Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Disa ashpersi te formes jane garanti te integritetit te mendimit. S`eshte vecse nje menyre te theni. Atehere pse duhet te jete domosdoshmerisht e kenaqshme?
--- Rostand

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Muzika :: Eno Koēo publikon jetėn artistike tė nėnės sė tij, Tefta Tashko Koēo
Postuar nga: Albo

Muzika Eno Koēo me njė vepėr studimore dhe dy CD me pėrmbledhje muzikore tė Tefta Tashkos dhe vepra tė panjohura tė klasikėve tė muzikės shqiptare tė para viteve ‘40

Eno Koēo, me tri thesarė

Alma Mile

Ka kuptuar se mund tė japė mė tepėr edhe nė fushėn e studimeve e jo thjesht me njė bagetė nė dorė. Ka botuar edhe mė parė disa libra, por kėtė herė vjen me tri thesarė, njė pėrmbledhje me kėngėt e nėnės sė tij, tė madhes Tefta Tashko Koēo, njė pėrmbledhje me vepra tė panjohura tė kompozitorėve shqiptarė tė para viteve ’40 dhe njė libėr me studime e artikuj, tė titulluar “Shostakoviē dhe Kadare”. Promovimi i albumeve muzikore e ka sjellė dirigjentin Eno Koēo nė Tiranė. Pa pasur nevojėn e titujve tė mėdhenj, njėri prej tyre prezantohet thjeshtė “Tefta Tashko Koēo” dhe pėrmbledh regjistrime tė sopranos tė realizuara nė Itali nė vitet 1937 dhe 1942 me shoqėrinė diskografike “Kolumbia”. Janė kėngė tė njohura, qė janė transmetuar edhe mė parė, si “Kroi i fshatit tonė”, “Zare trėndafile”, etj., por qė publiku i ka dėgjuar tė ngjyrosura me atė timbrikėn e veēantė tė kohėrave, me zhurma, kėrcitjet e disqeve, me njė lloj “denatyrizimi sonor”, siē e quan Koēo. Dirigjenti tregon se janė bėrė dy herė kaseta, ku me mjetet dhe mundėsitė e kufizuara janė bėrė disa pastrime zėri, ndėrsa tani, me sponsorizimin e “Vodafone” dhe “Credins Bank”, nė Londėr janė bėrė ndėrhyrje me mjete shumė mė tė avancuara teknike. “Zėri ėshtė pastruar, frushet janė eliminuar nė maksimum, por padyshim pa cėnuar ngjyrėn e kohės, ėshtė ruajtur timbrika dhe kualiteti i zėrit, ėshtė punuar me frekuencat dhe parametra tė tjerė sonorė qė kanė tė bėjnė me raportin mes zėrit dhe orkestrės. Orkestra italiane, duke mos njohur ritmikėn shqiptare, i kanė interpretuar ato disi ndryshe. Gjithsesi mbeten po ato regjistrime tė bėra nė ato vite, por tė sjella nė kushte nga mė cilėsoret e mundshme”,- shpjegon Koēo. Albumi pėrbėhet nga dy CD, ku nė njėrėn janė pėrfshirė 20 kėngė, nga 42 qė ishin regjistruar fillimisht, ndėrsa tjetra ėshtė me muzikė klasike, 5 tė huaja dhe tė tjerat repertor klasik shqiptar. “Jo pa qėllim i kam pėrfshirė aty, pasi kėngė tė tilla si “Ēelni ju moj lule”, ėshtė interpretuar nė formėn e njė arieje, po kėshtu edhe “Fryn veriu nė mal tė thatė” me vargje tė Poradecit. Kėtu ėshtė edhe kėnga e njohur “Kur mė vjen burri nga stani”,- tė cilėn njerėzit e njohin si kėngė popullore, po qė nė fakt hyn nė repertorin klasik”,- vazhdon Eno Koēo, duke shtuar se nė kėto CD gjenden kėngė qytetare tė veriut, Shqipėrisė sė Mesme dhe mė pak tė vendlindjes sė saj, Korēės. “Jam i bindur se nuk do tė ketė ndonjė boom shitjesh, ndoshta do tė mbetet thjesht si njė relike, por evokon diēka”.

