Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk te ben duhani burre.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: SK Tirana - CSK Sofje 0-2, ndeshje pėr Ligėn e Kampionėve
Postuar nga: Albo

Sport CSKA-ja e Sofjes fiton 2-0 nė “Qemal Stafa” dhe prek kualifikimin

Tirana dorėzohet nė tre minutat e fundit

Tirana ėshtė thyer me rezultatin 2-0 nga CSKA-ja e Sofjes, nė ndeshjen e vlefshme pėr turin e dytė paraeliminator tė Ligės sė Kampioneve, e luajtur mbrėmė nė "Qemal Stafa".

Bullgarėt kanė shėnuar tė dy golat e ndeshjes nė tri minutat e fundit tė ndeshjes, fillimisht me Gain (89') dhe pastaj me kapitenin Gligorov (91'). Eshtė po i njėjti "film" qė jemi mėsuar tė shikojmė nė pėrfundim tė ēdo ndeshjeje tė ekipeve shqiptare nė nivel ndėrkombėtar. Njė pėrjashtim nė kėtė rast mund tė bėjė vetėm kombėtarja. Tirana luan mirė, pėrballon me sukses sulmet e kundėrshtarit, qė duhet thėnė se ishte i njė niveli tė lartė, rrezikon shpesh herė me anė tė kundėrsulmeve, ku spikat Salihi dhe arrin tė ruajė barazimin deri nė minutėn e fundit. Ndonėse kanė hyrė nė lojė disi me vonesė, bardheblutė e marrin veten dhe fillojnė tė duken shpesh nė anėt e portierit Hmariē. Ndėrkaq, kampionėt bullgarė kanė rrezikuar dy herė seriozisht portėn e Hidit. Rraklli jep shkėndijėn e parė nė minutėn e 13-tė, kur gjuajtja e tij pėrfundon vetėm pak centimetra larg shtyllės sė majtė tė portierit. Pastaj ėshtė radha e Salihit qė tė "dialogojė" nė disa raste radhazi me portierin mik. Rasti mė flagrant ėshtė ai i minutės sė 38-tė kur sulmuesi shkodran godet nė akrobaci me tė majtėn, por Hmariē reagon mirė. Gjithsesi dhe nė pjesėn e dytė Tirana ruan ritmin dhe arrin tė krijojė sėrish raste pėr shėnim. Rasti mė i mirė i jepet sėrish Salihit, por ėshtė pėrsėri Hmariē qė i mohon golin. Ndėrkaq, Starova bėn disa lėvizje taktike duke hedhur nė fushė Merkoēin pėr Rrakllin dhe duke kaluar nė sulm Mukėn. Gjithsesi, teksa ndeshja po i afrohej fundit, u duk se Tirana do t'u merrte njė barazim tė artė favoritėve tė CSKA-sė. Por kėtu vjen pjesa mė e hidhur dhe qė pėr njė moment mendon se ke para syve njė skuadėr amatorėsh. Kjo pasi ėshtė e pabesueshme qė njė skuadėr e nivelit tė tillė tė luajė mirė pėr 90 minuta dhe pastaj tė hedhė tej gjithēka brenda 120 sekondash. Njė top i gjatė nga mesfusha drejt e nė vijėn fundore gjen tė gatshėm njėrin prej bullgarėve, i cili e ka kthyer bukur nė qendėr, aty ku ndodheshin tre shokė tė tij krejtėsisht tė ēmarkuar. Topi zotėrohet nga Gai dhe afrikani i "tė kuqve" nuk e ka tė vėshtirė tė mposhtė Hidin nga njė distancė e afėrt. Vetėm njė minutė pas golit tė parė, bullgarėt nisen bukur nė kundėrsulm dhe arrijnė tė nxjerrin kapitenin Gligorov nė pozicion tė favorshėm. Mesfushori bullgar, pas njė galopimi godet topazi e realizon golin e dytė. Skuadra e armatės bullgare ka pritur deri nė sekondėn e fundit pėr tė goditur djemtė e Starovės dhe ia ka arritur njė gjėje tė tillė. Bardheblutė nuk u besojnė syve, por ndėrkaq pėr bullgarėt ka filluar festa. Tashmė do tė jetė shumė e vėshtirė pėr Tiranėn qė tė pretendojė pėr kalimin e turit. Njė javė mė pas do tė luhet edhe ndeshja e kthimit, por zor se CSKA-ja do tė lėshojė terren nė fushėn e saj. Duket se aventurės sė bardhebluve nė Ligėn e Kampioneve i ka ardhur fundi. Gjithsesi, duhet pritur ndeshja e kthimit qė "divorci" tė zyrtarizohet.


