Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte nje gjarper. E, uroj te mos me kafshoje asnjehere.
--- Rozanov

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Mynever Shuteriqi: "Si u dashurova me Dhimitėr Shuteriqin"
Postuar nga: Albo

Intimitet Takimi i parė me shkrimtarin dhe tre muajt nė fshatin Stėrstan

“Si u dashurova me Dhimitėr Shuteriqin”

Kujtimet e tij i ka hedhur nė letėr. Vetėm njė javė mė vonė pasi e humbi shkrimtarin, njė forcė e brendshme e ka bėrė tė marrė penėn dhe tė rendisė jetėn e tyre nė reshta tė tėrė. Tregon se nuk kishte menduar kurrė se njė ditė do ta gjente veten tė ulur pėrpara skrivanisė, por “bashkėbisedimi” i gjatė mes tyre nuk mund tė lihej pėrgjysmė. Mynever Shuteriqi, bashkėshortja e shkrimtarit, akademikut, publicistit Dhimitėr Shuteriqi, sapo ka pėrfunduar librin e saj me kujtime “Jeta ime me Dhimitrin”. Nuk e ka botuar ende, pasi i trembet botimit. Tashmė po e rishikon dhe redakton.

Nė kėtė libėr ka menduar tė tregojė me njė stil tė thjeshtė, kujtimet e tyre, duke e parė nė aspektin e gruas qė e shoqėroi vite tė tėra, nė gėzime e hidhėrime. “E kam sjellė Dhimitrin me pasionet, me angazhimet e tij, jo nė jetėn familjarem por pėrgjithėsisht nė jetėn shoqėrore, nė jetėn aktive krijuese, me kontributet e veēanta kulturore, politike, shoqėrore, me shqetėsimet e tij, mendimin kritik, etj”, shton mė tej Shuteriqi. Nė gazetėn “Panorama”, Mynever Shuteriqi boton pėr herė tė parė takimin e parė dhe njohjen me shkrimtarin.

Nė fillim tė vitit 1938, nė konviktin e Institutit “Nana Mbretėreshė”, ku kryeja vitet e para tė shkollės sė mesme, mė erdhi njė letėr qė do tė mė gėzonte pa masė. Im atė, njė nėpunės pyjesh, qė transferohej shpesh nga njė qytet nė tjetrin, Delvinė, Leskovik, Shijak, etj., mė njoftonte se tashmė do tė vendoseshim nė qytetin e Elbasanit, qendėr e asaj prefekture. Pėr njė 14-vjeēare si unė, qė e kisha kaluar fėmijėrinė time sa kėtu e sa atje, duke u shpėrngulur sė bashku me familjen nga njė qytet i vogėl nė tjetrin, lajmi ishte mė se ngazėllyes. Sipas fjalėve tė tim eti, “mė sė fundi do tė jetonim nė njė qytet tė madh”, ēka ma turbullonte mendjen e mė nxiste lloj-lloj pėrfytyrimesh. Por duke menduar pėr qytetin tim tė ri, pėr jetėn dhe mjedisin qė do tė gjeja atje, unė nuk mund ta imagjinoja kurrėsesi atė qė do tė sillte pak vite mė vonė Elbasani nė jetėn time.
Nė mbarim tė atij viti shkollor shkova nė Elbasan pėr tė kaluar pushimet e verės pranė prindėrve tė mi. Nuk mbaj mend tė jem entuziazmuar nga qyteti i madh, siē e cilėsonte im atė nė letrėn qė mė dėrgonte, por ajo qė kujtoj tani, edhe nė vitet e shtyra tė moshės sime, ėshtė rrethi shoqėror qė gjeta nė qytet dhe qė ndikoi aq shumė nė tė ardhmen time. Komshinj dhe miq tė prindėrve tė mi ishin nė atė kohė familja e Llambi Peēinit. Njė i afėrm i Llambit, Toma Kalefi ( dėshmor i Luftės Nacionalēlirimtare), i lidhur me lėvizjen progresiste tė kohės dhe pasionant i letrave, na rrėfente shpesh pėr veprat qė lexonte dhe i komentonte bukur ato. Falė mėsueseve tė talentuara italiane, qė na jepnin mėsimin e gjuhės dhe letėrsisė italiane nė shkollė, unė asokohe isha familjarizuar me letėrsinė artistike, sepse kisha mėsuar dhe lexuar diēka nga veprat e kolosėve tė letėrsisė italiane, si Dante, Petrarka, Leopardi, etj., prandaj i ndiqja me vėmendje tė veēantė komentet e Tomės, duke iu lutur madje qė tė mė huante ndonjė nga librat e tij. Midis tė tjerash ai mė dha edhe njė koleksion tė plotė tė revistės “Bota e re”, e cila kishte pushuar sė botuari njė vit mė parė. Revista mė ngjalli inters pėr idetė e reja sociale qė trajtonte, por sidomos pėr shkrimet letrare. Midis tyre hasa disa shkrime tė Dhimitėr S. Shuteriqi, tregimin “Sana”, poezinė “Vdekja e peshkatarit” etj., tė cilat mė pėlqyen fort. Por mbi tė gjitha mė tėrhoqi poezia, megjithėse e shkruar nė gegėrisht, qė unė toskė e kulluar shijoja pak. Shumė vargje tė saj i mbaj mend edhe sot nga ai lexim i parė.

