Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Politika dhe feja, sfida per tere shqiptaret
Postuar nga: Skampa

Feja Pėr shqiptarėt nė Ballkan nuk ka pasur kurrė deri mė tani kohė mė tė mira dhe se prandaj ne nuk guxojmė kurrsesi tė lejojmė qė ky rast madhėshtor tė na rrėshqasė nga duart.

Prej nga duhet tė fillojė njeriu kur i hyn trajtimit tė kėtyre ēėshtjeve aq universale dhe aq kundėrthėnėse, siē janė politika dhe feja?

Si amerikan qė jam, mė kanė mėsuar se politika dhe feja janė tė ndara dhe s’duhet tė pėrzihen kurrė. Kushtetuta jonė e ShBA-ve i referohet kėsaj ēėshtjeje qė nė hyrje. Ajo i ndalon qeverisė sonė tė pėrforcojė apo tė pėrkrahė ēfarėdo religjioni tė veēantė, ēfarėdo kishe apo ēfarėdo besimi tjetėr. Kėsaj ēėshtjeje tradicionalisht i referohemi si ndarja kushtetuese e Kishės nga Shteti.

Por, megjithatė edhe nė Amerikė janė ngritur pikėpyetje tė shumta lidhur me atė se ku ndeshen e ku pėrplasen politika dhe religjioni. Ēėshtjet siē janė, fjala vjen, aborti, e drejta e homoseksualėve, iniciativat me bazė nė “besim” (kryesisht programe tė fushės sė mirėqenies sociale qė drejtohen nga kisha tė caktuara) e madje edhe prania e 10 Komandamenteve nė ndėrtesat qeveritare e kanė polarizuar elektoratin amerikan aq shumė sa qė edhe zgjedhjet presidenciale tani po humbin ose po fitohen me ndryshim shumė tė vogėl votash.

Pėrzierja publike e kishės me shtetin ėshtė e papranueshme nė mos e neveritshme pėr shumicėn e amerikanėve dhe kėtu qėndron edhe sfida e imazhit publik tė shqiptarėve, tė cilėt deri me aktivizimin e Lidhjes Qytetare Shiptaro-Amerikane nė vitin 1989 nuk e kanė shfrytėzuar lobimin e stilit perėndimor dhe marrėdhėniet publike pėr t’iu kundėrvėnė qeverisė serbe e greke si dhe propagandės sė kishės ortodokse kundėr tyre sipas tė cilave shqiptarėt ishin tė ashtuquajtur “myslimanė radikalė” dhe “terroristė tė UĒK-sė qė mbajnė lidhje me “celula tė caktuara tė Al-Kaidės” nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė Mal tė Zi.

Tė gjithė shqiptarėt e dinė se kėto pohime janė gjepura tė pashembullta qė fabrikohen e pėrdoren pėr qėllime krejt politike, nga serbėt me qėllim qė ta kthejnė Kosovėn dhe nga grekėt me qėllim qė t’i kontrollojnė zhvillimet politike dhe ekonomike nė Shqipėri dhe nė Maqedoni.

Por ēfarė di dhe ēfarė beson populli amerikan pėr popullin shqiptar? Ēfarė mendojnė vendet kyē tė Evropės Perėndimore - veēanėrisht vendet tė cilat janė anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė duart e tė cilave qėndron fati i tė ardhmes sė kombit shqiptar prej shtatė milionėsh qė jeton nė territor unik nė Ballkan, i ndarė padrejtėsisht, para, gjatė dhe pas Luftės sė Parė Botėrore nė gjashtė juridiksione politike me qėllim qė shqiptarėt tė mbaheshin me lak nė fyt dhe tė nėnshtruar nga sllavėt dhe nga grekėt.

