Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte prova e te keqes.
--- Seneque

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Demokraci :: Shqiptarėt fituan, demokracia shqiptare ėshtė e gjallė
Postuar nga: Albo

Demokraci Pėrpara mbajtjes sė zgjedhjeve nė Shqipėri, unė shpreha pikėpamjet e mia mbi zgjedhjet nė njė shkrim tė titulluar "Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet". Tani qė zgjedhjet u mbajtėn dhe gjithė proēesi i tejzgjatur pėrfundoi, nuk ngelet gjė tjetėr vetem se tė nxirren disa konkluzione mbi zgjedhjet. Pavarėsisht se edhe kėto zgjedhje u shoqėruan me shumė anomali dhe me shumė ankth, unė jam i gėzuar tė konstantoj se shqiptarėt fituan nė 3 korrik. Sa herė qė ka njė fitues ka edhe njė tė humbur, dhe kur shqiptarėt fitojnė, mafia e instaluar nė vend humbi. Vota e lirė e shqiptarėve triumfoi mbi kėrcėnimet dhe presionin e klikės sė inkriminuar nė pushtet. Po rendis mė poshtė disa prej pėrfundimeve qė unė nxorra nė 3 korrik.


1. Demokracia shqiptare ėshtė e gjallė

Lajmi i parė i gėzuar i 3 korrikut ishte pjesmarrja e madhe e shqiptarėve nė zgjedhje. Njė pjesmarrje mė e madhe nė zgjedhje nga herėt e kaluara do tė thotė se shqiptarėt nuk e kanė humbur ende besimin e tyre tek vota e lirė dhe kishin arsye tė forta pėr tė mos qėndruar indiferentė karshi situatės sė krijuar nė vend. Pjesmarrja e madhe nė votime gėzon tė gjithė shqiptarėt e pėrkushtuar pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike nė Shqiperi, ashtu siē ligėshton tė gjithė ata qė nuk u bėhet vonė as pėr demokracinė dhe as pėr verdiktin e sovranit popull, u bėhet vonė vetėm pėr tė imponuar vullnetin e tyre mbi vullnetin e lirė tė shqiptarėve. Pa lexuar fare verdiktin e zgjedhjeve, vetėm duke mėsuar pėr njė pjesmarrje tė lartė nė zgjedhje, e kisha tė qartė se shqiptarėt i shihnin kėto zgjedhje jo thjeshtė si njė duel politik, por si njė duel personal midis lirive tė tyre si njerėz dhe njė klike kriminale qė imponon me forcė njė imazh kriminal mbi gjithė shqiptarėt. Pjesmarrja e lartė dėshmonte dėshirėn e shqiptarėve pėr tė parė ndryshim rrėnjėsor nė jeten e tyre pasi ishin tė lodhur me realitetin aktual nė tė cilin jetonin.

Shumė pak analistė shqiptarė i kanė kushtuar vėmendje pjesmarrjes sė shqiptarėve nė zgjedhje. Kjo pasi sipas shifrave zyrtare tė KQZ, pjesmarrja vėrtitej rreth 50% tė shqiptarėve me emra nė lista. Kjo ėshtė njė shifėr sa e vėrtetė edhe mashtruese nėse nuk lexohet nė kontekstin e duhur shoqėror. 50% e shqiptarėve me emrin nė lista votuan, por po tė faktorizosh edhe faktin se rreth 25% e shqiptarėve jetojnė sot larg Shqiperisė si emigrantė, atėherė kjo shifėr rrėfen se mbi 65% tė shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri kanė dalė nė votime. Kjo shifėr nuk ėshtė aspak e ulėt dhe do tė ishte akoma mė e lartė nėse listat do tė ishin mė tė rregullta, proēesi i pajisjes me ēertifikata mė i lehtė, dhe shqiptarėve qė jetojnė nė mėrgim do t'u jepej njė mundėsi qė tė votonin. Tė gjitha kėto duhet tė jenė detyra nė krye e sipėr tė agjendės sė punės sė qeverisė sė ardhshme shqiptare pasi asgjė nuk ėshtė mė e rėndėsishme nė jetėn demokratike tė njė vendi se sa pjesmarrja sa mė e madhe e shtetasve tė vet. Dhe shqiptarėt e dėshmuan me daljen e tyre nė masė nė votime nė 3 korrik se ata nuk e kanė humbur besimin tek vota e lirė dhe janė mė tė pėrkushtuar se kurrė pėr tė kthyer vendin e tyre nė shinat e demokracisė.


