Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Mesazhi i Zogut pėr Duēen njė ditė para pushtimit
Postuar nga: Albo

Histori Prapaskenat diplomatike nė Romė para ikjes sė mbretit

Mesazhi i Zogut pėr Duēen njė ditė para pushtimit

Francesko Jakomoni

Dėshtimi i rrugėve tė ndėrmjetme diplomatike dhe kurtheve tė marrėveshjeve midis dy vendeve apo rrėnimi i shpresės sė Romės pėr lidhjen e mbretit Zog me njė princeshė italiane, i hapėn rrugė zgjidhjes ekstreme; pushtimit tė plotė ushtarak tė Shqipėrisė. Nė pjesėt e botuara nė dy numrat e kaluar pamė se si emisarėt e Duēes, Konti Ēiano apo Jakomoni, nuk arritėn dot tė shmangnin sovranin e shqiptarėve nga froni. Sot, ne i ofrojmė lexuesit fragmente shumė tė rėndėsishme nga libri-ditar i Jakomonit, tė cilat zbardhin disa tė vėrteta historike tė dhimbshme, por realiste. Nė kėtė pėrmbledhje zbardhet misteri i largimit tė bujshėm tė mbretit Zog mė 7 prill. Nė libėr tregohet pėr herė tė parė pėrpjekja e Zogut pėr tė shtyrė pushtimin, pėrpjekja e tij pėr tė rezistuar. Nė kėtė hapėsirė zbulohen mesazhet e ndėrsjella mes Zogut dhe Viktor Emanuelit. Dorėzimi i kurorės shqiptare tė Skėnderbeut nga njė dėrgatė shqiptarėsh nė Romė ėshtė njė moment historik mjaft i diskutueshėm. Por ēfarė tha perandori italian kur mori kurorėn e Skėnderbeut?

Me t’u pėrhapur lajmi nė qytet, erdhi e mė takoi Abdurrahman Mati dhe mė pas u thirra nė takim nga mbreti. Menjėherė informova Romėn: “Mbreti Zog mė dha tė gjitha garancitė pėr italianėt, iu pėrgjigja, se i bindesha urdhrave tė marra pas shumė njoftimeve, pėr manifestime kėrcėnuese dhe armiqėsore kundėr disa italianėve, qė kishin mbėrritur tek Viktor Emanueli. I thashė se nuk e dija sesa i mundur ishte tashmė ndryshimi i urdhrave tė ardhur nga Roma. Mė informoi se kishte marrė njė letėr nga gjeneral Serreqi, nė tė cilėn thuhej se, Duēe kėrkonte njė pėrgjigje pėr nesėr nė mesditė. M’u lut qė t’i lihej kohė deri tė premten nė mesditė, nė mėnyrė qė tė kėshillohej me disa anėtarė tė parlamentit dhe tė merrte njė vendim qė tė mos ia linte barrėn vetėm atij. I thashė se do tė informoj menjėherė Viktorio Emanuelen pėr kėtė kėrkesė tė tij. Iu lutėm qė tė mė jepnin njė pėrgjigje sa mė shpejt, mundėsisht nė mbrėmje. Kam pėrshtypjen se mbreti ėshtė dorėzuar parimisht pėr pjesėn ushtarake, kėshtu qė paqartėsitė e tij dhe kundėrshtitė me tė cilat pėrballet nė mjediset politike, lidhen kryesisht me nenin 8". Qėllimi i nenit 8 ishte tė kėnaqte sedrėn kombėtare tė shqiptarėve, duke hequr ēdo dyshim mbi trajtimin e pabarabartė mes qytetarėve tė dy shteteve. Natyrisht, zbatimi i nenit duhej bėrė me kujdes, duke ua thjeshtuar shqiptarėve, pėr shkak edhe tė numrit tė tyre tė vogėl, mundėsinė e ushtrimit tė aktiviteteve profesionale dhe publike nė Itali, por duke penguar me ēdo kusht qė italianėt, mė tė shumtė nė numėr, mė tė pėrgatitur dhe mė tė pasur, tė sundonin nė Shqipėri popullsinė vendase nėpėrmjet ngulmimeve dhe blerjes sė sipėrfaqeve tė mėdha tė tokave. Ishte pikėrisht aftėsia jonė pėr t’u zgjeruar demografikisht, ajo qė shqetėsonte disa mjedise pranė Zogut, por ndoshta ishte edhe frika se shqiptarėt e padėshiruar pėr oborrin mund tė pėrfitonin punė dhe pėrkrahje nė Itali.

