Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Jeta i ngjan nje baltovine ku ēdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 93 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Ndriēim Xhepa, aktori mė i mirė nė "Kosova Infest 2005"
Postuar nga: Albo

Art Ndriēim Xhepa fiton trofenė si Aktori mė i Mirė nė “Kosova Infest 2005”

Aktori i 75 roleve, nė 27 vite pune

Dhurata Hamzai

I dyti edicion i festivalit ndėrkombėtar tė aktrimit, “Kosova-Infest 2005”, qė u zhvillua nė Prishtinė nga data 1-7 tetor, ėshtė mbyllur me praninė dhe shkėlqimin e aktorit tė shkėlqyer shqiptar, Ndriēim Xhepa, i cili ėshtė kthyer nė Tiranė edhe me trofenė “Aktori mė i Mirė i Festivalit”. Xhepa fitoi tė premten nė mbrėmje, ku u ndanė me kėtė rast pesė ēmime. Nė Prishtinė ėshtė zhvilluar kėto ditė njė nga festivalet mė prestigjioz tė aktrimit, gjė qė dallohej nga prania e trupave serioze teatrore tė ardhura nga Franca, nga Anglia, nga Gjermania, nga Bosnja, nga Rumania, nga Shqipėria, por edhe nga vetė Teatri Kombėtar i Prishtinės

I dyti edicion i festivalit ndėrkombėtar tė aktrimit, “Kosova-Infest 2005”, qė u zhvillua nė Prishtinė nga data 1-7 tetor, ėshtė mbyllur me praninė dhe shkėlqimin e aktorit tė shkėlqyer shqiptar, Ndriēim Xhepa, i cili ėshtė kthyer nė Tiranė edhe me trofenė “Aktori mė i Mirė i Festivalit”. Xhepa fitoi tė premten nė mbrėmje, ku u ndanė me kėtė rast pesė ēmime. Nė Prishtinė ėshtė zhvilluar kėto ditė njė nga festivalet mė prestigjioz tė aktrimit, gjė qė dallohej nga prania e trupave serioze teatrore tė ardhura nga Franca, nga Anglia, nga Gjermania, nga Bosnja, nga Rumania, nga Shqipėria, por edhe nga vetė Teatri Kombėtar i Prishtinės qė u pėrfaqėsua me dy komedi. Ndėrkohė Teatri Kombėtar pėrfaqėsohet me njė nga premierat mė tė mira, “Kapitulli i dytė” tė autorit bashkėkohor, Neil Simon, me regji tė Mehmet Xhelilit, ku kanė luajtur aktorėt Ndriēim Xhepa, Luiza Xhuvani, Helidon Fino dhe Olta Dako. Drejtori i Teatrit Kombėtar, Kiēo Londo, pohoi dje nė njė konferencė pėr median se “Loja e Xhepės u prit nė mėnyrė tė shkėlqyer nga publiku i Prishtinės. Tė nesėrmen mediat e pritėn me entuziazėm paraqitjen tonė. U folėn fjalė shumė tė mira sidomos pėr lojėn e aktorėve, por nė mėnyrė tė veēantė u diferencua Ndriēim Xhepa dhe Luiza Xhuvani”. “Ajo qė na dha kėnaqėsi, tha dje Londo, ishte se studentėt e Akademisė sė Artit Dramatik dhe aktorėt e Prishtinės e quajtėn Ndriēim Xhepėn si modelin, idhullin, ose mė saktė si njė shkollė aktrimi, duke bėrė koment lidhur me mėnyrėn e vėrtetėsisė sė personazhit, natyrshmėrisė dhe sinqeritetit tė lojės aktoriale”. Ndėrsa nė finale tė kėtij festivali ēmimin Aktori mė i Mirė e meritoi Ndriēim Xhepa, ēmimin Aktorja mė e Mirė e ka fituar njė aktore serbe, e cila ka luajtur nė tė katėr filmat e Koshtunicės. Londo informoi ndėr tė tjera dje se Shfaqja mė e Mirė u cilėsua shfaqja e Bosnje-Hercegovinės dhe Regjisori mė i Mirė, Roberto Ēuli, i cili ėshtė njė nga regjisorėt e famshėm europianė tė viteve ‘60-‘70, por edhe nė vitet ‘80-’90. Pasi pėrshkoi tė gjithė kėtė komunikim me pėrvojėn e trupave pjesėmarrėse, Londo, tha dje ndėr tė tjera se “Ne kemi filluar tė hapemi dhe tė hyjmė me kontakte reale nė teatrin europian. Kėsisoj ne kemi filluar tė hapemi dhe tė hyjmė nė kontakt me teatrin e vėrtetė. U hapėm vjet nė Kosovė e Maqedoni me turneun e 17 shfaqjeve, dhe tani po presim momentin pėr tė shkuar dhe nė Itali dhe nė Serbi, dhe nė Bullgari dhe nė Rumani, etj. Kėto janė hapje qė do tė konkretizohen me shkėmbime shfaqjesh dhe prurje tė regjisorėve tė mėdhenj”. Madje, Londo pohoi dje se “Zoti Ndriēim Xhepa, aktori qė fitoi trofenė ka ftuar edhe shfaqjen franceze qė tė jepet nė Tiranė, sepse ai pėr shtatė ditė ka ndjekur zhvillimet e kėtij festivali nė emėr tė Teatrit Kombėtar dhe pasi e ndjeu se shfaqja franceze qe njė nga mė tė mirat, ai e ka ftuar trupėn franceze pėr t’u ngjitur nė skenėn e Teatrit Kombėtar”. Pas kėtij lajmi Londo pohoi dje se ai vetė ka ftuar Roberto Chulin nė Tiranė, duke premtuar se brenda muajit nėntor do tė realizohet ky projekt. Talenti i aktorit Ndriēim Xhepa nganjėherė duket sikur shkon dėm prej varfėsrisė sė premierave nė TK, por nė intervistėn pėr “TemA”, duke na njoftuar ēmimet dhe zhvillimet e festivalit, prej fjalėve tė tij, natyrshėm dalin nė dritė sekretet e sfidės sė njė aktori tė shkėlqyer qė riskon shumė vetėm prej kushteve specifike qė ka atdheu i tij.


