Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Atė punė qė s'e bėn dot vetė, mos kėrko t'i gjesh tė metė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Emigracion :: Kalon nė parlamentin grek ligji i emigracionit
Postuar nga: Albo

Emigracion Deputetėt grekė kanė shpėrfillur ndryshimet e kėrkuara me forcė nga kundėrshtarėt e ligjit tė ri pėr emigrimin

Greqi, kalon ligji pėr emigrantėt, s'pėrfitojnė shqiptarėt e paligjshėm

Eva Kushova

Parlamenti grek ka miratuar pas shumė debatesh ligjin mbi emigrantėt e huaj qė jetojnė nė Greqi. Ky ligj ėshtė kundėrshtuar ashpėr si diskriminues nga emigrantėt dhe organizatat qė mbrojnė tė drejtat e tyre. Pavarėsisht nga shumė propozime pėr ndryshimin e ligjit, tė enjten vonė ligji ka kaluar gati ashtu siē ishte paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe e Decentralizimit grek. Sipas ligjit, vitin qė vjen (2006) tė gjithė emigrantėt qė kanė ardhur nė Greqi nė mėnyrė tė ligjshme qė nga viti 2001, pėrfitojnė tė drejtėn pėr t’u bėrė qytetarė tė pėrjetshėm nė tokėn helene. Por nga ana tjetėr, ligji pėrjashton gati 500 000 imigrantė tė paligjshėm nga pėrfitimet pėr t’u pajisur me dokumente tė pėrhershme qėndrimi. Vetėm emigrantėt qė kanė hyrė ligjėrisht nė tokėn greke dhe qė kanė vizė, janė kualifikuar pėr tė pėrfituar nga ky ligj. Ndėrkohė bėhet e ditur se pėr fushatėn e re tė legalizimeve qė do tė nisė vitin qė vjen, mund tė pėrfitojnė leje qėndrimi edhe njė pjesė tjetėr emigrantėsh qė vėrtetojnė me dokumente tė tjera tė vlefshme, pėrveē vizės, qėndrimin apo ardhjen e tyre nė Greqi. Por kjo do tė jetė njė kategori shumė e vogėl emigrantėsh. Gjithashtu njė ndryshim i vogėl ėshtė bėrė edhe nė kapitullin e bashkimeve familjare, ku fėmijėt nėn moshėn 14 vjeē pėrjashtohen nga detyrimi pėr tė paguar
Ministri i Brendshėm grek, Prokopis Pavlopoulos, ka hedhur poshtė tė gjitha thirrjet e opozitės pėr tė pėrfshirė nė kėtė ligj edhe emigrantėt e paligjshėm, pasi, sipas opozitės, ata do tė bėheshin njė kontigjent i rrezikshėm kriminal, veēanėrisht nė kuadrin e luftės kundėr terrorizmit, me tė cilin po pėrballet e gjithė bota. “Le tė mos e nėnvlerėsojmė fenomenin e emigrantėve tė paligjshėm. Le tė mos nėnvlerėsojmė edhe faktin se terrorizmi ndėrkombėtar gjen shtigje nga ēdo hapėsirė qė ne lėmė tė hapur”, - tha Pavlopoulos, cituar nga gazeta greke “Kathimerini”. Ligji nė fjalė ėshtė kundėrshtuar nga tė gjitha organizatat e mbrojtjes sė emigrantėve. Sidoqoftė Athina zyrtare ka kėmbėngulur pėr tė tė legalizuar vetėm emigrantėt e ligjshėm dhe jo ata tė paligjshėm. Opozita greke PASOK-u, ka kundėrshtuar gjatė seancės parlamentare disa nene tė veēanta tė ligjit, qė bien ndesh me respektimin e tė drejtave tė njeriut. Kėshtu deputetja e opozitės (Lėvizjes Socialiste Panhelenike ose PASOK), Angela Gerekou, kritikoi nenin qė u jep viktimave tė trafikuara vetėm njė muaj afat qė tė bashkėpunojnė me autoritetet. “Viktimat e trafikuara kanė nevojė pėr njė mbrojtje pa kushte”, - u shpreh nė seancėn e sė enjtes mbrėma deputetja Gerekou.
Ndėrkohė njė zėdhėnės i Partisė Komuniste greke KKE, Orestis Kolozov, argumetnoi se ‘ligji nė fjalė nuk ka qėllim tė mbrojė viktimat. Por ai i pėrdor ato qė tė luftojnė mekanizmat e paligjshme”.