Serbėt dhe grekėt, nė veēanti, po e vazhdojnė “luftėn e tyre tė shenjtė” kundėr popullit shqiptar si ndaj popullit qė ato e quajnė pasardhės tė turqve otomanė, tė cilėt e pushtuan gadishullin e Ballkanit, pėr ta mbajtur mė pas atė nėn thundrėn e vet pėr 500 vjet me radhė, duke pėrfshirė kėtu edhe Serbinė dhe Greqinė. Ata nė mėnyrė arrogante i fajėsojnė shqiptarėt, tė cilėt deri nė shekullin e XV-tė ishin qė tė gjithė tė krishterė, pse u konvertuan nė myslimanė dhe pse ende po e vazhdojnė ta mbajnė kėtė fe nė Evropėn e tyre tė krishterė.

Unė besoj se jemi nė pikėkthesėn kryesore tė historisė sė popullit shqiptar. Dhe tani ēėshtja kryesore qė shtrohet para nesh ėshtė nėse jeta politike, ekonomike dhe shoqėrore e tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan do tė pėrmirėsohet apo do tė pėrkeqėsohet edhe mė tej. A do tė dalė Kosova nga vartėsia prej administratės ndėrkombėtare dhe a do tė ēlirohet tėrėsisht nga Serbia dhe Jugosllavia gjatė dymbėdhjetė muajve tė ardhshėm? A do ta largojė populli i Shqipėrisė qeverinė e korruptuar tė Fatos Nanos nė zgjedhjet e korrikut pėr t’i hapur rrugė demokracisė reale dhe nismės sė lirė atje? A do ta vejnė nė jetė sllavėt e Maqedonisė nė tėrėsi decentralizimin lokal dhe marrėveshjen e Ohrit gjatė kėtij viti, nė mėnyrė qė shqiptarėt mė nė fund tė mund ta fitojnė barazinė ekonomike dhe politike dhe drejtėsinė shoqėrore nė kėtė vend? Po pas fitores sė pavarėsisė nga Serbia, Mali i Zi, a do t’i trajtojė mė nė fund qytetarėt e tij shqiptarė me drejtėsi, respekt dhe barazi? A do ta pranojė Greqia gjenocidin e saj kundėr shqiptarėve ēamė tė Greqisė Veriore dhe mohimin qė i po bėn ajo edhe sot e kėsaj dite gjuhės shqipe si dhe shkeljen e tė drejtave tė tjera tė njeriut tė rreth 500.000 shqiptarėve, duke i pėrfshirė kėtu ēamėt, arvanitasit dhe emigrantėt e vendosur atje nga Shqipėria pėrkohėsisht nė kėrkim tė punės pėr tė cilėn, tash pėr tash kanė nevojė? A do ta implementojė Serbia mė nė fund marrėveshjen paqėsore me UĒPMB-nė nė Luginėn e Preshevės, nė mėnyrė qė tė 100.000 shqiptarėt, qė nė vitin 1956 iu shkėputėn Kosovės padrejtėsisht pėr t’iu aneksuar Serbisė, t’i gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet e fqinjėve tė tyre serbė?

Mos vallė duhet tė presim qė dikush tjetėr t’i pėrmirėsojė e t’i verė nė binarė padrejtėsitė qė i janė bėrė popullit shqiptar? Mos vallė duhet ta lėmė tėrė punėn nė shprehjen “dhashtė zoti” ose “inshallah” e tė rrimė mėnjanė duarkryq pa bėrė asgjė, ndėrkohė qė kundėrshtarėt tradicionalė tė popullit shqiptar, nė radhė tė parė Serbia, Greqia dhe Rusia nuk po reshtin sė planifikuari pėr ta shtrirė edhe mė tej nėnshtrimin politik dhe skllavėrinė ekonomike mbi shqiptarėt nė Ballkan? (Nė qoftė se ka tė atillė qė dyshojnė nė saktėsinė e kėtij pohimi, tė tillėt i lus t’ia hedhin tė paktėn njė sy shkallės sė papunėsisė nė Kosovė - rreth 60 pėr qind , nė Shqipėri rreth 40 pėr qind, nė rajonin e Luginės sė Preshevės rreth 75 pėr qind, mosnjohja e tė drejtave politike, njerėzore dhe ekonomike pėr njė gjysmė milioni shqiptarė nė Greqi dhe tė ardhmes shumė tė pasigurt pėr 60.000 shqiptarė nė Mal tė Zi e 800.000 tė tjerėt nė Maqedoni).

