Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Wilfried Fiedler, mjeshtri i shqipes
Postuar nga: Skampa

Kulture Portreti i 73-vjeēarit Wilfried Fiedler, njeriut qė nisi tė merret rėndshėm me gjuhėn shqipe para plot 50 vjetėsh.

Ėshtė botuar para disa muajsh nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės, nė origjinalin gjermanisht, monografia mė e madhe dhe mė e plotė deri tani pėr gjuhėn e Mesharit tė Gjon Buzukut (1555), mė saktė pėr sistemin foljor te i pari autor i shqipes, plot 812 faqe. Sikundėr njė numėr veprash tė tilla shkencore, “tė ngushta” nė objektin e tyre, por tepėr tė thella nė mėnyrėn e trajtimit e me njė shtrirje (pa dyshim) mjaft tė gjatė nė kohėt qė do tė vinė, edhe kjo monografi nuk ėshtė vėnė re deri mė tash nė vendin e Buzukut, dhe i ka tė gjitha gjasat qė tė mbetet nė pėrdorim tė njė rrethi tė kufizuar njerėzish: atyre albanologėve-gjuhėtarė, qė janė njėkohėsisht gjermanishtfolės ose e njohin shumė mirė kėtė gjuhė. Por kjo nuk mund tė na pengojė aspak tė skicojmė sado shpejt kėtu pėr publikun e gjerė shqiptar portretin e 73-vjeēarit Wilfried Fiedler, njeriut qė nisi tė merret rėndshėm me gjuhėn shqipe para plot 50 vjetėsh, pasi kemi lexuar dhe jemi entusiazmuar me gurin e madh qė pėrfaqėson nė rrugėn e studimeve albanologjike vepra e fundit mbi Buzukun.

Nė tė vėrtetė kėtė “vepėr” ia kisha parė tė shpėrndarė nėpėr skeda nė bodrumin e shtėpisė sė tij nė Mynih, atėherė kur punonim pėr “Fjalorin Gjermanisht-Shqip”. Skedat e futura nė sirtarė tė vegjėl tė moēėm dukeshin tė gjitha si varre tė vogla tė njė dijeje tė harruar qė s’do tė dilte ndonjėherė mbi sipėrfaqen e tokės: Nuk mė besohej, por ja qė mbėrriti edhe dita e daljes sė enciklopedisė foljore tė Buzukut. Pėr tė kuptuar gjerėsinė dhe natyrėn e kėsaj vepre, duhet njohur nė tė vėrtetė monografia kryesore qė ka hartuar Fiedleri, sė bashku me kolegen e tij tė pandarė tė viteve tė RDGJ, Oda Buchholz, “Albanische Grammatik” – “Gramatika e shqipes”, Leipzig 1987. Kjo vepėr (natyrisht e panjohur dhe e papopullarizuar nė Shqipėri) ėshtė pasqyra mė e plotė, do tė thosha shterruese, e gramatikės sė shqipes, veēanėrisht e morfologjisė dhe sintaksės. Nuk njoh asnjė gramatikė tjetėr tė ngjashme pėr gjuhėn tonė, e cila tė ketė diktuar kaq shumė kategori, nėnkategori e nėnnėnkategori nė njė sistem kaq tė ndėrlikuar (pse kaq i shtresėzuar, i gjymtuar, arkaik e rinovues), qė nė tė vėrtetė sistem nuk ėshtė. Mirėpo kjo ėshtė natyra e dijetarit Fiedler: tė krijojė sisteme tė pamėshirshme, tė degėzueshme pafundėsisht por edhe shterruese, sikurse mjaft nga bashkatdhetarėt e tij filozofė, sociologė, filologė...

Nuk e trembi kjo gjuhė qysh nė rini, atėherė nė vitin 1955, kur erdhi bashkė me muzikantin Stockmann nė Shqipėri, mirėfilli me synimin qė tė mblidhte kėtu kėngė ēame, por qė pėrfundoi nė mbledhjen e ... shumėsave tė shqipes. Hasi nė krahina tė ndryshme mbi 50 trajta tė ndryshme shumėsi pėr njė fjalė tė vetme, p.sh. pėr gjalm: gjalme, gjalma, gjelm, gjelme, gjelmėr, gjelmitėr; pėr kopsht: kopshte, kopshtije, kopėshta, qipshte dhe kėshtu pa fund. Ndoshta kjo pasuri (quajeni po tė doni edhe anarki) formash, iu duk bash si njė sfidė, njė program pune pėr njė jetė. Nė tė vėrtetė Fiedleri njeh dhe flet gati tė gjitha gjuhėt e Europės (ka pėrkthyer, e zėmė, pėrralla nga ēekishtja, sllovakishtja, hungarishtja), por mė duket se asnjė si shqipen. Kur na ndėrpriste nė punė e sipėr ndonjė telefon dhe e dėgjoja qė fliste gjermanisht, mė dukej sikur e kishte gjuhė tė huaj, kaq e kulluar ishte shqipja, madje me njė ngjyrim juglindor, tė Korēės, edhe pse s’kishte qenė nė Shqipėri mė shumė se dy-tri javė marrė sė bashku... Mungesa e simpatisė pėr orvatjet e atyre viteve qė tė ringjallej gegėnishtja, e bėnte ta fliste edhe mė pastėr toskėrishten. Pėr fat tė keq, nė atė kohė, nė vitet 90 pra, kishte probleme me dhėmbėt dhe rrallė e tek i binte obojes, ndaj s’pata mė rast ta dėgjoja ashtu sikurse njė ditė tė paharruar nė shkurt 1991 nė Berlin.