Intervista: Sekrete tė sfidės

Zoti Ndriēim Xhepa, mosprezenca juaj pėr pak kohė nė premierat mė tė fundit tė Teatrit Kombėtar, ngjet disi paradoksale; ndėrsa sillni nė Tiranė trofenė e radhės.., si ajo Aktorit mė tė mirė tė “Kosova Infest2005”, si do ta quanit ju kėtė gjasė?

Po ėshtė vėrtetė qė kam bėrė njė mungesė nė njė hark kohor tė dhjetė muajve tė fundit duke nisur qė nga shtatori, ose tetori qė kaloi, dhe kjo nuk ka ndodhur se nuk mė kanė ofruar role. Unė mund tė kem refuzuar nja dhjetė prej tyre, por kanė qenė arsye tė tjera qė do tė gjenin mė mirė vend pėr t’u trajtuar nė shkrime tė tjera problemore...

Pėr hir tė trofesė, le tė ngelemi tek ngjarja e festivalit. Me ēfarė imazhi vini prej tij?

Ishte i dyti edicion i kėtij festivali ndėrkombėtar qė zhvillohej nė Prishtinė, qė titullohet “Kosova Infest 2005”, ku merrnin pjesė trupa vėrtetė serioze, duke filluar me trupėn gjermane tė pėrfaqėsuar nga regjisori i madh gjerman dhe europian, Roberto Chuli, i cili pasoi shfaqjen tonė, sepse ne si Teatėr Kombėtar i Tiranės hapėm festivalin me “Kapitullin e dytė” tė Neil Simon-it dhe mė pas ishte trupa angleze me shfaqjen “Zonjusha Zhuli”, qė kishte nė gjirin e saj njė aktore vėrtetė shumė tė mirė. Njė ditė mė pas shfaqet vepra e Bosnje-Hercegovinės, e regjisorit Dino Mustafiē, i cili ėshtė edhe presidenti i festivalit tė madh teatror Mes-Sarajevo, i cila hapet mbas dy-tre javėsh. Ai ėshtė edhe regjisor filmi. Nė festival erdhi si regjisori i njė drame me dy aktorė, me role; nėnė e bir, ku luante njė aktor boshnjak Emir Bravo, i cili ishte njė aktori mė kryesor i regjisorit boshnjak qė ka marrė Oskar-in nė Amerikė. Shfaqja u mirėprit me prezencėn e veēantė tė aktores serbe, Mirjana Karanoviē, e cila hyn nė hierarkinė e aktoreve tė para tė teatrit serb dhe ishte edhe aktorja mė e mirė e festivalit, bashkė me mua qė mė zgjodhėn si aktorin mė tė mirė mashkull tė festivalit. Dhanė pastaj shfaqje; trupa bullgare, njė trup me tė vėrtetė serioze e dramaturgut irlandez, Martin Macdonald, pastaj u vazhdua me trupėn franceze qė kishte dy aktorė tė jashtėzakonshėm. Falė tyre, trupa franceze fitoi ēmimin Shfaqja mė e Mirė e festivalit. Ishte dhe trupa gjermane e Roberto Ēulit, qė mori Ēmimin special qė quhet “Grant Print”, pėrfshi dhe Regjia mė e Mirė, me tė cilėn u vlerėsua Dino Mustafiē, me shfaqjen e Bosnjė-Hercegovinės.

