Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 138 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Berati, qyteti i vetėm ku Gjergj Kastrioti u thye nga turqit
Postuar nga: Albo

Histori Berati, qyteti-kėshtjellė

Atje ku u thye 555 vjet mė parė Skėnderbeu


Nga Ilirjan Gjika

Pak histori

Qyteti 2400 vjeēar mbart njė histori shumė interesante dhe tė bukur. Arkeologėt mendojnė se ai banohet pa ndėrprerje qysh nga periudha parahistorike. Ndėrkohė qė historografia gjermane pėrcakton se qyteti u themelua nga Gjenerali Maqedonas Antipatri nė vitin 321 Pk.
I quajtur me emrin e tij Antipatrea ai njihet si qendėr e Koinonit tė Dasaretėve, njė fisi tė njohur Ilir qė herė pas here ishte shndėrruar nė arenė luftėrash dhe pėrplasjesh midis shteteve antike. Autori antik i cili e pėrmend pėr herė tė parė Antipatrean ėshtė Polibi nė vitin 216 pk. (Polibius, V.108.2 cituar nė Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, fq.59).
Disa vite mė vonė pikėrisht nė vitin 200 autori Romak Tit Livi (Livius, XXXI, 27. Po aty fq.107) pėrshkruan nė shkrimet e tij se qyteti u shndėrrua nė shesh luftimi midis Romakėve dhe Maqedonasve. Periudha Romake di tė kalojė pa regjistruar ndonjė ngjarje tė rėndėsishme. Vetėm nė mesin e shekullit tė V tė Perandori Bizantin Teodos II kreu punime rindėrtimi dhe fortifikimi nė tė, tė cilat u vazhduan nga motra e tij Perandoresha Pulkeria. Do tė jetė pikėrisht kjo e fundit qė nė vitin 453 do ta pagėzojė qytetin me emrin e ri PULKEROPOLIS. Me kėtė emėrtim Berati pėrmendet edhe nė udhėrrėfyesin e Hieroklit (Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, fq.453) si njė ndėr nėntė qytetet kryesore tė provincės bizantine tė Epirit tė Ri. Njė shekull me vonė do tė pėrmendet nga Prokopi i Cezaresė. (po aty, fq.435) si njė ndėr 48 ndėrtimet e Perandorit Justinian nė Epirin e Ri. PulkeroPolis, Berati do tė quhet deri nė shekullin e IX. Gjatė pushtimit Bullgar (860-1018) ai do tė shnderrohet nė njėrėn prej qėndrave tė pushtetit tė kėsaj Perandorie nė Shqipėri. Veēoria kryesore e administrimit bullgar ishte shndėrrimi i emrave tė vendeve, nga emrat e vjetėr nė emra sllavė. Ndėr tė parėt qė patėn kėtė fat ishte edhe qyteti nė fjalė i cili u quajt Belgrad (qytet i bardhė). Me kėtė emėr ai pėrmendet pėr herė tė parė nė letrėn qė Papa Mikeli VIII i dėrgoi mbretit bullgar Borisit mė vonė Berati (ACTA ET DIPLOMATA, DOC 55). Me largimin e “ dhimshėm” tė bullgarėve nė vitin 1018 qyteti iu rikthye pėrsėri Bizantit. Ndėrsa njė shekull mė vonė ju bashkangjit territoreve tė Despotatit tė Artės. Do tė ishte pikėrisht kreu i parė i kėtij shteti Despoti Mikel I, i cili do tė parapėlqente atė si rezistencė tė re tė tij. (Histori e popullit shqiptar, Tiranė 2003, fq.233 ). Nė kėshtjellėn e Beratit ai do tė gjej vdekjen nė njė natė tė errėt tė vitit 1216 kur vrastare e komplotistėve tė drejtuar nga, vėllai Teodori do t’i japė fund jetės sė tij.
Mė vonė Berati do tė kalojė njė sėrė pushtimesh ku do tė pėrmendim ato tė Napolit, tė Mbretit Serb Stefan Dushanit dhe Perandorisė Osmane. Ndėrkohė qė diku rreth vitit 1350 ky qytet do tė kthehet nė qėndėr tė principatės shqiptare tė Muzakajve ishte Princi Andrea II-tė qė ia mori Beratin me forcėn e amėve komandantit Serb Jovan Komnen Asenit, kunatit tė perandorit Serb Stefan Dushanit. Pas njė dominimi afro 70 vjeēar familja Muzaka do tė detyrohet t’ia dorėzojė Beratin pėrballė fuqisė osmane nė vitin 1417. Periudha e sundimit osman do tė jetė njė ndėr mė tė gjatat pėr vetė qytetin duke i dhėnė atij formėn e emrit tė sotėm Berat dhe karakteristikat e botės sė Orientit.