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe organizmat e tjera simotra tė saj, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Komiteti Shqiptaro-Amerikan pėr Ēėshtje Publike, nėpėrmjet lidershipit tė tij vullnetar nėn udhėheqjen e njė ish-kongresisti amerikan tė pėrkatėsisė shqiptare dhe tė Shirli DioGuardit, botuese profesionale, autore dhe profesioniste e fushės politike si dhe bordi i drejtorėve qė pėrbėhet nga 43 shqiptarė etnikė tė cilėt i pėrfaqėsojnė tė gjitha trevat e tė shtatė milionė shqiptarėve nė Ballkan dhe tė 15 milionė tė tillėve nė mbarė botėn dhe tė cilėt japin njė pjesė tė madhe tė fondeve pėr pėrmbushjen e objektivave tė Lidhjes Qytetare, kanė vendosur tė veprojnė nė mėnyrė edhe mė tė bashkėrenduar pėr t’i luftuar makineritė propaganduese tė Serbisė dhe tė Greqisė.

Mestitull: Dhe duke i sjellė nė New York dhe Washington D.C. Ipeshkv Sopin, At Lush Gjergjin dhe At Shan Zefin ne dėrguam njė mesazh tė fuqishėm se shqiptarėt i kanė nė harmoni tė plotė tri religjione, islamin, krishterimin katolik dhe ortodoks. Ajo qė bėmė nė Hotelin Sheraton tė Nju-Jorkut mė 15 maj, ajo qė bėmė me udhėheqėsit fetarė, tė krishterė dhe hebrenj, mė 16 maj dhe ajo qė bėmė me liderėt fetarė dhe politikė nė Uashington nga 17 deri mė 20 maj ishte njė diēka jo vetėm efektive por edhe historike.

Nė parim ne pranuam sfidėn e ballafaqimit publik tė serbėve dhe grekėve me ithtarėt e tyre, duke iu pėrgjigjur miteve tė tyre tė proklamuara publikisht (tė paktėn qė prej mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore) pėr popullin shqiptar. Duke u bashkuar me liderėt hebrenj dhe me liderė tė tjerė politikė dhe fetarė nė Pesėmbėdhjetė vjetorin e Lidhjes Qytetare, qė krejt rastėsisht koincidente me gjashtėdhjetė vjetorin e motrave dhe vėllezėrve tanė hebrenj tė liruar nga kampet naziste tė vdekjes nė vitin 1945, ne u dėrguam njė mesazh tė fuqishėm tė gjithė amerikanėve se shqiptarėt janė popull shumė tolerant qė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, i kishin shpėtuar tė gjithė hebrenjtė qė kishin jetuar nė Shqipėri dhe nė tokat shqiptare rreth saj dhe tė gjithė hebrenjtė qė kishin pasur fatin tė iknin nga Evropa Perėndimore, nga Serbia dhe Greqia e tė hynin nė Shqipėri apo nė tokat shqiptare nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi. Dhe duke i sjellė kėtu peshkop Sopin, At Lush Gjergjin dhe At Shan Zefin pėr tė qėndruar pėrkrah nesh e pėr tė folur nė darkėn qė u organizua nė Sheraton si dhe pėr tė dėshmuar mė pas mė 18 maj para Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė pėrbėrje tė plotė nė Uashington, nėn drejtimin e pėrbashkėt tė liderėve tė Kongresit nga tė dy krahėt politikė, kryetari Henri Haid – (Henry Hyde) dhe kongresisti Tom Lantosh – (Lantos), ne dėrguam njė mesazh tė fuqishėm se shqiptarėt i kanė dhe i mbajnė nė harmoni tė plotė tri religjione, islamin, krishterimin katolik dhe ortodoks.

