Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė tė jetė arti, pėrveē se njė mėnyrė e tė parit tė gjėrave?
--- Thomas Berger(1924)shkrimtar amerikan

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Tuneli - Kreu V-VI
Postuar nga: Henri

Letersi Kreu VII dhe VIII vijojne se shpejti. Ndonje koment? Verejtje mbi postimin? Te mirepritura -H-

V.

I bera bisht udhės sime. Por e kam kete zakon tė mallkuar qė dua tė justifikoj te gjitha veprimet qė bėj. Pse dreqin duhet te shpjegoja arsyen se perse nuk shkoj ne sallonet e piktures? Mendoj se cdo njeri ka te drejte tė shkoje a te mos shkoje ne to, si t’ia doje qejfi, pa patur nevojė te bėjė tėrkuze nje justifikim. E ku te shpie nje manģ e tillė? Por, ne fund te fundit, u tha, ndonėse mė mbeten edhe shume gjėra pėr tė rrefyer ne lidhje me ekspozitat: thashethemet e kolegeve, verbėrine e publikut, budallallekun e atyre qe merren me pergatitjen e salloneve dhe shperndarjen e pikturave. Fatmiresisht ( a fatkeqesisht) tashme e gjithe kjo nuk mė intereson: perndryshe, ndoshta do te shkruaja nje esč te gjate me titull Menyra se si duhet tė mbrohet piktori nga dashamireit e piktures.
Pra, nuk duhet ta llogarisja mundesine e takimit me te ne nje ekspozite.
Kish te ngjarė qe ajo te kishte mik ndonje mikun tim. Kėsisoj, mjaftonte vetem nje prezantim. I verbuar nga drita e mallkuar e ndrojtjes, u hodha me kenaqesi ne krahet e kesaj mundesie. Nje prezantim i thjeshte! Sa e kollajte do te qe gjithēka, sa e kendshme! Verbimi nuk me la te pikasja menjehere se sa absurde ishte ajo idč. Atij ēasti nuk me shkoi mendja se, per te gjetur ndonje nga miqte e saj, qe po aq e vėshtirė sa te gjeja ate vetė, sepse, kuptohet, ishte e pamundur tė kerkoje nje mikun e saj pa ditur se kush ishte ajo vetė. Por, sikur te merrja vesh se kush qe ajo, perse te kerkoja nje ndermjetes? Eshte e vertete se ekzistonte avantazhi i prezantimit, te cilin nuk e nėnēmoja dot. Sidoqoftė, thelbesorja ishte te gjendej ajo dhe pastaj tė kerkohej nje mik i perbashket qe te na prezantonte.
Mbetej e kunderta: te hetoja se mos ndonje nga miqte e mi ishte, rastesisht, miku i saj. Kjo, po, mund te behej pa qene nevoja te gjendej ajo me pare, sepse mjaftonte te pyesja ēdonjėrin nga miqte e mi, nese njihte nje vajze me keto e keto tipare. Sidoqofte, e gjithe kjo m’u duk nje soj mendjelehtesie me brirė, dhe hoqa dorė: me erdhi turp vetem kur shpura neper mend se mund t’i beja pyetje te tilla njerezve si Mapelli apo Lartigueja. Dua te them se nuk hoqa dore nga ky variant pse m’u duk i ēartua, por per arsyet qe shpalosa mė siper. Dikush edhe mund te kujtoje se eshte vertet marrėzi te mendosh se ekziston mundesia qe nje i njohuri im te jete ne te njejten kohė edhe i njohuri i saj. Ndoshta keshtu i duket ndonje njeriu te siperfaqshem, por jo atij qe eshte mesuar tė pėrsiatet pėr problemet njerezore. Ne shoqeri ekzistojne shtresa horizontale tė formuara nga njerez me shije te njejte, dhe ne keto shtresa takimet e rastit (?) nuk jane te rralla, sidomos kur shkaku i shtresezimit eshte ndonje karakteristike pakicash. Me ka ndodhur qe kam takuar nje person, se pari ne nje lagje te Berlinit, me pas ne nje vend pothuaj te panjohur te Italise, dhe, me ne fund, ne nje librari te Buenos Airesit. A mund te besosh te rastesia per keto takime te perseritura? Po them diēka krejt te rendomte: kete e di ēdo njeri i apasionuar pas muzikes, esperantos, spiritizmit.
Me mbetej, pra, vetem mundesia qe i druhesha me teper: takimi ne rruge. Si dreqin ia dalin disa burra te ndalin ne rruge nje grua, te hyjne ne isede me tė dhe gjer t’u futen aventurave? Hoqa dore nga ēdo sajesė qe duhej ndertuar nga une vetė: fakti qe nuk merrja erė fare nga kjo teknike e rruges, dhe cipa qe kisha ne faqe, me shtyne te merrja kete vendim melankolik dhe perfundimtar.
