Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njerezit duhen midis tyre vetem kur nuk e njohin njeri-tjetrin.
--- Anatol France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Politike :: 125 pyetje pėr udhėheqėsin e opozitės Berisha
Postuar nga: Albo

Politike Sali Berisha, kryetari i PD-sė dhe kandidati i opozitės pėr kryeministėr, i pėrgjigjet 125 pyetjeve tė gazetarit Mustafa Nano nė emisionin “4/1”nė TV “A1”. Perceptimet e Berishės pėr politikėn shqiptare dhe botėrore, historinė, letėrsinė, familjen etj.

Berisha: Hoxha, Alia, Nano, mė tė kėqinjtė e shekullit XX

Mustafa Nano

1.Ka ndonjė gjė nė qenien e nė jetėn tuaj qė ju bėn tė ndiheni krenar?
Midis krenarisė dhe pėrvuajtshmėrisė, unė preferoj kėtė tė dytėn.
2.Ka ndonjė moment nga jeta juaj, qė ju ėshtė gdhendur nė kujtesė e nuk ju shqitet?
Ka disa gjėra nga jeta ime. Njė moment ėshtė kur unė kam bindur familjen time t’i kundėrvihem dikataturės. Ka qenė njė proces i gjatė dhe i vėshtirė. Momenti i dytė ėshtė kur kam parė gjėra tė pabesueshme, siē ishte rėnia e diktaturės. Nuk e prisja kurrė qė unė do ta shihja kėtė proces, kjo ėshtė e vėrteta. Kisha njė ide qė do tė mbėshteshemim si Kuba, sepse kjo ide qarkullonte mjaft nė atė kohė. Ka disa momente tė tilla, jeta ime ka qenė jetė me momente
3.Mendoni se pėr tė patur paqe nuk duhen bėrė luftėra apo mendoni se nuk mund tė ketė paqe pa bėrė luftė?
Mendoj se luftėrat kanė pėrcaktuar paqen dhe kur imponohen janė tė dosmosdoshme.
4.Janė fajtorė grekėt apo ne shqiptarėt pėr tė krisurat qė gjenden nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė e Greqisė?
Gjykoj se fajtor mė shumė se kushdo tjetėr ėshtė epoka e perdes sė hekurt. Ngriu marrėdhėniet pėr 50 vjet midis dy popujve. Kanė patur probleme, por kanė patur edhe gėrshetime shumė tė fuqishme.
5.Cili ėshtė nė historinė e botės personazhi tė cilit keni dashur apo do tė donit t’i ngjanit?
Nuk kam dėshirė qė tė jem imituesi i askujt. Por qė admiroj ėshtė gjė tjetėr. Nė historinė e botės ėshtė Ēurcilli
6.Cili ėshtė nė historinė politike tė shtetit shqiptar personazhi mė i dashur pėr ju?
Faik Konica
7.Zoti ekziston, mund tė ekzistojė, duhet tė ekzistojė apo nuk ekziston?
Ekziston
8.Interesat kombėtare janė mė tė rėndėsishme se sa ato individuale, apo interesat individuale janė mė tė rėndėsishme se sa ato kombėtare?
Jo, interesat kombėtare janė mė tė rėndėsishme
9.Natyra na pėrket neve apo ne i pėrkasim natyrės?
Natyra na pėrket ne
10.Cilin nga vendet perėndimore shihni si aleat strategjik tė Shqipėrisė?
Aleati mė staregjik pėr Shqipėrinė janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
11.Mendoni se duhet t’ju jetė mirėnjohės ndokush? Kush?
Nuk kamė bėrė asgjė qė tė mė jenė mirėnjohės tė tjerėt. Ēdo gjė qė kam bėrė e kam bėrė se duhej bėrė.
12.Ju i jeni mirėnjohės ndokujt? Kujt?
Unė u jam shumė mirėnjohės familjes sime dhe atyre qė mė mbėshtesin dhe mė kanė mbėshtetur.
13.E keni ndjekur debatin publik mbi dialektet dhe kritikat qė i bėhen gjuhės sonė standarde? Ju duket njė debat i udhės dhe i frytshėm?
Mendimi im ėshtė se gjuha shqipe pėrjeton njė krizė dhe qė ėshtė e domosdoshme qė tė jetė njė debat shkencor, nė mėnyrė qė tė mos shkojnė nė kahe tė ndyshme dy pjesė tė rėndėsishme tė kėsaj gjuhe.
Unė di se ėshtė krijuar njė komision dhe uroj qė ky komision tė jetė mė aktiv nė zgjidhjen e kėtij problemi qė ekziston dhe meriton njė trajtim serioz qė gjuha tė ruajė unitetin e saj.
14.Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfėr apo si tė tjerat?
E mrekullueshme, shumė e pasur, meliodoze. Kam njė adhurim tė madh pėr gjuhėn time. Aq sa dua shkrimtarėt, dua edhe pėrkthyesit e mirė.
15.Kosovarėt duhet tė bėjnė ēmos tė familjarizohen me shqipen tonė standarde apo duhet tė standardizojnė dialektin e tyre tė veēantė?
Jo. Mendoj se duhet tė ketė njė standard gjuha shqipe. Por ky standard duhet tė ridiskutohet nė mėnyrė qė tė zgjerohet shtrati i saj dhe unė nuk mendoj se duhet tė shkohet drejt dy standardeve nė gjuhėn shqipe.