Kalaja

Njė nga monumentet mė tė bukur, mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishėm tė historisė dhe kulturės shqiptare ėshtė padyshim kalaja e Beratit. Me formėn e saj tė spikatur nė trajtė trekėndėshi ajo ngrihet mbi njė kodėr tė lartė 187 m, e cila ndodhet nė bregun e djathtė tė lumit Osum, duke dominuar luginėn e tij (Hėna Spahiu, Qyteti Iliro Arbėror i Beratit. Tiranė 1990, fq. 9-11). Nė tė kaluarėn siguria e kėsaj kėshtjelle ka qėnė maksimale, sepse projektuesit e saj e ndėrtuan pikėrisht nė kėtė kodėr ku ana jugore bie thikė mbi Osum, anėt lindore dhe perėndimore kanė pjerrėsi tė madhe ndėrsa nė anėn veriore kodra ulet ėmbėl drejt qafės sė Biftės, duke siguruar komunikimin.
Muret kanė njė perimetėr prej 1400 m brinja lindore e kėtij trekėndėshi ėshtė e gjatė 620 m ndėrsa dy tjerat janė tė barabarta dhe janė tė gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranė 1988, fq. 34). Ndryshe nga kėshtjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenė e pajisur me 24 kulla tė cilat emėrtohen sot me emrin turk TABJE sė bashku me muret ato i pėrkasin periudhave tė ndryshme tė ndėrtimit qė nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe pėrfundojnė gjatė kohės sė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės (1813-1821). Brenda sipėrfaqes prej 9.6 ha tė kalasė ndodhen disa kisha, njė pjesė e tė cilave rrėnojė, Sarajet turke, rrėnojat e dy xhamive, sternat e ujit tė quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandės, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndėrkohė qė pjesėn mė tė madhe tė kėtij oborrit tė brendshėm e zėnė njė sėrė rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtėpi banimi tė cilat pėrbėjnė lagjen e quajtur kala.
Gjithsej ky monument ka katėr porta komunikimi. Njėra prej tyre dhe pikėrisht ajo qė paraqet mė shumė interes pėr shkak tė elementeve pėrbėrės tė saj ėshtė ato e anės juglindore. Pasi kalon nė tė futesh nė njė oborr tė fortifikuar, ku pėrpara tė del njė portė e dytė pikėrisht nė murin ballor tė saj, nė anėn e djathtė tė njė harku (Apollon Baēe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet njė monogram me tulla tė kuqe qė i pėrket ndėrtimeve bizantine tė vitit 1204. I ndėrtuar ashtu si i gjithė kompleksi mbrojtės nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin nė formė kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po kėtė emėr “Porta e Mihal Komnenit”.