Klasikėt shqiptarė para 1940-s
Nga Noli tek Martin Gjoka

Ndėrsa pėr kompozitorėt e pas viteve ’40 ėshtė folur e shkruar me shumicė, pėr ta nuk dihet thuajse asgjė, nuk figurojnė nėpėr enciklopedi dhe veprat nuk u janė ekzekutuar asnjėherė. Nė diskun “Klasikė muzikorė shqiptarė” Eno Koēo pėrmbledh vepra tė panjohura tė kompozitorėve Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu e Fan Noli. “Qėllimi ka qenė tu bėj tė njohur njerėzve se ē’ka ndodhur nė gjysmėn e parė tė shek. XX, ku kompozitorė shqiptarė, muzikantė e kėngėtarė qė kanė jetuar brenda e jashtė Shqipėrisė, kanė kontribuar pėr bazat e muzikės klasike, tė kultivuar. Pėrshtypja ka qenė qė nė Shqipėri ka pasur vetėm muzikė popullore. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ka pasur njė muzikė intelektuale, njė bazė ku janė mbėshtetur pasardhėsit, ashtu si edhe ka ndodhur me artet e tjera, si nė pikturė, letėrsi, etj”,- thotė Koēo, i cili pėr mė shumė se 20 vjet ka punuar pėr mbledhjen e partiturave nė Arkivat e Shtetit, tė Radio Televizionit Shqiptar e tė Teatrit tė Operės e Baletit. Sipas tij, arsyet e harresės sė kėtyre njerėzve dhe veprave kanė qenė nga mė banalet. Martin Gjoka ishte prift katolik, Nasi kishte bėrė njė himn pėr mbretin Zog, Shehu kishte emigruar nė Amerikė dhe pėr njerėz me kėtė jetėshkrim nuk ishte e lehtė tė flisje para viteve ’90, e aq mė pak tė ekzekutoje veprat e tyre. Por mungesa e interesimit ėshtė shfaqur edhe pėr poemėn sinfonike “Skėnderbeu” tė Nolit, e cila u ekzekutua vetėm njė herė nė vitin 1980. Sipas Eno Koēos, me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, dy vepra tė diskut “Klasikė muzikorė shqiptarė” marrin vlera tė veēanta. Njėra prej tyre ėshtė simfonia e Martin Gjokės “Dy lule mbi vorr tė Skanderbegut”, e shkruar me njė stil lirik, poetik, me njė melodi tė rrjedhshme, pa konflikt dhe “Skėnderbeu” i Nolit qė nis me pushtimin nga turqit, thirrjen e muhedinit dhe mbaron me njė himn bizantin fetar, qė e nxjerr Skėnderbeun si mbrojtės tė krishtėrimit. Ky kompaktdisk ėshtė realizuar nė Rusi, nė Shėn Petersburg, nė shtėpinė diskografike, “Kailas”, me ndihmėn e Igor Wojewodzkit, i cili kishte mėsuar diēka mbi kėta kompozitorė pėrmes internetit.


Nė kėtė studim Koēo heq paralele mes krijimtarisė dhe jetėve tė dy figurave

Kadare dhe Shostakoviē, regjimi nė mes

Nuk i ėshtė dashur tė tregojė historira pa fund. I shėrbyen jetėt e dy gjenive, pėr tė treguar njė gjysmė shekulli. “Studentėt janė interesuar tė dinė se ē’ėshtė bėrė nė Lindje gjatė komunizmit, ndaj u kam folur atyre pėr Shostakoviēin dhe Kadarenė, njėri kompozitor, ndėr mė tė famshmit e ish-Bashkimit Sovjetik dhe tjetri njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave nė Shqipėri, jetėt e tė cilėve kishin ngjashmėri tė mėdha”, thotė Eno Koēo, i cili ka botuar njė pėrmbledhje me artikuj e vrojtime mbi artin muzikor shqiptar, me titullin “Shostakoviē dhe Kadare”. Nė artikullin me kėtė titull, botuar kėtė vit nė revistėn londineze “The musical times”, ai bėn njė paralelizėm mes dy figurave, duke i trajtuar nė rrafshin e marrėdhėnieve me udhėheqėsit, administratėn, krijimtarinė, se si u duhej tė shkruanin pėrmes rreshtave. “Kadareja zgjidhte tė kaluarėn pėr tė evokuar tė tashmen, pėrmes gjuhės sė Ezopit, kurse Shostakoviē gjente mėnyra tė tjera pėrmes tingujve pėr tė shprehur frikėn, pasigurinė. Kanė qenė tė mbėshtetur nga administrata shtetėrore, por nga ana tjetėr kanė vuajtur thellėsisht, pasi u ėshtė dashur tė shkruajnė nė njė ambiguitet”,- vazhdon Koēo. Sipas tij, nė fund tė viteve ’80 kritiku rus, Solomon Vollkov shkruan librin “Trashėgimia”, ku tregon se sa ka vuajtur Shostakoviē dhe e quajtėn revizionist, pasi ai guxoi tė thoshte se veprat e kompozitorit kishin kuptime tė fshehura. Mė pas doli njė tjetėr brez kritikėsh, qė u quajtėn anti-revizizonistė, qė ishin kundėr Vollkovit, sipas tė cilėve Shostakoviē i ka shėrbyer regjimit. “Kjo ka ndodhur edhe me Kadarenė, pėr tė cilin edhe sot ka pėrplasje mendimesh. Nė kėtė leksion nuk mbaj qėndrime, por nxjerr ngjashmėritė mes kėtyre njerėzve tė mėdhenj qė kanė jetuar nėn regjimet totalitare dhe i kanė shėrbyer emancipimit tė vendeve tė tyre, me muzikėn dhe letėrsinė e pavdekshme”,- thotė Koēo. Jo mė kot pėr ilustrimin e kėsaj vepre, Koēo ka zgjedhur tablonė “Vajza me freskore” ,1968, e njė piktori qė jetoi dhe krijoi gjithė jetės nė Kolumbi dhe qė kurrė nuk pati mundėsi ta vizitojė Shqipėrinė me instalimin e regjimit. Ėshtė Artur Tashko, vėllai i Tefta Tashko Koēos.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.