16.Nėse Ramiz Alia do t’ju ftonte pėr tė pirė njė kafe, do t’i thoshit “po” apo do ta refuzonit?
Kafeja pihet me atė qė tė pėlqen.
17.PBDNJ-ja ėshtė parti e pakicės greke apo parti e pakicave nė Republikėn e Shqipėrisė?
Nė parim ėshtė partie e pakicave e pėrqendruar kryesisht me pakicėn greke
18.Mendoni se shqiptarėt janė me mentalitet lindor apo perėndimor?
Shqiptarėt janė me mentalitet perėndimor, por kanė dhe disa trashėgimi tė kohėrave qė kanė jetuar nė perandorinė lindore.
19.Nėse vdekja nuk do tė ekzistonte, bota do tė isteh mė e mirė apo mė e shėmtuar?
Nėse vdekja nuk do tė ekzistonte, bota nuk do tė ekzistonte
20.Njerėzit janė esencialisht tė mirė apo janė esencialisht tė kėqij?
Tė mirė.
21.Ėshtė e majta apo e djathta ajo qė kontrollon mė shumė mass-media-n shqiptare?
Masmedian shqiptare dhe ndėrkombėtare e kontrollon mė shumė e majta.
22.E kuptoni apo e qortoni merakun e shumė evropianėve lidhur me anėtarėsimin e Turqisė nė BE?
Unė e mirėkuptoj merakun e evropianėve pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE, por kam bindjen mė tė thellė se finalitetit real i Bashkimit Evropan nuk kompletohet pa bashkimin e Turqisė.
23.Harmonia ndėrfetare nė Shqipėri ėshtė njė legjendė apo njė realitet i bukur?
Ėshtė njė realitet madhėshtor, i bukur
24.Shihni ndonjė unitet tė qartė kulturor midis Shqipėrisė e Kosovės?
Pa asnjė mėdyshje njė kulturė. Kombeve trupi mund t“u ndahet, shpirti, e pamundur. Kultura ėshtė shpirti i kombit. Ekzistojnė kufijtė pėr rrethana tė caktuara historike, gjeografike, politike, por nuk ekziston dot ndarja kulturore. Kemi tė njėjtėn Rilindje, jemi pa dallim.
25.Sikur t’ju thoshin se ēdo njeri e ka njė ēmim, me tė cilin mund ta shesė kauzėn e vet, ju ēfarė do tė thoshit?
Unė mendoj se kauza meriton ēdo ēmim.
26.Mendoni se nė botėn e sotme demokratike mund tė bėhen vrasje pėr arsye shtetėrore?
Unė jam kundėr dėnimit me vdekje dhe nuk pranoj se mund tė bėhen vrasje pėr arsye shtetėrore
27.Lidhur me ēėshtjen ēame, jeni pėr njė zgjidhje tė drejtė apo pėr njė zgjidhje tė mundshme?
Zgjidhje nė kuadėr tė koventave ndėrkombėtare, tė cilat respektojnė paprekshmėrinė dhe integritetin e kufijve ekzsistues.
28.Fan Noli udhėhoqi njė grusht shteti apo njė revolucion demokratik nė vitin 1924?
Mendoj se u takon historianėve dhe kjo ėshtė shumė e domosdoshme t’iu japin pėrgjigje kėsaj pyetje. Ēėshtja ėshtė e shtruar dhe historianėt duhet t’i japin pėrgjigje kėtij problemi.
29.E qortoni apo e kuptoni Ahmet Zogun nė ujdinė qė bėri me qarqe tė Beogradit pėr tė riardhur nė pushtet?
Nuk do tė bėja kurrė njė ujdi tė tillė. Nuk do tė vija nė pushtet me ndihmėn e tė huajve. Aq mė pak fqinjėve tė huaj qė kishin interesa tė qarta mbi Shqipėrinė.
30.Legalizimi i ndėrtimeve tė paligjshme ėshtė kapitullim pėrballė kundravajtėsish apo mbajtje e anės pėr shtresat nė nevojė?
Unė mendoj se nuk ėshtė as njėra dhe as tjetra. Ėshtė njohje e pėrgjegjėsisė shtetėrore pėr pamundėsi kur u shpall lėvizja e lirė pėr tė garantuar vendosje tė rregullt tė tyre nėpėr territore. Pra, ėshtė njohje e pėrgjegjėsisė qeveritare dhe nė kėtė mėnyrė ėshtė e domosdoshme. Qeveria vetė u shndėrrua nė faktor kryesor informaliteti me mosveprimin e saj. Atėherė qeveria duhet t’i japė pėrgjigje kėtij problemi me skemėn qė kemi paraqitur.
31.Vini, ju lutem, njė notė nga njė deri nė dhjetė pėr presidentin e Republikės, Alfred Moisiu!
Ka mosha tė cilat nuk vlerėsohen me nota.
32.Ajo qė komunistėt e kanė quajtur “Lufta Nacionalēlirimtare”, ka qenė sipas jush. edhe luftė civile?
Ajo ka qenė njė Luftė Ēlirimtare me elemente tė qarta tė njė lufte civile.
33.Duhet bėrė referendum mbi rivendosjen e monarkisė nė Shqipėri?
Mendoj se njė referendum u bė.