Faleminderit pėr prezantinim e plotė tė ēmimeve. Sa cilėsor tė ėshtė dukur organizimi i kėtij festivali?

Festivali ishte me tė vėrtetė cilėsor, sepse unė bazohem nė trupat qė kanė ardhur. Festivalin e bėjnė me peshė trupat cilėsore qė vinė dhe regjisorėt me peshė qė janė pjesėmarrės, por aktorė e akserorė tė tjerė tė njė spektakli qė e rrisin piacėn e festivalit. Festivali vetė kishte njė zakon shumė interesant dhe shumė tė kėndshėm. Pėr ēdo premierė vazhdohej me njė koktej, me njė vallėzim ku muzikonte njė bandė interesante nė njė tavernė, pikėrisht poshtė ambjenteve ku shfaqej teatri, ku pjesėmarrėsi e spektatori festonin, gėzonin deri nė orėt, njė, apo dy apo tre tė natės.

E me sa duket Ndriēim Xhepa ka pasur mjaft raste ku i janė dedikuar komplimenetet speciale. Cilat nga ato tė kanė pėlqyer me tė vėrtetė?

Padyshim qė mbas premierės, pėrsa i pėrket spektaklit tonė, qė nė kabinėn e veshjeve erdhėn goxha kolegė pėr tė m’i thėnė menjėherė fjalėt mė tė mira. Po kėshtu ngjau nė koktejlin poshtė sallės dhe unė do tė veēoja disa gjėra qė mė pėlqyen mė tepėr; interesi qė kishin shumė tė rinj, studentė ose studente tė aktrimit tė shkollės shtetėrore apo private, tė cilėt ishin aktorė qė kishin mbaruar shkollimin nė gjashtė shtatė vjetė e fundit, gjenerata tė reja. Ata ishin prezentė nė premierat e Teatrit Kombėtar tė Prishtinės, nė sepktaklet e teatrove private, siē ishte teatri i Enver Petrovskit, teatri “Oda”. Unė shkėmbeva emocionet me njė masė tė madhe tė kėtij kontigjenti tė ri teatror. Ata rrinin dhe shpreheshin nė mėnyrė superlative si “kjo pėr ne ėshtė njė shkollė e aktrimit”, “ky ėshtė njė teatėr qė na nderon, jo vetėm teatrin nacional tė Tiranės, por ka njė trupė qė na nderon si nė Ballkan, si nė Europė”, etj. Mė pėlqeu njė shkrim qė u bė nė njė gazetė nga njė kritik kosovar, por qė jetonte nė Bruksel, ai qė nė titull thotė se ky ishte “njė spektakėl i nivelit europian”, duke u bazuar kryesisht tek loja e aktorėve, e cila vėrtetė bėri qė tė vlerėsohej edhe ēifti ynė i aktorėve, lojės sime dhe tė Luiza Xhuvanit, pėr tė cilėn unė do tė them se ėshtė aktore e pėrmasave tė mėdha pavarėsisht se u vlerėsua Mirjana Karanoviē me ēmimin Aktorja mė e Mirė.