Serbia dhe Greqia do tė dėshironin qė amerikanėt kėtė imazh tė mos e mėsonin kurrė, por ky ėshtė realiteti i pėrvojės shqiptare nė Ballkan dhe nė gjithė botėn dhe ne e shpalosėm atė nė Nju-Jork dhe nė Uashington nė sytė e tė gjithėve qė ta shihnin nga afėr.

Tani ne i kemi hapur rrugė luftės nė opinion dhe nė marrėdhėniet publike me Serbinė dhe me aleatėt e saj nė Kombet e Bashkuara dhe kjo ėshtė njė fushatė tė cilėn ne duhet ta fitojmė gjatė kėtij viti, nėse duam qė Kosova ta fitojė pavarėsinė e saj nga Serbia njė herė e pėrgjithmonė.

Pėr ju qė nuk e patėt mundėsinė dhe rastin tė merrnit pjesė nė darkėn historike tė pesėmbėdhjetė vjetorit tanė - “Pėrshėndetje tolerancės, rezistencės dhe shpresės: Nė kujtim tė Besės dhe tė Holokaustit”, ju njoftoj se ne atė natė nderuam tre hebrenj tė mėdhenj amerikanė, Harvey Sarner, qė shkroi librin “Shpėtimi nė Shqipėri”, qė ėshtė njė tregim pėr shqiptarėt qė kishin rrezikuar jetėn e tyre pėr t’i shpėtuar hebrenjtė nė Luftėn e Dytė Botėrore, qė atė natė iu dha tė gjithė tė pranishėmve, Norman Gershman, fotografin e arteve tė bukura qė gjatė vitit tė kaluar i bėri dy udhėtime nė Shqipėri e njė nė Kosovė pėr t’i fotografuar e marrė shėnim familjet qė shpėtuan hebrenj dhe Mike Fishman, president i shėrbimit pėr punėsim nė Nju-Jork - “Service Employees International Union, Local 32BJ”, pėr t’u ndihmuar mijėra shqiptarėve nė rajonin e Nju-Jorkut nė punėsim dhe pėr t’u ofruar lehtėsira tė tjera. Oratori ynė kyē qe kongresisti Tom Lantosh - Lantos, hebreu amerikan qė kishte arritur t’u ikte kampeve naziste tė vdekjes dhe qė nė vitin 1992 paraqiti Rezolutėn e Parė tė Kongresit pėr pavarėsinė e Kosovės pėr ta pėrsėritur atė mė pas edhe shumė herė tė tjera. Nė darkė folėn po ashtu edhe Kryetari i Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, Henri Haid - Henry Hyde dhe ish-kryetari Ben Gilman, njė amerikano hebre tjetėr i madh qė pėrkrah meje dhe Shirlit, pėr mbi njėzet vjet me radhė ka qėndruar nė ballė tė luftės pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut tė shqiptarėve dhe nė ballė tė pavarėsisė se Kosovės.

Ndėr folėsit tjerė ishin edhe senatori amerikan i Nju-Jorkut, Charls Schumer, senatori i shtetit tė Nju-Jorkut Jeff Klein, Rabini Joseph Potasnik, kryesues i bordit tė rabinėve pėr Nju-Jorkun, Rabini Arthur Schneier (Apeli i Lėvizjes pėr Ndėrgjegjen), Peshkop Mark Sopi, dhe etėrit Lush Gjergji dhe Shan Zefi, at Pjetėr Popaj, ministri i Kosovės Ardian Gjini, profesori shqiptar Petrit Zorba dhe Apostol Kotani nga radhėt e shoqatės sė miqėsisė Shqipėri-Izrael.

