Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Xhuveli: Pėrse pranova bashkėpunimin me Berishėn
Postuar nga: Albo

Politike Kreu i PAA-sė tregon pėr negociatat

Xhuveli: Pse pranova tė jem nė krah tė Berishės

Paraditen e 8 korrikut, numri i telefonit tė nėnkryetares demokrate, Jozefina Topalli, ėshtė shfaqur nė ekranin e celularit tė Lufter Xhuvelit. Ky ėshtė fillimi i drejtimit djathtas tė kreut tė PAA-sė.

Lufter Xhuveli ka qenė gjithmonė afėr pushtetit, duke treguar se ėshtė politikani mė pragmatist nė Shqipėrinė e pas viteve 1990. Asnjėherė, nė frontin e politikės, Partia Agrare, do tė jetė nė kėto zgjedhje njė forcė politike, vendimet e sė cilės konfirmojnė ose dobėsojnė maxhorancėn e re. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn, kreu i PA e quan krejt normale bashkėpunimin e tij me Partinė Demokratike. Pjesėmarrjen nė koalicionin e majtė, tė paktėn 8 vitet e fundit, Xhuveli e justifikon me programin e partisė sė tij. “PS-ja ndjeu nevojėn pėr ne nė vitin 1997 dhe mė pas qė ne tė ishim pjesė pėrbėrėse e koalicionit qeveritar”. Tė njėjtin argument pėrdor edhe pėr bashkimin me tė PD dhe Berishėn. Sidoqoftė, kreu i Partisė Agrare thotė se, politika qė ndjek partia e tij ėshtė e qendrės, dhe si e tillė edhe bashkėpunimi me forcat anėsore ėshtė tėrėsisht i pranueshėm. “Ne nuk kemi bėrė asnjėherė fushatė kundėr berishizmit, nuk kemi bėrė fushatė nė emėr tė ndonjė slogani tė pėrcaktuar politik, pėrveēse nė emėr tė programit tė PAA-sė”. Dhe kjo sigurisht qė ėshtė njė arsye e mirė pėr tė mos qenė mė nė koalicionin e majtė.

Jeni prezent nė politikė qė nė fillim tė viteve ‘90. Si i keni pėrcjellė ju zhvillimet e kėsaj kohe, dhe ēfarė mbani mend nė takimet e atėhershme me Nanon e Berishėn?
Ka qenė njė situatė, e cila krijoi njė zhvillim tė brendshėm emocional dhe politik, njė moment reflektimi pėr tė gjithė intelektualėt dhe njerėzit e ndershėm shqiptar dhe natyrisht se zor ka mbetur njeri pa u pėrfshirė nga kėto emocione dhe pa pėsuar tronditje nė ndėrgjegjen e vet. Kėshtu qė tė gjithė mendoj se kanė reflektuar nė atė kohė se si mund tė ecet mė mirė. Mua mė ka pas lidhur puna edhe nė atė kohė edhe me Nanon edhe me Berishėn, pasi ishim bashkė deputetė nė Parlamentin e parė pluralist, i cili pati njė jetė njėvjeēare

Gjatė kėsaj kohe keni qenė edhe kėshilltar i ish-presidentit Ramiz Alia...?
Nuk kam qenė kėshilltar i Ramiz Alisė, por nė shkurt tė vitit 1991, kur filluan ndryshimet e sistemit politik nė Shqipėri, lėvizjet e vrullshme tė tė rinjve shqiptarė dhe intelektualėve pėr mė shumė demokraci, pothuajse e zhvlerėsuan tėrėsisht qeverisjen e asaj kohe dhe situata doli jashtė kontrollit. Nė atė kohė pati propozime pėr tė krijuar njė strukturė tė veēantė drejtuese politike qė u quajt kėshilli presidencial. Ky kėshill drejtohej nga Ramiz Alia, i cili nė atė kohė ishte edhe kryetari i Kuvendit popullor. Ka qenė njė kėshill i pėrbėrė prej nėntė vetash dhe u kėshillua tė kishte njerėz, tė cilėt tė ishin tė paimplikuar nė politikė dhe qė tė mund tė vinin nga bota akademike. Pati profesorė, shkrimtarė e tė tjerė tė paimplikuar nė politikė. Nė kėtė kėshill kam bėrė pjesė edhe unė dhe kjo strukturė ka vazhduar nga shkurti deri nė fundin e muajit prill tė vitit 1991 dhe shėrbeu si amortizues i situatave mjaft tė ndezura dhe me njė dinamikė tė madhe politike e sociale tė asaj kohe.