34.Shteti social apo siē e quajnė anglo-saksonėt welfare state, garanton disa tė drejta sociale tė shtresave tė pambrojtura apo legjitimon e shpėrblen dembelizmin e kėtyre tė fundit?
Shteti social nė thelbin e tij mbron tė pambrojturit, garanton disa shėrbime themelore, tė cilat janė tė domosdoshme pėr ēdo vend dhe nė kėtė kontekst ajo ėshtė njė domosdoshmėri.
35.Vajzat e gjimnazit duhet tė vishen si t’ua ketė ėnda gjatė orėve tė mėsimit, apo duhet tė detyrohen tė vishen me uniformė?
Unė do t’ua lija nė dorė atyre.
35.Nėse do t’ju kėrkonin tė veēonit ndonjė “arritje” tė diktaturės komuniste pesėdhjetėvjeēare, ēfarė do tė thoshit?
Arsimimi.
36.E besoni Adam Smith-in, kur thotė pak a shumė se “ēdo prodhues individual i mbron e i promovon interesat e shoqėrisė, jo duke synuar mbrojtjen e kėtyre tė fundit, por vetėm duke synuar interesin egoist tė pėrfitimit”?
Apsolutisht po.
37.Ka njerėz qė mendojnė se Janullatosi nuk dėshiron qė punėt e Shqipėrisė tė shkojnė mbroth. Jeni dakord me ta?
Nuk jam dakord.
38.Nėse do tė varej nga ju, nė cilėn periudhė historike do kishit dashur ta jetonit jetėn?
I lirė . S’do tė kisha dashur tė kaloja asnjė ditė nė diktaturė, por ja qė mė ra hisja.
38.Keni mendimin se ka armiq tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve? Cilėt janė ata?
Varfėria.
39.Sipas jush, kush ishte mė mizor, Stalini apo Hitleri?
Tė dy ishin shumė mizorė. Njėri ngjason me njė epidemi akute dhe tjetri me njė epidemi tė zgjatur dhe kronike. Kjo ėshtė nė konceptin tim. Pėrsa i pėrketė pėrgjakėsisė, tė dy ishin gjaksorė dhe mizore, duke filluar edhe nė aspektet familjare. Po t’i marrėsh kanė qenė tė njėjtė tė dy. Qė nga aspektet personale familjare e gjer te shoqėria njerėzore nė tėrėsi.
40.Do tė pranonit mė lehtė qė njė regjim t’ju privonte nga tė drejtat civilo-politike, apo nga e drejta pėr pronėn private?
Fjala ėshtė e para.
41.Cilit personazh tė rėndėsishėm tė botės sė sotme do tė kishit qejf t’i merrnit njė autograf?
Mė mungon kjo dėshira e autografeve.
42.Besoni nė prezencėn dhe fuqinė e llozhave masonike pėr tė diktuar rrjedhėn e ngjarjeve nė botėn e sotme? Besoni pra nė teoritė konspirative tė sundimit tė botės apo mendoni se tė gjitha vendimet e mėdha merren nga qendrat legale tė pushtetit nė mėnyrė transparente?
Tė dyja janė tė vėrteta. Njė pjesė e vendimeve merren, por nuk mund tė them se vendimet Ēurēillit u diktuan nga qendrat masonike pėr tė hyrė nė luftė, por nuk mohoj rolin e tyre pozitiv dhe tė rėndėsishėm nė analizat e tyre. Janė qendra tė cilat bėjnė analiza gjakftohta, tė kthjellta dhe u serviren vendimmarrėsve.
43.Shqipėria duhet tė mbėshtesė Italinė apo Gjermaninė nė garėn pėr tė fituar statusin e anėtarit tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė?
Kjo ėshtė njė ēėshte qė do ta diskutoj pas zgjedhjeve.
44.Sikur tė kishit jetuar nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, do tė rreshtoheshit me partizanėt, me Ballin Kombėtar apo do tė qėndronit asnjanės?
Nuk besoj se do tė qėndroja indiferent. Se mė kė do tė rreshtohesha ėshtė shumė e vėshtirė ta spostoj veten, sepse ky vazhdim historik mė konfuzionon. Nuk ka patur vetėm ballistė dhe komunistė gjatė luftės. Ka patur dhe tė tjerė. Ka mundėsi qė do tė isha me tė tretėt.
45.Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipėria nė prill tė vitit 1939 ėshtė njė gjest i qortueshėm apo i kuptueshėm?
Nuk do ta bėja kurrė, por nuk ėshtė i pakuptueshėm.
46.Shqiptarėt e fituan pavarėsinė mė 1912-ėn apo e patėn dhuratė prej konjukturave ndėrkombėtare?
Shqiptarėt organizuan kryengritjen mė gjigante tė viteve 1910-1912-tė. Natyrisht nuk ishin ata qė pėrcaktonin nė skakierėn ndėrkombėtare. Luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm.
47.Jeni dakord me Francis Fukuyama-n qė thotė se demokracia liberale ėshtė njė vlerė universale dhe e pėrjetshme?
Mendoj se po. Po t’i referohemi antikitetit, unė them se po.
48.Rusia e Putinit ėshtė njė demokraci apo njė diktaturė?
Diēka e ndėrmjetme
49.Globalizmi ėshtė nė tė mirė tė vendeve tė varfėra e tė vogla si Shqipėria?