Rrethimet

E gjithė periudha e Mesjetės u karakterizua si kohė luftėrash e cila u shoqėrua me dhunė tė vazhdueshme. Gjatė saj njerėzit detyroheshin tė pėrgatiteshin pėr luftė nė ēdo kohė. Pėr t’u mbrojtur nga sulmet e huaja ndėrtoheshin fortifikime dhe kėshtjella tė cilat ngriheshin nė vende strategjike dhe pajiseshin me mure tė forta pėr t’u mbrojtur me lehtėsi. Njė fortifikim tė tillė kishte edhe kėshtjella e Beratit e cila gjatė jetės sė saj kaloi shumė rrethime nga tė cilat mund tė pėrmendim disa .
Sipas autorit antik Tit Livit nė luftėrat Romako-Maqedonase tė vitit 200 Pk. ushtria romake rrethoi Antipatrean “Konsulli Romak Sulpici dėrgoi kundėr Antipatreas Legatin e tij, Luc Apustin i cili i vrau banorėt nga 16 vjeē e lart, e lėshoi ushtrinė pėr plaēkė, i prishi muret dhe i vuri zjarr qytetit”, kalimet nga duart e njė pushtuesi nė duart e njė tjetri nuk lanė gjurmė tė dhunshe mbi Beratin gjatė shekujve tė mesjetės sė hershme. Ndėrkohė qė vetėm nė verėn e vitit 1280 qyteti njohu rrethimin nga anzhuinėt e mbretėrisė sė Napolit. “Ēėshtja qė Karli kishte mė tepėr pėrzemėr ishte rrethimi i Beratit”. (ACTA ALBANIE, I.431). Trupat anzhuine arritėn nė 8000 veta tė cilėt ishin kėmbėsorė, harkėtarė, balistarė etj. Ata pėrdorėn kundėr Beratit katapulta dhe makina gurėhedhėse duke pėrdorur kundėr mbrojtėsve edhe “zjarrin grek” tė pėrdorur mė parė gjatė mbrojtjes sė Kostandinopojės nga Arabėt.
Ndonėse Anzhuinėt ishin tė shumtė, tė armatosur mė sė miri dhe tė rreshtuar mė sė miri nė mėnyrė tė pėrsosur (PAHYMERES VEP. I. N.32) ata morėn vetėm pas gjashtė muaj rrethimi lagjet e jashtme tė qytetit. Fortifikimi shumė i fuqishėm i Beratit i mundėsoi garnizionit Bizantin dhe qytetarėve qė ta mbronin me sukses pėr 10 muaj rrethim atė. Kapja rob gjatė njė ndeshje e komandantit anzhuin (kapitenit dhe Vikorit tė shqipėrisė, Durrėsit, Vlorės, Butrintit dhe Korfuzit) Hugo De Suli solli humbjen e Anzhuinėve duke i siguruar fitoren Bizantinėve, kronistėt e tė cilėve e quajtėn betejėn e Beratit tė shkėlqyer.
Ndėrsa njė tjetėr rrethim ishte ai i vitit 1356 kur pasardhėsi i Car Stefan Dushanit, Uroshi sulmoi Beratin. Njė dokument i kohės diptiku (ungjilli) i Manastirit tė Shėn Gjergjit e pėrshkruan kėshtu kėtė ngjarje (grup autorėsh Berati, historia dhe arkitektura. Fq.27)… “Kur serbėt pushtuan Beratin, plaēkisnin dhe varnin nga tė dyja anėt e rrugės jashtė kalasė, por shpėtoi e gjithė kalaja”, tė cilėn serbėt nuk arritėn dot ta pushtojnė. Njė tjetėr rrethim qė Berati e pėrballoi me sukses ishte ai i vitit 1438. Nga kryengritja e vitit 1433-1435 Teodor Muzaka i riu ia mori qytetin e Beratit turqve dhe ringriti Principatėn e Muzakajve. Pikėrisht nė vitin 1438 ai u rrethua nė kėshtjellėn e Beratit nga osmanėt. Rrethimi zgjati shtatė muaj ku qyteti u godit pėr herė tė parė mė artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin Komandanti turk Turhan Pasha bėri njė masakėr nė Myzeqe duke ngritur njė piramidė me koka tė prera.

Traktati i Gaetės

Sipas traktatit tė Gaetės nėnshkruar midis Skėnderbeut dhe Mbretit Alfons V-tė i Napolit (Grup autorėsh, Cėshtje tė historisė sė shtetit dhe sė drejtės, Tirane 1997, fq.48) tė nėshkruar nė Gaeta (Napoli) nė 26 Mars 1451, Alfonsi e merrte nėn mbrojte Skėnderbeun dhe banorėt e tjerė shqiptarė farefis dhe vasal tė tij dhe detyrohej t’i jepte ndihmė ushtarake dhe financiare pėr vazhdimin e luftės kundėr Turqisė. Alfonsi (po aty. Fq.49) merrte pėrsipėr jo vetėm mbrojtjen e Skėnderbeut por edhe ēlirimin me forca tė pėrbashkėta tė tokave shqiptare tė pushtuara nga turqit si: qytete, kėshtjella, krahina. Pėr territoret qė do tė cliroheshin prej osmanėve Alfonsi i V-tė do tė vendoste se cilat do ti mbante pėr ti administruar vetė dhė pėr pjėsėt e tjera qė do tua jepte Skėnderbeut dhe zotėrinjve tė tjerė.
Si qyteti i parė pėr t’u ēliruar nga operacioni i pėrbashkėt shqiptaro-napolitan, u caktua Berati i cili kishte jo vetėm rėndėsi strategjike dhe ekonomike, por ishte dhe avantazhi kryesor i pozicioneve turke me shqipėrinė e Jugut.

