Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Politike :: Fatos Nano jep dorėheqjen si kryetar i Partisė Socialiste
Postuar nga: Albo

Politike Po ju pėrcjellim te plotė fjalėn e mbajtur nga ish-kryeministri dhe kryetari i PS, Fatos Nano.

Fjala e plote e Fatos Nanos

TIRANE (1 Shtator) -Ne perfundim te ketij procesi te gjate zgjedhor dhe ne permbushje te detyrimeve te mia kushtetuese, politike dhe publike, po bej te ditur pozicionin tim sovran nepermjet kesaj konference per shtyp.

Zgjedhjet parlamentare 2005 perbenin nje test te rendesishem per procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise. Ne kete funksion, une dhe forca politike qe drejtoj u angazhuam seriozisht per ringritjen e institucionit te zgjedhjeve te lira ne Shqiperi, sipas standarteve te botes se sotme. Duke e konsideruar arritjen e standarteve ne zgjedhje si elementin me te rendesishem te kontrates sone me shqiptaret dhe partneret nderkombetare, qeveria qe une drejtoj dhe mazhoranca e kryesuar nga PSSH permbushi te gjitha detyrimet politike dhe ligjore per zgjedhjet. Me lejoni te rikujtoj se shpirti i fushates qe une drejtova dhe i qendrimit tim si kryeminister per keto zgjedhje ishte dhe mbetet kredoja "Standartet me te rendesishme se rezultati". Per kete arsye, ne kundershtim me gjithe precedentet e abuzimit me pushtetin ne zgjedhje, une i qendrova konseguent ndarjes se pushtetit ekzekutiv prej tyre. Per here te pare ne historine post-komuniste shqipare, shteti dhe strukturat e tij nuk u perfshine ne zgjedhje dhe nuk u perdoren ne asnje rast per te manipuluar rezultatin e tyre. Une dhe perfaqesuesit e mi i qendruam besnike Kodit te Etikes dhe marreveshjes politike te nenshkruar nga te gjitha partite me Kryetarin e Shtetit.

Per fat te keq, ky pakt politik dhe moral per te ardhmen e Shqiperise u shkel rende perseri nga Partia Demokratike. Karakteri i lire dhe i ndershem i zgjedhjeve u dhunua si pasoje e konfliktit qe karakterizoi te gjithe procesin zgjedhor midis vullnetit politik te qeverise per te arritur standartet dhe vullnetit politik te opozites, per te fituar me cdo kusht zgjedhjet, ne baze te nje skeme manipulimi te pergatitur qysh nje vit me pare dhe te zbatuar me konseguence nga komisioneret dhe perfaqesuesit e saj partiake.

Skema profesioniste e manipulimit te zgjedhjeve nga Partia Demokratike eshte perqendruar ne perdorimin masiv te certifikatave false ne qytetet e medha, duke abuzuar me emrat e votuesve emigrante e te atyre jorezidente, si dhe ne perdorimin e grupeve te armatosura per te kercenuar votuesit dhe komisioneret e PS ne te gjithe vendin. Parregullsite e kryera mbi bazen e skemes se manipulimit kane pasur ndikim te ndjeshem ne rezultatin perfundimtar, duke ndryshuar rezultatin ne 10-15 zona zgjedhore ne mazhoritar, ne favor te PD. Si pasoje, dhuna dhe manipulimi jane faktori kryesor qe ka bere diferencen midis PS dhe PD ne keto zgjedhje, duke nxjerre kete te fundit maxhorance relative. Carja e votave te se majtes per shkak te LSI-se dhe sjelljes kaotike te disa aleateve, ka ndikuar ne humbjen e mazhorances absolute dhe jo asaj relative nga Partia Socialiste.

Deformimi antikushtetues i rezultatit zgjedhor behet akoma me i theksuar nga "Mega-Dushku" i adoptuar nga PD ne mazhoritar, nga njera ane dhe thyerja e marreveshjeve e mungesa e luajalitetit nga disa prej aleateve tane, nga ana tjeter. Respektimi i standarteve dhe kodeve "anti-Dushk" nga PSSH ka sjelle per ne nje ndikim te dukshem negativ ne rezultatin ne mazhoritar (11 mandate ka humbur PS per kete shkak) e proporcional, si dhe deformimin antikushtetues te perberjes politike te kuvendit te ri.

Parregullsite e renda ne keto zgjedhje dhane nje rezultat te deformuar e butaforik. Partia Socialiste dhe e majta ne teresi, sipas statistikave tashme te certifikuara, ka fituar ne mazhoritar rreth 130 mije vota me teper nga e djathta, ndersa kjo e fundit vjen ne parlament me te pakten 14 mandate me shume, duke bere qe vullneti i popullit ne tempullin e demokracise te shfaqet teresisht i deformuar, perderisa do te qeverise minoranca elektorale.

Bazuar ne faktet e mesiperme, detyrohem te deklaroj ne menyre sovrane, si Kryeminister dhe kryetar i mazhorances ne zgjedhjet parlamentare 2005 se ato jane te papranueshme politikisht dhe se autoritetet fituese te tyre kane legjitimitet te cunguar.