***
Mbrėmjen vonė tė 5 prillit, Roma do tė komunikonte: “Takohuni me mbretin pėr t’i thėnė se e kam tė pamundur tė pranoj shtyrjen qė ai kėrkon pas kaq ditė diskutimesh. Pres pėrgjigjen e tij negative ose pozitive, nesėr nė Romė, data 6 prill, jo mė vonė se ora 12". Telegrami ishte firmosur nga Musolini. Shtyrja qė lejohej ishte vetėm njė ditė. Ndonėse kėrkesa e njė pėrgjigjeje pozitive ose negative dukej se pėrjashtonte ēdo diskutim tjetėr, nė orėn katėr tė mėngjesit tė datės 6 do t’i nisja Romės kėtė telegram: “Prita nė mbrėmjen e djeshme Abdurrahman Matin dhe Musa Jukėn, tė cilėt shprehėn gatishmėrinė pėr pranimin, thuajse tė plotė tė marrėveshjes, pėrveē disa sqarimeve tė nenit 4 qė ka tė bėjė me qėndrimin ose jo tė trupave tona kėtu si dhe tė ndonjė ndryshimi tė nenit 8. Mė vonė erdhėn kėtu kryeministri dhe ministri i Jashtėm, tė cilėt mė dorėzuan zyrtarisht tekstin e kundėrpropozimeve tė palės shqiptare. Ato janė: neni 1, i pandryshuar. Nė nenin 2 tė hiqen fjalėt “sovraniteti dhe tėrėsia e pavarėsia” dhe tė shtohet fraza: “siē parashikohet nga marrėveshja e aleancės, me miratim tė qeverisė shqiptare”. Neni 3 dhe 4 tė shkrihen nė njė tė vetėm me kėtė tekst: “Qeveria shqiptare, duke njohur nevojėn e dhėnies sė qeverisė italiane tė tė gjitha lehtėsive tė domosdoshme pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė ndėrsjella, nė bazė tė marrėveshjeve paraprake do t’i lejojė qeverisė italiane pėrdorimin e porteve dhe rrugėve tė komunikacionit”. Neni 5 i pandryshuar. Neni 6: “Italia, nėpėrmjet teknikėve dhe specialistėve, do tė japė gjithė mbėshtetjen e saj teknike dhe financiare pėr organizimin dhe mbarėvajtjen e shtetit shqiptar”. Neni 7 nuk ndryshon. Nė nenin 8 fshihet fjala ‘politikanėt’ dhe nė fund tė nenit shtohet: “nė pėrputhje me dispozitat statusore”.

