit tė parė dhe shumė hotele tė reja janė hapur nė bregdetin shqiptar. Njė linjė e re teleferiku i ēon vizitorėt nė majėn e malit tė Dajtit, duke dhėnė mundėsinė pėr pamje spektakolare tė Tiranės. Kėtė verė qė kaloi, pėr herė tė parė, anije u ndalėn nė bregdetin shqiptar dhe pasagjerėt eksploruan vende tė ndryshme nė brendėsi tė vendit. Pėrparim i madh ėshtė bėrė nė zhvillimin e Butrintit, njė mjedis i bukur dhe historikisht i rėndėsishėm historik dhe njė park kombėtar. Mund tė shkohet lehtė nga Korfuzi. Mund tė shtoj qė shumė amerikanė dhe grekė po punojnė sė bashku nė Butrint dhe vende tė tjera pėr tė ndihmuar pėrpjekjet restauruese.
Duke i vendosur kėto ndryshime nė perspektivė, ėshtė vėrtet mbresėlėnėse se sa rrugė ka bėrė Shqipėria qysh nga viti 1991, kur populli pėrmbysi njė prej regjimeve mė shtypėse dhe mė tė mbyllura nė historinė e kombeve-shtete moderne. Trashėgimia shkatėrrimtare komuniste dhe niveli pėrgjithėsisht i ulėt i zhvillimit ekonomik, njė trashėgimi e periudhės parakomuniste, nėnkuptonte qė Shqipėria e nisi tranzicionin e saj paskomunist nė kushte gjerėsisht mė tė vėshtira se sa vendet e tjera nė rajon. Megjithėkėtė, qysh atėherė, shqiptarėt kanė bėrė pėrparime mbresėlėnėse nė demokratizimin e vendit dhe shoqėrisė sė tyre. Vėrtet, pėr tė pėrdorur fjalėt e njė teoricieni tė shquar tė demokracisė, shqiptarėt kanė treguar qė ndėrtimi i demokracisė ėshtė arti i asaj qė ėshtė e mundshme tė bėhet dhe jo thjesht asaj qė ka gjasa tė bėhet.
Pėrparimi i bėrė lė vend pėr optimizėm, por dėshiroj tė vė nė dukje edhe njė numėr gjėrash tė tjera mbi Shqipėrinė sot.
Nė sferėn e politikės sė brendshme, zgjedhjet e fundit pėrbėnin njė pikė kthese, jo pėr shkak tė kush fitoi apo humbi, por sepse ishin zgjedhjet mė legjitime nė Shqipėri nė periudhėn paskomuniste. Kėto zgjedhje nuk ishin tė pėrkryera dhe votimi u desh tė pėrsėritej nė disa zona por, nė fund, tė gjitha palėt i pranuan rezultatet dhe ndodhi njė transferim paqėsor i pushtetit mes partive tradicionale kundėrshtare. Kjo pėrbėn njė hap madhor drejt demokracisė sė mirėfilltė, ku tė gjithė lojtarėt pranojnė rregullat e lojės, po ashtu edhe rezultatet. Kemi qenė dėshmitarė tė rotacionit paqėsor tė pushtetit mes dy partish politike tė moderuara qė kanė rrėnjė tė ndryshme por qė gjithsesi janė nė njė mendje nė lidhje me synimet kyēe, tė tilla si demokracia, zhvillimi i ekonomisė sė tregut tė lirė dhe integrimit euroatlantik. Ėshtė pėr t'u shėnuar qė kėto synime gjejnė mbėshtetje tė gjerė edhe mes publikut shqiptar, njė publik shumėfetar, por prapėseprapė tolerant; njė publik nė tė cilin ideologjitė nacionaliste dhe ekstremiste gjejnė pak jehonė; njė publik qė ėshtė mbėshtetės i fortė i anėtarėsimit nė NATO dhe BE.
Njė shėnim i fundit mbi zhvillimet pozitive nė politikėn e brendshme: edhe pse korrupsioni vazhdon tė mbetet njė problem serioz, fakti qė kohėt e fundit ėshtė diskutuar hapur dhe debatuar publikisht ėshtė inkurajues. Nė fakt, qeveria e re e ka bėrė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar pėrparėsinė mė tė lartė. Ne mendojmė qė kėto janė pėrparėsi tė mira dhe kemi nė plan tė bėjmė gjithēka mundemi pėr t'i mbėshtetur ato.