Ne perputhje me kete analize, me lejoni t'ju bej te ditur veprimet qe kam vendosur te ndermarr:

Se pari, ne zbatim te detyres sime politike, iu kerkoj forumeve te PS dhe aleateve te saj ne zgjedhje te percaktojne ne menyre sovrane qendrimin e tyre politik per zgjedhjet parlamentare 2005 dhe veprimet politike adekuate per shpalosjen e qendrimit te opozites ne parlamentin me legjitimitet te cunguar. Une vleresoj se pa nje reforme te thelle zgjedhore ne perputhje me Kushtetuten dhe pa rivendosur sovranitetin e plote te Kuvendit te Shqiperise, nuk mund te zhvillohen zgjedhje te drejta dhe legjitime per pushtetin vendor ne vitin 2006 dhe per Presidentin e Republikes ne vitin 2007.

Se dyti, ne koherence me filozofine politike qe kam zbatuar ne 15 vjet pluralizem, mbeshtetur tek respekti ndaj kushtetutes e ligjit, rregullat e shoqerise se hapur demokratike dhe krijimi i hapesirave per bashkejetese e dialog me opoziten, kam marre te gjitha masat per nje rotacion normal dhe paqesor te pushtetit nga qeveria qe drejtoj tek qeveria qe do mandatoje kuvendi i ri i Republikes se Shqiperise. Me urdhrin tim ekzekutiv si Kryeminister, Nr. 73, dt. 15 Gusht 2005, te gjithe titullaret politike dhe ekzekutive te qeverise kane pergatitur dokumentacionin e gjendjes ekzekutive te shtetit per te gjithe sektoret, i cili do te dorezohet me protokoll dhe do te behet publik. Ky standart krijohet per here te pare ne te mire te stabilitetit te vendit dhe ne respekt te institucioneve te qeverisjes publike.

Dokumentacioni baze i transferimit te pushteteve permban inventarin dhe performancen e qeverise qe une kam drejtuar per 36 muajt e fundit, perfshire edhe gjendjen e buxhetit korrent, situacionin e prokurimeve publike dhe raportin ekzekutiv te situates makroekonomike dhe financiare te shtetit. Dokumentacioni risjell ne vemendjen e te gjitheve se performanca politike dhe ekzekutive e mazhorances qe qeverisi vendin gjate 8 vjeteve te fundit eshte absolutisht me e mira e gjithe periudhes post-komuniste. Ne te do te gjeni te pasqyruara saktesisht rritjen dhe ndryshimet e medha te Shqiperise, sic i ndjejne te gjithe, si edhe ngritjen e emrit dhe te dinjitetit te saj ne marredheniet nderkombetare. Kam krenarine te deklaroj, perkunder thashethemnajes boshe per korrupsionin e qeverise Nano se, ne e dorezojme pushtetin me llogari te shendosha, te pastra dhe te certifikuara nga institucionet partnere nderkombetare. Per keto arritje kombetare, shfrytezoj rastin te falenderoj serish per kontributin e tyre te pacmuar administraten publike te vendit, profesionale, te pavarur dhe te mbrojtur me ligj, sipermarrjen e lire dhe gjithe aktoret e tjere te progresit te realizuar sidomos ne 3 vitet e fundit.

Se treti, ne respekt te institucioneve kushtetuese qe admistrojne procesin zgjedhor dhe te integritetit politik te forumeve perfaqesuese te PS, te anetareve, simpatizanteve dhe votuesve te saj, pas zgjedhjeve kam vazhduar me durim te kryej detyrat e mia si kryeminister dhe kryetar i PSSH, duke mos u perfshire ne debatin dhe emocionet publike, ne pritje te shpalljes se rezultatit zyrtar nga KQZ. Kam ndjekur me vemendjen e duhur cdo vleresim kritik te kolegeve apo kundershtareve te mi politike dhe te analisteve gjithfaresh. Ajo qe me rezulton nga bashkimi i shume zerave ne nje front alibik te papergjegjshmerise dhe amoralitetit politik eshte mungesa e analizave realiste dhe objektive per deformimin dhe manipulimet e zgjedhjeve parlamentare 2005, dhe sidomos mungesa e perseritur e mirenjohjes per sherbimin e ndershem dhe perkushtimin e sakrificat e mia ne jeten politike dhe shoqerore shqiptare gjate 15 viteve te fundit. Numri i akuzuesve te mi brenda dhe jashte PS me rezulton ne perpjestim te drejte me numrin e kandidateve dhe titullareve te tjere qe kane humbur zonat elektorale per paaftesi e mungese kredibiliteti politik e moral personal, si edhe me numrin e drejtuesve dhe mbrojtesve fanatike te manipulimit e dhunes ne zgjedhje nga Partia Demokratike. I kundert me kete eshte sigurisht vleresimi dhe qendrimi i anetareve, militanteve te PS dhe votuesve te mi ne gjithe Shqiperine, te cilet shfrytezoj rastin t'i falenderoj serish per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te pakushtezuar qe vazhdojne te me japin ne gjithe karrieren time politike.