Nuk me mbetej veēse te prisja nje rast fatlum, nga ata qe shfaqen nje here te vetme ne nje mije here: qe ajo te me fliste e para. Keshtu qe lumturia ime varej nga nje llotari e larget, e larget, ku me duhej te fitoja nje here qe te kisha te drejte te luaja prape, dhe shperblimin mund ta merrja vetem po te fitoja per se dyti. Dhe vertet, duhej te krijohej mundesia ca me e pamundur akoma qe ajo te merrte mundimin te me fliste. Ndjeva nje lloj marramendjeje, trishtimi dhe deshperimi. E megjithate vazhdova te pergatisja pozicionin tim.
Keshtu pra, imagjinoja qe ajo te me fliste, pershembull, te me pyeste per ndonje adrese, apo per stacionin e autobusit, dhe, duke u nisur nga kjo fraze fillimi, ndertova per muaj te tere pėrsiatjeje, melankolie, terbimi, braktisjeje dhe deshperimi, nje varg te tere variantesh. Ne njerin prej tyre me priste gjuha brisk, isha llafazan (kurre nuk kam qene keshtu ne realitet); ne disa te tjere isha fjalepaket; ne te tjere e perfytyroja veten gazmor. Hera-here, ēudi vertet, i pergjigjesha rrepte, madje me nje lloj zemerimi te permbajtur pyetjes se saj; ndodhi (ne nje nga keto takime imagjinare) qe biseda u prish nga nje nervozizmi im absurd, ngase e qortova rende per nje pyetje qe me beri dhe qe une e gjykova si te panevojshme dhe te pamendte. Keto takime te deshtuara me mbushnin plot hidherim dhe, per dite me radhe, qortoja veten qe isha treguar i ngathet dhe e kisha shpene dėm mundesine e vetme per te krijuar nje lidhje me tė; per fat, arrija me ne fund t’i bija mė tė se qe vetem fantazi dhe se mund te shpresoja ende ne nje mundesi reale. Atehere, u hyja pergatitjeve me mė shume entuziazem dhe imagjinoja dialogje rruge me te frutshme. Ne pergjithesi, veshtiresia me e madhe qendronte se si do ta lidhja pyetjen e saj me diēka te pergjithshme, qe eshte shume larg nga telashet e perditshme, si thelbi i artit, per shembull, ose te pakten, pershtypja qe i kishte lene dritareza ime. Kuptohet qe, po te kesh kohe dhe qetesi, perhere gjendet mundesia per te vendosur logjikshem dhe ne menyre te natyreshme nga keto lloj lidhjesh midis temave qe nuk lidhen gjekundi me njera-tjetren; mirepo, ne zallahine e nje rruge te Buenos Airesit, mes njerezve qe bredhin pas autobuseve dhe te marrin zharg perpara, ishte e qarte se as nuk duhej te te shkonte mendja ne kesi soj bisedash. Por, nga ana tjeter, nuk mund ta hiqja nga mendja kete mundesi pa e shtene fatin tim ne nje gjendje te pashprese. I futesha me pas fantazimit te dialogjeve nga me te hajrit dhe me te shpejtet qe mund te beheshin, te cilet do te me shpinin nga fraza “Ku ndodhet Posta Qendrore?” dhe gjer te rrahja e disa problemeve mbi ekspresionizmin apo surrealizmin. Nuk qe pune e lehte.
Nje nate pagjumesie arrita ne perfundimin se ishte vertet e kote dhe jo e natyrshme te tirrje nje bisede te tille dhe se do te qe ku e ku me mirė t’i bije drejt e ne temė, me nje pyetje te guximshme, duke luajtur gjithēka ne nje karte te vetme. Ta pyesja per shembull: “Perse patė vetem dritarezen?” Dihet se naten pa gjume, teorikisht, je me i vendosur se diten me diell. Te nesermen, kur zura te analizoj mė gjakftohte kete mundesi, i dhashe karar se kurre s’do te behesha aq trim sa t’ia drejtoja ate pyetje tak-fak. Si perhere, dekurajimi me beri te kaloj ne ekstremin tjeter: sajova me mend nje pyetje te terthorte, qė per te arritur ne piken qe desheroja (dritareza), me nevojitej, pothuaj, nje miqesi e tere: nje pyetje te llojit te: “Ju intereson arti?”
