Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė mos jesh kurrė i kėnaqur nė atė qė krijon, kėtu qėndron arti.
--- Jules Renard(1864-1910)shkrimtar francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Ceshtje Kombetare :: Ēėshtja Shqiptare nė Kongresin e SHBA
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Nga 21 deri mė 27 gusht, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane bėri nė njė mision faktmbledhės nė Shqipėri, nė Mal tė Zi dhe nė Kosovė sė bashku me kongresistin Dona Rorabacher dhe bashkėshorten e tij, Rhonda.

Nė pozitėn e tij tė re si kryetar i Nėnkomitetit pėr Mbikėqyrje tė Hetimeve, qė vepron nė kuadėr tė komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, kongresisti Rorabacher shprehu dėshirėn pėr thellimin e mėtejmė tė njohurive lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe kulturore me tė cilat pėrballen shqiptarėt nė Ballkan. Si bashkėsponsor i rezolutės sė Kongresit 24, ai deshi tė mblidhte prova nė mėnyrė qė mbi kėtė bazė ta vlerėsonte mundėsinė e pėrshpejtimit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ShBA. Nė kėtė mision, Rorabacher u shoqėrua nga presidenti i Lidhejs Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, nga kėshilltarja e Lidhjes pėr Ēėshtje tė Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi dhe nga anėtarėt e bordit tė Lidhjes Gjergj Dedvukaj, Haki Dervishi, Adem Dukaj, Myslim Kuka, Gazmend Lita, Marash Nuculaj, Ahmet Zeka dhe Kol Zagreda. Nė Shqipėri, grupi vizitoi dhe mbajti takime nė Tiranė, Krujė, Durrės dhe Shkodėr, pastaj nė Ulqin dhe Tuz tė Malit tė Zi dhe Prishtinė, Gjakovė, Meje e Prizren nė Kosovė. Mė poshtė po japim disa nga aktivitetet kryesore tė kėtij udhėtimi.

SHQIPĖRIA: Takimi me ambasadoren e ShBA Marcie Ries

Duke e vlerėsuar rėndėsinė e vizitės sė kongresistit Rorabacher, ambasadorja e ShBA-ve nė Shqipėri, Marcie Ries, e ndėrpreu pushimin e saj nė Sarandė, ku po qėndronte me bashkėshortin e saj, pėr ta mbajtur njė mėngjes pune me kongresistin Rorabacher dhe me bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė Hotelin Sheraton nė Tiranė. Ambasadorja Ries vuri nė spikamė “marrėdhėniet e posaēme tė Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara”, pėr shkak tė rolit tė ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson nė krijimin e shtetit sovran tė Shqipėrisė nė takimet pas Luftės sė Parė Botėrore dhe po kėshtu edhe pėr sulmet ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė nė krye me ShBA-tė pėr mbrojtjen e Kosovės nė vitin 1999. “Shqiptarėt i shohin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si mishėrimin e asaj qė kėrkojnė dhe duan pėr veten e tyre”, - tha zonja Ries. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė e shtyn atė tė mendojė se “ne duhet t’i kundėrvihemi qasjes evropiane tradicionalisht negative nė Ballkan nė mėnyrė qė Shqipėria tė shihet me sy pozitiv”.

Ambasadorja Ries pėrmendi faktin se pas Moldavisė, Shqipėria renditet e dyta pėr shkallėn e varfėrisė nė Evropė, njė realitet qė ndėrlidhet me tė kaluarėn e saj komuniste nga e cila doli katėrmbėdhjetė vjet mė parė, njė regjim i ashpėr ky qė e vinte atė diku nė mes tė Koresė sė Veriut dhe Gjermanisė Lindore pėr shkallėn e represionit dhe paranojės”. Ajo pranoi faktin se mungesėn e vendeve reale tė punės nė Shqipėri e kompenson paksa “ekonomia gri” dhe dėrgimi i parave nga shqiptarėt qė punojnė e veprojnė nė Amerikė, nė Evropėn Perėndimore dhe nė Greqi. Pastaj, ambasadorja theksoi potencialin ekonomik qė ka Shqipėria me popullsinė saj numerike dhe tė fuqishme tė moshės sė re me shkallė tė kėnaqshme tė edukimit dhe potencialet e fuqishme tė rritės nė fushėn e turizmit, tė bujqėsisė dhe tė hidro-energjetikės. Nė frontin politik, ambasadorja Ries tha se megjithėse zgjedhjet e 3 gushtit nuk ishin tė pėrkryera, ato ishin “hap vendimtar para”. Sipas saj, rezultati i zgjedhjeve ka shpėnė nė „rishikimin e faktit se kush jemi dhe kah po shkojmė”, duke cituar kėshtu “platformėn antikorrupsion” tė kryetarit tė Partisė Demokratike, premier i ardhshėm vendit, Sali Berisha nė njė shoqėri ku mitosja dhe korrupsioni ekziston nė tė gjitha nivelet.