Pėr tė njėjtėn premierė nė Fier e ndatė njė ēmim me Luizėn, pse nuk ndodhi kjo nė Prishtinė?

Por unė do tė them se absolutisht Luiza nuk qėndronte asnjė shkallė, sado tė vogėl, pėrposh aktores serbe. Ky ēmim nė Fier iu dha asaj si aktorja mė e mirė nė festivalin “Apollon 2005”. Unė dua tė vlerėsojė nė tė njėjtėn kohė edhe ēiftin e aktorėve Olta Dako dhe Helidon Fino qė janė kolegėt tanė mė tė rinj. Gjatė diskutimit tė shfaqjeve nė ambjentin e konferencės pėr shtyp pėr festivalin, ku ishin kritikė studentė dhe konkurues dhe diskutonin pėr vlerat e spektakleve, pėr vlerat regjisoriale, pėr skenografinė, pėr vlerat aktoriale, Olta Dako dhe Helidon Fino iu bashkangjitėn kėtyre vlerėsimeve nė njė nga renditjet kryesore si dy aktorė me eksperiencė tė kėtij spektakli. Pėrshtypjet kanė qenė tė mira dhe nga producentė dhe regjisorėt mė tė mėdhenjė tė teatrit, si Roberto Ēuli, qė u shprehėn me njė konsideratė tė jashtėzakoshme bashkangjitur me dėshirėn qė tė vinė edhe ata tė japin njė shfaqje nė Tiranė, e cila do t’i ngelet mė pas detyrė drejtorit tė TK-sė dhe zyrės me marrėdhėnieve me jashtė pėr tė komunikuar qė trupa tė tilla, sidomos trupa e Roberto Ēulit dhe spektakli francez qė do t’ia ofrojmė publikut dhe artistėve tė Tiranės.


Tashmė s’ka mbetur mė vend tė diskutohen aftėsitė tuaj tė aktrimit, derisa kudo qė shkoni tė konkuroni, ju ktheheni me trofe. Ēfarė premierash do tė dėshironte aktori Ndriēim Xhepa qė tė ngjiste sėrisht nė skenė?

Dihet qė planimetrinė e premierave dhe spektakleve nė teatėr ėshtė dikush tjetėr qė e bėn, ku nganjėherė edhe mund tė sugjeroj nėpėrmjet konsultave, por historikisht ne nuk kemi pasur njė teatėr qė tė funksionojė nė mėnyrė tė tillė qė planifikimet e premierave tė bėhen, sė paku, njė ose dy vjet pėrpara qė edhe aktori tė mund tė bėjė njė kėrkesė pėr njė personazh, qė tė ketė interesa tė mėdha qė mundet tė shtoj numurin e roleve tė veta. Kjo ėshtė njė ēikė vėshtirė, pėr pozicionin, mėnyrėn qė ne punojmė, sepse dalin shumė tė papritura. Kėshtu qė unė do tė pretendoja gjithmonė qė dėshira ime tė ishte qė tė ketė mundėsira tė dramaturgjisė edhe klasike, shekspiriane. Mirė do tė qe, nėse do vinin tė mbėshetura nga regjisorė vėrtetė interesantė. Unė jam disi i prirur drejt dramaturgjisė bashkėkohore, ku nėse vihet kujdes nga regjisorėt qė i ofrojnė kėto nė TK, ka me tė vėrtetė vepra interesante qė mund tė pėrēojnė edhe mesazhe edhe njė tematikė tepėr aktuale qė me tė vėrtetė mund t’i pėrshtatesh psikologjisė sė nevojave, nuhajtjes dhe atij ushqimi shpirtėror dhe teatror qė do tė donte spektatori i sotėm. P.sh, vepra tė 20 vjeēarit tė fundit qė lexohen fare mirė nė psikologjinė tonė. Kėto vepra aktorit i bėjnė mirė nė sensin profesional, e nxisin pėr tė qenė nė punė, por njėkohėsisht regjisorėt duhet tė pėrzgjedhin pėr kėtė qėllim, pėr atė i intereson syrit dhe shpirtit tė spektatorit.