Tashme nuk i mbaj mend te gjitha variantet qe trillova. Me kujtohet vetem se disa qene aq te kokolepsura, saqe nuk hynin ne pune per asgje. Do te ishte vertet nje rastesi fatlume sikur te ndodhte qe realiteti te pėrkonte me pas me nje ēeles aq te nderlikuar, te pergatitur qe me pare pa e ditur formen e bravės. Por bente vaki qe, pasi i kisha shkoqitur tere ato variante te koklavitura, te harroja radhen e pyetjeve dhete pergjigjeve, apo t’i ngaterroja e t’i beja lemsh, ashtu siē ndodh kur nderton me mend nje loje shahu. Ndodhte gjithashtu shpesh qe zevendesoja fraza te nje varianti me fraza te nje varianti tjeter, te cilat me jepnin ca perfundime qe te merrte gazi apo qe me zhgenjenin krejt. Per shembull, e ndalja t’i rrefeja nje adrese dhe e pyesja pernjehere: “Ju intereson shume arti?” Ishte qesharake.
Kur zhytesha ne keto gjendje, hiqja dore dite te tera nga keto sajesa.

VI.

Tek e pashe ne trotuarin perballe, u mblodhen dhe vershuan ne koken time te gjitha variantet qe kisha pergatitur. Turbull, ndjeva se ne ndergjegjen time perplaseshin fraza te tera, te perpunuara dhe te nxena gjate gjithe atij ushtrimi te gjate pergatitor: “Keni shume interes per artin?”, “Perse veshtruat vetem dritarezen?” etj, mė shume kembengulėse se te tjerat, me hovte ne koke nje fraze, te cilen e kisha shmangur si krejt te rendomte, dhe qe atij ēasti me mbushte me turp dhe me bente te ndihesha akoma mė qesharak: “Ju pelqen Casteli?”
Frazat e shkeputura dhe te perziera formuan nje vorbull te hatashme dhe me shkallmuan koken gjersa kuptova se ishte e kote te shqetesoheesha ne ate farė feje: kuptova se qe ajo qe duhet ta merrte iniciativen e para per te zėnė biseden. Dhe qe nga ai ēast, e ndjeva veten idiotesisht te qete, dhe deri arrita te mendoja po aq idiotesisht: “Pa te shohim nje here se si ka per t’ia dale kjo.”
Nderkohe, pavaresisht nga arsyetimi qe bera, e ndieja veten aq nervoz dhe te shqetesuar, sa nuk beja gje tjeter veēse ndiqja ecjen e saj ne trotuarin perballe, pa me shkuar mendja se nese deshėroja t’i jepja mundesine te me pyeste per ndonje adrese, duhet te kaperceja rrugen dhe t’i avitesha. S’kishte gje me qesharake te imagjinoje se do te me pyeste duke bertitur nje adrese qe nga ana tjeter e trotuarit.
Ē’duhet te beja? Gjer kur do te zgjaste ajo situate? E ndjeva veten fatkeq ne kulm. Ecėm per metra te tere gjate rruges. Ajo vazhdoi te bente perpara e vendosur.
Isha shume i trishtuar, por duhet t’ia dilja ne krye: nuk qe e mundur qe, pasi e kisha pritur per muaj te tere kete ēast, ta lija te me shpetonte nga dora. Capi i shpejte, ndersa shpirti im medyshej aq ligsh, me jepte nje ndjesi te ēuditshme: mendimi im qe si nje krimb i verber dhe ngatharaq brenda nje makine qe ecte si e marrė.
Mori kthesen ne qoshen e san Martinit, bėri disa hapa dhe hyri nė ndertesen e kompanise T. Kuptova se duhet tė vendosja shpejtazi dhe hyra pas saj, ndonese ato ēaste ndjeva se po bėja diēka te pakuptimte, te perbindshme.
Priste ashensorin. Nuk kishte njeri tjeter. Dikush, mė i guximshem se unė, nxori qe nga brendesia ime kete pyetje pabesueshmerisht tė pamendtė:
-Kjo ėshtė ndertesa e kompanise T?
Nje reklame disa metra e gjatė, qė zinte tėrė ballin e ndėrteses, kelthiste se, me tė vėrtetė, ajo ishte ndertesa e kompanisė T.
Megjithate, ajo u kthye natyrshėm dhe ma pohoi pyetjen qė i bėra. (Mė vonė, duke analizuar pyetjen, natyrshmėrinė dhe qetėsinė e pėrgjigjes se saj, arrita nė pėrfundimin se, ne fund tė fundit, ndodh qė njeriu mos t’i verė rč reklamat shumė tė mėdha; keshtu qė pyetja nuk qe aq e pamendtė, se ē’e kisha gjykuar nė fillim).