* * *

Po kush ishte ky Dhimitėr S. Shuteriqi? Nuk dija asgjė dhe as qė u interesova tė mėsoj. Nė mendjen time ai u fiksua si njė burrė i moshuar dhe kjo pėr shkak tė subjekteve tė dhimbshme qė trajtonin shkrimet e tij. Isha atėherė njė vajzė e vogėl, adoleshente dhe mendoja me naivitetin e moshės se shkrimtarėt dhe poetėt e rinj duhet tė trajtonin anėt e bukura e gazmore tė jetės. Nga ky “takim” i parė me Dhimitėr Shuteriqin kaluan pesė vjet. Ndiqja vitin e fundit tė shkollės “Normale” tė Elbasanit. Njė ditė, ndėrsa ne po bėheshim gati tė largoheshim nga shkolla, sepse kishim dy orė tė lira, kujdestari i klasės, Andon Pano, na bari thirrje tė mbidheshim nė klasė. Disa prej shokėve tanė kishin ftuar profesorin e ri Dhimitėr Shuteriqi, tė sapo kthyer nga Franca, pėr tė na mbajtur njė bisedė mbi revolucionin borgjez francez tė viti 1789. Pėr ēudinė time, nė katedėr zuri vend njė djalė i ri, me njė paraqitje qė mė tėrhoqi menjėherė vėmendjen dhe qė e regjistrova nė kujtesė nė mėnyrė krejt tė pavetėdijshme, por tepėr besnike: flokė tė zinj, pak tė valėzuar, fytyrė e bardhė e fisme, buzė mishtore nė pjesėn e poshtme disi tė varur. Ndėrsa nėn syzet e vegjėl me njė rreth ari tė hollė, qė nuk mė lejonin t’i shoh ngjyrėn e syve, arrita tė dalloj gjithsesi vėshtrimin e tij tė vėmendshėm, qė mu duk se mė drejtohej mua dhe shoqes sime, S.B., qė tė dyja tė ulura nė bankėn e parė, ballė pėr ballė katedrės dhe fare pranė saj. Me pėshpėritje tė lehta komentuam sė bashku portretin e bukur tė profesorit, por mė tepėr veshjen e tij tė veēantė: njė kostum gri i ēelėt, me pala tė hapura qė tė dyja anėt e xhaketės dhe nėn njė pulovėr jeshile e errėt, ku ishte thurur njė zgalem me ngjyra tė ndezura, qė krijonte njė kontrast tė bukur me kostumin. Profesori trajtoi bukur, gjatė dhe me kompetencė temėn pėr tė cilėn ishte ftuar. Nė shėtitjet qė elbasanasit e vjetėr e tė rinj bėnin nė atė kohė nga rruga e Shėn Thanasit, njė rrugė midis fushash e ullishtash, filloi tė shfaqej shpesh edhe profesori, i vetėm, me njė pallto tė lehtė nė ngjyrė tė errėt dhe katrorė tė ēelėt, me rripin pak tė varur mbrapa. Por ato ēka na tėrhiqnin tė gjithėve vėmendjen gati deri nė habi, ishin bereta dhe llulla, qė ai mbante pėrherė. Dy vjet mė vonė, nė verėn e vitit 1944, kur Lufta Nacionalēlirimtare ishte nė kulmin e saj, unė kisha dalė nė mal pėr tė marrė pjesė nė Brigadėn e 17 sulmuese, qė do tė inaugurohej sė shpejti. Nė pritje tė grumbullimit tė forcave nga krahinat e gjithė qarkut tė Elbasanit, ne, njė grup tė rinjsh, ishim vendosur nė fshatin Lleshan dhe prisnim me padurim urdhrin pėr tė shkuar nė fshatin Gjinar tė krahinės sė Shpatit, ku do tė bėhej inaugurimi i Brigadės. Por ndėrsa shokėt e mi morėn urdhėr pėr t’u nisur, mua mė thirri sekretari politik i Partisė, Zihni Muēo, i cili mė komunikoi vendimin e Komitetit Qarkor: isha caktuar tė punoja nė bazėn ilegale tė shtypit tė partisė sė bashku me shokun Dhimitėr Shuteriqi! Ky vendim mė shqetėsoi pa masė dhe e refuzova menjėherė. Si mund tė bashkėpunoja me profesorin, me shkrimtarin, unė qė nuk kisha marrė kurrė me punė shkrimesh dhe tani po mė kėrkohej tė shkruaja lajme, artikuj e komente? Do tė turpėrohesha keq, para Partisė e profesorit. Por urdhri ishte urdhėr dhe desha s’desha u binda.