Marrėveshja

Shtetėsi shqiptarėve, kur Tirana tė lejojė dyshtetėsinė
Ministri grek hodhi poshtė edhe thirrjet e parlamentarėve tė partisė opozitare PASOK, pėr shqiptarėt etnikė qė jetojnė nė Greqi gjatė tri viteve tė fundit, qė tė marrin shtetėsinė greke. Ai shtoi se Greqia nuk do t’u japė shtetėsi shqiptarėve, pėr sa kohė qė kjo sjell si rezultat humbjen e shtetėsisė sė tyre shqiptare. Kjo do tė bėhet nė rast se Tirana nėnshkruan njė pakt dypalėsh qė tė konfirmojė se shqiptarėt mund tė kenė njė kombėsi tė dyfishtė, tha ai. Kjo ēėshtje mbetet e hapur dhe qeveria greke po bėn gjithēka qė ėshtė e mundur nė mėnyrė qė qeveria shqiptare tė bindet”, - shtoi Pavlopuolos.


Ligji i ri
-Pėrfitojnė leje tė pėrhershme qėndrimi tė gjithė emigrantėt qė kanė hyrė nė mėnyrė tė ligjshme nė Greqi qė nga viti 2001.
-Pėrjashtohen nga ky ligj tė gjithė emigrantėt e paligjshėm qė llogariten nė rreth 500 000.
-Lejon fillimin e njė fushate tė re legalizimi pėr tė paligjshmit, ku do tė shqyrtohen edhe dokumente tė tjera pėr ata qė nuk kanė hyrė me vizė. Kėto dokumente mund tė jenė fatura tė ndryshme ose refuzime pėr dhėnie vize etj.
-Ligji i ri do tė fillojė tė veprojė mė 1 janar tė 2006-ės.

Problemet e ligjit tė ri
Intervista ‘diskriminuese’

Pėr tė fituar lejen afatgjatė tė qėndrimit emigranti duhet tė njohė mirė gjuhėn, historinė dhė kulturėn greke. Pėr kėto duhet tė kalojė nė provim. Gjithashtu emigrantėt qė do tė marrin lejen 5-vjeēare duhet tė manifestojnė “moral dhe personalitet”. Dhe nėse ke apo jo moral, apo personalitet kėtė do ta vendosė njė komision i posaēėm. Leja afatgjatė e qėndrimit ka edhe njė tė keqe tjetėr. Ligji i ri ndalon emigrantin qė tė ndėrrojė profesionin me tė cilin ka marrė lejen e qėndrimit, pėrndryshe nuk do t’i ripėrtėrihet ajo.

Bashkimi familjar
Pėr tė kryer bashkimin familjar emigranti duhet tė ketė tė ardhura stabėl dhe shumė tė larta, rreth 11 mijė euro nė vit, plus 20% tė kėsaj shume pėr gruan dhe plus 15% pėr ēdo fėmijė nėn moshėn 18 vjeē (14-18). Por kėtu, sipas projektligjit, nuk pėrfshihen pėrkrahjet e ndryshme sociale qė merr emigranti gjatė vitit. Me pak fjalė, duhet tė jenė tė ardhura qė vijnė kryesisht nga rrogat mujore.

Tė sėmurėt
Dhėnia e lejes sė qėndrimit pėr arsye humanitare ndryshon rrėnjėsisht. Me ligjin e ri, njė leje e tillė jepet tani e tutje kryesisht tek emigrantėt qė jetojnė nė mėnyrė tė ligjshme nė Greqi. Ligji parashikon dhėnien e kėsaj leje pėr njerėz qė pėsojnė dėmtime nga aksidentet nė punė, aksidente tė tjera, veprimeve kriminale ose kanė probleme serioze me shėndetin.

Dėbimet
Dėbimet dhe e gjithė procedura qė ka tė bėjė me to, tani e tutje do tė jenė kompetencė e policisė. Tė gjitha pakėnaqėsitė apo apelimet pėr ndryshimin e vendimit do tė bėhen nė Ministrinė e Brendshme dhe jo nė Sekretariatin e Pėrgjithshėm tė Periferisė. Gjithashtu, dyfishohen dėnimet dhe gjobat pėr tė gjithė ata qė lehtėsojė hyrjen e tė huajve nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė Greqi, mbajnė apo falsifikojnė dokumente. Kėshtu dėnimi mė i ulėt bėhet 6 muaj nga tre qė ishte, dhe gjoba bėhet 3 mijė euro nga 1 500 qė ishte mė parė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.