A mundet Xhepa qė tė ndajė atė aftėsi aktrimi qė e ka fituar nga shkolla shqiptare e aktrimit dhe atė qė e ka fituar nga nivele autodidakte tė interpretimit?

Profesioni i aktorit lind nė teatėr. Por prezenca ime, sa nė teatėr, sa nė film krijon njė volum mė tė plotė, nga njėra tek tjetra fushė. Si numur rolesh pothuajse janė tė barabartė. Nė harkun e 75 roleve qė kam, nė 27 vite tė punės, ndarja ėshtė aty-aty. Kjo do tė thotė se unė vėrtetė i kam vlerėsuar gjinitė nė mėnyrė tė barabartė, sepse kam bindje qė kam dhėnė dhe kam marrė nga njėra-tjetra, dhe nė procesin e kėtij aktrimi unė mendoj se jam ndihmuar nga realizmi qė kėrkon kinemaja. Aparati i kameras nė film mė ka ndihmuar qė organiciteti dhe natyrshmėria tė vinė nė teatėr. Nga ana tjetėr mushkėritė e zhvillueshme qė kėrkon teatri, e kanė dhėnė me siguri edhe atė botėn emocionale dhe shpėrthimet qė kėrkojnė herė pas here kuadratet e filmit. Ky kooperim mendoj se mua mė ka bėrė mirė, dhe me kėtė lloj mėnyre tė punuari mendoj se do ta shoqėroja dhe nė tė ardhmen punėn time tė mėpasme. Prandaj po them se ky program tek unė ka filluar me shkollimin, 3-4 vjeēar nė Akademinė e Arteve dhe pastaj ajo ana autodidakte, ose personale, qė ju thoni unė kam pėrshtypjen se rezulton nė tė qenurit prezent tė interesit dhe tė dėshirės pėr punė dhe nė qoftė se pasioni dėshira dhe interesi ėshtė i vazhdueshėm, do tė merrja mė shumė nga prezenca nėpėr festivale nė Europė, por edhe nga investigimi i shfaqjeve tė ndryshme tė ardhura kėtu, sidomos nėpėr festivale. Ndikon tek unė shikueshmėria e tė gjithė filmave cilėsorė tė piacės sė parė qė prodhon kinemaja europiane, ose kinemaja amerikane. Ky ėshtė njė lloj ushqimi i vazhdueshėm njė lloj inspektimi qė i bėn asaj vlere, tė cilat hyjnė nė marrėveshje me intuitėn dhe nuhatjen personale, pėr tė bėrė tėnden atė qė ėshtė vertėtet e vlefshme, vėrtetė e avancueshme, qoftė dhe nė profesionin e aktorit, gjithmonė brenda pėrshtatėshmėrisė dhe psikologjisė personale, raporteve pėrshtashmėrisht plastike, thjesht tė Ndriēim Xhepės. Kėto kam pėrshtypjen qė natyrshėm tė bėjnė tė ecėsh pėrpara.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.