Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Borxhi i harruar, vjen nė ditė tė shtėrnguar
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Fjalimi i presidentit Moisiu nė parlamentin e ri shqiptar
Postuar nga: Albo

Politike (Fjalimi i Presidentit tė Republikės mbajtur dje nė Kuvend)

Kėshillat e mia pėr parlamentin dhe qeverinė

Nga ALFRED MOISIU

Tė nderuar deputetė,
Kur dekretova datėn e zgjedhjeve, nga ky podium theksova se zhvillimi i zgjedhjeve tė lira e demokratike janė interes madhor i Shqipėrisė dhe njė borxh i madh qė politika i ka qytetarėve. Tani qė procesi zgjedhor ėshtė mbyllur ėshtė koha tė bėjmė edhe bilancin e tyre.
Me pėrgjegjėsinė e kryetarit tė shtetit deklaroj se mė 3 korrik Shqipėria e kaloi nė tėrėsi provėn e zgjedhjeve, tė cilat ishin nė frymėn e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. 3 korriku meriton vlerėsime pozitive pėr fushatėn qytetare, pėr pjesėmarrjen masive nė votime pėr shprehjen e vullnetit tė lirė e tė fshehtė tė zgjedhėsve, pėr qėndrimin e paanshėm dhe ligjor tė institucioneve kushtetuese dhe Policisė sė Shtetit, por edhe pėr kontributin profesional tė medias. Falenderoj tė gjithė ato forca politike, politikanė dhe institucione qė respektuan Kodin e Sjelljes, si njė model me vlera edhe pėr tė ardhmen.
Zgjedhjet e afruan Shqipėrinė me standartet demokratike pėr to, duke minimizuar praktikat e gabuara tė sė kaluarės. Pėr pėrgatitjen dhe mbarėvajtjen e tyre, krahas ndihmės sė dhėnė nga OSBE, ODHIR dhe institucionet ndėrkombėtare, njė rol pozitiv dhe tė vlerėsuar luajtėn KQZ, parlamenti dhe qeveria e kaluar. Megjithatė, merita kryesore ėshtė e qytetarėve dhe e shoqėrisė shqiptare qė pėrditė po maturohet si njė shoqėri qė ka pėrqafuar vlerat e vėrteta demokratike dhe evropiane. Me sjelljen dhe rolin e tyre civil nė vėzhgimin e fushatės, gjykimin pėr programet e partive, votimin masiv dhe tė lirė, si dhe qetėsinė nė pritjen e rezultateve pėrfundimtare dhe tė rotacionit tė pushtetit, votuesit mbeten fitorja mė e madhe e 3 korrikut.
Por ndėrsa qytetarėt i arritėn standartet e zgjedhjeve, politika edhe kėtė herė nė tėrėsi i mbeti borxh atyre. Standartet e saj nė respektimin e vullnetit tė zgjedhėsve mund tė kishin qenė mė nė sikron me verdiktin e tyre. Pėrpara, gjatė dhe pas fushatės elektorale klasa politike shfaqi vėshtirėsi nė ndarjen nga disa praktika elektorale tė dėmshme. Nuk munguan gjuha e ashpėr elektorale, keqpėrdorimi i infrastrukturės sė zgjedhjeve, vonesat artificiale dhe pėrpjekjet pėr tė pėrfituar mė shumė mandate nga hapėsirat ligjore. Kėto mangėsi u shfaqėn sidomos nė periudhėn paraelektorale dhe nė atė tė administrimit tė votave. Kjo pjesė e rėndėsishme e proēesit u shoqėrua me njė maratonė tė gjatė dhe hera-herės gati spekullative tė ushtrimit tė drejtės ligjore tė ankimimit. Partitė kishin vlerėsuar standartet, por ato nuk reshtėn sė kėrkuari pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė zonat e humbura. Ky veprim tregon se pėr politikėn shqiptare mbetet ende e brishtė kultura e njohjes sė humbjes dhe respekti pėr vullnetin e sovranit.
Analizat e hollėsishme janė detyrė e vetė partive, politikės, medias, shoqėrisė civile dhe faktorėve tė tjerė tė pėrfshirė nė zgjedhje. Ajo qė mbetet e rėndėsishme dhe pėr kėtė, unė kėrkoj mirėkuptimin tuaj, ėshtė nevoja urgjente pėr pėrsosjen e kuadrit ligjor elektoral dhe tė proēesit tė administrimit tė zgjedhjeve. Pėr t'i dhėnė fund praktikės sė deritanishme, sipas tė cilės pėr ēdo zgjedhje bėhet njė Kod i ri Zgjedhor, vlerėsoj se vetėm njė reformė elektorale e hartuar nė kohė, e bazuar nė mendimet e ekspertėve, pa gracka dhe boshllėqe ligjore, me pjesėmarrjen aktive tė tė gjitha subjekteve politike parlamentare dhe qė reflekton edhe problemet e njohura e tė pranuara deri tani ėshtė nė interes tė zhvillimeve demokratike nė vend, stabilitetit dhe garantimit tė standarteve tė plota para dhe pas zgjedhjeve. Kjo kėrkesė bėhet akoma mė imperative nė dritėn e zgjedhjeve tė ardhshme lokale. Ju ftoj ta konsideroni kėtė problem pjesė tė rėndėsishme tė axhendės tuaj, ndėrkohė qė qeverisė sė re i takon tė marrė masa tė menjėhershme pėr hartimin e saktė dhe tė plotė tė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile dhe tė pajisjes sė qytetarėve me Kartėn e Identitetit.