***
Nė mbrėmjen e 6 prillit do tė vinte nga Roma, nė pėrgjigje tė telegramit qė bėnte fjalė pėr bisedėn time tė fundit me mbretin, ky njoftim: “Trupat do tė mbėrrijnė nė Durrės dhe porte tė tjera ku ėshtė caktuar, nė orėn 4 e 30 tė ditės sė nesėrme, e premte 7 prill. Zbarkimi do tė fillojė menjėherė. Nėse ndėrkohė Zogu do tė ndryshojė vendimin e tij dhe do tė pranojė kėrkesat tona, do t’i pėrcjellim njoftimet me kėtė rast telegrafisht nė komandėn e trupės sė zbarkimit. Rreth mesnatės do tė rikthehej tek unė ministri i Jashtėm Libohova. I njoftuar pėr zbarkimin e mėtejshėm tė trupave italiane nė Durrės, ai kishte ardhur nė emėr tė mbretit tė propozonte nėnshkrimin tė nesėrmen nė mėngjes tė njė marrėveshje ushtarake pėr tė pėrligjur praninė e forcave tona ushtarake nė Shqipėri si dhe pėr shmangien e njė gjakderdhjeje tė panevojshme. Pas arritjes sė kėsaj marrėveshjeje, njėsia e parė e trupave mund tė zbarkonte. Si kusht pėr marrėveshjen ushtarake, Zogu kėrkonte pranimin nga ana jonė tė propozimeve tė fundit tė palės shqiptare. Ripėrsėriste dėshirėn e tij qė marrėveshja ushtarake tė firmosej nga gjeneral Pariani si pėrfaqėsues i plotfuqishėm i Italisė. I pėrcolla Romės menjėherė kėrkesėn e Zogut, duke shtuar se “me gjithė vonesėn do t’i lutesha ministrit tė Jashtėm ta merrte nė shqyrtim me dashamirėsi kėrkesėn”. Pak mė vonė do tė mbėrrinte prej Romės pėrgjigja e ministrisė, e cila thoshte: “Nė qoftė se qeveria shqiptare ka diēka pėr tė thėnė, t’ia komunikojė ato komandantit tė trupave para se tė bėhet zbarkimi. Komandanti i trupave do tė njoftojė Romėn. Sidoqoftė, Pariani nuk mund tė vijė pasi ka shkruar nė Gjermani pėr njė marrėveshje me Shtabin e Pėrgjithshėm gjerman”. Me kėtė telegram unė isha pėrjashtuar nga marrėveshjet me qeverinė shqiptare. Ishte pranuar kėrkesa ime pėr ta shqyrtuar me dashamirėsi propozimin e mbretit, por pėrmes saktėsimit se takimi duhej kryer me komandimin e trupave tė zbarkimit, rrėzohej ēdo mėdyshje dhe tjetėrsohej natyra e bisedimeve qė realizoheshin nėpėrmjet rrugėve normale diplomatike pėr tė marrė trajtat e njė detyrimi. Por duhet pranuar se shtysa pėr kėtė ishte dhėnė prej qeverisė shqiptare kur kishte kėrkuar ndėrhyrjen e gjeneral Parianit. Nė leximin e pėrmbajtjes sė telegramit qė po i bėja Libohovės pėrmenda mundėsinė e njė mesazhi tė drejtpėrdrejtė tė Zogut pėr Musolinin, qė tė trajtonte ato ēėshtje qė i qenė dėrguar atij mė 1 prill nga kryeministri, ndaj tė cilave nuk mė rezultonte se kishte njė pėrgjigje. Nė orėt e para tė mėngjesit tė 7 prillit, mora udhėzimin pėr t’i nisur mbretit Zog kėtė telegram tė Musolinit: “Nė frymėn e miqėsisė italo-shqiptare qė ju pėrmendni, sė cilės unė do t’i ngelem besnik, njoftoj madhėrinė tuaj se mund tė dėrgoni nė Durrės pėrfaqėsuesin tuaj fuqiplotė pėr tė diskutuar marrėveshjen ushtarake me gjeneral Guzzonin, komandant i trupave italiane, i autorizuar prej meje pėr tė dėgjuar pėrfaqėsuesin tuaj dhe mė pas tė mė njoftojė”.
Ia pėrcolla menjėherė kėtė telegram ministrit tė Jashtėm shqiptar dhe ai u kthye pėr tė mė takuar nė pėrfaqėsi. Mė tha se ai i pėrgjigjej telegramit qė mbreti i kishte nisur drejtpėrdrejtė Musolinit nė Romė, rreth njė sugjerimi qė i ishte bėrė pas bisedės sonė. Mė la njė kopje tė atij telegrami, tė cilin po e botoj nė frėngjisht, ashtu siē m’u dorėzua.
“Shkėlqesia juaj, nuk e di se ēfarė ēmimi kombi shqiptar dhe unė, t’i vėmė miqėsisė suaj. Kjo miqėsi kaq e ēmuar pėrbėn njė garanci tė pazėvendėsueshme pėr bashkėpunimin e ngushtė ndėrmjet dy kombeve tona, qė i lidh njė aleancė e bazuar nė besimin e ndėrsjellėt. Unė kam bindjen se propozimet e paraqitura nga qeveria ime frymėzohen nga dėshira mė e sinqertė dhe mė e ndershme pėr tė arritur njė bashkėpunim tė plotė. I kėrkoj Shkėlqesisė suaj, nė emėr tė miqėsisė qė na bashkon prej trembėdhjetė vjetėsh, tė mos i imponojė Shqipėrisė diēka tė dėmshme, gjė tė cilėn zemra juaj bujare nuk donte qė t’i shkaktohej dhe pėr rrjedhim propozoj qė ju tė urdhėroni qė tė merret nė shqyrtim njė marrėveshje ushtarake qė do tė zgjidhte moskuptimet”.
Gjatė natės Libohova do tė vinte edhe njė herė tjetėr nė pėrfaqėsi pėr tė mė propozuar njė formulė, tė cilėn nuk ia kishte paraqitur ende mbretit. Ajo duhet tė pėrligjte praninė e trupave italiane nė Shqipėri. Mbreti, mė tha Libohova, ishte dakord pėr pėrfundimin, tė nesėrmen nė mėngjes, tė njė konvente ushtarake qė do tė rregullonte zbarkimin italian nė Shqipėri, i cili mund tė kryhej menjėherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes. Kėto propozime qė iu dėrguan mbretit, mė rikthenin, por pa as mė tė voglėn garanci, ēėshtjen e qėndrimit tė pėrhershėm tė trupave tona nė Shqipėri. Marrėveshja dukej tėrėsisht e zbrazur prej elementit tė saj thelbėsor, megjithatė Libohova deklaroi se ndryshimet e bėra prej mbretit ishin tė natyrės formale dhe jo pėrmbajtėsore. Nuk mė ngelej gjė tjetėr veēse t’i pėrsėrisja ministrit tė Jashtėm shqiptar se, ēdo propozim tjetėr nuk mund tė mė bėhej drejtpėrdrejt mua dhe Zogu e dinte kėtė, jo vetėm pėr ato arsye qė unė i njoftova, por qė lexoheshin edhe nė telegramin e Musolinit.