Ajo ėshtė e interesuar “pėr ēuarjen e Shqipėrisė pėrpara” dhe me kėtė rast afirmoi zotimin dhe pėrkushtimin e Amerikės pėr luftimin e ashpėr tė krimit, zhdukjen nga rrėnjėt tė trafikimit, instalimin e besimit nė sundimin e ligjit, krijimin e njė sistemi tė pavarur gjyqėsor dhe krijimin e njė sistemi tė besueshėm dhe tė qėndrueshėm bankar si dhe tė vendeve reale tė punės nė Shqipėri. Ambasadorja Ries pėrmendi me admirim pėrkrahjen qė Shqipėria i ka dhėnė Amerikės nė luftėn kundėr terrorit dhe dėrgimin e 150 trupave tė saj nė Irak. Ajo tha se shpresonte shumė qė qeveria amerikane do ta vazhdonte interesimin e saj pėr Ballkanin dhe mbėshtetjen pėr hyrjen e Shqipėrisė nė rrjedhat pėr anėtarėsim nė BE dhe nė NATO.

Takimi me kryeministrin e ardhshėm, Sali Berisha

Takimi ynė me Dr. Sali Berishėn nė hotelin “Tirana Internacional” u mbajt pas mbajtjes sė raundit tė dytė tė zgjedhjeve nė katėr zona elektorale. Megjithėse kur u takuam ne numėrimi i votave nė kėto zona nuk qe kryer ende, Berisha e kishte tė sigurt postin e kryeministrit tė Shqipėrisė nga fillimi i shtatorit. Berisha e hapi diskutimin e tij me Lidhjen Qytetare duke folur pėr planet e tij pėr qasjen ndaj pjesėtarėve tė diasporės shqiptare pasi qė “ju mund ta mbroni, ta ruani e shpėtoni identitetin kombėtar kudo qė jeni”, tha ai dhe shtoi se e drejta e qytetarėve shqiptarė me banim jashtė Shqipėrisė pėr tė votuar, tė paktėn nė zgjedhjet kombėtare, do tė njihet e garantohet sė shpejti dhe veē kėsaj, do tė hyjė nė jetė heqja taksės pėr tri vjet pėr tė gjithė imigrantėt shqiptarė dhe pjesėtarėt tjerė tė diasporės shqiptare qė investojnė nė Shqipėri si dhe foli pėr hapjen e shkollave verore pėr fėmijėt e tyre. Pjesa dėrrmuese e prezantimit qė bėri me kėtė rast pėrqendrohej nė domosdoshmėrinė e ērrėnjosjes sė korrupsionit, i cili, tha ai, nga viti 1996 ka shėnuar ngritje prej 400 pėr qind dhe po kėshtu pėrmendi nevojėn e domosdoshme pėr krijimin e vendeve tė punės nė Shqipėri (mungesa e tė cilave pėr ēdo vit detyron 100000 burra e gra shqiptare tė ikin nga Shqipėria). Si faktor pozitiv ai pėrmendi shtimin e ndėrgjegjėsimit dhe kundėrshtimin nė rritje ndaj korrupsionit qė tani ka arritur shkallėn 80 pėr qind ndaj 26 pėr qind sa ishte nė vitin 1996. Kryeministri i ardhshėm Berisha premtoi se do t’u hiqet imuniteti tė gjithė zyrtarėve publikė tė pėrzier nė korrupsion, tha se do tė miratohen ligje qė parandalojnė dhe pamundėsojnė pėrfshirjen e anėtarėve tė qeverisė nė konflikte interesash dhe shtoi se do tė emėrojė njė ombudsperson nga radhėt e shoqėrisė civile qė do tė merret me tė gjitha prokurimet e vlerės mbi 10000 dollarė amerikanė.