Nė sferėn ekonomike, ka shumė arsye pėr optimizėm. Me afro 6 pėr qind nė vit, ritmet e rritjes shqiptare kanė qenė mė tė lartat nė Evropė gjatė dy viteve tė fundit. Inflacioni ėshtė i ulėt, falė politikave tė pėrgjegjshme monetare dhe fiskale. Shumica e sektorėve tė ekonomisė, pėrfshi bujqėsinė dhe ndėrtimin, duket se kanė dalė mjaft mirė nė gjysmėn e parė tė vitit 2005. Shqipėria ėshtė anėtare e OBT-sė; mbi 90 pėr qind e tregtisė zhvillohet me vendet e BE-sė dhe Greqia ėshtė partneri i dytė mė i madh i Shqipėrisė. Tekstilet dhe materialet e ndėrtimit pėrbėjnė eksporte tė suksesshme. Falė njė programi energjik privatizimi, sektori privat pėrbėn mbi 75 pėr qind tė GDP-sė dhe 80 pėr qind tė punėsimit.
Gjithsesi, GDP-ja e Shqipėrisė ėshtė ende mė e ulėta nė Evropė, pas Moldavisė. Shqiptarėt ende hedhin sytė drejt vendeve jashtė kufijve tė tyre pėr shanse ekonomike. Gjatė pesėmbėdhjetė viteve qysh nga rėnia e komunizmit, shumė kanė zgjedhur tė lėvizin pėr nė vendet e Evropės, pėrfshi Greqinė apo nė Shtetet e Bashkuara pėr tė gjetur vende pune pėr vete dhe njė tė ardhme mė tė mirė pėr fėmijėt e tyre. Mendoj qė kjo prirje po kthehet nė drejtimin tjetėr tani, megjithėse ende nuk kemi fakte tė qėndrueshme statistikore pėr ta provuar kėtė. Sigurisht, sa mė shumė qė shqiptarėt tė ndjejnė dhe tė shohin rezultatet e pėrparimit ekonomik nė vendin e tyre, aq mė shumė do tė duan tė qėndrojnė nė Shqipėri dhe tė jenė pjesė e asaj rritjeje dhe zhvillimi.
Shqipėria e ka pasur pėrparėsi kultivimin e marrėdhėnieve tė mira me tė gjithė fqinjėt e saj, edhe pse gjendet nė njė rajon tė paqėndrueshėm. Nė vitin 1999, shqiptarėt luajtėn njė rol shumė konstruktiv duke ndihmuar zgjidhjen e konfliktit nė Kosovė dhe qeveri tė njėpasnjėshme e kanė pasur pėrparėsi kultivimin e marrėdhėnieve tė mira me tė gjitha vendet nė rajon. Ish-ministri i Jashtėm kreu takimin e parė me njė homolog serb nė 40 vjet dhe pasardhėsi i tij zhvilloi njė takim tė ngjashėm gjatė takimit tė fundit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė. Ėshtė pėr t'u shėnuar qė anėtarėsimi nė NATO dhe BE qėndron nė qendėr tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė dhe qė ekziston konsensus nė mbarė spektrin politik nė lidhje me kėto synime. SHBA-ja i mbėshtet plotėsisht pėrpjekjet qė Shqipėria po bėn pėr tė pėrmbushur kriteret pėr anėtarėsim dhe shpresojnė pėr sukses. Sė fundi, Shqipėria premton tė vazhdojė tė luajė njė rol kritik moderues nė rajon. Kjo do tė jetė edhe mė e rendėsishme kėtė vit, sidomos nėse fillojnė bisedimet mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Tė gjitha kėto janė arsye pėr tė qenė optimistė pėr Shqipėrinė. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė qė vendi nuk ka problemet e veta. Megjithėse ekonomia ka ecur mirė nė shumė mėnyra, papunėsia dhe nivelet e varfėrisė mbeten tė larta, veēanėrisht nė zonat fshatare, duke kontribuar nė tė kėqia sociale tė tilla si trafikimi i qenieve njerėzore dhe drogave. Fakti qė qeveria e re e ka bėrė reformėn ligjore dhe luftėn kundėr korrupsionit njė pėrparėsi duhet tė ndihmojė nė krijimin e njė klime mė tė mirė pėr investime dhe rritje ekonomike. Sektorėt e arsimit dhe shėndetėsisė, shtylla kurrizore e zhvillimit shoqėror dhe ekonomik, vuajnė nga nėnfinancimi dhe infrastruktura e dobėt. Edhe kėtu, e pėrsėris, problemet janė pranuar dhe, sidomos nė arsim, ekziston njė pėrqėndrim pėr tė sjellė pėrmirėsime shpejt. Mungesa e zhvillimit ekonomik, sidomos nga pikėpamja e infrastrukturės, mbetet njė ēėshtje madhore. Megjithėse zhvillimi nuk ėshtė parakushti i vetėm i demokracisė, lidhja mes tė dyve ėshtė njė prej marrėdhėnieve mė tė forta statistike nė studimin e demokratizimit dhe, ka nuk ka dyshim qė forcimi i ekonomisė sė Shqipėrisė do tė ndihmojė forcimin e institucioneve tė saj demokratike.