Beteja e Beratit

Berati ishte qendra e Principatės sė Teodor Koron Muzakės pjesėmarrės dhe aleat i Skėnderbeut nė Lidhjen e Lezhės. Teodori e rikrijoi Principatėn me kryengritjen ēlirimtare tė vitit 1443, pot e humbi nė vitin 1450. Teodori i plakur dhe i sėmurė i kėrkoi ndihmė Skėnderbeut qė nė emėr tė Lidhjes tė merrte nė mbrojtje Beratin. Skėnderbeu dėrgoi pėr kėtė qėllim kapiten Pal Maneshin mė 800 ushtarė. Turqit e shfrytėzuan kėtė rast dhe me tradhti pushtuan qytetin qė sapo ishte marrė nė dorėzim nga rojet shqiptare. Pal Maneshin e kapėn rob ndėrsa Teodorin plak e ngritėn nga shtrati ku lėngonte dhe e varėn. Me ripushtimin e Beratit turqit penguin shtrirjen e Luftės ēlirimtare drejt jugut tė Shqipėrisė. Ndėrkohė sulmi pėr marrjen e Beratit nga Aleanca Shqiptaro-Napolitane nisi nė korrik tė vitit 1455. 15.000 njerėz nga tė cilėt 8000 kalorės dhe 7000 kėmbėsorė rrethuan qytetin (M. Barleti, Historia e Skėnderbeut. Tiranė 1983, fq.423) rrethuan kėshtjellėn sėbashku me ta ishin edhe 500 ushtarė Napolitanė (Histori e Popullit Shqiptar, Tirane 2003, fq.419), tė cilėt ishin pėrgjithėsisht artilerė tė cilėt vendosėn pėr bombardimin e mureve tarmentat (topat) ose siē i quan Barleti “Pėrdredhoret”.
Garnizoni turk pėrbėhej prej 1000 ushtarėsh tė cilėt “Kur panė se muret po tronditeshin nga pėrdredhoret e ngritura dhe se qyteti po mbetej nė shumė vende i zhveshur” hynė nė bisedime me sulmuesitdhe kėrkuan njė armėpushim 1 mujor kėrkesė qė u pranua pėr 15 ditė (Histori e Popullit Shqiptar, fq.419). Pasi pėrfundoi marrėveshjen me komandantin turk tė kėshtjellės Gjergj Kastrioti marri masat e duhura pėr t’u sinjalizuar nga ndonjė sulm tė mundshėm turk, urdhėroi qė 4000 vetė sė bashku me topat tė mbanin tė rrethuar Beratin. Ndėrsa pjesėn tjetėr tė ushtrisė nėn drejtimin e Muzakės sė Angjelinės dhe Tanush Topisė e zhvendosi nė fushė buzė Osumit. Kjo gjė u bė pėr tė shlodhur ushtarėt nga vapa derisa tė vinte dita e caktuar e dorėzimit tė qytetit.

Ndėrkohė sultan Mehmeti i II-tė i cili e konsideronte Beratin si njė pikė tė rėndėsishme strategjike qė do t’i trondiste pozitat turke nė shqipėri dėrgoi drejt tij 40 000 kalorės tė pėrzgjedhur nga fushė-kosova ku kishte vendosur rezidencėn (Histori e Popullit Shqiptar, po aty). Nė krye tė saj ai vendosi tre ish drejtues tė Sanxhakut shqiptar si: Isa Bej Evrenozin, Hamza Beun dhe Sebali Pashėn. Nga fushė kosova me njė shpejtėsi tė madhe kėta trupa kaluan nė Kaēanik, luginėn eVardarit, Nemanastis, fushėn e Korcės, Voskopojė, Guri i prerė, Dobrenjė, Qafa e Dardhės, Vodicė, Berat. (I. Adami. Rrugė dhe objekte arkeologjike nė Shqipėri. Tiranė 1983, fq. 63-64), kalimi i osmanėve nė rrugė dytėsore dhe moslajmėrimi pėr kėtė sulm i rojės malore mundėsoi ofensivėn surprizė tė turqve. Pasditen e 26 Korrikut kur trupat shqiptare pushonin tė qetė buzė Osumit u sulmuan dhe u masaskruan ashtu tė “zhveshur” dhe pa armė nga osmanėt. Ndėrhyrja e Skėnderbeut dhe e Gjergj Arianitit ishte e pa vlerė sepse gjithēka kishte pėrfunduar atje buzė Osumit, ujėrat e tė cilit “u skuqėn” nga gjaku i 5000 ushtarėve tė vrarė. I gjithė kampi me tė gjithė rezervat, topat, armėt dhe mjetet e rrethimit u bėnė pre e turqve, tė cilėt as vetė nuk e menduan njė fitore kaq tė shpejtė dhe tė papritur. Pasi pėrfundoi lufta (ose beteja e fituar me lehtėsi prej turqve) trupat turke u ngjitėn nė kėshtjellė. Pasi forcuan garnizonin dhe bėnė meremetimin e mureve tė kėshtjellės ato u larguan drejt Stambollit duke marrė me vete ngadhnjimin e fitores.