Ne perputhje me analizen e mesiperme, kam vendosur qe t'i qendroj besnik moralit dhe filozofise sime politike, te marr pergjegjesite qe me takojne per situaten e krijuar dhe te largohem nga drejtimi i Partise Socialiste. E marr kete vendim, jo vetem per te respektuar standartin fundor te sjelljes se autoriteteve politike ne demokracite e perparuara ne lidhje me zgjedhjet, por sidomos per t'u distancuar ne menyre te qarte dhe perfundimtare nga dhuna, dhe abuzimi me zgjedhjet apo me pushtetin e delegjitimuar nga manipulimet elektorale, si edhe nga te gjithe perfaqesuesit pa moral dhe principe te perfshire ne kete korrupsion ekstrem politik.

Ne vazhdim te procesit politik, te analizes dhe ristrukturimit te PSSH dhe opozites se majte, doreheqja ime nga drejtimi i PS vihet edhe ne funksion te nje analize dhe reformimi te shendetshem dhe te patuteluar nga askush. Meqenese ky proces nuk do drejtohet nga une, i kam kerkuar Sekretarit te Pergjithshem te PS, si autoriteti i dyte i zgjedhur nga Kongresi dhe drejtues i KPD, te udheheqe e administroje veprimtarine e forumeve dhe strukturave te partise deri ne Kongresin e jashtezakonshem zgjedhor.

Kam nderin te rikthesoj se gjate gjithe veprimtarise sime politike dhe perfaqesuese, ne te gjitha regjimet, nuk i jam dorezuar kurre pushtetit te dhunes dhe korrupsionit. Kete u kam kerkuar dhe do te vazhdoj t'u kerkoj edhe ne te ardhmen gjithe perfaqesuesve, kolegeve e kundershtareve te mi. Ne kete lufte qe e kam zhvilluar me te gjitha fuqite e mia si ne mazhorance dhe ne minorance, me vjen keq dhe jam i ndergjegjshem se ka ende nje numer perfaqesuesish ne PSSH dhe ne politiken shqiptare qe abuzojne me besimin dhe imunitetin politik, te karakterizuar nga mungesa e skrupujve, e principeve dhe e moralit te sherbimit ndaj qytetareve.

Nga keto pozita, edhe ne te ardhmen do te jem ne krah te te gjithe militanteve te progresit, te kolegeve e simpatizanteve te mi te shumte si dhe te gjithe faktoreve te tjere qe do vazhdojne betejat per shfaktorizimin e dhunes si faktor pushteti dhe te korrupsionit si element pasurimi e karriere te paligjshme. Si themelues, drejtues dhe perfaqesues i PSSH dhe i kontributeve te pashlyeshme te saj ne jeten e vendit gjate 15 viteve te fundit, mbetem i perkushtuar dhe i gatshem per te keshilluar, asistuar dhe mbeshtetur alternativen dhe njerezit qe do te sigurojne vazhdimin e reformave europianizuese ne PSSH dhe ne Shqiperi, si dhe pastrimin e politikes nga te gjithe ata qe abuzojne me besimin e zgjedhesve.

Themelore tani eshte organizimi i veprimit politik te opozites per te mbrojtur dhe garantuar te ardhmen e te gjithe shqiptareve ne Europe. Ky do te jete dhe angazhimi im jetik ne te ardhmen.



Nano mbetet optimist per te ardhmen e tij

TIRANE (1 Shtator) -Deklarata me e fundit e Fatos Nanos mbas dhenies se doreheqjes se tij nga Partia Socialiste ka pasur reagime te perziera, por patjeter i ka suprizuar te gjithe.

I pyetur nga disa gazetare se kush do ishte angazhimi i tij ne te ardhmen, Nano eshte pergjigjur me siguri dhe entuziazem qe ai ka shume deshire te vazhdoje te kontriuboje per popullin shqiptar, por tashme jo ne politike por....ne cirk! Nano ka deklaruar se ai eshte tashme duke shqyrtuar disa projekt-propozime qe ai ka mare nga Cirku i Tiranes dhe gjithashtu Cirku i Selanikut, dhe ka deklaruar qe brenda vitit 2005 Nano do te vendose se me cilen trupe te cikrut do te firmose kontraten 5 vjecare.

"Populli shqiptar prap do kete mundesine te me shikoje shikoje ne televizion, por vecse tashme me uniforme te ndryshme dhe ne orare te ndryshme" ka thene Nano.
"Le te shpresojme qe Nano do te shkelqeje ne cirk po aq shume sa ne karieren e tij politike" ka thene Berisha me dashamiresi kur ka mare vesh deklaraten me te fundit te Nanos.

Kortezi e Ballkanweb


Shenim: Tė rejat mė tė fundit dhe reagimet tuaja mund ti lexoni duke vizituar temen e hapur tek Forumi Shqiptar kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.