Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Italia do tė pėrdorė flotėn pėr tė ndaluar trafikun klandestin
Postuar nga: SkenDerBeu2

Lajme Nė fund tė javės sė kaluar Qeveria italiane njoftoi se ajo planifikonte t’i jepte flotės luftarake fuqi mė tė mėdha pėr

tė mos lejuar anijet qė tė transportojnė emigrantė tė paligjshėm nė brigjet e saj. Flota italian do tė autorizohet tė kapė dhe inspektojė anijet dhe te konfiskojė dhe me vonė shkatėrroje anijet e pėrdorura pėr kontrabandė emigrantėsh.

E lutur tė komentojė kėtė qėndrim tė ri tė qeverisė italiane pėr kontrollin e brigjeve tė saj ministrja e Jashme shqiptare, Arta Dade i tha "Zerit tė Popullit" se ēdo shtet bėn politikat e veta pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e kufijve nga emigracioni ilegal. Ajo thekson se Shqipėria ka njė marrėveshje bashkėpunimi mes ministrisė sė Rendit tė Shqipėrisė dhe homloges Italiane pėr patrullimin e pėrbashkėt tė brigjeve, nė mėnyrė qė tė minimizohet trafiku ilegal i qenieve njerzore dhe ēdo trafik tjetėr i paligjshėm.

"Nisur nga kjo unė mendoj qė i takon vetė autoriteteve italiane te gjejnė mėnyrat dhe mekanizmat e tyre pėr tė penguar kėtė trafik. E rendėsishme ėshte qė policia shqiptare tė jete nė lartėsinė e detyrės dhe tė respektojė marreveshjen e nėnshkruar dhe tė pengohen kėto trafiqe nė brigjet e Shqipėrisė", thotė Ministrja Dade.

Shqiptarėt kanė njė pėrvojė tė hidhur nga futja ne veprim e flotės luftarake pėr tė parandaluar trafikun ilegal. Nė mars 1997 luftania Italiane Sibila shkatoi mbytjen e rreth 80 refugjatėve shqiptarė.

Lidhur me kėtė ministrja Dade thekson se ai ishte nje rast "mjaft i hidhur dhe se pėr kėtė po vazhdohet tė kėrkohet pėrgjegjėsia". Sipas Dades vazhdon bashkėpunimi me autoritetet italiane pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje.

"Ajo qė po bėn Italia pėr patrullimin e brigjeve nuk ka tė bėjė me kėtė tragjedi se patrullim nuk do tė thotė goditje," thekson Dade, e cila shton se Parlamenti Italian ka shqyrtuar ligjin pėr klandestinėt. Sipas saj ky ligj ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm nga varianti fillestar nė favor tė praktikave evropiane pėr klandestinėt dhe azilin.

Dade rithekson se te gjitha vėndet evropiane tashme janė tė ndėrgjegjshėm se Shqipėria ėshtė mė shumė njė vėnd tranzit dhe se me perpjekjet e pėrbashkėta shqiptaro-italiane ky trafik ėshtė ulur ndjeshėm nga brigjet shqiptare. Kjo do tė thotė se dhe vėndet e tjera duhet tė angazhohen totalisht pėr t’i prerė rrugėn kėtij trafiku tė paligjshėm.

Bregdeti gjatė dhe i lehtė pėr tė zbarkuar e ben Italinė njė vėnd tėrheqės pėr trafikantėt e qėnieve njerzore. Qeveria e tanishme e qėndres se djathtė ka premtuar tė mbajė njė qėndrim tė ashpėr ndaj emigracionit tė paligjshėm. Megjithatė pėrfshirja e anijeve dhe personelit tė flotės luftarake pėr tė parandaluar emigracionin e paligjshėm ka shkaktuar kritika nga opozita dhe grupet e emigrantėve. Pėrfshirja e flotės tė kujton incidentin e anijes luftarake Sibila nė ujrat e Adriatikut, e cila shkaktoi mbytjen e mbi 80 emigrantėve shqiptare ne marsin e vitit 1997.