Kongresisti Rorabacher reagoi duke sugjeruar qė Dr. Berisha duhet ta bėjė tė qartė nga ēasti i parė se korrupsioni nuk do tė tolerohet. Pastaj Dr. Berisha dhe kongresisti Rohrabacher diskutuan sė bashku pėr rėndėsinė qė ka shfrytėzimi i bregdetit shqiptar dhe zbatimi i teknologjive tė reja. Berisha tha se “tridhjetė vjet mė parė bregdeti ishte bosh dhe shtoi se vendi duhet t’i lerė bjeshkėt pėr t’iu kthyer detit”. Ndėrsa kongresisti Rohrabacher theksoi rėndėsinė qė ka dhėnia me qira pėr nėntėdhjetė e nėntė vjet investitorėve qė duan ta zhvillojnė bregdetin, njė dispozitė qė ka qėndruar nė letėr sipas Dr. Berishės nga viti 1995 si dhe pėrdorimi i internetit pėr angazhimin e popullsisė sė re shqiptare dhe konkurrimi nė tregun botėror. Rohrabacher po ashtu sugjeroi qė Berisha t’i heqė taksat pėr shkrimtarėt dhe shpikėsit nga e tėrė bota. Nė kėtė takim kongresisti Rohrabacher ngriti njė ēėshtje tė cilėn do ta pėrsėriste gjatė tėrė kėtij udhėtimi: Nevojėn e patjetėrsueshme pėr t’iu kundėrvėnė propagandės sė rreme se shqiptarėt jenė forcė myslimane e mundshme fundamentaliste dhe terroriste nė zemėr tė Evropės. Ai i propozoi kryeministrit tė ardhshėm Berisha qė tė afrojė shtimin e forcės shqiptare nė Irak nė 500 (shumica prej tė cilėve janė myslimanė) dhe shtoi se nėse Berisha tregohet i gatshėm qė ta bėjė kėtė, Rohrabacheri vetė do ta shpallė kėtė vendim nė podiumin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve e gjithė kjo nė kuadėr tė aksionit pėr t’iu kundėrvėnė rrenave dhe paragjykimeve kundėr shqiptarėve si “pasues tė islamizmit radikal”. Berisha ra dakort me tė duke cituar, veē tė tjerash edhe bashkė ekzistimin shekullor tė shqiptarėve si myslimanė evropianė, si tė krishterė ortodoks e katolikė “qė luftuan dhe ia dolėn me sukses ta miratonin alfabetin latin dhe qeverisjen sekulare dhe qė pėrherė kanė qėndruar pėrkrah Amerikės”.

Mali i Zi: Takimi me Dr. Nail Dragėn, Loro Mariqin, dhe historianin Riza Rexha

Dr. Draga, qė mori pjesė nė delegacionin e Lidhjes Qytetare nė Mal tė Zi gjatė udhėtimit tė kongresistit Tom Lantos nė gusht tė vitit 2003 dhe i cili dėshmoi para Grupit drejtues tė Kongresit pėr tė drejtat e njeriut, mbi tė ardhmen e shqiptarėve nė Mal tė Zi nė tetor tė po kėtij viti, pėrmendi ndikimin destruktiv tė asimilimit tė detyrueshėm nė Mal tė Zi gjatė njė dreke punuese brenda kėshtjellės ilire nė Ulqin, qė vjen nga lashtėsia - 500 vjet para lindjes sė Krishtit. Dr. Draga pėrmendi “Sllavizimin e sistemit tė arsimit” si njėrin ndėr problemet mė tė mėdha pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi dhe u angazhua pėr krijimin e njė institucioni shqiptar nė Mal tė Zi qė do tė merrej me kultivimin e kulturės dhe tė traditės shqiptare kėtu. Nė Mal tė Zi nuk ekziston asnjė institucion pėr arsimimin e lartė nė gjuhėn shqipe dhe nga 8000 studentė universitarė shqiptarė janė vetėm 30. Ai pėrmendi faktin se kohėve tė fundit, qeveria e Serbisė ka lejuar pėrdorimin e librave shkollorė nė gjuhėn shqipe, ndėrsa qeveria malaziase nuk e ka bėrė kėtė hap ende. “Nė institucionet kulturore nuk ėshtė i punėsuar asnjė shqiptar nga portieri e deri nė nivelet e larta qeveritare”. Ai vuri nė spikamė se koncerti veror i pėrvitshėm “Rapsha” financohet nga diaspora shqiptare.