Sado qė mund tė duket i dhimbshėm, por pozitiv.
50.Nė kėto kohė tė globalizmit, shihni ndonjė vlerė shqiptare qė mund tė eksportohet nė botėn e madhe? Ēfarė p.sh?
Toleranca fetare ėshtė mė e shkėlqyera
51.Cila ėshtė pėr ju figurė mė e respektuar, njė kufitar shqiptar i viteve ‘50 tė shekullit tė kaluar apo njė i ashtuquajtur diversant i po atyre viteve?
I pari ėshtė njė hero dhe i dyti ėshtė hero qė pėrpiqet pėr liri.
52.Do tė ishit me idenė qė politikat fiskale tė favorizojnė mė shumė biznesmenėt qė demonstrojnė iniciativa e pėrgjegjėsi social-kulturore apo thjesht biznesmenėt qė janė tė suksesshėm?
Mendoj se politika fiskale nuk duhet tė diferencojė. Politika fiskale duhet tė krijojė kushte tė njėjta pėr biznesmenėt, rregulla tė caktuara pėr ata qė duan tė kontribuojnė nė ēėshtje sociale dhe kulturore.
53.Sikur t’ju thoshin se keni tė drejtėn kushtetuese pėr tė syrgjynosur njė shqiptar larg prej kėtij vendi, cili do tė ishte ky shqiptar?
Unė nuk do tė largoja kurrė asnjė shqiptar nga Shqipėria. Nuk do ta shfrytėzoj kurrė kėtė tė drejtė kushtetuese.
54.Sipas jush, Prokuroria duhet tė jetė njė institucion i pavarur, i varur nga Parlamenti apo i varur nga kryeministri?
E varur nga ligji.
55.Evazioni fiskal duhet tė reduktohet duke ulur taksat apo duke vėnė nė pozita pune administratėn fiskale?
Mendoj se tė dy anėt janė tė domosdoshme. Taksat e larta e favorizojnė atė, pavarpėsisht nga trysnia e konsolidimit tė administratės fiskale. Konsolidimi i saj ėshtė i domosdoshėm.
56.Mund tė mė thoni se ē’mendim keni pėr serbėt nė pėrgjithėsi?
Njo komb qė vuajtėn shumė nga nacionalizmi i tyre dhe paguan mė shumė se tė tjerėt nacionalizminin e tyre.
57.Ju ka qėlluar tė dyshoni herė pas here tek idetė qė mbėshtesni e te qėndrimet qė mbani?
Bėj shqyrtimin e tyre nė mėnyrė tė vazhdueshme.
58.Nė historinė e shtetit shqiptar, dyshja mė konfliktuale ka qenė Ismail Qemali – Esad Toptani, Ahmet Zogu – Fan Noli apo Fatos Nano – Sali Berisha?
Histori tė dhimbshme kanė dy ēiftet e para.
59.Kanė arsye pakicat etnike e kulturore nė Republikėn e Shqipėrisė tė qahen se nuk respektohen e se u shkelen tė drejtat?
Absolutisht po. Kanė arsye sidomos romėt, egjiptianėt. Nė tėrėsi Shqipėria duhet tė vendosė standardet ndėrkombėtare pėr pakicat etnike. Ky ėshtė mendimi im. Shqipėria po shkon drejt anėtarėsimit nė BE dhe nuk duhet tė ketė asnjė kompleks nė vendosjen e kėtyre standardeve.
60.Mjedisi urban i Shqipėrisė ėshtė i mbushur me qen rrugaēė. Jeni dakord me ata qė kėrkojnė asgjėsimin fizik tė tyre apo mund tė ofroni njė zgjidhje tjetėr?
Po tė pyesni Gramoz Pashkon si gjahtar, mund tė jepte njė pėrgjigje mė tė saktė se unė.
61.Ē’mendim keni pėr Bashkim Gazideden?
Njė njeri shumė i ndershėm qė ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė luftėn kundėr korruspsionit.
62.Duhet miratuar ngritja e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės apo duhet mbėshtetur iniciativa amerikane e kundėrshtimit tė kėsaj ideje?
Unė jam nė favor tė Gjykatės Ndėrkombėtare. Por kam mirėkuptim pėr qėndrimin amerikan, sepse kam bindjen absolute qė ai nen qė interpretohet nga qeveria amerikane e statutit tė Gjykatės sė Romės qėndron nė anėn e tyre. Marrėveshjet pėr tė gjitha vendet ku ushtria amerikane, pėrshirė vendet anėtare tė NATO-s, janė marrėveshje qė qeveria amerikane mund t’i deklarojė nė pėrputhje me nenin e statusit qė ajo kundėrshton. Kėshtu qė nuk mė duket e drejtė edhe pėr njė arsye tjetėr, sepse vetė ai statut pėrcakton fillimisht tė drejtėn e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr tė gjykuar rastet. Qeveria amerikane, pėr shembull, vetė po gjykon krimet e Irakut.
63.Sipas mendimit tuaj, nė njė marrėdhėnie bashkėshortore tė ftohur e tė konsumuar, shqiptarėt vlerėsojnė si tė gabuar divorcin apo tradhtinė bashkėshortore?