Keni marrė pjesė nė reformimin e PPSH-sė dhe kalimin e saj nė PS?
Nė atė kohė u hartua njė listė me njė grup njerėzish, tė cilėt do tė punonin pėr tė moderuar dhe reformuar PPSH-nė, e cila mė vonė mori emrin PS. Mendova qė nuk isha i mprehtė pėr njė karrierė politike dhe vendosa qė tė mos bashkėpunoj dhe tė mos bėhesha pjesėtar i PS-sė apo i ndonjė partie tjetėr. Nė kėto kushte unė nuk mora pjesė nė kongresin themelues tė PS dhe nė ato momente shfrytėzova rastin dhe si njė konsulent ndėrkombėtar i FAO, kam shkuar pėr mė shumė se njė muaj e gjysmė si konsulent i FAO-s pranė Ministrisė sė Bujqėsisė sė Jemenit. Me kėtė rast unė refuzova disa propozime pėr tė marrė poste qeveritare, zgjodha tė vazhdoj karrierėn time shkencore dhe nuk mora pjesė nė asnjė parti politike deri nė vitin 1992.

Mė pas ju u larguat nga politika pėr pak kohė...?
Gjatė gjithė vitit 1991, por dhe nė 92, kisha propozime tė herėpashershme, madje deri nė presion miqėsor tė kryetarit tė PA-sė sė asaj kohe pėr t’iu bashkuar kėsaj partie. Nė tė vėrtetė unė kisha bashkėpunuar qė nė themelimin e kėsaj partie, duke kontribuar nė hartimin e programit tė saj. Ky dialog me kryetarin themelues tė kėsaj partie, zotin Gjoleka, bėri qė unė tė pranoj tė bėhem pjesė e PA-sė nė fund tė janarit tė vitit 1992. Nė fund tė vitit 1992 u zgjodha kryetar i kėsaj partie.

Nė atė kohė PA-ja nuk kishte peshė specifike nė jetėn politike shqiptare. Si arritėt tė bėheshit faktor?
Kemi vazhduar aktivitetin tonė politik si njė parti modeste e sapokrijuar dhe pa mundėsira tė shumta. Por sidoqoftė kjo parti ka arritur tė ruajė profilin e saj si njė parti, e cila nuk ėshtė bashkuar asnjėherė me qėndrime ekstremiste tė partive tė ndryshme, asnjėherė nuk ka nxitur konfliktualitet, por ka mbajtur qėndrime tė moderuara nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe ka injektuar bashkėpunim midis forcave politike.

Si u bėtė tė nevojshėm pėr PS-nė nė vitet ’97, ju kėrkoi PS-ja apo ishte tendenca juaj pėr t’u afruar?
Nė mėnyrė tė vetvetishme ne u ndodhėm nė tė njėjtėn anė. Ishim njė parti jashtė Parlamentit, bashkėpunonim me PS-nė gjatė qėndrimit nė opozitė dhe pėr rrjedhojė kjo bėri qė ne tė bashkėpunojmė edhe gjatė zhvillimeve qeverisėse tė vitit 1997.

Kishit mbėshtetjen e PS-sė pėr tė hyrė nė Parlament nė atė kohė?
Ne kishim njė deputet nė 1997 dhe ky ka qenė fillimi i bashkėpunimit tonė nė vitet ‘97, nė mėnyrė intensive.

Pas njė qėndrimi nė qeverisje pėr tetė vite me PS-nė, ndjeheni borxhli ndaj saj duke u larguar nė drejtim tė PD-sė?
Nuk mė bėn fare tė ndjehem borxhli, sepse ne kemi pasur njė proces reciprok tė kontributit. Kjo do tė thotė se PS-ja ndjeu nevojėn pėr ne nė vitin 1997 dhe mė pas qė ne tė ishim pjesė pėrbėrėse e koalicionit qeveritar. Ne kemi kontribuar nė realizimin e programeve qeverisėse dhe asnjėherė nuk kemi qenė problematikė gjatė qeverisjes 8-vjeēare. Ne kemi punuar pėr tė zbutur problemet ekzistuese dhe pėr tė mos krijuar probleme tė reja. Pra, ne nuk kemi qenė pjesė e problemeve tė shfaqura nė mėnyrė tė veēantė nė vitet 2001-2005. Ne kemi punuar pėr tė realizuar atė pjesė tė programit ku ka qenė e ngarkuar dhe i ka kryer nė mėnyrė tė plotė sipas pėrgjegjėsive tė marra nga qeverisja, nė mėnyrė tė veēantė nga vitet 97-2003.