Pastaj Dr. Draga dhe avokati Loro Mariqi tėrhoqėn vėrejtjen pėr zhvatjen qė po u bėhet profiteve tė industrisė turistike tė Ulqinit dhe konfiskimin e tokės shqiptare nga qeveria e premierit Gjukanoviē nėn vellon e “ristrukturimit”. Draga dhe Mariqi pėrmendėn me kėtė rast likuidimin qė kohėve tė fundit iu bė fabrikės sė kripės nė Ulqin dhe transferimin e saj nė duart e pronarėve dhe tė punėsuarve sllavė gjithnjė nė pėrputhje dhe nė kuadėr tė njė modeli historik tė konfiskimit tė pronave shqiptare, qė po vazhdon ta pėrkeqėsojė gjendjen ekonomike tė shumicės shqiptare nė Ulqin. Profesori Riza Rexha theksoi dhembjen e imigrimit tė detyruar tė shqiptarėve nga Mali i Zi duke filluar qė nga viti 1878, pas tė ashtuquajturit vendimit tė “Fuqive tė Mėdha” nė Kongresin e Berlinit, qė i lejoi Malit tė Zi aneksimin e tokave shqiptare, largimin me forcė tė familjeve shqiptare nga Ulqini pas luftės ballkanike tė viteve 1912 - 1913 deri te ikja e imponuar e 17.000 tė rinjve shqiptarė qė thirreshin pėr mobilizim tė detyrueshėm nė ushtrinė se Malit tė Zi nė vitet 1998-1999.

Takimi nė Tuz

Edukatori Anton Lajēaj dhe avokati Muhamed Gjokaj, qė punojnė nė kuadėr tė Lidhjes Qytetare qė nga vizita e kongresistit Lantos nė Mal tė Zi nė vitin 2003, u folėn shkurtas kongresistit Rohrabacher dhe DioGuardėve pėr pėrpjekjet qė po i bėjnė shqiptarėt pėr rikthimin e statusit tė Tuzit si komunė mė vete, me qėllim tė hidhet poshtė projektligj i kryeqytetit, i cili do ta copėtonte Tuzin si mos mė keq pėr ta vėnė atė mė pas nėn kontrollin e plotė tė Podgoricės. Ata folėn edhe pėr hedhjen nė gjyq qė i ėshtė bėrė qeverisė tė pėr shkak tė konfiskimit tė vreshtave nė pronėsi tė disa mijėra shqiptarėve dhe mė pas bartjen e kėsaj pasurie tė patundshme nė duart e malazezėve sllavė (padi penale kjo qė po vazhdon tė dergjet nė gjykatė tash e shtatė muaj rresht). Kongresisti Rohrabacher shprehu besimin e tij se “popullsia lokale duhet ta ketė nė dorė pushtetin lokal” dhe shprehu pikėpamjen e tij se qeveria malaziase do tė detyrohet t’u njohė shqiptarėve tė Tuzit tė drejta tė njėjta me ato qė gėzojnė komunat tjera me shumicė sllave, nė qoftė se dėshiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian. Referimet e shkurtra tė Lajēajt dhe Gjokajt u pasuan nga njė takim me aktivistė tė ndryshėm nė rajonin e Tuzit dhe me Mehmet Bardhin, udhėheqės i Lidhjes Demokratike tė Shqiptarėve nė Mal tė Zi, qė u pėrqendrua nė kundėrshtimin shqiptar ndaj projektligjit tė kryeqytetit, qė parashihet tė nxjerrėt pėr miratim nė Kuvendin malazias gjatė kėsaj vjeshte. Gjatė kėtij takimi Joe DioGuardi ftoi komunitetin e Tuzit qė ta shfrytėzojė “rastin e mrekullueshėm qė kanė shqiptarėt e Malit tė Zi, pėr faktin se Mali i Zi dėshiron tė pavarėsohet nga Serbia dhe tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian”. Kėshilltarja e Lidhjes pėr ēėshtje tė Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi, ia pėrkujtoi komunitetit se nisma e Lidhjes Qytetare nė emėr tė shqiptarėve tė Malit tė Zi kishte filluar nė vitin 2003 me kongresistin Tom Lantos ndėrkohė qė angazhimi nė emėr tė Kosovės kishte filluar kah mesi i viteve tė tetėdhjeta, kur Joe DioGuardi ishte bėrė kongresist. Ajo i kėrkoi komunitetit tė Tuzit qė tė mos e nėnvlerėsojė ndikimin e udhėtimit tė kongresistit Lantos nė Mal tė Zi, qė u pasua nga seanca dėgjimore e Kongresit me moton: “Mbi tė ardhmen e shqiptarėve nė Mal tė Zi” dhe kontaktet e tij tė vazhdueshme me kryeministrin Gjukanoviq qė u kushtohen domosdoshmėrisė pėr status tė barabartė tė shqiptarėve. Cloyes ftoi komunitetin e Tuzit qė ta ndihmojė ngritjen e ēėshtjes shqiptare nė Mal tė Zi nė shtypin dhe parlamentet e vendeve tė ndryshme tė botės dhe bėri thirrje pėr lėnien anash tė mospajtimeve dhe pėrēarjeve nė Ballkan dhe nė diasporė me qėllim tė pėrmbushjes sė kėsaj aspirate.