Guvernatori Pataki dhe senatori i shtetit tė Nju-Jorkut Nick Spano dėrguan pėrshėndetjet e tyre zyrtare nga Albani nė formė tė njė rezolute tė Senatit tė Nju-Jorkut duke mbėshtetur pavarėsinė pėr Kosovėn, e cila u miratua mė 10 maj tė kėtij viti dhe u nėnshkrua nga guvernatori me kohė pėr ta pasur tė gatshme pėr darkėn tonė, gjatė tė cilės ajo u prezantua e plotė. Pėrshėndetjet dhe uratat e tyre pėr mbrėmjen tonė tė asaj nate i dėrguan po ashtu edhe peshkopi shqiptar ortodoks, Nikon, Kancelari i Kishės ortodokse At Artur Liolini dhe kardinali Edward Egan nga Nju-Jorku. Ndaj kjo natė nuk qe vetėm natė kremteje, por qe “shpėrthimi i parė i topit” mbi harkun e makinerive propagandistike serbe dhe greke se beteja e ballafaqimit publik pėr imazhin dhe tė ardhmen e popullit shqiptar tani ėshtė bėrė njė dhe unike.

Grusht i dytė dytė mbi makinerinė propaganduese serbe - takimi me Rabinin Shnajder dhe me Kardinalin Edward Egan. Breshėria e dytė e tė shtėnave qė u shkrepėn nga Lidhja jonė Qytetare dhe delegacioni i saj nga Kosova e nga Shqipėria u bė mė 16 maj nė takimet e caktuara qė mė parė me rabinin Shnajder - Schneider nė zyrat e Sinagogės sė tij nė Park East dhe me Kardinalin Edward Egan poashtu nė rezidencėn e tij. Takim me rėndėsi shumė tė madhe ishte takimi me Rabinin Shnajder, njė lider i respektuar gjerėsisht nė botė pėr tė drejtat e njeriut, drejtėsinė shoqėrore dhe paqen dhe ne i jemi mirėnjohės deri nė pafundėsi mikut tonė tė pazėvendėsueshėm, Ben Gilman pėr ndihmėn qė na dha pėr realizimin e kėtij takimi. (Rabini Shnajder sapo qe kthyer nga njė udhėtim nė Rusi ku kishte shkuar me presidentin Bush pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė pėrkujtuese tė gjashtėdhejtėvjetorit tė ēlirimit tė hebrenjve nga kampet naziste tė vdekjes). Koha e takimit tonė nuk do tė mund tė ishte kurrė mė e mirė me qė s’kishte veēse tri javė qė njė delegacion priftėrinjsh tė kishės ortodokse serbe ishin takuar me tė nė Nju-Jork dhe fotografitė e bėra me tė i kishin vėnė tashmė nė vebfaqen e Kongresit tė Unitetit Serb (Lobi i Beogradit dhe Kishės Ortodokse Serbe) pėr tė fituar avantazh politik nė Uashington para seancės tonė dėgjimore dhe pėr ta ngritur ēėshtjen e tyre para administratės sė presidentit Bush se “Kosova dhe Metohija” duhet tė ngelin pjesė integrale e Serbisė (Ndėrkohė qė unė pėr suksesin e madh tė kėtij takimi do ta shkruaj njė artikull tė veēantė, keni mirėsinė e shikojeni fotografinė e kėtij sesioni tė rėndėsishėm qė patėm me rabinin e nderuar dhe me At Sopin).

Gjėja qė mė bėri pėrshtypjen mė tė madhe e mė ngeli nė mendje pas kėtij takimi ishte shikimi i befasuar nė fytyrėn e Rabinit Shnajder, kur nė pėrgjigjen qė i bėri njė pyetjeje, Peshkop Sopi nxori nė shesh se midis tij dhe liderit tė kishės ortodokse serbe nuk ekzistonte asnjė komunikim, megjithėse peshkopi Sopi kishte provuar tė kontaktonte me tė disa herė gjatė dy viteve tė kaluara. Ėshtė e qartė se kisha ortodokse serbe kishte treguar mungesė respekti pėr peshkopin Sopi dhe pėr kongregacionin e tij tė madh nė Kosovė, ndėrkohė qė, sipas asaj qė tha peshkopi Sopi, partiarku serb njė herė e kishte ngritur receptorin e telefonit tė tij nė Beograd por me ta kuptuar se kush ishte ana e kundėrt ia kishte dorėzuar atė sekretari tė tij pėr ta vazhduar bisedėn me bashkėfolėsin, qė ishte vetė peshkopi Sopi. Rabini Shnajder, njeriu qė ka punuar aq shumė pėr t’i afruar shumė fraksione tė pėrēara religjioze dhe etnike nė tėrė botėn, nuk kishte as njohurinė mė tė vogėl pėr kėtė gjė dhe prandaj dukej qartė se zbulimi i kėtij realiteti nga peshkopi Sopi e tronditi nė masė. Ai premtoi se prej atė ditė e tutje njėrėn ndėr prioritetet e tij kryesore do ta kishte procesin e krijimit tė paqes dhe ripajtimit etnik e fetar nė Kosovė dhe nė Serbi.