Unė mendoj se kėtu kemi tė bėjmė me konceptin e familjes. Koncepti i familjes ėshtė shumė mė i gjerė sesa reduktimi i kėtij partneriteti seksual. Nė kėtė kontekst, mendoj se familja dhe konsolidimi i saj ėshtė pėrparėsi.
64.Diferenca nė tė gjitha planet midis Tiranės e qyteteve tė tjera do tė vijė duke u thelluar apo duke u ngushtuar?
Do ta ngushtoj.
65.Mendoni se tė ardhurit kanė transformuar Tiranėn apo se Tirana ka transformuar tė ardhurit?
Tė dy anėt kanė verpruar. Reciproke ka qenė.
66.Jeni dakord me vizionin unilateralist amerikan tė zgjidhjes sė problemeve globale apo jeni dakord me vizionin multilateralist europian?
Kam mirėkuptim pėr vizionin Europian, por pa konceptet amerikane problemet nuk do tė zgjidheshin
67.Jeni dakord me Raymond Aron-in, i cili ka thėnė se “demokracia liberale ėshtė nė tė vėrtetė oligarkike”?
Ka njė tė vėrtetė brenda, por demokracia liberale ėshtė njėkohėshisht njė formė demokracie qė pėrmban shtetin social.
68.Cilėt janė sot, sipas jush, shqiptarė mė tė mirė, ata qė mezi presin 3 korrikun pėr tė votuar plot pasion nė favor tė partisė sė tyre apo ata qė s’duan t’ia dinė fare nėse ka apo jo zgjedhje?
Tė mirė janė tė dy palėt, por pala e dytė ėshtė nė depresion pėr shkak tė rrethanave
69.Mendoni se e drejta e trashėgimisė sė pronės nga brezi nė brez duhet tė jetė e pacėnueshme apo mendoni se njohja e kėsaj tė drejte ėshtė e gabuar, pasi nė kėtė mėnyrė favorizohet apo penalizohet padrejtėsisht dikush qysh nė lindje?
Mendoj se e drejta e pronės ėshtė e pacėnueshme dhe nuk penalizohet askush. Gjithėsecili nė njė shoqėri tė lirė e ka tė drejtėn e krijimit tė pronės. Dhe krijimi i pronės ėshtė njė proces i pandėrprerė.
70.Sipas jush, qytetėrimi i sotėm perėndimor ėshtė mė shumė produkt i Greqisė antike, i krishtėrimit apo i iluminizmit?
Themeli i kėtij qytetėrimi ėshtė antikiteti, ėshtė Greqia dhe Roma antike. Krishtėrimi dhe iluminizmi janė shtylla tė zhvillimit tė mė vonshėm tė tij. Po themelet janė nė Greqinė e Lashtė dhe Romėn e lashtė.
71.Mė thoni ju lutem tre politikanėt shqiptarė mė tė kėqij tė shekullit XX!
Enever Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano.
72.Nėse njė i huaj do t’ju pyeste se nė ēfarė ndryshojnė veriorėt nga jugorėt e Shqipėrisė, ju ēfarė do t’i thoshit?
Se pari, ėshtė e faktuar nė tė gjithė analizėn, duke pėrfshirė edhe atė gjenetike qė ėshtė njė komb dhe partneri gjenetik i shqiptarėve. Nuk ėshtė as pėr t’iu kthyer kėtij problemi, po ka faktuar se janė njė dhe i pandarė me njė identitet gjentik kombėtar tė pandarė. Janė diferencat dialektore qė ekzistojnė. Kanė diferenca tė ndikuara nga terreni, mjedisi e shumė faktorė tė tjerė, por pėrsa i pėrket pėrkatėsisė kombėtare ėshtė absolutisht nė njė grup gjaku dhe me tė gjithė partnerin gjenetik, ėshtė njė komb
73.Besoni te projekti i shumėpėrfolur i Katovicės, sipas tė cilit, ndėrsa muri i Berlinit po binte, janė porositur apo urdhėruar komunistėt tė konvertohen shpejt e shpejt nė antikomunistė pėr tė mbajtur kėshtu pushtetin politik e pėr tė fituar pushtetin ekonomik?
Mė duket njė surealizėm.
74.Brezi i ri rritet nė mėnyrė mė tė shėndetshme nė Tiranė apo nė qendrat e tjera urbane tė Shqipėrisė?
Pėrsa i pėrket mjedisit, Tirana mbetet metropoli dhe qyteti mė i ndodur. Natyrisht tė ardhurat pėr frymė janė mė tė larta se sa nė tė gjitha qytetet e tjerė tė Shqiprėrisė.
75.Ėshtė mė i shėndetshėm nė pikėpamje morale brezi i vjetėr apo brezi i ri i shqiptarėve?
Morali ka ecurinė e tij, brezi ka moralin e kohės. Nuk mund tė them se ėshtė pa moral brezi i vjetėr. Por morali ka ecurinė e vet
76.Do tė ishit dakord tė pėrkthehej nė gjuhėn shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit apo “Vargjet Satanike” tė Salman Rushdie-sė?
Absolutisht jam kundėr ēdo forme censure.
77.Thuhet se tė gjitha qytetėrimet janė tė vdekshme. Mendoni se ėshtė i vdekshėm edhe qytetėrimi perėndimor?
Mendoj se ka shenja tė qarta sėmundjeje, por ka dhe njė fuqi tė madhe reformuese.
78.Sipas jush, njė kamikaze ėshtė trime apo burracake?