Duek mos mohuar faktin se ShBA-tė mund tė ndihmojnė, Cloyes dhe Joe Diaguardi theksuan se rasti pėr shqiptarėt e Tuzit duhet tė bėhet, ngrihet dhe mbrohet para sė gjithash nė Mal tė Zi. (vijon) (Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė kėshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptasro-Amerikane pėr ēėshtje tė Ballkanit.)


Mbrojtja e Ēėshtjes Shqiptare nė Kongresin e SHBA

Kjo ėshtė pjesa e dytė e raportit tim pėr misionin faktmbledhės tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė Shqipėri, Mal tė Zi dhe nė Kosovė me kongresistin Dana Rohrabacher nga 21 deri mė 27 gusht 2005. Nė postin e tij tė ri si kryetar i Nėnkomitetit pėr Mbikėqyrje tė Hetimeve pranė Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Kongresisti Rohrabacher kishte dėshirė qė tė merrte njohuri mė tė thella pėr sfidat politike, ekonomike dhe kulturore me tė cilat po pėrballen shqiptarėt nė Ballkan. Si bashkėsponsor i rezolutės sė Kongresit numėr 24, ai dėshiroi t’i vlerėsonte vetė mundėsitė e pėrshpejtimit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ShBA.

Rohrabacher-ėt u shoqėruan nė kėtė udhėtim nga presidentit i LQSHA dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi, nga kėshilltarja e Lidhjes pėr ēėshtje tė Ballkanit, Shirley Cloyes DioGuardi dhe nga anėtarėt e bordit tė Lidhjes, Gjergj Dedvukaj, Haki Dervishi, Adem Dukaj, Myslim Kuka, Gazmend Lita, Marash Nuculaj, Ahmet Zeka dhe Kol Zagreda. Nė Shqipėri, grupi ynė vizitoi dhe mbajti takime tė shumta nė Tiranė, Krujė, Durrės dhe Shkodėr, nė Kosovė ndaluam nė Prishtinė, Meje, Gjakovė dhe Prizren, ndėrsa nė Mal tė Zi nė Ulqin dhe nė Tuz. Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi shpalosa momentet kyē tė udhėtimit tanė nė Shqipėri dhe nė Mal tė Zi. Kjo qė do tė pasojė, pėrfshin disa nga momentet e tilla gjatė udhėtimit dhe takimeve tona nė Kosovė. Para se tė shkonim nė Kosovė, kongresisti Rohrabacher, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes u takuan me presidentin e Shqipėrisė, Alfred Moisiu. Kongresisti Rohrabacher i tha presidentit Moisiu se “fakti qė nė Irak ka shumė shqiptarė dhe fakti se shumė prej tyre janė myslimanė ka domethėnie tė madhe”. Z. Rohrabacher premtoi se “njerėzve dhe organeve vendimmarrėse nė Uashington do t’ua bėjė tė qartė se shqiptarėve u kemi borxh” pėr angazhimin e tyre pėrkrah ShBA-ve nė Irak dhe prandaj ne duhet tė reagojmė nėpėrmjet njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

KOSOVA: Takimi me shefin e misionit tė ShBA-ve nė Kosovė, Philip Goldberg

Philip Goldberg sqaroi se komuniteti ndėrkombėtar kishte hyrė nė njė fazė tė re nė Kosovė nga periudha 2004-2005, me arritjen e Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė rolin e shefit tė UNMIK-ut, z. Soren Jessen-Petersen, i cili “solli njė qėndrim dhe vitalitet tė ri nė Kosovė” dhe kthimi i Lari Rosinit nė Kosovė si zėvendės i tij. Goldbergu tha se Jessen-Petersen e Rosini i kishin meritat pėr kthimin nė binarėt e duhur tė operacionit tė Kombeve tė Bashkuara, i cili “ishte shndėrruar nė njė operacion burokratik dhe i cili fund e krye punonte i mbyllur nė vete nė vend qė tė bėnte punė partneriteti me popullin e Kosovės”. Mė pas ai tha se z. Petersen dhe i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara Kai Eide “do ta pėrshpejtojnė procesin e kalimit tė pėrgjegjėsive nė duart e vendėsve dhe do ta shpijnė para procesin e statusit final”. Duke bėrė njė pasqyrė tė shkurtėr pėrmbledhėse pėr ngjarjet e vitit 2005 nė Kosovė, Goldbergu e ndau atė nė tri periudha kohore: E para, zgjedhjet qė rezultuan me koalicionin LDK-AAK me Ibrahim Rugovėn si president dhe Ramush Haradinajn si kryeministėr, e dyta, periudha dinamike 100-ditėshe e qėndrimit tė tij nė postin e premierit, qė mė pas u pėrcjell nga aktakuza e Hagės dhe e treta, fillimi i procesit tė shqyrtimit tė statusit final me angazhimin e Kai Eide-s, qė u bė me kėrkesėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan. Duke folur pėr Ramush Haradinajn, Goldbergu theksoi se Ramushi “bėri punė tė mirė dha bashkėpunoi mirė me komunitetin ndėrkombėtar dhe largimi i tij ishte njė goditje”. Kongresisti Rohrabacher reagoi duke thėnė se “tė akuzosh Ramush Haradinajn ėshtė njė lloj sikur ta kishe akuzuar Alesandėr Hamiltonin” - burrėshtetasin amerikan tė shekullit tė tetėmbėdhjetė qė ishte delegat i Kongresit Kontinental dhe qė kishte luajtur rol vendimtar nė formėsimin e politikės sė jashtme e tė brendshme nė dekadėn e parė tė Pasrevolucionit tė Madh Amerikan.