* * *

Ishte njė mėngjes i freskėt, plot dritė e diell, atė ditė shtatori qė u nisėm pėr nė fshatin e thellė Stėrstan, ku do tė vendosej baza e re e shtypit. Veē sendeve personale, secili nga ne mbante nė shpinė edhe materialet pėrkatėse, si makinat daktilografike, ato tė shumėfishimit, radiot, letrėn etj. Mbaj mend qė Dhimitri mbante peshėn mė tė rėndė, bateritė. Zbritėm pėr afro dy orė nėpėr faqet e pyllėzuara dhe zumė vend nė njė fshat tė vogėl me shtėpi tė shpėrndara njė kėtu e njė atje, nė Stėrstan. U vendosėm nė njė kasolle tė madhe dhish, tė veēuar nga fshati, e cila ndahej nga bagėtia me njė gardh. Blegėrimat e bagėtive dhe tringėllimat e zileve nuk do tė na ndaheshin pėr asnjė ēast, kurse era e plehut na zinte grykėn ditė e natė. Kėsaj rruge tė gjatė fare, qė na ēoi nė rrugėtimin e gjatė tė jetės, Dhimitri i kushtoi disa vargje nė “Poemė e pambaruar”, shkruar e botuar nė 1970.
Mbasi vendosėm tė gjitha pajisjet nė orenditė e pėrgatitura nga zotėt e shtėpisė bujare (Lef e Dhimitėr Shati), kėta iu drejtuan shefit tonė: “Kjo shoqja tė vijė e tė flejė nė konakun e grave, kemi bėrė vend pėr tė”. Dhimitri iu pėrgjigj prerė: “Nuk ka mundėsi, sepse ajo do tė punojė me mua dhe Gurin deri natėn vonė. Do tė dėgjojmė emisionet e lajmeve, tė cilat kapen nė orėt e vona, do t’i redaktojmė, daktilografojmė e shumėfishojmė gjatė natės, nė mėnyrė qė nė mengjes tė nisen e tė shpėrndahen nė destinacionet pėrkatėse”. Kuptova se mė priste njė punė e vėshtirė, pėr tė cilėn nuk kisha haber fare, gjė qė ma rėndoi ankthin, shqetėsimin. Ai e kuptoi nė ēast druajtjen time, mė vuri dorėn nė sup miqėsisht e mė tha: “Kėtė punė do ta bėjmė sė bashku shoqja Mynever (u ēudita qė ma dinte emrin) dhe tė jesh e sigurt se ēdo gjė do tė shkojė mirė”.
Punuam kėshtu rreth tre muaj bashkė, deri nė ēlirimin e Elbasanit. Puna nuk ishte e lehtė pėr mua, duke filluar nga regjistrimi i lajmeve qė transmetonin radiot e huaja nė gjuhėn italiane dhe frėnge e deri tek pėrkthimi dhe redaktimi i tyre, i pėrcjellur me komente e artikuj tė ndryshėm. Por ndihma qė mė jepte Dhimitri me shumė takt e modesti, jo nga pozitat e profesorit dhe shkrimtarit, por si shok i barabartė nė punė, ma hoqi drojtjen dhe mė bėri tė ndihem mirė.

