Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Tirana kurorėzon "Miss Globe International" pėr 2005
Postuar nga: Albo

Intimitet Eshtė zhvilluar mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve “Miss Globe International”

Miss Sllovakia, mė e bukura e globit

Shekulli

Nėn hijen e Urės sė Tabakeve, njė prej simboleve tė Tiranės, ėshtė zgjedhur bukuroshja e Globit. Miss Sllovakia, Luēia Liktakova, ėshtė shpallur “Miss Globe International 2005”. Shumė pranė fitores ka qenė edhe “Miss Shqipėria 2005”, Edlira Mema, e cila sė bashku me Miss Venezuelėn, kanė qenė shoqėrueset e Missit. Mbrėmė nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve, ėshtė zhvilluar konkursi i bukurisė “Miss Globe International”, pėr kurorėn e sė cilit kanė hyrė nė garė plot 41 vajza, mise e modele, nga vende tė ndryshme tė botės, qė nga Kina, Bolivia, Rusia, Amerika, Brazili, Polonia, Franca…, tek fqinjėt grekė e malazezė. Ndryshe nga njė vit mė parė, kur bukuroshja e globit u zgjodh nė Amfiteatrin e Durrėsit, ky edicion, edhe kėtė herė nėn regjinė e Petri Bozos, ėshtė kufizuar nė hapėsirėn e Kongreseve, nė njė skenė mė komode dhe mė pranė skemės sė zakonshme tė aktiviteteve tė kėtij lloji. Ashtu si edhe njė vit mė parė, prezantimi i aktivitetit i ėshtė besuar prezantuesit Adi Krasta, i cili ka komunikuar me publikun mė sė shumti nė gjuhėn shqipe, edhe pse “Miss Globe” ėshtė njė aktivitet ndėrkombėtar. Pėrveē bukurisė sė vajzave, mosha e tė cilave ēuditėrisht varionte nga 16 deri nė 26 vjeē, ajo qė tė binte nė sy ishte edhe prezenca mė e plotė e elementėve shqiptarė. Krahas Urės sė Tabakėve, ndėrthurur nė skenografi nga skenografi Bledar Gėrxhalliu, spikatėn edhe kostumet popullore dhe muzika shqiptare. Baza dhe kolazhet muzikore tė realizuar nga kompozitori dhe orkestruesi Alfred Kaēinari ndėrthurte motivet e jugut me ato tė veriut, tingujt e ēiftelisė me ison labe. Por pa dyshim siē ėshtė bėrė edhe nė modė, nuk kanė munguar motivet orientale, indiane… Kėto ritme kanė shoqėruar jo vetėm kėrcimet e balerinėve, por prezantimin e vajzave. Sfilata nė skenė e vajzave, nėn koregrafinė e koreografėve, mjeshtrit Agron Aliaj e ruses Sonya Isaychkina, si dhe kostumet ekstravagante tė realizuara nga Ardi Asllani ėshtė ndėrthurur me videoklipe tė realizuara nė vendet mė piktorike shqiptare, si nė Butrint, Apoloni, Ardenicė, Kalanė e Rozafės, Durrės, Gjirokastėr, madje edhe bazėn ushtarake tė Pashalimanit. Gjatė spektaklit tė mbrėmshėm nuk kanė munguar balerinėt e Teatrit tė Operės dhe Baletit me njė pjesė nga baleti “Bajadera”, njė arie e shkėputur nga opera “Norma”, e kėnduar nga Mariana Leka, apo edhe zėrat mė tė mirė tė “Etheve” me njė kolazh kėngėsh tė Elvis Preslit. Vajzat mė tė bukura tė globit janė pėrzgjedhur nga njė juri e pėrbėrė nga personalitete tė artit, mes tė cilėve Edi Luarasi, Zhani Ciko, Elvira Diamanti, Blendi Fevziu, etj. Paralelisht me jurinė kryesore ka qenė edhe njė e dytė e pėrbėrė nga emra tė njohur tė medias vizive dhe asaj tė shkruar, si Adrian Thano, Andi Tela, Mirela Milori, etj. Kėta tė fundit kanė pėrzgjedhur edhe vajzėn me titullin “Miss Press”. Pas mė shumė se tre orė spektakėl dhe pas njė konfuzioni tė vogėl, pėr shkak tė mos njohjes sė gjuhės angleze nga ana e misseve, u zgjodh edhe “Miss Globe International 2005”.