Nė ē’kushte vendosėt tė largoheshit dhe tė shfaqeshit pranė koalicionit tė djathtė..?
Unė do tė thosha se ky ėshtė njė largim i paralajmėruar dhe jo njė largim i befasishėm. Unė mund tė sjell nė vėmendjen tuaj qėndrimet e bėra publike gjatė vitit 2004, nė media tė ndryshme lidhur me problemet e shfaqura nga ne kryesisht nė Parlament, dhe pėr ato ēėshtje nė tė cilat mbėshtetet programi ynė. Ju i mbani mėnd qėndrimet tona nė Parlament, ku reflektohej mungesa e vėmendjes sė qeverisė ndaj zhvillimit tė bujqėsisė, ambientit e tė tjera. Ju i mbani mend qėndrimet tona lidhur me problemet qė lindėn pėr ēėshtjen e krijimit tė komisionit Bipartizan nė tė cilin edhe pse kishte mundėsi tė plotė qė PAA-ja tė ishte e pėrfaqėsuar nė kėtė komision, kjo u shmang me vetėdije nga PS-ja. Pra, debati i dytė ka qenė pėr Bipartizanin dhe hartimin e Kodit Zgjedhor. Mė tej erdhi shqetėsimi pėr miratimin e buxhetit tė shtetit nė Parlament. PAA-ja ka bėrė disa vėrejtje lidhur me mungesėn e vėmendjes pėr sektorėt e bujqėsisė dhe ambientit nė buxhetin e shtetit. Ne i bėmė prezent vėrejtjet tona edhe nė Parlament. Por edhe pėr tė respektuar Kodin Moral, ne i jemi pėrmbajtur kontratės morale me PS-nė, edhe pse ka pasur shumė raste kur ne tė votonim kundėr dhe tė rrezikonim qėndrimin e qeverisė, nuk kemi votuar kundėr qeverisė Nano. Madje mund tė them se angazhimet dhe detyrimet qė kanė qenė pėr t’u realizuar nga PS-ja nuk janė plotėsuar. Ndėrsa ne i kemi plotėsuar dhe respektuar kontratėn morale, duke mbėshtetur qeverinė nga jashtė pa qenė pjesė e qeverisė. Duke ndjekur kėtė rrugė deri nė zgjedhjet e 3 korrikut, mund tė them se nuk ka pasur njė harmonizim nė marrėdhėniet tona me PS-nė.

Socialistėt pretendojnė se ju morėt katėr deputetė me vota tė majta. Sa qėndron ky pretendim i tyre?
Dua tė nėnvizoj faktin se nė zgjedhjet lokale tė vitit 2003 ne nuk nxorėm kandidat pėr kryetar komune e bashkie, duke i lėnė zonė tė lirė PS, megjithatė morėm 4% tė numrit tė pėrgjithshėm tė kėshilltarėve nė vend. Mund tė them se duke iu referur kėtij fakti, nė zgjedhjet e tre korrikut kemi humbur njė deputet, pra nuk kemi pėrfituar nga Dushku. Kjo mė duket njė pėrqindje jo e vogėl, ndėrsa nė kėto zgjedhje ne kemi njė rritje tė kėtij rezultati duke arritur nė 6%. Pra, mund tė themi se kemi pasur rritje edhe pse modeste, por kjo rritje ėshtė nė logjikėn e lėvizjeve tona politike nė favor tė programit tonė politik.

Eshtė ky njė justifikim pėr tė kapėrcyer te PD-ja?
PAA-ka ėshtė njė parti qė i ėshtė dedikuar zhvillimit tė bujqėsisė dhe ambientit, dhe nėse PD-ja garanton qė kėto dy fusha do tė marrin mbėshtetje shumė mė tė madhe se deri tani atėherė shtrohet ēėshtja pėrse duhet qė tė mos marrim pjesė nė kėtė koalicion. Ne nuk kemi bėrė asnjėherė fushatė kundėr berishizmit, nuk kemi bėrė fushatė nė emėr tė ndonjė slogani tė pėrcaktuar politik, pėrveēse nė emėr tė programit tė PAA-sė. Nė rast se ky program gjen mbėshtetje dhe mundėsi pėr t’u realizuar, mendoj se ēdo gjė ėshtė e pėrligjur. Kjo sepse ēdo koalicion ngrihet mbi bazėn e njė kontrate politike dhe kėtė kontratė politike e kemi respektuar.