2. Sovrani foli, politika heshti

Momenti i dyte madhėshtor qė tė gjithė shqiptarėt dėshmuan nė 3 korrik ishte pėrjetimi i proēesit tė numėrimit tė votave pas mbylljes sė qendrave tė votimit. Pavarėsisht se edhe kėto zgjedhje lanė shumė pėr tė dėshiruar dhe nuk ishin aspak tė lira, ato ishin demokratike pasi votat qė u hodhėn nė 3 korrik u numėruan dhe respektuan. Kjo nė vetvete pėrbėn dhe "ēudinė" nė mendjen e shumė shqiptarėve qė ishin mėsuar nė tė kaluarėn tė shihnin se si votat e tyre manipuloheshin, bliheshin, rrėzoheshin me vendime gjykatash, shkeleshin me kembė nga kriminelė e njerėz tė paguar. Por ja qė nė 3 korrik, ndodhi ēudia e madhe dhe votat e shqiptarėve u numėruan njė pėr njė. Njė ndihmė tė madhe nė kėtė drejtim dha edhe prezenca e papreēendent nė numėr e monitorėve ndėrkombėtarė dhe vendas. Pa anashkaluar as rolin konstruktiv tė mbajtur nga mediat shqiptare. Njė preēedent i ri pozitiv u vendos nė 3 korrik, preēedenti i respektimit tė votės sė shqiptarėve. Jam i bindur qė tė gjithė shqiptarėt qė ndoqėn numėrimin e votave nga ekranet e tyre tė televizioneve janė ndier mirė kur kanė dėshmuar me sytė e tyre proēesin e numėrimit tė votave. Po ashtu, besoj se ēdo shqiptar ka mėsuar tashmė nga rezultati i ngushtė i votimeve nė disa zona se ēdo votė ka vlerė dhe askush nuk duhet tė tregohet indiferent por duhet tė marrė pjesė nė votime.

Kur vota e shqiptarėve numėrohet, verdikti i shumicės lexohet, politika dhe mafia e ndėrtuar rreth saj hesht. Nė kėtė kontekst, shqiptarėt fituan mbi mafien nė 3 korrik. Edhe pse zgjedhjet nuk ishin tė lira falė shumė mashtrimeve ligjore dhe teknike nė zgjedhje nga tė dy krahėt e politikės, ato shėnuan njė hap gjigand pėrpara pėrsa i pėrket aspektit demokratik tė numėrimit dhe respektimit tė votave. Zgjedhjet quhen tė lira kur tė gjithė shqiptarėt qė gėzojnė tė drejtėn kushtetuese tė votojnė janė nė gjendje tė votojnė pranė qendrave tė tyre tė votimit. Zgjedhjet quhen demokratike kur tė gjitha ato vota tė hedhura nga shqiptarėt numėrohen dhe respektohen njė pėr njė. Dhe shqiptarėt korrėn njė fitore tė dyfishtė nė 3 korrik: ata dolėn nė masė nė votime duke prishur llogaritė e atyre qė prisnin njė pjesmarrje tė vogėl nė zgjedhje; votat e tyre u numėruan duke e bėrė tė mundur qė verdikti i zgjedhjeve tė shkruhet me votėn e lirė tė shumicės dhe jo nga dora e krimit politik siē ka ndodhur nė tė shkuarėn. Ne 3 korrik shqiptarėt shkruajtėn historinė e tyre me voten e tyre tė lirė, ashtu si ajo votė e lirė simbolizon njė pushkatim politik pėr tė gjithė ata politikanė qė nuk i binden vullnetit tė popullit dhe nuk respektojnė dinjitetin e tij. Nėse njerėzit e politikės shqiptare nuk e dinin se ēfarė do tė thotė tė jetosh me frikėn e sovranit popull, ata e mėsuan atė nė 3 korrik.