Zonja e zotėrinj,
Parlamentin dhe qeverinė e re i presin njė varg sfidash tė mėdha, pėrballimi me sukses i tė cilave do tė jetė nė interesin madhor tė vendit dhe shoqėrisė. Mazhoranca e re ka mandatin pėr tė qeverisur, ka programin e saj elektoral dhe do tė paraqesė edhe programin e saj qeveritar, me piketat kryesore tė punės pėr tė ardhmen. Duke konfirmuar publikisht angazhimin tim pėr njė bashkėpunim aktiv nė dobi tė ecurisė sė reformave dhe tė progresit tė gjithėanshėm tė shoqėrisė shqiptare, gjej rastin tė shpreh para jush edhe disa mendime.
Vendi ynė ka njė tė kaluar tė gjatė nėn izolim tė thellė dhe diktaturė. Mė shumė se dy breza u rritėn dhe u edukuan me mentalitetin e partisė - shtet, i cili fatkeqėsisht ėshtė shfaqur si kėrcėnim pėr demokracinė edhe gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit. Nga kjo tribunė e lartė e pėrfaqėsuesve tė popullit shqiptar ju ftoj tė bėjmė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tu ndarė njėherė e mirė nga kjo trashėgimi negative e sė kaluarės. Nevoja pėr forcimin e kulturės ligjore, tė pėrgjegjėsive publike dhe tė moralit demokratik kėrkojnė kontribut aktiv dhe tė pėrbashkėt. Ju keni rastin qė duke u bėrė avokatė tė vendosur tė ligjit dhe normave demokratike tė ndihmoni qė fryma e ligjit tė sundojė nė ēdo hapėsirė tė aktivitetit dhe debatit publik. Shqipėria ka nevojė pėr pluralizėm politik aktiv dhe shtet tė fortė ligjor. Partitė kanė rol themelor nė paraqitjen e alternativave dhe zgjedhjet politike, por shteti me institucionet e tij janė tė pėrhershėm dhe qėndrojnė mbi ēdo parti si garant i qytetarėve dhe nė shėrbim tė tyre.
Prova mė e madhe nė drejtim tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės ėshtė respektimi i plotė i parimit kushtetues tė balancės dhe ndarjes sė pushteteve. Ėshtė koha t'i japim fund tranzicionit politik. Iku koha kur ēdo rotacion pushteti ėshtė lexuar edhe si rotacion shteti. Ne e kemi shtetin shqiptar, kemi institucionet kushtetuese legjitime, kemi krijuar njė pėrvojė dhe njė bilanc pune pozitiv, tė provuar nga viti nė vit duke pėrballuar situata krizash sociale dhe politike. Ky ėshtė momenti pėr tė mos lejuar kthim pas, pėr tė mos lejuar daljen e ambicjeve politike mbi pavarėsinė dhe integritetin e kėtyre institucioneve, por pėr tė ecur pėrpara me hapa tė sigurtė drejt njė modeli perėndimor tė shtetit dhe tė demokracisė. Duke ofruar kontributin e plotė tė institucionit qė pėrfaqėsoj nė kėtė drejtim, ftoj Kuvendin e ri, mazhorancėn dhe opozitėn e re, qė me punėn dhe sjelljen e tyre tė bėhen garant tė bashkėpunimit dhe harmonisė kushtetuese.
Nė kėtė kontekst dėshiroj tė theksoj edhe nevojėn e madhe qė qeveria e re tė ndjekė njė politikė tė drejtė dhe pėrfshirėse ndaj punonjėsve tė administratės shtetėrore. Pavarėsisht nga ndonjė mangėsi dhe fenomene tė izoluara negative, administrata e shtetit shqiptar meriton tė trajtohet si njė vlerė e ēmuar e shoqėrisė shqiptare e krijuar nė kėto vite tranzicioni. Pas ndryshimeve masive tė administratės mė 1992 dhe 1997, ka ardhur koha tė garantohet vazhdimėsia e saj, nė mėnyrė qė tė krijohet shtresa aq e nevojshme e nėpunėsve tė shtetit, besnikė ndaj ligjit dhe nė shėrbim tė qytetarėve. Ēdo ndryshim radikal, sidomos nė sektorė strategjikė tė shoqėrisė dhe shtetit, si policia, ushtria, diplomacia, drejtėsia, sektori ekonomik, arsimi dhe shendetėsia, etj, do tė kishte njė kosto tė lartė pėr vendin si nė planin kohor, ashtu edhe nė atė politik dhe ekonomik. Tė mos harrojmė se shteti dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė kanė investuar shumė nė kualifikimin dhe pėrgatitjen e kėsaj administrate, e cila nė tėrėsinė e vet ka reflektuar shumė mė tepėr pėrgjegjėsi, aftėsi dhe imunitet ndaj korrupsionit, sesa sfera politike e qeverisjes.
Pėr njė shtet tė sė drejtės dhe administratė tė ndershme e tė aftė janė tė interesuar tė gjithė qytetarėt. Votimet e 3 korrikut treguan se qytetarėt presin mė shumė nga politika, besojnė tek programet e premtimet elektorale dhe duan qė e ardhmja e tyre tė jetė mė e sigurtė dhe e begatė. Tani ėshtė koha qė politika, sidomos mazhoranca e re qeverisėse, me punėn dhe aktivitetin e saj tė justifikojė besimin e marrė. Nė kėtė kuadėr, e inkurajoj Kuvendin dhe qeverinė e re tė jenė shumė mė pranė halleve tė njerėzve, tė investohen maksimalisht kundėr ēdo forme tė korrupsionit dhe abuzimit me ligjin, tė mendojnė ēdo sekondė e minutė pėr zgjidhjen e problemeve tė papunėsisė, uljen e varfėrisė, rritjen e sigurisė, bllokimin e trafikut njerėzor, sigurimin pėr qytetarėt tė shėrbimeve bazė, garantimin e konkurencės nė treg, zhvillimin e sektorėve ekonomik, zgjerimin e infrastrukturės turistike, reformimin e thellė tė sistemit tė arsimit, tė shendetėsisė dhe kujdesit social si dhe pėr ngushtimin e diferencave social-ekonomike midis krahinave dhe shtresave tė ndryshme.