Ju shpresoni nė mbėshtetjen e programit tuaj real nga PD-ja, nė rast bashkėpunimi nė qeverisje me tė?
Ne jemi duke zhvilluar negociata dhe nė politikė gjithnjė ka marrėveshje, ka bashkėpunime, krijohet eksperiencė dhe besueshmėri reciproke. Deri tani ne kemi krijuar profilin e njė partie korrekte, e cila angazhimet e saj pėr aq sa i takojnė i ka mbajtur dhe ėshtė nė gjendje t’i mbajė. Kjo kėrkohet edhe nga bashkėpunėtorėt tanė tė ardhshėm, nėse negociatat rezultojnė nė njė bashkėpunim me PD-nė pas vendimit tė strukturave tona vendimmarrėse.

Nė pėrfundim tė negociatave ēfarė pėrfaqėsimi pretendoni tė arrini nė qeverisjen e djathtė?
Mendoj se ēėshtja vjen duke u qartėsuar me pėrfundimin e certifikimit tė zgjedhjeve. KQZ-ja thuajse e pėrfundoi punėn e saj dhe duket qė nė dy zona do tė pėrsėriten zgjedhjet dhe kanė mbetur disa ēėshtje duke u pakėsuar nė Kolegjin Zgjedhor. Dua tė nėnvizoj faktin se PAA-ja me katėr deputetėt e saj nuk krijon njė maxhorancė, nuk ėshtė PAA-ja qė e krijon maxhorancėn. Maxhoranca tashmė ėshtė formuar dhe PAA-ja nuk influencon me qėndrimin e saj edhe nė se arrin njė marrėveshje me PD, pra nuk e ndryshon rrjedhojėn e ngjarjeve. Pra humbėsit nuk i kthen nė fitues dhe fituesit nuk i kthen nė humbės nėse ne nuk bashkėpunojmė. Rrjedha e ngjarjeve tashmė ėshtė pėrcaktuar dhe mbetet vetėm precizimi i numrave. Pra fakti qė ne jemi ftuar tė bashkėpunojmė nė qeverisjen e vendit, tregon se nė radhė tė parė vlerėsohet natyra politike e partisė tonė, korrektėsia dhe natyra moderatore e PAA-sė, profesionalizimi dhe programi i saj. Kėto janė baza tė mjaftueshme pėr tė negociuar dhe bashkėpunuar me PD-nė.

Gjatė kėsaj kohe kur ju zhvilloni negociata me tė djathtėt, jeni lakuar shpesh nga politika dhe shtypi si “tradhtar” tė sė majtės...?
Nė tė vėrtetė tani ka ardhur njė moment kur mediat, dhe e kam fjalėn pėr analistė tė caktuar, kanė pėrqendruar vėmendjen te PAA-ja. Tani po bėjnė tė ēuditurin se pse rezulton se PAA-ka nuk ėshtė parti e majtė. Por mund tė them se asnjėherė media nuk ka ndjekur me vėmendje qėndrimet e PAA-sė. Nė tė gjitha mbledhjet e forumeve tė saj, nė tė gjitha deklaratat publike tė saj, PAA-ja ėshtė deklaruar si parti e qendrės nė mbėshtetje tė programit tė saj, ku sanksionohet mbrojtja e interesave tė bujqėsisė dhe ambientit. Ne jemi parti e qendrės, madje edhe grupi ynė parlamentar i katėr viteve qė shkuan ėshtė quajtur grupi parlamentar i qendrės.

Pėrgjatė kohės sė negociatave keni kontaktuar me Nanon...?
Ne kemi pasur biseda telefonike. Lamė edhe njė takim, por zoti Nano nuk pati mundėsi qė tė realizonte kėtė takim qė ne lamė me tė pas zgjedhjeve, dhe pastaj them qė nevoja e takimeve e humbi kuptimin sepse drejtues tė veēantė tė PS-sė filluan tė ushtrojnė presion mbi deputetėt e ardhshėm tė PAA-sė, gjė qė nuk lė sens pėr tė biseduar sėrish pėr bashkėpunim. Janė bėrė presione telefonike.

Mendoni se kėto presione janė tė mbėshtetura nga Nano?
Nuk dua ta paragjykoj dhe s’dua tė futem nė kėtė analizė, por mund tė them se politika shqiptare duhet tė heqė dorė nga politika e dashurisė sė pėrcaktuar dhe urrejtjes. Kjo sepse nuk ėshtė mė koha tė vazhdojmė me kėtė mėnyrė tė tė bėrit politikė.

Luljeta Progni
Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.