Duhet gjykuar nga begraundi nė tė cilin ajo operon. Sakrifica gjithmonė duhet tė vlerėsohet nė raport me qėllimin
79.Jeni dakord me Jezu Krishtin kur thotė se “aq sa njė gamile mund tė kalojė nė vrimė tė gjilpėrės, po aq mund tė hyjė dhe njė i pasur nė mbretėrinė e Zotit”?
Socialistėt e kanė pėrdorur kėtė shumė kundėr kapitalizmit. Nė fakt, dy nga porositė e fundit tė Muhamedit janė pėr mua mė tė rėndėsishmet. Njėra prej tė cilėve ėshtė: mos prek pronėn e tjetrit dhe tjetra ėshtė fetare. Dhe nė kėtė koncept, interpretimi i kėsaj thėnieje tė Krishtit ėshtė abuzive. Sepse Krishti ka patur ndėrmend njė shpėrndarje mė tė barabartė tė tė ardhururave, tė pasurisė. Me kėtė une bie dakord, por qė tė pėrdorėsh pėr shtetėzimin e tė pasurve, kjo ėshtė absulotisht idolologjike dhe e parapranueshme.
80.Cila datė ndan mė qartė e mė prerė dy epoka, 9 nėntori 1989 kur u rrėzua muri i Berlinit apo 11 shtatori 2001, kur u sulmuan kullat binjake tė Neė-York-ut?
Nė rrafshin historik data e rrėzimi tė Murit tė Berlinit shėnon njė ridimensionim tė lirisė nė botė.
81.Mendoni se suksesi i pandėrprerė i modelit kinez mund tė bėjė qė njė ditė tė vihet nė dyshim demokracia liberale?
Mendoj se modeli kinez nuk mund tė ketė asnjė fund tjetėr pėrveēse njė demokracie liberale. Duhet parė nėse vjen me njė revolucion paqėsor apo do tė vijė nė mėnyrė tė vetėdijshme. Kjo ėshtė pėr t’u parė. Ėshtė njė model pėr t’u vėzhguar.
82.Cili ėshtė njeriu mė i rėndėsishėm, me tė cilin ju keni bėrė njė fotografi?
Presidenti Xhorxh Bush dhe papa Gjon Pali II. Tė dy janė personalite mė tė rėndėsishėm.
83.Sipas jush, duhet apo nuk duhet qė qeveria tė aplikojė censurė mbi mass-media-n lidhur me ēėshtje tė caktuara?
Nuk jam pėr censurėn.
84.Nė konfliktin e njohur e tė gjatė izraelito-palestinez, e gjeni veten nė anėn e kauzės sė palestinezėve apo tė hebrenjve?
Kauza palestineze pėr shtetin e tyre ėshtė njė kauzė e drejtė. Ideja pėr zhdukjen e shtetit tė Izraelit ėshtė njė ide absolotisht e paparanueshme dhe kjo do tė thotė qė kauzėn palastineze ta mbrosh nė rrugė tė gabuar
85.Mendoni se lėvizjet ambientaliste dhe partitė e gjelbėrta krijojnė njė panik tė tepėrt kur flasin mbi ngrohjen globale e mbi rrezikun e ndryshimeve tė frikshme klimaterike?
Mendoj se janė sirena qė duhet dėgjuar.
86.Ju pėlqen mė shumė dialekti shkodran, korēar apo ai lab?
Dialekti im mė pėlqen mė shumė se gjithė tė tjerėt.
87.Ju duket njė sjellje normale apo njė sjellje bolshevike mbyllja e fjalimeve tė njerėzve tė rėndėsishėm politikė nė Shqipėri me thirrjen “rroftė partia!”?
Reminishenca tė sė kaluarės.
88.Kur dėgjoni qė njė fėmijė ėshtė ngujuar apo qė dikush ėshtė vrarė pėr gjakmarrje, kanunet mesjetare ju vijnė nė mendje si njė trashėgimi e vyer kulturoro-historike apo si njė trashėgimi e shėmtuar?
Shumė e shėmtuar pėr aktualitetin. Nė kohėn e tyre kanė qenė ligji i kohės.
89.Ēfarė ju shqetėson mė tepėr nė shoqėrinė shqiptare postkomuniste, kriza e familjes apo analfabetizmi i rishfaqur?
Pėr momentin kriza e familjes.
90.Nuk ju ėshtė dukur se ideja e amnistisė fiskale, e artikuluar mė sė pari nė mėnyrė tė ndrojtur nga ish-presidenti Meidani, do tė ishte njė mėnyrė pėr tė vrarė njėherė e mirė informalitetin e pėr tė startuar me njė ekonomi tregu tė bazuar mbi rregulla e mbi ligje?
Mendoj se zbatimi i ligjit ėshtė e vetmja rrugė.
91.Me ēfarė arsyetimi do tė kėrkonit t’i mbushnit mendjen njė abstenuesi tė regjur, se ia vlen qė kėtė radhė ai tė shkojė tė votojė?
Do t’i mbushja mendjen njė abstenuesi, sė pari, duke treguar njė mirėkuptim tė plotė pėr gjendjen e tij dhe shtysat qė ka ai drejt abstenimit. Por duke i shtuar njė pyetje. Nė qoftė se tė gjithė do tė abstenonin, ku do tė shkonim?