3. Pushteti ndryshon duart nė mėnyrė paqėsore

Momenti i tretė madhėshtor i zgjedhjeve tė 3 korrikut ishte rotacioni paqėsor i pushtetit. Mbase pėr herė tė parė nė historinė e pluralizmit shqiptar, fushata elektorale nuk u mbajt nėn diktatin e forcės apo dhunės siē ndodhi nė fillimet e viteve 90 apo nė vitin e mbrapshtė 1997. Kėsaj here, pushteti do tė ndryshojė duart nė mėnyrė paqėsore dhe kjo jo vetėm pėr meritė tė politikės shqiptare por pėr meritė tė emancipimit politik tė vetė shqiptarėve. Pjesmarrja e madhe nė votime, vėmendja, interesimi, pjesmarrja e madhe gjatė fushatės elektorale, dėshmuan mbi tė gjitha njė maturi politike nga elektorati shqiptar qė nuk e gjejmė as tek klasa politike shqiptare. Maturia politike do tė thote njohje dhe pėrqafim nga ana e shqiptarėve tė pėrgjegjėsive tė tyre si shtetas nė njė shoqėri demokratike, nė njė kohė kur lidershipi i vetė politik nė pushtet dėshmonte njė mungesė totale pėrgjegjėsie. Kundėrefekti mė i madh pozitiv i pushtetarėve tė papėrgjegjshėm shqiptarė ėshtė njė ndėrgjegjėsim i mbarė elektoratit shqiptar mbi gjendjen e vendit dhe papėrgjegjshmėrinė politike tė njerėzve nė pushtet.

Besoj se nė kėto zgjedhje elektorati shqiptar arriti tė shohi dhe vlerėsojė momentin madhėshtor tė kalimit paqėsor tė pushtetit nga njė grup politik nė njė tjetėr. Nė shoqeritė demokratike shtetasit e lirė zgjedhin tė votojnė pasi nuk duan tė zgjidhnin kontradiktat e tyre me dhunė; vendin e plumbave e zėnė votat e lira, vendin e pushtetit tė fituar me gjak, e zė pushteti i fituar me voteė e lirė tė shumicės, vendin e vullnetit tė njė tirani e zė vullneti i lirė i sovranit popull. Dhe nė kėto zgjedhje, ndryshe nga vitet 1992 dhe 1997, fushata elektorale ishte shumė herė mė e qytetėruar dhe vendin e retorikės polarizuese politike dhe skėrmitjeve kėrcėnuese qė ndillnin dhunė, e zunė platformat politike pėr problemet e vendit dhe mesazhet e ndryshimit paqėsor me votėn e lirė. Kjo pėr meritė tė njė ndėrgjegjėsimi nė rritje nga elektorati shqiptar, njė vetėpėrmbajtje dhe maturie politike tė admirueshme tė dėshmuar nga opozita shqiptare dhe njė pranie dhe vėmendje tė paprecedent tė komunitetit ndėrkombėtar. Ndryshe nga e kaluara, kėsaj here zgjedhjet nuk u pasuan nga njė krizė politike/ekonomike/shoqėrore, dhe kjo ka njė domethėnie tė madhe pėr tė ardhmen e demokracisė shqiptare; fundi i tranzicionit politik nė Shqipėri po troket nė derė.