***
Po atė pasdite tė 7 prillit u informova se trupat shqiptare, deri atėherė tė pozicionuara mbi rrugėn qė bashkonte Durrėsin me Tiranėn, qenė shpartalluar. Pamė nga dritaret e pėrfaqėsisė sonė qė njėsitė e xhandarmėrisė tė grumbulluara nė kopshtin e pallatit tė princeshave nuk gjendeshin mė aty. Njė batalion i kėmbėsorisė, qė mbante tė bllokuar “fushėn e lutjeve” nė krah tė pėrfaqėsisė pėrgjatė rrugės sė Elbasanit, ishte zėvendėsuar nga banda malėsorėsh. Edhe patrullat qė mbikėqyrnin pėrfaqėsinė ishin larguar prej aty. Rreth orės gjashtė tė asaj pasditeje zoti Mario Bianchi, qė kishte qėndruar me mua nė Tiranė dhe ruante marrėdhėnie miqėsore me mjaft intelektualė shqiptarė, do tė njoftohej nga njėri prej tyre se mbreti kishte lėnė Tiranėn sė bashku me mjaft anėtarė tė qeverisė dhe se tė burgosurit e qytetit ishin liruar dhe armatosur. Siē do mė thuhej, mbreti qė e kishte kaluar natėn nė njė xhami nė Tiranė, kishte marrė rrugėn drejt Elbasanit. Rreth shkaqeve tė braktisjes sė vendit prej Zogut janė ngritur mjaft hamendje. Shumė njerėz thoshin se ai ndihej i kėrcėnuar, siē dhe nė fakt ishte, prej hakmarrjeve tė panumėrta personale qė karriera politike aventurore i kishte shkaktuar. Sipas meje, nė atė rast ai dha jo njė provė frike, por pėrkundrazi njė provė tė vizionit tė tij largpamės. Ai ishte i qetė pėr tė ardhmen e afėrt tė popullit tė tij pėrderisa ajo i qe besuar Italisė, ndjenjat e sė cilės ndaj shqiptarėve njiheshin mirė. Nga ana tjetėr, ashtu siē mbreti kishte pasur rastin pėr tė ma thėnė mua dhe tė tjerėve, njė Luftė e Dytė Botėrore dukej tashmė se ishte shumė pranė. Vėshtirė tė besohej se Italia mund tė qėndronte mėnjanė. Duke u larguar, ai mund tė shpresonte, po qe se Italia fitonte luftėn, nė miqėsinė e saj nėse nuk do tė na shkaktonte shqetėsime. Nė qoftė se fatet e lutės nuk do t’i buzėqeshnin Italisė, ashtu siē besohej nė fakt, se ishte dhe bindja e tij e thellė, ai mendonte qė duke emigruar nė Angli, tė rifitonte fronin e Shqipėrisė pėrmes mbėshtetjes angleze.
Qeveria qė Shefqet Vėrlaci formoi dhe u miratua mė pas nga Asambleja, ishte e pėrbėrė nga figurat mė tė spikatura nė vend pėr fushat qė mbulonin. Xhafer Ypi, pėr tė cilin kam folur gjatė si kryeministėr i qeverisė sė pėrkohshme, mori detyrėn e ministrit tė Drejtėsisė, Maliq Bushati, prej njė familjeje princėrore shkodrane, tė mirėnjohur pėr frymėn e saj atdhetare dhe pėrparimtare, u bė ministėr i Brendshėm, Anton Beca, njė ortodoks mjaft i vlerėsuar nė mjediset tregtare u vendos pėr tė drejtuar Ministrinė e Ekonomisė Kombėtare, Feizi Alizoti, specialist i njohur financash, disa herė ministėr, mori Financat, Ernest Koliqi, katolik, pėrfaqėsues i kulturės sė lartė shqiptare, shkoi te Ministria e Arsimit. Si ministėr i Jashtėm ishte projektuar, ndonėse nuk gjendej nė Tiranė, Xhemil Dino, funksionar karriere, nė ato kohė ministėr nė Sofje. Ai rridhte prej njė familjeje tė madhe myslimane dhe ishte dhėndėr i Vėrlacit.
Vėrlaci, nė pėrzgjedhjen e bashkėpunėtorėve tė tij, kishte mbajtur parasysh shumė kritere. Kėshtu, nė qeverinė e re ishin pėrfaqėsuar nė mėnyrė tė barabartė tė gjitha rajonet shqiptare dhe tė gjitha besimet fetare, duke sakrifikuar madje edhe kompetencėn e ministrave pėr detyrat qė ishin thirrur tė kryenin.