Philip Goldberg foli pastaj pėr nevojėn e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve ndėretnike nė Kosovė, midis shqiptarėve /qė pėrbėjnė mbi 90 pėr qind tė popullsisė/ dhe serbėve (7 pėr qind). Ai tha se procesi i decentralizimit synon “tė sigurojė komunitetet serbe se nuk do t’u mohohet e drejta pėr kontrollin lokal” ndėrkohė qė njėkohėsisht nėnkupton “lidhjen e tyre me Kosovėn”. Aktualisht, Beogradi, i cili ushtron kontroll tė madh financiar dhe politik mbi pjesėn dėrrmuese tė popullsisė serbe nė Kosovė “nuk ka bėrė asgjė pėr ta ndihmuar kėtė proces”, - tha Goldberg. Kongresisti Rohrabacher u interesua tė mėsonte nga Goldbergu pėr pikėpamjet qė kishte ai pėr propagandėn e bėrė nė ShBA pas trazirave tė Marsit 2004 nė Kosovė, sipas tė cilės, shqiptarėt e Kosovės paraqiten si “terroristė myslimanė”.

Z. Goldberg theksoi se ngjarjet e Marsit 2004 “ishin ēėshtje kombėtare e jo fetare” dhe shtoi se diēka e tillė nuk ėshtė pėrsėritur mė pėr asnjė ēast. Ai theksoi se shqiptarėt e Kosovės janė “popullsi shumė sekulariste me interesim shumė tė vogėl pėr islamin radikal”. Megjithėse janė ndėrtuar njė numėr i konsiderueshėm xhamish nga myslimanėt fundamentalistė tė Arabisė Saudite, ato “nuk janė pritur mirė”,- tha Goldberg. Kongresiti Rohrabacher tha se nga udhėtimi i tij i fundit nė Kosovė nė vitin 2000, “progresi ėshtė i dukshėm” dhe shtoi se ndjente se “progresi do tė ishte edhe mė i madh po tė kishim bėrė mė herėt atė qė duhet”. Duke cituar koston e mbajtjes sė trupave amerikane nė Kosovė dhe faktin se trupa tė shumta kėrkohen dhe janė tė nevojshme pėr Irak, Rohrabacheri tha se “sa mė shpejt qė tė lėvizim, aq mė mirė do ta kemi”. Z. Goldberg u pėrgjigj duke theksuar se “shpallja e pavarėsisė tani nuk ėshtė ajo qė mendojmė se duhet tė ndodh tani”. Ai pėrmendi rėndėsinė qė ka shqyrtimi i matur i statusit final qė do tė kryhet nga njė i dėrguar i Kombeve tė Bashkuara nga Evropa dhe ndihmėn e njė zėvendėsi amerikan. Veē kėsaj, Z. Goldberg vuri nė spikamė se ekzistojnė ēėshtje tė mėdha qė e tejkalojnė problemin ndėretnik”, njėri prej tė cilėve ėshtė fakti se “Bashkimi Evropian ka qenė dhe do tė vazhdojė tė jetė investuesi mė i madh nė Kosovė dhe nė rajon”. Ai theksoi “rastin e madh” qė po i jepet Kosovės duke iu ofruar akces nė Bashkimin Evropian. Kongresisti Rohrabacher u kundėrpėrgjigj duke shprehur bindjen e tij se “pesė vjet janė kohė e gjatė”, se kosovarėt kanė tė drejtė “ta pėrcaktojnė vetė fatin e tyre nė kutitė e votimit”, dhe prandaj, ne duhet t’i lejojmė ata “ta marrin nė dorė fatin e vendit tė tyre”. Planifikohet qė bisedimet pėr statusin final, qė po presin raportin e tė dėrguarit Kai Eide, tė fillojnė kėtė vjeshtė. Philip Goldberg theksoi se Grupi i Kontaktit duke pėrfshirė edhe miratimin e Rusisė, kanė rėnė dakord tė mos lejohet kurrfarė ndarje e Kosovės apo krijim i bashkėsive tė reja shtetėrore.