Nė kėtė mision historik nevojiten mendjet mė tė afta dhe energjitė mė tė mėdha, tė cilat kurrėsesi nuk mund tė jenė pronė e vetėm njė partie. Ndaj ju ftoj juve, mazhorancė dhe opozitė, tė bashkoni energjitė dhe pėrpjekjet rreth njė sistemi vlerash qė nxiten nga angazhimi qytetar dhe kombėtar. Tė bėjnė tė mundur shkurtimin e rrugės sė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė.
Ftesa pėr njė pakt bashkėpunimi pėr reformat mė tė rėndėsishme dhe jetike pėr integrimin, nuk injoron interesat tuaja politike, pėrkundrazi. Pėrderisa tė gjitha partitė politike kanė nė themel tė programeve tė tyre integrimin, kanė tė njėjtėn platformė nė politikėn e jashtme e tė mbrojtjes, bashkohen pėr nevojėn e thellimit tė reformės nė drejtėsi, duan forcimin e institucioneve kushtetuese dhe kanė tė njėjtin vlerėsim pėr vazhdimin e kontributit shqiptar nė koalicionin kundėr terrorizmit ndėrkombėtar dhe nė stabilitetin e rajonit, atėherė nuk ka asnjė pengesė pėr tė vepruar me dialog, urtėsi dhe frymė bashkėpunimi nė arritjen e standarteve kryesore tė integrimit. Ēdo vendim i rėndėsishėm nė kėto fusha duhet tė merret nė rrugė institucionale, me transparencė dhe me mirėkuptim parlamentar. Kjo frymė konsensuale bashkėpunimi, e cila ka patur sukses dhe vazhdon tė aplikohet edhe nė vende tė tjera ish lindore, do tė pėrbėnte njė kontribut tė madh pėr tė fituar kohėn e humbur, por edhe pėr tė siguruar njė vend tė respektuar tė Shqipėrisė nė familjen e madhe evropiane.