***
Mė 2 qershor u miratua statuti i Partisė Fashiste tė Shqipėrisė. Njė ēėshtje kjo, tė cilėn njė pjesė e mirė e shqiptarėve e kishin shumė pėr zemėr. Shumė kohė para bashkimit, patriotė tė shumtė shqiptarė u ishin drejtuar personaliteteve tė partisė sonė fashiste pėr tė qartėsuar qeverinė italiane rreth keqpėrdorimit qė Zogu u bėnte ndihmave qė merrte nga Italia. Me t’u shpallur Bashkimi, mjaft shqiptarė e gjykuan tė dobishėm vendosjen e tij nė njė shtrat idealist, tė cilin nė ankthin e tyre tė pėrparimit besuan se do ta gjenin nė njė organizatė politike qė pranonte se kishte nė programin e saj vlerėsimin e punės dhe kulturės si bazė tė reformave shoqėrore. Pėrfshirja nė njė parti qė ishte lidhur me partinė ku qenė pėrfshirė nacionalistė italianė shihej prej tyre, veē tė tjerash, si njė lloj mbrojtjeje pėrballė shfaqjeve tė padenja qė mund tė shkaktoheshin prej mjediseve nacionaliste shqiptare.
Por krijimi i Partisė Fashiste Shqiptare prej italianėve ishte i nxituar, pasi u krye pa njė pėrgatitje tė pėrshtatshme dhe pa njė studim tė hollėsishėm tė realitetit shqiptar. Mjafton tė kujtohet se, projektstatuti i partisė sė re ishte sjellė i gatshėm nė Tiranė nga sekretari i atėhershėm i Partisė Fashiste Italiane, Aēhille Starace, menjėherė pas shpalljes sė Bashkimit. Pasoja e kėsaj ishte gjithė veprimtaria sipėrfaqėsore e Partisė Fashiste Shqiptare.