Mendoj qė tė gjithė jemi nė njė mendje qė rritja dhe zhvillimi i shoqėrisė civile janė thelbėsore pėr funksionimini e njė demokracie tė pjekur. Nė Shqipėri, shoqėria civile, e cila praktikisht nuk ekzistonte gjatė periudhės komuniste, ėshtė rritur jashtė mase vitet e fundit. Organizata anembanė vendit po punojnė pėr tė pėrfshirė qytetarėt nė vendimmarrjen pjesėmarrėse dhe qeverisjen nė nivelin vendor. Ka gjithashtu organizata qė ofrojnė shėrbime pėr grupe tė marxhinalizuara, tė tilla si gra dhe vajza tė trafikuara, fėmijėt e rrugės, njerėz me paaftėsi, si edhe ata qė pėrqendrohen mbi ēėshtje tė jashtme, promovimin e tė drejtave tė gruas e kėshtu me radhė. Njė koalicion organizatash vendore luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr tė nxjerrė nė votime si edhe pėr tė mobilizuar qindra vėzhgues vendorė nė zgjedhjet e fundit parlamentare.
Pėrfshirja e shoqėrisė civile nė fazat e lobingut dhe hartimit tė zhvillimit tė politikave ka treguar disa hapa inkurajuese vitet e fundit. Pėr shembull, njė grup OJQ-sh shqiptare ka punuar nė mėnyrė tė efektshme me qeverinė pėr hartimin e Strategjisė Kombėtare Antitrafikim. Tė tjerė kanė bėrė presion mbi qeverinė dhe parlamentin pėr politika dhe legjislacion mė tė mirė mjedisor. Koalicioni Shqiptar Kundėr Korrupsionit punoi pėr afro 12 muaj pėr tė ndihmuar hartimin dhe paraqitjen e legjislacionit pėr deklarimin e pasurive financiare pėr mbi 2 500 zyrtarė tė lartė qeveritarė.
Nė kėtė sektor ka shumė udhėheqės tė rinj tė talenduar dhe pres qė nė vitet qė do tė vijnė do tė bėhet shumė mė tepėr nga pikėpamja e forcimit tė kapaciteteve tė kėtij sektori, nė ēuarjen pėrpara tė besimit midis organizatave tė shoqėrisė civile dhe partnerėve tė tyre nė qeveri dhe nė sektorin privat, si edhe nė krijimin e hapėsirave pėr pjesėmarrjen e qytetarėve nė procesin e politikėbėrjes.
Qeveria e re do tė pėrballet me shumė sfida pėr tė gjetur emėruesin e pėrbashkėt me opozitėn politike, diēka e nevojshme pėr reformat qė nevojiten. Reformat pėrfshijnė rėnien nė ujdi dhe qeverisė do t'i duhet tė pėrcaktojė pėrparėsitė. Reforma nuk ėshtė kurrė pa dhimbje ndaj qeverisė sė re do t'i duhet tė trajtojė detyrėn sfiduese pėr tė edukuar publikun si mbi kostot ashtu edhe mbi pėrfitimet nga anėtarėsimi nė organizatat euroatlantike.