Takimi me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Dacin dhe me anėtarėt e parlamentit anėtarė tė komitetit tė tij pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrim nė BE.

Mė 26 gusht, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, thirri njė takim tė Komitetit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrim nė BE ku morėn pjesė edhe kongresisti Rohrabacher dhe Lidhja Qytetare. Kryetari i kėtij Komitetit, Sabri Hamiti, tha se “zhvillimet e kohėve tė fundit kanė sjellė sqarim pėr gjendjen nė Kosovės por jo edhe pėr statusin e saj final”. “Pėrfundimi optimal”, tha ai ėshtė qė “Kosova tė bėhet e pavarur nė pėrputhje me vullnetin e popullit qė ėshtė shprehur tashmė nėpėrmjet njė referendumi”. Sipas Hamitit, ky qėndrim arrin nivelin e “kompromisit real tė palės shqiptare”. Kosova e pavarur ėshtė “kompromis yni kombėtar” , opsion qė “pėrjashton “Shqipėrinė e Madhe”.

Hamiti kritikoi imponimin e standardeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, sepse ato po pėrdoren si “instrument pėr blerjen e kohės”. Kosova i pranon kėto norma, por “jo kur ato pėrdoren nė rol pengesash” nė njė rol qė “na shpie nė njė udhėtim tė pafund”. Pastaj Hamiti tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė “kusht pėr paqen nė rajon” dhe kusht thelbėsor pėr zhvillimin shoqėror, politik dhe ekonomik tė Kosovės. A i tėrhoqi vėrejtjen se aspiratat e popullit tė Kosovės po pengohen e stėrkeqen nga mungesa e statusit final dhe shtoi se prandaj “atyre mund t’u shterojė durimi”. Pėr pasojė, ai tha se Komiteti pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar “pret qė Brukseli dhe veēanėrisht Uashingtoni do ta pranojnė se ka ardhur koha pėr ecje para”. Kongresisti Rohrabacher reagoi duke thėnė se “ne duhet tė jemi realistė dhe idealistė sė bashku”. Si njė idealist, ai tha se “Kosova duhet tė jetė e lirė dhe e pavarur dhe nė pėrputhje me kėtė ajo duhet tė udhėhiqet nga zyrtarėt e zgjedhur tė cilėt do ta pėrcaktonin politikėn e vendit”. Kjo gjė do tė duhej tė kishte ngjarė “qė dje” shtoi z. Rohrabacher. Por, si realistė, ai the se “duhet tė bėhet luftė nė fushėn e komunikimit”, sepse shumica e njerėzve nė Uashington nuk e dinė se ēfarė po ngjet nė Kosovė”. Veē kėsaj, “pėr shkak se ju jeni shumicė myslimane, po pėrhapen rrena se jeni nisur nė rrugė pėr t’u bėrė shoqėri radikale e stilit islamik”. Ai tha se “Joe DioGuardi, Shirley Cloyes dhe miqtė e tyre po bėjnė punė tė madhe nė kundėrvėnien ndaj kėtyre rrenave dhe shtoi se prandaj me ta dhe me miqtė tanė nė Kongres ju duhet tė punoni nga afėr”.

Lidhur me kėtė, kongresisti Rohrabacher theksoi se “ne na ka bekuar fakti se dy njerėzit kryesor nė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, kongresisti Henry Hyde dhe Tom Lantos, janė avokatė tė vėrtetė tė Kosovės”.

Pastaj ai i bėri thirrje qeverisė sė Kosovės “qė gjatė tetėmbėdhjetė muajve nė vijim, pas tė cilės kryetari Henry Hyde shkon nė pension, ta shfrytėzojė rastin” e tė bashkohet me z. Hyde e me Lantosin sė bashku me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė mėnyrė qė administrata e presidentit Bush tė nxitet qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Kongresisti Rohrabacher sqaroi faktin se administrata e presidentit Bush ashtu si dhe administratat e tij pararendėse, kanė dėshtuar sepse nuk e kanė shpėnė para zgjidhjen e statusit final, vetėm falė politikės sė gabuar “tė pėrpjekjes pėr t’i qetėsuar tė tjerėt qė nuk janė aleatėt tanė dhe tė cilėt nuk e kanė pėr zemėr sistemin e vlerave tona”. Pastaj z. Rohrabacher tha: “Ju jeni popull qė i ndani vlerat tona. Unė e kam parė kėtė kėtu me sytė e mi dhe prandaj atė do ta bėj tė njohur nė Uashington”.