Starova

Trajneri i Tiranės, Sulejman Starova pas ndeshjes me CSKA-nė ėshtė shprehur nė konferencėn pėr shtyp se skuadra e tij ka luajtur me dinjitet, por ėshtė ndėshkuar nga gabimet: "E pėrgjithshmja ėshtė se luajtėm me dinjitet, por jo thjesht pėr dinjitet, sepse skuadra ishte pėrgatitur edhe pėr ta fituar ndeshjen, duke e kėrkuar kėtė deri nė fishkėllimėn finale tė gjyqtarit. Megjithatė, edhe loja e mirė ka rėndėsi, pėr tė evidentuar anėt e mira tė skuadrės, pėr tė analizuar gabimet dhe mangėsitė qė u vunė re dhe pėr t'i korrigjuar ato nė ndeshjen e kthimit. Loja e mirė ėshtė rrjedhojė e pėrgatitjes sonė rigoroze. Na ndėshkuan gabimet dhe jo loja e dobėt, dhe ky ėshtė profesionalizmi i vėrtetė, sepse loja luhet deri nė fund", pėrfundoi Starova.

Jeshiē

Trajneri serb i CSKA-sė sė Sofjes, Mijodrag Jeshiē ka deklaruar se ka mbetur i kėnaqur nga rezultati ndeshjes, por jo dhe aq nga loja qė ka bėrė skuadra. Ai ka theksuar se kjo fitore nuk do tė thotė se CSKA-ja ėshtė kualifikuar. "Skuadra rrezikoi gjatė pjesės sė parė dhe mund tė kishte shėnuar, ashtu sikundėr ėshtė e vėrtetė se edhe mund tė kishim pėsuar gol. Pjesa e dytė ishte mė ndryshe dhe ne arritėm tė shfrytėzonim nga dy golat e shėnuar, ndonėse nė limitin e kohės. Dua tė theksoj se jam i kėnaqur me rezultatin qė arritėm, e pėr mė tepėr qė luanim nė Tiranė, por nuk mė kėnaqi edhe aq loja e skuadrės sime. Kjo fitore nuk nėnkupton qė ne jemi kualifikuar, pasi ndeshja e kthimit fillon nė shifrat 0-0 dhe s'ka arsye qė tė tregohemi euforikė", tha Jeshiē.



Sot nė orėn 20:00 ndeshja me Vardarin
Elbasani me 1 mijė tifozė nė Shkup


Ndeshja e kthimit midis Vardarit dhe Elbasanit pėr turin e parė tė Kupės UEFA ka ngjallur njė interes tė pazakontė si nė Maqedoni ashtu edhe nė Shqipėri. Pretendimi i verdhebluve pėr tė arritur kualifikimin ka ngjallur dėshirėn e fansave tė Elbasanit pėr ta ndjekur ndeshjen e dytė nga shkallėt e stadiumit tė Shkupit. Kėshtu, qė prej dy ditėsh disa qindra tifozė janė nisur drejt Maqedonisė, ndėrkohė qė gjatė tė enjtes ky numėr pritet tė shkojė nė afro 1 mijė. Kjo ėshtė edhe shifra rekord pėr sa i pėrket numrit tė tifozėve shqiptarė qė kanė ndjekur njė ndeshje ndėrkombėtare futbolli jashtė vendit. Pėr tifozėt e Elbasanit pėr momentin janė siguruar 100 biletat zyrtare, tė cilat u takojnė sipas rregullave, por nėse eventualisht ka interesim mė tė madh atėherė atyre do u ndahen edhe njė numėr tjetėr i konsiderueshėm. Tifozėt janė porositur nga drejtuesit e klubit tė Elbasanit qė tė shfaqin njė qėndrim sa mė korrekt nė kryeqytetin e Maqedonisė dhe nė stadium gjatė ndeshjes. Ekipi i Elbasanit qė prej ditės sė djeshme ndodhet nė Strugė, ku po zhvillon stėrvitje intensive nė prag tė ndeshjes me Vardarin. Ndeshja e parė mes dy ekipeve e luajtur nė Elbasan mė 14 korrik pėrfundoi 1-1.

FATJON KODRA
Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.