Ēmitizimi i Heroit

Historiani Austriak Falmerajer (Elementi shqiptar nė Greqi, Tiranė 2003, fq.259) pėr betejėn e Beratit nė analizėn qė i bėn asaj shprehet se, “masat paraprake tė marra nga Skėnderbeu ishin llogaritur me bindjen se nė qytet kishte njė masė tė madhe me frymė antiturke e cila pėrballė epėrsisė sė shqiptarėve do t’i hapte portat e qytetit. Ndryshe nga shumė historianė, sidomos nga ato shqiptarė, tė cilėt pėrpiqen tė gjejnė tek Skėnderbeu vetėm anėt mė tė mira tė gjenealitetit tė tij, Falmerajeri nxjerr kėtu “gabimet” e Skėnderbeut, tė cilave mund t’i “faturohet” disfata nė Betejėn e Beratit. Plani i sulmit ishte pėrpunuar me pak seriozitet (po aty, fq. 259) saqė Skėnderbeu nė vend qė tė vazhdonte sulmin nė tė ėarėn e hapur nė mure, ndoqi kėshillėn e komandantėve tė tij, pėr ndėrprerjen e sulmit me qėllim qė t’u jepte turqve dy javė afat pėr dorėzim, kėshtu shqiptarėt hoqėn dorė nga rregullat e disiplinės (po aty, fq. 260) dhe tė shkujdesur filluan tė prisnin afatin e dorėzimit. Ndėrkohė dhe vetė Skėnderbeu nuk besonte se Sulltani do tė ndėrmerrte njė sulm kundėr tij. Ishte pakujdesia e Skėnderbeut thekson Falmerajeri, mendjemadhėsia dhe shkujdesja tė cilat i sollėn prapėsi heroit qė nuk ishte mundur kurrė. Pa marrė paralajmėrim ose komunikim nga zbuluesit, pa u njoftuar nga rojat kufitare turqit u shfaqėn nė befasi tė plotė. Duke shpėrthyer nė kamp kalorėsit turq i gjetėn shqiptarėt nė gjumė, duke lozur zare, duke u freskuar nė ujėrat e Osumit dhe ashtu tė pambrojtur i grinė nė njė masakėr tė vėrtetė. Skėnderbeu, Heroi i Europės, nuk mund ta ndalte dot tmerrin dhe shkatėrrimin dhe megjithė ndėrhyrjen energjike edhe ai u pėrfshi nga vala e arratisjes sė pėrgjithshme.
Ndėrsa nga ana tjetėr Sebali Pasha gjenerali turk i pari qė mundi Skėnderbeun ishte kthyer nė “luanin” e ditės (po aty). Fajin e fatit tė zi tė Beratit duhet ta mbante krejt i vetėm Skėnderbeu, i cili nė kėtė ditė fatale ai nuk qe mė njė nxėnės i artit luftarak por njė shembull tipik i tė metave tė pafalshme.


Nė vend tė mbylljes

Humbja nė Berat ishte e rėndė. Moralisht ajo ishte humbja mė e madhe qė pėsuan shqiptarėt gjatė luftės 25 vjeēare shqiptaro-turke. Goditjen mė tė rėndė e mori ushtria e cila humbi 5000 trupa, thuajse bėrthamėn e saj. Pasojat e mėvonshme ishin tė rėnda sepse u shoqėruan nė tradhti feudale, nga humbja e Aleancės me Napolin, rilindja e konflikteve tė vazhdueshme me Venedikun dhe vazhdimi i sulmeve tė fuqishme osmane. Ndėrkohė qė Perėndimi mendoi se shqiptarė kishin humbur dhe se Skėnderbeu tashmė kishte mbetur i vetėm kundėr turqve. Ndėrkohė u deshėn vetėm 7 muaj qė Skėnderbeu tė ngadhnjente pėrsėri mbi turqit. Kėsaj radhe nė betejėn e Oranikut shqiptarėt masakruan nė mėnyrė mizore 10 000 turq. Ky ishte shpagimi pėr tė vrarėt nė Berat. Ky sukses shkruante Falmerajeri “Kishte qetėsuar dhe fshirė nga shpirtrat e shqiptarėve tashmė tė zbutur me kalimin e kohės turpin e Beratit.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.