|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Miqesia eshte me shpesh nje porte dalje se sa nje porte hyrje per dashurine.
--- Gustave Lebon
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 155 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe
prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe,
punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr
liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.
Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i
Popullit.
Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.
Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe
zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e
invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.
Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi
teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
|
|
|
|
| |
|
Vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės
Shkencėtarėt britanikė kanė gjetur arsyen pėrse vera e kuqe parandalon rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Ata thonė se kjo realizohet pikėrisht nga njė lėndė kimike natyrore qė ndodhet nė verėn e kuqe dhe qė pakėson rrezikun e bllokimit tė enėve tė gjakut. Kjo substancė quhet Polifenols dhe ajo gjendet nė lėkurėn e rrushit tė zi dhe tė kuq. Pije tė tjera alkoolike nuk e kanė njė substancė tė tillė. Studimin e kryen studjuesit e Institutit Studimor William Harvey tė Shkollės sė Mjekėsisė dhe Dentistėve sė Londrės dhe rezultatet e tij janė botuar nė revistėn Nature.
Shkencėtarėt thonė se zbulimi i tyre spjegon pėrse shumė njerėz nga Evropa Jugore hanė ushqime me yndyrė dhe pėrsėri kanė nivelin e ulėt tė kolesterpolit. Pėr shembull, nė Francė, numri i njerėzve tė sėmurė nga zemra ėshtė mė i vogėl se nė Shtetet e Bashkuaar, edhe pse ndėr ushqimet mė tė pėrdorura nė Francė janė gjalpi, djathi dhe ushqime tė tjera me pėrmbajtje tė lartė kolesteroli.
Kjo i shtyu shkenėctarėt britanikė tė studjojnė njė tjetėr ushqim tė pėrdorur nė Francė, verėn e kuqe. Studime tė tjera tė mėparshme kanė arritur nė konkluzionin se njerėzit qė pijnė njė sasi tė kontrolluar alkooli mund tė pakėsojnė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės.
Ekipi britanik i shkencėtarėve zhvilloi njė eksperiment me qelizat e enėve tė gjakut tė lopėve. Ata studjuan ndikimin e njėzetė-e-tre lloje verėrash tė kuqe nė qelizat e lopėve. Ata arritėn nė konkluzionin se polyphenoli nga tė gjitha llojet e verėrve tė kuqe ndaloi prodhimin e njė proteine tė quajtur ednotelin-njė. Kjo proteinė bėn qė qelizat e gjakut tė zvogėlohen. Shkencėtarėt mendojnė se endotelin-njė lidhet me ngurtėsimin e enėve tė gjakut, qė shkakton sėmundjet e zemrės.
Shkencėtarėt arritėn nė konkluzionin se ulja e nivelit tė endotelinės lidhej me sasinė e polifenolit nė verė. Vera e kuqe Cabėrnet Sovignon ka pėrmbajtje tė mė tė madhe tė kėsaj substance, pra edhe efekti i saj duket se ėshtė mė i madh.
Ekipi i shkencėtarėve britanikė bėri njė eksperiment tė ngjashėm me dy lloje tė tjera vere, tė bardhė dhe rozė. Kėro verėra kishin sasi tė vogėl, ose nuk kishin fare polifenoli, ngaqė para se tė prodhimit tė kėsaj vere, i hiqet lėkura rrushit. Kjo ishte dhe arsyeja qė lloje verėrash nuk ndikonin nė nivelin e endotelinės.
Shkencėtarėt gjithashtu studjuan efektin qė ka e lėngu i rrushit tė kuq, pa pėrmbajtje alkooili. Ata arritėn nė konkluzionin se ky lloj lėngu ngadalėsoi prodhimin e endolinės, por ishte shumė mė pak i efektshėm se sa tek verėrat e kuqe.
Shkencėtartė thonė se njerėzit qė pijnė verė, ėshtė mirė tė pijnė verė tė kuqe pėr tė parandaluar rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Marrė nga Zeri i Amerikes.
|
|
|
|