4. Media shqiptare gjen mė nė fund misionin e saj

Momenti i katėrt qė vlen tė evidentohet nė kėto zgjedhje ėshtė roli i medias shqiptare, qė ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kėsaj rradhe luajti njė rol tė madh kontruktiv nė monitorimin e proēesit dhe informimin e publikut nė kohė reale. Mund tė thuhet me plot gojė se edhe media shqiptare me nė fund e kaloi me sukses testin e misionit tė saj madhor nė njė shoqėri demokratike. Ajo krijoi shumė preēedente pozitive si: krijimi i hapėsirave tė nevojshme pėr tė gjithė kandidatėt nė zgjedhje; promovimi i debateve televizive midis kandidatėve nė zona tė caktuara elektorale; nxjerrja nė pah e problemeve qė shqetėsojnė mbarė shoqėrinė shqiptare; nxjerrja nė pah e mangėsive tė kodit elektoral dhe si kėto mangėsi po pėrdoreshin nga grupe tė caktuara politike pėr tė deformuar vullnetin e sovranit popull; anketimi para-zgjedhor dhe pas-zgjedhor i elektoratit; mbulimi nė kohė reale i tė gjitha problemeve tė vėrejtura nė qendra tė ndryshme votimi; transmetimi direkt i proēesit tė numėrimit nė qendrat elektorale zonale; raportimi nė kohė reale i rezultatit tė zgjedhjeve nė zona tė caktuara pėrpara se informacioni tė mbėrrinte nė KQZ; mbulimi deri ne fund i proēesit tė kontestimeve tė zgjedhjeve, etj. Tė gjitha kėto preēedente pozitive bėnė qė media shqiptare tė luante njė rol mė tė madh konstruktiv nė kėto zgjedhje duke u krijuar hapėsirat e duhura grupeve politike dhe kandidatėve, duke pėrmbushur kėshtu misionin fisnik tė informimit tė publikut. Ky rol konstruktiv i mediave ndihmoi nė njė ndėrgjegjėsim mė tė madh tė shqiptarėve pėr tė marrė pjesė nė fushatėn elektorale; bėri tė mundur pėrcjelljen e mesazheve politike tė subjekteve politike pjesmarrėse nė zgjedhje tek publiku nė mėnyre qė ky i fundit tė bėnte njė pėrzgjedhje tė peshuar; u preu udhėn me transparencėn e kamerave televizive pėrpjekjeve manipuluese tė segmenteve tė caktuara gjate proēesit post-elektoral; vuri para pėrgjegjėsisė ligjore gjithė administratėn zgjedhore duke informuar publikun hap pas hapi mbi ēdo qėndrim tė tyre; arriti qė tė ndajė me publikun shqiptar verdiktin e pėrgjithshėm tė zgjedhjeve brenda pak orėsh nga mbyllja e kutive tė votimit, verdikt qė KQZ nuk e ka nxjerrė dot tė plotė as 2 muaj pas mbajtjes sė zgjedhjeve. Kuptohet qė jo tė gjitha segmentet e medias shqiptare treguan profesionalizmin dhe pėrgjegjėsinė e duhur, por pjesa dėrrmuese e tyre e bėri njė gjė tė tillė. Shqiptarėt duhet t'u jenė mirėnjohės gazetarėve shqiptarė dhe le tė shpresojmė se preēedenti i 3 korrikut 2005 tė mos mbetet i tillė, por tė kthehet nė njė standart qė tė gjitha mediat shqiptare duhet tė respektojnė dhe aplikojnė edhe nė zgjedhjet e ardhshme.