Takimi me kardinalin Egan nė rezidencėn e tij prapa Katedrales sė Shėn Patrikut nė Menheten vetėm pak kohė para se tė niseshim pėr nė Uashington ishte rėndėsishėm pėr disa aspekte. (Duke e shfrytėzuar pozitėn time si ish-kongresist dhe si Kalorės i Maltės nė Kishėn Katolike, takimin e aranzhova vetė me ndihmėn e sekretarit tė kardinalit). Peshkop Sopin e priti dhe i dėshiroi mirėseardhje shumė tė ngrohtė vetė kardinali Egan, i cili e shprehu hapur mbėshtetjen e tij pėr popullin shqiptar dhe premtoi se sugjerimin tim pėr mbajtjen e njė meshe vjetore pėr tė gjithė shqiptarėt nė Katedralen e Shėn Partikut do ta vinte nė jetė ose me rastin e ditėlindjes sė Nėnės Terezė, mė 26 gusht, ose pėr ēdo 28 nėntor, ditėn e flamurit kombėtar. (Ju lutem shikoni fotografinė e delegacionit tonė nė rezidencėn e Kardinalit tė nderuar).

Dhe goditja e tretė mbi harkun propagandistik tė Serbisė dhe “lobit tė saj ortodoks” nė Uashington qe takimi ynė me kongresistėt Lantosh (Lantos), Haid (Hyde) dhe Rorabaher (Rohrabacher) dhe seanca e plotė dėgjimore nė Komitetin Pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare pėr Kosovėn mė 18 maj, nė tė cilin presidenti Bush kishte dėrguar zyrtarin e tretė tė lartė nga radhėt e Departamentit tė Shtetit, ambasadorin Nikolas Berns (Nicholas Burns) pėr t’u marrė me politikėn, aktualisht tė dobėt e tė pamjaftueshme tė SHBA-ve pėr Kosovėn dhe Ballkanin. Qė nė fillim u bė plotėsisht e qartė pėr tė gjithė tė pranishmit qė dhomėn ku po mbahej seanca e kishin mbushur qosh mė qosh, se ky aktivitet do tė ishte njė seancė dėgjimore e rėndėsishme pėr statusin final tė Kosovės. Njė ditė para seancės, nė “Washington Post” u shfaq njė artikull qendror, me titullin “Bush ka planin pėr veprim pėr statusin e Kosovės”. Pasi qė nuk arriti dot t’ua mbushte mendjen z. Hyde dhe z. Lantosh pėr ta shtyrė apo anuluar fare kėtė seancė, Administrata e presidentit Bush vendosi qė kishte ardhur koha pėr tė vepruar me qėllim tė ndėrprerjes sė pėrkeqėsimit tė mėtejmė tė kushteve dhe zhvillimeve politike dhe ekonomike nė Kosovė.

Kjo qe njė fitore e madhe pėr angazhimin dhe lobimin tonė tė pandėrprerė, me qė dihet botėrisht se Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e ka pėrsėritur papushim, qė nga mbarimi i fushatės bombarduese kundėr Serbisė nė vitin 1999 se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e jo Evropa dhe Kombet e Bashkuara e kanė fuqinė dhe duhet ta kenė vendosmėrinė e pėrkushtimin pėr t’u vėnė nė ballė tė procesit qė do tė kulmojė nė pavarėsinė e Kosovės, opsioni i vetėm real pėr paqe tė qėndrueshme dhe pėr stabilitet nė Ballkan dhe bashkė me kėtė edhe nė Evropė, e cila ėshtė nė interesin vital tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. (shikojeni dėshminė e Shirley Cloyes pėr Kosovėn nė www.aacl.com qė e ngre dhe e sqaron kėtė ēėshtje shumė mirė).