Fat nuk pati as me kafshėn qė do mė shumė: papagallin, pasi papagalli Jonas qė e shoqėroi gjatė kohės sė Mynihut (1991-1998), nuk foli asnjėherė asnjė fjalė. Megjithatė, profesorit shumegjuhes mundi iu shpėrblye nė pension, pasi tani qė banon nė njė qytet tė Gjermanisė Lindore, i bėn shoqėri i biri i Jonasit, Morisi, i cili jo vetėm qė di tė shajė shqip me rrėnjė e me degė, por e thotė edhe emrin e tij nė disa gjuhė: Maurico, Moris, Murriq... Kur u ndava herėn e fundit me tė zotin e shtėpisė, Murriqi mė tha: “Horr i horrave”. E pra, kur ke lexuar “Gramatikėn e shqipes”, e kupton qė pas kėsaj vepre kaq risuese e moderne nė sistemin qė ngre, me Foljet e Buzukut, puna ka qenė mė e lehtė: shtratet e lumenjve, pėrrenjve dhe rrėkeve tė ndryshme tė gjuhės kanė qenė tė gatshėm. Megjithatė fjala “e lehtė” duhet futur nė thonjėza, pasi mundi ėshtė i jashtėzakonshėm: jo vetėm qė janė kategorizuar tė gjitha trajtat e inventarit buzukian, por janė sistemuar edhe trajtat qė nuk janė... dmth. ato golla gramatikore qė logjika kėrkon t’i marrėsh me mend. Kėshtu e zėmė, vetėm pėrshkrimi e kategorizimi i mėnyrės lidhore merr plot 90 faqe, mėnyra habitore 30, kurse regjistri i plotė i tė gjitha trajtave tė foljeve me vendet pėrkatėse ku gjenden nė origjinal (konkordancat), mbi 150 faqe tė ngjeshura nė dy kolona. Natyrisht, nė studimet buzukiane Fiedleri nuk ėshtė i pari, pasi radha fillon me Justin Rrotėn, Eqrem Ēabejn, Namik Ressulin, Shaban Demirajn, Martin Camajn etj. – e kėta autori i mban pėrherė parasysh nė lavrimin e tij – vetėm se njė studim kaq tė plotė pėr zemrėn e gjuhės sė Buzukut, qė ėshtė sistemi foljor i tij, deri mė sot nuk kemi pasur.

Nuk do tė kemi ndoshta pėr njė kohė tė gjatė nė tė ardhmen studime tė ngjashme. Wilfried Fiedler vjen nga njė epokė kur shkencėtari kishte shumė mė tepėr kohė dhe mundėsi t’i kushtohej njė gjuhe “ekzotike” sikurse shqipja. Nxėnės i Lambertzit, ai ėshtė nė fakt i fundmi i albanologėve nė kuptimin klasik: nė vijėn e Hahnit, Meyerit, Joklit, Lambertzit zor tė vijnė mė ato shtete qė janė tė gatshme t’i pėrkrahin dijetarėt pa kufizim nė punėn e mundimshme, shpesh mosmirėnjohėse me detajin. Tė jesh i fundmi nė njė radhė s’do tė thotė aspak ta kesh pėrfunduar veprėn tėnde. Fiedleri ėshtė sot po aq energjik sa atėherė kur mblidhte kopsht mė kopsht e qipsht mė qipsht tė Shqipėrisė shumėsat e pabesueshėm tė kėsaj gjuhe, vetėm se tani nė shtėpinė e tij tė qytetit mesjetar gjerman, ose nė universitetin e Jenės, ku vazhdon tė japė leksione pėr albanologjinė. Mė vjen keq qė edhe grafinė e vėshtirė tė Buzukut ėshtė detyruar ta riprodhojė me kompjuterin e tij (s’i kanė dalė aq mirė grafemat pėr sh, gj, dh..., leximi i fjalive origjinale ėshtė tepėr i vėshtirė) dhe s’kam mundur ta ndihmoj para botimit. Mendoj se ka ardhur koha qė ndarja absurde albanologji-gjuhėsi shqiptare tė marrė fund njėherė e mirė dhe monografi si “Gramatika e shqipes” e Fiedler/Buchholz dhe “Sistemi foljor i Buzukut” i Fiedlerit jo vetėm tė pėrkthehen e tė bėhen vepra standarde pėr studentėt tanė tė filologjisė, por, tė thjeshtuara, tė hyjnė edhe nė programet e shkollave tė mesme.


Ardian Klosi
Shekulli 23/08/2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.