5. Demokracia shqiptare ėshtė e gjallė por ende jo nė kėmbė

Pavarėsisht nga hapat e mėdha qė u hodhėn drejt standartave demokratike nė zgjedhjet e 3 korrikut, ato dėshtuan pėr tė pėrmbushur plotėsisht standartet demokratike. Kėtė konstatim mund ta bėjnė jo vetėm institucionet ndėrkombėtare qė monitoruan zgjedhjet, por edhe vetė shqiptarėt qė gėzojnė kulturėn e duhur demokratike. Zgjedhjet nuk ishin tė lira pasi listat zgjedhore ngelen ende problematike dhe tė kontestuara nga subjektet politike dhe vetė zgjedhėsit shqiptarė qe edhe pse dolėn tė votonin nė 3 korrik shumė prej tyre nuk gjetėn emrin nė lista. Zgjedhjet nuk ishin tė lira pasi fenomeni i ligjėruar i kontrabandės sė votave qė njihet si "Dushku", bėri jo vetėm tė vėshtirė proēesin e votimit, por shtrembėroi nė mėnyrė tė turpshme rezultatin e zgjedhjeve nė listat proporcionale. "Dushku" do tė ngelet nė historineė e pluralizmit shqiptar si njė prej ogurėve mė tė zinj dhe ideatorėt e tij si "politikanėt e Dushkut". Zgjedhjet nuk mund tė quhen me plot gojė demokratike pasi edhe 2 muaj pas mbajtjes sė zgjedhjeve, shqiptarėt ende nuk kanė mėsuar nga institucioni zgjedhor se kush fitoi e kush humbi, presidenti ende nuk ka mbledhur kuvendin e ri tė dalė nga verdikti i sovranit, vendi ka dy muaj pa qeveri dhe nuk qeveriset. Zgjedhjet nuk mund tė quhen me plot gojė demokratike nė njė vend ku simbioza e krimit tė organizuar dhe politikės ka arritur nė atė shkallė sa njerėzit e krimit kandidojnė nė zgjedhje, bile pėrdorin edhe paratė dhe tentakulat e krimit pėr tė blerė votat e shqiptarėve tė varfėr. I vetmi preēedent pozitiv qė i bėn kėto zgjedhje sadopak demokratike nė sytė e shqiptarėve dhe botės ėshtė rigoroziteti i treguar nė proēesin e numėrimit tė votave, ndryshe nga herėt e tjera. Kjo nuk do tė thotė se nuk pati peėpjekje pėr manipulime apo manipulime tė izoluara lokale, por do te thotė se kėto manipulime dhe mangėsi ishin tė izoluara dhe nuk vunė nė mėdyshje aspak rezultatin e pėrgjithshėm tė zgjedhjeve.

Shqiptarėt nė 3 korrik fituan njė betejė me mafien e instaluar nė vend, por nuk kanė fituar ende luftėn. Nė 3 korrik, gjithė shqiptarėt dhe mbarė bota mėsuan se shqiptarėt nuk e kanė humbur besimin e tyre tek vota e lirė duke dalė nė masė nė votime, ashtu siē dėshmuan se demokracia shqiptare ėshtė ende e gjalle e nuk ka vdekur. Ngelet ende shumė pėr tė bėrė nga koalicioni i ri qeverisės pėr te rikthyer Shqipėrinė plotėsisht nė shinat e demokracisė: luftė e hapur pa kompromis krimit tė organizuar qė vepron lirshėm nė Shqipėri, nxjerrjen pėrpara drejtėsisė tė gjithė njerėzve tė politikės sė implikuar nė krimin e organizuar dhe korrupsion, varrosjen njėherė e pėrgjithmonė tė "Dushkut" duke bėrė korrigjimet e nevojshme kodit elektoral, transparencė tė plotė e administratės sė re publike me publikun shqiptar. Kjo ėshtė njė sipėrmarrje titanike, mė e madhe se sa fitorja e zgjedhjeve, qė do tė kėrkojė njė impenjim serioz maksimal dhe njė vullnet tė hekurt politik pėr ti shkuar deri nė fund rrugės drejt kthimit tek shteti ligjor i sė drejtės. Suksesi i kėtyre reformave, qė janė me njė rėndėsi jetike pėr tė ardhmen e demokracisė shqiptare, do tė varet jo vetėm nga vullneti politik i njerėzve tė rinj nė pushtet, por edhe nga vetė mbėshtetja dhe pjesmarrja e shqiptarėve tė thjeshtė. Vota e asaj shumicės sė shqiptarėve nė 3 korrik nuk duhet parė vetėm si njė votebėsim pėr tė udhėhequr, por edhe si njė vullnet i ēdo shtetasi tė pergjegjshėm shqiptar pėr tė dhėnė kontributin e tij nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike shqiptare.

Ilirjan Papa
Philadelphia - SHBA
31 gusht 2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.