Pas dhėnies sė njė vėshtrimi tė shkurtėr pėr punėn e LQShA nė Uashington nė emėr tė Kosovės, nė kuadėr tė tė cilės bėn pjesė organizimi i tri seancave dėgjimore nė Komitetin e Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nga viti 2003, Joe Dio Guardi u bėri thirrje parlamentarėve tė Kosovės qė “t’i lėnė anash ndarjet partiake nė dobi tė njė pune mė tė mirė nė frontin e marrėdhėnieve publike dhe lotimit”. “Ju nuk po e kėrkoni pavarėsinė e Kosovės nė mėnyrė tė organizuar dhe prandaj nė Uashington nuk do tė keni sukses gjithė derisa tė mos bashkėpunoni ngushtė me njėri-tjetrin”.

Ceremonia e vėnies sė gurthemelit pėr Katedralen Nėnė Tereza nė Prishtinė dhe takimi me imzot Mark Sopin

Qeveria e Kosovės dhe Kisha Katolike, e prirė nga imzot Mark Sopi, hodhėn gurthemelin e katedrales dhe qendrės kulturore dhe arsimore qė do ta mbajė emrin e Nėnė Terezes, gjatė njė ceremonie, tė cilėn e hapi Kardinali i Uashingtonit, Theodore McCarrick. Presidenti Ibrahim Rugova, imzot Mark Sopi dhe folės tė tjerė vunė nė spikamė bashkėekzistencėn paqėsore disa shekullore nė mes tė shqiptarėve tė besimit katolik, ortodoks dhe mysliman dhe dėshirėn e kosovarėve pėr ti respektuar dhe mbrojtur vlerat e Nėnės Tereze. Presidenti Rugova falėnderoi nga zemra kongresistin Rohrabacher dhe ish-kongresistin Joe DioGuardi pėr pjesėmarrjen e tyre nė kėtė ngjarje historike sė bashku me anėtarėt tjerė tė Lidhjes Qytetare, duke pranuar ftesėn e imzot Mark Sopit. Nė mbrėmje, grupi ynė u pranua nga imzot Sopi nė famullinė e tij nė Prizren, pas tė cilės ai dhe at Shan Zefi iu bashkuan Rohrabacher-ėve, DioGuardėve e bordit tė Lidhjes nė njė darkė ceremoniale nė qendėr tė Prizrenit.

Pėrkujtimi dhe varrimi i eshtrave tė 21 gjakovarėve tė kthyer ditėve tė fundit nė Kosovė

Kongresisti Rohrabacher dhe Joe DioGuardi folėn nė ceremoninė pėrkujtimore tė 26 gushtit dhe nė varrimin qė iu bė 21 burrave e fėmijėve nga Gjakova dhe katundet e saj, tė cilėt ishin ekzekutuar nga forcat ushtarake dhe paramilitare tė Milosheviēit gjatė luftės sė vitit 1999. Nė pėrpjekje pėr t’i fshirė gjurmėt e pėrmasat e mizorive serbe nė Kosovė, trupat serbe nė fshehtėsi i kishin transportuar trupat e kėtyre shqiptarėve sė bashku me trupat e qindra tė tjerėve nė Beograd me kamionė frigoriferė, pėr t’i varrosur mė pas nė varre masive. Kėto varre masive nuk u zbuluan deri nė vitin 2001 dhe prej atėherė e deri mė sot, nga 2400 tė zhdukur, nė Kosovė janė kthyer eshtrat e vetėm 566 shqiptarėve tė ekzekutuar. Duke u pėrpjekur qė ta sjellė para vėmendjes ndėrkombėtare fatin e tė pagjeturve dhe shėrimin e dhembjes sė familjeve tė tyre, agonia e tė cilave po zgjat nga veprimi destruktiv i Serbisė nė kthimin e tė vdekurve, anėtari i bordit tė Lidhjes Qytetare, Haki Dervishi dhe familja e tij ndihmuan shumė nė mbajtjen e kėsaj ceremonie pėrkujtuese nė Meje. Nė fjalimin e tij para njė turme prej mijėra vetash, DioGuardi deklaroi se Gjakova ishte “Srebrenica e popullit shqiptar” dhe shtoi se Meja “sot ishte tokė e shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt. (Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė kėshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptasro-Amerikane pėr ēėshtje tė Ballkanit.)

Shirley Cloyes DioGuardi
Keshilltare ne LQSHA per Europen Juglindore


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.