92.Nė Shqipėri ka mė shumė papunėsi apo dembelizėm?
Papunėsi.
93.Disa studiues, midis tė cilėve edhe politologu amerikan Robert Dahl, janė tė mendimit se pakėz korrupsion nė vendet qė kanė njė administratė publike tė ngathėt e tė paaftė, i bėn mekanizmat ekonomikė mė funksionalė e mė eficientė. Jeni dakord me kėtė tezė apo nė kushtet e vendit tonė ju duket njė gjepur e rrezikshme?
Nė kushtet e vendit tonė kjo formė korrupsioni qė flet Robert Dahl ėshtė si puna e njė kafeje. Korrupsionin ėshtė njė sistem, janė monopolet, ka probleme shume madhore.
94.Rritja e punėsimit nė sektorin privat ėshtė meritė e qeverisė apo ėshtė meritė e sipėrmarrėsve privatė?
Gjithnjė e sipėrmarrėsve privatė.
95.Shprehjen ngjatjetuese “si je, moj burrneshė” e merrni pėr respekt apo pėr poshtėrim tė gruas?
Kjo ėshtė njė shprehje qė pėrdoret nė zona veriore tė vendit, e cila nuk ka synim pėrēmues. Pėrkundrazi. Ka njė vlerėsim nė atė traditėn e vjetėr tė pėrdorimit tė saj. Kjo nuk ka si qėllim fyerjen. Po tė kemi parasysh diferencat e jashtėzakonshme midis burrit dhe gruas nė atė periudhė, pėr kėtė ka dalė kjo frazė. Por nė asnjė rast nuk ka patur njė sens poshtėrimi.
96.Ēfarė ishte nė tė vėrtetė ajo qė ndodhi nė vitin 1997?
Rebelim i mirėfilltė.
97.Cila pamje ju dėshpėron e ju vret sytė mė shumė, ajo e njė grupi 15-vjeēarėsh qė pinė cigare apo ajo e njė dyzetvjeēari qė luan domino nė orėn 10 tė mėngjesit?
Dyzetvjeēari ėshtė fatkeq mė shumė se ai ka edhe njė grup pėr tė mbajtur, s“ka ē’tė dėrgojė nė darkė.
98.Sipas jush, regjimi komunist nė Shqipėri do tė ishte po aq i egėr e mizor, edhe nė rastin kur Enver Hoxha nuk do tė ekzistonte?
Enver Hoxha rastisi njė nga individet mė kriminelė, mė mizorė dhe nė pėrshkrimet e shokėve tė tij nė rininė e tij e paraqesin si tė tillė. Nuk mund tė them se mund tė mos ishte mė ndryshe. Shumė gjėra janė tė lidhura me atė person. Pavarėsisht se tė gjitha format e regjimeve komuniste janė diktatura, por janė tė njė shkalle tė caktuar. Nuk mund tė them se Titoja ka qenė njė diakturė, siē ka qenė diktatura nė Shqipėri, sepse po tė kemi parasysh shtetasit e kėtij vendi shėtisnin nė tė gjithė botėn.
99.Cilin veprim tė Enver Hoxhės konsideroni mė paranojak, prishjen e kishave e xhamive apo izolimin e bunkerizimin e vendit?
I pari ėshtė paranoizmi total, absolut.
100.Besoni se SHBA-ja ėshtė sinqerisht e interesuar qė procesi i bashkimit evropian tė ecė si nė vaj?
Besoj se Shtetet e Bashkuara, si fuqi globale, janė tė interesuara pėr bashkimin e Evropės.
101.Ju impresionon e ju bėn pėr vete mė shumė njė njeri i ndershėm apo njė njeri i zgjuar?
I ndershmi.
102.Ju duket e drejtė qė mandati i tė zgjedhurve lokalė ėshtė pėrcaktuar me ligj vetėm tri vjet?
Jo. Do ta zgjasim.
103.Sikur t’ju thoshin se ēdo shqiptar, me tė marrė sadopak pushtet, e keqpėrdor atė, cili do tė ishte reagimi juaj?
Nuk mund ta pranoj.
104.Ēfarė mendoni lidhur me monumentin e shumėpėrfolur tė Sulejman Pashė Bargjinit, tė ngritur nė sheshin pranė Ushtarit tė Panjohur? Jeni dakord me kritikėt e ashpėr tė tij?
Mė qoftė se flitet pėr vlera arsitike, do t’ia lija kritikėve tė artit, por derisa flitet pėr themeluesin e Tiranės mund tė kishte njė vend mė prestigjoz.
105.Pėr ju, lehtėsitė fiskale nė favor tė bizneseve tė reja, rrisin punėsimin e vitalizojnė tregun apo e deformojnė kėtė tė fundit?
Mendoj se nuk e deformojnė, por duhet tė keni parasysh se ēdo biznesmen qė nis njė investim i duhen tė paktėn dy- tri vjet pėr tė dalė nga borxhi tė cilin ka rėnė pėr kėtė investim.
106.Mendoni se do tė ishit nė gjendje tė vrisnit njė njeri nė kushtet, kur ky njeri kėrcėnon jetėn tuaj apo tė tė dashurve tuaj?
Vetėmbrotja ėshtė vetėmbrojtje. Unė ju thashė qė jam kundėr dėnimit me vdekje, por nuk ka asnjė diskutim se reagimi pėr vetėmbrotje ėshtė i ligjshėm.