Breshėria e katėrt e fushatės tonė me opinionin publik kundėr gėnjeshtrave me bisht dhe propagandės sė Serbisė u zhvillua nė Merilend dhe Uashington D.C., ku delegacioni ynė i prirė nga Peshkopi Sopi u takua me Kardinalin McCarrick, lider i krye dioqezės nė Baltimor (shikoni fotografitė), me kryepeshkopin Montalvo, i cili njėherėsh ėshtė pėrfaqėsues i Papa Benediktit XVI dhe Vatikanit nė Uashington (shikoje foton) dhe me liderė tė tjerė tė Konferencės Katolike tė ShBA-ve e me peshkopė e aktivistė tė ndryshėm tė organizatave katolike tė bamirėsisė. Kjo fazė pėrfundoi me njė aktivitet tė nivelit tė lartė nė Uashington nė mėngjesin e 20 majit, ku me ndihmėn e ish-kongresistit Ben Gilman dhe me ndihmėn e Lee Hamiltonit, ia dolėm qė Ardian Gjinin, ministrin e Kosovės pėr mjedisin dhe pėr planifikimin hapėsinor dhe Kėshilltaren e LQSHA pėr ēėshtje tė Ballkanit, Shirley Cloyes, t’i fusnim brenda Qendrės Ndėrkombėtare “Woodrow Wilson” nė Uashington pėr tė mbajtur qė tė dy fjalimet e tyre. (shikoje foton). Nė kėtė forum fola shkurtimisht edhe unė. Komentet e bėra atje i mbarova me fjalėt falėnderuese pėr kėtė Qendėr, nė emėr tė shqiptarėve, pėr rolin vendimtar dhe shpėtimtar qė presidenti Woodrow Wilson e kishte luajtur pėr shpetimin e shtetit shqiptar nga zhdukja totale politike dhe gjeografike nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore.

Dhe sė fundi, mė 20 maj, Shirli dhe unė, tė shoqėruar nga Ardian Gjini, morėm rrugėn pėr nė Nju-Jork, ndėrsa peshkop Sopi, etėrit Gjergji e Zefi dhe anėtarė tė tjerė tė bordit tė Lidhjes tonė nga Miēigeni, Marash Nuculaj, Zef Dedivanaj dhe Kol Dedvukaj, u nisėn pėr Miēigen ku, pėr udhėtimin dhe aktivitetet tona tė suksesshme, do t’i raportonin At Anton Qirės dhe popullit shqiptar tė rajonit tė gjerė tė Detroidit.

Nė vend tė pėrmbylljes: Unė besoj se pėr shqiptarėt nė Ballkan nuk ka pasur kurrė deri mė tani kohė mė tė mira dhe se prandaj ne nuk guxojmė kurrsesi tė lejojmė qė ky rast madhėshtor tė na rrėshqasė nga duart