Por, pėrnjėherė, tek mė vėshtroi, ajo u skuq aq shumė, sa e kuptova qė mė njohu. Variant ky qė s’me kishte shkuar kurre neper mend, por qe ishte tepėr logjik, sepse fotografia ime ishte shfaqur shume e shume herė nėpėr faqet e revistave dhe gazetave.
Aq shume u emocionova, sa munda tė nxjerr ngoje vetėm njė tjeter pyetje tė pafat: befas i thashė:
-Pėrse u skuqėt?
Ajo u bė krejt paparune nga turpi dhe ndoshta u bėgati te thoshte diēka, kur unė, qe e kisha humbur krejt toruan, ia pata:
-Ju u skuqėt sepse mė njohet. Dhe mendoni se kjo eshte thjesht nje rastėsi, por ja qė nuk eshte thjesht nje rastėsi, nuk ekzistojne rastėsitė. Pėr muaj me rradhė nuk ju kam hequr nga mendja. Sot ju pashė ne rrugė dhe ju ndoqa pas. Kam diēka shume te rėndėsishme per t’ju pyetur, diēka qe lidhet me dritarezėn, me kuptoni?
Ajo ishte frikesuar:
-Per dritarezėn? – belbezoi. – Ēfarė dritareze?
Ndjeva se po mė priteshin gjunjet. A mund te bente vaki qė mos t’i kujtohej? Atėherė nuk i kishte dhėnė asnje rendesi, e kishte veshtruar thjesht nga kureshtja. E ndjeva veten dordolec dhe marramendthi mendova se ēdo gje qe kisha menduar dhe kisha bėrė gjatė atyre muajve, (duke e perfshire edhe kete skene), ishte kulmi i budallallekut dhe qesharakes, nje nga ato sajesat e mia tipike fantazore, po aq mendjemėdha sa ē’jane ato rikonstruksionet qe u bejne dinosaurve duke patur vetem nje vertebėr gjysmake ne dorė.
Vajza qe gati t’ia shkrepte te qarit. M’u duk se bota po me zinte perfund, pa mundur dot te gjeja diēka qetesuese apo shpetimtare. Nga goja me doli nje fraze qe tani kam turp ta shkruaj:
-E shoh se qenkam gabuar. Naten e mirė.
Dola me tė shpejtė dhe eca pothuaj bredhurazi ne drejtimin qe me shpune kembet. Kisha bėrė perpara disa metra, kur degjova pas kraheve njė zė qė mė thoshte:
-Zotėri, zotėri!
Ishte ajo qė mė kishte ndjekur pas, pa guxuar tė mė ndalte. Rrinte si e mpirė, pa ditur si ta justifikonte atė ē’ka kishte ngjarė. Zėulėt mė tha:
-Mė falni, zotėri...Me falni per hutimin...Isha kaq e trembur...
Disa ēaste mė parė bota pat qenė njė lėmsh objektesh dhe qeniesh te kota. Ndjeva se ajo po fitonte sėrish rregullin e saj. E degjova gojėmbyllur.
-Nuk i rashė mė tė se po mė pyesnit per skenen e piktures, - tha drithėrueshėm.
Padashur, e mbertheva per krahu.
-Pra ju kujtohet.
Mbeti nje ēast pa folur, duke veshtruar tokėn. Me pas tha ngadale:
-S’me hiqet nga mendja.
Pastaj ndodhi diēka e ēuditshme: u duk sikur u bė pishman pėr atė qė tha, sepse u kthye me beft dhe pothuaj ia krisi vrapit. Pas njė ēasti mpirjeje, ia krisa edhe unė vrapit pas saj, gjersa e kuptova se u bėmė gazi i botės; atėherė, veshtrova rreth e rrotull dhe vijova me hap te shpejte, por normal. Ky vendim bazohej ne dy arsyetime: e para, ishte vertet qesharake qe nje njeri i njohur si unė te vraponte pas nje vajze ne mes te rruges; dhe e dyta, se nuk qe e nevojshme. Kjo e fundit qe thelbesorja: mund ta shihja nė ēfarėdo lloj momenti, kur hynte apo kłr dilte nga zyra. E perse te bridhja si i shkalluar? E rėndėsishme, me te vertete e rėndėsishme, ishte qe i kujtohej skena e dritares: “Nuk i hiqej nga mendja”. Isha i lumtur, e ndieja veten tė aftė per te bere gjėra te medha, me vinte inat vetėm pse e kisha humbur kontrollin tek ashensori dhe tani po vrapoja si i marrė pas saj, kur e kisha nė dorė ta shihja kur te doja ne zyrėn e saj.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.