Shtetet e Bashkuara janė plotėsisht tė pėrkushtuara pėr ta ndihmuar Shqipėrinė t'i kapėrcejė kėto sfida. Jemi dhe do tė mbetemi tė angazhuar nė tė gjitha ēėshtjet qė pėrmenda dhe do tė bashkėrendojmė dhe bashkėpunojmė nga afėr me kolegėt tanė evropianė nė kėtė drejtim. Sukseset qė vėzhgojmė nė Shqipėri janė rezultat i drejtpėrdrejtė i kėtij bashkėpunimi. Pėr mė tej, bashkėrendimi i donatorėve sė bashku me qeverinė shqiptare do tė ndihmojė pėr tė identifikuar synime tė pėrbashkėta. Shtetet e Bashkuara, sė bashku me kolegėt tanė nė BE po ofrojmė asistencė pėr tė ndihmuar Shqipėrinė tė pėrmbushė shumė prej synimeve qė pėrmenda. Asistenca jonė synon promovimin e reformave demokratike, ekonomike, ushtarake dhe shoqėrore, pėrforcimin e stabilitetit rajonal dhe zbatimit tė ligjit, si edhe zhvillimin e programeve tė shkėmbimit. Gjithashtu mbėshtesim programe qė synojnė parandalimin e trafikimit dhe ndihmojnė pėr mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave tė trafikuara.
Pėr ta mbyllur, meqenėse ky institut i pėrkushtohet studimit tė Ballkanit, mė lejoni tė them disa fjalė mbi rajonin nė pėrgjithėsi. Ka shumė arsye pėrse mund tė jemi optimistė mbi tė ardhmen e demokracisė liberale nė Ballkan. Vendet e Ballkanit janė tė lidhura nga pikėpamja shpirtėrore, historike dhe gjeografike me qendrat e mėdha tė demokracisė perėndimore, begatisė dhe novacionit nė ekonominė botėrore. Mjafton tė hedhin vėshtrimin deri nė Vjenė, Romė, apo Athinė, pėr tė parė tė mirat qė mund tė sjellin demokracia dhe ekonomia e tregut. Ē'ėshtė mė e rėndėsishme, popujt e Ballkanit e shohin veten se i pėrkasin vendosmėrisht sferės perėndimore tė qytetėrimit dhe janė nė njė mendje me vlerat e saj qendrore tė demokracisė, lirisė individuale dhe tė drejtave tė njeriut. Prandaj, ėshtė shpresa jonė qė vizioni ynė pėr njė Evropė tė plotė, tė lirė dhe nė paqe nė fund tė fundit do tė pėrfshijė integrimin e vendeve tė Ballkanit nė bashkėsinė tonė ndėratlantike. Pėrfshirja e vazhduar e Brukselit dhe Uashingtonit sėbashku dhe siguria dhe begatia qė do tė sjellė anėtarėsimi nė strukturat perėndimore janė ogur i mirė pėr rajonin. Premtimi i zgjerimit tė BE-sė dhe NATO-s, nė fakt, ėshtė instrumenti ynė i vetėm mė i rėndėsishėm i politikave pėr tė siguruar njė rajon ballkanik tė qėndrueshėm, tė begatė dhe demokratik. Tek e fundit, ishin pikėrisht mbėshtetja pozitive europiane dhe amerikane qė ndihmuan nė sigurimin e stabilitetit, begatisė, demokracisė dhe anėtarėsimin nė strukturat euro-atlantike pėr vendet e Europės Qėndrore dhe shtetet e Balltikut. Pėr herė tė parė qysh nga rėnia e murit tė Berlinit, tė gjitha shtetet e Ballkanit shohin drejt procesit tė integrimit nė NATO dhe nė BE; tė gjitha kanė deklaruar pėrkushtimin e tyre ndaj qeverisjes demokratike dhe ekonomisė sė tregut. Shtetet e Bashkuara janė tė pėrkushtuara pėr tė ndihmuar Shqipėrinė dhe fqinjėt e saj t'i arrijnė kėto synime nė kėtė fazė kritike nė historitė e tyre.

Marsi B. Ris
Ambasadoria amerikane nė Tiranė

*Pėrshtatur pas fjalės sė ambasadores Marsi B. Ris nė Institutin e Studimeve Ballkanike, Selanik, 17 tetor 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.