Tė nderuar pėrfaqėsues tė popullit!

Ju keni arsye tė shumta pėr tu ndjerė krenar pėr besimin e dhėnė me votėn e 3 korrikut. Unė ju ftoj ta riktheni kėtė besim nė shėrbim tė vazhdueshėm pėr zgjedhėsit; ta lexoni mandatin si njė shans pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė reja para qytetarėve dhe vendit. Demokratėt dhe aleatėt e tyre kanė rastin pėr tė vėnė nė jetė njė program ambicioz reformash tė premtuara. Socialistėt dhe aleatėt e tyre kanė shansin qė pas tetė vitesh pėrvojė nė qeverisje tė ofrojnė njė opozitė konstruktive. Partitė e tjera mė tė vogla gjithashtu kanė rastin qė me aktivitetin e tyre parlamentar tė bėjnė njė pėrfaqėsim dinjitoz dhe konkurues nė jetėn politike. Pra, secila palė, nė pozitė dhe opozitė, ka shumė detyra e pėrgjegjėsi pėr tė pėrmbushur. Nė pėrputhje me angazhimet tona kushtetuese jam kėtu pėr t'ju konfirmuar vullnetin tim tė plotė pėr tė punuar sė bashku me ju, nė realizimin e synimeve tė pėrbashkėta nė tė mirė tė vendit dhe qytetarėve shqiptarė.
Edhe njėherė ju uroj pėr mandatin politik dhe detyrėn fisnike tė pėrfaqėsuesit tė popullit dhe shpreh besimin se Kuvendi i ri do tė ofrojė njė kapitull tė ri tė rėndėsishėm tė pjekurisė, pėrkushtimit dhe angazhimit politik nė rrugėn tonė tė pėrparimit, zhvillimit demokratik dhe integrimit euroatlantik.


Urime dhe suksese!
Ju faleminderit!



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.