Fitueset
Miss Globe International Miss Sllovakia Luēia Liktakova
Shoqėrueset e “Miss Globe” Miss Shqipėria, Miss Venezuela
Miss Press Miss Bolivia
Miss Bikini Miss Rumania
Miss “Golden girl” Miss Finlanda
Miss Disko Miss Singapori
Kostumi mė i bukur Miss Venezuela



Miss Sllovakia: Babai pa nė ėndėrr triumfin tim

"Fitorja nė Miss Globe mė ka hutuar "


SUELA XHONUZI
Nata e sė enjtes ishte pėrfundimi i sfilatės sė miseve nga e gjithė bota nė Shqipėri pėr kėtė vit.

Ishte hera e dytė radhazi qė shoqėria "Deliart Asociacion" fitoi tė drejtėn pėr tė organizuar spektaklin mbarėkombėtar tė bukurisė. I cilėsuar si i suksesshėm pėr koreografinė, skenėn, prezantimin dhe 41 bukuroshet qė paraqiti, spektakli ka premisa tė vazhdojė tė "jetojė" nė Shqipėri edhe vitet e ardhshme. Luēia Liptakova, Miss Sllovakia dhe tashmė vajza qė rrėmbeu kurorėn e mbretėreshės sė bukurisė sė globit dhe do ta mbajė atė pėr njė vit, dha dje njė intervistė pėr gazetėn "Panorama". Ajo tregon emocionet para dhe pas spektaklit dhe njė pjesė tė jetės sė saj.

Si ndjeheni pas fitores sė mbrėmshme?
Kam shumė ndjenja njėkohėsisht, por ajo qė mbizotėron ėshtė njė lumturi e madhe. Nuk e imagjinoja se do zgjidhesha mbretėresha e bukurisė nė Miss Globe International. Nė kėtė konkurs kishte shumė vajza tė bukura nga e gjithė bota dhe duke menduar se vendi im ėshtė shumė i vogėl, nuk e prisja kurorėn. Nuk e di pse mė zgjodhėn mua.

Keni ende emocione?
Po, akoma mė vjen tė qaj kur kujtoj skenėn. Dhe ende nuk mund ta besoj. Kur fola nė telefon me babanė tim, ai u shpreh se ishte krenar pėr mua dhe kjo mė kėnaq akoma mė shumė.

Me kė jetoni?
Prindėrit e mi janė tė ndarė dhe unė jetoj me babanė tim. Ai ėshtė njeriu mė i rėndėsishėm dhe mė i dashur pėr mua. E kam pranė nė ēdo vendim, mė inkurajon dhe mė jep kėshilla. Pothuajse ėshtė njė lloj psikologu pėr mua. Do tė doja tė kisha mundėsinė ta falėnderoja nė ēdo kohė.

Keni marrė pjesė nė konkurse bukurie mė parė?
Kam marrė pjesė nė Miss Sllovakia, ku fitova. Edhe aty nuk e prisja tė kurorėzohesha si mbretėresha e bukurisė sė vendit tim. Mė parė kisha marrė kurorėn e qytetit, Miss Gemer. Menaxheri im mė mori nė telefon, pasi unė ndodhesha nė Angli dhe mė tha: "Kthehu shpejt Luēia se po organizohet konkursi Miss Sllovakia. Duhet tė regjistrohesh, sepse mund tė fitosh dhe tė paraqitesh nė Miss Globe". U ktheva, por gjithmonė duke dyshuar nė idenė e fitores sė kurorės. Kur e fitova nė vendin tim, pa dyshim qė u gėzova, por fitorja kėtu nė Miss Globe mė ka hutuar dhe njėkohėsisht kėnaqur jashtė mase. Ky spektakėl mė fali njė eksperiencė tė mirė.

Pak mė parė pėrmendėt menaxherin tuaj. Pse ju duhet njė menaxher, vetėm pėr konkurset e bukurisė?
Jo, nė fakt unė punoj si modele dhe udhėtoj nėpėr botė. Nuk kam arritur ende nė emrat e mėdhenj tė modės, por shpresoj qė tė jem njė nga modelet e tyre njė ditė. Unė tani pėr tani punoj si fotomodele. Kam pak kohė qė jam kthyer nga Koreja e Jugut, mė parė kam qenė nė Milano, Bolonja, Maldivus etj. Por kam nė plan tė vazhdoj akoma. Nuk do ta ndėrpres punėn time. Kam filluar qė nė moshėn 15 vjeē tė modeloj dhe tani u bėnė 5 vjet qė merrem me kėtė punė.