107.Mendoni shpesh pėr vdekjen? Ēfarė mendoni?
Gjėja qė mė preokupon mė pak.
108.Nuk ju duket absurde dhe e padrejtė qė njė deputet tė paguhet tri vjet me radhė pas pėrfundimit tė mandatit tė tij?
Ky status mund tė zbutet.
109.Nėse rastėsisht do tė ishit i pari dhe i vetmi njeri qė do tė merrnit vesh njė sekret tė madh me rėndėsi planetare, me kė do ta ndanit kėtė hall tė madh?
Mė ke shtyrė nė fushėn e ufove.
110.Nė ditėt e sotme, cilin kuptoni mė shumė pėr zgjedhjen e bėrė, njė murg, njė naziskin apo dikė qė vret veten?
Mirėkuptimi mė i madh ėshtė pėr murgun.
111.Nėse do tė ndiqnit udhėzimet e kodit tuaj moral, do tė dėnonit mė shumė njė baba qė vret fėmijėn pėr ēėshtje nderi apo njė pedofil recidivist?
Mendoj se fėmija nuk mund tė vritet.
112.Ēfarė ju pėlqen mė shumė, paraja apo pushteti (jeni tė lutur ta evitoni pėrgjigjen “s’mė pėlqen asnjėra”)?
As njėra, as tjera nuk janė pasionet e mia.
113.Cili ka qenė mė influent nė historinė e botės, revolucioni francez i fundit tė shekullit XVIII apo revolucioni bolshevik i fillimshekullit XX?
Revolucioni francez.
114.Ėshtė mė e dobishme pėr njerėzimin njė jetė e harxhuar nė mėnyrėn e Nėnė Terezės apo njė jetė e harxhuar nė mėnyrėn e Ėinston Churchill-it?
Janė tė pakrahasueshme. Churchilli mori vendim historik pėr tė hyrė nė luftė dhe hyri nė luftė i pasigurt nė fitore, sepse thotė ata qė bien duke luftuar ngrihen pėrsėri. Qė do tė tė thotė se edhe mund tė mundemi, por do tė vazhdojmė rezistencėn. Pa kėtė vendim bota do tė ishte ndyshe. Nėnė Tereza ridimensionioi aspektin njerėzor tė shpirtit tė njeriut.
115.Cilit prej tre tė ftuarve tė tjerė nė kėtė program, do t’ia thoshit mė kollaj nė mirėbesim kodin e shpėrthimit tė njė bombe nukleare?
S’ia vlen t’ia thuash asnjėrit.
116.Komunizmi ra apo e rrėzuan?
E rrėzoi Regani dhe papa Gjon Pali II
117.Ju duket normale dhe e udhės qė nė zonat zgjedhore, tė cilat janė kompakte nė pikėpamje religjioze, tė caktohen kandidatė pėr deputetė me tė njėjtėn pėrkatėsi religjioze?
Mund tė jetė edhe ndryshe, por nuk shoh ndonjė problematikė pėr kėtė nė Shqipėri.
118.Ku e ēfarė do tė jeni ju nė momentin qė Shqipėria do tė nėnshkruajė dokumentin e antarėsimit nė Evropėn e Bashkuar?
Do tė jem njeriu qė do tė firmosė kartėn e anėtarėsimit.
119.Nė periudhėn postkomuniste ka plot shqiptarė qė janė pėrpjekur tė bėjnė punė tė mira nė kėtė vend e pėr kėtė vend. Ju mendoni se jeni njė nga kėta shqiptarė?
Pa mėdyshje.
120.Njė mik mė tregonte njė ditė, se ndėrsa udhėtonte nėpėr Evropė me djalin e tij 13-vjeēar, ky i fundit i kish bėrė njė pyetje krejt tė pafajshme: pse Shqipėria ėshtė kaq e varfėr dhe kaq e mjerė duke qenė pjesė e kėtij kontinenti qė noton nė luks? Ju e keni njė pėrgjigje pėr atė 13-vjeēar?
Kam njė pėrgjigje. Sepse Shqipėria qe vendi mė i izoluar dhe shpenzoi tė ardhurat e saj pėr 50 vjet. Sot ka njė sistem korrupsioni, i cili e favorizon dhe i mjeron ata.
121.Sikur ju tė mos kishit patur asnjė rol nė politikėn shqiptare tė 15 viteve tė fundit, punėt do tė shkonin mė mirė apo mė keq se sa kanė shkuar?
Punėt do tė ecnin edhe pa mua. Ti mund mund tė gjesh edhe shumė tė tjerė si unė. Nuk kam asnjė lloj mėdyshje nė kėtė qė them.
124.Pse pushteti ėshtė kaq sexy? Ē’gjė ndjellėse e joshėse ka nė tė?
Mendoj se parimet, tė cilat mbron janė ndjellėse, jo pushteti si i tillė. Ti e sheh qė unė kam 8 vjet nė opozitė dhe mbroj parimet.
125.Njė historian anglez, lordi Acton, ėshtė shprehur se ēdo pushtet priret tė korruptojė bartėsit e ushtruesit e tij, por pushteti absolut korrupton absolutisht. Jeni dakord me tė?
Pushteti absolut korrupton absolutisht dhe unė jam shumė dakord.

*Marrė nga TV “A1”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.