Presionet pėr tė marrė masa drastike ndaj emigranteve vjen nga Lidhja e Veriut, antarėt ekstremė tė sė cilės kane sugjeruar qė edhe te hapet zjarr kundėr anijeve te trafikantėve. Ministria e Mbrojtjes e Italisė ka theksuar se kjo nuk ka pėr tė ndodhur nė asnjė mėnyrė. Megjithatė anijet e flotės luftarake italiane do t’i interceptojnė anijet qė mendohet se transportojnė emigrantė. Personeli i flotės do tė ngjitet nė bordin e ketyre anijeve pėr tė inspektuar. Mė vonė nė se rezulton se janė pėrfshirė nė aktivitete te paligjshme kėto anije do tė shkatrrohen. Anijet e flotės luftarake janė pėrdorur gjithmone pėr tė patrulluar pėrreth detrave te Italisė. Por qe nga incidenti tragjik i marsit 1997 ne Otranto ato thjesht lajmėrojnė rojet bregdetare pėr anijet e dyshimta, duke mbajtur gjithnjė distancė prej tyre.

Masimo Bruti, njė ish zėvendesekretar pėr mbrojtjen dhe senator tha se masat e reja janė tė rrezikshme, se mundėsitė e perplasjeve do tė jetė e madhe. Deputete tė tjere tė opozitės kanė thėne se kjo iniciativė ėshte vetėm demagogji.

10 ditė mė parė njė anije e ndryshkur me 450 veta nė bord, shumica e tyre kurdė, mbriti nė bregdetin italian. Policia thotė se me afrimim e kohės mė tė ngrohtė, pritet njė rritje e fluksit te emigrantėve te paligjshėm. Njė anije tjeter qė transportonte 66 emigrantė klandestinė nga Sri Lanka u ndalua tė premten nga Roja Financiare italiane nė ujėrat e Sirakuzės nė Siēili (nė jug tė Italisė). Ndėrsa tė shtunėn nė mėngjes, 90 emigrantė kurdė nga Irani u ndaluan nga policia nė Marina di Andranon, nė jugun e largėt tė Pulias.

Po fund javėn e kaluar u mbyt njė emigrant shqiptar ndėrsa pėrpiqej tė hynte nė mėnyrė klandestine nė Itali me njė grup bashkėqytetarėsh tė tij pranė Leēes, nė Pulia, mėsohet nga burime tė policisė.

Personi u pėrplas nga gomonia me tė cilėn ishte nisur qė nga Shqipėria nė ēastin kur drejtuesit e saj e detyruan atė dhe shokėt e tij tė udhėtimit qė tė hidheshin nė ujė pėr shkak se ishin diktuar nga njė anije e rojeve bregdetare. Skena u zhvillua vetėm 50 metra larg bregut. Mes 14 personave tė ndaluar, pėrfshi trafikantėt, figuronte dhe njė grua e njė fėmijė 12 vjeē. Policėt e rojave kufitare kapėn edhe 200 kg marijuanė.

Viktima mė e fundit shqiptare e ketij trafiku si dhe masat shtesė pėrforcime te qeverisė Italiane pėrbėjnė njė apel pėr tė gjithe emigrantėt potenciale shqiptare drejt brigjeve te Italisė, se shkalla e rrezikut tė tyre pėr jetėn do tė shtohet edhe me shumė. Trafikantėt e pashpirt tė qėnieve njerzore, pėr tė ruajtur fitimet e tyre do tė zgjedhin rrugė me tė rrezikshme pėr trafikun e tyre, dhe nuk shqetėsohen pėr t’i hedhur ne mes tė detit kur rrezikohen nga flota luftarake apo roja bregdetare.

Po kėshtu, pa dashur tė cėnojmė integritetin e flotės italiane, shpesh herė vetė shtypi italian ka pėrmėndur se mes njė numri tė vogėl ushtarakėsh tė flotės nuk mungojnė ndjenjat raciste kundėr emigrantėve. Kjo pėrbėn njė rrezik plus pėr jetėn e atyre qė marrin nė sy rrugėn e rrezikshme tė detit pėr njė jetė mė tė mirė dhe pėrfundojnė nė fund te Adriatikut.

Dhe e fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja drejtuar trafikantėve tė detit: mjaft mė me kėtė tregti tė pashpirt qė ngrihet mbi rrezikun e jetės sė njerėzve.

Mare ne Gazeten Zeri i Popullit

Me respekt Redi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.