“Dėshmitė e Jakomonit”, best seller nė tri ditė

Mund tė quhet “best seller” pėr tri ditė. Shitjet e tij kanė ecur dhe interesi pėr librin qė sapo ėshtė hedhur nė qarkullim nė libraritė shqiptare ėshtė rritur ndjeshėm. Tė paktėn botuesit e tij ndihen tė kėnaqur. Bėhet fjalė pėr librin e ri “Gjysma ime shqiptare”, tė Franceko Jakomonit. Eshtė dėshmia e vetme e Jakomonit qė vjen e plotė nė Shqipėri, botuar nga shtėpia botuese “Ora”. Sipas drejtuesit tė kėsaj shtėpia, Besnik Mustafaj, deri dje pasdite ka pasur njė interesim tė madh nga tri-katėr librari nė Tiranė pėr tėrheqjen e kopjeve tė dyta. “Librari Albania mė ka kėrkuar dje dhjetė kopje tė reja. Kjo do tė thotė se libri ka pasur interes”, tregon ai. “Gjysma ime shqiptare”, njė libėr luksoz, sjell pėr herė tė parė nė shqip kujtimet e armikut tė Shqipėrisė, Francesko Jakomoni, dėshmitarit mė tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė gjatė periudhės 1926- 1943. Misteri i krijimit tė Partisė Fashiste Shqiptare aq shumė tė diskutuar nga historiografia shqiptare gjatė kėtyre 60 viteve, del nė dritė kėtė herė nga njė kėndvėshtrim origjinal dhe nga burime italiane. Pėr herė tė parė mėsojmė se programi dhe statuti i kėsaj partie ishin parapėrgatitur nė Itali dhe nė Shqipėri vetėm sa u mbush struktura e saj me njerėz. Njėkohėsisht nė kėtė pėrzgjedhje ka edhe mjaft momente interesante qė ndihmojnė jo vetėm lexuesin e thjeshtė, por edhe historiografinė shqiptare dhe mė gjerė. Libri me mė se 360 faqe ėshtė pėrkthyer nga origjinali nga Arian Vasjari dhe kushton vetėm 750 lekė. a.m


Kurora e Skėnderbeut i dorėzohet Viktor Emanuelit

Nė datėn 16 prill, u zhvillua nė Quirinale ceremonia e ofertės sė kurorės. Nė fjalėn e tij Vėrlaci tha: “Vijmė tek ju madhėri, tė dėrguar prej popullit shqiptar qė e ka shprehur vullnetin e tij me votėn nė Asamblenė Kushtetuese tė mbledhur nė Tiranė mė 12 prill. Vijmė nė emėr tė kėtij populli qė nė njė ofertė tė njėzėshme i dhuron me devozion shpirtėror ma-dhėrisė suaj kurorėn e Shqipėrisė. Ajo ėshtė e denjė pėr lavdinė tuaj sepse ka breruar kryet e Skėnderbeut, heroit kombėtar shqiptar, i cili e valėviti flamurin e tij pėrbri flamujve tė kombit italian. Me besimin nė zemėr se madhėria juaj do tė pranojė kėtė votė tė njerėzve tanė, ju shprehim sot dėshminė dhe betimin pėr besnikėrinė tonė dhe tė tė gjithė popullit shqiptar”.
Mbreti u pėrgjigj: “Dė-shirojmė t’ju shprehim ndjenjat tona tė mirėnjohjes pėr mesazhin qė ju na pėrcollėt nė emėr tė popullit shqiptar. Ne jemi tė lumtur tė mirėpresim votėn e popullit tuaj trim e fisnik si dhe tė pranojmė kurorėn e Shqipėrisė qė ai na ofron, me tė cilėn lidhen kujtimi i lavdishėm i Skėnderbeut.
Qė sot fatet e Shqipėrisė do tė jenė tė pandashme nga ato tė Italisė dhe ne e pranojmė betimin pėr besnikėrinė tuaj dhe tė popullit shqiptar me zotimin se qeveria jona ka marrė pėrsipėr t’i garantojė mbre-tėrisė sonė tė Shqipėrisė rregull, respektimin e tė gjitha besimeve fetare, pėrparimin, drejtėsinė shoqėrore dhe paqen pėrmes mbrojtjes sė kufijve tanė tė pėrbashkėt”.
Mė 3 qershor 1939, mbreti i dha popullit shqiptar statutin e tij kombėtar. Teksti paraprihej nga kėto fjalė: “Me pranimin e ofertės pėr kurorėn e Shqipėrisė vendosur prej Asamblesė Kushtetuese tė mbledhur nė Tiranė mė 12 prill 1939, ne kemi marrė detyrėn e lartė tė pėrkujdesjes pėr bijtė tanė shqiptarė dhe udhė-heqjen e kėtij populli fisnik drejt fateve tė tij mė tė larta. Duke pasur parasysh se pėr arritjen e kėtyre qėllimeve ėshtė i pazėvendėsueshėm pėrcaktimi i strukturės sė njė shteti nė pėrputhje me interesat mė tė mėdha kombėtare, kemi vendosur t’i dhu-rojmė popullit tonė tė dashur shqiptar njė statut themeltar si dėshmi tė dashurisė dhe pėrkujdesjes sonė atėrore”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.