* * *

Nė kushtet e konspiracionit tė madh nė tė cilin punonin bazat e shtypit, pėrfshi edhe bazėn tonė, tė krijuar edhe si njė rezervė nė rast tė ndonjė zbulimi tė bazės sė qytetit, lidhjet tona me qarkorin e partisė, por edhe me fshatin vetė, ishin tė pakta dhe hera-herės tė pamundura. Korrierėt tanė dhe shoqja e qarkorit (Persefoni Todri), qė mundėn tė vinin rrallė herė, na sillnin orientimet e rastit dhe na informonin nė lidhje me luftimet e divizioneve dhe brigadave nė krahina tė ndryshme tė vendit. Lajmet ishin shumė entuziaste. Zonat e ēliruara po shtoheshin dita- ditės, kurse jugu pothuajse ishte ēliruar. Gjithsesi, na udhėzonin qė tė tregoheshim tė kujdesshėm, tė ruanim sekretin dhe shtypshkronjėn tonė tė vogėl, tė kursenim letrėn.
Por ē’ishte kjo “shtypshkronja” jonė? Njė “shtypshkronjė” fare origjinale nė thjeshtėsinė e saj. Ajo pėrmbante gjithė-gjithė njė ēiklostil (aparat shumėfishimi), qė nuk ishte gjė tjetėr veēse njė copė e hollė teli mėndafshi me njė kornizė katrore, njė rul shtypshkronje dhe bojėn e shtypshkronjės. Makinat daktilografike shtypnin mbi letrat e dyllit, tė cilat kalonin mė pas pėr shumėfishimin nė ēiklostil. Kėtė punė dhe daktilografimin e bėnte Guri, por kur ēėshtja nuk priste pėrfshihej edhe Dhimitri, i cili punonte me shumė shkathtėsi dhe kėnaqėsi.
Gjatė kohės qė kaluam sė bashku nė bazėn e fshatit Stėrstan mė bėnė pėrshtypje disa interesa tė veēanta tė Dhimitrit: soditja e vėmendshme e natyrės, qėmtimi i vendeve tė bukura tė fshatit, tė pyllit dhe kodrinave qė na rrethonin me tėrė gjelbėrimin e praruar tė asaj vjeshte, me bimėsinė dhe lulet e egra, me zogjtė qė s’pushonin sė cicėruari e kėnduari as natė, as ditė. Dhimitri i pėrshkruante tė gjitha kėto me njė pasion dhe origjinalitet qė mė mahniste, duke pėrsėritur vazhdimisht: “Ne kemi njė vend tė bukur, shumė tė bukur, duhet ta njohėsh qė ta ēmosh, duhet ta ēmosh qė tė pėrpiqesh pėr tė, qė tė kesh gėzim”. I mbaj mend kėto shprehje tė tij asokohe, sepse mė vonė veēanėrisht kur udhėtonim, do t’i dėgjoja shpesh e mė shpesh. E tėrhiqte sidomos pylli i vogėl qė ishte pranė kasolles sonė, ku priste ēdo mėngjes lindjen e diellit dhe kthehej me njė tufė lule pėr “shoqen e vetme” tė ekipit tonė tė vogėl.

* * *

Kur ndodheshim mes fshatarėve, pas bisedave tė zjarrta e tė gjata pėr luftėn dhe pėr njė mori problemesh tė tjera qė kishin tė bėnin me pasluftėn e sidomos me shqetėsimet pėr tė ardhmen e tyre, si reforma agrare, dalja nga varfėria, arsimimi i fėmijėve e tė tjera si kėto, Dhimitri kthehej nė njė terren tjetėr, tė panjohur pėr mua. Interesohej pėr legjendat, toponiminė, folklorin, fjalėt e rralla dhe i shėnonte ato me kujdes tė veēantė gjuhėsor nė fletorkat e tij tė vogla tė xhepit ( tė sajuara po prej tij). Ndoshta kėtu zė fill edhe interesi i tij pėr shkencėn, qė mė vonė do tė bėhej, sė bashku me krijimtarinė letrare, pasioni tė cilit iu pėrkushtua me vetėmohim.

Atij i bėnin shumė pėrshtypje kostumet e fshatarėve, qėndismat e hijshme tė kėmishave e ēorapeve, qė ata vishnin nė ditė festash. Vajza e shtėpisė Sina, vajzė e fejuar, qė na sillte pėrditė ushqimin, sqimatare siē ishte, vishej gjithnjė pastėr e bukur, me kėmishė tė bardhė e tė qėndisur me ngjyra tė lehta, pėrgjithėsisht tė bardha. Njė ditė Dhimitri shtangu pas qėndismave, pėr ngjyrat, pėr llojin e penjve, etj., si tė ishte qėndistar. Mbasi marrėdhėniet tona u bėnė intime, ai do tė mė thoshte: “Mėso tė lutem tė qėndisėsh njė kėmishė tė tillė dhe tė ma sjellėsh si dhuratė martese kur tė vish nė shtėpinė time”. Unė atėherė qesha, sepse u habita me romantizmin e tij, qė mė dukej jo i kohės. Por mė vonė, gjithsesi, me rastin e njė ditėlindjeje tė tij, nuk harrova t’ia plotėsoja kėtė dėshirė tė hershme, duke iu drejtuar njė qėndistareje tė njohur. U gėzua shumė pėr surprizėn e bukur, por pėr shkak tė kufizimeve tė kohės, tė ndėrhyrjeve deri nė intimitetet e njerėzve, ai nuk e veshi kėmishėn. “Do tė thonė se nuk i mjafton bereta dhe llulla, por dashka dhe gjėra tė veēanta, siē ėshtė i veēantė dhe i ēuditshėm ky soji i poetėve?!”- mė tha.

* Bashkėshortja e shkrimtarit


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.