Mė 23 maj, Shirley dhe unė iu bashkuam delegacionit pėrsėri, kėsaj radhe nė Kishėn e Shėn Palit, pėr tė marrė pjesė nė funeralin e Pjetėr Nuculajt, kushėririt tė parė tė Marashit, qė kishte vdekur tragjikisht nė njė fatkeqėsi trafiku gjatė kohės kur ne ishim nė Uashington. Ai s’kishte veēse 40 vjeē dhe prapa la gruan me pesė fėmijė. Pata nderin qė ma dhanė fjalėn pėr tė folur nė funeralin e Pjetrit dhe kėtė shkrim po e pėrmbyll me disa fjalė qė i pėrdora nė kėtė fjalim me qėllim qė sadokudo ta ngushėlloja familjen, mikun dhe patriotin tonė tė madh, Marashin dhe komunitetin shqiptar atje. Thash se Zoti ka njė qėllim, edhe kur na sjell nė jetė edhe kur na merr, tė gjithėve pa dallim. Me qė ne s’jemi veēse sot pėr nesėr, dhe qė tė gjithė e dimė nga mėsimet e fesė dhe pėrvoja jonė se adetet e Zotit tė Madhėrishėm nuk janė adete tonat, ne nuk e dimė arsyen pėrse Pjetri na u rrėmbye nga duart, ne dhe familjes sė tij, kaq herėt dhe nė kohėn kur na duhej mė sė shumti. Pastaj thash se Zoti mund ta marrė cilindo prej nesh sot apo nesėr dhe se prandaj gjithė ajo qė mund tė bėjmė ėshtė qė nga vdekja tragjike e Pjetrit, tė nxjerrim sėrish njė mėsim tė pėrbotshėm pėr tė gjithė ne sa jemi kėtu dhe tė tjerė: Ta duam, ta shtrėngojmė e pėrqafojmė, ta respektojmė e ta ndihmojmė njėri-tjetrin pėr ēdo ditė sepse as ne as miqtė, as familjet tona dhe askush nuk do tė rrojmė pėrjetė. Obligimet tona ditore po na largojnė vėmendjen me lehtėsi shumė tė papėrfillshme nga ky mėsim qė kemi pėrpara sot dhe ne duhet ta pranojmė kėtė fakt patjetėr nė qoftė se duam qė vdekja e sotme e Pjetrit apo e cilitdo njeriu tjetėr prej nesh nesėr, tė ketė kuptim pėr ata qė ngelin pas.

Fjalimin e pėrfundova me fjalėt se besoja se Pjetri tani ishte nė qiell pranė Nėnės Terezės dhe se prandaj ne tė gjithė duhej t’i luteshim atij dhe nėnės Terezė qė tė na kthejnė paqen, menēurinė e zgjuarsinė e kurajėn qė na duhet pėr t’i ndihmuar familjet tona, miqtė tanė dhe kombin tanė shqiptar.

Kėtė artikull e fillova duke e theksuar ndarjen e Kishės nga Shteti. Artikullin po e pėrfundoj duke kėrkuar dhe afirmuar praninė e Zotit nė ēdo gjė qė bėjmė, duke e pranuar se qė tė gjithė sa jemi duhet tė ndalemi e ta dėgjojmė zėrin e Perėndisė sė Madhėrishme brenda nesh. Ky ėshtė njė pohim personal, nuk ėshtė njė prononcim politik. Unė besoj se tek populli shqiptar e kam dėgjuar zėrin e tė Madhit Zot, e kam dėgjuar padallim, tek myslimanė dhe tė krishterė, e kam dėgjuar veēanėrisht tek babai im i ndjerė qė fliste shqip me tė motrėn e tij tė vogėl, hallėn time, e kam dėgjuar nė vitin 1985, vitin qė ishte viti i parė i detyrės sime prej kongresisti, kur baba im krejt rastėsisht u takua me shqiptarė tė Kosovės, dhe pastaj nė vitin 1993 kur u takova me Shirley-n, pėrsėri krejt rastėsisht. Tani di mė shumė se kurrė ndonjė herė mė parė se unė duhet tė vazhdoj tė punoj e tė lutem pėr popullin shqiptar, veēanėrisht pėr pjesėn e tij qė po e kėrkon pareshtur lirinė e Kosovės, lirinė e Kosovės tani nga despotėt serbė nė Beograd.

Unė besoj se pėr shqiptarėt nė Ballkan nuk ka pasur kurrė deri mė tani kohė mė tė mira dhe se prandaj ne nuk guxojmė kurrsesi tė lejojmė qė ky rast madhėshtor tė mos e fitojė respektin e duhur e tė merituar nga tėrė bota pėr kombin shqiptar, duke lejuar qė ai tė na rrėshqasė nga duart pėr shkak tė pėrtacisė, mosveprimit apo veprimit tonė tė pavend.


Hon. Joseph J. DIOGUARDI
Ish-kongresmen dhe Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane

15-20 Maj 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.