Si ratė nė kontakt me modėn, fotot, cili ju zbuloi?
Fillimisht ishte njė njoftim nė njė revistė, "Eva". Aty thuhej se organizohej njė "casting" pėr vajza tė reja qė dėshironin tė ishin modele dhe u regjistrova. Ishin rreth 300 vajza qė merrnin pjesė. Unė pata fatin tė jem njė nga pesė mė tė mirat. Qė aty filloi kontakti me agjencitė e modės dhe me udhėtimet nėpėr vende tė tjera.

Tė pėlqen puna qė bėn?
Po, mė pėlqen shumė. Eshtė shumė e bukur, por e lodhshme dhe e vėshtirė. Mė pėlqen edhe pėr faktin se i preferoj udhėtimet. Mė pėlqejnė sepse tė japin mundėsinė tė njohėsh njerėz dhe vende. Edhe Shqipėria mė ka pėlqyer shumė. Mė pėlqen natyra e saj, mė pėlqejnė shqiptarėt. Pėr mua ėshtė i rėndėsishėm kontakti me njerėz tė mirė dhe kjo mė ndodhi kėtu. Tė gjithė ishin shumė tė sjellshėm dhe dashamirės. Tė gjithė na buzėqeshnin.

Si ju ėshtė dukur turi nėpėr Shqipėri?
Vendet dhe njerėzit mė kanė pėlqyer shumė. Ju keni edhe njė natyrė tė bukur. Por turi mė ka pėlqyer pėr mėnyrėn e organizimit tė regjisorit tė spektaklit, Petri Bozo. Ēdo gjė ishte e menduar mirė. Kishim sigurimin nė dispozicion dhe ishim shumė tė qeta megjithėse nuk jemi ndeshur me njerėz tė kėqij. Kishte shumė gjėra tė bukura, klipet, fotot, ēdo gjė e mrekullueshme.

Si u ndjetė nė skenė?
Isha pak e emocionuar, nervoze, sidomos para fillimit tė spektaklit. Mė ndodhi edhe njė incident. Para spektaklit, ne rezidencė kisha veshur taka tė larta. Ndrydha kėmbėn te shkallėt dhe akoma ndiej dhimbje, por pėr fat nė spektakėl ia dola (qesh). Jam ndjerė mirė kur kam dalė nė skenė dhe kam parė njerėzit, jurinė, shoqet, atėherė u relaksova.

Si ju duken vajzat nė spektakėl, tė shoqėrueshme apo xheloze?
Jo, pas marrjes sė kurorės asnjėra nga vajzat nuk ka shprehur xhelozi. Tė gjitha ishin tė dashura dhe buzėqeshnin e mė uronin.
Mendoj se vajzat janė shumė tė shoqėrueshme, qė tė gjitha. Mikja ime mė e mirė kėtu ėshtė Miss Hungaria. Edhe ajo ėshtė fotomodele, reklamon grimin pėr fytyrėn dhe flokėt nėpėr revista. Menaxheri i saj mė ka krijuar mundėsi qė tė kontaktoj me njė agjenci modelesh nė Bolonja, Itali. Tė gjitha kemi ndihmuar njėra-tjetrėn, me koreografinė e ēdo gjė tjetėr. Kemi pasur marrėdhėnie shumė korrekte.

Vazhdoni studimet nė vendin tuaj?
Po, studioj pėr mėsuese nė ciklin e ulėt. Mė pėlqen shumė tė punoj dhe tė kujdesem pėr fėmijėt. Kam shumė dėshirė t'i ndihmoj nė ēdo kohė. Kjo dėshirė mė ka lindur qė nė shkollėn fillore, e adhuroja mėsuesen time, mėnyrėn se si ajo sillej me ne. Dhe njė ditė do tė doja ta bėja dhe unė.

Nėse do t'ju duhet tė bėni njė zgjedhje pėrfundimtare ndėrmjet modelimit dhe mėsimdhėnies, kė do tė veēonit?
Them se ėshtė e pamundur pėr t'i ndarė. Mua mė pėlqejnė shumė tė dyja profesionet. Do tė gjeja kohė pėr tė dyja, do t'i kombinoja, por nuk do tė lija mėnjanė asnjėrėn.

Ēfarė prisni nga e ardhmja?
Bėj plane pėr njė tė ardhme tė afėrt, pesė apo gjashtė muaj. Dua tė vazhdoj modelimin. Shpresoj tė jem njė nga modelet e njė emri tė njohur, por nuk e di. Nė njė tė ardhme tė largėt, pasi tė lė modelimin, dua tė krijoj njė familje, tė kem njė jetė normale dhe shumė fėmijė. Do tė jem njė nėnė e mirė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.